Çokollata e Dubait, e cila virale në TikTok, është frymëzuar nga ëmbëlsira arabe Knafeh. Ajo kombinon shijet e çokollatës, fëstëkut dhe tahinit me koren e filos dhe tashmë shitet kudo, në markete dhe pastiçeri.
Knafeh
Megjithatë, të gjitha çokollatat e Dubait nuk janë asgjë më shumë se kopje. Ndonjëherë, kopje të këqija të origjinalit.
Origjinali, i njohur Can’t Get Knafeh of It, nga FIX Chocolatier, shitet ekskluzivisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Cokollata e Dubait
Ajo u bë aq e njohur në mediat sociale sa që tani shitet shumë shpejt, ndonjëherë brenda pak minutash.
Yezen Alani, i cili themeloi FIX me gruan e tij Sarah Hamouda, tha për BBC se vëmendja globale që ka marrë Dubai Chocolate është e madhe, por në të njëjtën kohë, e ka bërë edhe atë të ndihet i përulur.
Çokollata më e famshme në botë filloi me dëshirat e çuditshme të një gruaje shtatzënë. Kur ishte shtatzënë me fëmijën e tyre, në vitin 2021, Hamouda kishte neps për këto shije. Çifti filloi të shesë çokollatën një vit më vonë, duke drejtuar biznesin e tyre së bashku me punët e tyre të zakonshme.
“Sarah dhe unë u rritëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe u transferuam në Dubai 10 vjet më parë, kështu që ne kemi rrënjë perëndimore dhe arabe. Ne donim të krijonim shije të frymëzuara nga kjo”, thotë Alani.
Krijuesit e cokollates se Dubait, Alan dhe Sarah
Një pjesë e hijeshisë së çokollatës autentike të FIX është ekskluziviteti i saj. Mund ta porosisni vetëm duke përdorur një aplikacion për shpërndarjen e ushqimit, pasi nuk mund të gjendet në dyqane apo supermarkete.
Kushton rreth 17 euro secila dhe mund të blihet vetëm në momente të caktuara të ditës, pasi kompania nuk ka kohë për të përmbushur kërkesat.
Megjithatë, falsifikimet, të quajtura “çokollata e Dubait”, tani janë përhapur në mbarë botën.
Alani thotë se këto kopje të produktit të tyre janë “shumë zhgënjyese, sepse njerëzit po provojnë shijen jo origjinale, gjë që dëmton markën tonë”.
Mania virale
Një nga arsyet e shpërthimit të kërkesës për çokollatë janë rrjetet sociale. Fillimi i kësaj manie mund të gjurmohet në një video nga Maria Vehera që u bë virale në TikTok në 2023.
Në videon, e cila ka afro shtatë milionë pëlqime, Vehera provon për herë të parë Knafeh, së bashku me disa të tjerë të prodhuar nga e njëjta fabrikë çokollate.
Kur Alani dhe Hamouda filluan biznesin, ata punësuan një person për të marrë rreth 6-7 porosi në ditë.
Por që kur popullariteti i çokollatës u rrit, kryesisht falë TikTok, biznesi i tyre tani punëson 50 njerëz, duke përmbushur 500 porosi në ditë.
Një temë e madhe diskutimi është çmimi i produktit, i cili është 17 euro për copë. “E gjitha është e punuar me dorë, gjithçka bëhet me dorë”, thotë Alani. “Ne përdorim përbërës të cilësisë së lartë dhe procesi nuk është si kur bëjmë çokollata të tjera. Kemi pjekjen, formimin e çokollatës sipas dizajnit dhe mbushjen, madje edhe kikirikët zgjidhen dhe përpunohen me dorë.”