(Mbresa në 80-vjetorin e lindjes sime dhe vëllait tim, Luanit)
Deri në moshën 29-vjeçare, në tetor të vitit 1967, nuk më kishte shkuar kurrë ndërmend se një ditë unë do të shkruaja krijime për fëmijë. Ishte ende në shtyp vellimi im i parë me tregime sportive “Një ndodhi në stadium” dhe po shkruaja disa tregime të tjera, po me temë sportive, për një vëllim të dytë. Dhe ja ato ditë të bukura vjeshte nisa të shkruaja novelën ”Kujtimet e mëhallës së vjetër’” me personazhe kryesorë dy vëllezër binjakë, të cilët ishin pak a shumë të ngjashëm me mua dhe vëllanë tim binjak, Luanin, vepër e cila më 1970 do twë pasohej nga romani përsëri për fëmijë “Pas gjurmëve’” me protagonistë përsëri ne të dy binjakët.
Dhe ç’është më e habitshmja këto dy vepra, të më falin lexuesit për mungesën e modestisë, u bënë më pas nga më të njohurat e letërsisë për fëmijë, madje “Pas gjurmëve”, me skenarin tim u bë dhe film nga regjisorja legjendare, Xhanfise Keko.
Kjo ndodhte me mua në kohën kur mbeska ime më kërkonte t’i tregoja përralla dhe unë, ngaqë nuk dija këpusja ca mufka të cilave, kur ajo të nesërmen më kërkonte t’ia tregoja sërishmi, u këpusja ca mufka të tjera që e bënin mbeskën të gajasej së qeshuri.
Po si ndodhi pra që befas unë u bëra shkrimtar për fëmjë, pikërisht me dy veprat e mësipërme?
Shkak u bë krejt rastësisht Kadareja. Një të shtunë pas dite kur po ktheheshim me autobus nga Berati ku, në valën e frymës revolucionare “ Të punojmë dhe jetojmë aty ku ka nevojë atdheu”, kishim dy vjet që punonim, unë arsimtar dhe Kadareja korrespondent i “Dritës”, ai më tregoi se kishte shkruar një novelë, me titull “Qyteti i jugut”, gërshetuar me motive nga vitet e para të jetës në vendlindjen e tij, në Gjirokastër.
Mbeta tërësisht i mahnitur, kur pas disa ditësh e lexova në faqet e revistës ”Nëntori’. Dhe, menjëherë më lindi ideja që edhe unë, i mbështetur n¨r kujtimet e viteve të fëmijërisë në lagjen “Kodra e kuqe” në Tiranë, ku vazhdoja të banoja, të shkruaja një vepër letrare. Dhe personazhe kryesore do të ishja unë dhe binjaku im, Luani.
Sigurisht mëhalla ku kisha lindur dhe rritur unë në Tiranë nuk kishte dekorin magjepsës të Gjirokastrës së gurtë, që kishte si stoli kalanë madhshtore. Por në rrugicat e saj të ngushta kishte dhe sheshe ku ne, kalamajtë luanim futboll me topa lecke, lojë që e njoha kur ende nuk kisha mbushur pesë vjeç.
Të përbashkët me “Qytetin e jugut” ne dy binjakët kishim pushtuesin… Të mos zgjatem, nën ndikimin e kësaj novele të mahnitshme , që u bë bazë e romanit edhe më të mahnitshëm “Kronikë në gur”, me famë botërore, brenda disa javësh shkrova plot 120 faqe. I daktilografova dhe në dhjetor të vitit 1967 ia dorëzova Dhimitër Fullanit, aso kohe shefi redaksisë së prozës në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, të cilin e kisha edhe mik.
Kur e takova pass dy javësh, më tha se novela i kishte pëlqyer, por ia kishte dhënë Dhurata Xoxes, shefe e redaksisë së letërsisë për fëmijë. I shjegova se kisha bërë edhe unë diçka të ngjashme me atë që kishte bërë Kadareja në tregimin “Qyteti i jugut”. Buzëqeshi dhe më tha se ajo ishte tjetër gjë, ndonëse kishte si personazh një fëmijë, siç ishim dhe ne dy binjakët.
Edhw tani më vjen turp kur sjell ndërmend që nuk kisha kuptuar thelbin filozofik që përcillte Kadareja në vështrimin e botës me sytë e një fëmije…
Sidoqoftë u gëzova, kur Dhurata , e shoqja e shkrimtarit tonë të madh, Jakov Xoxa, më tha se kiaha shkruar një vepër të këndshme për femijë. Jo vetwm kaq, por disa episode në bodrumet e shtëpisë së gjyshit tonë, ku unë me vëllain tim, Luanin, pjesëtarë të tjerë të familjes, mëhallelinj të tjerë strehoheshim gjatë dy javëve të luftës për çlirimin e Tiranës në nëntor të vitit 1944, i kishte pwrjetuar edhe ajo në bodrumet e shtëpisë së saj, me fqinj të tjerë.
Kisha përshkruar në novelë ngjarje dhe biseda dramatike, por edhe për të qeshur siç ndodh në netë të gjata. Me Luanin ishim mburrur se si ia kishim hedhur një pjesëtari të bandave të Xhafer Devës që, në verë të vitit 1944 kishin bërë bastisje në shtëpinë tonë, kur ai ishte ulur pranë një tryeze poshtë së cilës prindërit tanë kishin fshehur një thes të madh me miell për partizanët, që vazhdonin të luftoninn në një rrugë jo shumwë larg shtëpisë sonë. Dhe kjo kishte ndodhur sepse ne binjakët ia kishim marrë mendjen me qyfyret që i kishim treguar.
Novela u botua në pranverë të vitit 1968 dhe u pëlqye nga lexuesit e vegjël. Më pas më përgëzuan edhe shkrimtarë të njohur për fëmijë, ndër të cilët mjeshtërit e mëdhenj Odhise Grillo, Gaqo Bushaka dhe Naum Prifti.
Por një grimë nëna mbeti si e topitur dhe më pyeti se përse ne dy binjakëve nuk u kisha vënë emrat tonë te vërtetë, Skifter dhe Luan. Por, ngaqë lexonte shumë letërsi artistike , e kuptoi shpejt se unë nuk kisha shkruar kujtime, por një vepër letrare, mbështetur në to.
Pandeha se nuk do të merresha më me ndonjë vepër tjetër për fwmijë. Por, kur kujtova se Kadareja kishte bërë traditë që ndonjë ose disa personazhe i trajtonte nga një vepër në tjetrën, befas më lindi një mendim: “Po sikur edhe të dy binjakët e novelës “kujtimet…”,, pra shëmbëllimin tim dhe të Luanit, t’i tratoja në një vepër tjetër pas Luftës së Dytë Botërore.?
Në të vërtetë kujtimeve të të tjera me çapkënllëqe u shtoheshin me ëndrrat e mia për t’u bërwë shkrimtar dhe të Luanit për t’u bërë sportist. Kishte dhe diçka më të veçantë: Në një rrugicë të mëhallës ishte kapur dhe kallur në burg dikush që kishte fshehur një thesar, që na bëhej se ishte si ato thesaret e Baba Qemos….
Takova një ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve Kadarenë dhe kallzova se ç’kisha ndërmend të shkruja. E pëlqeu këtë ide. Dhe kësisoj, në verë të vitit 1969 iu vura punës për të shkruar romanin “Pas gjurmëve” ku protagonistë do twë ishin përsëri dy vëllezër binjakë pra, shëmbëlltyra ime dhe e Luanit…
Duhet te shtoj se Luani ishte më i shkathët dhe se më mposhtte në të gjitha lojërat që zhvillonim, mundje, boks, skermë, tenis, pingpong… ku vite më pas ai do të shquhej si kampion, gjë që mua, sa ishim të vegjël, më nxehte shumë ndonëse gëzohesha dhe krenohesha për sukseset e tij.
Episode tw tilla fwmijwrore mplekseshin nw roman me njw ngjarje aventurore. Gjurmimi i dy binjakwve me shokw ndaj njw kinse tw moshuari qw vjen nw mwhallwn ku banojnw fwmijwt, pwr tw hedhur me njw bashkwpunwtor tjetwr nw erw centralin elektrik tw qytetit, pwrshkonte siifill ngjarjet tw tjera tw romanit, qw u botua mw 1972 dhe si “Kujtimet e mwhallws sw vjetwr” u prit prwswri me ngrohtwsi nga fwmijwt, aq sa Gaqo Bushaka, atwherw kryeredaktori i revistws “Pionieri”, e botoi nw faqet e saj.
Dhe ja njw ngjarje e rallw pwr mua. Regjisorja e madhe, Xhanfise Keko, kishte lexuar skenarin “Pas gjurmwve” qw kisha shkruar mbi motivet e romanit tim me tw njejtin titull, I cili kishte fituar $mim nw njw konkurs tw shpallur nga Kinstudioja “Shqipwria e Re” dhe i kishte pwlqyer shumw linja e dy vwllezwrve binjakw. Sipas saj ata tw dy ishin tw ngjashwm mw Cukun dhe Gegun, heronj tw njw romani pwr fwmjw tw shkrimtarit tw njohur sovjetik Arkadi Gaidar, edhe me Tom Sojerin dhe Hekwlberi Finin tw romaneve tw Mark Tuenit tw famshwm amerikan, por me tipare shqiptare.
Kwshtu mw 1979 ajo realizoi kwtw film qw twrhoqi shumw fwmijwt tanw. Mbi tw gjitha, edhe nwnws sime iu bw qjefi, sepse nw film njeri pwrsonazh quhej Luan, si vwllai im, dhe tjetri, Skwnder, i pwrafwrt me emrim tim.
Por mw pas ndodhi di$ka dramatiko-humoristike. Lajmi se ky film, kishte fituar $mim special nw Festivalin Ndwrkombwtar tw Filmit pwr Fwmijw nw Xhifoni, (Itali), nuk u botua as nw gazeta dhe nuk u dha as nw RTVSH. Arsyeja ishte e habitshme, sepse ky $mim u jepkwsha nga…presidenti I Republikws italiane. Dhe tw mendosh se atwherw ky ishte Pertini, antifashist I shquar gjatw Luftwss ë dytw Botewrore dhe njw nga figurat mw populore nw Itali.
Vetwm nw janar tw vitit 1980, kur “Pas gjurmwve” do tw shfaqej nw ekranin e TVSH-sw, nga Kupola e Kuqe u dha urdhwri qw tw jepej njoftimi se ky film kishte fituar “$mim special’, por u hoq fraza ”…nga presidenti i Rupublikws italiane”.
Nw tw njejtwn kohw Ministria e Arsimit pwrfshiu novelwn “Kujtimet e mewhallws së vjetwr” nw programet e klasws sw 6-tw tw shkollave tetwvje$are.
Edhe sot ka raste kur mw takojnw tw njohur dhe të panjhur qw kujtojnw dy veprat e mwsipwrme dhe flmin”Pas gjurnwve” dhe mw pyesin nwse vwrtet unw dhe Luani jemi shwmbwlltyra e atyre binjakwve $amarokw , tw mbushur me wndrra tw $iltwra fwmijwrore.
Kwto ditw unw dhe vwllai im, Luani, mbushwm plot 80 vjetw. Dhw i pwrmbushwm ato wndrra. Unw nuk arrita tw bwhesha dot sportist i mirw, por zgjodha rrugwn e gazetarit sportiv dhe tw shkrimtarit. Luani vazhdoi traditwn e tij nw sport. U bw mjeshtwr nw tenis, pingpong, bilardo, inxhiner qw dha ndihesw edhe nw ndwrtime sportive. Parku i madh I tenisit, ngritur pranw pallatve tw Shallvares nw Tiranw, wshtw vepwr e projektuar prej tij.
Kjo i wshtw historia e shkurtwr e dy binjakwve tw librave ”Kujtimet e mwhallw sw vjetwr” dhe “Pas gjurmwve”, tw cilat i rikujtoj me mall, nw 80-vjetorin tim dhe tw vwllait tim, Luanit.
Komentet