Të gjithë e mbajmë mend vajzën me emrin Zana në filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, rol i dashur për publikun luajtur nga aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare Elida Cangonji.
Por një lajm i trishtë mësohet orët e fundit për aktoren e cila ka ndërruar jetë në Francë për shkak të një sëmundje të rëndë. Ajo vuante prej kohësh nga leucemia akute dhe sot ndërroi jetë rreth orër 19:00 në Mont Elimar të Francës.
Cangonji ushtronte edhe profesionin e një mjeke psikiatre. Ajo ka luajtur disa role në filmat shqiptarë si Zana te filmi “Rrugë të Bardha” Eleni te “Në kufi të dy legjendave”; mësuesja te “Shtigje lufte”.
Për herë të fundit ajo ka dhene nje interviste per Panorama” lidhur me prezencen e saj ne grevën e urisë së studentëve, si mjeke e jo si greviste.
Elida Cangonji: Çfarë pashë brenda grevës së urisë së studentëve
Nga të gjithë ata njerëz e studentë që morën pjesë në grevën e urisë së 25 viteve më parë, të gjithë njohim shumë pak; dimë vetëm emrat e figurave politike e mediatike që prej 25 vitesh vazhdojnë të jenë po ato.
Vit pas viti nxjerrin ndonjë kujtim a fotografi më shumë, por as shtohet e as pakësohet njeri. Nuk e dimë nëse të tjerët janë tërhequr, pra, kanë zgjedhur të mos e bërtasin atë çfarë kanë bërë, apo nuk gjejnë shteg të tregojnë edhe ata kujtimet e tyre. Nuk e dinim as që mjekja psikiatre, apo siç më së shumti e njihni të gjithë, aktorja e disa filmave shqiptarë, Elida Cangonji, kishte qenë pjesë e grevës. Jo si greviste, por si mjeke.
Pak ditë më parë, kur ishte njoftuar nga Tirana përmes një mesazhi në telefon për të qenë pjesë e “mbledhjes” që do të kujtonte ato ditë historike, Cangonji bëri një status në “Facebook”, ku shpjegonte shkurt arsyen pse u përfshi në grevë, por shpjegonte edhe më shkurt atë çka e bënte këtë status të ndaleshe, arsyen pse nuk donte të ishte sot, pas 25 vitesh, mes tyre. Ishte pikërisht ky i fundit, ngacmimi që na bëri të vihemi në kontakt me të dhe të mësojmë më shumë rreth atyre ditëve, zhurma e të cilave jehon edhe sot.
Ju e keni thënë pak se ishit pjesë e grevës si mjeke, por na tregoni më gjatë, si ndodhi që u përfshitë në grevën e studentëve, 25 vite më parë?
Kur dëgjova se studentët po hyjnë në grevë urie, ika nga puna dhe shkova të shoh se ç’po ngjet në Qytetin Studenti. Pashë se kishte shumë prindër, fëmijët e të cilëve kishin hyrë tashmë në grevë. U habita pasi shumë nga këta njerëz (prindër) i njihja mirë dhe disa prej tyre ishin “të përkëdhelurit” e sistemit. Kjo gjë më kënaqi, më intrigoi… Përjetova një si pështjellim ndjenjash e emocionesh në ato ditë. A do të ishte e vërtetë kjo grevë?!
Kaq u desh të bëheshit pjesë?
Jo! Kthehem në punë dhe aty dëgjoj se kërkonin një psikiatër të shërbente në grevë. Dy kolegët e mi psikiatër nuk pranuan, atëherë unë dola vullnetare. Qyteti Studenti kishte në atë kohë qendrën e vet shëndetësore, me mjekë e infermierë. Ata ishin sistemuar në një dhomë me pak materiale ku dominonin shishet e serumeve. Unë shkoja në mesnatë në shtëpi dhe kthehesha në orën 6 të mëngjesit me dhjetë termose me kafe të ngrohtë për të gjithë ata që e udhëhiqnin këtë grevë.
Kush e udhëhiqte?
Ishte Mesila Doda, Blendi Gonxhe e shumë pedagogë, si Ylli Vejsiu, Gramoz Pashko etj. Ditën e kaloja duke ecur e vëzhguar studentët, duke biseduar me ta, duke iu dhënë të pinin ujë me sheqer, duke u kujdesur për ata që filluan të ndienin vërtet pasojat e urisë. Ndiqja hyrje-daljet e “personazheve” me pardesy të bardha apo pallto të zeza, që negocionin herë me grupin organizues dhe herë me partinë e qeverinë (në mos gabohem u mblodh edhe një plenium ato ditë). Herë i shihja të dilnin nga dhoma e bisedimeve entuziastë e herë të dëshpëruar. Përpiqesha të kuptoja se ç’po ndodhte dhe të parashikoja kohëzgjatjen e grevës, pasi shumë studentë nga fundi i ditës së dytë filluan të manifestonin dhimbje koke. Them pa hezituar që shumica e studenteve ishin seriozë në atë që kishin marrë përsipër dhe respektonin rregullat e një greve urie. Më kujtohet një koleg që e kisha pasur dhe komshi, i solli ushqime djalit, i cili ia hodhi nga dritarja. Djali i një kolegeje tjetër që e njihja mirë, desh u mbyt me një vezë të zier që e gëlltiti në momentin kur unë i hoqa batanijen me të cilën ishte mbuluar kokë e këmbë.
Nga të gjithë njerëzit e përfshirë, kush ishin më aktivët? Thuhet se Rajmonda Bulku ka organizuar femrat pjesëmarrëse, artiste ose jo?
Do të vij edhe te pyetja juaj, më saktë, ngjarja do vijë vetë aty. Ditën e tretë, Prof. Ylli Vejsiu, që kishte probleme kardiake të njohura, nuk pranonte të dilte nga greva edhe kur i filluan shqetësimet. Buzët e tij po zbardheshin, shikimin e kishte të turbullt, aq sa u tremba, por e kuptoja edhe kundërshtimin e tij. Atëherë vendosa t’i jap një dozë të fortë valiumi për ta relaksuar e vënë në gjumë dhe ndërkohë i injektuam serum. Po në këtë ditë, në pak minuta ndodhi që një student të humbte ndjenjat dhe të rrëzohej duke hyrë te dera e infermierisë. Unë u ndodha aty dhe bashkë me doktoreshë Vjollcën e shtrimë mbi një tavolinë. Kur hoqa dorën që kisha vënë nën kokën e tij, pashë që ishte gjakosur. Lajmëruam ambulancën për ta çuar në spital. Ndërkohë, një tjetër student kishte të gjitha shenjat e një hepatiti, ishte me një ikter qartësisht të dukshëm, si në lëkurë, ashtu edhe në sy. Nëna e tij, që ishte infermiere, kishte hyrë brenda dhe më lutej ta bindja që të dilte. Në fakt, ai ishte si “bombë” në atë grumbullim qeniesh njerëzore që jetonin në kushte minimale higjiene. E binda duke i thënë se rreziku për përhapjen e hepatitit ishte i pashmangshëm, ai duhej të dilte për veten dhe për shokët e tij. I nxorëm të dy studentët jashtë, kur mësuam se makina e ambulancës erdhi. Njëri ishte në barelë, me serum, tjetrin e mbante nga krahu e ëma. Ndërkohë, qytetarët e Tiranës kishin ardhur aty për të treguar mbështetjen e tyre. Efekti që bëri barela me studentin e shtrirë ishte magjik… ishte si një MJAFT! Nuk mund të paguajmë edhe me shëndetin e jetën e fëmijëve tanë! Të gjithë filluan të bërtisnin, të fërshëllenin, gjëmonte sheshi. Ky ishte momenti kur Rajmonda Bulku i bëri thirrje turmës që të zbriste e të demonstronte para Presidencës. Ky ishte një moment krejtësisht spontan dhe ndërhyrja e saj ishte po ashtu e rastësishme, nuk mund të quhet “organizim”. Në mos Rajmonda, dikush tjetër, apo qoftë edhe ndonjë prind i atyre 723 studentëve, sigurisht që do të kishin bërë diçka.
Çfarë ndodhi më pas?
Turma filloi të lëvizë e të zbresë poshtë. Greva kishte korrierët e saj që vraponin e sillnin lajme; ku me motorë, ku me biçikleta e ku me ndonjë telefon të afërt. Vjen lajmi që hodhën statujën e diktatorit. O Zot, çfarë brohoritjesh, si nuk u çanë muret! Të rinjtë që hidheshin përpjetë e që përqafoheshin… Skenë të tillë entuziazmi, nga aq afër, edhe sot them se kam qenë me fat që e kam përjetuar. Simbolika e këtij veprimi, e bërë nga vetë njerëzit e thjeshtë të mbledhur në atë shesh, ishte, në fakt, fitorja e parë e vetë popullit. Unë isha në mes të këtij gëzimi të madh dhe keqardhjes së profesor Ylli Vejsiut, të cilin e mbaja nën vëzhgim, që nuk po e përjetonte dot këtë moment magjik, pasi ishte në gjumë të thellë.
Mbase nuk kishte si të ndodhte ndryshe, por nga këto që tregoni, edhe sikur të mos ishit aty si mjeke, duket që keni qenë tërësisht e përfshirë emocionalisht nga ngjarjet. Na tregoni kujtime të tjera…
Po, dhe do ta besoni edhe më tepër nga episodi që do t’ju tregoj… Kur po qetësohej pak situata, një student më bie lehtë në shpatulla dhe më thotë: “Doktoresha, a ke qenë gjë volejbolliste?”. “Kam luajtur për pak kohë me skuadrën e Studentit, por ti pse pyet?”, i thashë. “Po të shihja kur hidheshe nga gëzimi dhe bëje gjithë kohën lëvizjen sikur po zhysje topin”. Kishte të drejtë djali, të nesërmen nuk e ndieja më shpatullën e djathtë. Korrierët erdhën me një lajm tjetër. Statujën po e zvarrisnin për ta sjellë aty, te studentet dhe se një grup tjetër do të shkonte të zhvarroste diktatorin. Aty kuptova se zemërimi i turmës mund të merrte përmasa të tilla për të cilat një ditë do të pendoheshim. Fatmirësisht, zhvarrimi nuk u bë. Kur filloi të binte mbrëmja, të gjithë dilnin në qetësi dhe kalonin para statujës së shtrirë aty te dera, si për t’u siguruar se ajo që kishte ndodhur ishte e vërtetë!
Çfarë ka ndryshuar që atëherë, si mendoni sot rreth së gjithës, pasi nga statusi që kishit shkruar, duket se mbani krejt tjetër qëndrim dhe se takimet e sotme janë të kota… Cila do të kishte qenë situata më e mirë sot, së cilës ju mund t’i bashkoheshit (pra, t’i bashkoheshit pavarësisht se jetoni larg Shqipërisë)?
Sot, pas 25 vitesh, ajo që më prek është thjeshtësia dhe modestia e atyre që atëherë ishin studentë. Jam e sigurt që të gjithë në një mënyrë ose një tjetër i kujtojnë ato ditë. I shoh që shkëmbejnë mesazhe në “Facebook”, postojnë foto, bëjnë shaka, hedhin romuze… Ndihet që kanë ende po atë shpirt rebel që kishin atëherë, por nuk kam ndjerë asnjëherë që të ketë tendenca për ta parë veten si heronj. Një gjë është e qartë, shumica dërrmuese janë të zhgënjyer. Më pëlqeu diskutimi i Mark Markut… Nevoja për të bërë shou në emër të tyre më duket cinike dhe fyese, më duket se e bën pis qëllimin e tyre të pastër të asaj kohe për një Shqipëri tjetër. Do të kisha pranuar një festë të organizuar nga ata vetë, nga studentët e asaj greve dhe të sponsorizuar nga këto parti që harxhojnë miliona për fushata elektorale dhe që flasin e festojnë në emër të tyre. Çdo i ri apo e re e atyre ditëve e dinin që duhej të jepnin diçka nga vetja, nëse donin që jeta e tyre të ndryshonte, dhe ata këtë bënë, detyrën. Rrezikuan? Po, kush t’i fal gjërat e mira në jetë? Këtë ata e dinin dhe e dinë, prandaj nuk dalin të rrahin gjoksin. Sot ata qeshin e trishtohen njëkohësisht kur shohin “të tjerët” që nuk ngopen si pas 5 vitesh, ashtu dhe pas 25 vitesh dhe, më besoni, ata do të vdesin të pangopur ndonjëherë për pushtet, famë e para. Populli thotë se njerëzit janë të ndarë në ata që japin dhe ata që marrin dhe se ata që marrin, hanë më mirë, por ata që japin flenë më mirë.
Ai do të drejtojë festivalin si drejtor artistik dhe prezantues për dy vitet e ardhshme
VOAL- Pas muajsh spekulimesh, ka ardhur konfirmimi: Carlo Conti do të zëvendësojë Amadeus në rolin e drejtorit të ri artistik dhe drejtuesit të Festivalit Italian të Këngës Sanremo. Kështu bëri të ditur RAI në një deklaratë të mëngjesit të së mërkurës.
Në shënim, grupi nënvizonte unanimitetin e vendimit, të rënë dakord midis kreut të administratës Roberto Sergio, drejtorit të përgjithshëm Giampaolo Rossi dhe drejtorit të argëtimit Marcello Ciannemea.
Për Conti-n – nënvizon Viale Mazzini – nuk është një rikthim i thjeshtë në Festival, por një sfidë e re, e cila si objektiv i saj është të vazhdojë të promovojë dhe përmirësojë tendencat e reja. Conti tashmë ka drejtuar Sanremon tri edicione radhazi, nga 2015 deri më 2017.
Është ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, në vitin 1962. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve për aktor, ne vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri.
Ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë ,i parapëlqyer për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi me sens artistik anët e madhërishme me ato humane.
Disa nga rolet më të spikatura të tij janë Hodoja tek “Lidhur si fishekë gjerdani”, Batoja te “Jatagani”, Isa Boletini te “Besa e trojeve” etj. bw
Në mesin e viteve 1970, gjysmë milioni blegtorë indianë në shtetin Gujarat të Indisë, kontribuan me nga dy rupi secili për të bërë një film novator.
Manthan (Dëbimi), me regji nga regjisori i nderuar Shyam Benegal, u bë filmi i parë i vendit i financuar nga një turmë njerëzish.
Filmi 134-minutësh i vitit 1976 ishte një rrëfim i fiksionalizuar i gjenezës së një lëvizjeje kooperativiste të qumështit që e transformoi Indinë nga një komb me mungesë qumështi, në prodhuesin kryesor të qumështit në botë.
Historia mori frymëzim nga Verghese Kurien – i njohur si “Qumështari i Indisë” për revolucionarizimin e prodhimit të qumështit në vend. (India sot përbën gati një të katërtën e prodhimit global të qumështit.)
Gati 50 vjet pasi u krijua, filmi Manthan i restauruar i pacenuar shfaqet në premierë botërore në tapetin e kuq këtë javë në Festivalin e Filmit në Kanë, së bashku me filmat klasikë nga Jean-Luc Godard, Akira Kurosawa dhe Wim Wenders.
Restaurimi i filmit ishte një sfidë, sipas Shivendra Singh Dungarpur, regjisor, arkivist dhe restaurues i vlerësuar me çmime.
Gjithçka që kishte mbetur nga Manthan ishte një negativ i dëmtuar dhe dy printime të zbehura. Negativi ishte shkatërruar nga myku, duke lënë vija vertikale jeshile në shumë seksione. Negativi i tingullit u shkatërrua plotësisht, duke i detyruar restauruesit të mbështeteshin në tingullin e vetëm të mbijetuar.
Restauruesit shpëtuan negativin dhe një nga stampat. Ata huazuan dhe dixhitalizuan tingullin nga printimi dhe riparuan filmin. Skanimi dhe pastrimi dixhital u kryen në një laborator në Chennai nën mbikëqyrjen e një laboratori të njohur të restaurimit të filmit me seli në Bolonja, me Benegalin dhe kineastin e tij për një kohë të gjatë Govind Nihalani që mbikëqyrnin projektin. Tingulli i filmit u rregullua dhe u përmirësua në laboratorin e Bolonjës.
Rreth 17 muaj më vonë, Manthan rilindi në 4K me definicion ultra të lartë. Benegal, një nga emrat më të mëdhenj e kinemasë indiane, thotë se filmi i mbetet shumë afër zemrës së tij. “Është e mrekullueshme të shohësh filmin të kthehet në jetë pothuajse ashtu siç e bëmë dje. Duket më mirë se printi i parë,” thotë regjisori 89-vjeçar.
Aktori Naseeruddin Shah mësoi blegtori gjatë prodhimit të filmit
26-vjeçarja ishte në konkurrencë me këngën “Europapa”
Joost Klein u përjashtua nga finalja e mbrëmjes së sotme, pas një denoncimi që policia suedeze po heton
VOAL- RSI, duke iu referuar agjencive të ndryshme të lajmeve, bën të ditur se Joost Klein, këngëtari që përfaqëson Holandën në Eurovision, nuk do të marrë pjesë në finalen e kompeticionit të planifikuar për mbrëmjen e sotme, të shtunë.
Kjo u bë e ditur sot nga Unioni Evropian i Radios dhe Televizionit (EBU), duke raportuar, përmes një njoftimi për shtyp, se “policia suedeze po heton” pas “një ankese të paraqitur nga një grua nga ekipi i prodhimit”, për “një aksident që ka ndodhur pas performancës së artistit në gjysmëfinale të enjten e kaluar.
“Nuk do të ishte e përshtatshme që Klein të “vazhdonte të merrte pjesë në konkurs” ndërsa “procedura gjyqësore ndjek rrjedhën e saj”, thuhet në shënimin e lëshuar nga EBU, i cili për këtë arsye nënvizon një linjë të “tolerancës zero” për “sjellje të papërshtatshme” gjatë performancës së ngjarjes muzikore.
VOAL- Pesëmbëdhjetë artistët më të mirë që konkurrojnë për finalen e së shtunës në Eurovision Song Contest 2024 performuan të martën në mbrëmje në skenë në Malmö Arena, Suedi. Dhe me televotimin publiku zgjodhi dhjetë vendet e para finaliste. Këto janë (në rend alfabetik) Qiproja, Kroacia, Finlanda, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina.
Ndërsa Australia, Azerbajxhani, Islanda, Moldavia dhe Polonia nuk ia dolën. Gjatë gjysmëfinales kënduan edhe tri nga gjashtë vendet tashmë finaliste: Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania (të cilat janë pjesë e të ashtuquajturës “pesë e madhe”, pra ato vende që japin kontributin më të madh financiar në organizimin e eventit. ) dhe Suedia (e cila fitoi edicionin e 2023 me “Tattoo” nga Loreen dhe që për këtë arsye është nikoqir i ngjarjes këtë vit).
Artistët dhe këngët që u kualifikuan në finale të martën
– Qipro: Silia Kapsis me “Gënjeshtar”
– Kroacia: Baby Lasagna me “Rim Tim Tagi Dim”
– Finlandë: Windows95man me “Pa rregulla!”
– Irlandë: Bambie Thug me “Doomsday Blue”
– Lituani: Rrip Silvester me “Luktelk”
– Luksemburgu: Tali me “Luftëtarin”
– Portugalia: Iolanda me “Grito”
– Serbi: Teya Dora me “RAMONDA”
– Slloveni: Raiven me “Veronika”
– Ukrainë: Alyona alyona & Jerry Heil me “Teresa & Maria”
Në edicionin e 68-të të konkursit muzikor marrin pjesë gjithsej tridhjetë e shtatë vende. Dhe të shtunën do të ketë njëzet e gjashtë këngëtarë që do të konkurrojnë për të fituar ngjarjen më të madhe të muzikës live në botë (vitin e kaluar regjistroi një audiencë prej 160 milionë spektatorësh në dyzet vende).
Ngjarja muzikore mbahet në Malmö Arena dhe prezantohet nga Malin Åkerman dhe Petra Mede. rsi-eb
Madonna mbajti një koncert falas në Rio de Janeiro të shtunën mbrëma me turma fansash që dynden për të parë idhullin e popit në plazhin e famshëm Copacabana të Brazilit.
“Rio, ja ku jemi në vendin më të bukur në botë”, deklaroi ajo kur shfaqja filloi.
Shfaqja ishte ndalesa e fundit në turneun festiv të 65-vjeçares, që kremtonte 40 vjetorin e saj në muzikë.
Më shumë se 1.6 milionë fansa vlerësohet të kenë ndjekur shfaqjen.
“A jeni gati?” Madonna postoi në llogarinë e saj në Instagram shtatë orë para shfaqjes.
Turmat e fansave u panë duke kërcyer së bashku me këngët e Madonnas të luajtura nga altoparlantët në skenë, disa orë para se të mbërrinte superylli amerikan.
Në atë që shumë e kanë quajtur një shfaqje “historike”, Madonna i bëri përshtypje audiencës me ndryshimet e shumta të kostumeve dhe shfaqjet e dritës.
Këngëtarja interpretoi disa nga hitet e saj më të mëdha, duke përfshirë Nothing Really Matters, Like a Prayer dhe Vogue, dhe në një moment me të u bashkua në skenë këngëtarja braziliane Anitta.
Kishte ekrane gjigante të vendosura përgjatë plazhit, për të siguruar që turma kryesisht braziliane të ishte në gjendje të shihte shfaqjen. Disa shikonin nga apartamentet ose hotelet, të tjerët nga varkat.
Kishte gjithashtu një prani të madhe policore për të garantuar sigurinë e të gjithë të pranishmëve.
Bluzat, suvenire dhe tabela me fytyrën e Madonnas zbukuruan lagjen ndërsa entuziazmi shpërtheu përpara koncertit.
Që kur shkëlqeu në listat e Mbretërisë së Bashkuar me Holiday në 1984, Madonna ka shënuar 71 hite të tjera, duke përfshirë 13 këngët numër një.
VOAL- Ka ndërruar jetë aktori britanik Bernard Hill.Ai ishte 79 vjeç.Këtë e ka bërë të ditur BBC.Ndër interpretimet e tij më të njohura janë ato të Mbretit Théoden në “The Lord of the Rings: The Return of the King”, të kapitenit Edward Smith në “Titanic”, të Yosser Hughes në dramën Boys from the Blackstuff.Ndër çmimet e marra, çmimi i Skuadrës së Aktorëve të Ekranit.Agjenti i tij, Lou Coulson, konfirmoi vdekjen e aktorit për BBC News në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Biblioteka Shtetërore e Berlinit po vendos në ekspozitë partiturën origjinale të Simfonisë së nëntë të Ludwig van Bethoven për të shënuar 200 vjetorin e premierës së veprës.
“Dorëshkrimi do të shfaqet në Stabi Kulturwerk, hapësira e ekspozitës së bibliotekës, nga 7 maji deri më 25 gusht”, njoftoi sot biblioteka.
“Lëvizja e fundit, me vendosjen e “Ode to Joy” (Oda e Gëzimit) të Schiller, gjithashtu do të shfaqet”, tha bibliotika.
Kjo pjesë e simfonisë është përdorur si himni evropian që nga viti 1985.
Simfonia u shfaq në premierë në Vjenë më 7 maj 1824. Fletët e shkruara të muzikës u lidhën në formë libri rreth vitit 1850.
Sekretari i Bethovenit, Anton Schindler ia shiti pjesët e para të partiturës Bibliotekës Mbretërore në Berlin që në vitin 1846, ndërsa pjesët e munguara pasuan në 1901.
Vendndodhjet e ndryshme të ruajtjes për pjesë të veçanta të dorëshkrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore nënkuptonin se ai nuk u ribashkua plotësisht deri pas ribashkimit gjerman.
Pjesa origjinale tani ruhet në Bibliotekën Shtetërore të Berlinit, ku mbahet nën masa të rrepta sigurie. “Si rregull, partitura autografike nuk del kurrë nga kasaforta”, tha Martina Rebmann, drejtuese e departamentit të muzikës Stabi.
Ajo u shfaq për herë të fundit për publikun e gjerë në vitin 2020, kur u shfaq si pjesë e një ekspozite për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së Beethoven.bw
Aktori francez është në pyetje pas ankesave për sulme seksuale të paraqitura nga dy gra
VOAL- Ka një zhvillim të ri të rëndësishëm në hetimin e sulmit seksual të Francës kundër Gérard Depardieu.
Aktori i njohur në fakt prej ditës së sotme, të hënën ndodhet në prangat e policisë për t’u marrë në pyetje lidhur me faktet e raportuara nga dy femra. Marrja në pyetje po zhvillohet në zyrat e qarkut të tretë të policisë gjyqësore të Parisit.
Pjesa e jashtme e selisë së policisë ku u kryen marrja në pyetje e Depardieu
Një skenografe, e cila ka punuar në ekuipazhin e filmit “Les volets verts”, me regji të Jean Becker, akuzon Depardieu për sulm seksual ndaj saj në 2021 në Paris. Një tjetër ankesë është bërë nga një ish-asistent produksioni, i cili pretendon se ka pësuar ngacmime në vitin 2014, pak ditë para se të xhironte një film të shkurtër.
Që nga dhjetori 2020, Depardieu tashmë është akuzuar për përdhunim dhe dhunë seksuale ndaj aktores Charlotte Arnould. rsi-eb
Këngëtarja amerikane Taylor Swift i është bashkuar Elon Muskut në listën e personave më të pasur në botë.
Ylli amerikan ka hyrë në Listën e Miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë, pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh.
Në listë këtë vit ka hyrë edhe Sam Altman, krijuesi i aplikacionit ChatGPT të kompanisë AI, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh.
Mirëpo Bernard Arnault dhe familja e tij, që qëndrojnë mbrapa kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e kryesojnë listën e revistës Forbes me një pasuri prej 233 miliardë dollarëve.
Forbes ka thënë se në vitin 2024 është regjistruar një rekord i miliarderëve – 2.781.
Forbes ka thënë se elita botërore është më pasur se kurrë dhe e ka një pasuri kolektive prej 14.2 trilionë dollarëve.
Swift, këngëtare dhe tekstshkruese, ka hyrë këtë vit në listën e personave më të pasur, pasi e ka fituar statusin e megayllit.
Këtë vit ajo është bërë performuesja e parë që e ka fituar çmimin për albumin më të mirë për herë të katërt.
Përveç muzikës, emri i saj është shumë i përfolur edhe për lidhjen e dashurisë që ka me yllin e futbollit amerikan Travis Kelce.
Sa u përket 10 personave më të pasur në planet, tetë janë prej SHBA-së dhe gjashtë prej tyre janë pasuruar në industrinë e teknologjisë.
Pas Arnaultit dhe familjes së tij, Musk, pronari i kompanive Tesla dhe X – i njohur më parë si Twitter – është renditur i dyti, me një pasuri prej 195 miliardë dollarësh.
Në vendin e tretë është pronari i kompanisë Amazon, Jeff Bezos.
Forbes ka thënë se klasa e miliarderëve më 2024 është 255 për qind më e pasur sesa një dekadë më parë, që nënkupton se 0.5 për qind e 2.781 miliarderëve të botës gëzojnë 14 për qind të pasurisë së të gjithë miliarderëve.
Në aspektin gjeografik, SHBA-ja ka më shumë miliarderë sesa çdo shtet – 813 – e përcjellë nga Kina dhe India.REL
Me emrin artistik Kim, djali nga Kosova ka mahnitur me zërin e tij jurinë e sivjetshme të American Idol, por edhe me rrëfimin e tij.
Kim ka marrë pjesë në American Idol, por ka prekur shumë me historinë e tij. Teksa flet për nënën që ndodhet ende në Kosovë, sytë i mbushen me lotë. Dy vite pasi Kim lindi, nëna e tij u sëmur dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Të gjithë i thonë Kim se ka zërin e nënës së tij.
Kimi është me origjinë nga Kosova por tani jeton në Brooklyn. Ai punon në një restorant, ndërsa në American Idol këndoi “Heal” nga Tom Odell. “Unë nuk e kufizoj veten, mund të këndoj gjithçka. Ashtu si do të këndoja Whitney Houston”, tha ai.
Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime’, ndërsa një përshëndetje pati edhe për nënën e tij. Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës.
Në fakt, muzika e ndihmoi të mësonte anglishten, të cilën e mësoi vetëm gjashtë vjet më parë.
Kur ai i pa për herë të parë jurinë tha:”Më dukej si një ëndërr, por kisha shumë nevojë që dikush të më godiste një shuplakë,” tha ai. “Ishte padyshim diçka që më bëri të ndihesha i gjallë sepse kisha nevojë për të pas kaq shumë vitesh luftë, më bëri të ndihem mirë”.
Ai nuk është më në kërkim të famës, muzika e Kimit do të thotë shumë më tepër për të tani, ai thjesht dëshiron të bëjë një ndryshim në botë.bw
Diva ikonike e modës në Nju Jork ishte 102 vjeçe – Ajo bashkëpunoi me marka nga e gjithë bota, nga Citroën tek Magnum
VOAL- Iris Apfel, diva ikonë e modës në Nju Jork, ka vdekur në moshën 102-vjeçare. Menaxherja e saj, Lori Sale, konfirmoi vdekjen e stilistes të premten përmes profilit të saj në Instagram.
Syze të mëdha të rrumbullakëta, gjerdan dhe byzylykë me ngjyra, flokë të shkurtër të bardhë: kjo është shenja e pagabueshme e amerikanes që ka pushtuar gjithë botën me stilin e saj. “Starleta geriatrike” nga Queens, siç i pëlqente ta quante veten, së fundmi kishte dizajnuar një koleksion për kompaninë suedeze të veshjeve H&M, pas shumë bashkëpunimeve, duke përfshirë Citroën, Magnum, Happy Socks dhe Mac.
Lindur në vitin 1921 në një familje hebreje në Nju Jork, Apfel studioi historinë e artit përpara se të bëhej dizajnere e brendshme. Ajo mori pjesë në rinovimet e Shtëpisë së Bardhë për nëntë presidentë, nga Harry Truman te Bill Clinton.
Simboli i saj është i disponueshëm edhe si emoji për telefonat celularë. “Nëse fytyra ime i bën njerëzit të lumtur, atëherë unë jam mirë”, tha ajo në inaugurimin e “smiley”, pak para ditëlindjes së saj të 95-të.rsi-eb
Komentet