Kjo është sigurisht mënyra më e mirë për të marrë proteina në një pjatë të vetme. E shëndetshme, e lehtë dhe mund ta përgatisni në çdo stinë.
Përbërësit:
- 1 litër lëng perimesh
- 190 gram thjerrëza
- 1 qepë
- 3 karrota
- 1 shkop selino
- 1 lugë çaji koriandër
- Piper i kuq
- Xhenxhefil pluhur
- Kripë
Përgatitja:
- Shtoni thjerrëzat, qepën, selinon dhe karotat e grira në një tenxhere mesatare. Hidhni më pas lëngun e perimeve dhe vendosini në zjarr të ziejnë.
- Rregullojini me koriandrën, piperin e kuq, pluhurin e xhenxhefilit dhe pak kripë.
- Mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten. Servireni supën të ngrohtë.
Komentet