Pse Kupidi ishte një djalë
E pse një djalë ishte vallë?
Për gjithsa në jetë unë kam parë
Ai duhej të ishte patjetër Vajzë;
Sepse ai do të gjuante me hark
E Vajza do ta gjuante me syrin e saj;
dhe që të dy janë gazmorë plot harè
e qeshin atëherë kur qajmë ne.
Ta bësh Kupidin një djalë
Do të thotë që Vajza Kupidin e tallë;
Sepse një djalë nuk mund ta kuptoj gjënë
Gjersa burrë ai të jetë bërë;
E kur të bëhet burrë do të ketë
Aq shumë plagë shkaktuar me shigjetë
Sa atij të shkretit e gjithë jeta
Do t’i shkojë duke mbyllur plagët shkaktuar nga shigjetat.
Ka qenë gabimi i grekërve të lashtë
Që e shndërruan Dashurinë në një djalë
Dhe Gruan e shndërruan në Shtatore Guri
Dhe çdo Gëzim që atëherë u zhduk dhe humbi.
Komentet