Barometri diplomatik
*** Unë e quaj Serbinë antidemokratike dhe antievropiane, pse nuk e njeh Republikën e Kosovës, JO pse nuk ia ka plotësuar kërkesën dëshirore të Vojsa Osmanit.
*** -U “kërceu kanari politik e diplomatik” apo jo, Serbia derisa ta njohë Kosovën, ka plotësisht të drejtë, të mos e pranojë asnjë deputet dhe, asnjë lider politik të Kosovës në Beograd !
*** Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës do të duhej ta falënderonte, jo ta kritikonteë vendimin e ligjshëm të Kuvendit të Serbisë, që ka refuzuar “delegacionin shpëtimtar” të pavarësisë së Kosovës dhe të demokracisë evropiane perëndimore.
*** Serbia nuk është demokratike pse nuk po e njeh Republikën e Kosovës, jo pse nuk ia dha “vizën” Vjosa Osmanit për të hyrë në Kuvendin e saj për të debatuar me Nenad Çanak. Kjo është komike të kontestohet dhe të kritikohet vendimi i ligjshëm i Kuvendit të Serbisë.
Refuzimi i ligjshëm i Vjosës nuk cenon kurrfarë vlere demokratike evropiane e as ndërkombëtare!
-Përkundrazi, MOSNJOHJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS nga ana SERBISË cenon jo vetëm vlerat dhe standardet demokratike evropiane, por edhe rendin, drejtësinë, sigurinë, bashkëpunimin dhe paqen ndërkombëtare.
Ky është problemi që ka Kosova, Amerika, BE-ja, OKB-ja dhe NATO-ja me Serbinë si shtet i dikurshëm kolonialist, JO kërkesa e Vjosa Osmanit, në asnjë mënyrë. –Mjaft më me grupe të tilla të turpshme “nomade” partiake dhe klanore kinse për “shpëtimin” e demokracisë evropiane dhe të Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe neokolonialiste.
-Pse Kuvendi i Maja Gojkoviqit refuzoi kërkesën e Vjosa Osmanit, kjo nuk do të thotë se Serbia është “antidemokratike” dhe “antievropiane”, ashtu siç ka reaguar ajo me pezëm dhe, pa asnjë drejtë, sepse si juriste dhe si deputete shumëvjeçare e Kuvendit të Kosovës, do të duhej ta dinte se Serbia nuk është demokratike për shkak se po e mohon të drejtën historike të mbi 2 milionë shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe për shkak se nuk po e njeh Repubikën e Kosovës, JO pse e ka refuzar Vjosa Osmanin të mbante ndonjë “ leksion” për demokracinë evropiane në Kuvendin e Serbisë.
Si Vjosa, ashtu “ilirët” dhe “pellazgët” e tjerë, që e kanë “aranzhuar” atëfarë takimi me deputetin Nenad Çanak në kuadrin e Kuvendit të Serbisë, do të duhej ta dinin se është e drejtë e ligjshme, kushtetuese, demokratike dhe sovrane e parlamentit të çdo shteti, së këndejmi, edhe në rastin konkret, është e drejtë e Serbisë, që me vendimin e Kuvendit të saj ka refuzuar Vjosa Osmanin, që të mos marrë pjesë në “Konferencën Përmes Idesë së BE-së Drejt Paqes dhe Zhvillimit”, që do mbahej në Kuvendin e Serbisë.
Pse Çanaku nuk e ftoi në Beograd, Edita Tahirin, po Vjosa Osmanin?!
– Asnjë lider politik dhe asnjë deputet normal shqiptar nga Kosova, që ka të paktën dëftesën e shkollës fillore, nuk do të duhej ta fuste “kokën në çantë” e të shkonte në Parlamentin e Serbisë, gjoja për të fituar poena politikë sy të Evropës, sepse atje, do të ballafaqohej me sharjet më poshtëruese të deputetëve çetnikë radikalë të Vojislav Sheshelit, ashtu siç ndodhi me delegacionin qeveritar të Republikës së Kroacisë.
-Besimi dhe mbivlerësimi i verbër është armiku më i madh i së vërtetës. –Po kush janë ata dallkaukë politikë, që ushqejnë iluzione dhe shohin ëndrra të kota, duke ecur mbi zjarrin, se gjoja me “përrallat” e tyre apolitike në Kuvendin e Serbisë, do ta bindnin edhe Sheshelin, se ka ardhur koha për hapjen e faqesë së re mes Serbisë dhe Kosovës, edhe pse Beogradi zyrtar së bashku me Moskën prerazi nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
-Ky ishte një provokim politik reversibil (dytehësh) i sonduar nga disa eksponentë dhe miq lojalë të Serbisë, tanimë, të njohur si grupe të ashtuquajtura investiguese-moderuese, që në forma të ndryshme “operojnë” në relacionin e trekëndshit Beograd-Prishtinë-Tiranë, me qëllim që të përgatisin terrenin për “termite politike” sikurse në rastin e puçit kundër Vetëvendosjes së Albin Kurtit, të cilën e ndanë në dysh, me qëllim të dobësimit të saj për t’ia lehtësuar Serbisë, që të manovrojë më lehtë me agjenturat dhe me hyzmeqarët e saj shqipfolës për ta destabilizuar dhe dëmtuar rendin, sigurinë dhe qetësinë në Kosovë.
Pavarësisht nga përpjekjet e tilla dhe nga lufta e ethshme propagandisitike subversive e spiunëve të tillë të Serbisë, deputetja Vjosa Osmani, Ilir Deda, Blerta Deliu Kodra, do të mund ta vizitonin Beogradin, vetëm, pasi të demokratizohet Serbia me forca të reja progressive politike siç janë Prof.Dr. Dubravka Stojanoviq, Çedomir Jovanoviq, Nenad Çanak… etj. si dhe pasi Serbia ta ketë njohur Republikën e Kosovës, atëherë deputetëve dhe liderëve politikë të Kosovës, do t’u hapej rruga për të shkuar në Beograd. Ndryshe, në kushtet dhe në rretanat ekzistuese politike regressive dhe antidemokratike, nuk kanë se çfarë dhe, pse të kontaktojnë me homologët e tyre në Beograd qoftë në kuadrin e kuvendit, të qeverisë a presidencës, sepse vetëm mund të jenë të rrezikuar fizikisht dhe të arrestuar.
Vjosa, duhet ta falënderojë, jo ta kritikojë vendimin refuzues të Kuvendit të Srbisë së Maja Gojkoviqit, sepse e shpëtoi nga sharjet eventuale të Vojislav Sheshelit
-Çfarë, do të kishte ndodhur sikur Vjosa Osmani të kishte hyrë në kuvendin e Serbisë. Asgjë e re pozitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përpos reprizës së skandalit politik të delegacionit kroat, përfaqësuesit e të cilit u ofenduan rëndë, me nënë e babë nga deputeti radikal serb Vojislav Sheshel, i cili edhe ua dogji flamurin e Kroacisë. Kështu, do të ndodhte me Vjosa Osmanin, me Ilir Dedën dhe me Blerta Deliu Kodra, në vend të përshëndetjes së mirëseardhjes, Shesheli do t’i priste me sharjen “ “ J… shiptarsku mater i vasu bananu republiku…”.
Me rastin të refuzimit të Vjosa Osmanit, që të marrë pjesë në Kuvendin e Serbisë, janë therrur keq “skenaristët” e përgatitjes së një skandali të tillë nga vendimi i prerë i Kuvendit të Serbisë. Për këtë, duhet falënderuar kryeparlamentaren Maja Gojkoviq, e cila u tregua më largpamëse sesa ata, që ngritën “kurthin” kundër Vjosa Osmanit, që edhe kjo të binte “viktimë” e sharjeve dhe e ofendimeve të deputetit radikal shovinist dhe racist, Vojislav Sheshel, ashtu siç ndodhi me epilogun skandaloz kundër delegacionit kroat në Kuvendin e Serbisë, në muajin prill të këtij viti.
Mos merrni turr për në Beograd, se ende nuk është ringjallur socialdemokrati Dimitrije Tucoviq.
-Pa e njohur Beogradi shtetin e pavarur të Kosovës, është budallallëk, marrësi dhe tradhti të shkohet në kuvendin apo në qeverinë e Serbisë, gjoja për të biseduar në “mënyrë demokratike” për “normalizimin e marrëdhënieve” mes Serbisë dhe Kosovës.
-O, të marrë, ç’u ka kapur aq siklet i madh për ta vizituar kuvendin e Serbisë?! – Si mund të kërkoni demokraci në Serbi, duke “pallur” në Kuvendin e Serbisë, derisa kjo nuk e njeh Kosovën e pavarur, por, ende me Kushtetutën e saj të vitit 2006, Kosovën e konsideron koloni të saj sikurse këtu e 100 vjet më pare (1912-2018).
Regjia e kujt ishte ajo, që vetëm Vjosa me dy deputetë të tjerë ta vizitonte kuvendin e Beogradit?
*** Realisht, nëse Nenad Çanak e ka pasur përnjëmend, që të bisedonte me ndonjërin nga deputetët a me ndonjë lider politik demokrat të Kosovës, do të duhej ta ftonte Edita Tahirin, jo Vjosa Osmanin, sepse Edita është ajo që më së miri ka “lexuar” politikën dhe diplomacinë e Beogradit zyrtar ndaj Kosovës, duke qenë se qe 6 vjet rresht ishte kryenegociatore e qeverisë së Kosovës në Dialogun serbo-shqiptar të Brukselit (2011-2017).
-Nëse e konsiderojmë veten se jemi luftëtarë të drejtësisë dhe demokratë të vërtetë shqiptarë, proevropianë perëndimorë dhe proamerikanë, atëherë, duhet të jemi parimorë dhe realistë në politikë (pavarësisht nga aftësitë individale dhe interest grupore e partiake) sepse as Vjosa Osmani e as Ilir Deda nuk e njohin më mirë politikën dhe diplomacinë serbo-shqiptare sesa Prof.Dr.Edita Tahiri, pavarësisht se kush e ka “kurdisur” atë skenar politik, që deputeti serb, Nenad Çanak t’i bënte ftesë deputetes Vjosa Osmani, sepse N. Çanak nuk e di se kush Vjosa Osmani e as deputeti Ilir Deda.
Prandaj, në këtë kontekst, nuk ka pse të mllefoset askush, duhet pranuar realitetin, jo dëshirën e as reagimin negativ të Vjosa Osmanit, që Kuvendi i Serbisë e ka refuzuar gatishmërinë e saj, të merrte pjesë në “Konferencën Përmes Idesë së BE-së Drejt Paqes dhe Zhvillimit”.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, M.Gojkoviq mori vendim të drejtë në rastin Vjosa Osmani
Në këtë rast, duhet falënderuar kyetaren e Kuvendit, Maja Gojkoviq, sepse ka vepruar drejt, që nuk lejuar pjesmërrjen në këtë Konferencë të Vjosa Osmanit, të Ilir Dedës dhe të Blerta (Deliu) Kodra, sepse, para së gjithash ka mbajtur parasysh skandalin e turpshë, që muajin e kaluar ndodhi me përfaqësuesit të delegacionit zyrtarë Kroacisë, me ç’rast deputeti shovinist serb i PRS-së, i shau me nënë me babë dhe me shtet, duke i poshtëruar në mënyrën më çnjerëzore dhe vulgare, duke ua djegur edhe flamurin shtetëror të Kroacisë.
Për shkak të një skandali të tillë politik e diplomatik, delegacioni kroat edhe braktisi bisedimet me Serbinë, dhe u kthye në Zagreb.
Ky rast i paprecedencë, i shkaktuar nga çetniku Vojislav Sheshel, do të duhej të ishte tregues i mjaftueshëm (për ata deputetë dhe liderë politikë në Kosovë), që, edhe nëse ftohen zyrtarisht nga Serbia, të mos marrin turr si bufi pa sy drejt Beogradit mbase ende nuk janë krijuar dhe pjekur kushtet e as nuk ka ndryshuar klima e politikës raciste dhe antidemokratike kundër shqiptarëve të Kosovës e as kundër Amerikës, as kundër NATO-s dhe Evropës perëndimore demokratike, edhe pse presidenti Aleksandar Vuçqiq dhe Ivica Daçiq po e gënjejnë vazhdimisht edhe Amerikën edhe Evropën, se gjoja, tanimë Serbia “është demokratizuar”. Këtë gënjeshtër politike, e dëshmoi edhe skandali i Sheshelit në Kuvendin e Serbisë, me ç’rast edhe kroatët u bindën se në çfarë shkalle ishte “evropianizuar” dhe “demoratizuar” Serbia e Vuçiqit.
Prandaj, nuk është potez i mençur, që deputetët dhe liderët e tjerë politikë të Kosovës, që në mënyrë “nonshalante” të shesin mend si kozmopolitë, pluralistë dhe të heqen si “trima” dhe si “gardianë” të drejtësisë dhe të demokracisë evropiane perëndimore.
-Fundja, deputetët dhe liderët politikë të kuveddit dhe të qeverisë së Serbisë nuk janë si ata të qeverisë dhe të kuvendit të Kosovës, të cilët ministrat e qeverisë dhe deputetët serbë nuk e njohin as de fkato e as de jure shtetin e pavarur të Kosovës, por Serbinë.
Mirëpo, megjithëkëtë refuzim asntiligjor, antikuishtetues dhe antidemokratik, ata përfaqësojnë qeverinë dhe kuvendin e Kosovës, duke marrë paga të majme!
-Në cilin shtet të botës ka një absurd dhe padrejtësi të tillë?!
-Cili shtet në botë, do të kishte lejuar një rast të këtillë antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik? – ASNJË, veç deputetëve, ministrave, kryeministrave dhe presidentëve të deritashëm dhe të sotëm të Kosovës.
-Për çrrënjosjen e kësaj padrejtësie, do të duhej të luftonin deputetët e Kosovës, JO të shkonin për të shitur mend në Kuvendin e Serbisë, gjoja për t’u mbajtur “leksione” se cilat janë standardet dhe vlerat e demokracisë së Evropës Perëndimore!?
Komentet