“Gjuha mëmë është si qumështi i nënës, që ushqen e rrit fëmijën më të shëndetshëm dhe më të zgjuar”
Në togun e mësueseve vullnetare, të përkushtuara të arsimit shqiptar në Greqi radhitet edhe mësuesja e dalluar Alma Hani. E formuar me një kulturë solide pedagogjike dhe me një përvojë të pasur si mësuese, ajo fal dhe trashëgon për brezat atë çka atyre iu duhet për të zhvilluar, mbrojtur dhe ruajtur nga traditat tona arsimore. Kjo përbën një kontribut të vyer të saj për rritjen e nivelit të të rinjve larg atdheut, për të përhapur shkrimin dhe leximin e gjuhës amtare dhe për të ruajtur identitetin kombëtar.
Para ca ditësh mësuesja Alma Hani më dërgoi një tufë krijimesh të nxënësve të saj në gjuhën shqipe ku zë vend pavarësia e Republikës së Kosovës, duke e dritësuar edhe më shumë Shtetin shqiptar 2.
E përfshirë në bashkëbisedimin e shkëlqyer me mësuesen e dalluar, nuk e ndiej fare kohën që kalon, ndërkohë që përjetoj ndjenjat e nderimit dhe respektit për përpjekjet e saj për të mbajtur “në këmbë” shkollën shqipe të mësimit plotësues.

- E dashur Alma cila është vendlindja juaj dhe çfarë trashëgoni prej saj në kujtesën tuaj?
– Në radhë të parë ju falënderoj për intervistën tuaj. Vendlindja ime është qyteti shekullor i Beratit. Nga prindër punëtorë, mamaja nga qyteti i Shkodrës ,babai nga Berati, kam trashëguar nga dy njerëzit e mi më të dashur kulturë dhe dashuri për njerëzit, për vendin edhe për vetë jetën. Edhe pse ishim shumë fëmijë dëshira e prindërve ishte dija. Unë kam mbaruar studimet në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan dega Gjuhe –Letërsi. Kam punuar mësuese në fshatrat përreth qytetit të Beratit për 5 vjet.
- Mëngjesi i parë në Greqi si dhe pse?
-Në Greqi kemi ardhur në vitin 2002 ne qytetin e Lamias, rrugën e mërgimit e mora për shkaqe familjare prindërit më vdiqën dhe unë bashkohem vëllezërve që punonin atje. Edhe pse isha mes njerëzve të mi të dashur një boshllëk ndjeja në zemrën time, qe dalëngadalë filloj të përshtatej me jetën të thuash ‘’gjysmake’’ në tokën e huaj.
- Dita e parë e punës si mësues i shqipes në Greqi, ku dhe kur?

-Vitet kalonin pa u kuptuar, pasi u bëra nënë ndjeja se diçka më mungonte, boshllëku akoma nuk ishte mbushur në zemrën time, atëherë e ndjeva jo të domosdoshme, por detyrë jo vetëm për fëmijën tim, por për gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë ardhur këtu për të u krijuar një jetë më të mirë fëmijëve të tyre. -Pyesja veten: A do të flasin këta fëmijë gjuhën amtare shqipen ?A do ta shkruajnë atë, nëse nuk e mësojnë në shkollë, ku ? Ashtu siç thotë edhe populli :”Gjuha ruhet aty ku shkruhet”?
Mora guximin si qytetare emigrante e ligjshme dhe si anëtare e Lidhjes se Mësueseve Shqiptarë këtu në Greqi, qe sapo ishte e ligjëruar, duke trokitur në dyert e zyrave të bashkisë, për të na dhënë një ambient për mësimdhënien e gjuhës mëmë. Pas shumë sorollatjesh edhe mosdashjes që fëmijët tanë të ruanin identitetin e kombëtar, më në fund na u përgjigj një bashki ku funksiononte Këshilli i Integrimit të Emigranteve. Më 7 tetor te vitit 2012 se bashku me kolegen Zhuljeta Hoxha, filluam mësimin shqip në shkollën publike në Dhomoko /Lamia- Athinë. Punën e bëjmë falas, vullnetare, nuk ka kush të na shpërblen mundin tonë, është ky viti i gjashtë i pandërprerë.
- Sa jeni e kënaqur me përfshirjen e fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe?
-Sa i përket i përfshirjes së fëmijëve në mësimin plotësues nuk jam e kënaqur, duke ditur numrin e madh të emigranteve shqiptarë që jetojnë në këtë komunë dhe vetëm një përqindje e vogël e fëmijëve vijën në mësimin shqip. Kjo është më të vërtetë për të ardhur keq për brezat që rriten duke harruar për ditë gjuhën shqipe dhe duke humbur identitetit kombëtar.
- Cili është problemi juaj në mësimin e gjuhës shqipe?
Problemet janë të shumta. Puna jonë fillon me regjistrimin i nxënësve, bashkëpunimin me prindër, sigurimin i klasave, plan-programet, tekstet shkollore dhe veprimtari kushtuar festave kombëtare.
- Nga kush keni mbështetje për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në
Greqi? Sa ju ndihmon MASH e Tiranës?

–Të them se kemi mbështetje nga Ministria jonë do të dal gënjeshtare, se për këtë vit shkollor nuk kemi pasur as tekste mësimore. Nuk mund të flasim për ndihmë. Mbështetje kryesore për mua kanë qenë prindërit e nxënësve dhe vetë zyrtaret mendje hapur të kësaj bashkie, duke e ditur se jo në gjithë Greqinë lejohet mësimi plotësues i gjuhës shqipe.
- Për prindërit, fëmijët e tyre që duhet të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe cili është mesazhi juaj?
Gjuha mëmë është si qumështi i nënës, që ushqen e rrit fëmijën më të shëndetshëm dhe më të zgjuar. Prindër flisni shqip me fëmijët tuaj kështu edhe ata do të mësohen ta vlerësojnë gjuhën shqipe. çoni fëmijët në mësimin shqip se shkollat shqipe për fëmijët shqiptarë janë hapur. Të duash dhe të mësosh gjuhën tënde do të thotë të duash dhe të jesh vetvetja. Nëse fëmijët tanë e dine se kush janë nga vijnë, do ta dinë edhe ku rrinë, nesër do të jenë ura lidhëse me atdheun.
- Cila është dëshira juaj sa i përket organizimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe?

-Dëshiroj që organizimi i mësimit plotësues te gjuhës shqipe në Greqi mos të mbetet në baza vullnetare, por të merr kahe institucionale.
Të mësosh gjuhën mëmë është e drejtë e çdo qytetari kudo gjendet nëpër botë sipas Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Në bazë të këtyre ligjeve edhe fëmijët tanë shqiptarë duhet ta gëzojnë këtë të drejt elementare.
Mendoj se do të duhej të bëhen marrëveshje midis shtetesh për integrimin e gjuhës shqipe në programet shkollore ku mësojnë fëmijët. Edhe pse jemi vonuar, mos të presim në agoni çdo fillim viti shkollor vendimin‘’negativ apo pozitiv’’ për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe ne shkollat publike. Siç dihet çdo gjuhë është pasuri e përbashkët e njerëzimit dhe për këtë është detyrë e çdo qytetari mbrojta dhe ruajtja e saj.
Delemont, 01. 03. 2018 Nexhmije Mehmetaj
Një meritë e madhe për ju e nderuar kolege, që jeni shprehur realisht , cdo situate apo gjendje të përjetuar në emigracion , pa ndryshuar asnjë pikë apo presje nga ato çka na rrethojnë ….
Uroj që kjo intervistë apo këto fjalë të bien në veshin e dikujt që mundësojnë lehtësimin e kësaj nisme fisnike dhe patriotike , duke mos e lënë në dëshirën e individëve patriotë , por si detyrë e një shteti për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e tij edhe në Diasporë.
Ju falënderoj edhe ju zj.Nexhmije për interesin dhe shkrimin publikisht , duke ju uruar vazhdim të mbarë !
Respekte dhe mirënjohje!
Kolegia juaj , Kristiana Veliu , Patra , Greqi !
E dashur Kristina,
Është kënaqësi për mua, por edhe respekt, qe t’i them pak fjalë për figurat e shquara mësueset/it punëtorë të palodhur të dijes sidomos ju në Greqi qe mbani mësimin shqip krejtesisht falas. Puna juaj pedagogjike është e ndriteshme dhe rrezatuese për ne dhe për ata që do të vijnë, njëkohësisht fryti i përpjekjeve të mësuesve të shquar është historia e arsimit dhe shkrimit shqip jashtë atdheut.
Përqafime nga Nexhmija- Zvicër.
Zonja të nderuara, që më jeni dhe po aq të dashura!
Fillimisht, të falem nderit, ty Nexhmije, që për mua je jo vetëm për të ngrënë mësuese e atyre fëmijëve emigrantë, por edhe pedagoge për ne mesuesit e Diasporës. Të falënderoj për intervistën me kolegen time, me shoqen time, Almën. Se cila është ajo, e ka shpalosur bukur e me vërtetësi, në bisedën me ju. Ndihem me fat, që jam pjesë e këtyre mësueseve, sepse ke se çfarë mëson, por kupton edhe më mirë vlerat e punës sonë.
Alma e dashur, të uroj suksese në vazhdim!
Zonja të nderuara, që më jeni dhe po aq të dashura!
Fillimisht, të falem nderit, ty Nexhmije, që për mua je jo vetëm një mësuese e atyre fëmijëve emigrantë, por edhe pedagoge për ne mesuesit e Diasporës. Të falënderoj për intervistën me kolegen time, me shoqen time, Almën. Se cila është ajo, e ka shpalosur bukur e me vërtetësi, në bisedën me ju. Ndihem me fat, që jam pjesë e këtyre mësueseve, sepse ke se çfarë mëson, por kupton edhe më mirë vlerat e punës sonë.
Alma e dashur, të uroj suksese në vazhdim!