Mijëra njerëz kanë dalë në rrugën kryesore të Sarajevës për të nderuar 136 arkivole janë nisur për në Srebrenicë, të cilat bartnin viktimat e fundit të identifikuara të masakrës. Ata do të varrosen në Srebrenicë në përvjetorin e 20 të masakrës.
Kamioni i cili po barte me vete arkivolet është ndalur para presidencës së Bosnjes, ku nënat, motrat dhe gratë e viktimave thyen heshtjen duke vajtuar më të dashurit e tyre.
Trupat serbe të Bosnjes dhe paramilitarët serbë, më 11 korrik 1995 vranë afro 8,000 burra dhe djem myslimanë në masakrën, që nga gjykatat ndërkombëtare cilësohet si gjenocid.
Bosnja po përgatitet të shënojë 20 vjetorin e vrasjeve, ndërkaq viktima të reja të masakrës janë akoma duke u gjetur nëpër varre masive.
Deri tani rreth 7,000 mijë viktima janë zhvarrosur nga 93 varre masive. rel
Komentet