Sot violonçelisti Gjergj Antoniu, muzikanti par excellence do të festonte 75 vjetorin.
Koncertist karriere me një intensitet befasues koncertesh për kohën, ngriti peshë zemrat e spektatorit dhe u bë legjenda e jetës muzikore shqiptare. Për 35 vite rresht interpretoi në 91 koncerte, krye-vepra të literaturës muzikore botërore dhe pothuajse gjithë veprat e kompozitorëve shqiptarë.
Por…
Në një ditë shtatori të vitit 2012, trupi i tij s’mundi dot t’i rezistonte më sëmundjes fatale, që e mori në një moshë relativisht të re, 63 vjeç.
Sa shumë projekte koncertesh mbetën pezull, sa ëndrra i mbetën pa u realizuar, sa vepra bashkëkohore të blera kohët e fundit edhe pse kurohej për disa vite në Greqi, Ai nuk mundi dot t’i jepte zë me talentin e tij të përveçëm e të pazakontë në mjedisin shqiptar por dhe jo vetëm.
I admiruar nga muzikantët dhe publiku, i vlerësuar me superlativa prej kritikës profesionale në shumicën e rasteve, me të njëjtin respekt edhe u përcoll në banesën e fundtit në atë 29 shtator…
Kur arkëmorti la prapa derën e Universitetit të Arteve, kortezhi instiktivisht e vuri në mes të dy rreshtave dhe po aq instiktivisht heshtja e rëndë u thye nga një duartrokitje e ndrojtur, që vetëm pas disa sekondave u shumëfishua nga të gjithë, me të njëjtin zell të përherëshëm. Për dijen time ishte rasti i parë i një reagimi të tillë dhe s’kish si të ndodhte ndryshe.
Ishin këto duartrokitjet e fundit që i dhanë kolegët instrumentist, të cilët s’linin rast pa u shprehur në media për vlerat e tij, ishin kompozitorët që shumicën e krijimeve për violonçel ia dedikuan Atij e njëkohshëm e konsideruan frymëzues e konsulent profesional, ishin duartrokitjet e fundit të studentëve që do ju mungonte dashamirësia e urtësia e sugjerimeve profesionale, por dhe rreptësia në plotësimin e kërkesave dhe jo vetëm violonçelistët, por të gjithë studentët e tjerë, që përfituan nga kultura e tij dhe që me përkushtim dhe pasion kurrë nuk ia kurseu bashkëbisedimet për faktorët që siguronin cilësinë e interpretimeve. Ishin duartrokitjet e familjarëve të pakët, që koha i kishte rralluar, të cilët për dekada, madje që fëmijë i kishte bërë krenar.
Nga talenti i tij kanë marrë jetë 75 vepra të letërsisë botërore muzikore, 52 vepra të kompozitorëve shqiptarë, 14 vepra të transkriptuara, 9 vepra të muzikës së dhomës. Gjithësej150, prej të cilave një numër i konsiderueshëm i përcolli në skenat tona për herë të parë duke dhënë modelin e perceptimit dhe interpretimit artistik si Ai.
Muzikant i sojmë me fantazi krijuese dhe imagjinate të pasur që pas procesit rigoroz të njohjes, duke realizuar ekzekutime perfekte tekniko-profesionale ndjente misionin t’i përcillte vlerat estetike të veprës përmes prizmit të tij shpirtëror e intelektual.
“Çdo harresë është e dëmshme, por ajo mbi artin, tempujt e tij dhe dishepujt, është e pafalshme” (P. Kabo)
I paharruar kontributi.
(Të dhënat faktike janë nxjerrë nga studimi monografik “ Gjergj Antoniu Një jetë me violonçel”).nga ku po shkëpusim një fragment të karakteristikave të individualitetit.
Qendrimi krijues
Vepra artistike në të në cilën merr trajtë objektive vullneti krijues i kompozitorit, talenti dhe ndjeshmëria subjektive e tij ndaj ideve muzikore , imponohet si një skemë e përgjithshme për muzikantin interpret. Mbajtja e qendrimit realist dhe shprehja me vërtetësi realizon korrektësinë e ekzekutimit , domosdoshmëri edhe kjo e përgjithshme. Vetëm mënyra e përjetimit intelektual dhe shpirtëror të instrumentistit e bën atë variant të përveçëm. Në këtë kuptim, termi interpretim e presupozon , ekzekutimin ndërkohë ai sa është i dallueshëm aq mban edhe varësi lidhjesh me ekzekutimin, si simbiozë e vërtetësisë me individualitetin. Zbatimi me korrektësi i partiturës shfaqet si tipar i ekzekutimit të pastër, interpretimi është mëvetësi e qenësishme, është bazim i shpirtit drejtuar nga intelekti, është përveç sakësisë një vetdhurim plot pasion. Në të gjendet hapësira për të shprehur interpreti qendrimin subjektiv krijues. Në bashkëveprim me lirinë e shprehjes, ky qendrim ndihet në trajtat e ndjeshmërisë e nuancimet shpirtërore individuale, në perceptimin intelektual e artistik, e bëhet i dukshëm në karakterin improvizativ të lojës.
Improvizimi, kur plekset me rreptësinë e formës të çdo detaji e të parashtruar në veprën konkrete krijon në intepretim variantin e përveçm indivdual.
Në librin “Poetika Muzikore” në kapitullin mbi ekzekutimin Stravisnky pohon: “Eshtë e drejtë dhe e natyrshme t’i kërkojmë edhe interpretit nënshkrimin dhe kulturën që i kërkojmë krijuesit. Sepse që të dy do të gjejnë në to lirinë në plotësinë e saj të skajshme dhe në fund të fundit edhe nëse jo përnjëherej , suksesin e vërtetë, shpërblimin e ligjshëm të interpretëve, të cilët në shpalosjen e virtuzitetit të tyre më të shkëlqyer ruajnë atë modesti dhe atë vet përmbajtje të shprehjes që është vula e artistëve të sojmë” (fq. 87)
Natyrisht së bashku me lexuesin e vëmendshëm, biem në sintoni tek pranojmë që në këtë përkufizim të Stravinskit përfaqësohet më së miri edhe Gjergj Antoniu….
Tërë hapësira tingëlluese e veprës në interpretimin e tij vjen te dëgjuesi si refleks i vetëndjerë artistik, në lirinë e shprehjes e qendrimin krijues, dhe kjo padyshim ndihet jo vetëm në raport me literaturën shqiptare, por dhe me atë botërore ………
I.Dema ,12 Prill 2024
Ky shkrim dhe kjo fotografi me kthejne mbrapa ne kohe, me shume se gjysem shekulli. Ishte vera e vitit 1960, ne qytetin e Pogradecit. Sapo kisha mbaruar gjimnazin dhe se bashku me kushuririn tim, Hektorin, shkuam per te kaluar disa dite pushime ne qytetin e liqenit, vendi me i parapelqyer per mua n’ate kohe.
Aty hasem ne nje grup te rinjsh, shumica te diplomuar, me te cilet, ne saje te njohjes familjare me dy prej tyre, Dr.Arian Kerçikut dhe Gezim Peshkepise, qendronim me ta ne oret e plazhit. N’ate grup bente pjese edhe Kujtim Spahivogli. Qe ne bisedat e para u miqesova me Te. Ishte nje miqesi qe nuk lindete nga ndonje interes i posaçem, por si shprehje e perputhjes se mendimeve , edhe se Ai ishte 12 vjet me i madh si moshe.
Por Ai ishte nje artist i vertete, nga ata qe e rrezatonin artin me te gjithe qenien e tyre, qe nga fizionomia me buzeqeshjen e natyrshme e gazin e vrullshem e te fuqishem deri ne persiatjet e thella per letersine e artet, kryesisht per teatrin, qe ishte bota e tij e vogel dhe e madhe.
“Kur luaj dramen “Majlinda” me duhen tre ore te vij ne vehte, kur luaj Hamletin nuk me mjaftojne as tre dite.” me thoshte. Kishte nje kulture te gjere, por edhe nje shpirt te bardhe. Ishte si nje mize e bardhe ne mjedisin ne te cilin punonte e jetonte. U beme miq per pak dite, por ajo miqesi mbeti pa vazhdim, mbasi jetet tona kishin drejtime te ndryshme. Prej saj mbeti vetem nje fotografi qe ruhet ne albumin tim.
Duke lexuar shkrimin e mesiperm, figura e Tij me del e gjalle para syve te mendjes, me te gjithe respektin e dashurine te cilat i imponon botes se kujtimeve, por edhe me dhimbjen e thelle qe buron nga ndarja e tij e parakoheshme nga jeta dhe nga peripecite e kaluara sa qe ne te. Per mua ajo fytyre e bukur, e lidhur me disa dite te kendeshme, qe qene si nje oaz i gjelbert ne shkretetiren e hirte te zymtesise se rinise sime te pare, mbeti e pavdekeshme ne kujtese e ne zemer.
U prehte ne Paqen e perjeteshme te Zotit shpirti i Tij fisnik!
I perjetshem qofte kujtimi i Tij ne boten e kultures shqiptare!
I dashur Eugjen,
E ke shkruar shumë bukur.
Na e dergo foton dhe e botojme si shkrim.
Shumë të fala
Skënderi