“…Administrata Trump po i tregon shqiptarëve rrugën e duhur drejt rotacionit politik dhe të vërtetën mbi dënimin politik ndaj Sali Berishës. Donald Trump nuk do që Edi Rama të jetë më kryeministër i Shqiperisë. Zgjedhjet e 11 Majit janë oferta Amerikane për të ndryshuar Shqipërinë, për të rikthyer demokracinë, sigurinë, zhvillimin ekonomik, shpresën dhe dëshirën shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri, si dhe mardhëniet e mira Shqiptaro Amerikane…”.
Vetëm pak muaj mbas fitores së bujshme dhe spektatolare të konservatorizmit në Amerikë, era Trump-iste e ndryshimit po fryn kudo në Amerikë, por edhe përtej oqeanit në Evropë, në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Vatikan, Indi, Pakistan e deri në Kinën e largët.
Po në Shqipëri?
Deklarata e Trump fill mbas zgjedhjes President, se Departamenti i Shtetit është përdorur si armë për të sulmuar kundërshtarët politikë nëpër botë, apo deklatata e JD Vance, se pushtetet nuk mbahen duke persekutuar apo burgosur kundërshtaret politikë, ishin këto mesazhet e para amerikane për shqiptarët.
Por Trump vazhdoi indirekt të kujdeset për situatën në Shqipëri. Mbasi u njoftua në detaje për Edi Ramën dhe lidhjet e tij korruptive me George Soros dhe McGonigal, Trump dërgoi këshilltarin e tij më të mirë, LaCivitën për ti treguar shqiptarëve se Amerika nuk mbështet diktatorë në pushtet. Po ashtu, mesazhet nga Ambasada Amerikane që shqiptarët të mos kenë frigë, që të votojnë të lirë dhe të mos e shesin votën, janë këshilla që vijnë nga shteti më demokratik i botës.
Në të njëjtën rezonancë vjen edhe heqja e masës non-grata për liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, aktualisht lider i opozitës ndaj pushtetit socialist. Ky ishte mesazhi më i mirë për shpitarët se Trump po i qëndron luajal deklaratës së tij dhënë në Janar për mos-përdorimin e Departamentit të Shtetit si armë ndaj kundërshtarëve politikë, dhe po i zhbën dënimet politike të Biden.
Lajmin për heqjen e non-gratës për Dr. Berishën e konfirmoi Departamenti i Shtetit nëpërmjet një reporteri të Shtëpisë së Bardhë, si formë më e “butë” për të njoftuar shqiptarët për këtë vendim në një situatë zgjedhjesh. Një prononcim direkt i këtij Departamenti mund të transmetohej si ndërhyrje në zgjedhje. Ky është pra, standarti demokratik i Amerikës, që jep mesazhe demokratike, pa u përfshirë në zgjedhjet e vendeve të tjera, në kontrast të thellë me kohën e Kimetes.
Administrata Trump po i tregon shqiptarëve rrugën e duhur drejt rotacionit politik dhe të vërtetën mbi dënimin politik ndaj Sali Berishës. Donald Trump nuk do që Edi Rama të jetë më kryeministër pas zgjedhjeve. Zgjedhjet e 11 Majit janë oferta Amerikane për të ndryshuar Shqipërinë, për të rikthyer demokracinë, sigurinë, zhvillimin, shpresën dhe dëshirën shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri, si dhe mardhëniet e mira Shqiptaro Amerikane.
Të gjitha këto janë këmbana amerikane që bien për ndryshim politik në Shqëri.
Tani është rradha e shqiptarëve ti përgjigjen kësaj oferte. Është rradha e shqiptarëve për të treguar maturi dhe civilitet. Një qëndrim ndryshe i shqiptarëve, do të ishte një shanc i humbur për të rikoperuar dëmin e bërë.
Ndërsa Partia Demokratike dhe opozita kanë dalë më një program të qartë për rimbëkëmbjen e Shqipërisë, Edi Rama, mbasi nuk ka çfarë u raporton shqiptarëve për 12 vite në pushtet, nuk ka as çfarë t’ju ofrojë atyre. Mbrëmë në emisionin Opinion, gazetari e pyeti Ramën të tregojë jo më shumë, por vetëm dy objektiva që ai ju ofron shqiptarëve, Rama qe përgjigjur se nuk janë dy por vetëm një, anëtarësimi në BE në 2030. Pra dukshëm, gjithçka Rama ka në dorë për mirëqenien e shqiptarëve, hapjen e vendeve të punës së ndershme, pagat, pensionet, luftën ndaj korrupsionit etj. ka dështuar, por premton diçka që nuk është në dorën e tij por varet nga vendet indivituale anëtare të BE-së.
Është e pamundur që Edi Rama t’u japë pasaportë evropiane shqiptarëve, kur ai nuk është në gjendje që të furnizojë qytetarët shqiptarë më pasaporta shqiptare. E them këtë mbasi, në kulmin e fushatës së regjistrimit të Diasporës për të votuar, Konsullata shqiptare në NY, në shërbim të 1 Milion shqiptarëve të Amerikës kishte vetëm një person të vetëm që merrej me dhënjen e pasaportave. Pra kaq ka në dorë dhe kaq bën Rama, një person konsullor për të gjithë shqiptarët e Amerikës.
Edi Rama ka qenë një fatkeqësi e madhe për popullin shqiptar. Ai ka shkaktuar dhimbje pa fund qindra e mijëra familjeve shqiptare. Ai e kanabizoi Shqipërinë në shërbim të zgjedhjes së tij pa limit në pushtet, por nga ana tjetër imagjinoni sa e sa djem e vajza përdorues të drogës sot vuajnë pasojat e përdorimit të saj, të pa aftë e për veten dhe shoqërinë, sa e sa bij nënash nga plantimi dhe trafiku u drogës kanë përfunduar në grupe kriminale dhe janë vrarë në mes tyre. “Hëngëshin kokat e tyre” , thoshte kryetari i bandës, mbasi vetë i çoi në atë rrugë.
Kurse pjesa tjetër e rinisë, e cila refuzoi trafiqet dhe punën fiktive, mori rrugët e botës. Sa nëna i përcollën me lot fëmijët e tyre, sa bij e bija nënash nuk i panë prinërit e tyre më për së gjalli. Lot dhe vuajtje gjithandej në Shqipëri. Vuajtje edhe për ne shqiptaro-amerikanët që shikojmë të vuajë Shqipëria jonë dhe nuk mund t’a ndihmojmë.
Është mbushur Shqipëria me pleq, ndërsa edhe ajo rini që po rritet dëshiron të ikë. Mosha mesatare e shqiptarëve në 2011 ishte 35 vjeç, sot është mbi 50 vjeç. Shqipëria është plakje dhe në shuarje. Edi Rama u ka shtruar rrugën e largimit të shqitarëve nga Shqipëria. Shume kombe janë zhdukur, po zhduket edhe kombi shqiptar. Kjo është e frikshme. Kjo duhet te ndalet tani.
Shqiptarë duhet që ta ndjejnë erën e ndryshimit. Shqiptarët nuk duhet të votojnë në shërbim të instalimit të diktatorëve. Mund të votojnë këdo, por jo ata që sjellin në pushtet diktatorin Rama. Rotacioni politik është baza e demokracisë në Amerikë, është shëndeti i shoqërisë tonë këtu, le të jetë edhe në Shqipëri. Vota nuk është tifozllëk, vota është verdikt, në votën tuaj varet fati i fëmijëve tuaj, varet edhe fati ynë si emigrantë që na qan zemra të kthehemi në atdhe, në dorën e tyre varet fati i kombit shqiptar.
Shkrimi është një opinion qytetar dhe personal i autorit.