VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 6 gusht 1908 lindi gjuhëtari i madh Eqrem Çabej

By | August 6, 2018
2 Comments

Komentet

Heroi njeri i demonstratave më ’90, rrëfimi i trajnerit shkodran të boksit: Pengu im, të gjej eshtrat e vëllait, u vra në kufi (video)

“Heroi Njeri” është dokumentari kushtuar Zef Gjonit, aktivist i ngjarjeve të fillim viteve ’90, por edhe trajner i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare të boksit. Gjoni ka rrëfyer pjesën më të rëndësishme të jetës së tij. Ai tregon se si u akuzua për masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1997 ku u vranë katër policë.

Zef Gjoni rrëfen edhe ardhjen e shenjtores Nënë Tereza në vitin 1992 në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër dhe se si të fortët e asaj kohe mundësuan hyrjen e humanistes me famë botërore në katedrale pasi populli kishte mbushur vendin dhe Nënë Tereza kishte kërkuar që të mos kishte polic.

Pengu më i madh i jetës së Zef Gjonit është fakti që ende nuk janë gjetur eshtrat vëllait të tij i vrarë në kufi në vitet ’80.
Ai ka marrë pjesë në organizimin e meshës së parë në Shqipëri tek varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër, por edhe shumë protesta asokohe. Pjesën më të madhe të jetës ia ka kushtuar sportit të boksit duke qenë trajneri absolut sa i përket titujve kampion, Kupës së Shqipërisë dhe medaljeve ndërkombëtare. Ky dokumentar u realizua me regjinë e Marviks Shantojës dhe drejtor fotografie Artur Drabeja ndërsa u transmetua i plotë në News24 Albania.

SHESHI
Ishim përgatitur qysh më 13 janar 1990 që me u hedh me dinamit busti i Stalinit por në pamundësi sepse ishte e rrethuar me snajpera dhe ishte e gjithë garda e shtetit komunist. Ishim të rrethuar me snajpera në maje tek Turizmi. Me 14 janar 1990 kanë dalë qytetarët dhe ka pasur një dyndje të madhe në këtë vend. Mes gjithë njerëzve kishte edhe të armatosur. Kështu Shkodra u quajt për demonstratën e parë antikomuniste në lindje që edhe Zëri i Amerikës dhe gjitha stacionet botërore dhe europiane dhanë për këtë demonstratë.

VARREZAT KATOLIKE TË RRMAJIT NË SHKODËR 1990
Këtu jam takuar me dom Simon Jubanin dhe me tha rregullojeni dhe organizohuni sepse të dielën tjetër do të bëjmë një meshë të madhe. U hap fjala menjëherë. Dom Simon ishte i fshehur se e kërkonin me çdo kush për ta gjetur që ta ndalonin të mos vinte. Megjithatë kemi pasur edhe një prift tjetër rezervë në qoftë se do t’i ndodhte gjë dom Simonit. Kam shkuar tek taksitë dhe kam gjetur Dolf Guraziun dhe i kam thënë duhet të vish me mua por ai e mori vesh përse dhe më tha nuk mundem sepse më heq bukën e gojës. I thash duhet të vish sepse ti je taksist dhe unë të paguaj paratë për atë punë, atëherë u bind dhe ai dhe më tha shko dhe merr një kupon gjoja për maternitet. Të them të drejtën masat tona ishin zero para atyre të shtetit. Shumë njerëz prej nesh kishin armë por armë vetëm për të bërë zhurmë, kishim edhe ndonjë dinamit vetëm për zhurmë për të bërë ndonjë rezistencë sado të vogël.

Sigurimi Dom Simonin kishin ardhur për ta marrë në 8 sahati në shtëpi ditën e hëne. Ne na lajmëruan dhe shkuam me një grup te rinjsh aty te dega e brendshme dhe ndërhymë tek oficeri i rojës dhe i thamë në qoftë se nuk del Dom Simoni shpejt ne rinia do të bëjmë tonën. Ka dalë pastaj Dom Simoni dhe na ka thënë një fjalë, hajdeni të shkojmë të bëjmë meshën tjetër se këto kanë mbaruar. Ishim të lidhur pastaj ne edhe me miqtë tonë myslimanë dhe pas meshës u hap edhe xhamia e Plumbit.

PALESTRA
Ne kemi qenë katër vëllezër, një motër dhe dy prindërit kemi jetuar në Shkodër. Boksin e kemi filluar 3 prej vëllezërve. Vëllai i dytë, i treti dhe unë. Më tepër ka qenë i apasionuar vëllai i dytë që nuk jeton më, Ndoc Gjoni. Unë fitova disa ndeshje edhe e vazhdova boksin deri që u mbyll boksi në Shqipëri. Deri në 35 vjeç kam luajtur basketboll me Vllazninë dhe kam qenë lojtar mesatar. Vëllau i dytë Ndoci kur u kthy nga ushtria se u shkri Partizani e quan në Korçë. Pastaj u arratis në Jugosllavi por nuk arriti të shkonte dhe e kapën. E kthyen masandej pas një muaji dhe bëri 12 vite burg në burgun e Burrelit deri sa doli në vitet ’80. U fut në punë por prapë nuk rezistonte ndaj asaj kohe dhe tentoi prapë të ikte dhe sipas gjitha informacioneve është vrarë në kufi. Ne nuk dimë ende ku i ka eshtrat.

SHTËPIA
Pjesën më të madhe të sportit dhe të jetës time ia dedikoj familjes për arsye se unë kam qenë një person që nuk kam ditur sa bën as një kilogram bukë. Në shtëpi kam qenë i pavarur dhe nuk kam ndihmuar për asgjë sepse e kam pasur mendjen tek sporti dhe politika që jam marrë pak. Gruas ia dedikoj gjithçka. Edhe rrobat e stërvitjes i gjeja në çantë. Gretën, vajzën time e kam si shoqe. Shkoi në Itali dhe unë insistova të kthehej. Është shkolluar dhe arriti të bëhet nënkryetare e PD në Shkodër dhe kryetare e këshillit të qarkut. Unë kam qenë si të thuash anti komunist. Kam qenë gjithmonë në ballë të protestave pavarësisht se nuk kam kërkuar as post as kurrgjë. Më kanë ofruar boll poste, nuk kam pranuar. Deri sa të jem i zoti me dalë deri te dera e oborrit, në palestër do të jem aty. Dëshira është që të jem në palestër deri sa të mos mundem më.

Tek kjo shtëpi kam hyrë në vitin 1997. Në 1998 në kohën e rrëmujave në katër të natës ka ardhur garda e republikës. Unë kam qenë fjet. Erdhi vajza dhe më zgjoi. Dola në oborr dhe pashë policinë, ishte mbushur në katër anët me policë. Më kanë çuar në komisariat në Shkodër dhe më pas në Tiranë. Atje kam qëndruar 10 ditë. Akuza e parë ishte për armëmbajtje pa leje. Më pas më kanë çuar në Berat i lidhur këmbësh e duarsh. Kur erdhi avokati gjoja për të më nxjerrë më solli akuzën tjetër se gjoja kisha marrë pjesë në luftën që u bë tek Ura Vajgurore dhe më thanë se kam vrarë 7 policë dhe se ke drejtuar ti atë luftë. U interesova edhe ajo datë për të cilën më akuzonin ishte koha kur unë kisha qenë në Itali në Lojërat Mesdhetare si trajner boksi me ekipin kombëtar. Më 15 shtator ishte bërë lufta ndërsa unë kam ikur me 6 shtator dhe jam kthyer me 20 shtator. Më sollën lirimin dhe më thanë pastaj që je mbajtur në burg politikisht. Kishin shkruar gazetat e majta se gjoja ka qenë një tjetër dhe se kishin ngatërruar person gjoja se unë isha sozia e atij tjetrit, gënjeshtra kot.

KISHA MADHE
Iniciativa e popullit dhe e priftërinjve për të shkuar në Komitetin e Partisë së Punës me kërku Kishën e Madhe sepse ishte kthyer në pallat sporti. Se kisha u rrethonte nga Garda e Republikës dhe u ruante por me presionin tonë dhe të priftërinjve na i dhanë çelësat. Gjëja më historike e kësaj kishe është ardhja e Nënë Terezës në vitin 1992. Ka qenë një dyndje e madhe e popullit pa dallim. Kanë marrë pjesë gjitha komunitetet fetare. Ka pasur aq shumë popull sa nuk mund të lëvizje. Ne kishim shumë siklet për ta futur Nënë Terezën brenda sepse ajo kishte aparat në trup Erdhën gjithë të rinjtë, gjithë të fortët e Shkodrës erdhën për të bërë një rrumbullak në mënyrë që Nënë Tereza të futej brenda. Ne na kishte ardhur sinjali nga Tirana se do vinte Nënë Tereza por duheshin masat e sigurisë se Nënë Tereza nuk pranonte në asnjë mënyrë të shoqërohej me polic. Kishim lajmëruar djem të fortë nga të dy krahët, katolik dhe mysliman, djem të ri, mundës të fuqishëm dhe kishim lajmëruar shokë dhe miqtë tanë për ta mbaruar këtë mision. Foton me Nënë Terezën e kam bërë në drekën që kemi pasur tek Atë Zef Pllumi. Shoqëruesja e saj një doktoreshë nuk donte të bëja foto por un insistova dhe e bëra. Kemi hapur më pas Caritasin dhe me radhë gjëra të tjera Kur na shihte na njihte menjëherë dhe na thërriste me emra dhe na përqafonte si të ishim njerëzit e saj.

PALESTRA
Në vitet ’90 kur filluan këto lëvizjet, pasi u hapën kishat dhe xhamitë u lejua edhe sporti i boksit. Kam vijuar si trajner. Dëshirë në atë kohë e të rinjve ishte e madhe pavarësisht kushteve që kishim. Për të bërë një ring u donte të gjenim hekura dhe shkopinj që t’i ngulnim në tokë dhe të vendosnim litarin thjeshtë një ring primitiv. Ashtu e kemi filluar. Sot është një krizë për rininë në gjitha drejtimet. Dikur na detyronin që të rinjtë të futeshin në ring dhe u gjakosnin me boksierët që kishim vetëm për t’i larguar ndërsa sot vijnë në palestër përgatiten dhe sapo bëhen 18 vjeç marrin rrugët e emigracionit. Kur kemi filluar në fillim vitet ’90 kam marrë pjesë në gjithë protestat duke qenë në ballë të tyre. Kemi mendu se u hapëm shpejt por Dom Simon Jubani thoshte asokohe se shqiptarët gabuan sepse u donte që demokracia të vinte me pikatore, pak nga pak kurse tek ne shpërtheu, u prish. Sot dihet gjendja e mjerueshme komplet. Çdo i ri mezi pret që të ikë dhe jemi bërë si vendet e Afrikës dhe vetëm ikin. A e din çfarë pengut kam, kam peng që nuk di ku i ka eshtrat vëllai im. Ky është pengu im!

Letrat mes Hitlerit dhe babait të tij, urrejtja për hebrenjtë dhe ëndrra e babait për të birin që nuk u realizua

Letrat e babait të Adolf Hitlerit, që u zbuluan në një papafingo austriake, hedhin një dritë të re mbi psikologjinë e diktatorit, argumenton një historian në një libër të botuar sot.

“Ashtu si Adolf Hitleri, Alois Hitler i mbivlerësonte jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe njohuritë e tij si autodidakt”, tha studiuesi austriak, Roman Sandgruber.

Historiani analizoi 31 letra të panjohura më pare, që Alois Hitler i kishte dërguar një burri, i cili i shiti atij një fermë në fshatin austriak Hafeld.

Faqet e shkruara me makinë sugjerojnë se babai i Hitlerit, një zyrtar doganor, kishte njohuri nga të gjitha.

“Babai i tij kishte dëshiruar gjithmonë të ishte një pronar erudit toke, që qëndron mbi të gjithë të tjerët”, shpjegoi Sandgruber.

Sipas historianit, edhe i ati, edhe i biri, i përbuznin autoritetet dhe ndanin ndjenja antifetare.

Adolf Hitler, i cili u lind në 1889 në provincën e Austrisë së Epërme, përfundoi duke u bërë lider i partisë naziste dhe kancelar i Gjermanisë.

Në librin e tij në gjuhën gjermane, i cili përkthehet “Babai i Hitlerit. Si Biri u bë diktator”, Sandgruber argumenton, gjithashtu, se Hitleri ishte një antisemist që në rini, që kundërshton idenë se ai filloi t’i urrente hebrenjtë vetëm pasi u shpërngul në Vjenë.

Versioni origjinal i një biografie nga shoku adoleshent i Hitlerit, August Kubizek tregon se Hitleri u bashkua me një klub antisemist vetëm dy muaj pas mbërritjes së tij në kryeqytetin austriak, sipas Sandgruber.

Viktima dhe persekutorë në një ekspozitë, kush e torturoi Muzafer Pipën e Marie Tucin

Vaskë Koleci (Korçë 22 tettor 1923-Tiranë 9 maj 2000). Shef Seksioni dhe më pas drejtor i Sigurimit të Shtetit. Ka torturuar deri në vdekje në hetuesi Muzafer Pipën, avokati mbrojtës i organizatës “Bashkimi Shqiptar”. Më 1 nëntor 1948 lirohet nga funksionet politike dhe gjykohet bashkë me eprorin Koçi Xoxe.

Ky është veçse njëri prej emra të përsekutorëve gjatë regjimit komunist që vjen në një ekspozitë krahas atyre që u dënuan me vdekje, pushkatim a atyre që nuk u dihen ende vendvarrimet.
Ekspozita “Dritë përtej errësirës” është prezantuar në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë. Në panelet e ekspozitës së ndërtuar nga “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, vijnë në emra dhe foto, kleri katolik, ortodoks dhe mysliman që vuajti persekutimin komunist, ata që u dënuan dhe u ekzektuan bashkë me të dhënat për katër etapat në të cilat kleri u persekutua derisa vendi u shpall ateist.

Ajo që e bën ekspozitën të veçantë, tha Jonila Godole drejtuese e IDMC, është se krahas viktimave si priftërinj, hoxhallarë, imamë e deri prelatë të fesë, vijnë edhe imazhet e atyre që qenë përgjegjës për këto persekutime në kohë të ndryshme nga 1944 deri më 1990.

Më tej, Pjerin Mirdita, drejtor i “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës”, prezantoi të gjitha panelet dhe u ndal edhe te shkatërrimii objekteve të kultit, ku krahas emrave të klerikëve që humbën jetën, si Dom Lazër Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Alfron Tracki, Imzot Vinçenc Prenushi, At Anton Harapi, janë edhe emrat e atyre persekutorëve që morën pjesë në hetimet, gjykimet, torturat e dënimet e tyre.

Zoi Themeli, urdhërues dhe ekzekutues i torturave në hetuesi i kundërshtarëve politikë;

Nesti Kerenxhi (Korçë 5 shtator 1920-Tiranë 29 nëntor 2002) që shquhej si njeriu më i besuar i Koçi Xoxes për ekzekutimin e urdhrave të tij. Arrestohet më 1950; “Prokurori i popullit” Aranit Çela (Vlorë 1923-2018) që gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në mbi 650 procese politike; Nevzat Haznedari (1915-1984) në vitet 1946-1949 prokuror i Gjykatës së Lartë Ushtarake dhe nga viti 1952 deri në vitin 1964 kryehetues i Drejtorisë së 7-të të Sigurimit të Shtetit, përllogaritet pjesëmarrës në rreth 270 procese kryesore politike, shumë prej tyre kundër klerikëve si prokuror ushtarak, hetues dhe ekzekutor;

Hilmi Seiti kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër nga viti 1949 deri në vitin 1960, përmendet si pjesëmarrës në tortura kundër disa klerikëve veçanërisht Don Ejëll Kovaçit dhe Postulante Marie Tuci,.Shyqyri Çoku (1929-2018) hetues dhe shef i seksionit të hetuesisë në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës në vitet ’60-’80 ka qenë pjesëmarrës në mbi 90 procese politike, sidomos në ato kundër klerit dhe përmendet si pjesëmarrës në tortura kundër klerikëve, etj.

Kjo ekspozitë pasqyron luftën që regjimi diktatorial zhvilloi kundër fesë, strategjinë që ndoqi shteti komunist për asgjësimin e saj, propagandën brutale, që shoqëroi jetën e shqiptarëve për 47 vite, por edhe rezistencën e admirueshme të klerit dhe besimtarëve në përballjen me terrorin përndjekës shtetëror. Të gjitha këto regjimi komunist i zhvilloi çdo ditë të pushtetit të tij. bw

Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit: Nga darkat me Turgut Ozal dhe Mbretin Huan Karlos, u detyrova të bëja punë krahu…

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Skënder Shkupit, i cili pasi u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë (dega Fizikë), në vitin 1963, shërbeu si arsimtar në fshatrat e Tiranës deri në 1983-in, kur u emërua si Sekretar Kolegjumi në revistën “Shkenca dhe Jeta” në Tiranë, ku punoi deri në vitin 1991, pasi me daljen e gazetës së parë opozitare, ‘Rilindja Demokratike’, ai u emërua Sekretar Kolegjumi i saj dhe në zgjedhjet e para pluraliste të marsit të ’91-it, u zgjodh si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i propozuar nga Partia Demokratike. Emërimi i tij në vitin 1992 si ambasador i Shqipërisë në Ankara të Turqisë, ku ai shërbeu deri në vitin 1997, kur koalicioni i majtë që erdhi në pushtet, e shkarkoi nga detyra dhe ai u kthye në Tiranë, duke mbetur pa punë dhe pa përkrahje sociale. Duke mos siguruar dot jetesën me pensionin prej 150 mijë lekë (të vjetra), u detyrua dhe emigroi në SHBA-ve, ku bëri shumë punë krahu për të mbajtur familjen.

Ndryshe nga vite më parë, kur i veshur me kostumin e ambasadorit priste dhe përcillte politikanë e diplomatë të huaj në hollin e ambasadës shqiptare të Ankarasë, apo asistonte në bankete të ndryshme duke biseduar e drekuar me Presidentin Turgut Ozal apo Mbretin e Spanjës Huan Karlos, më pas u detyrua të punojë edhe në punë krahu për të mbajtur familjen e tij. Kështu ka ndodhur me Skënder Shkupit, i cili që nga shtatori i vitit 1997, kur la detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Ankara, vazhdoi ecejaket New York – Tiranë e anasjelltas, për të bërë të mundur që të siguronte jetesën, të cilën e përballonte vetëm me pensionin prej 150.000 lekësh të vjetra. Se si e ka përjetuar asokohe ish-deputeti dhe diplomati shqiptar atë “eksperiencë të re”, ai na e dëshmon me intervistën e tij ekskluzive për Memorie.al, që po botojmë më poshtë në këtë shkrim.

Zoti Shkupi, si e kujtoni hyrjen tuaj në politikë?

Që në ditët e para të dhjetorit 1990-të, kur unë ende punoja si kryeredaktor në revistën “Shkenca dhe jeta”, kam shkuar në ‘Qytetin Studenti’ menjëherë sapo kishin filluar protestat studentore. Aty jam përfshirë në debatet e ndryshme, ku diskutohej për formimin e një partie studentore dhe kam marrë pjesë pothuaj në të gjitha mitingjet dhe protestat e studentëve të Tiranës. Lëvizjen studentore e kam përkrahur pa rezerva dhe me koshiencë të plotë për shumë arsye, që lidhen si me formimin tim, ashtu dhe me të kaluarën e familjes sime.

Kur jeni anëtarësuar në Partinë Demokratike?

Në Partinë Demokratike jam anëtarësuar vetëm tri-katër ditë pas themelimit të saj dhe aty jam takuar me Zenel Hoxhën, i cili mbulonte organizimin e degës së Partisë Demokratike për Tiranën. Një javë pas themelimit të PD-së, me porosi të drejtuesve kryesorë të saj, së bashku me Arben Imamin dhe Sotir Qirjaqin, kemi shkuar në Ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore, ku kemi shpjeguar programin e PD-së dhe aty jemi pritur me entuziazëm të madh.

Me sa dimë, edhe bashkëshortja juaj, znj. Merita, ka qenë shumë e angazhuar me Partinë Demokratike që me fillimet e saj?

Është më se e vërtetë, duke qenë se ime shoqe, Merita Shkupi (Plangarica), ishte sekretare e degës së PD-së për Tiranën, unë preferova që të mos vazhdoja të kontribuoja më pranë asaj dege, por i’u kushtova profesionit tim të gazetarit, duke shkruar që në numrat e parë të gazetës ‘Rilindja Demokratike’. Në shtatorin e ’91-it më thirri kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe më komunikoi vendimin për të punuar si sekretar kolegjiumi i asaj gazete.

Sa kohë punuat aty?
Në atë detyrë punova deri në zgjedhjet e 22 marsit ’92, kur u zgjodha deputet i PD-së në parlament, pasi kisha fituar 64 % të votave përballë Luan Hajdaragës së ndjerë, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranën e Re. Ajo zonë ku fitova unë, ishte e vetmja në Tiranë ku PD-ja kishte humbur në zgjedhjet e para të 31 marsit ’91.

Për sa kohë ishit deputet i Parlamentit?

Si deputet i parlamentit nuk qëndrova shumë, pasi në shtator ’92, me dekret të presidentit të Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha, u emërova ambasador i Shqipërisë në Ankara të Turqisë.

Sa kohë keni shërbyer si ambasador në Turqi dhe cilin kujtoni si momentin më të vështirë që keni kaluar gjatë asaj kohe?

Në detyrën e ambasadorit shqiptar në Ankara, kam shërbyer për plot pesë vjet, nga shtatori i ’92-shit deri në shtator 1997, kur Ministria e Punëve të Jashtme, më komunikoi mbarimin e misionit tim atje. Momenti më i vështirë që kam kaluar gjatë asaj kohe, ka qenë ai kur gjatë një darke të shtruar për nder të një delegacioni të Ministrisë sonë të Mbrojtjes, u detyrova të hyja në një debat me një gjeneral turk, i cili ishte Komandant i Përgjithshëm i Forcave Tankiste të Turqisë. Aty e kam ndier veten jashtëzakonisht keq.

Më konkretisht, për çfarë debati bëhet fjalë?

Gjatë asaj darke, papritmas gjenerali turk u shpreh: “Ai heroi juaj që erdhi këtu (e kishte fjalën për Skënderbeun), këtu u rrit, këtu u shkollua, u formua si njeri, u bë një ushtarak i madh, ndërsa pastaj u kthye atje e na ktheu armët për 25 vjet me radhë. Kjo është besa që keni ju shqiptarët”.

Si reaguat ju pas atyre fjalëve të gjeneralit turk?

Akoma pa mbaruar mirë fjalën gjenerali turk, sekretari i parë i ambasadës sonë, Skënder Drini, (shkrimtari i njohur), e pyeti: “Ç’do të bënit ju po të binit rob te shqiptarët?”. Ai me një krenari fodulle i’u përgjigj: “Unë s’bie kurrë rob i askujt”. Atëherë në kulmin e zemërimit unë reagova duke i thënë: “Zoti gjeneral, në qoftë se ju do të më bindni se jeni një ushtarak më i shkëlqyer se Sulltan Bajazit Jëlldërëmi, atëherë do ta pranoj plotësisht arsyetimin tuaj”. Ai nuk foli, por aluzioni që bëra unë ishte më se i qartë, sepse Sulltan Bajazit Jëlldërëmi, ra rob në duart e tatarëve, të cilët e shëtitën të mbyllur në kafaz. Ky ka qenë momenti më i vështirë që kam kaluar atje, pasi marrëdhëniet tona me Turqinë, ishin shumë të ngrohta dhe tepër miqësore.

Cilat mendoni se kanë qenë gabimet tuaja në detyrën e ambasadorit?

Kam pasur vështirësi në ingranimin në punë të disa diplomatëve të ambasadës sonë, të cilët kishin ardhur aty jo në bazë të aftësive, por në rrugë miqësish e njohjesh të ndryshme. Dhe për të kompensuar boshllëqet e tyre, u detyrova që të merrja vetë përsipër shumë gjëra që linin ata pa bërë.

Si e kujtoni ditën e fundit të punës suaj në atë funksion?

Dita e fundit e punës sime pranë asaj ambasade, ka qenë 20 shtatori ’97 dhe ajo ka qenë një ditë fare normale, si gjithë të tjerat, pasi unë isha përgatitur për t’u kthyer në Shqipëri që më 8 shtator, kur më kishte ardhur letra nga Ministria e Jashtme në Tiranë. Atë ditë, pasi bëmë një drekë me të gjithë stafin e ambasadës (me shpenzimet tona), mora rrugën e kthimit për në Tiranë.

Me çfarë motivacioni ju hoqën nga ambasada në Ankara?

Sa për sqarim, po ju them se që prej një viti unë i kisha kërkuar vetë me shkrim presidentit Berisha që të kthehesha në Tiranë, pasi më kishte mbaruar mandati katërvjeçar, por ai më tha të vazhdoja punë. Ndërsa në letrën që më erdhi nga Ministria e Jashtme, pas ardhjes në pushtet të socialistëve, kishte disa nene që nuk kishin lidhje fare me procedurat e largimit tim nga ajo punë. Nisur nga kjo gjë, unë, sapo erdha në Tiranë, i kërkova takim ministrit Paskal Milo, i cili më tha: “Shkarkohesh se ju ambasadorët keni vepruar si partiakë dhe jo si përfaqësues të shtetit”. Pasi më shprehu konsideratat e tij për personin tim, më tha: “Për ty nuk kemi asnjë gjë të veçantë”.

Me çfarë u morët pas shkarkimit si ambasador?

Duke mbetur pa punë dhe pa të ardhura financiare, pasi rroga na u ndërpre menjëherë, që më 20 shtator i’u riktheva profesionit tim të vjetër të gazetarit, duke bashkëpunuar me disa gazeta si editorialist. Pagesa që merrja nga ajo punë ishte shumë e vogël dhe mezi më dilte për të përballuar jetesën, por gjysma e së keqes, pasi isha i vetëm në shtëpi dhe bëja si bëja.

Po familja juaj ku ndodhej?

Ndërkohë që unë u ktheva nga Turqia për në Shqipëri, bashkëshortja ime Merita, së bashku me vajzën tonë të vetme Dea, duke shfrytëzuar pasaportën diplomatike u nisën direkt për në SHBA dhe u strehuan tek disa të afërmit e familjes sonë. Merita zuri punë të ndryshme dhe më dërgonte mua nga 100 USD në muaj për të përballuar jetesën. Por, pasi ndesha në vështirësi të mëdha ekonomike, u detyrova dhe unë të shkoja në SHBA, ku kam bërë punë nga më të ndryshmet, deri punë krahu. Fillimisht bashkëpunova me gazetën “Ylliria”, më pas punova në një program ndërkombëtar për zhdëmtimin e viktimave të Holokaustit, i cili financohej nga qeveria e SHBA-së, Izraeli dhe disa banka zvicerane. Më pas kam punuar si financier për shumë kohë në një ndërmarrje mekanike, që prodhonte kafazë për repetitorët.

Po pension, nuk ju dhanë këtu në Shqipëri?

Që nga 2001-shi marr një pension prej 150 mijë lekësh të vjetra.

Ju u kthyet në Shqipëri pikërisht përpara zgjedhjeve të 2005-ës, mos kishit ambicie për t’u rifutur përsëri në politikë?

Në parantezë desha t’ju them se një nga arsyet e gjendjes dëshpëruese ku ndodhej dhe ndodhet Shqipëria, është edhe indiferentizmi i intelektualëve. Në këtë kontekst, unë mendoj që duke u angazhuar në politikë, mund të jepja një kontribut modest për të ndryshuar diçka. Kështu, pas kthimit në Shqipëri në atë kohë, unë u angazhova me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të drejtuar nga z. Dashamir Shehi, një nga politikanët më me intergritet që mund të ketë Shqipëria, ku m’u caktua drejtimi i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë i këtij formacioni politik.

Kur u kthyet, ku banonit dhe ku keni banuar përpara se të hynit në politikë më ’91?

Kur u ktheva unë banoja në një apartament të firmës “Gintash” në Laprakë , të cilin e kisha blerë më ’97-n, pas kthimit nga Turqia. Ajo shtëpi 2+1 u ble me paratë e shtëpisë së vjetër 1+1 të kohës së Enverit, që e shitëm, me kontributin e kursimeve tona familjare dhe falë një s’kontoje që më bënë pronarët e asaj firme, të cilët unë i kisha ndihmuar për të ardhur në Shqipëri.

Cilat janë pasionet tuaja?

Që nga 2001-shi marr një pension prej 150 mijë lekësh të vjetra.

Ju u kthyet në Shqipëri pikërisht përpara zgjedhjeve të 2005-ës, mos kishit ambicie për t’u rifutur përsëri në politikë?

Në parantezë desha t’ju them se një nga arsyet e gjendjes dëshpëruese ku ndodhej dhe ndodhet Shqipëria, është edhe indiferentizmi i intelektualëve. Në këtë kontekst, unë mendoj që duke u angazhuar në politikë, mund të jepja një kontribut modest për të ndryshuar diçka. Kështu, pas kthimit në Shqipëri në atë kohë, unë u angazhova me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të drejtuar nga z. Dashamir Shehi, një nga politikanët më me intergritet që mund të ketë Shqipëria, ku m’u caktua drejtimi i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë i këtij formacioni politik.

Kur u kthyet, ku banonit dhe ku keni banuar përpara se të hynit në politikë më ’91?

Kur u ktheva unë banoja në një apartament të firmës “Gintash” në Laprakë , të cilin e kisha blerë më ’97-n, pas kthimit nga Turqia. Ajo shtëpi 2+1 u ble me paratë e shtëpisë së vjetër 1+1 të kohës së Enverit, që e shitëm, me kontributin e kursimeve tona familjare dhe falë një s’kontoje që më bënë pronarët e asaj firme, të cilët unë i kisha ndihmuar për të ardhur në Shqipëri.

Cilat janë pasionet tuaja?

Pasionet e mia janë librat, si shkencorë dhe ata artistikë. Programet televizive me temë historike më tërheqin shumë, por ndjek shumë edhe futbollin. Pasione njeriu ka shumë në jetë, por ato në njëfarë mase janë të kushtëzuara nga gjendja ekonomike. Unë bëj një jetë të thjeshtë, pasi nuk pi as alkool, as duhan.

Rrëfimi i ish-ambasadorit: “Ja e vërteta për Gazideden e trafikun e kurdëve”

Gjatë kohës që Skënder Shkupi shërbente si ambasador i Shqipërisë në Ankara, shtypi i opozitës së majtë në Tiranë, e akuzonte ambasadën shqiptare të Turqisë për trafikun e kurdëve, dhe personalisht ambasadorin Shkupi, duke thënë se ai kishte strehuar në ambientet e ambasadës sonë ish-kreun e SHIK-ut Bashkim Gazidede. Lidhur me këto akuza, ish-ambasadori Shkupi shprehet: “Problemin e trafikut të kurdëve nga Turqia në Shqipëri edhe unë nga shtypi i Tiranës e kam mësuar. Unë nuk kam fakte të akuzoj njeri nga stafi im për këtë gjë, por edhe po të jetë e vërtetë, pra që të ketë ndodhur diçka, sigurisht kjo ka qenë dhe dobësia ime që nuk i kam zbuluar. Por e theksoj se unë nuk di të ketë ndonjë fakt konkret për këtë gjë në drejtim të stafit të ambasadës sonë. Ndërsa për problemin e Gazidedes, gjë të cilën e kam sqaruar edhe në atë kohë kur më është bërë ajo akuzë, po jua them përsëri se po të më vinte Bashkim Gazidede në ambasadë, do ta strehoja me kënaqësi, por ai nuk ka ardhur aty asnjëherë”./Memorie.al

Curriculum Vitae

Skënder Shkupit

1943 U lind në qytetin e Tiranës

1963 Diplomohet në Shkencat e Natyrës, dega Fizikë

1963-1983 Arsimtar në rrethin e Tiranës

1983-1991 Redaktor në revistën “Shkenca dhe jeta”

1991 Sekretar Kolegjumi në “Rilindja Demokratike”

1991-1992 Deputet i PD-së në parlament

1992-1997 Ambasador i Shqipërisë në Turqi

1997-2005 Punë të ndryshme në sektorin privat

2005- 2021 Pensionist

Pjesa 2: Dosja e UNMIK-ut që tregon se si dhe kush i vrau Xhemail Mustafën dhe Ekrem Rexhën – Nga Lirim Mehmetaj

Dokumente zyrtare të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, të siguruara nga Albanian Post, për disa vrasje të pasluftës në Kosovë dhe tentim-vrasje, e përfshijnë një ish-deputet të Kuvendit të Kosovës.

Dosja e UNMIK-ut për ish-deputetin me inicialet S.R (emër i njohur për redaksinë) që ka siguruar Albanian Post flet për vrasjen e Xhemail Mustafës (23 nëntor, 2000), ish-anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që ishte edhe zëdhënës i partisë dhe këshilltar i lartë për media i presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova, atë të Ekrem Rexhës (8 maj, 2000), ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atentatin ndaj Fetah Rudit (15 dhjetor, 2000), ish-deputet i LDK-së.

Dosja për S.R., është përpiluar nën dyshimin për “frikësim dhe dyshim i bazuar për organizim të vrasjeve”.

Në këtë dosje që mban datën katër nëntor të vitit 2001, hetuesi Ingolf Niesler njofton shefin e Njësisë Regjionale të Vrasjeve në UNMIK, David Ridenour, se është informuar për disa persona që e monitorojnë vazhdimisht Xhemail Mustafën dhe që njëri prej tyre ka kontakte të rregullta me S.R.

 

“Zotëri, dje Thomas Reuer, shef i Njësisë Rajonale të Inteligjencës në Pejë, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Inteligjencës në Prishtinë, më kanë informuar se Fadil Suleviqi i ndihmuar nga një person ende i paidentifikuar, dyshohen si monitorues të viktimës Xhemail Mustafa”, thuhet në raportin e hetuesit Niesler për shefin Ridenour.

Fadil Suleviq në atë kohë ka qenë polic i Kosovës. Suleviq u gjet i vdekur me 15 janar të këtij viti afër liqenit të Badovcit që gjendet në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Në dosjen e UNMIK-ut thuhet se “Fadil Suleviqi dhe S.R., takohen në baza të rregullta në një objekt hotelier në periferi të Prishtinës, pronë e M.F (emër i njohur për redaksinë) i njohur edhe me një nofkë ‘F…’, ku sipas inteligjencës Suleviq i raporton aty S.R”.

Raporti zyrtar vazhdon duke sqaruar se tri ditë me radhë para se Xhemail Mustafa të vritej me 23 nëntor të vitit 2000, Suleviq bashkë me një tjetër person kishin monitoruar para banesës së Mustafës.

“Fadil Suleviqi dhe personi i paidentifikuar me 20, 21 dhe 22 nëntor janë vërejtur duke monitoruar me kapelë në kokë të apartamenti i Xhemail Mustafës, aty ku ishte sulmuar për vdekje”, tregon raporti.

Informatat konfidenciale në dosje tregojnë edhe për të dyshuarit për ekzekutimin e Mustafës.

Ingolf Niesler i raporton David Ridenour-it se të dyshuarit për vrasjen e Mustafës janë Avdush Ademaj dhe Ali Kastrati.

Ademaj dhe Kastrati atëbotë ishin pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe në dosje cilësohen si “bashkëpunëtorë të konfirmuar” të S.R.

Ademaj, me nofkën “Loçka” ishte nga Petrova e Shtimes, ndërsa Kastrati nga Dushanova e Prizrenit.

Në përshkrimin e profilit të Ademajt në dosje thuhet se armët e përdorura nga ai ishin një pistoletë gjysmë-automatike 9mm me numër serik 45155 dhe një pushkë gjysmë-automatike Shkorpion 7.65 cal. me numër serik 43175. Për Kastratin nuk ka të dhëna për armë.

Në raport thuhet se Ademaj e Kastrati “pas kryerjes së vrasjes (ata) janë larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën logjistike të personit ende të paidentifikuar”.

Pra personit që për tri ditë më radhë bashkë me Suleviqin kishte monitoruar tek apartamenti i Xhemail Mustafës.

Derisa këta të tre ishin larguar, “Fadil Suleviqi kishte qëndruar në restorantin ‘Hani i Dy Robertëve’, ku Xhemail Mustafa e frekuentonte gati çdo ditë”, potencohet në dosjen e UNMIK-ut të siguruar nga Albanian Post.

Suleviq më vonë ishte intervistuar nga Njësia e Hetimeve Regjionale në Prishtinë. Ai mohonte se kishte raporte pune me S.R., por deklaron se ka një detyrim tjetër ndaj tij.

“I detyrohem sepse gjatë luftës me 1998, me ndikimin e tij jam liruar nga paraburgimi në Zonën Operative të UÇK-së në Llap dhe më pas ia kam nxjerr vëllain nga burgu i Serbisë”, pohon dosja.

Në raport tregohet se UNMIK-u kishte ndaluar përkohësisht hetimet për policin Fadil Suleviq, pasi ai ishte duke e udhëhequr një hetim për një rast tjetër.

Dosja po ashtu zbardh faktin se armët me të cilat u ekzekutua Mustafa ishin përdorur edhe në një vrasje tjetër – atë të Ekrem Rexhës muaj më parë – saktësisht me tetë maj të po të njëjtit vit.

“Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren në bashkëpunim me Taskë-forcën Speciale, po ashtu kanë konstatuar se armët e përdorura në vrasjen e Xhemail Mustafës janë përdorur edhe në vrasjen e Ekrem Rexhës, të njohur me nofkën ‘Drini’ në Prizren”, shpalosë kjo dosje e UNMIK-ut.

Rexha ishte vrarë me armë automatike pranë shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në orët e hershme të tetë majit kur kishte dalë nga shtëpia për ta ndezur veturën.

Edhe për këtë vrasje “të dyshuarit e UNMIK-ut janë Avdush Ademaj dhe Ali Kastrati”.

Në vitin 2012 ishte raportuar nga disa media se Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur të identifikojë të dyshuarit për vrasjen e Xhemail Mustafës dhe se njëri nga të dyshuarit rreth organizimit të kësaj vrasje ishte edhe një deputet.

Në këto lajme thuhej se shumë shpejt pritej të bëhej edhe arrestimi i tyre – por diçka e tillë nuk ndodhi asnjëherë.

KUSH T’VRAU PA FAJ O AT ANTON HARAPI? – Nga Fritz RADOVANI

Tregoi zhguni i Fratit:

At Anton Harapi ishte i vetmi Rregjent në Botë që e pranoi atë detyrë në vitin 1943, me kusht: “Mos me nënshkrue asnji dënim me vdekje!”(Dosja 1068 Arkivi MPM)

Kush tjeter e ka vue këte kusht para ose mbas Tij, në atë detyrë që ishte At Antoni?

75 vjet plot që At Anton Harapi u pushkatue nga gjyqi komunist i Tiranës, brij lumit Lana dhe, as sot nuk ka as vorr, e pse: Ai ishte Atdhetar i perkushtuem, një dijetar e filozof pa ma të voglen kreni. Një shkrimtar i njoftun plot talent. Ishte predikatar i adhuruem nga rinia shkodrane, me cilsitë e një oratori të spikatun modern. Ishte nder konferencierët ma të pergatitun të Shqipnisë, dhe mbi të gjitha, Klerik i Urdhnit Françeskan me të gjitha virtytet brilante të Paraardhësve të vet shekullor, në sherbim të “Atdheut e të Fesë”, ndër Trojet e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Dokumenti i keqperdorun nga “kleri i sotem” me thanjen e At Justin Rrotës OFM, verteton se: “At Anton Harapi ka kenë antiitalian, prandej u zgodh At Antoni në dergatën e 12 prillit 1939, për me u tregue atyne qendrimin e klerit katolik Shqiptar.”

Ai përfaqsonte për gjermanët, mendsinë e një inteletuali Perëndimor, europjano qendror, i formuem në Austrinë e para Luftës së Dytë Botnore, dhe nga ana tjetër si meshtar katolik, paraqitej shpirtnisht i paprekshëm prej korrupsionit tradicional oriental dhe prej atij bizantizmit aziatik. Shpirti i Tij lulzonte nga virtytet e pastertia e kullueme e një Shqiptari të denjë, të perkushtuem në qendrimin Europjan.

Porosia e Tij në 1944 asht aktuale, ndonse thanjet e Tij janë të pakundershtueshme në të gjitha kohët: “Pra, për të rrojtë vllaznisht nuk asht nevoja të hjekim besimin, por kusht i parë asht të hjekim fanatizmin në besim.” E ndoshta, pikrisht sot kjo thanje e At Anton Harapit, troket në “trunin e perçarësve të pasherueshem…”

Para gjyqit terrorist të 1946 në Tiranë Ai tha: Mos harroni ju se, unë jam Shqiptar!

Ishte “harrue fakti” kur me 4 shkurt 1944 At Antoni hyni tek Xhafer Deva, dhe i tha: “Mosni bre kështu, o Xhafer, edhe komunistët janë vllaznit tonë, po a bahet kështu?!” Dhe, prani pushka… “Vllaznit” nuk e harruen! Porsa ata e pushkatuen At Antonin, vrasësi terrorist sot “hero” Enver Hoxha njoftoi Titon: “E vrame Patër Antonin!”…

Tregonte Rregjenti Cafo Beg Ulqini sesi i propozoi të shkonte në një streh të Tij nga Tokat e Malit të Zi, nder shpella. At Antoni ju përgjegj: “Kam punue per Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret! Bashkatdhetarët e dijnë se kurrë nuk i tradhëtova, me ta vuejta, për ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do t’ vdes!… At Antoni kerkoi nga forcat ushtarake gjermane, mos me u largue nga Shkodra para datës 29 nandor 1944, per mos me na u njollosë dita e madhe e Festës së Flamurit, 28 Nandori dhe, ashtu u ba…” (Dishmi e C.B.Ulqinit).

Thanjet e At Antonit, para gjyqit komunist në muejn shkurt 1946, kur po gjykohej dhe u dënue me vdekje nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë me kryetar major Hirakli Bozo, antarë Tonin Jakova (major) dhe Gjon Banushi, sekretar Thoma Rino, kanë mbetë parashikime historike që nuk persëriten: “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak, edhe po mbahet e robnueme. Do të vijnë dita e me paqë e drejtësi, do të fitohet!”

Ai tha: “Shpirtin Zotit, trupin Tokës” Pikrisht asaj Tokë Amtare, për të cilën u ba flij.
Edhe pse i pat të gjitha mundësitë mos me u ra në dorë komunistëve vllavrasës.

Atdheu i ynë Shqipnia, Tokat tona Shqiptare filluen me u skuqë prej gjakut të luftës civile “nacional – çlirimtare” të partizanëve “tanë”, me “yllin e kuq” të Titos në ballin e tradhëtarit Enver Hoxha… E Ai gjak i kulluem Atdhetarësh vazhdoi plot 47 vjet…

Do të vijnë koha ku, dikund nder brigjet e lumit Lana, do të gjeni njëditë testamentin e Tij lapidar: “A e dini se çdo ndertesës i vihen temelet n’ dhe? Edhe pse n’ varr, në hijshim duhet t’jemi gurt e temelit t’njasaj binaje t’cillën sot e quejm Shqypni?!”

Tiranë, 20 shkurt 1946..: Drejtë bregut lumit Lana… Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë… Tregonte një nga policët shoqnues të grupit Rregjencës se atë ditë: “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat… Njëri prej ekzekutuesëve e shikoi Fratin dhe i tha: “Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:
“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”…
Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”…

Ja pra, Ky ishte Frati me zhgun i Shqipnisë At Anton Harapi…

Melbourne, 18 Shkurt 2021.

30 VJET B.S.P.Sh. (BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTARE) – Nga Fritz RADOVANI

 

30 VJET BSPSH – SHKODER… Kujtojmë sot Shqipninë tonë, mbas ngjarjeve në Rumani në Dhjetorin e vitit 1989, kur komunizmit po i vinte fundi edhe në Ballkanin e shpartalluem nga diktatura sllavokomuniste e enveriste. Radha mërrijti tek “kështjella” e fundit e tij, në një nga shtetet e lanuna mbas dore nga vetë Europa Perëndimore, Shqipnia e martirizueme e Gjergj Kastriotit dhe e Nanë Terezës.

Kjo zonë shumë e vjetër e trazueme e Ballkanit nuk ishte as “Lindje as Perëndim”, prandej vazhdonte rrugën e diktaturës së proletariatit, nga e cila nuk i bahej me u shkëputë drejtuesëve katilë e terroristë shqiptarë, mbasi u dukej se kishin mundësi me vazhdue me kenë edhe per disa vite “flamurtarë të marksizëm – leninizmit” në Botë. Kjo pikpamje e tyne, që kishte gllabrue kokat e mykuna anadollake të udhëheqësve të PPSh, ishte shfaqë haptas edhe mbas sa e sa vizitave zyrtare e private të Shtrausit të Gjermanisë Federale në Shqipni. Krimineli i njohun, skilja Ramiz Alia, mbas premtimeve të Erich Honecker të Republikës Demokratike Gjermane, i pat ndërpre të gjitha mundësitë e shpëtimit të Popullit Shqiptar nga vorfnia dhe mjerimi komunist me Perëndimorët, tue mendue se do të vazhdojnë rrugën e gjetun nga vetë Everi dhe ai që, për 47 vjet kishin rjepë Popullin dhe Shtetin Shqiptar, tue e shfrytzue, plaçkitë, vjedhë, masakrue dhe robnue ma keq se në kohën e rendit skllavopronar.., tue pasunue vetën dhe trashigimtarët e tyne me kapitale të rezervueme në bankat Perëndimore e aziatike dhe, tue u sigurue pasardhësve batakçijë dhe hipokritë edhe postet shtetnore të tyne.

 

Viti 1990 nuk kje aq i qetë për komunistët shqiptarë, ndonse prania e atij sistemi edhe në Jugosllavi, si gjithmonë, u krijonte njëfarë sigurije me vazhdue rrugën e fillueme bashkë me ta që në vitin 1941, kur në krye të shtetit komunist shqiptar ishin po këta spijun të zgjedhun prej tyne që në themelimin e partisë komuniste nga bolsheviku Tito. Edhe kjo ishte një siguri e tyne për mos me ndryshue kursin e filluem nga sovjetikët, të cilët nuk muejtën me shfrytëzue kurrë Presidentin Ronald Regan, ashtu si pat muejtë me veprue Stalini me paralitikun Ruzvelt në 1945 në Jalta.

Bota tashti fliste një gjuhë tjetër. Janari i 1990 dha tingujt e parë të kumbonëve të Lirisë edhe në Shqipni! Ramja e Murit të Berlinit kje “Shpata e Demokleut”, që i këputi koken Kremlinit bolshevik, masakrues i miljona shtetasve rus!

Rendi kolonial i shekullit XX ndër vendet komuniste humbi të “drejten” e prangave të revolucionit ndër burgje e kampe shfarosje, tue përfshi edhe ata skllavë që punonin me nga tre turne ndër fabrika, minjera, kooperativa e ferma bujqësore.., për pasunimin e byrosë politike dhe spijunëve të saj në sigurimin terrorist të shtetit.

Protesta e Burrave të Malësisë me arkivolin e djalit të vramë Pëllumb Pllumbaj, para komitetit të partisë me 16 Qershor 1990  dhe thirrjet e tyne kundër Nexhmije k… e Ramiz p… ishin sinjali i dytë mbas demostratës së heshtun të 14 janarit për rrëzimin e bustit të Stalinit në sheshin qendror të qytetit të Shkodres, që nuk u realizue sepse sigurimi një natë ma parë arrestoi të gjithë organizatorët e saj, bashkë me denoncuesin në ambasaden gjermane Martirin Rin Monajka. Sistemi “socialist” edhe i shteteve Përendimore kishte pësue aq shumë deformime, sa dukej kjartë paaftësia e tyne me ndalue ramjen e “Murit të Berlinit”, dhe me përballue thirrjen e zanit të fuqishem të Papës trim polak Gjon Pali II, drejtue Popujve të shtypun: “Mos keni frikë!”.

Ishte ajo thirrje që i dha forcë edhe Don Simon Jubanit, i porsa dalun nga burgu i Burrelit, që me 11 Nandor 1990, me thye “dyertë e hekurta” të byrosë politike të PPSh, që deri atëherë ishin të betonueme me 700.000 bunkera anë e kand Shqipnisë.

Thirrja e Don Simonit me 13 Nandor në Rrëmaji për formimin e partisë demokristjane në Shkodër me Prof Nush Radovanin, shpartalloi përfundimisht frikën gjysëshekullore të Shqiptarëve! Hija e zbehtë e tradhëtarit Ramiz Alia filloi mos me i besue postit të “sekretarit të parë” të PPSh e natën për hanë, u ndrye në pallatin mbretnor të “brigadave”, tue kërkue që nga “tribuna” e kalbun e atij parlamenti 46 vjeçar, me grumbullue rreth vetës studentat universitarë, me muejtë me i drogue me fjalët e tij hipokrite dhe mashtruese, për me ruejtë kokën dhe karrigen e thyeme nga krimet mizore, vepër të cilën e ka dëshmue edhe atë natë me studenta.

Shqiptarët këputën prangat e robnisë komuniste! Për mos me lejue krijimin e partisë së re demokristjane apo popullore me pjestarë të besimeve të ndryshme në Shkodër, “një ditë” pa u kujtue askush… Në Dhjetor të 1990 u shpall Partia Demokratike Shqiptare në Tiranë. Mbas pak ditësh shkuen në Venecia dy udhëheqësit kryesor të dy partive që kishte zgjedhë vetë Ramiz Alia, ai i partisë socialiste, Fatos Nano, dhe Sali Berisha i partisë demokratike, në përshtatje të plotë me të gjitha udhëzimet e dhanuna nga Gorbaçovi në Kotovicë, ku Shqipninë “komuniste” e përfaqsonte “shoku” veteran Sofokli Lazri, një maskë sllavo – orthodokse e Ramiz Alisë, i njohun me kohë… Në Venecia u nënshkrue “marrveshja” mes tyne, ku i pranishem ishte De Mikelis i Italisë dhe shqiptari me qendrim në Itali Mentor Qoku, i cili vdiq shpejt mbas atij takimi!! Po, një fakt asht i njohun edhe sot: Politika shqiptare vazhdon me kenë “besnike” e asaj marrëveshje!

Atëherë ky takim pat mbetë i fshehtë dhe ende sot nuk bahet fjalë për këte “pakt” që të dy partitë bija të PPSh, nënshkruen dhe vazhdojnë me i qendrue edhe sot atyne dy firmave.., të Venecies. Populli Shqiptar nuk mund të vazhdonte ma me kenë rob i çifligarëve komunistë, kur në vendet e Europës Lindore përmbysja e sistemeve komuniste ishte e paevitueshme. Minatorët e Valiasit u ngujuen në minjerë. Në “dhomat e partisë” ku erreshin organizatat e partisë komuniste tue thurë intriga, poshtërsi, plane arrestimesh, vrasjesh e pushkatimesh, filloi me u pa ditën e natën “flakadani” i teserave të hjedhuna në zjarrin e dëshprimit, e ndokush prej tyne, guxoi me i shoqnue këta zjarre me veprat e despotit të ngordhun pak vite ma përpara!

Viti i Ri 1991 ishte viti i realizimit të shpresave të vdekuna të Popullit Shqiptar!Liria dhe Demokracia lypnin sakrifica por edhe Bashkim e Trimni…

***

Punëtorët Shqiptarë shpartallojnë perfundimisht “shkollat e komunizmit”, bashkimet profesionale!

Me datën 10 Janar 1991, unë u zgjodha nga puntorët e fabrikës së Pëlhurave në Shkodër, kryetar i organizatës profesionale ku, një punëtore e stampimit, e quejtun Albina Mëshkalla, thirri me forcë “Rroftë Lekë Valesa!”…Një thirrje që edhe sot më topitë kur e mendoj…, Me datën 14 Janar, i njoftuem nga z. Zef Prela, kryetar i organizatës së ndërmarrjës metalike, rreth orës 16.00 u ndodha tek Fermentimi i duhanit…

Ishim një grup i vogël që shkuem në Uzinën Mekanike dhe hyme në një dhomë ku nuk zente ma shumë njerëz se ishim aty. Organizator të atij takimi ishin Ferdinand Temali dhe Arben Borshi, të dy punëtorë të larguem ato ditë nga puna nga ndërhymja e sigurimit në drejtorinë e tyne, mbasi spijunët kishin ra në gjurmët e veprimit të tyne “kundër ligjit” për krijimin e Sindikatës Pavarun… Por Ata të dy pa frikë vazhduen rrugen e fillueme.

Ajo ditë ishte hera e parë që njoha afër Ferdinandin.., aso kohe Ai ishte 36 vjeç, një djalë i pashëm, i gjatë mbi 1.80 m, zeshkan, me një za Burri dhe të fortë, që ushtonte mbrenda asaj dhome të vogël aqsa me tu dukë se kushedi sa vetë kishte përpara…Vinte nga minjera e Valiasit dhe do të merrte përsipër detyrën e madhe të luftës pa asnjë mëdyshje kundër komunizmit gjakatar… Ferdinandi tregoi se punonte shofer, por nuk dukej se kishte mbetë në kufinin e profesionit të vet, kishte elokuencë dhe rrjedhshmëni fjale, por ajo që tregonte syni i Tij i mprehtë ishte “Trimnija e një Burri” të formuem parakohe…Aty mora vesh se ishte djali i mësuesit Mark Temali, po kur pashë mbas sa ditësh në familjen e Tij, një grumbull fëmijësh, nusen e Tij të re Fioren dhe dy prindët… Mendova, se.., me të vërtetë ka në Shkodër endè Burra që e duen me shpirt Lirinë dhe Demokracinë, po edhe që… interesin e Atdheut e venë mbi gjithshka…pra, Ferdinandi kishte një Ideal të Naltë për të cilin luftonte pa iu tutë syni!… Në kushte vorfnije, shpesh edhe pa bukë, i çonte fëmijët me fjetë, por kurrë nuk epèj me u ankue, se: “Kështu, janë konditat e të gjithë Popullit tonë nën komunizëm!”, kjo ishte arësyeja për të cilën: “Duhet ta përmbysim sa ma parë komunizmin!..” Sekretar që mbante proces-verbalin pranë Ferdinandit ishte Arben Borshi, të cilin e njihshe nga larg, se asht nipi i Martirëve Shyqyri Borshi dhe Qemal Draçini, antikomunistë të njohun plot lavdi në qytetin e Shkodres. Fjala e zjarrtë e Ferdinandit dhe mbas Tij e Arbenit, tregoi kjartë se beteja duhej fillue sa ma parë, por duhej besë, organizim, guxim dhe vendosmeni.

I pari e mbështeti fjalën e tyne Arben Hafizi e mbas Tij të gjithë të pranishmit. Ishte mjaft terr e errësinë kur dolëm, por mbyllja e kënaqëshme na dukej se jemi tue iu afrue një “drite” që binte nga nalt dhe ndriçonte rrugën që kishim përpara drejt së cilës ishim nisë plot guxim e vendosmeni!

Në mbledhjen e parë ku ishim shumë kryetarë të organizatave profesionale, u vendos pa asnjë votë kundër nga të pranishmit që organizatat profesionale të njihen menjëherë Anëtare të Bashkimit Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë dhe Kryetar i Sindikatës së Shkodres (BSPSH), u zgjodh Ferdinand Temali.

Bashkpuntorët e Asaj beteje aq të madhe, por edhe të rrezikëshme, nuk besoj se kanë harrue mbledhjet e atyne darkave në “Selinë e BSPSH”, ku dyshemja tundej kur ecte Ferdinandi, mbasi tjetër godinë “nuk kishte” Shkodra për né, vetëm ajo mbi kafe “Moska”… E, me të vërtetë nuk na duhej tjetër mbasi pikërisht ajo kafe dikur ishte çerdhe spijunazhi, prandej detyra kryesore e jona ishte: “Se, në BSPSH nuk ka vend ma për komunista e spijunë me drejtue klasën e shtypun të puntorëve të Shkodrës!..”

Dhe ishte Ferdinandi që filloi me guxim luftën kundër “drejtorëve” të ndërmarrjeve dhe shefave të kuadrit në të gjithë Shkodrën, tue kërkue me forcë ndryshimet ose shkarkimet e tyne nga kryetaria e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, atëherë zj. Tereza Marubi.

Shkodranët e masakruem në rregjimin komunist, nuk mbaheshin ma! Rinia e Kështjellës “Rozafat” errej e zgjohej pranë dy godinave, asaj të BSPSh dhe asaj të Muzeut Ateist, ku kishte zanë vend Kryesia e Partisë Demokratike të Shkodrës… Distanca e shkurtë mes këtyne godinave tashma lidhej me vargun e të përsekutuemve politik dhe rinisë heroike shkodrane, ku thirrjet e tyne ishin: “Poshtë komunizmi” dhe “Duem Shqipninë si gjithë Europa!”…, por edhe që nuk pushonin një minut!

Në muejn Shkurt 1991 u organizue një takim i madh në teatrin “Migjeni”, të cilin e drejtoi Ferdinand Temali. Mbledhja u hap me një historik të shkurtë nga Fritz Radovani, i cili tregoi luften sindikaliste të fillueme që në 1905 e deri në 1944 po në qytetin e Shkodres, ardhjen e komunistëve dhe prishjen e atyne përpjekjeve të puntorëve shkodranë, si dhe për rrugen e së ardhmes së BSPSh tashti në vitin 1991.

I pari që mbështeti luften antikomuniste që do të zhvillojnë BSPSh ishte i paharrueshmi trim i nderuem Don Simon Jubani, fjala e të cilit u prit me shumë interes nga të gjithë të pranishmit. Theksi i fjalës së Tij ishte bashkpunimi vllaznor i puntorëve shkodranë pa asnjë paragjykim fetar dhe krahinor. Lidhjet e BSPSh me Komunitetet fetare janë kenë të shkelqyeshme. Ndërlidhës i ynë me Ata ishte antari i Kryesisë së BSPSh Fritz Radovani, i cili bashkë me Arben Borshin dhe Kryetarin Ferdinand Temali, ka ndihmue me anën e atyne komuniteteve edhe në ruejtjen e unitetit të Sindikatës, kur në një rast u pat shfaqë një rrezik i përçamjes së Saj nga një grup fanatikësh anadollakë, të cilët ma shumë ishin të shtymë për këte përçamje nga ndonjë element i lidhun me sigurimin e shtetit. Dështimi i kësaj tentative u dha me kuptue të gjithëve se uniteti ynë ishte i pathyeshëm.

***

Në muejn Mars 1991, jo vetëm që BSPSH ishte e pranishme në ma shumë se 75% të ndërmarrjeve të Shkodrës, por ajo ishte formue në disa pika kyqe, si në hidrocentralin e Vaut të Dejës, Stacionin hekurudhor (që fatkeqsisht nuk më kujtohet emni i thëmeluesit, një ndër ma aktivët), Uzinat e mëdha të Fermentimit të duhanit ku vepronte i riu Arben Broci. Shpejt u përfshi edhe ajo e letrës, mekanike etj. Në uzinen e telave të bakrit e kabllove elektrike vepronin edhe dy anëtarë të asaj sindikatë që meritojnë me u kujtue zz. Paulin Pepa dhe Bep Pjetri. Shpejt BSPSh arriti me marrë me vete edhe armaten e madhe të mësuesve me kryetarin Qazim Lika e Xhelal Fejzo, ku nuk harroj kurrë me sa dashuni mësuesit ishin të gatshem me na ndihmue për çkado që kishim nevojë, e pra, ishte ajo armatë e madhe ku komunistët nuk kishin kursye asgja për shpartallimin e moralit, edukatës dhe ndërgjegjes së “njeriut të ri, vepres më të shkelqyer të partisë”.

Formimi i BSPSh në spitale dhe në Poliklinikë me kryetar mjekun Leonard Kçira, përfshi këtu ma vonë edhe klinikën dentare, asht kenë për mue krejt e papritun mbasi mbrenda asaj Sindikatë elementi ishte shumë i dyshimtë, ndonse unë, ishe gabue mbasi përkrahja e tyne ndaj nesh asht kenë pa asnjë rezervë. Nuk imagjinohej kurrë nga komunistët se ndërmarrja e Minjerave me kryetar Agron Sykja e ajo Gjeologjike me kryetar Ingj. Gjon Suma, forca në favorin tonë aqsa, kur shkova dhe ju fola atyne për rolin që do të lozin BSPSH në të ardhmen e minatorëve, kujtoj kryetarin e posazgjedhun Agron Sykja, i cili më tha: “Mos prano me pi kafe këtu, se nuk ka asnjë siguri jete!..”

Me datën 26 Prill u anëtarsuen në BSPSH edhe 91 nëpunës të qendres informatike, ku u zgjodh drejtues z.Valter Paci, qender shumë me vlerë…

Me 29 Prill 1991 BSPSH mori edhe kokën drejtuese të arësimit dhe kulturës shkodrane, me serena nga Xhavit Xhurkaj, elektriçist në Institutin Pedagogjik, të cilin në këte 30 vjetor e falnderoj fort për veprimet e tij burrnore e vllaznore. Aty kam numrue 68 profesora nga 103 vetë ku, përjashtohej grupi i spijunëve me Sadik Ramën e Angjelin Kumrinë në krye etj…, të cilët, as nuk i kemi pranue në sallën e madhe ku janë zhvillue zgjedhjet kur u zgjodh kryetar Prof. Gjovalin Kolombi. Dy institucione me vlerë për ne ishin PTT dhe Radio Shkodra, sidomos e dyta Radio, ka luejtë rol kryesor mbas shkuemjes drejtor aty të z. Anton Çefa. Me që nga Sindikata më ishte ngarkue mue puna me propaganden e Sindikatës, më ra rasti me u lidhë afer me personelin e Radios dhe kujtoj se me sa interes priteshin nga shkodranët njoftimet e BSPSH në Kavajë, Tiranë etj. Ashtu si Shkodra mbarë priste emisionet e demaskimit të komunizmit, po me atë andje e dashni qytetarët tonë vraponin me u interesue a mërrijti gazeta “Sindikalisti” nga Tirana…

Me datën 25 Shkurt 1991, Ferdinandi mori pjesë në zgjedhjet e Kryesisë BSPSH për Republikën e Shqipnisë në Tiranë, dhe u zgjodh anëtar i asaj Kryesije, me të gjitha votat pro të të gjithë pjesmarrësve. Ai asht kenë ndër organizatorët kryesorë të saj në të gjitha betejat. Ferdinandi aso kohe shkëmbente shumë mendime dhe punonte për rrugzgjidhje me mjete paqësore me Kryesinë e Tiranës, z. Gëzim Shima, Eqrem Kavaja, Gëzim Kalaja etj., por një besim të patundun kishte tek i riu, studenti Arben Broci, i cili aso kohe ishte në ndërmarrjen e Fermentimit të duhanit në Shkoder ku organizonte edhe Ai Sindikatën e asaj fabrikë. Kujtoj një takim me Arbenin kur më shpjegoi “darken e fundit” të atyne të rinjve me tradhëtarin Ramiz Alia në pallatin e brigadave dhe, qendrimin e pabesë të tij ndaj një vajzës trimneshë vlonjate po atë natë…

Datat 31 Mars dhe 1 Prill 1991, ishin ditët e shkrepjes së armëve të “fitores” së fundit për ata që besoj kujtojnë mirë automatikët e sigurimit që lajmonin hajninë e votave nga komunistët! Ferdinand Temali punoi shumë për lidhjet e BSPSH me Tiranën dhe Kavajen, qendrat ku BSPSH po hartonte ramjen e qeverisë komuniste… dhe, duhet vue në dukje roli i madh i rinisë shkodrane i pasuem nga mbarë Populli i Shkodres, në protesten e paorganizueme para selisë së komitetit të PPSH në mbasdreken e 1 Prillit 1991, kur turma mijra vetësh u drejtuen nga ajo seli, mbas thirrjeve tek busti i Stalinit dhe Leninit, në sheshin qendror për me shkue tek komiteti i PPSh, parti e cila kishte vjedhë votat ashtu si kishte veprue për 45 vjet rresht me rezultatin e njohtun 99.99% në favor të saj. Ferdinand Temali kërkoi me ngulm nga protestuesit mjete paqësore, kështu mbas orës 21.00, u shpërnda protesta tue thirrë në bulevardin e Shkodres mbarë Populli liridashës: “Nuk e duam komunizmin jo, jo, jo…!”

Vazhdon Pjesa e dytë.

Melbourne, 16 Shkurt 2021.

DY MASAKRA NË KOHË TERRORI – Nga Agim Xh. Dëshnica

 

Sipas shtypit shqiptar  të Kosovës Masakra e Reçakut  e 15 janarit  1999,  ishte një ditë e  kobshme e vrasjes së 45 shqiptarëve  të paarmatosur në shtëpitë e tyre ndër ta dhe një grua,nga ushtarakë të armatosur serbë. Lajmi u përhap kudo. Një ditë pas kryerjes së masakrës, William  Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara. Ai deklaroi:”Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.” Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të Natos në Serbi.

Masakra në Reçak e vrasjes së shqiptarëve nga ushtarakë serbë, për shumë vetë në Shqipëri zgjon dhimbshëm kujtimin e hidhur të 26 shkurtit 1951, e pushkatimit barbar nga ushtarakë shqiptarë, të 22 shqiptarëve, ndërmjet tyre, dhe një vajzë,  pranë Urës së Beshirit, natën afër Tiranës. Pak vetë,  dëgjuan krismat vrastare. Asnje lajm nuk u dha.  22 qytetarët e pafajshëm  nuk u gjykuan nga asnjë gjykatë, sipas ligjeve në fuqi. Kriminelët e vërtetë të natës së  përgjakur,  fjetën të kënaqur. Askush nuk u ankua, as  brenda, as jashtë vendit. Vetëm pas shëmbje së diktaturës shumë vetë mësuan,  për masakrën mizore pranë Urës së Beshirit. U botuan shkrime  në gazeta edhe libra, tashmë  vetëm,  si kujtim për ata  njerëz me kulturë e patriotë, që humbën jetën në moshë të re, pa e ditur përse.

Shqipëria  e vitit 1951, brenda telave me gjemba, me roje të armatosur e qenë kufiri, kishte pamjen e një kampi pune, ku dënoheshin ata, që mendonin ndryshe nga diktatori, sepse vetëm  ai dinte gjithçka.- Terror kudo në punë, në kafe, madje edhe  në shtëpi.

Pas pyetjesh e kërkimesh të shumta, aty nga viti 1993, buzë lumit Erzen, nën një kodrinë afër Urës së Beshirit, u zbulua një gropë me eshtra njerëzish. Ç’qe ajo!? Prania e grave të përzishme dhe e burrave të tronditur, tregonte se nuk ishte gjetur një tumë ilire, por një varr i përbashkët, varr makabër i vitit 1951. Nga shenja të ndryshme ata njohën mbetjet nga trupat e 22 njerëzve të dashur, të pushkatuar në mesnatën e 26 shkurtit 1951, të lidhur tok me tela me gjemba, midis tyre dhe një vajzë. Oh, tmerr! Përse i vranë ata?

Nuk do të mjaftonin vrasjet e shumë patriotëve, pa gjyq e me gjyq, që nisën qysh nga nëntori i vitit 1944, kur sadisti Mehmet Shehu, i njohur për epitetet “terror i bardhë”, “terror i kuq”, në vitin 1949 do të shprehej: “Ne duhet ta ashpërsojmë luftën kundër armiqve të pushtetit tonë, të vrasim njerëz, që të mundemi ta përballojmë situatën.”

Viti 1951 ishte një kohë, kur shumë qytetarë të zhgënjyer shpresonin, se pas prishjes me jugosllavët, do të ndodhnin ndryshime të thella. Ata që kishin radio, dëgjonin Radio Londrën, me sinjalin e njohur “Ju flet Londra!”, apo Ankaranë, me “Burasi Ankara!” Shpresonin më kot! Ndërkohë natën, aktivistët e Frontit Demokratik, kërkonin nëpër rrugët e tarracat e Tiranës fletushkat e hedhura, ndoshta nga qielli, kurse ditën nëpër trotuare, civilë të paguar gjurmonin kalimtarë të dyshimtë. Në mure u dukën pankarta me fjalën e rreptë “Vigjilencë!” Në Durrës, kur qytetarët ktheheshin në shtëpi, gjenin mbi radio letra me shënimin tronditës: ”Mos e hapni në kanalet italiane!” Në bregdet pushuesit porositeshin të ndërprisnin lojën me domino e të hynin ndër fjetore. Nga dritaret dukej në muzg patrulla e rojeve bregdetare me armë në duar. Banorët e majmur të Bllokut, natën shihnin ëndrra të frikshme me sulme të befasishme nga deti e ajri dhe nga malet. Ndaj zgjoheshin të trembur dhe në mbledhje të fshehta, hartonin lista arrestimesh me emra të diktuara nga krerët kryesorë të partisë, disa të njoftuara edhe nga agjentët e sigurimit.

Befas, në krahun e shkretë të oborrit të Ambasadës Sovjetike në rrugën e Durrësit në Tiranë, shpërtheu një sasi e pakët dinamiti, nga e cila u thyen vetëm disa xhama. Dhe ja, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, u shoqëruan të lidhur mbi treqind vetë, midis tyre, Sabiha Kasimati, dijetare e Institutit të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Fejzi Dika, i lauruar në Montepelier për filozofi dhe pedagogji, poet e mendimtar patriot, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, Prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rrok Radovani, profesor i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë. Nga listat e zeza nën diktatin e E. Hoxhës dhe të M. Shehut, u përzgjodhën për pushkatim 22 vetë, të gjithë banues në Tiranë. Shumë njerëz qenë të bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit, duke fashitur kështu ëndrrat e shpresat e qytetarëve për shembjen e diktaturës. Asnjë nuk u pyet për ngjarjen e bujëshme me dinamit, por veç për ndodhi e biografi të paraluftës. Madje, pati zyrtarë rusë, që ndërhynë për lirimin e disave prej tyre. Ishte koha, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, po bënin hapat e para.

Ata 22 fatkeqë, pasi lindën, u rritën dhe u shkolluan, ecën nëpër udhën e jetës, herë me gëzime të pakta, herë të tronditur nga zhgënjime, apo nga dramat familjare, së fundi do t’i priste një mbarim tragjik, nga dora gjakatare e tiranit komunist E.Hoxha dhe e xhelatit M. Shehu. Pas arrestimit, u pushkatuan në mbarim të pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar, në mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit. Ky veprim u quajt i përligjur, sipas një dekreti mizor me gjashtë nene, për “veprimtari terroriste“, që u hartua me vonesë nga kreu i Ministrisë së Brendshme M. Shehu dhe u miratua rrufeshëm nga Presidumi i Kuvendit Popullor dhe Byroja e PPSH, më 26 shkurt 1951, kur gjithçka, pa gjyq, kishte marrë fund. Ministri i Drejtësisë u përjashtua nga kjo orgji juridike e pështirë. 26 shkurti shënon një datë të zezë të drejtësisë shqiptare që ngjeth jo vetëm çdo jurist në botë, por edhe njeriun më të thjeshtë. Një oficer i lartë i asaj kohe të mbrapshtë dëshmon: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk u bë gjyq! Ata u çuan direkt në vendin e pushkatimit dhe nuk u la kohë për gjykimin e çështjes.“ Pra, asnjë seancë gjyqësore nuk u zhvillua. Nuk u dëgjua as prokurori, as gjyqtari. Mungonin dëshmitarët dhe avokati. Viktimat, të lidhur me tela me gjemba të kohës së luftës, i hipën në një kamion. Jonuz Kacelin të vdekur nga torturat e hodhën nga dritarja. Askush prej tyre nuk u njoh me vendimin.

 

Ura e Beshirit

 

Xhelatët e natës së kobshme.

Në mes të natës, kur era e maleve ulërinte si mallkim, i pushkatuan barbarisht të gjithë ashtu siç qenë, të lidhur tok. Kur krismat e armëve pushuan, u dëgjua britma e dhimbshme e një gruaje: “Ç’i paskam bërë perëndisë!“ Ishte Sabihaja! Plumbi nuk e kishte kapur! Atëherë iu sulën dhe ia shuan jetën, duke e qëlluar egërsisht me kondakët e pushkëve. Pas disa çasteve, britmat e saj pushuan. Ndihej vetëm ulërima e erës dhe rrjedha e tërbuar e Erzenit. Një vetull hëne e pikëlluar rrezëllinte midis reve. Të vrarët, ashtu siç qenë, i mbuluan shkel e shko, në një gropë të përbashkët. Gjithçka kishte marrë fund. U dëgjua një motor që u ndez. Xhelatët, pasi mbaruan detyrën me sukses, u zhdukën si hajna nëpër natë. Të nesërmen nëpër shtëpitë e Tiranës, fshatarët e fshatit pranë, trokitën të tronditur dhe rrëfyen ç’kishte ndodhur në mesnatë.

Vite më vonë, ndërsa punohej për shpyllëzimin e asaj zone, një traktoristi i ra të fikët, kur pa që traktori nxori papritur një kufomë gruaje dhe po e hiqte zvarrë. Qe trupi i patretur i martires Sabiha Kasimati…

Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta. Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kishte dhënë vendimin e dënimit me vdekje për 22 të vdekur! Në atë dokument të turpshëm mungon sërish një nënshkrim.

Pra, bllokmenët, uzurpatorët e Shqipërisë, me atë vrasje, kërcënuan gjithë popullin liridashës, kërcënuan drejtësinë, kërcënuan edhe Zotin. Me këtë rast, E. Hoxha u rek të tregonte dashurinë e madhe për miqtë e rinj sovjetikë, e mbi të gjitha të qetësonte jetën e tij të mbrapsht. As Shekspiri i tragjedive, s’do të mund të gjente fjalë për të treguar, sesi brenda një nate u krye ajo masakër e llahtarshme.

Pas atij akti kriminal, diktatori E. Hoxha do të hakërrehej me grushtin lart: “Reaksioni i brendshëm është strukur si miu dhe po lëvizi, e piu e zeza!”

Ja, cilët ishin ata, shumica në moshë të re, që humbën jetën, pa asnjë faj, nga pushkatimi mizor në natën e ftohtë të 26 shkurtit 1951:

 

Sabiha Kasimati,

38 vjeçe. E lindur në Edërne të Turqisë, e diplomuar në Itali. Megjithëse iu ofrua një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo vajzë patriote e ditur, dëshiroi vendin e saj, Shqipërinë. Pas kthimit në atdhe, punoi në Institutin e Shkencave, krahas shkencëtarëve të shquar në histori. Si ishte e mundur të dënohej me vdekje dhe të masakrohej një engjëllushe e atillë!? Fajtor për atë krim barbar ndaj asaj vajze të rrallë dijetare, ishte vetë dora e përbindëshit ziliqar E. Hoxha.

 

Manush Peshkëpia,

39 vjeç, poet patriot, lindur në Vlorë. Analistët e letërsisë e rendisin krahas me Fishtën, Poradecin, Koliqin, Kutelin etj. Ja, si është shprehur intelektuali i shquar Vedat Kokona:“Shumë nga shokët e mi vdiqën zemërplasur pas dekadash me vuajtje dhe mjerime. Një nga këta fatzinj ishe edhe ti, Manush. Askush në këtë sallë dhe jashtë saj nuk të ka njohur si të kam njohur unë, si vëllai, gjashtëdhjetë vjet më parë… Shumë njerëz kam njohur në jetën time, pak kam çmuar, shumë pak kam dashur siç të kam dashur ty. Ti shkruaje vjersha pa e hequr veten poet, të mos jesh poet në vargje, nuk është faj. Faj është të mos jesh njeri. Ti, Manush, ishe poet njeri!” Edhe pas pushkatimit nga terrori i kuq në mesnatën e 26 shkurtit, ky poet njeri mbeti i gjallë në vargje e në dritë.

 

Tefik Shehu,

39 vjeç, lindi në Gjakovë. I diplomuar në Zagreb për ekonomi, financë dhe drejtësi. Në vitin 1939 u vendos e punoi në Tiranë. Pas pushtimit të Shqipërisë u kthye në Gjakovë. Atje u arrestua nga serbët, por mundi të shpëtonte me ndihmën e nacionalistëve shqiptarë. Më 1945 u arrestua nga komunistët shqiptarë në Tiranë, por me ndihmën e avokatit Koço Dilo, shpëtoi nga pushkatimi. Më 26 shkurt 1951, askush nuk mundi ta mbronte nga kriminelët.

 

Pjerin Guraziu,

45 vjeç, lindur në Shkodër. Doktor i Shkencave Ekonomike, sportist me arritje të nivelit ndërkombëtar. Pedagog në shkollën tregtare të Vlorës. Drejtor i Doganës së Tiranës më 1938. Pas luftës, shef finance në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Bujqësisë. Anëtar i komisionit për organizimin e garave atletike në Ballkaniadën e vitit 1946. Për këto aftësi meritoi pushkatimin.

 

Jonuz Kaceli,

43 vjeç, lindi në Tiranë, në familjen e madhe patriote të Kacelëve, e njohur për shërbime në dobi të atdheut, në ekonomi, kulturë, art etj. Më vonë, sipas një dëshmitari, për këto vlera, sadisti ministër i Ministrisë së Brendshme M. Shehu e vrau me tortura dhe e hodhi nga dritarja.

 

Anton Delhysa,

47 vjeç, lindur në Prizren. Specialist ndërtimi, kishte kryer me përfundime të shkëlqyera Shkollën Teknike të Fulzit. Njihet si drejtues i punimeve për ndërtimin e Shkollës Amerikane në Golem të Kavajës, të rikonstruksionit të Shkollës Teknike të Fulzit dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Pas luftës drejtoi punimet për ndërtimin e fabrikës së sheqerit në Maliq, për spitalin eGjirokastrës, për fabrikën e tullave në Vorë, etj. Për punën e tij, u dekorua edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Së fundi, u shpërblye me pushkatim!…

 

Haki Kodra,

30 vjeç. Lindi në Dibër të Madhe. Pasi u diplomua për ekonomi në Universitetin e Zagrebit, u kthye në Dibër, ku ngriti një biznes të madh, por u luftua nga serbët, ndaj u largua dhe u vendos më 1940 në Tiranë. Pas luftës punoi në sektorin ekonomik. Në vitin e zi 1951 u pushkatua pa mëshirë e pafaj nga terroristët e kuq shqiptarë.

 

Gafur Jegeni,

41 vjeç. Lindi në Dibër. Ishte një nga përfaqësuesit e shquar të Jegenëve të Dibrës. Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali. Nga viti 1935 më 1937, komandant i kufirit bregdetar të Shqipërisë. Në ditët e prillit 1939 në Vlorë, me gradën kapiten, kreu detyrën si patriot për mbrojtjen e atdheut. U arrestua dhe gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, më pas u internua në Ventotene. U lirua nga anglo-amerikanët më 1943. Pas kësaj u tërhoq nga ushtria. Në shkurt të vitit 1951, në vend të plotonit ushtarak italian të ekzekutimit, u ndodh përballë skuadrës së pushkatimit barbar me ushtarë shqiptarë, që mbanin yll të kuq në ballë.

 

Myftar Jegeni,

36 vjeç. Lindi në Dibër. Kreu Akademinë Ushtarake më 1937 në Itali. Me gradën kapiten më 7 prill 1939, luftoi në Durrës për mbrojtjen e atdheut, më pas edhe kundër ushtrisë gjermane. Kundërshtoi masakrat jugosllave, ndaj serbët, pasi e arrestuan, e dërguan në duart e komunistëve në Shqipëri. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, punoi llogaritar në një ndërmarrje ndërtimi në Tiranë, deri në vitin 1951. Nuk mundi të punonte më, sepse në atë mesnatë të zezë e pushkatuan pabesisht.

 

Reiz Selfo,

lindur në Gjirokastër. U shqua si një nga sipërmarrësit e aftë në tregëti dhe në ndërtim. Disa nga veprat, si Firma “Selfo” në Vlorë, Ura e famshme e Dragotit mbi lumin Vjosë, Ura e Bënçës në Tepelenë, disa shkolla, ndër to, Gjimnazi në Gjirokastër dhe shumë të tjera, janë tregues të qartë të ndihmës së tij për lulëzimin e Shqipërisë. Si njeri bamirës dikur i dha ndihmë financiare edhe vetë E. Hoxhës, por dora e atij diktatori gjaktar, më 26 shkurt 1951, ia rrëmbeu jetën pa mëshirë biznesmenit të madh patriot.

 

Qemal Kacaruho,

49 vjeç. Lindi në Gjirokastër. Ekonomist, zotërues i disa gjuhëve të huaja. Në vitet 20-40 punoi si kryeinspektor në doganën e Sarandës, më pas drejtor i përgjithshëm i Monopoleve dhe i Tatimeve në Ministrinë e Financave. Ndërkohë, mori pjesë në luftën kundër pushtueve italo-gjermanë. Pas luftës nuk u pranua të punonte si ekonomist në Tiranë, por jashtë saj, në minierën e Rubikut. Së fundi, e lanë jashtë edhe nga jeta, por nuk mundën ta fshinin nga kujtesa e kombit.

 

Zyhdi Herri,

30 vjeç. Lindi në Tiranë. Mësoi në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Tiranës, më pas vazhdoi studimet për drejtësi. Gjatë luftës bashkëpunoi me Frontin N.Çl. Pas luftës, ishte kryeredaktor i gazetës Bashkmi në Tiranë. Më pas e priti nata e ftohtë e pushkatimit pa gjyq e pa faj.

 

Gjon Temali,

47 vjeç. Shkodran. Në vitet 40 studioi për farmaci në Universitetin e Firences. Nga viti 1946 deri në shkurt të vitit 1951, farmacist në Spitalin e Tiranës. Ky njeri, i përkushtuar në shërbimin human të mjeksisë, u desh të vritej si “terrorist”, pa gjyq e pa faj!

 

Petro Konomi,

30 vjeç. Lindur në Kajro. Kreu studimet e larta në Turqi, në Robert Kolezh, mandej në Akademinë Ushtarake në Itali. Gjatë luftës përkrahu Frontin N.Çl. Pas luftës u emërua në ATSH. Edhe ky punonjës korrekt, duhej lidhur me tela, për t’u vrarë barbarisht!

 

Niko Lezo,

50 vjeç. Lindur në Delvinë. Kimist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Kreu Universitetin e Tuluzës në vitin 1921. Dy vjet më pas, ngriti të parin laborator kimik në Tiranë. Po atë vit zgjidhet deputet i Delvinës. Më 1940 arrestohet e internohet në Ventotene. Pas luftës, punon sërish kimist në laboratorin, që tashmë ishte nën vartësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky themelues i paharruar i laboratorit të parë shqiptar, u pushkatua pa mëshirë për kurrfarë faji!

 

Pandeli Nova,

59 vjeç. Lindur në Opar, në një familje të pasur. Ekonomist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Deri në vitin 1944 u mor me tregëti dhe njëkohësisht ndihmoi Frontin N.Çl. Pas luftës punoi në një shoqëri tregtare çeko-shqiptare. Prind i një djali partizan. Në mesatën e 26 shkurtit 1951, dëgjoni për herë fundit, zërin e ashpër të komandantit komunist: Zjarr!

 

Thoma Katundi,

më i “vjetri” në moshë, 64 vjeç! Lindur në Katund të Korçës. Ish Vatran në SHBA. I djegur nga malli, u kthye në atdhe dhe punoi me ndershmëri. I edukuar nga idetë demokratike amerikane, duke përbuzur çdo tirani, humbi jetën më 26 shkurt 1951. Faji i tij nuk ishte vetëm dashuria për lirinë, por edhe malli për atdheun!

 

Mehmet Shkupi,

58 vjeç. Lindi në Shkup dhe banoi në Tiranë. Ish pronar me arsim të mesëm dhe me profesion mjeshtër kaloriferi. Dyshohej si “agjent” i Legatës Franceze dhe se, gjoja, zhvillonte veprimtari terroriste. Pra, u dënua me vdekje pa asnjë provë e pa gjyq konkrete e pa gjyq!

 

Ali Qorraliu,

61 vjeç, tiranas i pasur, jurist. Kreu studimet e larta në Kolegjin Juridik të Selanikut. Në kohën e luftës përkrahu Ballin Kombëtar, ndaj edhe u burgos nga regjimi komunist. Si u lirua, e arrestuan së dyti herë si “terrorist“ dhe e pushkatuan pa mëshirë, pa gjyq! Kur u zbulua ai varr i kobshëm masiv, u vu re se para pushkatimit ia kishin shkulur dhëmbët e florinjtë!

 

Fadil Dizdari,

me origjinë nga Shkodra, lindur në Kavajë. Në kohën e Zogut kishte punuar si sekretar prefekture. I dashuruar pas librave, mbante hapur një librari në qendër të Tiranës. U arrestua dhe u pushktua pa gjyq, i dyshuar si “terrorist”, e “armik i pushtetit popullor.” Në të vërtetë, faji i tij ishte bujaria. Shiste pothuajse falas kryeveprat botërore, të ashtuquajtuar libra “të verdha” të autorëve me famë, si Viktor Hygo, Aleksandër Dyma, Frederik Shiler, etj. Nga ai shpëtoi vetëm unaza e fejesës, që u gjet në gropë, për të dëshmuar krimin e fshehtë e barbar në atë mesnatë të paharruar.

 

Hekuran Troka,

32 vjeç. Lindi në Kuçovë dhe banoi në Tiranë, me profesion tregtar. Në listën e zezë për atë djalë të hijshëm, ishte shënuar: “tregtar i dyshimtë spekulant”, “agjent i shërbimeve të huaja” dhe “ terrorist.” U pushkatua i dyshuar, pa gjyq. Familja iu internua dhe punoi në punë të rënda për bukën e gojës!

 

Lluka Rashkoviç,

51 vjeç. Lindur në Mal të Zi. Ardhur në Shqipëri me familjen në kohën e mbretërisë. Merrej me transport udhëtarësh. Ishte jashtë çdo rryme politike. Për jetën e pastër dhe punën e ndershme në shërbim të qytetarëve, e arrestuan dhe e pushkatuan pa gjyq!

Për atë gropë të braktisur në errësirën e ftohtë 70 vjet më parë nga xhelatët e nga fajtorët e shekullit, folën eshtrat, folën edhe gurët, folën arkivat e zbuluara edhe ato si gropa e të vrarëve. Foli kujtesa e njerëzve të ndershëm, e motrave, vëllezërve e nipave, foli kujtesa e një populli të tërë. Ishte një e folur me zë të lartë, që ta dëgjonte bota. për të marrë vesh, se ç’ishte në të vërtetë Republika Popullore Socialiste, ose Komuniste, e E. Hoxhës dhe e M. Shehut, “fanari ndriçues”, burgu e varri i përbashkët i shqiptarëve!

———————-

RRJEDHA  LUMIT  NËN URË

Poezi-kushtuar 22 shqiptarëve të vrarë, pa gjyq e pa faj, në vitin 1951,

 pranë Urës së Beshirit-

 

Erzeni trishtueshëm te Urë e Beshirit rrjedh,

e sillet e shtillet  vorbulla, te bregu nën gjeth.

Me zhaurimë në zall, mbi bar hedh lotë-stërkala

sado krim  në terr, me pëshpërimë përhapet fjala!

 

Dritaret e hijet, dushqet e shkurret, tregojnë,

për gropë martirësh ne heshtje dhe gurët vajtojnë.

Dhe toka e zezë për njerëz të mirë pa faj,

ndër tela me gjemba thurur gjallë, skaj më skaj.

Cilës epoke tiranësh u përkasin, o antropolog

këto eshtra shpupurisur në pluhur të lidhur tok?!

Mos janë ilire, në errësira kohësh vrarë

nga spata , shigjeta, ushta hordhish barbarë?

 

Jo jo! Vrastarët nuk janë prej fisesh leshtorë,

por komisarë të kuq, me yll të kuq gjëmborë!

Komisarë qelish, pa gjyqe, pa firmë e vulë.

Komisarë pa shpirt, pa besë, pa mend e pa turp.

 

Komisarë me hakërime e me mandatën,

me ngjirje, plotonë, krisma e plumba natën.

Dhe bisha fle, kur ngryset në pyll a në shpellë!

Dhe ujët fle, drurët prehen në gjumë të thellë!

 

Më kot fërkojnë duart me gjak komisarët,

më kot mundohen të harrohen gjithë të vrarët!

Nga gropa, nga gropa shpirtrat fluturuan lart,

me fllad Perëndie u qetua çdo lëngatë!

 

Një poet qiejsh ndër muza, libra diturie,

një bir Kosove e burrë i urtë malsie!

Njeri fisnik nga derë artistësh lulëzimi!

Ekonomist një tjetër me ëndrra përparimi!

Tjetri vatran, zhuritur nga mall mërgimi!

 

Një ëngjëllore, nimfa e gjallërisë ujore,

Sabi, Sabihaja, puhiza mëngjezore!

Në lumej, det e oqean dëgjohet thirrje e saj,

shpirti fëminor endet livadhesh në parajsë.

Mërmërojnë valët: Sabiha! Sabiha!

Buçasin dallgët: Sabi! Sabiha! Sabiha!

 

Erzeni u zgjua, te urë e Beshirit rrjedh,

e sillet e shtillet nën lule e gjeth,

me zhaurimë në zall e mbi bar hedh lotë-stërkala,

për krime terri me oshëtimë përhapet fjala.

VIII – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. – 120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Përgatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

MBAS NJË TAKIMI ME IMZOT ERNESTO ÇOBEN…

 

Me pat tregue njëherë vetë Padër Meshkalla sesi e kishte thirrë  në Argjipeshkvi Imzot Ernesto Çoba, atë kohë në të cilën Ai kryente detyrën e Famullitarit të Shkodrës, dhe i kishte thanë:  -A të pelqen me dijtë se çfarë ka shkrue profesori yt kujdestar në karakteristikën që ai ka sjellë prej Austrijet, kur ke mbarue studimet universitare? –Sigurisht që po, ishte përgjegjë ky. Imzot Çoba i kishte dhanë letrën origjinale që kishte shkrue me dorën e tij profesori austriak për Pader Mëshkallën dhe Don Kolec Prennushin dhe, që e kishte përcjellë atë leter atëherë këtu në Argjipeshkvinë e Shkodrës.

Për Pader Meshkallën, kishte shkrue: “…Që asht studioz, i përgatitun në filozofi dhe teologji shumë mirë, por asht nervoz dhe kryefortë, prandej nuk ban me kenë në drejtim të Klerit. Ka aftësi dhe prirje të veçantë për organizimin dhe edukimin e rinisë… Ndërsa për Don Kolecin shkruhej që asht kenë student i shkelqyeshëm në mësime, shumë i përgatitun në filozofi dhe teologji, por asht natyrë shumë e mbyllun dhe e kemi pasë të pamuejtun me e studjue në mbrendësi karakterin e Tij, prandej asht e mira që të kihet nën kujdes për me pa ma vonë natyra e Tij.” Mbasi më tregoi këte, qeshte me atë të qeshunin e Tij karakteristik dhe e pohonte: “…se asgja nuk ka gabue profesori, unë nuk e kam dijtë deri tashti mbas 40 vjetësh, se ai profesori që më donte aq shumë dhe më afronte tej mase, më paska ba atë karakteristikë pa gabue asgja. Ta kishe dijtë – e thonte me të qeshun – makare, do t’i ishe ruejtë mos me më kuptue “kryefortësinë”, mandej fliste gjatë për konsideratën që kishte për përgatitjën e dajës Don Kolec, vullnetin e Tij të hekurt dhe për qendrimin konseguent ndaj dogmave të Kishës, gja të cilën e ka tregue edhe në kohën e diskutimit të “Statutit të Kishës” në mbledhjet që janë ba nga Kleri, në Argjipeshkvinë e Shkodrës, para vitit 1950, para se Ai të vdiste. Kur fliste për kambnguljën e Don Kolecit për mos me e nënshkrue Statutin dhe për ato çeshtje që edhe vetë Pader Mëshkalla ishte i pakënaqun ashtu si ka kenë Ai, nuk i zinte në gojë kurrë ata që me vëprimët e tyne kanë punue për aprovimin e atij Statuti ndër ato mbledhje, por atypëraty vlerësonte pamasë qendrimin  heroik të Don Dedë Malajt, i cili u pushkatue mbas një qendrimi shumë burrnor në gjyqin e Tij të famshëm dhe të paharrueshëm për popullin e Shkodrës, që u zhvillue në kinema “Republika” në muajn prill të vitit 1959. Don Deda vdiq pa e firmue Statutin, ndër të paktët klerikë. Unë ruej kujtime të veçanta për Té dhe do t’i shkruaj veçmas, mbasi meriton ma shumë se këto pak rreshta.

Pader Mëshkalla tregonte se, kur ka marrë vesh vdekjën e Don Kolecit, kur ishte në Burrel, “…kam kja për të parën herë në jetën teme, kaq shumë jam pikllue. Ai ishte shoku dhe miku i vetëm i gjithë jetës seme!..”.

Prej Pader Mëshkallës pata marrë vesh se kur jezuitët banin ushtrimet e shpirtit në Kolegjën “Saveriane” të Shkodrës, Don Koleci asht kenë ndër të paktët ata priftën që u thirrnin me mbajtë konferenca filozofike para jezuitëve.

Ai më ka tregue se Don Kolec Prennushin, jezuitët e kanë vlerësue aq shumë, sa vetë Pader Zef Valentini S.J., e kishte cilësue: “Futuro Cardinale d’Albania”.

Me kenë se ra fjala për ushtrimet e shpirtit, njëherë, një prift i ri, i shuguruem mëshehtas në vitin 1962 nga Imzot Çoba, meqë do të hynte përherë të parë në ushtrimët e shpirtit, i tregon Pader Mëshkallës, se si Imzot Çoba i kishte mësue priftit të ri “gjashtë arësyet që njeriu duhet me heshtë!..” Mëshkalla i thotë atij: -“Shko e thuej Imzot Çobës me të mësue gjashtë arësyet që duhet me folë, se s’asht koha me heshtë ma!”…

Kuptohët se në jetën e Pader Mëshkallës nuk ka asnjë çast vend për heshtje, sepse Ai nuk e njihte frikën, madje jo vetëm se nuk e njihte frikën, por e luftonte edhe tek të tjerët. 

Kur e kishin çue në burgun e Burrelit Imzot Irené Banushin, Ipeshkëv orthodoks, që u dënue bashkë me Pader Mëshkallën, në herën e parë (1947), disa të burgosun e kishin pyetë Imzot Irenéun, se përse ishin dënue aq shumë vite?.. Ai u ishte përgjegjë: “Mund të dënoheshim ma pak vite, po nuk mujt me ndejë pa folë ashtu si e ka zakon Pader Mëshkalla!..”

E pra, flisni, flisni edhe ju bashkvuajtësit e Tij… Flisni, se kjo asht ajo kohë që e paralajmëronte Pader Mëshkalla…

Harroni edhe ju gjashtë kushtet që duhet me heshtë!

Flisni ju, o nxanësit e Tij, flisni, mos heshtni… Flisni nëse në gjakun tuej rueni Idealin me të cilin ju mësoi dhe ju edukoi Mësuesi Juej i pavdekshëm, flisni, flisni ju, o Shqiptarë, flisni, se duhët me folë si fliste Ai!..

Kurrë mos harroni porositë e Padër Mëshkalles!..Bisedat e Tij të rrjedhëshme gjithmonë kishin një qellim, prandej koha që kalonte njeriu me Té për të gjithë ishte një shkollë. Çdo fjalë e Tij të mësonte dishka të mangët në atë që mujshe me ditë ti.

         Melbourne, 12 Shkurt 2021.

VIRUSI PYET A E DINI SE: “NEN ADRIATIK ASHT BALTA…” – Nga Fritz RADOVANI

A e dini se në Shqipni: “Balta kushton ma shumë se mjalta ?!”

Një Mik më shkruen këto ditë, sigurisht, me keqardhje per gjendjen e krijueme në Shqipni… “Mbas 100 vjetësh, akoma nuk e kanë mësuar të vërtetën se, është i zoti që e nxjerr gomarin nga balta.”…Tregon per ngjarje të partive të pista LSI, PISI, PQN, PSSh.., e kush po i merr vesh shkronjat e tyne, pra, prap bash si në 1941 me PKSh, kur shovenistët jugosllavë gjetën disa tradhëtarë, mbeturina osmanllijshë në Pazarin e Vjeter të Tiranës qamiliste, dhe formuen me terroristë atë “parti”, që s’ ka mbetë gomar që nuk po e drejton…Po, nuk duhet harrue se: “Gomari asht ngulë në llomin e Shqipnisë së Jugut e nuk po zhgulet nga deti Jon!”

I “zoti” i këtyne gomarëve që po “drejton” Shqipninë, para votimeve me disa të tjerë që nuk ndryshojnë nder surreten nga ata të 1941, po mendon me mbushë xhepat tue shitë edhe ujin e Detit Jon… “Është bërë baltë!”

Grumbullimi i këtij llomi në drejtim të Shqipnisë e ka domethanjen e vet! 

Ata që kanë mbulue krimet e komunizmit në Shqipni tue mos e dënue asnjë terrorist nder këta 76 vjet, ata kerkojnë vazhdimsinë e mbajtjes së pushtetit, krimit, vrasjeve dhe hajnisë nga trashigimtarët e vrastarëve!

Shkodranët, nuk duhet me u ba prè e terroristëve dhe tradhëtarëve që tash 30 vjet, po i mashtrojnë e genjejnë.., per me mbushë xhepat e vet!

Me 25 Prill: Asnjë Shkodranë, nuk duhet me hy në baltë per me nxjerrë “gomarin”…“Gomarin” t’a nxjerrin “ata”, që tash 76 vjetë e kanë zhytë në llom e në gjak. “Gomari” nuk asht as prej Barbullushit, as prej Shkodret !

Veriu po shkon drejtë shfarosjes me rrugen e emigracionit e vorfnisë…

Gomari i “rilindur” e ka “hanin e hajnave” në Tiranë.., që në 1920…

            Melbourne, 9 Shkurt 2021.

Chicago Tribune (1924)- Vdekja e mistershme e dy vëllezërve amerikanë Coleman, njëri në Kaliforni dhe tjetri në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Shkurt 2021

 

“L’Avenir” ka botuar, të premten e 9 majit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vdekjen e mistershme të dy vëllezërve amerikanë Coleman, njëri në Kaliforni dhe tjetri në Shqipëri (pas një atentati në Mamurras), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Një çështje trashëgimie e komplikuar

Dy vëllezër që vdesin në të njëjtën kohë (orë), njëri në Kaliforni dhe tjetri në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

New York, 8 maj. – Chicago Tribune shkruan :

 

“Pas vdekjes së z. Robert Coleman, financieri i San Franciskos, një nga dy tregtarët amerikanë që u vranë nga banditë shqiptarë më 6 prill, avokatët janë në mëdyshje për trashëgiminë, sepse, në të njëjtën kohë, vëllai i tij, z. William Coleman, vdiq në shtëpinë e tij në Kaliforni.

 

Z. William Coleman vdiq në orën një të mëngjesit (natës), me orën e Kalifornisë, ndërsa Z. Robert Coleman vdiq në dhjetë të mëngjesit, me orën shqiptare. Duke llogaritur diferencën nëntë orë, të dy vdiqën në të njëjtën kohë.

 

Trashëgimia e një prone me vlerë rreth 500.000 dollarë varet nga njohja e saktë e minutës që vdiqën të dy vëllezërit, në mënyrë që të dihet se cili nga të dy vdiq i pari.”

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 8 maj 1924, Ballinë

Faik Konica: “Nuk pranojmë as aneksim as nënshtrim ndaj Italisë! Më mirë të qëndrojmë turq sesa të bëhemi italianë!”

Faik Konica (1875 – 1942)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Shkurt 2021

 

“La Patrie” ka botuar, të hënën e 8 korrikut 1901, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e Faik Konicës (Thrank Spirobeg) ndaj qëllimeve italiane asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Italia dhe Shqipëria

Intrigat u zbuluan. – Përgjigje nga patriotët shqiptarë.

 (Shërbimi special i La Patrie)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 7 korrik. – Trazira e nxitur në Shqipëri nga emisarët italianë për të krijuar një lëvizje opinioni në favor të aneksimit nga Italia ka marrë një goditje fatale. Nëse italianët ende imagjinojnë që shqiptarët kanë dëshira të zjarrta për t’u bërë nënshtetas të mbretit Viktor Emanuel, kjo është për vetëkënaqësinë e tyre.

 

Botimi i fundit i Albania-s, organi i komiteteve revolucionare shqiptare, i cili botohet në Bruksel, përmban një artikull të nënshkruar nga Z. Thrank Spirobeg mbi çështjen e propagandës italiane në Shqipëri. Kujtojmë që Z. Spirobeg është udhëheqësi i njohur i Partisë Nacionaliste Shqiptare dhe se ai u internua nga qeveria Osmane për pjesëmarrjen e tij aktive në një fushatë trazirash që synonte ta bënte Shqipërinë të pavarur nga Turqia.

 

  1. Spirobeg nuk heziton t’i vë flakën barutit. Ai deklaron kategorikisht se përkëdheljet italiane janë të dyshimta për nacionalistët shqiptarë.

 

Italia, vazhdon ai, i ka dhënë vetes misionin pak a shumë të mprehtë të provokimit të konflikteve të armatosura në Ballkan dhe të përfitimit nga çrregullimi që një luftë do të shkaktonte për të aneksuar Shqipërinë ose për ta nënshtruar atë në protektoratin e saj.

 

Shqiptarët nuk janë më shumë një racë latine sesa japonezët; ata nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin italian, as gjuhën, as traditat, as fatet. Nëse ne kërkojmë autonominë tonë, është pikërisht për të forcuar dhe zhvilluar një kombësi të pavarur. Por ne do të kundërshtojmë me forcë planet e Italisë, e cila dëshiron të bëjë me Shqipërinë atë që bëri Austria me Bosnjën dhe Hercegovinën. Më mirë të qëndrojmë turq sesa të bëhemi italianë!

 

Nëse kjo gjuhë e qartë nuk dëgjohet në Romë, kjo është për shkak se ministrat italianë kanë një vesh të shurdhur!


Send this to a friend