Vendi po zien. Krimi në Shqipëri është në hall .!! A po ngrihet lartë morali qytetar ??
Në fakt kështu do të ishte normalishtë, po të shikohet se në çfarë faze po ndodhet era e re e ndryshimit që po përçon vendin tonë të dashur !
Akoma optimizmi qytetar nuk ka fuqinë ose nuk ka argumentin që të ngrihet lartë, për arsyen e thjeshtë se mosbesimi ndaj shtetit dhe organeve të tij ligjvënëse është shumë i lartë !
Sot qytetarët presin e presin aq shumë por nuk besojnë shumë se do të ndodhë ndonjë gjë e madhe. Dhe kanë të drejtë .
Politika e sotme dhe ajo e shkuar e ka ndrydhur e shtrydhur kaq shumë besimin qytetar sa që edhe dalja e Diellit në mëngjes, shumëve u duket si diçka e pa besueshme .
Kjo pasi asnjëherë deri tani shteti nuk ka treguar se mund t’i lerë gjerat të rrjedhin normal ashtu siç duhet , ku ligji të zbatohet njësoj për të gjithë dhe gjithëkush në këtë vend të bukur nga natyra të paguaj e të shlyejë fajet e të këqijat që i kanë bërë për këto 28 vjet me rradhe vendit ..
Por në horizont më në fund duket shpresa. Duket se ligji ka filluar në mos t’i dënojë akoma, t’i trembë kriminelët . Ligji ka filluar të bëjë vendin të ziejë . Gjithandej , arrestime , ndalime ,kontrolle bllokime pasurish dhe mbi të gjitha një dorë e hekurt sikur rëndon fuqishëm mbi të keqen ..
Njerëz është koha mbas Vetting-ut, që megjithse ky i fundit nuk është akoma i mbaruar juridikishtë po jep frytet e shpresës së munguar për të gjithë shqiptarët ..
Ish ministri i Brendshëm (edhe pse akoma nuk ka asnjë gjë konkrete ligjore që e lidh me krimin ) ishte objekt diskutimi parlamentar dhe eshte marre nen hetim ligjor nga prokuroria e shtetit …
Shumë zyrtarrë të lartë të policisë janë sot në arrest ligjërisht por në mungesë, se si morrashë janë larguar nga vendi duke shfrytëzuar lidhjet akoma të tyre me krimin, mundën të largohen dhe t’i fshihen arrestimit ..
Shumë gjyqtarë të lartë, juristë të tjerë dhe në veçanti ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u detyruan që të shkojnë në shtëpi e t’i shmangen Vettingut duke dëshmuar kështu parregullsitë në punën e tyre dhe pa mundësitë e shpjegimit të të qënit të pasur vetëm nga funksioni që kishin ..
Akoma më tej, furtuna e policisë bëri që në vendin tonë të kapet sasia më e madhe e kokainës ndonjëherë në Evropë, plot 613 kg , duke i hequr ose i dëmtuar krimit të paktën bazën e finances dhe duke e lënë atë më të dobët .
Shteti e policia ka javë të tëra që po e mban ngrehur shpatën ligjore, kundër trafikut dhe prodhimeve të pa ligjshme, përfshirë jo vetëm drogën !
Shumë zyrtarë të tjerë të përfshirë në veprime mafioze me ndarjen e tjetërsimit të pasurive shtetërore në toka dhe vende ndertimi privat , me anë të fallsifikimit dhe korrupsionit ..
Në pranga kryetarë e nën kryetar bashkosh , si ai i Lezhës , apo kryetarë e anëtarë të Keshillave bashkiakë e të qarqeve ..
Gjuetia e maskarenjve dhe shkelësve të ligjit vazhdon ..
Vazhdon, vazhdon, e vazhdon .. Por megjithatë, ne qytetarëve, nuk na mbushet mendja , pa i parë mbas hekurave të gjithë ..
Pa i parë të lidhur e të dënuar të gjithë peshqit e mëdhenj , që deri tani , kanë gjetur kudo ujra të turbullta në llumin e madh të korrupsionit në Shqipëri ..
E megjithtë , ne nuk besojmë se akoma edhe sot, OKB , Shqipërinë e renditi të 19 -ën në indeksin e vendeve të korruptuara ..
Ky është njkë turp që na bën akoma mosbesues .
Nesër, nesër të shohim dhe pastaj do besojmë . Nëqoftëse plaga deri tani ka filluar të hapet dhe ndyrësira e erës së saj të keqe të korrupsionit dhe krimit vazhdon akoma të na çajë hundët dhe të na e neverisë besimin se me të vertetë do të behet më e mira ..
Nejse fillimi i mbarë është gjysma e punës …
Dhe në fund, nuk mund të harroj se gjithshka do të shkonte mirë, por sado peshq të mëdhjenj të kapen , pa ardhë dita e kapjes së peshkaqenit të madh,ish presidenti dhe ish kryenministri për gati 16 vjet , asgjë nuk do të jetë e mirë dhe e saktë , ose e pa përfunduar , në sjelljen dhe kalitjen e besimit të popullit tek shteti dhe tek politika .
Komentet