VOAL – Në një intervistë ekskluzive me Thomas L. Friedman, presidenti Obama shpjegon pse ai nuk ka asnjë mëdyshje për marrëveshjen me Iranin.
I pyetur nëse Amerika përdori të gjitha mjetet e saj, përfshirë një kërcënim të besueshëm të përdorimit të forcës, presidenti u përgjigj: “Unë mendoj se kjo kritikë është e gabuar. Le të shohim saktësisht se çfarë kemi arritur. Ne ia kemi prerë Iranit çdo rrugë drejt zhvillimit të një arme bërthamore. Arsyeja pse ne ia arritëm të bashkojmë komunitetin botëror rreth sanksioneve më frytdhënëse se kurrë ndonjëherë ndaj regjimit, sanksione që e tronditën ekonominë iraniane dhe i ulën ata në tryezë, ishte sepse bota u pajtua me ne se do të ishte një rrezik i madh për rajonin, për aleatët tanë, për botën, nëse Irani do të zotëronte armë bërthamore. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë një konsensus të tillë global rreth përcaktimit që Irani nuk mund të ketë asnjë mundësi për të pasur armë bërthamore.”
Presidenti argumentoi se qasja e tij i përmbahet së njëjtës logjikë që Presidentët Richard Nixon dhe Ronald Reagan përdorën në qasjen ndaj Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.
Does your site have a contact page? I’m having trouble locating it but, I’d like to shoot you an email. I’ve got some ideas for your blog you might be interested in hearing. Either way, great site and I look forward to seeing it expand over time.