Pas sinjalizimit të vëzhguesve të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionitë të Diasporës, mbi anomalitë e zarfeve me probleme, në portalin e KQZ janë shfaqur sot dhe të dhënat mbi numrin e tyre.
Sot deri më ora 12.00 numri i zarfeve me probleme, të kategorizuar në kuti të posaçme me gërmën B e të ndara sipas 12 rretheve ka shkuar në 2502.
Këto zarfe, pasi janë hapur nga operatorët e KQZ, kanë rezultuar se kanë mungesë të zarfit B, ose kanë vetëm një zarf A, janë të grisur, të palexueshëm në barkod ose të hapur.
UGSHPD sinjalizon se Tirana vijon të jetë qarku me numrin më të madh të kutive të posaçme (pra zarfe me probleme).
Nëse për rrethet e tjera janë ende në mbushje 1 kuti, për Tiranën ka nisur mbushja e kutisë së tretët me zarfet gri.
Vendimi mbi këto kuti do të merret nga komisionet numëruese të qarqeve përkatëse.
Çdo zarf gri ka proces verbalin përkatës firmosur nga operatorët e KQZ.
Preokupimi e sinjalizimi i UGSHPD është se këto kutia vijojnë të qëndrojnë të hapura dhe gjatë natës pavarësisht telekamerave të sigurisë.