Alba Kepi: Përshëndetje të gjithëve. E nisim këtë takim me një prezantim tonin. Ne jemi Unjoni i gazetarëve shqiptarë profesionistë të diasporës, i cili është i regjistruar në Zvicër në vitin 2021. përbëhet nga gazetarë shqiptarë që ushtrojnë profesionin e tyre në Zvicër, në Itali, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Misioni qendror i shoqatës tonë që nga themelimi është liria e fjalës e mediave si një domosdoshmëri etike për një shoqëri të lirë demokratike. Zgjidhjet e lira, të drejta të ndershme janë baza themelore për një demokraci të vërtetë e funksionale. Roli sovran i mediave, të cilat nuk ju nënshtrohen trysnive dhe joshjeve nga regjimi dhe tentakulat e tij të zeza financiare, është i pazëvendësueshëm që Shqipëria të ketë zgjedhje të standarteve të demokracive perëndimore. Pikërisht në këtë fokus ka nisur dhe ky cikël takimesh virtuale të unionit tonë me politikanë e kandidatë të zgjedhjeve ë parlamentare e mendore shqiptare. Ne kemi titulluar shtatë pyetjet. Ëh, kemi tani të ftuar zotin Gabriel Guma, i cili është kandidat i bashkisë së Tepelenës. Po para se të nisim bisedën me të që kemi filluar shtatë pyetjet, unë ju prezantoj bordin tonë drejtues. Zoti Skënder Buçpapaj i cili lidhet nga Zvicra dhe është kryetar i shoqatës tonë, zoti Artan Kutra i cili lidhet nga Franca dhe është nënkryetar i shoqatës tonë. Kemi zonjën Rafaela Prifti e cila lidhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi zonjën Elida Buçpapaj e cila lidhet nga Zvicra. Kemi zotin Ardian Murraj i cili lidhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi zotin Genc Burimi i cili lidhet nga Franca dhe unë Alba që lidhem nga Italia. Në fokus pra është kandidatura e zotit Guma për kryetar bashkie në Tepelen pas dorheqjes së kryetarit Tërmet Peçi i Partisë Socialiste. Një rikujtesë historike për publikun që na ndjekë bashkia e Tepelenës që prej vitit 2011 është drejtuar nga Partia Socialiste, pra nga vetë Tërmet Peçi.