Kjo grua e bukur që në rolin e saj nuk flet shumë por me zemrën e saj e bëri për vete gjithë publikun, me talentin e saj bëri një përfaqësim brilant duke hyrë në çdo familje me butësinë dhe ëmbëlsinë e buqetave me lule plot aromë. Ajo është aktore me shumë role dhe tash së fundi, në serinë Diamante dhe Dashuri, ajo është Elifi. E kemi fjalën për aktoren turke Tuba Büyüküstün …
Tuba ia ka tërhequr pa masë vëmendjen publikut arab. Ajo është aktorja e parë turke e nominuar për çmimin Ndërkombëtar Emmy. Tuba ka lindur më 1982. Ka studjua dizajn për teatër dhe modë. Fillimet e saj ishin në fushën e reklamave përpara se të fillonte aktrimin. Ajo u martua më 28 korrikun e vitit 2011 me aktorin turk Onur Saylak në Paris dhe, në janarin e 2012, u bë nëna e dy vajzave binjake. Revista Marie Claire Arabia e ka intervistuar aktoren dhe ajo tregon për detajet me gojën e saj…
“Marie Claire”:-Si ndjeheni duke qenë një nga aktoret më të famshme sot në kinemanë turke?
Tuba Büyüküstün: Ndjenjë e bukur, kjo është puna ime, unë ndihem e lumtur me aktrim.
“Marie Claire”: – Në vitin 2014 ju jeni nominuar për çmimin Emmy si aktorja më e mirë për rolin tuaj në serinë televizive “20 minuta”. Si ndiheni duke qenë aktorja e parë në Turqi që jeni kandiduar për herë të parë me çmimin më të lartë ndërkombëtar të televizionit?
Tuba Büyüküstün: Jo vetëm për mua, por unë mendoj se është gjithashtu e rëndësishme për vendin tim. Kjo ishte hera e parë që Turqia të kandidohej për çmimin ndërkombëtar Emmy. Ne kemi punuar shumë në mënyrë që të merrnim rezultatin më të mirë. Ndonjëherë ne kemi punuar për 20 orë në ditë. Në TV e vendeve të tjera një episod zgjat 45 minuta, ndërsa në Turqi 140 minuta në çdo episod. Emërimi për Emmy Award është një dëshmi e qartë e rëndësisë dhe cilësisë së punës.
“Marie Claire”: Si do t’i përshkruani marrëdhëniet tuaja me fansat tuaj? Dhe si mbani një ekuilibër në marrëdhëniet me ta?
Tuba Büyüküstün: Javën e kaluar kam marrë një dhuratë shumë të veçantë prej më shumë se njëqind fansave të mi, ata më dhuruan një libër ku shprehnin ndjenjat e tyre, me një titull “Dashuri pa kushte”. Kjo dhuratë e tyre më ka prekur më shumë dhe ka një vlerë të madhe. U ndjeva shumë e kënaqur me këtë dhuratë
“Marie Claire”: – Kanali televiziv MBC po paraqet serinë tuaj të titulluar aktualisht “Dirty Money & Love – El-Ashk El-Esved” dhe ky është një hit në rajonin arab. Çfarë mendoni në lidhje me këtë rritjen tuaj si yll? Kur do të filloni të xhiroheni në Hollivud? A jeni e ngazëllyer me këtë përvojë?
Tuba Büyüküstün: Të jem aktore e dashur në Lindjen e Mesme kjo është për mua një vlerë suksesi, që e kam arritur me punën time. Unë mendoj se kjo është një nga arsyet e ekzistencës time në këtë jetë, ne kurrë nuk mund të parashikojmë se çfarë do të thonë ditët për ne. Ndoshta një ditë unë do të mund të aktroj në Hollywood. Nuk do të thotë gjë se sa ju jeni e rëndësishme në biznesin tuaj, por për mua ka vlerë se sa e rëndësishme jeni ju në shërbim të të tjerëve.
“Marie Claire”: Sa ka luajtur rol fëmijëria juaj në Stamboll, a kanë kontribuar në formimin e karakterit dhe identitetin tuaj?
Tuba Büyüküstün: Unë kam lindur në Stamboll dhe jam rritur në Stamboll që ka një vend të madh në zemrën time, kurrë nuk kam ndryshuar qytetin tim, kështu që nuk kam ndryshuar as kontinentin ku jetoj, sepse e dua shtëpinë time ku kthehem sa mbaroj punën e ku dua të pushoj. Pjesën aziatike të Stambollit unë e konsideroj si shtëpinë time, sepse aty kam gjetur sigurinë time, ndërsa pjesën evropiane të Stambollit e gjej si shprehje për punë.
“Marie Claire”: Ju jeni nëna e dy vajzave e bukura Maya dhe Toprak. A do të ishte e vështirë për ju pa ndihmën e një Babysitter pasi jeni shumë aktive në punën tuaj?
Tuba Büyüküstün: Që gruaja të lindë fëmijë, këtë e shoh si fatlumësi, kështu që unë nuk mendoj se ka vështirësi në rritjen e fëmijëve, sepse kjo mund të dekurajojë gratë në lidhje me konceptin e amësisë. Duke filluar nga shtatzania, që nga ndjenjat e para, deri tek sjellja në dritë e fëmijëve, që lidhet me periudhën e riprodhimit, e gjitha është mahnitëse. Është e vërtetë se, me ardhjen në botë të krijesave të tua, shumë gjëra ndryshojnë në jetën vetjake, por dua të them se është një kënaqësi e madhe se, duke i rritur fëmijët, ne rritemi bashkë dhe zbulojmë të rejat e jetës së bashku. Vajzat e mia tani janë trevjeçare dhe në gjysmën e atyre viteve nuk e ndjeva se duhej Babysitter.
“Marie Claire”: – Bashkëshorti juaj është i vetmi person që jua zbukuron dhe përmirëson jetën edhe pa e shprehur një fjalë. A mund ta dimë arsyen?
Tuba Büyüküstün: Nganjëherë ta shpjegosh se përse ndodh kjo është e vështirë, por ne me të vërtetë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se ne kemi nevojë për fjalë dhe shprehje.
“Marie Claire”: Cila ishte ëndrra juaj para se të hyje në botën e aktrimit?
Tuba Büyüküstün: Kam dashur të bëj shumë gjëra, por më duhej të zgjedh njerën prej tyre. Inxhinieria gjenetike ishte gjëja e fundit që kam kërkuar për të mësuar.
“Marie Claire”: – Çfarë keni bërë para se të punoni në kinematografi?
Tuba Büyüküstün: Kam studiuar në Universitetin dizajn për teatër dhe modë dhe kisha shumë dëshirë që të specializohesha në këtë drejtim. Por filmi të hap diapazonë idesh, sepse është një shumësi idesh.
“Marie Claire”: A e reflektojnë rolet që luani personalitetin tuaj?
Tuba Büyüküstün: Unë do të them: ose tërësisht, ose fare.
“Marie Claire”: Çfarë lloj karakteresh ju pëlqen të luani?
Tuba Büyüküstün: Karaktere reale që i dua dhe personazhet që më prekin zemrën, çdo karakter që më tërheq, unë dua ta përfaqësoj atë.
“Marie Claire”: Si mendoni ju, çfarë i bën gratë të bukura dhe të veçanta?
Tuba Büyüküstün: Çdo grua është unike në vetvete dhe e veçantë, për mua çdo grua i di pikat e saj të bukurisë.
“Marie Claire”: – Çfarë ju tërheq dhe ju pëlqen tek një burrë?
Tuba Büyüküstün: (Qesh) Unë tashmë i jam përgjigjur një pyetjeje të tillë! Jam e martuar dhe nënë e dy vajzave.
“Marie Claire”: – Çfarë mendoni se cili është çelësi i lumturisë?
Tuba Büyüküstün: Të zbulosh veten dhe të kuptosh se çfarë ti dëshiron.
“Marie Claire”: – Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga nëna juaj?
Tuba Büyüküstün: Unë nuk besoj në këshilla.
“Marie Claire”: – Cili është sekreti i bukurisë tuaj?
Tuba Büyüküstün: Unë nuk kam ndonjë sekret për bukurinë time
“Marie Claire”: – Si e mbani këtë elegancë të trupit tuaj?
Tuba Büyüküstün: Unë nuk bëj asgjë të veçantë, nuk kam as kohë për stërvitje.
“Marie Claire”: – Çfarë është e domosdoshme në dollapin tuaj?
Tuba Büyüküstün: Unë e dua modën, por nuk mund të them për veten time se e ndjek modën në një masë të madhe, ajo që më intereson në këtë kontekst është që të ndihem mirë me ato që vesh..
“Marie Claire”: – Çfarë ju bën të ndiheni Stylish?
Tuba Büyüküstün: Kapelat.
“Marie Claire”: – Ajo që ju doni nga Louis Vuitton?
Tuba Büyüküstün: Louis Vuitton është një markë që i ka rezistuar kohës, dhe për këtë arsye ata janë shumë të veçantë sipas mendimit tim.
“Marie Claire”: – Roli i luajtur nga Louis Vuitton në botën e modës?
Tuba Büyüküstün: Menjëherë në mendje kur flasim për të, na vinë portofolët dhe çantat.
“Marie Claire”: – Cilat janë interesat tuaja përveç aktrimit?
Tuba Büyüküstün: Dizajn dhe vizatim.
“Marie Claire”: – Ju punoni edhe si Ambasadore e vullnetit të mirë në UNICEF ?
Tuba Büyüküstün: Është shumë e bukur për mua të punoj me UNICEF-in, sepse fëmijët janë diçka e veçantë. Kur ne harrojmë fëmijërinë tonë dhe mbyllemi në rrethinat tona, ne izolohemi, dhe atëherë fëmijët na vijnë si mësues e na mësojë se çfarë duhet të bëjmë dhe na tregojnë se çfarë ne jemi. Ne jemi të orientuar të punojmë me fëmijët sirianë që janë detyruar të largohen për shkak të luftës nga vendi i tyre. Fëmijët janë më shumë se tragjedi njerëzore që jetojnë në këtë rajon dhe në pjesë të tjera të botës, që janë të prekura nga konfliktet e luftës. Në prill të vitit 2014, ne vizituam një kamp për fëmijët sirianë të larguar nga shtypja që kanë në atdheun e tyre. Në mars të këtij viti po ashtu vizitova një kamp fëmijësh sirianë në Lindjen e Mesme Kjo është një mundësi e mirë për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me fëmijët vulnerabël të prekur nga lufta në Siri, në përvjetorin e katërt të fillimit të krizës siriane.
“Marie Claire”: Puna me UNICEF a ka ndikim tek ju?
Tuba Büyüküstün: Sigurisht, mjafton që të rrish me fëmijët, që ata të të ndryshojnë ty. Unë dëshiroj që të kem mundësi e të siguroj mbështetjen time për ta, që ata të jenë të lumtur. Unë jam e gatshme për të dhënë gjithçka nga fuqia ime për të ndihmuar të gjithë fëmijët e botës.
“Marie Claire”: Si e organizoni kohën tuaj të lirë që kaloni me familjen tuaj?
Tuba Büyüküstün: Kur nuk jam e angazhuar në punë, unë e ha mëngjesin me vajzat në park ose buzë detit, në plazh. Nëse bashkëshorti im është gjithashtu i lirë, ai vjen bashkë me ne. Unë përpiqem, jo pa vështirësi, që të gjithë kohën time të lirë, t’ua dedikoj vajzave të mia.
“Marie Claire”: – Cilat janë hapat e tu të ardhshëm?
Tuba Büyüküstün: Zakonisht e jetoj jetën time pa planifikim, së bashku ne do të dimë se çfarë do të na sjellin ditët e ardhshme./ Përktheu dhe përgatiti për botim Elida Buçpapaj
Komentet