1818 – Poeti John Keats shkruan sonetin “When I have a Fear”. Lindur në Londër, Angli, më 31 tetor 1795, Keats ia kushtoi jetën e tij të shkurtër (26 vjeç) përsosjes së poezisë mbushur me imazhe të gjalla, ndjenja të thella dhe mendim filozofik. Në vitin 1818 ai shkoi për një shëtitje buzë liqenit. Ajri i lagësht dhe mbieksitimi gjatë këtij udhëtimi nxorrën në pah simptomat e para të tuberkulozit, sëmundje që i morri jetën më 23 shkurt 1821.
“When I have a Fear”
(Kur unë kam frikë)
-shqipërim-
Kur unë kam frikë se mund të mos jem më
Para penës plot mendime vërshojnë
Dhe pirgu i lartë i librave, në dysheme,
Si depo që mban grurin e shirë pas korrjeve;
Kur hedh vështrimin në faqen e Yjeve të natës,
Simbole gjigandë me re të një romance në qiell,
Mendoj se kurrë nuk do të jem në gjendje të jetoj
Për të prekur hijet e tyre me duart magjike të fatit;
Dhe kur ndjehem, krijesë e dashur për një kohë,
Se kurrë nuk do të mund të vështroj më drejt teje,
Kurrë nuk kam për të shijuar pushtetin e drejtë
Të dashurisë së papasqyruar – dal në breg
Në botën e gjerë, qëndroj i vetëm, dhe mendoj
Derisa dashuria dhe fama në boshllëk fundosen.
Komentet