Për herë të parë që njerëzimi pati mundësinë të shohë fotografi shumë të afërta të Plutonit, u panë male të akullta shumë të larta dhe kanjone, në hënën e tij, Charon.
Befasuese për shkencëtarët ishte sidomos mungesa e kratereve në një pamje të zmbadhuar, të bërë nga anija kozmike New Horizons e NASA-s, më 14 korrik.
Sipas shkenctarëve, kjo sugjeroi papritur se Plutoni është gjeologjikisht aktiv dhe është duke u skalitur jo nga forcat e jashtme, por nga nxehtësia e brendshme.
“Unë nuk mendoj se ndonjë prej nesh mund ta kishte imagjinuar se kjo do të ishte kaq e mirë”, tha shkencëtari i NASA-s, Alan Stern. “Sistemi i Plutonit është diçka e mrekullueshme”.
Fotografitë e afruara të Plutonit që i zbuloi NASA, tregojnë male mbi 3 mijë metra të lartë dhe dhjetëra mijëra kilomtera të gjata, të formuara nga shtrati i akullt Plutonit.
Anija kozmike përshkoi mbi 12 mijë kilometra përreth planetit, duke u bërë vizitori i parë i Plutonit në 4.5 miliardë vjetët e ekzistencës së tij. rel
Komentet