VOAL

VOAL

NJË KADET NGA SHQIPËRIA NË AKADEMINË E FAMSHME USHTARAKE AMERIKANE WEST POINT – Nga Frank Shkreli

July 5, 2018

Komentet

Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

“Ndërmjetësuesit” e BE-së lavdërojnë veten: “Ne e dimë çfarë është më e mira për të tjerët”. Dhe vazhdojnë: “Liria është gjëja më e rëndësishme në botë, por shqiptarët nuk duhet ta kenë!” 

Ajo që këta “demokratë” të çuditshëm zbulojnë për asociacionin serbo-çetnik në mes të Dardanisë shqiptare është interesante. Ajo që fshehin është jetike.
***
Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar.
Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la…

Përndryshe nuk do të ngriheshe e gjithë bota e egër serbe dhe ledhatuesit e tyre nga i gjithë rruzulli tokësor t`u bëjë presion (kërcënime dhe sanksione ekonomike) shqiptarëve që ta formojnë.

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.

Lexova për idiotësinë e radhës së “ndërmjetësuesve që “besojnë se nëse serbëve u jepet ajo që ata kërkojnë, serbët e Kosovës dhe Serbia do ta pranonin përfundimisht statusin e Kosovës si shtet i pavarur”. Me Serbinë brenda.

Dhe është shumë e çuditshme që “ndërmjetësuesit” më të rëndësishëm vijnë nga vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran!

Shqiptarët duhet të mbrojnë me çdo kusht qëndrimin e tyre, jo kompromise të mëtejshme në “dialogun” me brekët e palara të Rusisë në Ballkan, Serbinë pan-sllavistë, naziste-terroriste që vazhdimisht përkëdhelet (ledhatohet) nga BE-ja dhe jo vetëm, me fjalë të ëmbla, me butësi, me përulësi e me plotë dashuri perverse, të njëanshme.

“Demokratët” e BE-së që përmes “shoqatave” serbe po përpiqen ta zhdukin nga faqja e dheut kombin shqiptar edhe për motive fetare (megjithëse shumica 90% janë jofetarë), le të guxojnë të krijojnë shoqata në vendet e tyre, për pakicat që i kanë në shumicë.
***
Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie ndesh me Kushtetutën.

Nëse qeveria aktuale e Kosovës apo këta kuislingë (kriminelë) opozitarë duan patjetër të abuzojnë – thyejnë Kushtetutën e Kosovës – dhe të nënshkruajnë plehra, ata do të trajtohen nga sovrani si kriminelë dhe tradhtarë të neveritshëm të vendit; le të ikin nga vendet e tyre dhe të kërkojnë azil për tradhti në Serbi dhe Rusi.

Megjithatë, armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Ata kanë probleme me njëri-tjetrin. Ata gërmojnë varret e tyre, bëjnë vetëvrasje.

Tradhtarë dhe gënjeshtarë në çdo hap. O tradhtarë të ndyrë të popullit dhe të vendit tuaj! Stuhi dhe bubullima do të vijnë mbi ju, të gjithë gurët e shtëpive të shkatërruara e të shpërndara do të fluturojnë mes jush dhe do godasin në çdo gjurmë të mashtrimeve tuaja.
***
Një zhurmë nga prapa dhe erë e keqe doli nga veshja më e brendshme (brekët e zyrtarëve “demokratik” të BE-së), dhe u përhap lehtë rreth të vetmes temë: “Asociacioni serb në midis të Kosovës shqiptare është më i rëndësishmi nga virtytet tona të reja.”

Gjëja interesante për njollat ​​e disa mbeturinave në rrugë është se nëse ktheheni të nesërmen, ato janë zhdukur. Është pak si gjethe ose pupla – nuk do t’i gjeni më në të njëjtin vend. Prandaj më pëlqejnë, sepse kanë një jetë të përkohshme. Ashtu si ata dashakeq të korruptuar që kërkojnë nga qeveria shqiptare e Kosovës të lejojë lindjen e një Serbie të vogël në tokën e tyre. Por shqiptarët (pavarësisht se ku jetojnë) nuk duhet assesi ta lejojnë një vetëvrasje të tillë; miqtë e Serbisë terroriste që kërkojnë këtë pisllëk, gjithashtu kanë një jetë të përkohshme. Si mund të garantojnë të vdekshmit e zakonshëm që një Serbi “e vogël” por shumë e rrezikshme brenda territorit shqiptar nuk do ta shkatërrojë tërë Kosovën kur këta “garantues” të pamoralshëm të gjenden në birucat e ferrit?

Është për të ardhur keq që “ndërmjetësues” shakaxhinj që nuk mund të zgjidhin probleme shumë serioze në vendet e tyre – veçanërisht me ata qindra miliona “refugjatë” të rremë e të paligjshëm (mes tyre shumë kriminelë-terroristë) të cilët ilegalisht mbërrijnë çdo ditë nga Afrika, Arabia dhe Azia – por “dinë” saktësisht se si t’i zgjidhin problemet e të tjerëve?!
***
Edvin Kristaq Rama i këndon terroristit serb A. Vuçiç: “Këtu janë frutat, lulet, gjethet dhe degët. Dhe këtu është zemra ime që rreh vetëm për ty!”

SHËN NËNË TEREZA SIMBOL I MARRËDHËNIEVE MIQËSORE MIDIS SHQIPTARËVE DHE KROATËVE Nga Frank Shkreli

Javën që kaloi, në Osijek — qyteti i katërt më i madh i Kroacisë – u përurua shtatorja e Shën Nenë Terezës, me nismën e ndërmarrë nga komuniteti shqiptar i krahinës së Sllavonisë dhe Baranje të Republikës së Kroacisë, u realizua ky projekt. Sipas medias vendore, përfshir OsijekExpress, në ceremoninë e përurimit të shtatores së Nenë Terezës në atë qytet, morën pjesë përfaqësues të qeverisë vendore dhe qendrore kroate, pjesëtarë të komunitetit shqiptar nga ajo krahinë e Kroacisë, udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë Kombëtare të Shqiptarëve të asaj zone, Basri Haliti dhe shqiptarë të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe nga trojet e tjera shqiptare.

Me këtë rast, Zëvëndës kryetari i Bashkisë Osijek, Dragan Vulin në fjalën e tij nënvijoi se shtatorja e Nenë Terezës në Osijek është edhe një simbol shtesë, një shenjë e lidhjeve të ngushta e miqësore midis popullit shqiptar dhe popullit kroat. “Miqët tanë shqiptarë që jetojnë në Osijek janë pjesë përbërse e këtij qyteti, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në mbrojtjen e qytetit tonë gjatë luftës për mbrojtjen e atdheut, për të cilën ndihmë, u jemi shumë mirënjohës dhe falënderues shqiptarëve”, ka thenë, Z. Vulin, zevëndës kryetari i Bashkisë Osijek, duke folur për rolin dhe kontributin – në kohë lufte dhe në kohë paqeje — të shqiptarëve që jetojnë në atë qytet dhe në krahinën kroate të Sllavonisë. Njoftohet se ishte Zyra e Bashkisë të qytetit Osijek që merret me të drejtat e njeriut dhe me të drejtat e pakicave kombëtare, ajo që siguroi mjetet e nevojshme për për ngritjen e shtatores kushtuar Nënë Terezesn ë qytetin kroat.

Ndërkohë që Kryetari i Komunitetit Kombëtar të Shqiptarëve të Sllavonisë dhe Baranjës, Z. Basri Haliti – nismëtar dhe promovues i idesë për ngrijten e shtatores së Nenë terezës në atë qytet – sipas kronikave vendore për këtë ceremoni, ka theksuar se shtatorja kushtuar Nenë Terezës nuk është vetëm një nderim për një prej humanitarëve më të rëndësishëm dhe më të njohur të shekullit XX, por është gjithashtu edhe diçka që na kujton bazat e vlerave themelore të njeriut, e të cilat na frymëzojnë të gjithëve – siç janë dashuria, solidariteti dhe kujdesi për të afërmit tanë. Nënë Tereza ka kaluar gjithë jetën e saj duke ndihmuar më të rrezikuarit, më të varfërit dhe më të lenët pas dore të shoqërisë. Misioni i saj ishte i thjesht – t’i ofrohej ndihma secilit që ka nevojë për ndihmë, pa marrë parasysh besimin, origjinën apo statusin shoqëror. Prandaj, kjo shtatore kushtuar Nënë Terezës duhet të na kujtojë porosinë e saj për dashuri e paqë për të gjithë dhe pa dallim”, ka nënvijuar në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Kombëtare të Shqiptarëve në Sllavoni, Z. Basri Haliti.

Një zyrtar tjetër vendor i qytetit Osijek, Josip Miletiq, tha se murgesha katolike, Nenë Tereza u ka shërbyer shoqërive që kanë më shumë nevojë duke u kujdesur për më nevojtarët e shoqërisë, duke u ofruar atyre, njëkohsisht, dashuri e shpresë. Sipas të dhënave nga media vendore, ai uroi dhe falënderoi komunitetin shqiptar të krahinës Sllavonia-Baranje të Kroacisë, për nismën dhe më në fund për ngritjen e shtatores së Nënë Terezës në Osijek duke u shprehur se është i sigurt se ai vend ku është vendosur shtatorja e saj do të bëhet vend takimesh dhe uratësh për shumë besimtarë, pa dallim, ka thënë zyrtari i Osijekut, Miletiq. Ndërkaq, në emër të Parlamentit kroat dhe të Presidentit të Republikës së Kroacisë foli antarja e parlamentit kroat me origjinë shqiptare, Ermina Lekaj -Prlaskaj. “Kjo shtatore është një kujtesë e fuqisë së pashtershme të mirësisë dhe altruizmit dhe na jep një shembull të asaj për të cilën duhet të përpiqemi të arrijmë, si shoqëri. Kjo shtatore simbolizon gjithashtu lidhjet e Kroacisë me vlerat universale të paqës, dashurisë dhe mirëkuptimit që kanë udhëhequr gjithmonë jetën dhe veprat e Nënë Terezës në rrugën e jetës së saj – është shprehur me atë rast, Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila foli në atë ceremoni si përfaqsuese e Presidentit të Republikës së Kroacisë dhe Parlamentit kroat.

Pjesëmarrësve në këtë ceremoni u është bashkuar edhe Dr Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Prishtinë-Prizren, biografi i njohur brenda dhe jasht trojeve shqiptare për veprat e shumta kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Shën Nënë Terezës. “Gjuha e Nënë Terezes”, tha në fjalën e tij Dom Lush Gjergji, “është mbi të gjitha gjuha e dashurisë. Një gjuhë që duhet ta mësojmë të gjithë, sepse sa gjuhë njeh, aq njerëz vlen. Mirëpo, gjuha e Nënës Tereze ishte një gjuhë universale, një gjuhë që nderon Zotin dashuri dhe afron vëllain apo motrën njeri…Kurdo që të vini para kësaj truporeje, shihni duart e hapura edhe më tepër zemrën e hapur të Nenës Tereze, për çdo njeri, pa dallim…Të mundohemi atëherë, që atë t’a nderojmë, atë t’a duam. Gjurmëve të saj të shkojmë e mbi të gjitha, atë t’a emitojmë”, tha ndër të tjera Dom Lush Gjergji, i ftuar enkas nga Kosova për të marrë pjesë në atë cermoni të përurimit të shtatores së Nënës Tereze në Osijek të Kroacisë.

Kjo nuk është shtatorja e parë e Nënës Tereze në Kroaci – e ma merr mendja se nuk do të jetë as e fundit, duke marrë parasysh, respektin, nderimin dhe devocionin e kroatëve ndaj Shën Nënës Tereze, por edhe lidhjet historike dhe marrëdhëniet miqësore midis dy popujve dhe kombeve tona – atij shqiptar dhe atij kroat. Marrëdhëniet shqiptaro-kroate, siç u tha edhe nga disa prej folësve në ceremoninë e përurimit të shtatores së Nënës Tereze javën e kaluar në Osijek, mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve që sot ndajnë vlera të përbashkëta të integrimit euroatlantik. Por, siç u potencua nga folësit edhe në ceremoninë e javës së kaluar, lidhjet midis dy kombeve tona i kanë thelluar edhe mëtej kontributi, sakrificat dhe vetmohimet e shqiptarëve, sidomos atyre nga Kosova, në luftën heroike të popullit kroat për liri e pavarësi të Kroacisë, në fillim të viteve 1990.

Por, dihet se këto marrëdhënie e kanë zanafillën në historinë e hershme të lidhjeve midis dy kombeve – duke filluar nga lidhjet ndërmjet Arbërisë dhe Republikës së Raguzës (Dubrovnikut të sotëm), që në kohën e Kastriotëve, kur ato gëzonin liri të pa kufizuar tregëtie me njëri tjetrin, por edhe marrëdhënie të tjera të forta, sidomos në fushën e diplomacisë dhe të arsimit.  Thuhet se diplomati, kleriku arbëror, oratori i njohur dhe njeriu besnik i Gjergj Kastriotit, Palë Gazulli, ka shërbyer si ambasador i Heroit Kombëtar të Shqiptarëve në Republikën e Raguzës.  Se ai ka shërbyer edhe si rektor i shkollave të Raguzës.  Këto lidhje në fushën e arsimit, sidomos për studentët nga të gjitha trojet shqiptare kanë qenë evidente edhe më vonë, në fillim të shekullit të kaluar dhe gjatë periudhës së komunizmit. Në gjysmën e fundit të shekullit të kaluar, të rinjtë nga trojet shqiptare në ish-Jugosllavi — preferonin të shkonin në shkollat kroate dhe sidomos ata të fesë katolike regjistroheshin në seminaret katolike anë e mbanë Kroacisë, ku edhe autori i këtyre rreshtave ka kaluar vitet më të bukura në shkollën e mesme klasike të urdhërit salezian në qytetin kroat, Rijeka.

Këto marrëdhënie të ngushta e të hershme midis dy popujve tanë, janë përforcuar gjithashtu në fillim të shekullit të kaluar me punën e palodhëshme të shumë kroatëve, por sidomos të veprimtzarisë së historianit dhe albanologut shumë të njohur kroat, Milan Shufflaj, i cili nepërmjet hulumtimeve dhe disa veprave të tijame rëndësi historike, ka dokumentuar historinë e shqiptarëve në Mesjetë — veprimtari të cilën, fatkeqsisht, ai e ka paguar me jetën e tij, duke rënë martir i albanalogjisë. Për veprimtarinë e tij në fushën e albanologjisë,ai është vrarë nga dora e zezë serbe në Shkurt të vitit 1931, një ditë pasi ishte kthyer në Zabgreb nga një vizitë që kishte bërë në Shqipëri dhe ndërkohë që po përgatiste një botim tjetër mbi historinë e Shqiptarëve.  Kontributi i tij në ëtë fushë, konsiderohet nga historianë dhe akademikë të njohur, si unik dhe i pazëvëndsueshëm. Ky është vetëm një shembull i kontributit të një individi në forcimin e lidhjeve të ngushta midis kombit shqiptar dhe atij kroat.

Uroj që përurimi i javës së kaluar në Osijek të Kroacisë i shtatores së Shën Nënës Tereze — bijës së nderuar të Kombit shqiptar dhe Nënës së botës – të shërbejë si një dëshmi tjetër e miqësisë së fortë dhe historike midis dy popujve, drejt përforcimit të mëtejshëm të miqësisë historike dhe të marrëdhënieve të shkëlqyeshme midis dy kombeve tona. Si kontribues të denjë të paqës dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në miqësi të përhershme me njëri tjetrin, në kuadër të integrimit të plotë euro-atlantik të shqiptarëve dhe kroatëve në trojet e tyre historike në Ballkanin Perëndimor.

Frank Shkreli

 

FOTO E TË DHËNA, NË GJUHËN KROATE, NGA CEREMONIA NË LINKUN MË POSHT-OsijekExpress

 

FOTO U Osijeku postavljen kip Svete Majke Terezije! Evo gdje je i kako izgleda… – Osijek Express

Pamje natën e qytetit Osijek në Kroaci, ku të henën që kaloi, u përurua shtatorja e Shën Nenë Terezës

URA E IBRIT – HAPJA E PRITSHME 25 VJET E DISA MUAJ PAS MBYLLJES- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

“Ajo që bëj unë është e kundërta e ndërtimit të mureve. Një urë është diçka që lidh dhe jo që ndan.”

Këto janë fjalë të spanjo-zviceranit Santiago Calatrava Valls (lindur më 28 korrik 1951), një arkiktet, inxhinier konstruktor, skulptor dhe piktor, i njohur veçanërisht për urat e tij të mbështetura nga shtylla të vetme me pjerrje dhe stacionet e tij hekurudhore, stadiumet dhe muzetë, format skulpturore të të cilëve shpesh u ngjajnë organizmave të gjallë. Veprat e tij më të njohura përfshijnë Kompleksin Sportiv Olimpik të Athinës, Muzeun e Artit Milwaukee, Kullën Turning Torso në Malmö- Suedi, Qendrën Botërore të Tregtisë së Transportit në qytetin e Nju Jorkut, Auditorio de Tenerife në Santa Cruz de Tenerife, Margaret Ura Hunt Hill në Dallas- Teksas, dhe projekti i tij më i madh- Qyteti i Arteve dhe Shkencave dhe Opera House në vendlindjen e tij Valencia. Firma e tij arkitekturore ka zyra në New York City, Doha dhe Zyrih. Në Valencia, ai zbuloi një libër për arkitekturën e Le Corbusier, i cili e bindi atë se ai mund të ishte edhe artist, edhe arkitekt. Gjeniu zviceran i arkitekturës, Le Corbusier, e lidhi përfundimisht me Zvicrën.

Historia shënon se urat e shoqërojnë njerëzimin që nga neoliti, kur ato ndërtoheshin vetëm me drurë dhe gurë. Ura e Arkadikos, që daton nga shekulli i 13-të para Krishtit, në Peloponez është një nga urat më të vjetra me hark që ekziston dhe përdoret.

Urat e mbyllura ndjellin luftë.

Ky është përfundim logjik nga historia.

Ura e Ibrit u mbyll me mbërritjen e ndërkombëtarëve, në ditët e para të Kosovës pa uniformat e Serbisë.

E pra, Ura e Ibrit nuk është në ndonjë fund të fundeve Afrikës, në ndonjë cep të cepave të Azisë, në ndonjë skaj të skajeve në Amerikën Latine, por ndodhet mu në zemër të Evropës.

Mbyllja e urës ishte një mbasshpinë e papritur dhe e pakujtuar, një mbasshpinë, ndoshta e para që i bëhej lirisë së Kosovës, krejt proceseve në Kosovë dhe krejt proceseve për Kosovën.

U bë kështu më e lehtë të kalohet nëpër urat e shpirtërave të mitologjive fetare se nëpër Urën e Ibrit.

Deri atë ditë ura ka lidhur dy brigjet e Ibrit, ka lidhur dy anët e qytetit, ka lidhur një ndër arteret rrugore të rëndësishme të Kosovës.

Nga ajo ditë Ura e Ibrit mua më ngjan (mbase gjithkujt i ngjan) me një pikëpyetje (?) të rënë përmbys, nganjëherë me një pikëpyetje të dyfishtë (??) të rënë përmbys mbi lum në mes të qytetit të Mitrovicës.

Popullit të Kosovës atë ditë iu premtua se mbyllja e urës do të ishte e përkohshme, madje shumë e përkohshme.

Qytetet me ura, që nga Ankaraja e Turqisë deri te Yorku (Jorku) i Anglisë janë qytete me fat. Venecia, përveç Urës së Psherëtimave, ka edhe 434 ura të tjera dhe të gjitha i sjellin fat dhe paqe.

Qyteti me ura, më me fat, është Budapesti. Nga dy qytete në të dyja anët e Danubit (Buda dhe Pest) u krijua një qytet.

Më e pafat, deri sot është Mitrovica. Nga një qytet u krijuan artificialisht dy qytete.

Ura do t’i shndërrohej kështu në bumerang qytetit të saj, Mitrovicës. Ura e Mitrovicës do t’i shndërrohej në bumerang Kosovës.

Ndryshe nga ura e Mostarit, të cilën e bëri invalide lufta, ndryshe nga ura të tjera qytetëse me fat të ngjashëm, Ura e Ibrit, pa u goditur nga asnjë predhë në historinë e saj, u bë simbol i anti-urës, ndjellë e keqe midis luftëdashjes së Serbisë dhe paqedashjes së Kosovës.

Mbyllja e Urës së Ibrit synonte të krijonte artificialisht një Nyjë Gordiane brenda Nyjës atëherë ende Gordiane të Kosovës.

Ura e Ibrit, e mbyllur, nuk e lejon luftën të largohet nga Kosova, nga zemra e Ballkanit, nga zemra e Evropës, as më shumë se një çerekshekulli pasi uniformat e Serbisë u larguan përfundimisht nga Kosova.

Një padrejtësi ndaj Kosovës, një padrejtësi së cilës nuk di njeriu se çfarë epiteti (cilësori) më të rëndë se tjetrin t’i japë.

Nga këndi i mendjes njerëzore mbyllja e urës ishte pakuptimësi (nonsens). Mbajtja e saj mbyllur është pakuptimësi me brirë. Një pakuptimësi që pjell të tilla pa fund.

Nga këndi i arsyes njerëzore mbyllja e urës ishte një kundërthënie (contrasens). Mbajtja e saj e mbyllur ka frytnuar kundërthënie të tjera me pasoja të padëshirueshme. Dhe pjell të tilla të panumërta.

Veprimi u bë në formën e faktit të kryer nga kontigjenti francez i KFOR-it. I kujt ishte vendimi?

Përtej premtimit që iu dha qytetarëve shqiptarë të Mitrovicës, KFOR-i doli me deklaratë ku thuhej se “hapja e urës kërkon zgjidhje politike”, çka do me thënë se vendimi për mbylljen e urës ishte politik.

Ky vendim politik u muar pa u pyetur fare Kosova.

Mbyllja e Urës së Ibrit është vepër e ndërkombëtarëve. Mbajtja mbyllur e Urës së Ibrit është vepër e ndërkombëtarëve.

Autorësinë për mbylljen e urës e mban tërësisht KFOR-i. Dhe barra e hapjes së urës, mbajtja e premtimit të dhënë para 25 vjetësh e disa muajsh, bie pikëspërari mbi KFOR-in.

Të paktën, sado t’iu rikthehemi kujtesave, sado të kërkojmë në internet, na del gjithnjë se KFOR-i as dikush tjetër nuk ka bërë transparencë në këtë më shumë se një çerekshekulli ndaj vendimit për mbylljen e urës dhe kryerjes së veprimit.

As në zërin përkatës në Wikipedia, as në faqen e KFOR-it në internet nuk shkruhet gjë për mbylljen e urës së Ibrit.

Asnjëherë nuk u bë transparencë pse KFOR-i fryncez u vendos në veriun e Kosovës, ndërkohë që nuk ishte parashikuar që ai të vepronte në këtë zonë.

Dhe, ndoshta, nuk do të bëhet asnjëherë transparencë.

Në zërin e Wikipedias për KFOR-in shkruhet se në muajt vijues pas hyrjes së tij në Kosovë, rreth 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) romë dhe serbë, të frikësuar nga shqiptarët, u larguan nga Kosova.

I bie që vendimi politik për mbylljen e urës u muar për të penguar largimin e mëtejshëm të romëve dhe të serbëve të frikësuar nga shqiptarët.

Një mëngjes të bukur e të shëndritshëm qershori të vitit 1999 qytetarët shqiptarë panë tela me gjemba në urë dhe, kush foli shqip, u detyrua të kthehej mbrapsht.

Panë në rresht të parë uniformat e KFOR-it dhe në rresht të dytë ato i zbukuronin zi Rojat e Urës. Ishte një dhuratë për Millosheviçin.

Mbyllja e urës, nga pikëpamja strategjike ushtarake, ishte një bumerang për KFOR-in. Mbajtja mbyllur e Urës së Ibrit është gjithnjë bumerang për KFOR-in.

Vendimi për mbylljen e Urës së Ibrit ishte një gafë e rëndë politike. Mbajtja mbyllur e Urës së Ibrit është një gafë e rëndë politike.

Në qershor 1999 u luajt akti i parë i dramës së mbylljes së urës. Punonjës dhe punonjëse të personelit të spitalit në veriun e qytetit nuk u lejuan të shkonin në vendet e tyre të punës.

Natën midis 3 dhe 4 shkurtit 2000 u luajt akti tragjik i mbylljes së urës, kur 12 000 shqiptarë (dymbëdhjetë mijë shqiptarë) formacioni paramilitar i Millosheviçit, Rojat e Urës, i përzuri dhunshëm dhe përgjakshëm nga veriu i qytetit, pasi vrau 10 shqiptarë dhe plagosi dhjetëra të tjerë në shtëpitë e tyre dhe në banesat e tyre. KFOR-i ishte aty. Policia e UNMIK-ut ishte aty.

KMLDNJ- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dorëzuar kallëzime penale për 12 autorë të masakrës së natës midis 3 dhe 4 shkurtit ndaj shqiptarëve të Mitrovicës. Askush nuk i ka përfillur, asnjëherë.

Presidentja Vjosa Osmani më 3 shkurt 2022 deklaronte se “spastimi etnik ndaj shqiptarëve në veri vazhdoi edhe pas përfundimit të Luftës”.

U bë përmbysje rrënjësore demografike e veriut të qytetit. Rrjedhimisht u bë përmbysje rrënjësore demografike edhe e veriut të vendit.

Kësisoj, kjo zhvendosje e popullsisë (së paku për momentin) gjykohej e mjaftueshme nga ana e vendimmarrësve ndërkombëtarë për ta pasur në horizont një ndarje të Kosovës pikërisht tek Ura e Ibrit.

Akti i tretë i dramës, prej atëherë, vazhdon përditë me strukturat paralele, me bllokadat e rrugëve, me sulmet fizike të formacioneve paramilitare të Serbisë ndaj KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve, punonjësve të mediave, me Banjskat, me mafiat, me kriminalitetin e organizuar, me mungesën e çfarëdo rendi dhe ligji.

Në çështjen për zgjidhje të Kosovës do të kishte tashmë një çështje tjetër për zgjidhje e cila do të pillte çështje të tjera të Kosovës për zgjidhje, çështjen e paramilitarëve të Serbisë në Kosovës, çështjen e stukturave paralalele të Serbisë në Kosovë, çështjen e mundësimit të shtrirjes së ligjit dhe të rendit si në krejt territorin e Kosovës, çështjen e mundësimit të çrrënjosjes së mafies, krimit, kontrabandës, trafiqeve e tjerë e tjerë si në krejt territorin e Kosovës.

Masa e dëmit gjendet në pyetjen që e shtron secili: Kush ishin përfituesit dhe kush ishin humbësit nga mbyllja e Urës së Ibrit?

Përfitues ishin paramilitarët e Millosheviçit, strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, krimi, mafia, mungesa e ligjit, mungesa e rregullit, mungesa e paqes, mungesa e qetësisë dhe rendit, mungesa e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave, mungesa e zhvillimit ekonomik, mungesa e zgjedhjeve demokratike në veri të Kosovës.

Vuçiçi, në një nga takimet e tyre, i tha ambasdorit rus në Beograd Botsan-Kharchenko se hapja e urës (me forcë, theksoi serbi) “është kundër popullit serb në Kosovë”. Pra, i bie se mbyllja e urës në qershor të vitit 1999 u bë për hir të popullit serb në Kosovë dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë. Dhe mbajta mbyllur e urës bëhet për hir të popullit serb në Kosovë dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë. Sipas kësaj logjike populli serb është antitezë e popullit shqiptar dhe anasjelltas. Dhe, gjithnjë sipas saj, Ura e Ibrit është ajo që e mban gjallë këtë antitezë. Dhe, falë saj, e mban gjallë shpresën e popullit serb për ta rikthyer të shkuarën, pra sundimin gjenocidal të Serbisë në Kosovë.

Ura e Ibrit quhet edhe Ura e Mitrovicës, Ura e lumit Ibër ose me emrin e saj jozyrtar Ura e Austerlitzit, është një urë çeliku që kalon lumin Ibër në Mitrovicë, Kosovë, që lidh Mitrovicën Jugore dhe Mitrovicën e Veriut, është bërë një simbol ikonë i ndarjes së Kosovës, pasi ndan rreth 80 000 shqiptarë të Kosovës në jug të qytetit nga rreth 50 000 serbë dhe kombësi të tjera që jetojnë në veri të vendit. Ajo u përdor si një pikë kontrolli ushtarak dhe siguron një kufi dhe zonë tampon de facto ndërmjet pjesës së veriut të Kosovës të populluar kryesisht nga serbët dhe pjesës tjetër të Kosovës që ka një shumicë etnike shqiptare. Ura tashi është e hapur për këmbësorët dhe ka vetëm patrulla karabinierësh nga KFOR-MSU dhe Policia e Kosovës, por nuk ka më asnjë pikë kontrolli. Emri Ura e Austerlicit, për shkak të ngjashmërisë së ngushtë me Viaduc d’Austerlitz-in francez, i është dhënë pas rinovimit, më 2001, me paratë e qeverisë franceze. Dy urat e tjera, njëra që të çon në stacionin hekurudhor dhe tjetra, një urë hekurudhore e braktisur, janë përdorur vetëm pak. Që nga viti 2012, skajet veriore dhe jugore të urës janë patrulluar 24/7 (24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, shënimi im) nga Karabinierët Italianë nga KFOR-MSU për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në zonë dhe për të penguar aktivitetet ilegale. (Kjo kryeradhë është perifrazim përmbledhtas i zërit përkatës në Wikipedia.)

Më 17 shkurt 2008 u muar vendimi për Kosovën e pavarur dhe sovrane, vendim i mbështetur, i përkrahur, i njohur nga SHBA, Britania, Franca (tri vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit) dhe i njohur nga shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara përfshirë këtu shumicën e vendeve anëtare të BE-së dhe të NATO-s. Ky vendim nuk u muar parasysh nga KFOR-i si vendim politik.

Dhe kjo nënkuptonte se është një vendim për t’u zhbërë dhe për t’u ribërë.

Më 5 gusht 2016, pas një raundi bisedimesh në katrorin e të ashtuquajturit dialog për normalizimim të marrëdhënieve ndërfqinjësore midis Kosovës e Serbisë, të gjitha palët u pajtuan (edhe ato palë që sot janë të shpajtuara) që hapja e urës për trafik të niste më 14 gusht 2016, hapja e plotë e urës për trafik të automjeteve të bëhej më 20 janar të vitit 2017.

Ky vendim nuk u muar parasysh nga KFOR-i si vendim politik.

Tundimi për ta shndërruar Urën e Ibrit në një Mur Berlini e shtyu Beogradin drejt një orvatje tjetër në dhjetor të vitit 2016, kur mbi këtë urë u ndërtua një mur dy metra i lartë, të cilin autoritetet e Kosovës si dhe BE-ja e quajtën ilegal. Muri u largua disa javë më vonë.

Në prapavijë të vendimit për mbylljen e urës ishte, pra, ndarja e Kosovës. Kësisoj parashikohej që një ditë, të afërt a të largët, Republika e Kosovës do të lodhej dhe do t’ia dorëzonte edhe zyrtarisht veriun e saj Republikës së Serbisë.

Në takimin Thaçi-Vuçiç në Alpbach gusht 2018 u pa se kjo tashmë ishte përvijuar nën formulimin “ndryshim kufijsh” ku gjoja Kosova do të ishte ajo që do të fitonte, ndërsa Serbia do të ishte ajo që do të humbiste.

Nëpërmjet këtij “ndryshimi kufijsh” Serbia do të aneksonte plotësisht veriun e Kosovës. Ndërsa nëpërmjet Asosacionit, të nënshkruar më parë në Bruksel, Serbia do t’ia nxirrte nga sovraniteti edhe gjashtë komuna të tjera Republikës së Kosovës. Merreni vetë me mend sa i shpërfytyruar do të katandisej shteti i Kosovës.

Në 22 vjet e disa muaj, kur nuk mungoi asnjëherë bashkërendimi dhe bashkëmendimi i plotë mes gjithë palëve, nuk u muar asnjë masë konkrete, asnjë bashkëveprim për ta shtrirë rendin dhe ligjin në veri të Kosovës.

Vetëm këto tri vitet e fundit, pas largimit të udhëheqjes së trysnuar dhe të kërcënuar të Kosovës, u muarën masa konkrete për shtrirjen e sovranitetit shtetëror, të rendit dhe të ligjit në veriun e vendit. Pa këto masa dhe pa masa vijuese gjendja rrezikonte të kthehej dhe rrezikon të kthehet në gangrenë për Kosovën dhe rajonin e më gjerë.

Pra, bashkërendimi dhe bashkëveprimi gjithëpalësh është i pamundur aq sa bashkërendimi dhe bashkëveprimi i mjaftueshëm është i mundur.

Bill Klinton në librin “Jeta ime”, Medlin Ollbrajt në librin “Zonja Sekretare” dhe Uesli Klark në librin “Ta bësh luftën” na e dëshmojnë se arritja e pajtimit (konsensusit) gjithëpalësh ishte tejet e vështirë për çështjen e Kosovës në vitet 1998-1999 dhe asnjëherë nuk u arrit gjithëpalësh dhe asnjëherë nuk u arrit i plotë, çka shpesh i pengoi, i vonoi proceset duke e vënë në dyshim kryerjen e tyre.

Një dëshmi të freskët si u krijua dhe si funksionon pesëshja perëndimore (QUINTI) në çështjen e Kosovës jep Massimo D’Alema në një intervistë të tij të botuar më 16 shtator 2024 në të përditshmen italiane “Corriere della Sera”. D’Alema kujton se në bisedën që pati me Clintonin, presidenti amerikan i kishte komunikuar atij se veprimet në Kosovë në pranverën e vitit 1999 do të bashkërendoheshin nga katërshja: SHBA, Britani, Francë e Gjermani, ndërsa Italisë i kërkohej të vinte në dispozicion bazat e saj ushtarake të NATO-s dhe të mos i kundërshtonte urdhërat e Aleancës. Kryeministri italian i ishte përgjigjur se nuk do të jetë një katërshe (Kuart), por do të jetë një pesëshe (Quint), kështu Italia, më 24 shkurt 1999 do të vihej përkrah katër aleatëve të tjerë të mëdhenj dhe do të merrte peshë politike në çështjen e Kosovës. Në intervistë ai kujton se, gjatë fushatës së bombardimeve, Italia dhe Gjermania nuk pranonin bombardimin e qyteteve serbe, madje kishin dalë në kundërshtim të hapur, ndërsa bombardimi i Beogradit, kujton ai, ishte kryer nga SHBA dhe Britania. Por çasti më delikat, kujton D’Alema, ishte në prillin e vitit 1999, në takimin mes Clintonit, Blairit, Aznarit, Schröderit, Clarcut dhe D’Alemës: “Blair, i mbështetur nga Aznari, përkrahu nevojën e një mësymjeje të vërtetë tokësore me trupa. Diskutimi u bë shumë i ashpër. Italia, Franca dhe Gjermania kundërshtonin atë zgjidhje. I fundit foli Clintoni: “Dhe presidenti amerikan mrekullisht i dha fund diskutimit, duke thënë: “Nuk do të bëjmë asgjë që ndan Evropën. Do të bëjmë atë për të cilën të jemi të gjithë në një mëndje. Presidenti i Shteteve të Bashkuar nuk mund të ndajë Evropën”. Kështu hamëndja e mësyemjes u arkivua. Por, e përjashtuar mësyemja shtrohej problemi si të shtyhej për një zgjidhje politike. Asnjëri gjatë luftës nuk tha kurrë “Duam të fitojmë luftën me Serbinë”. Kjo fjali e marrë nuk u shqiptua kurrë. Ne përsërisnim se trysnia ushtarake kishte si synim ta detyronte Serbinë të tërhiqte trupat e saj nga Kosova dhe të mbronte popullsinë. Duhej punuar pra për zgjidhjen politike. Ua shpjegova amerikanëve”.

Do nënvizuar, për të mos u harruar thënia e Clintonit: “Nuk do të bëjmë asgjë që ndan Evropën. Do të bëjmë atë për të cilën të jemi të gjithë në një mëndje….”

Komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik Mike Jackson, i cili u nda nga jeta këto ditë, nuk e dëgjoi urdhrin e Komandantit të NATO-s Uesli Klark për të sulmuar trupat ruse që zaptuan aeroportin e Prishtinës me arsyetimin se: nuk dua ta shpërthej Luftën e Tretë Botërore. Hierarkia e dhënies dhe zbatimit të urdhërave në atë periudhë nuk ka funksionuar në KFOR.

E vërejmë edhe sot: Sa e lehtë është të ketë pajtim të plotë (gjithëpalësh) për të vënë sanksione ndaj Kosovës, për të mos e pranuar Kosovën në KiE, aq e vështirë është të arrihet pajtim i plotë (konsensus) për të hequr sanksionet ndaj Kosovës, për të pranuar Kosovën në KiE apo për të hapur Urën e Ibrit. Sepse në pesëshe gjithmonë gjendet një a më shumë faktorë e që e vendosin veton kundër një apo më shumë proceseve në të mirë të Kosovës.

Është e dukshme, pra, në faktorë perëndimorë: sa janë të ndjeshëm ndaj ndjeshmërive të Serbisë, aq janë të pandjeshëm ndaj ndjeshmërive të Kosovës.

Pasojat e mbylljes së urës së Ibrit nuk do të shlyhen kurrë nga kujtesa e Kosovës dhe nga faqet e historisë.

Sa është e domosdoshme, sa është urgjent e domosdoshme, është po aq e mundshme të gjendet përshtatshmëria më e mirë, më e shpejtë, më e sigurt, më e qëndrueshme për të hapur Urën e Ibrit.

E rëndësishme, ndër më të rëndësishmet, si rrallë herë, është që faktorët politikë në krye të Kosovës (pushtet dhe opozitë) të jenë me të njëjtin zë, me të njëjtat fjalë, me të njëjtën vendosmëri për hapjen e përhershme të Urës.

Tashmë të gjithë faktorët perëndimorë pajtohen që Ura e Ibrit të hapet. Vetëm kërkohet bashkërendimi i veprimeve të Kosovës me partnerët dhe aleatët kryesorë, pra SHBA dhe katër anëtarët e tjerë të QUINT-it.

Do të vijë vendimi politik i mjaftueshëm që KFOR-it të hapë Urën e Ibrit. Ura e Ibrit do të lidhë dy brigjet, dy anët e qytetit, arterin e rëndësishëm rrugor të Kosovës. Dhe veriu do të jetë plotësisht e tërësisht në infrastukturën e shtetit të Kosovës.

Urat e hapura ndjellin paqe.

Gjëja më e rrezikshme për shqiptarët është miti se Rama është i përshtatshëm për të qeverisur- Nga Aurel Dasareti

 

Një krijesë nuk mund të shpëtojë krijesat e tjera. Shpëtimi i Shqipërisë dhe Kombit shqiptar nga zhdukja përfundimtare kërkon ndërhyrjen hyjnore.
Theksoj edhe një problem tjetër: Si mund ta adhurojnë shqiptarët Edvin Kristaq Ramën kur ai është shkaktari kryesor dhe është vetëm një krijesë? Krijesat ndahen në lloje të ndryshme që kanë forca, dobësi, aftësi dhe karakteristika të ndryshme. Nuk ka rëndësi nëse këto krijesa janë njerëzore apo jo. Kjo krijesë e keqe mafioze është më i rrezikshmi nga të gjitha kafshët.
Besimi se kryebanditi dhe tradhtari Edvin Kristaq Rama është i përshtatshëm për të udhëhequr Shqipërinë, duhet të jetë një nga iluzionet më të vjetra dhe më të rrezikshme që njerëzit kanë pasur ndonjëherë.
Shqiptarët duhet ta ndjekin Ramën deri në portat e ferrit.
Më parë, kur isha nën 10 vjeç, mendova se mund ta shpëtoja botën vetë. Tani e kam kuptuar që duhet të jemi shumë më tepër.
Kryeministri joligjor i Shqipërisë lavdërohet: – Jam sivëllai i terroristit serbo-sllav Vuçiç, dhe sulltan i regjimit të larvave, i njohur edhe si Gruaja e Bilalit, përndryshe gangster dhe drejtues i kartelit të drogës, jam një nga krijesat më të pabesa, më të pista dhe më të papërgjegjshme që ka jetuar ndonjëherë në rruzullin tokësor. Papërgjegjësia është pjesë e padukshmërisë sime, sido që ta rrotullosh, është mohim. Por kujt t`i jap llogari, ndaj kujt mund të jem përgjegjës dhe pse duhet të jem kur ju frikacak dhe kokëtul që më adhuroni, refuzoni të më shihni dhe të më dënoni?
PS: Guximi nuk është mungesa e frikës, por aftësia për të ecur përpara edhe kur keni frikë.

Aurel Dasareti

AT GJERGJ FISHTA: SHQIPTAR JETOI GJITHË JETËN! Në ditëlindjen e tij Nga Frank Shkreli

23 Tetor, 1871 – 30 Dhjetor, 1940

Ja, erdhi edhe një përvjetor ditëlindjeje i At Gjergj Fishtës! Edhe kjo si të gjitha më parë – përvjetorët e lindjes dhe kalimit të tij në amshim — vjen e shkon, pa u kujtuar, pa u përmendur, zyrtarisht — dhe i harruar nga shumica, pothuaj ashtu si dikur nën regjimin komunist të Enver Hoxhës kur ishte shpallur, armik, fashist, i shitur e tradhëtar. Si rrjedhim dhe me qëllim që të mos i përmendej emri as vepra e tij. Të konsiderohej i paqenë, sikur të mos ketë ekzistuar fare!

Këto rreshta modest sot, le të shërbejnë vetëm si një kujtim kalimtar për lexuesin e rendomtë se me 23 Tetor, 1871 ka lindur At Gjergj Fishta, një burrë i madh i Kombit –- por i harruar dhe i abuzuar nga një diktaturë fatzezë për veten dhe për Kombin. Që për pothuaj 50-vjetë komunizëm dhe për rreth 35-vjet regjimesh në “demokraci”, të përbëra nga post-shërbetorë dhe nostalgjikë të atij regjimi, deri në ditët e sotëme.

Kjo, megjithse sot, emri i Gjergj Fishtës mund të përmendet, aty këtu, ndërsa veprat e tija botohen nga individë dhe ente private, por për autoritarët politikë të “post-komunizmit” aktual dhe për akademikët e varur prej tyre, ideologjikisht dhe financiarisht– përfshir Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, po edhe atë të Kosovës — zyrtarisht, At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi e shumë të tjerë si këta, të njohur dhe më pak të njohur — vazhdojnë të konsiderohen ashtu si në diktaturën komuniste – tradhëtar, të shitur e armiq të Shqipërisë — të harruar dhe të abuzuar për pothuaj një shekull tanai! Apologjetët e sotëm të diktaturës komuniste në Shqipëri nuk kanë turp në fytyrë. Jo vetëm që kujtohen rregullisht në raste të nevojshme, por me fonde të shtetit shqiptar, shkrimtarëve të realizmit socialist-komunist po u rinovohen shtëpitë e tyre dhe po u dedikohen muze me vendime zyrtare dhe me pëlqimin dhe miratimin nga shërbëtorët dhe nostalgjikët e ish-regjimit enverist – gjithnjë në pushtet dhe poste për të marrë vendime të tilla.

Fatkeqësia e përjashtimit dhe e harresës — që ka pësuar gjatë shekullit të kaluar dhe vazhdon të pësojë At Gjergj Fishta në Atdheun e vet — për të cilin luftoi aq shumë për të ndërtuar një Shqipëri të vërtetë dhe për bashkimin kombëtar në periudhat më të mjerueshme për të— është se ai po vazhdon të injorohet madje edhe sot në Shqipërinë post-komuniste, ashtu siç qe përjashtuar ai dhe vepra e tij nga regjimi komunist për një gjysëm shekulli. I hedhur në harresë nga vet kombi i vet, të cilit gjithë jetën u përpoq t’ia mbronte të drejtat, vlerat dhe interesat e tij në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare. Por, ndoshta edhe për faktin se – ndryshe nga ish-regjimi komunist dhe nostalgjikët e tij, Fishta me veprat e tija të pavdekshme, ka përjetësuar vlerat dhe traditat kombëtare të fisit të shqiptarit, për brezat e tanishëm dhe të ardhëshëm të shqiptarëve.

Për fat të keq të Kombit, mashtrimet dhe tradhëtia, për pothuaj një shekull komunizëm e post-komunizëm ndaj At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, vazhdojnë. Nuk ka ndryshuar asgjë as nga “përdhunimi historik”, ndaj tij, kujtesës dhe veprës së tij: harresa e qëllimtë zyrtare dhe denigrimi historik kundër At Gjergj Fishtës, vazhdojnë. E nga kush?!

Nga një klasë politike post-diktatoriale por me influencë në vendimarrje të tilla — nga një grup i brezit të historianëve politikë të idoktrinuar, që edhe sot kryesojnë dhe drejtojnë, ndër të tjera, Akademinë e Shkencave dhe entet e tjera kryesore akademike e kulturore, në vend. Është e pafalshme heshtja arrogante e autoriteteve politike dhe akademike shqiptare në lidhje me këtë çështje. Kjo heshtje nuk është e denjë për një shtet si Shqipëria, vend kandidat për antarësim në Bashkimin Europian –ndërsa nuk çon aspak ujë në mullirin e dobisë së interesave afatgjata kombëtare – të kësaj familje të madhe trako-ilire, një familje kjo sipas At Gjergj Fishtës, historikisht, “në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve”.

Nuk mund të durohem, por më duhet të shtroj pyetjen për ata që kanë pushtetin në dorë e që mund të marrin kollaj vendime në favor të figurës së Gjergj Fishtës dhe rolit të tij në historinë kombëtare. Se si mund të gënjeni duke u deklaruar si pro-perendimorë, se po, deshironi t’i bashkoheni Evropës dhe aleancave perëndimore, por njëkohësisht, vazhdoni të përjashtoni dhe të mos kujtoni At Gjergj Fishtën, shqiptarin, ndoshta më pro-perëndimor të fisit shqiptar ndër shekuj – që nga koha e Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Na është thenë se Shqipëria ka “shënuar një moment historik në procesin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke hapur grup-kapitullin e të negociatave në kuadër të Konferencës Ndër-qeveritare të mbajtur në Luksemburg, një javë më parë. Megjithse shpresat janë të paka dhe procesi shumë i gjatë, por nuk besoj se Shqipëria hynë në Bashkimin Evropian pa vlerat pro-perëndimore të At Gjergj Fishtës.

Për mua është e vështirë të marr me mend se pse gjithë ky inat e mllef ndaj At Gjergj Fishtës, madje edhe sot kur Shqipëria aktuale politike pretendon se jeton në një “demokraci”, ndonëse e brishtë! Përveç faktit se komunistët shqiptarë të periudhës së Enver Hoxhës dhe nostalgjikët e sotëm të komunizmit, nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat kombëtare dhe dashurinë At Gjergj Fishtës për Atdheun, për Shqipërinë. Sepse, siç ka shkruar me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Fishtës Karl Gurakuqi Frank Shkreli: Karl Gurakuqi, mjeshtër i shqipes, mik dhe bashkpuntor i Avni Rustemit | Gazeta Telegraf – “…Gjëndemi përpara dy mendësive, (sa i përket trajtimit ose keq-trajtimit të Fishtës nga autoritetet shqiptare në të kaluarën dhe tani, shënimi im) e që janë shumë larg njëra nga tjetra, sa nata me ditë: simbas edukatës së Poetit (Fishtës), të marrur në rini e simbas ambientit në të cilin është rritur: Shqipëria duhej të dilte në dritë me bashkim zemrash, me vëllazëri, me arsim e kulturë, me nderim të cilësive karakteristike shqiptare: besë, burrni, nder e fe. Kurse, Shqipëria e anës kundërshtare (e komunizmit dhe shërbëtorëve të diktaturës sot, shënim i imi), është mbështetur në mëni, në ndasi, në errësirë, në vrasje e në përçmim të gjërave më të shënjta, si histori, letërsi, gjuhë e flamur. Me fjalë tjera, kanë qitë cekën me e shburrëruar Shqipërinë, me e shfisnuar e me e bastardhuar. Është program i atyre që nuk e kanë dashur kurrë Shqipërinë, janë ata të shkollës së Tartufit…”, ka shkruar i ndjeri Karl Gurakuqi.

Këta, vërtetë janë të shkollës së tartufit — hipokritë! Mirë e ka thënë Karl Gurakuqi. Kemi të bëjmë me dy pikpamje të ndryshme – si nata me ditë — sa i përket vlerave kombëtare dhe dashurisë për Atdheun. Kemi të bëjmë me doktrinën internacionaliste të komunistëve shqiptarë të cilët ishin gati të ndryshonin dhe e ndryshuan flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbe për qëllime ideologjike duke e hedhur në baltë, e duke i shtuar drapër e çekiq, simbolet e komunizmit ndërkombëtar. E nga ana tjetër kemi Gjergj Fishtën — siç na kujton edhe Karl Gurakuqi në shkrimin e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Poetit — i cili sipas tij, me guxim të pashoq, kur Shkodra ishte e pushtuar nga fuqitë ndërkombëtare të kohës që nuk lejonin valvitjen e flamurit shqiptar, vetëm nji vit pas pavarësisë, në kundërshtim me ta, Gjergj Fishta ka ngritur flamurin e Kombit mbi kambanën e Kishës së Franeskanëve, ndërsa nepër rrugët e Shkodrës nxorri fëmijtë e shkollës për të kënduar himnin e flamurit të përpiluar nga vet Fishta: Gjergj Fishta – Hymni I Flamurit Kombetar – Gurakuqi kujton fjalët e Fishtës kur u predikonte fëmijve duke u thëne se, “Nuk preket toka shqiptare, se trolli ynë është i shejtë, i huaji nuk ka çka bën ndër ne kur vjen me qëllime të këqia…”, duke shprehur të drejtën e shqiptarëve për të jetuar në tokën e të parëve të vet dhe për ta mbrojtur nga të gjithë të huajt me të gjitha fuqitë dhe me ndihmën e Zotit, sipas Fishtës:

Jo, po na sot këtu sundojmë;
Këtu s’ecë fjala e tjetërkuj;
Gjallë lirinë na nuk e lshojmë
S’njohim mbret e as krajl të huej!
Zoti në qiell e na mbi tokë;
Me gjithkend vëllazen e shokë,
Por secili n’cak të vet!

Dhe më në fund në këtë përvjetor të lindjes së Gjergj Fishtës u kujtojmë të gjithë atyre që ende mund ta konsiderojnë atë “tradhëtar”, “i shitur”, dhe epitete të tjera fyese, sidomos atyre që, “nuk po u kuqet fytyra t’a bajnë Atdheun plaçkë shkëmbimi”, sipas fjalëve të Karl Gurakuqit. U kujtojmë atyre dhe gjithë të tjerëve se Gjergj Fishta – në këtë përvjetor të lindjes dhe gjithmonë — jetoi dhe mbeti shqiptar. Ndryshe nga ata që e kanë përjashtuar dhe këta që vazhdojnë ta përjashtojnë, ta harrojnë dhe të mos e kutojnë as në ditëlindjen e tij, për vlerat, kontributet dhe dashurinë e tij për Atdheun – Fishta, “Shqiptar jetoi gjithë jetën. I varfër leu dhe më i varfër vdiq. Nuk grumbulloi pasuri, por i la kombit pasurinë më të madhe: veprat që nuk dijnë kurrë mort!” (Karl Gurakuqi)

Gëzuar ditëlindjen, At Gjergj Fishta, Apostull i Madh i bashkimit dhe vëllazërimit shqiptar!

Frank Shkreli

ARMA E FUNDIT E OPOZITËS – BOJKOTI I KOALICIONIT ME LVV!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ              

      Parti, partiza dhe grupime minore, kanë bërë koalicione parazgjedhore, nga frika e mos arritjes të përqindjes së nevojshme të pragut zgjedhor. Ndoca parti të tjera janë koalicionuar, për të arritur kuotën e vendit të parë, respektivisht, të dytë. Opozita aktuale ka zgjedhur sulmin frontal, madje, skajshëm, të sforcuar kundër pozitës, sondazhet e së cilës janë shqetësuese, deri në tmerrim. Andaj, qysh tani, opozita, ndoshta edhe pozita, kanë filluar të bëjnë llogaritë për koalicionet pas zgjedhore.
     Është hedhur ideja e bojkotimit të koalicionit me LVV-në, ngjajshëm siç veproi opozita gjermane, e kryesuar nga CDU, duke e amortizuar fitoren e Kancelarit Richard Schröder të SPD, me dyshimin që hodhi Amerika, karshi tij për flirtimet me Rusinë, dy dekada më parë. Ngjajshëm ndodhi, më vonë, edhe me partinë e ekstremit të djathë austriake, me afri programi me partinë naziste të Hitlerit, të kryesuar nga Jorg Hajder, e cila nuk u pranua nga SHBA, duke imponuar atë t`ia lëshoi vendin partisë së dytë fituese, për të krijuar qeverinë.
     Realisht, opozita destruktive aktuale e Kosovës, e kryesuar nga PDK, me zvarranikët e saj në PAN, rrëshqiti në faj, deri në krim, duke u bërë aleate besnike e Serbisë, në akuzat e rënda ndaj Kurtit. PAN-i u vu në rolin e spiunimit tek Qendrat e Vendosjes, në përpjekjen e ethshme të shpalljes – non grata – të Kryeministrit të Kosovës. Për rrjedhojë, realizoi – sanksionet – e padrejta, deri në absurditet të Kosovës; mos pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës; vënien në dyshim të ndihmave dhe favoreve tjera nga BE-ja; e mbi të gjitha, bartjen e fajësisë nga Serbia dhe mveshja e së keqës Kosovës. Për këtë u angazhua edhe pjesa me e madhe e mediave, e kulmuar me “analistët” banalistë, argatë të PAN-it kriminal. Tashmë, e gjithë kjo gamë poshtërsish është vërtetuar katërcipërisht!
 
            Parafushata e jashtëligjshme e “analistëve” gërditës të PAN-it, rrast e sforcuar!   
     Gërdia për shumësinë e “analistëve”, ka kulmuar në opinion, në atë përmasë, sa i fusin të gjithë në emërtesën pezhorative -banalistë-. Ata duke qenë në shërbim të padronëve të tyre, respektivisht të PAN-it, kanë humbur sensin e masës, duke glacuar marrëzishëm, madje pa u skuqur fare.
     Lukunia e “analistëve” kolektiv dhe unik, në shërbim të PAN-it, në raste të pakta, njëri nga paneli shprehë opinion të kundërt, sa për ta “nxehur” debatin! Citojmë vetëm njërin syrësh, Visar Ymerin, i cili, në njërin nga debatët e fundit, tha: “Kështu duhet të jetë përbërja e qeverisë së ardhshme”, duke përcaktuar se “e duhur për Kosovën do të ishte formimi i një qeverie prej partive opozitare!” Me arsyetimin se, gjoja, “Kosovës i duhet stabilitet, bashkëpunim e zhvillim!”
     Thënë troç, Visari lobon për PAN-in, “i donë “komandantët”, sërishmi, në pushtet”, madje, hiç më pak se “dy mandate!” Analisti elitë i përnatshëm, Visar Ymeri, amniston, madje në grup, PAN-in, i cili për dy dekada qeverisjeje kriminale, të shoqëruar me krime vrastare politike; hajni zyrtare industriale; shkatërrim të institucioneve, deri në rrezikim të zhbërjes të shtetit. Ai është i vetëdijshëm se ish-bashkëpartiakun e tij, Albin Kurtin, tashmë, “fenomeni Kurti”, “komandantët” rrast të inkriminuar nuk mund ta mundin. Andaj, bashkimi i opozitës, përfshi edhe LDK-në, “e ka shansin e artë”, siç shprehet ai, për ta hequr qafe Kurtin me Vetëvendosjen e tij.
     Vërtet, dihet botërisht, LDK-ja nuk ka pasur as struktura të krimit vrastar dhe as hajnor të organizuar, siç e ka, realisht, PAN-i. Por, bartë fajësinë e mbajtjes në pushtet të partive-banda, të koalicionuara në PAN. Edhe pse këtë e bëri një klan, rreth vicioz, brenda LDK-së, i katapultuar me shantazh e terror, në kupolën partiake, megjithatë heshtja nuk justifikohet.
     Akuza e opozitës se “Kurti mashtroi shqiptarët e Kosovës, me slloganin e Bashkimit Kombëtar”, është lajthitje e qëllimshme e saj, për të mos e përmendur premtimin e madh dhe të shumëpritur nga shqiptarët e përbotshëm: “Kriminelët dhe hajnat në burg”. Parulla e “bashkimit kombëtar”, në atë kohë të pakohë, ishte fajësi e Kurtit me shokë. Sepse ishte dhe është sikur t`i thuash Serbisë dhe ndërkombëtarëve: “Ejani ta ndajmë Kosovën”, siç loboi Hashimi me PAN-in e tij, dje dhe sot, duke paguar edhe agjenësi lobuese, që nga New York-u e deri në Paris, tashmë, të konfirmuara dhe me dokumente pagese, fakte që bartin elementin e krimit, deri në tradhti kombëtare.
 
           Përgjegjësi historike i një populli, kthimi në pushtet i PAN-it të kriminalizuar!
     Përkundër sugjerimit, më saktë, kërkesës që bënë analisti Visar Ymeri me kolegët debatues, pothuajse, në të gjitha mediat, por edhe opozita PAN-iste e çoroditur dhe, skajshëm, destruktive, e cila, tashmë, llogaritet palë me Serbinë, përsa i përket – dialogut – dhe të veprimeve sovraniste që ka ndërmarrë dhe vazhdon të ushtrojë qeveria aktuale e Lëvizjes Vetëvendosje, në koalicion me Listën  Guxo dhe Alternativa si dhe me përfaqësuesit e partive minoritare, personalisht, mendoj krejt ndryshe.
     Përsa u përket subjekteve politike, PDK-AAK-NISMA, të dala nga “Lëvizja Popullore e Kosovës”, (LPK), ish të koalicionuara në PAN, krerët e tyre, së bashku me disa “komandantë”, të kamufluar me uniformën e shenjtë të -UÇK-së-, përgjatë luftës dhe pas luftës të Kosovës, të instruktuar nga Sigurimsat e Enver Hoxhës, u zhytën në krime vrastare të kundërshtarëve politikë shqiptarë. Qysh para luftës, ata sabotuan Fondet financiare, të hapura për mbijetesën e popullit të Kosovës, duke përçarë emigracionin ekonomik dhe poplitik të Shqiptarëve, madje kudo që jetonin dhe punonin në botë. Me fillimin e luftës, sabotuan unifikimin e faktorit ushtarak, duke dështuar mbledhjen në Osllo të Norvegjisë dhe duke kulmuar me ekzekutimin zyrtar të Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit.
     Në ekzekutimin e kreut të luftës, Krasniqi, ishin koordinuar krerët e LPK-së, me SHP të UÇK-së të saj dhe krerët socialistë të Tiranës zyrtare. Edhe pse e kishin proklamuar themelimin e UÇK-së së tyre, atë kurrë nuk e futën në Luftën e Kosovës. Dhe, janë themeluesit e kësaj UÇK-je, ata që akuzojnë SHTAB-in e Rogner-it, për sabotim të luftës, madje duke i denoncuar eksponentët me emra dhe mbiemra, sipas pozitës politike dhe ushtarake që mbanin në atë kohë. Dhe, e gjithë kjo është një e vërtetë publike, e thënë dhe e shkruar në forume dhe mediat gjithëshqiptare, madje edhe të huaja.
     Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e kompozuar nga Tirana zyrtare social-komuniste, e barti në Kosovë praktikën fashizoide të Enver Hoxhës, me byroistët e tij kriminelë, të cilët, për afro gjysmë-shekulli, ushtroi dhunë, terror, gjenocid, karshi popullit shqiptar të Shqipërisë. Në mes shumë mijëra të deklasuarëve politikë, me vrasje, burgje dhe internime, ekzekutoi edhe 6.000 intelektualë, duke i lënë edhe pa varr! Kështu filloi sundimin kriminal edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e cila po përballet me dosjet faktike të shumë qindra krimeve, të bëra ndaj ushtarakëve luftë-bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së; gazetarëve-korrespondentë të luftës; si dhe kuadrove të hershëm të LPK-së.
      Rrjedhimisht, partitë-banda të PAN-it, me krimet serike të krerëve të tyre partiakë dhe të shumë kuadrove të tyre, të bëra përgjatë dhe pas luftës, siç janë vrasjet e kundërshtarëve politikë dhe korrupsioni masiv, përkatësisht, hajnia zyrtare dhe shkatërrimi i ekonomisë, i institucioneve, në veçanti të Sistemit të Drejtësisë, Arsimit, me blerjen e diplomave nga “komandantët”, sot me doktorata shkencore, “profesorë” në Universitetet e Kosovës, duke sjellur vendin në stadin më të ulët shtetëror, që kulmon me pazarët e pista e tradhtare me Serbinë, për ndarjen e Kosovës!
     Pra, qytetari i Kosovës, është para një sprove historike, me përgjegjësi të lartë kombëtare, në zgjedhjet e shkurtit 2025, PAN-in duhet ta lënë ta vazhdojë opozitarizmin e merituar, të paktën, për një 10-vjeçar. Partitë e PAN-it, respektivisht, PDK-AAK-NISMA, për veprimtarinë e tyre kriminale, në një shtet normal, duhej të shpalleshin – të jashtëligjshme -. Por, për hirë të anëtarësisë, të mashtruar me propagandën lehaqene, tipike enveriste, këto parti duhet jo të
  • re-formohen -, por të – ri-formohen -, duke i spastruar radhët e tyre nga elementët e inkriminuar dhe të korruptuar, të cilët, mjerisht, janë të bollshëm, numerikë. Madje, me rastin e -riformimit-, për t`u distancuar nga e kaluara kriminale e ish-partiakëve, duhet të emërtohen ndryshe, pra, me emra të rinj dhe përcaktime, djathtas apo majtas, sipas bindjeve përkatëse individuale. Pra, të shpëtohet atë çka mund të shpëtohet. Dhe, kjo do të ishte e shëndetshme për partitë e reja dhe Kosovën tonë. Partitë e sotme të PAN-it, nuk kanë asgjë nga djathtizmi klasik. Përkundrazi, janë tërësisht të majta, madje, tipike enveriste-staliniste.
     Koalicionet e partive të mëdha, në botën demokratike, për interesa shtetërore, nuk i pengojnë qenia e majtë apo e djathtë normale. Ndërkohë, ekstremet janë alergjike, pavarësisht të cilit krah janë. Përcaktimi LDK-së është i njohur dhe i pranueshëm, pothuaj se, nga të gjitha palët, subjektet. Për LVV majtizmi i saj është ekzagjeruar, është bërë “gogol” për opinionin! Realisht, VV është heterogjene, siç shkruante shkrimtari ynë, Azem Shkreli, në hyrje të romanit “Karvani i Bardhë”: “Ndër këto troje është përzier gjithfarë ujemi!” Sigurisht, fjalën e kishte për multietnicitetin, më saktë, kolonët e sjellur qëllimshëm, për ta ndryshuar strukturën e popullatës në Kosovë.
     LDK dhe LVV nuk kanë pasur dhe as nuk kanë struktura të krimit dhe as hajni të organizuar. Rrjedhimisht, e kaluara e këtyre dy subjekteve është pa mëkate, që mund t`i hamendësojnë qytetarët e Kosovës, për ta besuar votën e tyre, pa frikë të abuzimit me pasuritë e brezave të sotëm dhe të ardhshëm shqiptarë. Koalicioni i parë LDK-LVV ka qenë krejt i natyrshëm dhe hiç aksidental. Dilema e zgjedhjes për koalicion në Kosovë, është e madhe sa bjeshka. Sepse Kosova është përgjakur jo vetëm nga Serbia, por edhe nga shqipfolësit, hafije të Serbisë dhe të Shqipërisë. Kjo përgjakje ka qenë e ngeshme, skajshëm cinike, ka qenë SHTAB-iste, me hartimin e listave vdektare emërore. Dhe, kjo ka ndodhur vetëm përgjatë LDB në Shqipëri dhe e vazhduar në monizmin e saj fashist. Mjerisht e besnikërisht është bartuar në Luftën e Kosovës gjysmë-shekulli më parë, duke e përgjakur, andepërtej, Kosovën tonë!
     E përsërisim, koalicioni LDK-LVV, ka qenë normal, ndërsa prishja e koalicionit ka qenë aksidentale. Ndërhyrja kriminale e Vuçiqit, Hashimit, Grenellit,  Ramës …, realizoi prishjen e koalicionit, i vetmi i pranueshëm nga pjesa më e madhe, madje absolute të shqiptarëve botërorë. Ishte një prishje e ngutshme e koalicionit, me afat një javor, që kreu LDK-së të atëhershme, i shantazhuar nga SHIK-u vrastar, e miratoi. Për LDK-në, respektivisht, udhëheqjen aktuale të saj, e cila, të paktën, i ka filluar reformat në parti, me premtimin dhe shpresën e vazhdimit të tyre, anëtarësia, në veçanti, dhe Shqiptaria, në përgjithësi, shtron pyetjen logjike: “A është më e pranueshme të bësh koalicion me LVV, apo me PAN-in, i cili ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën dhe kurrë nuk ka kërkuar as falje dhe as pajtim?!!!”
    Një njeri, një parti, një popull që nuk ka parime, vlerat e tij shumëzohen me zëro. Ka ardhur koha që shqiptarët, më në fund, të vetëdijësohen. Padrejtësia që i bëhet një individi, gjëma që i shkaktohet një njeriut, një familje, një lagje, një fshati, duhet të përjetohet kolektivisht dhe angazhimi duhet të jetë maksimal, për ta lehtësuar gjëmën e tyre, duke bërë drejtësinë, në raport dhe përmasën e krimit.
     Poeti shquar çek, Julius Fuçik, para skuadrës pushkatore, bënte thirrjen proverbiale: “Njerëz, ju kam dashur. Jini vigjilentë!”

Miti se në Perëndim pasurohesh Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Nacionalizmi, ç’do të thotë kjo? Nëse do të thotë të duash Atdheun dhe Kombin tënd më tepër se vendet dhe popujt tjerë, duke mos urryer askënd që nuk urren kombin dhe vendin tënd, atëherë unë jam nacionalist. Një Shqipëri (natyrale) më e fortë, më e sigurt, një Shqipëri më e shëndetshme shqiptare; kjo është ajo që unë dua, kryesisht për mbrojtjen e racës shqiptare. Nëse nuk luftojmë për të, ne jemi të humbur. Ne duhet të heqim dorë nga emigrimi, imitimi negativ, tjetërsimi, asimilimi, shkatërrimi. 
***
Kozmopoliti shqipfolës është një “milet” i sertë dhe goxha i komplikuar në tru në krahasim me të tjerët. E konsideron veten para së gjithash qytetar i gjithë botës, dhe ndoshta vetëm pas kësaj një hije e kombit dhe vendit të tij. Pra, e shkelën tmerrësisht përkatësinë kombëtare duke qëndruar “fortë” në tokë me këmbët e ngrita në hava, nuk është as në qiell as në tokë; tragjikomik që mendon kot dhe flet për havaje. Ne kemi shumë prej tyre, gjinden kudo: sidomos në politikë, akademi, gazetari, shtëpitë e Zotit. Ngatërrestarë fenomenal, që jo vetëm poshtëron dhe shkatërron veten por ngatërron edhe të tjerët. E lutin armikun t`ia dhurojnë tokat, ujin, detin, ajrin, qiellin, diellin, dritën, nderin, duke mbajtur për vete terrin. Sa të shqetësuar nga nervat, mendoj se së shpejti do të vijë koha kur shqiptarët kozmopolitë do të rrihen në mes të rrugës sepse dikush prej bashkëkombësve janë patriotë.
***
Në Gjermani e Japoni vendësit prodhojnë më shumë makina sesa fëmijë. Si është në Shqipëri?
Ne nuk prodhojmë asgjë. Prit një minutë, ne prodhojmë mjaft mjerim, kanabis dhe politikë-bërës analfabetë kriminelë që e kanë kapur shtetin, ngrenë tre gishtërinjtë për të nderuar simbolin e armikut, torturojnë protestuesit paqësorë me gaz helmues, shesin përditë pjesë të atdheut. Patjetër t`i shporrim kalbësirat e shoqërisë, me mjetet që i kuptojnë. Përndryshe Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare do të vdesin brenda 4-5 vitesh.
E dua shtetin amë Shqipërinë dhe gjithë pjesët e amputuar të saj, por nuk më pëlqen instalimi i një sistemi të cilën ajo e zbaton. Një sistem që shkatërron të gjitha shpresat dhe ëndrrat, që i dëbon të rinjtë nga ky vend, që u pamundëson të moshuarve një pleqëri të denjë, një sistem që u dhuron pushtuesve çfarëdo që ata kërkojnë. Paraardhësit tanë rrotullohen në varr sepse turpërohen për indiferencën tonë, lejojmë që të na shkatërrojnë djajtë, ku dikush ka gjithçka dhe të tjerët nuk kanë asgjë.
***
Kombet normalë dhe të përparuar kanë kaluar nëpër sitë dhe janë rikuperuar përmes historisë, por ato kanë arritur t`i krijojnë shtete vetvetes, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje sepse jemi të manipuluar, nuk dimë apo nuk duam të kuptojmë, kështu që secili ka qëllimin për të shkuar atje larg ku dikush me mundime ka krijuar diçka, kurse ne si parazitë, dëshirojmë t`i ndajmë karamelet me ta.
Unë jam i tronditur kur lexoj në mediat tona se si atje “përtej” është më mirë, si rrjedh mjaltë dhe qumësht, ose kur shoh ato artikuj “që është vendi më i mirë për jetën në botë”. Artikuj si “Shqipëria, Kosova në vendin e fundit në …”. Por asnjë shpjegim tjetër.
Autorët që i shkruajnë këto gjëra dhe i dërgojnë për botim, zakonisht nuk e kanë lëvizur prapanicën nga Shqipëria, Kosova apo trojet tjera arbërore, dhe projektojnë jetën e tyre të mjerueshme në tekstet që ata qëndisin. Është e trishtueshme që mesazhet e tilla pothuajse gjithë rininë tonë e mbajnë në një gjendje të gjysmë-paralizës dhe presin të ikin. Askush nuk dëshiron të fillojë një jetë në atdhe sepse “nuk paguhet”, dhe nuk ka drejtësi të cilën duhet vetë ta fitojmë.
Për shembull, mediat theksojnë historinë e suksesit të një numri të vogël mërgimtarësh fillestarë (taze), dhe pastaj ne mendojmë se kjo është gjëja e duhur për të pasur sukses në jetë. E vërteta është se ndoshta 1% e mërgimtarëve taze (të këtyre 10 viteve të fundit) kanë sukses, dhe mediat shkruajnë dhe flasin me të madhe për ta. Por, pjesa tjetër, ata 99% të pasuksesshmit nuk arrijnë asnjëherë në faqet e para, sepse nuk është interesante për askënd.
Ky është një shembull i një rrëfimi të rremë (jo të plotë). Kështu që më pak se 1% e njerëzve tanë që shkojnë jashtë vendit bëjnë një sukses të madh dhe të gjithë shkruajnë për të. Ata potencialisht e ekspozojnë historinë e suksesit të ëndrrave dhe i kapin në grackë 99% të këtyre tjerëve të cilët, në rastin më të mirë, përfundojnë si skllevër të kohëve moderne, punojnë me përfitime minimale. Askush nuk përmend trishtimet, jeta në ndihmën sociale, izolomi në rrethin e huaj, pikëllimi, familjet e shkatërruara, burgjet plotë me keqbërës të lloj-lloj zanati, vajzat e martuara në Afrikë, Arabi e Azi, tjetërsimi, borxhet ndaj shtetit përkatës që nuk do mund t`i shlyejnë edhe pas vdekjes.
Ju e dini, suksesi gjatë natës nuk është një situatë normale, është anomali. Kjo 1% ishte ose me fat ose me të gjitha kriteret dhe ishte shumë e mundshme që ai/ajo do të kishte arritur të njëjtën sikur të qëndronin në Shqipëri (atdhe). Nëse jeni një ekspert i lartë, ose nëse keni lidhje të forta me njerëzit e duhur, suksesi është i garantuar praktikisht kudo. Rrallë prej jush është me profesion “kirurg truri” apo “shkencëtar raketash” siç i lavdëron Perëndimi “refugjatët” fals, prandaj ku do të punësoheni?! Forcat prodhuese dhe mjetet e prodhimit (ato klasike) zëvendësohen me teknikën më moderne të sistemeve kompjuterike. A e dini se me milionë banorë perëndimorë janë të papunë, marrin ndihmë sociale por të përkohshme, dhe janë të detyruar të punësohen në ndonjë vend pune bajate, që zyra sociale ta gjen pa dëshirën tënde që të mos jetosh si parazit?
***
Tregime të trishtuara dhe dëshirë e madhe
Në Perëndim askush nuk është duke të pritur me krah të hapura. Të gjitha pozicionet në diell janë zënë tashmë, por ju mund të vendoseni diku në hije. Jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe keni nevojë për shumë para për të mbijetuar, apo t`i përvishesh kriminalitetit që do të ishte me pasoja fatale për ty dhe familjen tënde. Me mijëra shqipfolës “jetojnë” në burgjet perëndimore. A e dini ju se si dënohen keqbërësit e krimeve ekonomike në Perëndim? Ndoshta nuk dalësh asnjëherë prej burgu.
A e dini se sa shumë fëmijë shqiptarë të diasporës u janë marrë prindërve naiv nga institucionet për “Mbrojtjen e fëmijëve” me shpjegimin se prindërit kanë treguar “Dështim kujdesi” për ta? Llafi vjen: i kanë mëshuar një shuplakë të vogël prapanicës, nuk e kanë lejuar të dal në rrugë me minifund, nuk e lejojnë të shoqërohet me atë e me këtë. A e dini se shumicën e fëmijëve të tillë prindërit nuk do t`i shohin kurrë më sepse institucionet përkatëse i kanë adoptuar te pleqtë e pa-fëmijë ose edhe më keq?
Kur shkoni në Evropë si turistë, ju gjithmonë jeni të kënaqur se si funksionojnë gjërat dhe se njerëzit janë të mirë. Të nevojiten shumë vite për të kuptuar se kjo buzëqeshje është biznes dhe se mjedisi për fat të keq shpesh është shovinist nën lustër të shkëlqyeshme. Përjashtime nderi. Në Evropë, ju gjithmonë do të jeni gjenerata e parë, muhaxhirë të padëshiruar. Ndoshta fëmijët tuaj do të pranohen pak a shumë, por ata gjithmonë do ta njohin këtë theks. Nëse mendoni të shkoni për të punuar me çmim të ulët, bëni një veprim të kot, sepse kjo nuk është mënyra e duhur. Të huajt atje punojnë me paga shumë të vogla, dhe ka miliona prej tyre.
Kam takuar shumë bashkëkombës të cilët punojnë në Perëndim, kam dëgjuar me kujdes dhe kam studiuar fatin e tyre. Nuk ka të bëjë me pagën. Ekzistojnë kaq shumë aspekte të trishtuara të këtij “suksesi” jashtë atdheut. Shumë bashkëshortë nuk kanë fëmijë, sepse u mungojnë kushtet. Që të mos përmendi ato fëmijë të mjerë që prindërit padrejtësisht i lënë te gjyshërit në Shqipëri, Kosovë, FYROM etj dhe vetë ikin në botën e bardhë për të fituar disa lek. Shpesh këta fëmijë kalojnë në korridoret e errëta të jetës dhe në përgjithësi kurrë nuk i falin prindërit e tyre.
Budallallëk të mendosh se jashtë vendit është më mirë për ty. Është normale që një familje të qëndrojë së bashku, që fëmijët të rriten me gjyshërit e tyre. A është më mirë të paguash dhe të çosh fëmijët në çerdhe? A është më mirë që ti duke u përpjekur kinse të pasurohesh do të plakesh (ndoshta edhe vdesësh) në mërgim, njëherësh nuk do të kesh shansin të gjendesh afër prindërve tu në momentet e fundit të jetës së tyre? Ndoshta nuk do të kesh mundësinë as në varrimin e tyre të shkosh.
***
Për të pasur sukses në Perëndim, duhet të filloni biznesin tuaj ose të bëheni pronar i pasurive të paluajtshme. Pra, një kompani apo pasuri të patundshme! Çdo gjë tjetër është e përkohshme. Ju mund të keni përkohësisht një vend pune dhe pagë të “shkëlqyeshme”, por është krejtësisht e parëndësishme. Suksesi i vërtetë është të jesh vetvetja në të tënden.
Paga mesatare në Perëndim është e lartë në raport me Shqipërinë, Kosovën etj, por edhe çmimet për të jetuar janë shumë më të larta. Patjetër të punojnë të dy bashkëshortët që të mbijetohet. Vetëm qiraja e një banese të vogël dhe të keqe në ndonjë qorrsokak kushton më tepër se një rrogë mesatare. Për të blerë banesën tënde duhet të paktën të kesh leje vendosjeje (të përhershme) që ndoshta mund ta marrësh pas disa vitesh qëndrimi, dhe një kapital prej disa qindra mijë euro që mund t`i fitosh vetëm pas vdekjes. Banka nuk jep kredit pa një kapital fillestar tëndin dhe pa garant se ke mundësi për kthimin e borxhit brenda një afati të caktuar (pune të përhershme dhe rrogë të mjaftueshme). Duhet shumë më tepër për të arritur klasën e mesme atje. Sa për fillim, ju duhet të jeni pronari i banesës së juaj ose të keni kompaninë tuaj, sepse ajo siguron akumulimin e lehtë të kapitalit. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore, ju nuk keni nevojë për të bërë miliona që të jeni të pasur, e mjaftueshme të kesh dhjetë herë më pak lek për të pasur atë mënyrë jetese të milionerëve, sepse Shqipëria është më e lirë. Paraja e fituar me një çmim shumë të lartë në tokën e huaj, nuk është një pasuri por tragjedi.
Këto janë fakte të pakontestueshme. Kush thotë se gënjejë le të më përgënjeshtroj, ama jo me pallavra siç ju mashtrojnë juve në bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja, që dëshirojnë boshatisjen e vendit dhe shfarosjen e racës tonë.
***
Shqipëri! Shumica e bijve dhe bijave Tua të duam shumë, o Atdheu jonë i Shenjtë. Jemi me Ty, ndërsa Ty je më e fortë me ne. Me emrin Tënd në zemrat tona edhe ushtria më fortë marshon dhe çdo agresor e tmerron!

Serbia, përmes shërbimit ushtarak të detyrueshëm, do të nxitë shqiptarët e Luginës së Preshevës për shpërngulje- Nga REFIK HASANI

Serbia, që nga janari 2025, do të rifilloj  me shërbimin e detyrueshëm ushtarak, dhe më datën 18 të këtij muaji, një i ri student, nga Presheva ka marrë  ftesën për rekrutim.
Vazhdimi i shpërndarjes së ftesave për rekrutim, për të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, është   shqetësuese duke e parë këtë si një përpjekje për presion do të  detyrohen në shpërnguljen masive të rinjët shqiptarë për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak.
Rinia shqiptare, e tri komunave, sapo të mbushin 18 vjeç, përveqë që dominon diskriminimi përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, pasi egziston diskriminimi në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.
Ku mungon perspektiva, nuk pranohen diplomat nga Republika e Kosovës, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, dhe tani edhe shërbimi  ushtarak i detyrueshëm, është një arsye tjetër për t’u shpërngulur, pasi i pret ftesa për rekrutim.
Si ka mundësi kur nuk ka përfaqësim,  mungon përfaqësimi proporcional në zingjirin komandues të Policisë, si ka mundësi tani të pranojn dhe të  shërbejn  në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, ku nuk ka oficer shqiptarë të kësaj ushtrie  në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.
Rinia  shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, ku hasin në grafite antishqipatre, në media të Serbisë ku flitet e shkruhet në kuptimin e urrejtjes, por edhe në  asimilim e pastrim etnik.
Në çfardo proteste që mbahen në Serbi, përmendemi në kuptimin e një urrejtje, si të pajtohen në këtë frym që po kultivohet në Serbi të shërbejn në një ushtri shqiptarët, kështu do të detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht ka një tretman që kaherë ka kaluar  kufinjtë e diskriminimit.
Të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci,si mundë të jen pjesë e një shërbimi të detyrueshëm ushtarak të Serbisë, ku i njëjti shtetë përkundër mbajtjesë dhe organzimit të Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992,  por edhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjesë së Konçulit, asnjë marrëveshje në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine shumicë nuk është duke u zbatuar.
Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dëshiron të krijoj paknaqësi, jo vetëm  tek ne  shqiptarët por edhe tek Hungarezët, Bullgarët, Boshnjakët, Rumunët dhe gjithë pakicat e tjera.
21 tetor  2024

AT SHTJEFËN GJEÇOVI MERITON MË SHUMË! Nga Frank Shkreli

12 Korrik 1874 –14 Tetor 1929

“Këto punë po i shkruaj këtu, o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po ma ka ënda me e mbështetë në to vjetërsinë e kombit tonë. Le ta marrë vesh bota se hyjnitë, mënyrat dhe sjelljet e besimtarëve, si grekët dhe latinët e vjetër, i patën prej etërve tanë, Pellazgëve”. (At Shtjefën Gjeçovi)

At Shtjefën Gjeçovi — klerik shqiptar françeskan, shkrimtar, publicist, përkthyes, etnograf dhe arkeologu i parë shqiptar. Më 1929, për shkak të veprimtarisë së tij patriotike, arsimore dhe kulturore u vra nga serbët në Kodrën Rrezin të Zymit të Hasit të Thatë. Viti 2024 do duhej të ishte shpallur vit kushtuar At Shtjefën Gjeçovit, me rastin e 150-vjetorit të vrasjes së tij nga armiqtë shekullorë të Kombit shqiptar. Ky propozim është bërë në një letër dërguar Ministrit të Kulturës të Republikës së Kosovës, zotit Hajrullah Çeku, në fillim të këtij viti nga Kryetari i Akademisë dhe Arteve Republikës së Kosovës, Akademik Mehmet Kraja, sipas linkut të bashkangjitur: U mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit (150-vjetori i lindjes)” – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ashak.org)

Siç duket, propozimi i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, paska renë në veshë të shurdhër të enteve të tjera të qeverisë e shtetit por edhe të enteve të tjera të interesuara të Republikës së Kosovës, pasi nuk është venë re ndonjë veprimtari kushtuar vitit të Shtjefën Gjeçovit me rastin e 150-vjetorit të vrasjes së tij nga serbët. Tani shohim se paskan dalë bosh përpjekjet prej pothuaj prej një vit të Akademisë dhe Arteve të Kosovës, për të përfshir ente dhe institucione të tjera shkencore dhe kulturore të Republikës së Kosovës, në organizimin veprimtarive kushtuar At Shtjefën Gjeçovit në 150-vjetorin e vrasjes së tij nga serbët. Thuhet se entet që Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës shpresonte të bëheshin pjesë e këtij aktiviteti këtë vit, për të nderuar Shtjefën Gjeçovin, por që më në fund, duket se u tërhoqën, duke mos mbajtur premtimet, janë: Instituti Albanologjik, Instituti i Arkeologjisë, Universiteti i Prishtinës, Instituti i Historisë, Instituti i Trashëgimisë Kulturore, Komuna e Prishtinës, Komuna e Lipjanit etj. Por në radhë të parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duhej të ishte, sipas ekspertëve, enti kryesor bashkrendues përgjegjës. Sidoqoftë, siç duket, i vetmi aktivitet kushtuar 150-vjetorit të Shtjefën Gjeçovit nga serbët, u zhvillua me 14 tetor 2024, një organizim ky – në minutën e fundit — nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Me një organizim që të sjell në mend atë frazën popullore: “Më ka çu baba sa me la gojën”, u mbajt konferenca shkencore e quajtur “ndërkombëtare”, me titull: “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit. Por, pa mbështetjen zyrtare të enteve të lartëpërmendura, ndërsa pjesëmarrja duket, sipas fotografive, dukej shumë e pakët, madje sipas disa burimeve, një numër folësish që kishin premtuar të merrnin pjesë, emrat e të cilëve ishin në program, as nuk kishin ardhur.

Është e vështirë të merret me mend se në interes të kujt është që vepra dhe jeta e At Shtjefën Gjeçovit të “mbetet në heshtje për një kohë të gjatë” siç u shpreh edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja në fjalën e tij të mbajtur në konferencën shkencore me 14 tetor në Prishtinë. Nisma e Akademisë në fillim të këtij viti, për ta sjellë veprën dhe sakrificën e Gjeçovit në vëmendje të publikut në Kosovë, por edhe në Shqipëri, në 150-vjetorin e lindjes së tij nuk gjeti mbështetjen e nevojshme tek institucionet shkencore, kulturore dhe arsimore të Kosovës as të Shqipërisë. “Nuk e mbajtën fjalën të gjithë ata që na premtuan se do të bëheshin pjesë e kësaj devotshmërie dhe respekti për Gjeçovin dhe veprën e tij. Në mungesë të kësaj mbështetje, ne patëm vetëm një zgjidhje: përmes kësaj konference, t’i japim zë shkencor punës së vyer të Shtjefën Gjeçovit, duke hedhur dritë mbi aspekte të ndryshme të jetës dhe veprës së tij”, është shprehur Akademiku Mehmet Kraja në fjalën e tij në konferencën shkencore. Lexoni fjalën e plotë me këtë rast të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Z. Mehmet Krajës, marrë nga portali i tij (facebook):

“Dua të them që në fillim se ne e zgjodhëm 14 tetorin për këtë konferencë kushtuar Gjeçovit (pra dita e vrasjes së tij), për të kujtuar me pietet jo vetëm kontributin e tij për dijen dhe kulturën tonë, si themelues i arkeologjisë shqiptare, ndër të tjera, por më shumë për të sjellë në vëmendje se historia mund t’u përsëritet atyre që nuk dinë të nxjerrin mësimet e vyera prej saj. Pra, duke vlerësuar lart figurën e Gjeçovit në këtë 150-vjetor të lindjes së tij, deshëm që ky vit në Kosovë të quhej vit i Gjeçovit, sa në shenjë respekti për veprën dhe kontributin e tij, po aq edhe për faktin se gjatë periudhës së shkuar Gjeçovit nuk iu bënë nderet e merituara për punët e vyera, si themelues tashmë i padiskutueshëm i arkeologjisë dhe etnologjisë shqiptare. Kishte një arsye “jopublike” që Gjeçovi të mbahej në një heshtje për një kohë të gjatë: ai u vra nga një shtet, pjesë e të cilit Kosova ishte deri para 25 viteve. Por ajo që më bën përshtypje tani, është dijenia se mendësia e atij shteti që heshti dhunshëm Gjeçovin vazhdon edhe përtej kufijve kohorë të atij sundimi famëkeq. E them këtë jo pa mllef, sepse nisma e Akademisë për ta sjellë Gjeçovin në vëmendje të Kosovës në 150-vjetorin e lindjes së tij nuk gjeti mbështetjen e nevojshme tek institucionet shkencore, kulturore dhe arsimore të Kosovës. Nuk e mbajtën fjalën të gjithë ata që na premtuan se do të bëheshin pjesë e kësaj devotshmërie dhe respekti për Gjeçovin dhe veprën e tij. Në mungesë të kësaj mbështetje, ne patëm vetëm një zgjidhje: përmes kësaj konference, t’i japim zë shkencor punës së vyer të Shtjefën Gjeçovit, duke hedhur dritë mbi aspekte të ndryshme të jetës dhe veprës së tij. Më anë tjetër, as në shtetin e Shqipërisë, Gjeçovi nuk gëzoi njohje, mbështetje dhe respekt, madje shpesh nuk iu njoh as merita e themeluesit të arkeologjisë shqiptare. Regjimi komunist nuk e deshi për tri arsye kryesore: ishte prift; ata që vriteshin në Kosovë, jo gjithmonë nderoheshin në Shqipëri; dhe e treta, nxori nga harresa Kanunin e Lekë Dukagjinit, kryeveprën e së drejtës zakonore shqiptare. Kanuni u identifikua me Gjeçovin dhe u konsiderua pengesa kryesore e shtrirjes dhe depërtimit të moralit dhe ligjeve komuniste në masat e gjera, në emër të emancipimit. Prandaj nuk është për t’u habitur që Kanuni, ndërsa në Kosovë u ribotua më 1972, në Shqipëri, pas botimit të parë më 1933, nuk njohu dritë botimi deri me rënien e socializmit dhe po ashtu nuk duhet të habitemi që një numër veprash në dorëshkrim të Gjeçovit, si drama, novela dhe përkthime nuk e panë ndonjëherë dritën e botimit.
Si përfundim, dua të theksoj këtu se Gjeçovi është rilindës, rilindësi më i rëndësishëm i Kosovës, me të gjitha atributet që i kanë burrat me mendjen më të ndritur të kombit shqiptar. Ai ishte i pari rilindës që zbuloi se jo vetëm idetë dhe fryma jolëndore mund të flasin shqip, por shqip mund të flasë edhe toka, edhe një terakotë, edhe një kambanë e lënë në harresë. Ai po ashtu zbuloi se mund të jetë monument kulturor me vlerë të paçmuar edhe e drejta zakonore e kodifikuar, padrejtësisht e apostrofuar nga ideologjitë si pengesë e prosperitetit tonë kombëtar”. (Dr Mehmet Kraja –ishte kjo fjala e tij në konferencën me rastin e 150-vjetorit të Shtjefën Gjeçovit, mbajtur në Prishtinë disa ditë më parë).

Unë e kam të vështirë ta marr me mend se kush janë personat, organizatat dhe entet zyrtare të shqiptarëve, qofshin ato edhe qeveritare, që vërtetë duan të hedhin në harresë veprën dhe kontributin e At Shtjefën Gjeçovit. Për më tepër pyes veten se pse? Besoj se në fjalën e tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Dr. Mehmet Kraja hedhë dritë mbi disa prej arsyeve se pse At Shtjefën Gjeçovi nuk gëzon mbështetje as njohjen e duhur, zyrtare, për veprimtarinë e tij – as në Kosovë e as në Shqipëri. I madhi Faik Konica ka thenë se, “Po, At Gjeçovi është përmi çdo sharje.  Emri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur…” – Duket se edhe Konica paska qenë i gabuar në parashikimet e tija se emri i Shtjefen Gjeçovit, “do vejë duke u rritur”, ndër shqiptarë. Përkundrazi, kam drojë se – duke gjykuar punët nga ky organizim i cunguar për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e Gjeçovit në 150-vjetorin e tij — jo vetëm që emri i Gjeçovit nuk po rritet ndër shqiptarët, por ai gradualisht, po hidhet në harresë, zyrtarisht, si shumë të tjerë, përfshir At Gjergj Fishtën — në përputhje të plotë me trashëgiminë sllavo-komuniste — që për fat të keq të Kombit — ende mbizotëron në (mos)trajtimin zyrtar të këtyre figurave të mëdha kombëtare, në korridoret vendimarrëse të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Vlerësimet më të mëdha, me këtë rast, për Akademikun Mehmet Kraja dhepër ata kolegë të tij që u përpoqën ta shënojnë në mënyrë të dinjitetshme 150-vjetorin e At Shtjefen Gjeçovit! Turp për të gjithë ata — në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar — që për 35 vite tani, vazhdojnë t’i trajtojnë këto figura kombëtare, si At Shtjefen Gjeçovi, në frymën më të shëmtuar të nostalgjisë ndaj regjimeve sllavo-komuniste në trojet shqiptare. Siç tha në fjalën e tij edhe Dr Mehmet Kraja, përkujtime të tilla, siç është 150-vjetori i Gjeçovit, në mos për asgjë tjetër, atëherë duhet të shënohen, “më shumë për të sjellë në vëmendje se historia mund t’u përsëritet atyre që nuk dinë të nxjerrin mësimet e vyera prej saj.” Prandaj, Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë se kaq!
Frank Shkreli

Akademiku Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke mbajtur fjalën e rastit në konferencën që siç duket — në mungesë të mbështetjes nga entet e tjera, u organizua shpejt e shpejt, në minutën e fundit. Kjo shihet nga mungesa e të pranishëmve në sallë madje edhe e disa ligjëruesve (24 gjitsejt) emrat e të cilëve ishin në programin e konferencës për të folur, por siç duket nuk ishin prezent.

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes- Nga Aurel Dasareti

Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia dhe Afrika që Evropa (BE) nuk i do në vendet e veta.

Kombi shqiptar do të zhduket brenda 4-5 viteve, nëse nuk arrestojnë menjëherë kriminelin më të fëlliqur që ka ekzistuar ndonjëherë në trojet tona, nudistin e droguar që urren çdo gjë shqiptare.

Nevoja e shqiptarit për liri, e panevojshme, primitive?

Unë thjesht pyes veten se çfarë është kjo liri dhe për çfarë do të përdorët?

Dhe pse është kaq e natyrshme dhe e qartë që mafia hajdute kriminale ka nevojë për këtë liri (të pakufizuar), ndërsa populli i shtypur që është në zhdukje e sipër jo? Dhe pse e meritojnë lirinë kur lejojnë regjimin kriminal antishqiptar të bëjë çfarë të duan dhe askush nuk i ndalon me të gjitha mjetet në dispozicion?

Duhet të jeni të palëkundur, të pandashëm, të bashkuar dhe të paepur kur luftoni armikun e brendshëm. Në këto momente tragjike për Vendin dhe Kombin duhen lënë mënjanë interesat e përkohshme private, dallimet partiake e klanore, grindjet (…) mes jush. Kjo nuk ka të bëjë me cilën parti simpatizoni apo cilën parti e urreni, por me jetë a vdekje. Hiqni qafe një herë xhelatin e shqipes të paguar nga armiqtë e jashtëm, dhe pastaj bëni ndryshime, votoni kë të doni….

Kurvat e “rilindësve” të kryekriminelit bastard që kanë zaptuar edhe Kuvendin, po shpopullojnë Shqipërinë nga shqiptarët autokton dhe po e shndërrojnë në një kosh plehrash.  

PS: Nuk dua të keqkuptohem, por meqë shqiptarët nuk e meritojnë as lirinë, as demokracinë, u mungon një Enver për të shpëtuar Shqipërinë.

Aurel Dasareti

GJERMANIA DENON XHELATËT E KOMUNIZMIT, SHQIPËRIA MBRON  KRIMET E TYRE!- Nga BESIM NDREGJONI

Këto ditë mësuam nga DW, se një  ish –agjent i Stasi-t, ish sigurimi i shtetit të RDGJ, u dënua  me 10 vite burg nga  Gjykata e Landit të Berlinit për një vrasje në pikëkalimin kufitar të stacionit Berlinit – Friedrichstrabe në vitin 1974. Të hënën gjykata e konsideroi të provuar se tashmë i dënuari, 80 vjeçari, kishte qëlluar një shtetas polak gjatë operacionit të Stasi-t në zonën e tranzit të stacionit. Prokuroria kishte kërkuar dymbdhjet vjet burg. Komisionerja e Brandenburgut  për pasojat e diktaturës komuniste, Maria Nooke e përshëndeti vendimin. Është në përputhje  me vlersimin historik të rastit, tha Nooke. Gjygji tregon rëndësinë e rivlerësimit  ligjor dhe shoqëror  të padrejtësisë së RDGJ, deri sot..

Kjo është drejtësia gjermane, ai komb, që përballoi dy diktatura naziste dhe komuniste, nuk i harron krimet e komunizmit, dhe për dënimin e tyre vendos drejtësia jo politika,  dhe pse kan kaluar mbi 50 vite nga ai regjim.

Shqipëria është i vetmi vend ish komunistë-stalinistë i cili nuk ka marrë asnjë masë serioze për të pastruar jetën politike  nga mbeturinat e ish sigurimit të shtetit, të cilat ma shumë se kurrë, sot janë ma të rrezikshme se çfaqen në mënyrë të kaumfluar në institucjonet shterore dhe shoqërisë civile si mbrojtse e të drejtave dhe lirive të njeriut. Klasa politike shqiptare asnjëherë deri në sot nuk ka lejuar  që të analizohen shkaqet që çuan në hartimin e skemës së komunizmit shqiptar si një lloj i veçantë nga vendet e lindjes. Krimet e komunizmit në Shqipëri jo vetëm nuk ju nënshtruan analizave juridike, por u përdoren me retorika ideologjike për të gëzuar pushtet dhe jo për ti shërbyer të vërtetës, dhe demokracisë.

Dhe mbas rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për dënimin e krimeve të komunizmit, Shqipëria u mjaftua vetëm me një rezolutë parlamentare dhe kjo e votuar vetëm nga partia Demokratike, për arsye se partia Socialiste trashëgimtarja e partisë komuniste që i kreu këto krime, u largua nga votimi në parlament në vitin 1996 duke demostruar papergjëshmëri morale e politike për krimet e diktaturës komuniste.

Diktatura enveriste-staliniste në Shqipëri ishte një pushtet xhungël që u aplikuar në një vend të vogël ku krimi ishte dominues në mbatjen e pushtetit. Shifrat tronditse të krimit komunistë  që kan ndodhur në vendin tonë nuk kan të bëjnë fare me pushtetet komuniste në Europën juglindore. Xhelatët e xhunglës  shqiptare , vrisnin kundërshtarët politikë, vritshin mendjet e ndritura intelektuale të fushave të ndryshme si të artit, kulturës, të politikës etj, ata vritshin si fshatarin e thjeshtë, dhe intelektualin me përmasa kombëtare. Kufiri shqiptar ishte bërë arenë e vrasjeve të të  rinjve, dhe qendrat e banuara ishin bërë sheshe manifestimesh e dekorimeve të xhelatëve për vrasjet e shqiptarve antikomunistë dhe duartrokitjeve të komunistëve për aktin barbar që kryenin. Të gjitha këto krime kanë dosjet e shqiptarve të vrarë e të burgosur, të internuar e të mbijetuarve të diktaturës komuniste. Këto dosje i kan krijuar ish politikan, hetues, gjygjtarë, sekretarë partie, operativa të sigurimit të shtetit, administratorë të lartë të diktaturës hoxhiste, sot drejtues të politikbërjes shqiptare. Në cilin vend të botës demokratike mbrohen me kushtetutë krimet e komunizmit. 34 vite që politika shqiptare përdor heshtjen ndaj krimeve të komunizmit ku 35-40% e popullsisë i provoj këto krime me shkatrime brezash. Shqipëria përjeton demokraci formale për mbrotjen e komunistëve dhe nuk venë përball drejtsisë krimet që shkaktoi diktatura. Trumbetohet nga falangat e diktaturës , mbrotja e të drejtave dhe lirive të xhelatëve të diktaturës, dhe heshtet për krimet që pësuan kundërshtarët e diktaturës. I vetmi vend në Europë që ka mbi 6000 shqiptarë të vrarë që ju kan humbur dhe kufomat dhe sot ata që i dhanë Shqipërisë, pamvarsinë, krijuan shtetin e parë shqiptar mbas 500 vitesh pushtim otoman, ata që e pritën fashizmin me armë në dorë, ata që nën pushtimin nazistë, shpëtuan jetë hebrenjsh, ata që i rezistuan diktaturës komuniste për 50 vite, sot nuk kan një varr në tokën e tyre. Demokracia shqiptare flet për të drejtat e xhelatëve dhe nuk i çoi para drejtsisë si Gjermania, por përkundrazi ka ndërtuar ligje priviligjuese politike ekonomike dhe sot , të përndjekurit dhe të burgosurit politikë nuk lejohen të jenë pjesë e politikbërjes apo të marrin poste drejtuese në institucjonet e shtetit shqiptar. Po ju sjellim në vëmendje trajtimin e pensioneve në mes të ish sigurimit të shtetit dhe të ish burgosurve politikë. Të burgosurit politikë  marrin pensione qesharake 100 Ero, në muaj  kurse operativat, hetuesit, gjygjtaret, sekretarët e partisë kan pensione maramendse mbi 1000 euro.

Sot sistemi politikë, juridik arsimor,  shoqëria civile, drejtohen nga ish prokuror dhe hetues të diktaturës, drejtojnë sistemin politik në vend. Sot librat shkollorë e paraqesin diktaturën si një pushtet që ka ndërtuar Shqipërinë e ka ba luftën, dhe nuk ka një faqe të vetëm për krimet e tyre çnjerzore.

Ka mbi 34 vite që ju kërkojmë institucjoneve të shtetit shqiptar ti dënojnë krimet e komunizmit me ligj si Europa, por Presidenti, Parlamenti, Qeveria, edhe opozita kan mbi 10 muaj që heshtin ndaj kërkesës tonë për të bërë ligjin e dënimeve të krimeve të komunizmit. Konferenca Ipeshknore e Shqipërisë, Komuniteti Mysliman, Bektashian, Ortodoksë ju kan dorzuar kërkesën që të bëhet ligji i denimeve të krimeve të komunizmit. Gjithashtu edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë i është bashkuar heshtjes shtetrore. Turp kombëtar për këta institucjone që bëjnë politikë me gjakun e pafajshëm të shqiptarve antikomunistë.

Turp për ambasadorët e vendeve demokratike që i bashkohen kësaj heshtje antinjerzore.

A është antikushtetuese  Zotrinj parlamentar që këto krime mos të dënohen moralisht  dhe ligjërisht  dhe tani mbas 34 vitesh të ashtuquajtur sistem demokratik. A është antikushtetuese  zotrinj drejtues të shtetit shqiptar që diktatori ma i tmerrshëm mbas luftës së dytë botërore Enver Hoxha gëzon titujt e nderit  e viktimat e regjimit skan një varr. Përse në Shqipëri nuk u lejukan të dënohen krimet e komunizmit. Vetëm në kushtetutën  komuniste  ligjërohen krimet e mbrohen kriminelët. Të drejtë pasakan ata që kryen krime, ne që u viktimizuan duhet të heshtim për të “drejtat” e atyre që na viktimizuan. Në rastin tonë kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të kriminelve komuniste në një proces të mbeshtetun në drejtsi.

Ashtë rikthimi i plotë në liri dhe dinjitet për të gjithë , asht mbrotje nga “dora e shtetit” e nga “grushti i hijeve të zeza”… një shtet dhe shoqëri e këtill nuk mund të ndërtohet mbi padrejtsi! Tek ne dhe sot , mbas 34 viteve nuk është dënuar krimi komunist 50 vjeçar , me gjith sjelljen tonë  fisnike që përbuzëm hakmarrjen. Ne antikomunistët jemi breznia që këputëm zingjirin e hakmarrjes, një fitore historike e shpirtit shqiptar.Duhen dënuar krimet e komunizmit siç po i dënon Gjermania për hir të breznive të reja që mos përsëritet e kaluara tragjike.

Kjo është një detyrë primare për të gjith, por sidomos për ne.

Zotrinj parlamentar ju sjell në vëmendje thënjen e një të burgosuri politik spanjoll: “Mos e mbyllni librin e krimeve të komunizmit derisa çdo rrjesht, çdo faqe të lexohet nga të gjithë.” Dhe më tepër nga ju që jeni  ligjvënës e që duhet të mbroni të drejtat dhe liritë e njeriut.

Bëhuni palë në dënimin e krimeve të komunizmit siç vepron drejtësia dhe shteti gjerman se kështu u shërbehet jetëve njerzore të pafajshme shqiptare.

Morali është ligj i pashkruar , por që gjen zbatim çdo ditë në një shoqëri të civilizuar e demokratike.Këtë Shqipëri duam ne të mbijetuarit e xhunglës. Kjo nuk është Shqipëria  për të cilën luftuam ne kundërshtarët e komunizmit. Kjo nuk është Shqipëria demokratike, Shqipëria e qytetarve të lirë. Për të cilën kemi andrruar e shpresuar në këtë 34 vjeçar tranzicjon komunistë” Ndiqni shembullin gjerman, zotrinj shtetarë shqiptar, dënimi i krimeve të komunizmit është drejtsi dhe jo hakmarrje, por dhe paqe për breznitë e reja.

Ne të mbijetuarit e diktaturës po presim çdo ditë, kur do ta kaloni ligjin në parlament që ti dënoni krimet makabre të enverizmit e ti bashkohemi Europës si vendet  e tjera demokratike!

“Hakmarrje Jo “ “Drejtsi po “

Besim NDREGJONI

35-VJET PAS SHEMBJES SË MURIT TË BERLINIT: ANË E MBANË BOTËS DEMOKRACIA ËSHTË NË RREZIK! Nga Frank Shkreli

Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë — përveç tjerash – edhe me një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, drejtuar vendeve anëtare të organizatës botërore që ai drejton, organizatave ndër-qeveritare dhe atyre jo-qeveritare dhe medias, në mbarë botën, mbi rëndësinë e demokracisë në botë. Në mesazhin e tij kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, nënvijoi se “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është një mundësi për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të fjalës së lirë, lirive civile dhe shtetit të së drejtës; llogari-dhënjen nga institucionet qeveritare si dhe mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut”, si domosdoshmëri në procesin e zhvillimeve demokratike në botë. Kjo, tha me atë rast, udhëheqsi i OKB-së, është, veçanërisht, “me rëndësi këtë vit, kur më shumë se 50 vende – që, aktualisht, përfaqësojnë gjysmën e popullsisë globale – mbajnë zgjedhjet e radhës”. Antonio Guterres, theksoi gjithashtu se këto të drejta demokratike dhe vlera universale po sulmohen në mbarë botën. Liritë, në përgjithësi, po gërryhen, hapësira për pjesëmarrje qytetare në proceset politike po ngushtohet, ndërsa që polarizimi politik po intensifikohet, ndërkohë që mosbesimi ndaj vlerave demokratike, po rritet, ka thenë ai. Për fat të keq, kjo deklaratë tingëllon si deklaratat parlajamëruese të mëparshme ndaj rreziqeve që pëabll demokracia, por që tregon gjithashtu se zhvillimet dhe proceset demokratike në botë, jo vetëm që nuk po përmirësohen, por përkundrazi, problemet e demokracisë po shtohen gjithnjë dhe pa ndërprerje, 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit. Si rrjedhim, anë e mbanë botës, demokracia po kërcënohet dhe po rrezikohet si sistem i preferuar qeverisës.

Për këtë fakt shqetësues për fatin e demokracisë anë e mbanë botës, shkruhet pothuaj përditë në median amerikane, ndërkohë që është theksuar edhe në shumë raporte ndërkombëtare organizatash jo-qeveritare, përfshir një raport të botuar në fund të marsit që kaloi nga Fondacioni prestigjoz gjerman Bertelsmann. Sipas këtij raporti të para disa muajve– siç ka raportuar DW – 63 vendeve të botës që konsiderohen demokratike, ua kalojnë me numër vendet autokratike – gjithsejt 74. Kjo, sipas fondacionit gjerman tregon se ka ndodhur një ndryshim i madh global i një distancimi të dukshëm nga qeverisja demokratike, drejt autokracisë – shkaktuar nga ngjarjet e fundit gjeopolitike, por edhe nga sëmundja Covid-19, sipas këtij fondacioni.

Sipas këtij raporti, faktet janë tepër shqetësuese për zhvillimet demokratike anë e mbanë botës. Thuhet se, gjatë 20-viteve të fundit, demokracia, proceset dhe vlerat e saj janë përkeqësuar në 137 vende të botës, vende të cilat konsiderohen në zhvillim e sipër, si nga pikëpamja politike ashtu edhe ekonomike. Sipas fondacionit gjerman, këto janë shtete të cilat nuk mbajnë zgjedhje të lira dhe të cilat nuk kanë një shtet funksional kushtetues. Në raportin e Fondacionit Bertelsmann, që citohet nga DW, thuhet se vetëm gjatë dy viteve të fundit, zgjedhjet që janë mbajtur në 25-vende të botës, cilësohen si më pak të lira dhe më pak të ndershme se ç’ishin më përpara. Për më tepër, sipas raportit, në 39-vende të botës, fjala e lirë dhe liria e shtypit kanë hasur në kufizime gjithnjë e më të mëdha, gjatë të njçjtës periudhë.

Megjithë retë e zeza në horizontin e proceseve demokratike në shumë vende të botës, Sabine Donner, njëra prej autorëve të raportit të Fondacionit Bertelsmann – një raport më gjithë-përfshirës të këtij lloji në botë — i ka thenë DW se ajo nuk është, krejtësisht, pesimiste mbi demokracinë në botë, sepse sipas saj, vitet e fundit, popujt dhe qeveritë janë më të vetdijshëm se para 10-vjetësh, për problemet dhe sfidat që paraqesin — për vendet demokratike — regjimet dhe liderët absolut — që formë qeverisje kanë autokracinë – tha ajo për DW.

Në raportin e fondacionit gjerman thuhet se lufta më efektive kundër prirjeve autoritare në një vend, është dhe duhet të mbetet angazhimi dhe mbështetja serioze e qytetarëve për zgjedhje të lira, për lirinë e shtypit dhe për funksionimin e ndarjes/pavarësisë së pushteteve. Autorët e raportit të Fondacionit gjerman Bertelsmann arrijnë në përfundimin se në vendet ku demokracia funksionon, normalisht, tanimë, qeveritë në ato vende duhet të kërkojnë – më shumë se ç’kanë bërë në vitet e kaluara — një konsensus sa më të madh politik nga një segment sa më i gjërë i shoqërisë. Ndonëse, sipas DW, autorët e raportit pranojnë se një gjë e tillë po bëhet gjithnjë e më e vështirë në një atmosferë në rritje e sipër të polarizimit të forcave politike, anë e mbanë botës.

Sipas, OKB-së, ndër 50-vendet që do mbajnë zgjedhje vitin që vjen janë edhe Shqipëria e Kosova, ku kanë filluar tanimë përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas vërejtsve të huaj dhe të brendshëm –në prag të zgjedhjeve në Shqipëri dhe në Kosovë, ndonëse më pak në Kosovë – vihet re një mungesë e dukshme e përpjekjeve serioze për transformime politike drejtë vendosjes së demokracisë së vërtetë, sidomos të sigurimit se zgjedhje do jenë të lira dhe të ndershme. Fatkqesisht, jemi mësuar tani që dy shtetet shqiptare vazhdojnë të klasifikohen, në raportet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe zhvillimeve demokratike, si “pjesërisht të lira”. Kjo ndodhë, për disa arsye, por pikërisht për mungesë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe për kufizimin e të drejtave dhe lirive bazë, siç është fjala e lirë dhe sidomos, liria e shtypit të pavarur. Është kufizimi i këtyre të drejtave bazë të njeriut, që po rezikojnë lirinë dhe demokracinë e fituar me aq vuajtje e sakrifica që, për fat të keq, po bejnë që edhe dy shtetet shqiptare dhe shoqëritë e tyre të shkojnë drejtë një polarizimi politik gjithnjë e më të ashpër – ndërsa po afrohen zgjedhjet. Një prirje kjo që rrezikon, seriozisht, arritjet e deritanishme të lirisë dhe demokracisë sado të brishtë në trojet shqiptare, e që dalngadal i hap derën distancimit gjithnjë e më të madh të shqiptarëve nga qeverisja demokratike drejt një sundimi absolut.

Ekspertët janë dakort se demokracitë e pjekura, të stabilizuara dhe me përvojë historike e kanë më të lehtë të luftojnë dukuritë që rrezikojnë sot liritë dhe demokracinë në vendet e tyre – por që është shumë më e vështirë për vendet me një demokraci të brishtë ose “pjesërisht të lira”, si Shqipëria dhe Kosova, të luftojnë prirjet anti-demokratike dhe përpjekjet drejt vendosjes së një regjimi autokratik – prirje të cilat rrezikojnë liritë bazë të njeriut dhe demokracinë edhe të shqiptarëve Progresi demokratik ka nevojë për një proces. Në krye të listës së këtij procesi janë zgjedhjet, vërtetë, të lira, të ndershme dhe demeokratike, për të gjithë dhe pa dallim.

Për fat të keq, përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë sot në botë bëhen edhe më të vështira kur sunduesit autokratikë gjithandej – diktatorë të majtë e të djathtë – bashkpunojnë kundër armikut të tyre të përbashkët – DEMOKRACISË SË VËRTETË – si në kohën e Stalinit e të Hitlerit, bashkpunim i turpshëm që më në fund çoi në Luftën e dytë Botërore. Mbetet për t’u parë se çfarë do sjellë ky bashkpunim fatkeq midis këtyre forcave të errëta – të djathta e të majta – për të ardhmen e demokracisë dhe lirive bazë për popujt e botës, në vitet në vazhdimësi.

Në shikim të parë, kam drojë se kemi mjaft arsye që të jemi të shqetësuar për gjëndjen e krijuar në botë, por duke shpresuar se demokracitë e vërteta do zgjohen nga gjumi letargjik përballë kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat përballet sot demokracia kudo.


Send this to a friend