Në sallën e kuvendit komunal të Deçanit për poeten në “karrocë”- Zyra Ahmetaj promovimi i librit me
Pamja nga salla e kuvendit komunal në Deçan – ku me interesim u përcoll promovimi I librit të poetes Zyra dhe pikat
të program it
Në sallën e kuvendit të komunës së Deçanit – në pranin e shumë dashamireve të fjalës së shkruar artistike nga Deçani, nga Klina, nga Malisheva, nga Tropoja e vende të tjera – ku ishin të pranishëm dhe diskutua ambasadoret e ambasadës së Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, qytetar nderi të Deçanit dhe zëvendësi ambasador në Shqipëri – Martin Gjoka – u bë promovimi i librit poetik me titullin “Ndrit Shandan” të poetes në “karrocë” nga Tropoja – Zyra Ahmetaj. Ketë aktivitet kulturorë e shpalli të hapur Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës i cili në fjalën e tij u tha të pranishmit së ky promovim në këtë sallë po dëshmoni se sa afër jemi si vëllezër. Në fjalën kushtua promovimit të këtij librit – shkrimtarja, aktivistja e shumë aktiviteteve prof. Migena Arllati e vlerësoi lart poezitë e poetes në “karrocë”, të palodhshmes nga penda, mike të Deçanit, Zyra Ahmetaj. Kritikja Migena Arllati në fjalën e saj e quajti poeten Ahmetaj misionare e atdheut, e cila tashme me poezitë e saja ka shfaqe, përveç pendës bashkë me nja shandan ndriçues. “Me pendën e saj të shkruar ka kërkua të drejtën e mohuar të një populli që aq shume u gjakos në shekuj, me shandan të ndriçoje gjurmët nën themele dhe të qartësoj gjenezën shqiptare, qëllimisht të fshehur e të transformuar. Ky është misioni i saj human e letrar, misioni i saj thellësisht patriotik e shqiptar, mision që ajo e këndon si kënge djepi ne emër të jetës që nuk e ka të fikur, mision i ardhur si amanet që nga mbretëresha Teuta dhe kryetrimi Kastriot, mision arbëror, dardan që për autoren është mbi çdo kish e xhami, mbi çdo fe, e mbi çdo parti, e ky është një mision i qarte si ajri i pastër si loti, që ka vetëm një emërues te përbashkët: të vërtetën”, tha prof. Migena Arllatinë fund të fjalës së saj.
Zëri i çliruar nga diskursi i shtypur patriarkal, gjithçka këndohet lirshëm, kur kënga merr krahët e saj
Ndërsa Prend Buzhala, shkrimtar dhe aktivist i mirënjohur i aktiviteteve letrare në Kosovë në fjalën e tij kushtua promovimit të këtij libri- tha së për poeten Zyra Ahmetajn poezia është një festë e bukur e jetës, e bukurisë me plotë emocione. Andaj nuk është e habitshme së të poezitë e kësaj poete në “karrocë” e hasim tematikën e urimit, për një sukses në jetë të djemve e vajzave të rrethit të poetes, apo për ditëlindje të veçanta. Një kujtesë festive për Ditën e Mësuesit apo të nënave. Është zëri i çliruar nga diskursi i shtypur patriarkal, ku gjithçka këndohet lirshëm dhe ku kënga e lirë merr krahët e saj. Bota për poeten është e bukur, ashtu si është shpirti i saj: “Shpirtin e ka sofër gëzimi me gjithë mirësitë”. Atë do ta shohim cep më cep nëpër trojet etnike, në Shqipëri dhe Kosovë. Mu si ajo qerrja antike që sodit botën poshtë, qerrja e jetës së Zyras shëtit mu në zemrën e vendit, si do të shprehej Lasgushi. Kjo shëtitje bëhet me burimet e vargjeve etnike, me bukuritë e atdheut, me bukurinë e jetës së njerëzve. Në këtë albaniadë vargjesh parakalojnë viset shqiptare, si Tivari me historinë e saj tragjike, apo Deçani që evokon një kujtesë historike të së përshpirtshmes e Kishës së saj me pamje Arbënore, një Klinë që këndohet nëpër vargje, vijnë Mirdita, Çamëria, Bytyçi, Tropoja, Shkup e Tetovë, Preshevë, Bujanoc, vjen historia me kujtesën e saj apo lufta çlirimtar e Kosovës me këngët për dëshmorët.
Poetika – klaviaturat lirike të butësisë e muzikalitetit
Në korin e poeteshave shqiptare, zëri poetik i Zyras – tha na vazhdim Buzhala vjen me tonet e saja nga antika-arkaike të vendlindjes, me klaviaturat e qeta e të buta festive për njerëzit e saj, për miqtë e poetes. Është zëri që me një poetikë dyfarëshe, intuitive e racionale, me një repertor të pasur temash e motivesh, me një botë të pasur idesh dhe këndimesh, me riprodhim të subjekteve lirike në transformime tematike e ideore, apo të përpjekjes që tematika e njohur të kënd vështrohet nga një tjetër përqasje. Është një shkrim femëror poetik me të gjitha tiparet e saj, sikundër janë ngrohtësia e vargut, emocionet, bota e larushisë asocioneve detajeve nga bota intime që këmbehen me diskursin empirik e me shkrimin e hapur, aty vijnë muzikaliteti, fluiditeti, rrjedhshmëria e teksturës, madje, te një poezi ajo e shquan këtë zë femëror. Te ky diskurs nuk kemi përse t’i kërkojmë format e ndërliqshme – tha Buzhala të strukturave poetike, sikundër janë shumësia kuptimore e figurative e vargut, apo post moderinitetit i ironisë së ekzistencës dhe fatit. “Fjala është dritë zemre/ përjetësim kombi prej nëne”, këndon me thjeshtësi monumentale poetja. Edhe kur poetja i këndon dramës e jetës, ajo nuk jepet pas aventurave labirintore të poetikës moderne. Prandaj në vargjet e saj kanë një frymë të këndimit rapsodik etnik, edhe kur i këndon ode gëzimi jetës, apo elegji historisë sonë tragjike. Poetja në “karrocë” Ahmetaj merr rolin e mbledhjes së bukurisë së vargut, si një vajzë a djalë që mbledh lule në fushë për dhurim.
Drama e jetës: një lirikë psike epistemologjike
Pikërisht pse poetja Zyra Ahmeti përballet me situatën e saj jetësore, ajo fiton shumë në situatën e saj të nacionalitetit të thellë njerëzor; ajo nuk e krijon situatën iluzione të humbjes a rendjes pas një humnere gëzimi, për të përfunduar në një humnerë ekzistenciale dëshpërimi. Jo! Ajo e ka gjetur shtyllën e këtij ndërgjegjësimi. Kësisoj, nëpërmes vargjesh me biografi temat e jetës nëpër vargje, ne lexojmë edhe një lirikë psike epistemologjike, e ku spikatet alternativa e modelit të saj ekzistencial. Po, ajo i ngre një monument jetës. Do të thotë se është qenie e aftë për lumturi, për atdhedashuri dhe për dashuri. Ajo e di cilat janë alternativat e dhimbjes e cilat ato të gëzimit. Ky shandan nuk është vetëm ndriçues i historisë e i qenies sonë, i dimensionit të përshpirtshëm të qenies sonë, po edhe i vetë ekzistencës. Ajo i ndez shandanët e jetës kur këndon, kur lëviz nëpër atdhe. “Do i këndoj jetës/që nuk ka të fikur” këndon po te poezia e cituar. Ajo na ligjëron përmes shembullit të jetës së saj se ka kaq shumë vetëbesim, sepse e ruan vullnetin e pamposhtur për të bërë diçka të mirë e të bukur në jetë, për të mos lejuar ta mposhtin dhimbja, ankthi, hutimi a pasiguria. Ajo nuk pranon ta dorëzojë vetëbesimin e saj. Kjo poete në “karrocë” respektohet, ndaj vlerave të jetës, vetvetes si qenie njerëzore, duke e bërë veten të denjë për të jetuar. Më shumë se vetë poezia që e lartëson jetën, ajo me vetë situatën e saj ekzistenciale, i ngre një monument lavdie jetës. Për librin e promovuar folën edhe Sofe Rizaj, Ali Gecaj, kurse me një preformancë skenike u paraqit aktori Ismet Krasniqi. Në fund u shfaq një program i përcjell me recitimet nga nxënësit e shkollave fillore të Deçanit dhe Tropojës. U ekzekutuan këngë folklorike me lahutë, çifteli dhe valle popullore.

2. Profesorësh Migena Arllati në fjalën e saj lartë i vlerësoi poezitë të poetes në :karrocë”

3. Kryesi e promovimit të librit të poetes në “karrocë” Zyra Ahmetit
Komentet