Voal -Ronald Wilson Reagan u lind në 6 shkurt 1911 në Tampico, Illionis, prej Nelle dhe John Reagan. Ndoqi shkollën e mesme në Dixon dhe më pas punoi përgjatë ndejkjes së Kolegjit Eureka ku studioi ekonomi dhe sociologji, luajti futboll dhe mori pjesë në shfaqjet teatrale të shkollës. Një provë në 1937 e bëri atë fitues të një kontrate të Hollivudit, ku gjatë dy dekadave do të luante në 53 filma.
Nga martesa e parë me aktoren Jane Wyman pati dy fëmijë, Maureen dhe Michael (adoptuar). Maureen vdiq në 2001. Në 1952 u martua me Nancy Davis, po ashtu aktore, ai la dy fëmijë Patricia Ann dhe Ronald Prescott.
Ronald Reagan ishte për dy herë Governator i shtetit të Kalifornisë dhe bëri dy përpjekje përpara se të fitonte zgjedhjet e vitit 1980 si kandidat i Republikanëve duke marrë 489 vota elektorale ndaj 49 të Jimmy Carter-it dhe mori pushtetin në 20 janar 1981 duke qënë presidenti i 40-të i SHBA . Vetëm 69 ditë më pas ai u qëllua duke marrë një plagë, ndër gjashtë plumbat, të cilin ai e kaloi shpejt dhe u kthye në punë. Ronald Reagan dhe zëvendësi i tij George Bush fituan sërish zgjedhjet presidenciale në vitin 1984 në plot 49 shtete. Tetë vjet presidencë e SHBA-ve janë shumë por Ronald Reagan do të mbahet mend si përkushtues i presidencës së tij fitimit të Luftës së Ftohtë, zvogëlues i qeverisjes nën retorikën “Shteti nuk është zgjidhja, ai është problemi”, shkurtuesi më i thellë i taksave kur Amerikës i shkoi deficiti buxhetor mbi 2.6 miliard dollarë, por rritës i shpenzimeve ushtarake. Njeriu i Doktrinës Regan punoi për një botë më të mirë dhe një Amerikë ku gjithkush mund të bëhej i pasur.
Ashtu si JFK që deklaroi në Berlin “Unë jam një Berlinez!” Reagan deklaroi mes ovacionesh vetëm pak vite para rënies së perdes së hekurt “Zoti Gorbaçov hape këtë portë. Zoti Gorbaçov… Zoti Gorbaçov rrëzoje këtë mur!”
Ronald Reagan jetoi 93 vjet më gjatë se çdo president tjetër i SHBA-ve dhe është më i moshuari prej tyre që la Shtëpinë e Bardhë kur ishte 77 vjeçar me përqindjen më të madhe të aprovimit për punën ndër presidentë që prej Rusveltit. Komunikuesi i Madh, shfaqej pak për publikun në dekadën e fundit, ai vuante stade të përparuara të sëmundjes së Alzheimerit deklaruar që prej 1994, së fundi dhe pneumoni.
Një përcjellje e vogël dhe private prej gruas së tij Nancy u bë në shtëpinë e tyre në Bel Air, California, dhe ceremoni u bënë edhe në Librarinë Presidenciale Reagan në Simi Valley ku edhe u varros, në Reagan Museum në Eureka Illinois. Trupi u preh 24 orë në Washington D.C. në Katedralen Kombëtare.
Për 30 ditë flamujt në ndërtesat shtetërore amerikane qëndruan në gjysëm shtizë.
Presidenti Bush, shprehu deshperim dhe hidherimin e madh qe shkaktoi vdekja e ish presidentit Ronald Reagan.
Nder te tjera ai tha se “Reagan la pas nje bote,ate cilen ai vete e ndihmoi te çlirohet nga frika. Jetes se nje amerikani te madh i erdhi fundi”.
Reagani ishte idhull i madh jo vetem i Republikaneve por edhe vete i familjes Bush. I ati i presidentit Bush, ishte plot 8-te vjet krahu i djathe i presidences Reagan , dhe me pas njeriu qe drejtoi fatet e Amerikes menjehere pas tij.
Edhe vete udheheqesi i dikurshem i Bashkimit Sovjetik M.Gorbaçov shprehu keqardhjen e tij per vdekjen e ish presidentit Regan.”Per mua Reagan ngelet i paharruarr pasi prezenca e tij u shfaq ne kohen dhe ne vendin e duhur” (duke nenkuptuar takimin historik te 1986 ne Rekiavik te Islandes). “Reagani ndonese quhej nga me te shumtit ekstremist i djathtë, beri hapa te medha drej nesh -perfundoi Gorbaçov.
Ne vitin 1992 Regani dekorohet me titullin e “Qytetar nderi i Berlinit”duke vleresuar ndihmen e tij te madhe dhe eren e ndryshimeve qe sollen ne rrezimin e murit te Berlinit.
SHBA festojnë me madhështi 100 vjetoeirn e lindjes të Ronald Reaganit
Shtetet e Bashkuara për njëqind vjetorin e Reganit gjatë gjithë vitit, 2011 kanë vendosur se të organizojnë festime të veçanta përkujtimore, të cilat do të mbahen në Washington DC, në IIlinoi ku lindi dhe në Kaliforni ku ai mbylli sytë një herë e përgjithmonë Shtëpia e Bardhë., ka miratuar një ligj i posaçëm vitin e kaluar për festimet e këtij 100 vjetori.
Përkujtimi i 100 Vjetorit të lindjes të Presidentit të 40-të, të Shteteve të Bashkuara, Roland Regan filloi në ditën e parë të Vitit të Ri, të mbajtur në ditën e “Roses Parade – Parada e Tradafilave” në Pasadena, ku Viti i Ri festohen me trëndafila dhe jo me Plak të Vitit të Ri.
Më 7 janar Presidenti Ronald Reagam, në 100 vjetorin e lindjes do të kujtohej në shtëpinë e tij, të lindjes. Më pasë festimet kushtuar Presidentit Roland Reagan, do të përcillen në Washington D.C, me hapjen e një ekspozite në sallën në ndërtesën Arkivat Kombëtare, që titullohet “Centennial Reagan”. Ekspozita, do të vendosë në dispozicion dokumenta origjinale dhe sende të presidentit të pa ekspozuara ndonjëherë. Ekspozita “Centennial Reagan” hapet edhe në Biblotekën Presidenciale Ronald Reagan në Kaliforni dhe Muzeun Kombëtar. Ronald Reagan do të kujtohet edhe në Londër – Britaninë e Madhe
Në 100 vjetorin e Presidentit Reagan, sot më 6 shkurt, 2011 – do të luhet ndeshja me e madhe sportive e SHBA, Super Bowl, Edicioni i 45-të.
Presidenti Reagan – Fitimtari i Luftës së Ftohtë
Kur Ronald Reagani erdhi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1981, Lufta e Ftohtë me Bashkimin Sovjetik ishte në kulmin e saj. Por 8 vjen më vonë, kur Presidenti Reagan u largua nga Shtëpia e Bardhë, komunizmi kishte filluar të shembej dhe marrëdhëniet midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik kishin filluar të përmirësoheshin. Në të gjitha këto zhvillime, Presidenti Reagan luajti një rol kryesor. Në fillim të mandatit si President, Ronald Reagan shpalli se do të forconte arsenalin e armëve bërthamore, me premtimin se do të zprapste komunizmin kudo në botë. Menjëherë pas kësaj, ai e cilësoi Bashkimin Sovjetik si një perandori të së keqes. Kur Mikhail Gorbachev erdhi në fuqi në vitin 1985, ekonomia e Bashkimit Sovjetik ishte në gjendje të vështirë ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdonin të shtonin arsenalin e armatimeve. Hendeku ushtarak midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik po thellohej. Presidenti Regan e shfrytëzoi këtë rast dhe në vitin 1986 u takua me zotin Gorbachov.
Dy udhëheqësit më në fund nënshkruan traktate që ndalonin raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi dhe kufizonin armët strategjike. Alan Lichtman – historian pranë Universitetit Amerikan në Uashington thotë ze presidenti Reagan do të mbahet mend si presidenti që fitoi luftën e ftohtë.
“Lufta e ftohtë vazhdonte e ashpër që nga viti 1945, kur mbaroi lufta e dytë botërore. Por ishte pikërisht në kohën e Ronald Reaganit, që ajo përfundoi me fitoren e Amerikës dhe me fillimin e shpërbërjes së perandorisë sovjetike, pavarësisht nëse për këtë merita i takonte Reganit apo jo, thotë profesori.”
Më 1987, Presidenti Reagan vizitoi Murin e Berlinit që për një kohë të gjatë kishte qenë simbol i komunizmit dhe i dominimit sovjetik.
“I drejtohem sekretarit të përgjithshëm Gorbaçov. Nëse ju kërkoni paqen, nëse kërkoni begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe për Evropën Lindore, nëse kërkoni liberalizimin: ejani këtu tek kjo portë. Zoti Gorbaçov, rrëzojeni këtë mur.”
Më pak se një vit pasi zoti Reagan u largua nga Shtëpia e Bardhë, Muri i Berlinit ra, një shenjë e sigurt se Lufta e Ftohtë po merrte fund.
Presidenti Reagan i dha fund Luftë së Ftohtë pa shkrehur asnjë armë dhe e bëri këtë përmes fuqizimit të jashtëzakonshëm të ushtrisë si dhe duke u mbështetur në masa të tilla si Nisma e Mbrojtjes Strategjike e cila e bindi BS dhe Mikhail Gorbaçovin se ata nuk mund ta fitonin dot garën e armatimeve.
Presidenti Ronald Reagan mbështetej shumë tek mbrojtja, por pikërisht në këtë mënyrë ai e shpejtoi fundin e luftës së Ftohtë.
Presidenti Reagan besonte se rusët nuk mund të konkurronin dot me SHBA dhe se ata do ta respektonin SHBA vetëm nëse Amerika do të kishte forcë ushtarake të jashtëzakonshme. Prandaj Presidenti Regan u përpoq të krijonte pikërisht një forcë të tillë dhe më në fund, sovjetikët u sprapsën. Dhe arritja më e madhe e Ronald Reaganit ishte mbarimi i luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e BS.
Parimi qendror i Reaganit ishte se nëse SHBA bisedonte me Bashkimin Sovjetik nga pozita e forcës , BS nuk do të ishte në gjendje të rezistonte dhe do të sprapsej, sepse BS nuk e kishte forcën e duhur ekonomike. Presidenti Reagan e dinte se ekonomia sovjetike ishte në vështirësi dhe e shfrytëzoi këtë rast. Kjo ishte një lëvizje që e ndryshoi në mënyrë dramatike fytyrën e Evropës dhe marrëdhëniet midis superfuqive të botës./Elida Buçpapaj
Komentet