VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 6 nëntor Shaqiri në Beograd me Liverpulin

By | October 27, 2018

Komentet

Kosova e Shqipëria po organizojnë Kupë zyrtare të përbashkët në futboll

Në studion e emisionit “Favorit” në T7, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, bëri të ditur se FFK-ja është duke bashkëpunuar me Federatën Shqiptare të Futbollit për ta themeluar një Kupë të përbashkët për klubet nga Kosova e Shqipëria.

Tre vjet pas anëtarësimit në UEFA, Kosova është e gatshme ta shtojë edhe një garë tjetër në kuadër të garave të saj. Megjithatë, kjo do të jetë më ndryshe, pasi që në këtë kupë do të luajnë klubet kosovare kundër atyre nga Shqipëria, shkruan Gazeta Express.

Sekretari i FFK-së bëri të ditur se bisedimet mes kryetarit të FSHF-së, Armand Dukës, dhe kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, për një kupë të tillë janë të avancuara.

“Ne kemi biseduar me Federatën Shqiptare të Futbollit, me Zotëri Dukën, me presidentin Ademi. Besoj se vitin e ardhshëm do të fusim risi, nëse ndodh kjo që ekipet e Superkupës të lujnë ndërmjet vete me Federatën Shqiptare”, zbuloi Salihu në “Favorit”.

“Madje jeni duke e shqyrtuar mundësinë që të luajmë me një sistem të Kupës së përbashkët në Federatën Shqiptare të Futbollit. Prandaj, mendoj se ka ardhur koha që të bëjmë diçka në bashkimin e futbollit shqiptar”.

“Do të kemi sponsorë të ndryshëm, do të hynin edhe qeveritë së bashku. E kemi diskutuar, do të ketë benefit material. Bylbyli nganjëherë është ekstrem në këtë drejtim, por me të drejtë se qëllimet i ka të mira. Por, duhet ta kuptojmë që ne jemi një popull dhe dy kombëtaret

Salihu iu referua Sokolit në deklaratën e tij të fundit, pasi që trajneri i futbollit argumentoi se një ide e tillë mund të dështojë nëse niveli i futbollit nuk do të jetë në cilësinë e duhur, siç ndodh me Kupën e Pavarësisë.

Kupa e Pavarësisë është një turne i përvitshëm futbollistik i cili mbahet në Shqipëri. Ky turne organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit e Kosovës si përkujtim për Ditën e Flamurit. Për herë të parë është mbajtur në vitin 2009.

Sokoli i dha disa këshilla se si mund të evitohet cilësia e dobët e futbollit në një garë të tillë, duke përmendur shpërblimet – jo vetëm financiare, por edhe me kualifikim në Evropë – për fituesin e garës.

“Është një kupë kombëtare që quhet, që luhet në Ditën e Flamurit dhe unë po mendoj se ajo Kupë e ka degradu simbolikën e zhvillimit të ndeshjeve sepse ekipet shkojnë me ekipe të dyta dhe kjo nuk është në rregull. Duhet të mendohet në këtë drejtim”, tha Sokoli.

“Duhet të gjenden disa forma… të shtohet fondi për fituesin. Por, po mendoj se këto ndeshje, këto gara të kupës në një sistem të unifikim të futbollit shqiptar duhet të kalojnë përmes asociacioneve ndërkombëtare në qoftë se këta dëshirojnë ta kenë garën valide”.

“Nëse dy Federatat merren vesh me UEFA-n që fituesi i kësaj kupe ta sigurojë një vend në garat e UEFA-s do t’i jepte kredibilitet kësaj lloj gareje. Përndryshe garat në këtë formë, vetëm sa për të zhvilluar ndeshje mes një përfaqësuesi të Shqipërisë dhe një përfaqëusesi të Kosovës e humb efektin”. /Gazeta Express/

Zbulohen detaje të reja nga vdekja e futbollistit Emiliano Sala

Emiliano Sala ishte ekspozuar ndaj një niveli të dëmshëm të monoksidit të karbonit, përderisa po udhëtonte me aeroplanin që u rrëzua mbi Kanalin Anglez në janar. Këtë lajm e bënë të ditur hetuesit.

Në janar, sulmuesi argjentinas Emiliano Sala vdiq gjatë udhëtimit të tij nga Nantes në Cardiff, pasi e kompletoi transferimin e tij në Cardiff City për 15 milionë funte, që theu rekordin e klubit, transmeton Gazeta Express.

Ai dhe piloti David Ibbotson – trupi i së cilit nuk është gjetur ende – ishin të vetmit njerëz në atë aeroplan. Një raport i lëshuar nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka zbuluar se dyshja i ishte ekspozuar një gazi vdekjeprurës. Kjo u mësua pas testeve të gjakut që iu bënë Salës.

“Testet e toksikologjisë së gjakut të pasagjerit treguan se ai e kishte gjakun 58 për qind të ngopur me monoksid karboni. Ngopja me mbi 50 për qind të kësaj molekule konsiderohet fatale te cilido individ i shëndetshëm”, thuhet në raportin e lëshuar nga AAIB.

Futbollisti 28-vjeçar kishte qenë duke udhëtuar atë ditë, më 21 janar, pasi e kishte kompletuar transferimin nga Nantesi në Cardiff City.

Aeroplani u gjet tri javë pasi ishte rrëzuar. Përderisa trupi i Salas u gjet në rrënojat e aeroplanit, piloti Ibbotson mbetet i zhdukur.

Stamboll, për finalen e Superkupës janë angazhuar 15 mijë policë

Stamboll

Skuadrat angleze Liverpool dhe Chelsea sonte në Stamboll do të përballen në ndeshjen finale të Superkupës së UEFA-s, ndërkaq me këtë rast në Stamboll për ruajtjen e rendit janë angazhuar 15 mijë policë.

Ndeshja Liverpool-Chelsea do të luhet sonte në ora 22:00 sipas kohës lokale në stadiumin Vodafone Park, në fushën e ekipit turk Beşiktaş.

Policia e Stambollit përmes një njoftimi thekson se me rastin e ndeshjes në të gjithë Stambollin, nëpër sheshe, aeroporte dhe në vendet e tjera publike janë angazhuar gjithsej 15 mijë policë. Nga ky numër, brenda dhe rreth stadiumit janë angazhuar 8.500 efektiv të policisë.

Për shkak të ndeshjes janë bllokuar disa rrugë për rreth stadiumit.

Superkupa është ballafaqim i dy fituesve të garave evropiane, fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Kupës së UEFA-s.

Serena Williams anulon pjesëmarrjen në Cincinnati për lëndimin në shpinë

Cincinnati

Tenistja amerikane Serena Williams ka vendosur të mos marrë pjesë në turneun Master në Cincinnati për shkak të një dëmtimi në shpinë.

Ajo ishte planifikuar të luante kundër Zarina Diyas në raundin e parë të mërkurën në mëngjes sipas kohës të Evropës Qendrore, por u tërhoq nga turneu.

“Jam shumë e pikëlluar që u tërhoqa, pasi që Mastersi në Cincinnati është një nga turnetë që me të vërtetë më pëlqen të luaj. U përpoqa të përgatitem për ndeshjen, madje shpresoja që gjendja ime të përmirësohej pas stërvitjes në mëngjes, por shpina ime ende nuk është mirë”, tha Williams në mediat sociale.

Tenistja 37-vjeçare fundjavën e kaluar për shkak të dhimbjes së shpinës, ia kaloi finalen e Kupës së Rogers në Kanada, tenistes vendase Bianca Andreescu.

Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për Williams tani është të përpiqet të shërojë shpinën për të performuar në US Open, i cili fillon pas dy javësh. Nëse arrin të shërohet para spektatorëve vendas ajo do të përpiqet të arrijë titullin rekord të 24-të të Grand Slam. aa

Futbollistët e ndeshjes së Superkupës UEFA me vlerë rreth 2 miliardë euro

Vlera e lojtarëve të ekipeve angleze Liverpool dhe Chelsea që do të përballen nesër në Stamboll në ndeshjen e Superkupës UEFA arrin gjithsej në 1.91 miliardë euro, shkruan AA.

Sipas të dhënave në faqen gjermane të internetit Transfermarkt, vlera e parashikuar e tregut për lojtarët në listën e Liverpool, e cila sezonin e kaluar doli fituese e Ligës së Kampionëve UEFA, është 1.08 miliardë euro. Ndërsa për Chelsea që arriti fitoren e Ligës Evropiane UEFA është 835.75 milionë euro.

Para ndeshjes finale që do të zhvillohet në BJK Vodafone Park si futbollistët më të shtrenjtë nga dy ekipet kanë kryesuar futbollisti egjiptian, ylli i Liverpool, Muhammed Salah me 150 milionë euro, ndërsa nga ekipi i Chelsea mesfushori francez N’Golo Kante me 100 milionë euro.

Vlerat e parashikuara të tregut për lojtarët e Liverpool janë si më poshtë:

FutbollistiVlera (euro)
Muhammed Salah150 milionë
Sadio Mane120 milionë
Virgil van Dijk90 milionë
Alisson80 milionë
Roberto Firmino80 milionë
Trent Alexander-Arnold80 milionë
Andrew Robertson60 milionë
Naby Keita60 milionë
Georginio Wijnaldum50 milionë
Fabinho50 milionë
Jordan Henderson35 milionë
Alex Oxlade-Chamberlain35 milionë
Joe Gomez35 milionë
Joel Matip30 milionë
Xherdan Shaqiri25 milionë
Dejan Lovren20 milionë
Divock Origi20 milionë
James Milner15 milionë
Adam Lallana15 milionë
Nathaniel Clyne12 milionë
Rhian Brewster4 milionë
Ki-Jana Hoever4 milionë
Adrian3,5 milionë
Sepp van den Berg2 milionë
Ryan Kent1,75 milionë
Curtis Jones1,50 milionë
Yasser Larouci1,50 milionë
Caoimhin Kelleher500 mijë
GJITHSEJ1,08 miliardë euro

– Vlera e futbollistëve të Chelsea

Vlerat e parashikuara të tregut për lojtarët e Chelsea janë si më poshtë:

FutbollistiVlera (euro)
N’Golo Kante100 milionë
Jorginho65 milionë
Kepa60 milionë
Christian Pulisic60 milionë
Antonio Rüdiger50 milionë
Willian40 milionë
Marcos Alonso40 milionë
Mateo Kovacic35 milionë
Cesar Azpilicueta35 milionë
Tiemoue Bakayoko35 milionë
Callum Hudson-Odoi35 milionë
Ross Barkley30 milionë
Michy Batshuayi30 milionë
Andreas Christensen30 milionë
Ruben Loftus-Cheek30 milionë
Kurt Zouma25 milionë
Pedro20 milionë
Tammy Abraham20 milionë
Olivier Giroud15 milionë
Davide Zappacosta15 milionë
Emerson15 milionë
Mason Mount12 milionë
Marco van Ginkel10 milionë
Kenedy10 milionë
Kenneth Omeruo5 milionë
Abdul Rahman Baba5 milionë
Michael Hector3 milionë
Danilo Pantic2,75 milionë
Lucas Piazon1,50 milionë
Willy Caballero1 milionë
Jamal Blackman500 mijë
GJITHSEJ835,75 milionë

UEFA ndëshkon ekipin e Partizanit të Beogradit për racizëm

Mbështetesit e ekipit të Partizanit, foto nga arkivi.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka ndëshkuar ekipin e Partizanit të Serbisë dhe Lokomotiv Plovdiv të Bullgarisë, pas incidenteve të lidhura me racizëm në ndeshjet e Ligës së Evropës që janë zhvilluar javën e kaluar.

Ekipi i Partizanit do të luajë dy ndeshjet e radhës në garën e UEFA-s me dyer të mbyllura, për shkak të qasjes raciste të mbështetësve të tij në ndeshjen me klubin turk Malatyaspor.

Këtë ndeshje ekipi serb e ka fituar me rezultat 3:1

Ndërkohë ekipi bullgar, Lokomotiv Plovdiv, do të ketë stadium gjysmë të hapur në ndeshjen e radhës për shkak të qasjes raciste në ndeshjen kundër ekipit francez, Strasbourg.

Këtë ndeshje ekipi bullgar e ka humbur me rezultat 1:0.

Trupi udhëheqës i futbollit evropian ka urdhëruar ekipin Lokomotiv që në stadiumin e tij të vendosë mbishkrimin me logon e UEFA-s: #EqualGame. (Lojë e barabartë).

Ndeshjet e radhës do të zhvillohen të enjten.

Manchester United mposht Chelsea-n me një rezultat të thellë

Manchester United në ndeshjen e parë të Premier Ligës angleze ka mposhtur Chelsea-n e Londrës me rezultat 4:0 në Old Trafford, transmeton AA.

Marcus Rashford theu rezultatin në minutën e 18-të me një gol nga penaltia, ndërsa Anthony Martial dyfishoi rezultatin. Më pas Rashford shënoi golin e dytë të lojës, ndërsa transferimi i ri i Manchester United, Daniel James, gjeti rrjetin në minutën e 81-të duke i mundësuar klubit të tij një fitore me rezultat 4:0.

Ndërkohë, Liverpool-i me një rezultat të lartë prej 4:1 mposhti Norwich City në Anfield, ndërsa kampioni aktual Manchester City e cila dominoi sezonin e kaluar mposhti West Ham me rezultatin 5:0 në një fitore të lehtë.

Finalisti i vitit të kaluar, Tottenham Hotspur, të shtunën ka pritur Aston Villa duke e mposhtur me 3:1.

– Rezultatet e fundjavës në Premier ligën angleze:

Liverpool – Norwich City: 4-1

West Ham – Manchester City: 0-5

Watford – Brighton: 0-3

Burnley – Southampton: 3-0

Bournemouth – Sheffield United: 1-1

Crystal Palace – Everton: 0-0

Tottenham Hotspur – Aston Villa: 3-1

Newcastle United – Arsenal: 0-1

Leicester City – Wolverhampton Wanderers: 0-0

Manchester United – Chelsea: 4-0

Goli i Messit ndaj Liverpoolit më i miri i sezonit

Goli i yllit të Barcelonës, Lionel Messi, ndaj Liverpoolit për sezonin 2018-2019 u zgjodh goli më i mirë i sezonit.

Goli është përcaktuar sipas vlerësimeve të bëra nga vëzhgues teknikë të përbërë nga ish-trajnerë dhe futbollistë, prej në mesin e 10 golave. Goli i shënuar nga Messi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve është zgjedhur i pari me më së shumti vota.

Kandidatët tjerë kanë qenë Cristiano Ronaldo, Danilo, David Faupala, Enzo Millot, Nani, Pedro Rodriguez, Ivan Rakitic, Ismaila Sarr dhe Katerina Svitkova. aa

E bujshme, një shqiptar blihet nga Juventusi

Talenti me origjinë shqiptare, Nedim Bajrami ka bërë një hap të madh në karrierë, teksa ka firmosur me gjigantët e Juventusit.


Mesfushori i lindur në Tetovë u është bashkuar bardhezinjve, të cilët kanë derdhur afro 2 milionë franga në arkat e klubit zviceran të Grasshopersit për shërbimet e Bajramit.

Gjithsesi, mediat zvicerane raportojnë se lojtari që ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren helvete, nuk do të stërvitet nga trajneri Sarri.

20-vjeçari do të huazohet menjëherë te Empoli në Serinë B, ku do t’u bashkohet 2 shqiptarëve të tjerë, Elhan Kastrati dhe Frederik Veseli.

Serena Williams, sportistja më e paguar në botë

Tenistja amerikane Serena Williams është sportistja më e paguar femër në botë gjatë periudhës qershor 2018 – qershor 2019, raporton AA.

Revista e biznesit Forbes sot njoftoi sportistet më të paguara femra për periudhën qershor 2018 – qershor 2019

Kampioni i 23 Grand Slam kryesoi listën vjetore të sportistëve femra me pagën më të lartë me të ardhurat totale prej 29.2 milionë dollarë.

Pas fitores së US dhe Australian Opens, Naomi Osaka e Japonisë zuri vendin e dytë në listë me 24.3 milionë dollarë pas Williams, ndërsa gjermania Angelique Kerber është në vendin e tretë me 11.8 milionë dollarë.

10 vendet e para në listën e sportisteve më të paguar sipas Forbes janë tenistet.

1. Serena Williams $29.2 milionë

2. Naomi Osaka $24.3 milionë

3. Angelique Kerber $11.8 milionë

4. Simona Halep $10.2 milionë

5. Sloane Stephens $9.6 milionë

6. Caroline Wozniacki $7.5 milionë

7. Maria Sharapova $7 milionë

8. Karolina Pliskova $6.3 milionë

9. Elina Svitolina $6.1 milionë

10. Venus Williams $5.9 milionë

10. Garbine Muguruza $5.9 milionë

Për herë të parë në histori, një grua do të drejtojë finalen e meshkujve të UEFA-s

Një femër do drejtojë për herë të parë një finale të madhe të meshkujve të UEFA-s.

“Historia do të shkruhet në Superkupën e UEFA-s më 14 gusht në Stamboll pasi Stephanie Frappart do të drejtojë një ekip zyrtarësh, kryesisht femra, që do të marrin përsipër takimin midis Liverpool-it dhe Chelsea-it”, tha UEFA në një deklaratë.

“Kjo do të jetë hera e parë që një zyrtare femër merr përsipër një ngjarje të madhe të garave për meshkuj të UEFA-s, një ndeshje atraktive që shihet si hyrje në sezonin e ri, në të cilën do të përballen fituesi i Ligës së Kampionëve kundër fituesit të Ligës Europa në Beşiktaş Park në Stamboll”, tha UEFA.

Gjyqtarja 35-vjeçare gjishashtu drejtoi finalen e Kupës së Botës së FIFA-s për femrat midis SHBA-ve dhe Holandës në Lyon në korrik.

“Ajo do të shoqërohet nga Manuela Nicolosi nga Franca dhe Michelle O’Neal nga Republika e Irlandës, e cila do të jetë ndihmëse e gjyqtarëve për ndeshjen. Çifti, sikurse Frappart, gjithashtu ishin zyrtare në finalen e Kupës së Botës për femrat më 7 korrik. Zyrtari i katërt i ndeshjes do të jetë Cüneyt Çakır nga Turqia”, shtoi UEFA.

Frappart nga Franca është gjyqtarja e parë që merr përsipër përgjegjësinë në një finale të meshkujve të UEFA-s, por ajo nuk është gjyqtarja e parë femër e caktuar në një ndeshje për meshkuj në UEFA. Nicole Petignat nga Zvicra drejtoi tre ndeshje të raundit kualifikues të Kupës së UEFA-s midis viteve 2004 dhe 2009.

Video Referi Asistues (VAR) do të përdoret gjithashtu në këtë finale. aa

Marco Reus, futbollisti i vitit në Gjermani

Berlin

Futbollisti i Borussia Dortmundit, Marco Reus, është zgjedhur lojtari i vitit në Gjermani ndërsa Jürgen Klopp, trajneri i vitit.

Sipas anketës së organizuar nga revista “Kicker” me pjesëmarrjen e 540 gazetarëve sportivë, futbollisti i kombëtares gjermane Reus, me 158 vota u zgjodh futbollisti i vitit.

30 vjeçari Reus edhe në vitin 2012 ishte zgjedhur futbollisti i vitit.

Në listë Kai Havertz nga Bayer Leverkursen u radhit i dyti me 121 vota, Joshua Kimmich nga Bayern Mynihu i treti me 35 vota si dhe futbollisti gjerman i Manchester City-t, Leroy Sane i katërti me 28 vota.

Në anketë, trajneri i klubit anglez Liverpool, Jürgen Klopp me 183 vota u zgjodh i pari. Pas tij, me 139 vota trajneri i Fortuna Düsseldorfit, Friedhelm Funkel u radhit i dyti dhe Adi Hütter i Eintracht Frankfurtit me 56 vota në vendin e tretë.

Tek femrat Dzsenifer Marozsan e cila luan në Olympique Lyon me 159 vota u shpall futbollistja e vitit, e cila u zgjodh për herë të tretë me radhë. aa