Të gjithë i pëlqejmë mollët, por ndodh që ato të mos qëndrojnë për shumë ditë pa u prishur.
Keni kërkuar një mënyrë se si t’i mbani mollët të freskëta dhe të shijshme, por gjithnjë keni dështuar? Më poshtë revista Shije ju jep disa këshilla të lehta, të cilat do t’ju ndihmojnë ta furnizoni kuzhinën tuaj dhe të mbani mollë të freskëta, për të paktën dy ose tre javë.
Mos i prisni
Nëse prisni mollën, ajo nuk mund të qëndrojë e freskët sepse tuli i saj fillon të kthehet në ngjyrë kafe për shkak të oksigjenit në ajër. Kështu që mbajini mollët të paprera deri pak para se t’i hani ose t’i përdorini në një recetë, për të pasur jetëgjatësi.
Pak acid, si lëng limoni ose uthull, mund ta ndihmojë mollën për të ngadalësuar këtë proces.
Mbajini ato në sirtarin e frigoriferit
Mollët vazhdojnë të piqen edhe pasi janë vjelur. Ato nxjerrin një substancë të quajtur gaz etilen, i cili vazhdon të zbusë lëkurën dhe tulin e tyre ditë pas dite.
Mbajtja e mollëve në një vend të ftohtë i ndihmon që të ngadalësojnë emetimin e këtij gazi, kështu që vendi i tyre duhet të jetë në sirtarin e poshtëm në frigorifer.
Larg nga frutat dhe perimet e tjera
I njëjti gaz që ndihmon mollët të piqen kur janë vjelë lëshohet edhe nga frutat dhe perimet e tjera. Nëse është e mundur, mbajini të ndara nga prodhimet e tjera
Komentet