Një nga protestuesit listoi edhe disa nga problemet që ka vendi ynë, duke thënë se në Shqipëri nuk është vetën Narta dhe Zvërneci, por ka edhe shumë probleme të tjera.
ITALI- Shqiptarët në Bolonja kanë dalë dje në protestë, duke kundërshtuar projektin në Zvërnec. Gjatë tubimit, ata lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama. “Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Burg, Burg, Burg”, janë disa nga thirrjet e shqiptarëve. Një nga protestuesit listoi edhe disa nga problemet që ka vendi jonë, duke thënë se në Shqipëri nuk është vetën Narta dhe Zvërneci, por ka edhe shumë probleme të tjera.
“Më tha gjyshja; ç’të duhet që do të dalësh?! Po do dal se po më nxjerrin nga shtëpia. Një fëmijë i vogël këtu tha; Rama ik, që të vi unë. Kaq na duhet. Në Shqipëri nuk ka ilaçe, nuk ka analiza. Nuk është vetëm Narta dhe Zvërneci. Nuk ka gjë më të keqe se të përzësh fëmijët nga shtëpia, se ne kemi ikur në emigrim. Nuk ka meritokraci në Shqipëri, fiton miku dhe i forti. Jo i zoti. Ndaj jemi këtu! Zoti kryeministër, ajo është shtëpia jonë. Këta qytetarë që janë këtu, do të vinë aty. Ajo zyrë aty është e jona. Tani merr rraqet dhe ik në Surrel”, tha një i ri.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al