Në qarkun e Shkodrës, 19 shkolla publike janë mbyllur në 5 vitet e fundit, ndërsa dhjetëra të tjera janë kthyer në shkolla me klasa kolektive si pasojë e emigrimit – një proces që i dëmton fëmijët vështirëson punën për mësuesit.
Nga Emi Kalaja, BIRN
Oborri i shkollës 9-vjeçare në fshatin Obot të Shkodrës është mbuluar nga ferrat prej kohësh, ndërsa një dry i ndryshkur nga mospërdorimi mban mbyllur portat e saj. Vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, shkolla ka 5 vite që është mbyllur dhe aty nuk ka më asnjë nxënës, pasi nuk ka mbetur asnjë fëmijë në këtë fshat.
Kryeplaku i fshatit, Gregor Pemaj, përlotet kur e pyesin për shkollën dhe fëmijët e munguar në fshat.
“Nuk ka më lindje në fshat, vetëm ndonjë ceremoni mortore. Turp të themi se jemi të lumtur, pasi do vijnë familjarët nga jashtë për t’i bërë nderimet e fundit dhe fshati për një kohë gjallërohet disi,” i tha ai BIRN-it.
Oboti është një fshat i njësisë administrative Ana e Malit në Shkodër – një zonë e njohur për shtypshkronjën e parë dhe portin. Por gjatë viteve të fundit, fshati është gërryer nga shpopullimi dhe emigrimi.
Pemaj kujton se jo shumë kohë më parë në kishë mblidheshin rreth 400 vetë, kurse tani nuk ka mbetur thuajse asnjëri.
“Do të doja të shihja edhe njëherë rrugën e mbushur me djem dhe nuse, shkollën plot me nxënës, kishën që mbushej me 400 njerëz. Kam shpresë ta shoh edhe një herë,”, thotë me nostalgji ai.
Të dhënat e siguruara nga BIRN nga zyra vendore e arsimit parauniversitar në qarkun e Shkodrës tregojnë se vetëm në 5 vitet e fundit janë mbyllur 16 shkolla publike, ndërsa 3 të tjera kanë zero nxënës, edhe pse nuk janë mbyllur formalisht.
Për aktivistë të shoqërisë civile, kjo është shenjë e problemeve të thella që i kanë shtyrë njerëzit drejt largimit.
Kolindo Vjerdha, aktivisti i “Qëndresës Qytetare” në Shkodër thotë se rënia e numrit të nxënësve është e pandalshme dhe pasojat e saj ndjehen në të gjithë sistemin.
“Arsimi në përgjithësi, por sidomos ai parauniversitar, po përballet me fenomenin e shpopullimit masiv. Në 4 vitet e fundit, bankat e shkollës i mungojnë 56,000 nxënës, gjë që ka sjellë edhe 2000 mësues më pak në sistem. Vetëm në Bashkinë Shkodër, ka 712 nxënës më pak në bankat e shkollës këtë vit, një tregues i rënies graduale të numrit të nxënësve dhe boshatisjes së shkollave”, thotë Vjerdha.
Kushte të mjerueshme
Mimoza Rexhvelaj, mësuese me klasa kolektive në shkollën 9-vjeçare “Linaj” në Malësinë e Madhe që nga 2015, tregon se për të shkuar në shkollë duhet të sakrifikojë shumë.
Ajo udhëton çdo ditë dhe për të mbërritur në shkollë duhet të ndërrojë tre autobusë, Grizhë-Vrakë, Vrakë-Gruemirë, Gruemirë-Linaj. Madje për disa kohë ajo rrugën e ka bërë në këmbë, sepse nuk kishte rrugë makinash dhe kushtet ishin tepër të ështira.
Megjithatë, Rexhvelaj thotë se deri shtatë vite më parë mësimi zhvillohej normalisht dhe profesioni i mësueses i jepte asaj kënaqësi.
Mësuesja fajëson pjesërisht mungesën e rrugës dhe infrastrukturës për largimet dhe rënien e numrit të nxënësve vit pas viti. Sot shkolla ka 15 nxënës dhe dy klasa kolektive. Rexhvelaj thotë gjithashtu se mësimi në këto kushte është i vështirë dhe mezi menaxhohet ngarkesa dhe procesi mësimor.
Kushtet e shkollës tregojnë sipas Rexhvelajt edhe arsyet për braktisjen masive. Ajo thotë se në një kohë kur arsimimi po digjitalizohet, shkolla e saj nuk ka energji elektrike dhe as salla me kompjuter apo kushte minimale për mësimdhënie në vitin 2024.
Kjo ia vështirëson asaj punën, pasi i duhet shpesh të punojë në orë shtesë në salla interneti për të realizuar objektivat që kërkohen. Por për nxënësit, Rexhvelaj thotë se situata është “dyfish më e vështirë”.
Kolindo Vjerdha, aktivisti i “Qëndresës Qytetare” thotë se mungesa e infrastrukturës është një ndër arsyet për braktisjen masive të këtyre zonave. “Për të mos folur pastaj për shkollat në Qarkun Shkodër, pa investime në infrastrukturë, pa ngrohje dhe digjitalizim të procesit mësimor, ku akoma mesatarja është një kompjuter për 20 nxënës,” thotë ai.
Sipas tij, kjo situatë që ka sjellë edhe braktisjen masive, po ndikon thellë në sistem duke dëmtuar rëndë arsimimin e fëmijëve.
“Mjafton të masim efektivitetin dhe produktivitetin e nxënëve në shkollat shqiptare duke analizuar rezultatet e PISA-s, ku rezulton se 73.2% e nxënësve janë ngelës në lexim, pra thënë ndryshe analfabetë funksionalë, nxënës që lexojnë, por nuk arrijnë të kuptojnë atë që lexojnë, po ashtu 67% e nxënësve janë ngelës në shkencë dhe 74% e nxënësve janë ngelës në matematikë. Këto tregues dëshmojnë për cilësinë reale të arsimimit në shkollat shqiptare,” thotë Vjerdha.
Ai vlerëson gjithashtu se pasojat janë sociale dhe ekonomike. Qindra mësues humbasin vendin e punës dhe dhjetra fshatra në të cilat shkolla shërben si qendër komunitare e humbasin atë si pikë referimi.
Dhjetra shkolla të mbyllura
Zyra Arsimore Rajonale, e cila u zhvendos në Lezhë me reformën e disa viteve më parë, i tha BIRN në një përgjigje zyrtare se dhjetra shkolla ishin mbyllur në pesë vitet e fundit, ndërsa në dhjetra të tjera mësimi bëhej në klasa kolektive.
“Në bashkinë e Shkodrës janë 37 shkolla të arsimit parauniversitar brenda ZVAP Shkodër, që zhvillojnë mësim me klasa kolektive. Në pesë vitet e fundit, brenda territorit ku ushtron veprimtarinë ZVAP Shkodër, janë mbyllur 6 shkolla publike dhe 4 private,” thuhet në përgjigje zyrtare.
Në Vaun e Dejës, 15 shkolla zhvillojnë mësim në klasa kolektive, ndërsa edhe pse nuk ka shkolla që janë mbyllur, tre prej tyre kanë regjistruar 0 nxënës dhe konsiderohen jofunksionale.
Zonat më të prekura nga shpopullimi dhe mbyllja e shkollave janë Puka dhe Fushë-Arrëzi, ku ka 31 shkolla që zhvillojnë mësim në klasa kolektive dhe janë mbyllur 10 shkolla në pesë vitet e fundit.
Por edhe pse të dhënat janë për 5 vitet e fundit, historia e mbylljes së shkollave ka një dekadë që ka filluar. Vetëm në zonën e Dukagjinit, BIRN mësoi se vitet e fundit janë mbyllur 3 shkolla: Shkolla Lekaj, Shkolla Lotaj dhe Shkolla Nënmavriq dhe nxënësit e këtyre shkollave u duhet tani të ecin shumë kilometra në terren të vështirë për të zhvilluar mësim në tre shkolla të bashkuara.
Për zëdhënësin e Kishës Katolike në Shkodër, Dom Mark Pashkja, situata është alarmante. Ai thotë se fenomenin e shpopullimit dhe pasojat e saj i përjeton çdo ditë në famullitë e Beltojës, Ashtës dhe Kosmacit.
“Po ju sjell rastin e Beltojës, pasi mbaj statistikat konkrete. Ky fshat ka 273 shtëpi, nga të cilat vetëm 50 janë të banueshme, pjesa dërmuese janë të moshuar. Nga këto 50 familje, vetëm 10 prej tyre kanë fëmijë në moshë shkolle, ndërsa në shtator kam informacion të sigurt se edhe 3 familje nga këto do të lëvizin jashtë,” tregon Dom Mark Pashkja për BIRN.
Ai thotë se shkollat në këto zona të shpopulluara janë praktikisht të mbyllura, funksionojnë vetëm për të mos hedhur mësuesit në rrugë.
Kleriku mendon gjithashtu se edhe aty ku kanë mbetur pak fëmijë, mësimi në klasa kolektive më shumë po i dëmton nxënësit.
“Klasat kolektive ndikojnë edhe në aspektin social dhe psikologjik, pasi po bashkojnë një nxënës 10-vjeçar me një 14-vjeçar dhe ka pabarazi. Ata nuk arrijnë të shijojnë as orën e edukatës fizike dhe të tjera si këto. Gjithçka është shumë e sforcuar dhe po dëmton brezin e ardhshëm në mënyrë të parikuperueshme,” përfundoi kleriku.
Po nga vajti???komenti
Per kete madam shqiptar???
Telegrafike mesazh
Duhet stakuar . urgjegt ti those stack mos, STOP per shqiptret.
Jane me te vjetrite ne Europe.ajo duhet jete me origjin nga fiset ilire
te café albanesi me e vjetra ne parise.zbulojenipo Kush eshte Bonoparti,parisi nga Jane????
Lexoni xbzepe katapano,milan shuflai,aristidh,kola,mathieu aerf parise,neol Malcom angli
,dhimiter Pilika,eleni kocaqi Albania,dominik brikel- universiteti Sarbanes-m.aref ”odiseja
e pa besushme e nje populli parahelen me parathenje Prof .Dominic brake praise.
Favenido
New York
Kujdes
Madam Le pen!
Me Sa duket Jo nga pamja por nga fjalet eshte nje femer
qe nuke e njef europen,boten,ase shenjetrimin,as historin??
Nuke duhet thene me teper ,por dhashte zoti e ka kshilltare e I
thon STOP .Si munde te jene toka te shejt per Fran cen demek
democratize, Vendet ishin koloni te pushtuara e sote ti thuhet,
toke e shejt francize??.??
Te jete enderr,fantazi,absurditet,apo sorosjane sllave???
Jo zonja kandidate per president, please mrs. Le pen!.
Historia dhe te gjitha enciklopedite boterore
thon Sllavet u dynden disa here per ne europe si fise
vandals por nuk u ngulen.
Dyndja e madhe u be ne shekullin e VII AC, deri
ne shekullin e IX a.c.Si I thon
frengjishte nuke e di,Por shekulli 7 pas apo after krisht .
Sllave Kane Ardhur Si endacsak,vandal duke u shtuare deri ne
shekullin e IX ac.?
Aty Kane gjete nje popull me gjuhe e zakone te
tjera,i kane assimiluar e perzen me dhune nder vite..
Jane pervetsuare objectet e kultit,kultures shqiptar ,
kane fallsifikuare gjithshka ILire -arberore,
cdukure,manipulura,pervetsuare ,sot thuhet vjedhur nder shekuje .
Historia E shqiptarve eshte me e lasht ne Europe
Kete e thon dhe gazette me prestigjioze ne USA..
mrs .
Le pen kandidatja te therrasin grupin. die te ngarkoje nje historiane te pa anshem
Ju lutem madam,Pyet ose sqaro
Kush ja ne pellazget??’
c’far gjuhe Kane fole?
Ne c’fard gjuhe deshifrohe shkrimet e vjetra
kudsh Jane pasardhsit e pellazgve??
cfare gjuhe Kane folure edge pasardhsite?
C’fard culture Kane pature??
Kush eshte mbretria ilire !?
Ku Kane jetuar fiset ilire??
NgA Vjen emir P a r i s e??
Ku dshte kafja me e vjeter e parisite???
per dijeni mrs. app ms,
Ka mundesi qe genealogy e families tuaje te je
te Ilire,Arberore.
Shift Sa pape Kane qene me origin shqiptar??
7 jane ,11 po thone studiuesit e fundit,,
ata pse nuke Jane Serbs??
Sa perandore pati rroma me origin Shqiptar??
bizanti??
Po Sa president e kryeminitra pati greqia
,turqia,egjipti,libia??etj me origjin shqiptar?
Sa fillzofm,dijetare,shkenctare te square Jane shqiptar??
Edhe bonapartit-tet Kane qene me origins shqiptare.
Ta dini mire ms,mrs.le pen se shqiptaret nuke shesin mend me
thene,parisi,rroma,athina,stambolli,kajro, etj Jane toka te
shejta shqiptare.
Pse sepse Kane nje periudhe me te lavdishme me te harshme
me te qytetruare e zhvilluare se sa keto qytete.
DerI tani vetem me Lashtesin e Armenin barazohen albanet e
ender shekuj.
Nuk dihet saktesishte binjakzimi i nje origjne.
Kete nuke nxitohemi Si sllavet e serbise me marr territoret e
njerzise se Huaje..
Faktet
historike,
arkeologjike,
Anthropologist
Linguistike
Poemat,mitologjia ö
arti-kultura,doket
Veshja,vallet,kenget
Legends e lashtesis
KENGET KRESHNIKE
(kenget maje krahu ou,po,more ,jo)
KENGET ISO ,MORE
Koha Do Ta tregojne e do vertetojn
Qe jeni gabim krejtsishte per menndimet per shqiptaret
Hrushovi kishte ne ombrell 16 repulika,ai per hater te Gruas(”kahe je thote nje fjal?? pullore?? Me shpoti-ironi,perbuzje
Vjen pergjigja ”Kah eshte gruja”kjo Jo ne Kuptimin e keq nga fshati I Gruas apo rrethi por ne kuptimin qe burri nuke i do te nuke I do njerzite e vete.cudi nuke kane gjete ndonje barcelet per grate apo Jane nga parimi i kanunit qe bijat apo grate nuke Kane pjes ne pasuri ne gjini ase ne shtepi te burrit.Sot grate dje Ishin Zero, por ato sot kerkojn dy pronsi??.Ne fakte ne ramon.Si vetem FEMA rralla pa martuar Kane kerkuare pronsi ku kane jetuare dhe ju takon me kanune e lignin po e po.Gjate democracies me takoj komuna e Margegaje shume e Madhe me 12- fshsatra 4500 banore nuke patem asnje mosmarrveshje.Edhe stomi,,ledhi Ku Ishte prishur( kufiri-megja arsye systemic) ,beme matjet dhe spotstuam siperfaqen,ose kishte raste qe rruga kalon ngjitur me oborrin ,larguam rrugen e afruame kanalin,ose kur i zoti dispononte tap in e kohes zogut apo te rreeformes beme matjet dhe korigjonim difektin,por ne as nje ekoniomi apo familje nuke kemi Patur pa zgjidhshmeni,shumica e pronarve apo 100% kishin marre token sipas kufive para kolektivizimit.
Interesante eshte kush dhe Si u cduken gjitha ata registrar pronsie,harta,scica qyshe 1926-38-46-52-66????????
Gjitha ato rilevime,edhe gjate koht
es Koop. bujq.Ne kadaster Kane punuar minimum gjith kohen tre veta,e ne grupe pune me shume.ku Shkuan ??po gjinden documente Mesjete???,me gjith ate do gjinden,por do te jete vone,por shume gjera do sqarohen,akuza te pa drejta ,pse?? dikush ka shkruare Pak toke per arsye taksash por ne fat cdo familje are e livadh ka Pater ne fshatin e vete mbi 1ha toke, ne baze sip. totale te fshatit I takone mbi 1 ha. toke.kjo rregullon pretendimet e pa drejta te ndonje fshatari.
Nenpunsite nuke kishin marre prone perjashtuar special.islet .zoot,veteriner economists,agr. teknik te ##po keshtu raportonin dhe economite tjers ne disa economic problem Ishii objected qe u pervetsuan nga pronaret.) n.h.ja fali krimen gjith territorin e mrekullushem ukrahinens per hater te gruase.hrushovit komunistve Si nje udheheqes shqiptar I kosoves,nuk dua ta permend ermine
(qe fali jugosllavise perktsishte Serbis- presheven, metvegjen,bujanocin ) sllavet Jane me nacinaliste nuke humbin , bile Edhe hrushovi po ta kishte imagjinure ndarjen prishjen e b.r.s.s.ruse, nuke kishte fale krimen e shqip I kosoves?? skan pature dhimte per token e lare me gjake..
Po thon do hajgarexhi(hokatare)
Sorbet Kane liri ne shqiperi
Me shume se vllezrit kosovarali
E jame large nuke mund besoj
Pa qene afer ti vertetoje???
Mrs.Ms Le pen!
Duhet
te Jeni e bindur se ne trojet shqiptar ska toke te huaj,
por jane troje shqiptare ne lashtesi.
Prof .katapano thote lexoje te lutem.
“Thoti fliste shqip ”
Gjuha shqipe eshte ”gjuhe e zotit”
eshte ”ne ne”,” meme’.,” mama”. e gjuhve.
Milan Shuflaje eshte i ish jugosllavise shkenctare,eshte vra nga
serbet vetem pse tha te verteten per lashtesin e shqiptarve.
Aristidhe Kola titulli ”arvanitasit” eshte historian,avokate ne
greqi vra Si shuflaje.
Prof. Neol Malcom, .”a short history kosovo”angli
Shife Mathieu Areff Prof. ne france thirre pi nje café do te
cuditesh per historian e Albanve te shqiptareve”Odisea e pa
besushme e nje populli Para helen” Ne ballkan greket kane ardhe ne
shekullin e VII Bc: Para Krishtite e sorbet ne shekullin VII a.c.pas krishtit
Prof. Domenic Brikel uiversiteti parisite Sorbon france.
Dr.prof Elena Kocaqi universiteti Durazo of Albania.
Academic Dhimiter Pilika, academic Aleks BUda,Prif.neritan&hasan Ceka etj,etj etj.
Favenkdo