Të dielën më 17 korrik u zhvillua aktiviteti i 45 vjetorit të pushkatimit të dy poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi nga diktatura komuniste. Dhjetëra shkrimtarë, artistë, gazetarë, familjarë si dhe kryetari i PD, Librazhd, Ilirjan Alliu u mblodhën tek shtëpia e Vilsonit në Bërzeshtë. Mbajtën refarate për krijimtarinë dhe veprimtarinë e dy poetëve martirë, profesori Sadik Bejko, profesori Bardhosh Gaçe, gazetari nga Diaspora, Beqir Sina, shkrimtari Çerçiz Loloçi, gazetarja e “Kujto.al”, Admirina Peçi, gazetari Izet Duraku, historiani Alfred Duka, gazetari dhe poeti Rexhep Polisi, profesori Fari Muço, gazetari Jaho Margjeka, kryetari i shoqatës Antikomuniste, Ethem Fejzollari, familjarë etj., ndërsa aktorja Klea Konomi Rondo prezantoi programin dhe recitoi poezi nga Vilson Blloshmi e Genc Leka.
Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës. Kujton autobusët, kamionët dhe momentin kur, me të arritur në Potoçari – zonë e mbrojtur atëkohë nga Kombet e Bashkuara – një ushtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska u përpoq ta ndante nga nëna. Në atë kohë, burrat dhe djemtë ndaheshin me forcë nga gratë dhe vajzat. Shumë prej tyre u vranë – në një krim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cilësoi si gjenocid në vitin 2007. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)
Lenka me kecat ne dy duar ( kopja ), deputetja Koçeku ka thenë :
“Dje ne Theth u prek nji plagë që po thellohej dita ditës e që lidhet me identitetin dhe estetiken tone kulturore e natyrore. Plaga e ndërtimeve pa identitet, pa historik e pa miratim ligjor…..Kryeministri @ediramaal dhe Kryetari @becibenet kane ba nji ndërhyrje të domosdoshme në mbrojtje te fshatit Theth”
Shoqja Lenka ( origjinalja ) qe mbidhte pambuk me dy duar dikur ka thenë :
“Ky artikull ( shkrimi I Enverit) e ka goditur brinjë më brinjë Papën. Sidomos kur thuhet se Shqipëria nuk është Polonia dhe Papës së tanishëm shqiptarët ia kanë vënë kufirin te thana, ashtu siç ia kanë vënë në kohën e Duçes e papëve të tjerë, që bekonin fashizmin e bashkëpunonin me të për të sulmuar e grabitur popujt !
Për të gjithë ” intelektualët” nga Librazhdi deri Strasburg që u prekën kur krahasova Kocekun me Lenkën se donin të besonin se të punësuarit e autoritarizmit të sotëm ndryshojnë nga ato të autoritarizmit te djeshëm kam sërisht te njejtën thënie të vjetër për t’ju kujtuar :
Situata në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa heqja e mandateve të deputetëve – një opsion i përmendur në rast të moskonstituimit të Kuvendit deri më 26 korrik – nuk konsiderohet e realizueshme. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse ky afat shkelet, vendi do të përballet me një krizë politike dhe juridike të panjohur më parë.
Askush nuk ka përgjigje të qartë se çfarë do të ndodhë në Kosovë pas 26 korrikut – datë kur skadon afati prej 30 ditësh që Gjykata Kushtetuese u ka dhënë deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin.
Deri tani, përpjekjet për formimin e këtij institucioni ligjvënës kanë dështuar 44 herë.
Partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin dhe të mos lëvizin nga qëndrimet e tyre.
Në këtë atmosferë bllokade, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mushkolaj, thotë se barra e përgjegjësisë duhet të kalojë tani mbi presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrë kushtetuese të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve.
Sipas saj, e para e shtetit duhet t’i intensifikojë përpjekjet për arritjen e një konsensusi mes partive politike, dhe nëse kjo dështon, të kërkojë interpretim shtesë nga Gjykata Kushtetuese, për të qartësuar hapat e ardhshëm.
“Gjykata Kushtetuese duhet të jetë më e prerë rreth afatit që e ka përcaktuar dhe pasojave që vijnë pas këtij afati. Roli i Gjykatës Kushtetuese nuk ka përfunduar ende”, thotë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.
Javën e kaluar, presidentja Osmani priti për dy ditë me radhë përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zhbllokuar situatën.
Pas takimeve, ajo u shpreh qartë se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, është “detyrim e jo opsion” dhe u bëri thirrje partive që sa më shpejt të gjejnë zgjidhje.
Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, thotë për Radion Evropa e Lirë se presidentja është duke i shqyrtuar mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për sqarim të aktgjykimit, “në mënyrë që të qartësohen pasojat juridike, në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga ajo”.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) thonë se konsensusi është e vetmja rrugë për të tejkaluar bllokadën dhe për të konstituuar Kuvendin deri më 26 korrik.
Nëse kjo nuk ndodh, Kosova do të përballet me një situatë të panjohur deri më tash, thotë Naim Jakaj nga ky institut.
“Kosova do të hyjë në një situatë të re juridike dhe politike, që nuk e ka përjetuar më herët. Pasojat e saj do t’i ndiejmë në muajt e ardhshëm, në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik”, thotë Jakaj për Radion Evropa e Lirë.
A mund t’iu merret mandati deputetëve?
As Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka një përgjigje të qartë për zhvillimet që mund të pasojnë nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik.
Më 9 korrik, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për këtë çështje, deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha shkurt: “E paparashikuar”.
Dy ditë më parë, ajo përmendi mundësinë që të gjithë deputetët e Kuvendit të humbin mandatin, nëse nuk e konstituojnë institucionin brenda afatit 30-ditor, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
“…janë 120 deputetë të legjislaturës së 9-të, që mund t’iu merret mandati, dhe të vazhdohet pastaj me deputetët që janë në listat e të gjitha partive politike”, tha Kusari-Lila.
Por, Mushkolaj shpjegon se mandatin e deputetëve të zgjedhur në mënyrë demokratike nuk mund ta marrë askush.
“Populli ua ka dhënë këtë mandat dhe populli ua merr mandatin. Vetëm nëse shkojmë në zgjedhje. Por, përsëri, duhet të konstituohet Kuvendi”, thotë profesoresha në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Jakaj, gjithashtu, nuk e sheh të mundshme heqjen e mandatit të deputetëve.
Ai thekson se Kushtetuta e Kosovës, në nenin 70, përcakton qartë arsyet për përfundimin ose pavlefshmërinë e mandatit të deputetit.
Ato përfshijnë: mosbetimin, dorëheqjen, emërimin në qeveri, përfundimin e mandatit të kuvendit, mungesën prej gjashtë muajsh në seanca, dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vite burgim, ose vdekjen e deputetit.
“Në asnjë nga pikat e aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk i ka saktësuar pasojat kolektive apo individuale për deputetët, në rast të moskonstituimit brenda afatit prej 30 ditësh”, shton Jakaj.
Muhaxhiri: Nuk ka precedent për marrjen e mandateve
Edhe Artan Muhaxhiri, sociolog dhe njohës i politikës në Kosovë, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk parashikon marrjen e mandateve nga deputetët, në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit.
Për më tepër, thekson ai, në Kosovën e pasluftës nuk ka ndonjë precedent të ngjashëm.
Ai thotë se një hap i tillë do të kërkonte një vendim të ri të Gjykatës dhe ndryshime në mënyrën e zëvendësimit të deputetëve, por, prapëseprapë, nuk do të garantonte tejkalimin e bllokadës politike që po e pengon formimin e institucioneve.
“E para, ata deputetë që do të vinin, do të kishin më pak legjitimitet dhe pothuajse të gjithë do të ishin anonimë, pa përvojë politike. Vetë fakti që nuk janë zgjedhur, dëshmon se nuk kanë arritur sukses as në garën përbrenda partive të tyre”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se personat që do t’i zëvendësonin deputetët aktualë, do të vepronin nën udhëzimet e liderëve të partive të tyre, ndaj sjellja e tyre në procesin e konstituimit të Kuvendit do të ishte e njëjtë me atë të deputetëve aktualë.
“Do të ktheheshim në pikën ku jemi tash, por me një humbje të kohës dhe me një dëmtim të perspektivës së Kosovës dhe imazhit institucional në përgjithësi”, thekson Muhaxhiri.
Ku ka mbetur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës?
Deri më tani, deputetët kanë përfunduar vetëm dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.
Procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i sigurojë 61 votat e nevojshme në disa runde votimi për t’u zgjedhur në këtë post.
Dy parti parlamentare, PDK-ja dhe AAK-ja, e shohin Haxhiun si figurë përçarëse dhe kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një emër tjetër për kryeparlamentar.
LDK-ja thotë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për këtë pozitë.
E, Vetëvendosje këmbëngul tani që votimi për Haxhiun të bëhet në mënyrë të fshehtë, duke premtuar se nëse ajo nuk i merr 61 vota, do të propozojë një kandidat tjetër.
Por, kjo formë votimi kundërshtohet nga partitë e tjera, duke e futur situatën në një rreth vicioz.
Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit me afat 30 ditësh më 26 qershor, pas 37 tentativave të dështuara në këtë proces.
Megjithatë, ekspertët kushtetues dhe partitë politike e kanë kuptuar dhe interpretuar këtë vendim në mënyra të ndryshme.
Muhaxhiri thotë se për të tejkaluar bllokadën në Kuvend, është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë.
“Sot nuk kam ndërmend të hyj në politikë… por nuk përjashtoj asgjë për të ardhmen”, deklaroi pak orë më parë për mediat Pier Silvio Berlusconi.
Pas më shumë se dy vitesh heshtje politike pas vdekjes së Silvio Berlusconit, emri i familjes së njohur italiane rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë, jo nga ekrani i televizionit, por nga zëri i Pier Silvio Berlusconit, djali i “Cavaliere”-s, i cili në një intervistë të fundit ka hapur derën – edhe pse vetëm pak – drejt një përfshirjeje të mundshme në politikën kombëtare.
Nga një skenë televizive, në një mesazh kombëtar. “Në të ardhmen, pse jo?” – kjo është fjalia që ka mjaftuar për të ndezur debate, analiza dhe lëvizje brenda Forza Italia, partisë që Silvio Berlusconi themeloi në vitin 1994 dhe që sot kërkon identitetin e saj pa liderin historik.
Pier Silvio flet si një menaxher modern, me gjuhë të qartë dhe vizion pragmatik: më pak taksa, paga më të larta, zhvillim, siguri. Janë këto fjalët kyce që ai përdori – jo në një fushatë elektorale, por në prezantimin e palinsesteve televizive e që kapërcyen kufijtë e ekranit.
Ai kërkoi rinovim të Forza Italia-s: “Duhet të hyjnë njerëz të rinj, ide të reja, duhet të punohet ndryshe”. Një mesazh i drejtpërdrejtë, që nuk kundërshton Antonio Tajanin, por i kërkon partisë të dalë nga hijet e nostalgjisë. Sepse trashëgimia e Berlusconit nuk mund të mbijetojë vetëm me emrin, por me guximin për t’u transformuar.
Për çështjen e shtetësisë për fëmijët që ndjekin shkollë në Itali (Ius Scholae), Pier Silvio mbajti një pozicion të moderuar: dakord në parim, por “nuk është përparësi”. Një qëndrim që kundërshton atë të Tajanit dhe që përforcon imazhin e tij si një lider i moderuar, që i kupton shqetësimet reale të shoqërisë italiane.
Reagimet nuk munguan. Tajani u shpreh “në sintoni të plotë”, ndërsa brenda partisë shumë zëra shohin Pier Silvion si një mundësi për të ringjallur Forza Italia-n, pa e shkatërruar atë. Madje edhe jashtë partisë, në kampin liberal apo tek Lëvizja 5 Yjet, pritet me interes çdo hap i tij i mëtejshëm.
Për momentin, nuk ka kandidaturë. Nuk ka një fushatë. Ka vetëm një mesazh që tingëllon si një paralajmërim: Berlusconi nuk është më, por Berlusconizmi nuk ka vdekur. Dhe ndoshta, në versionin Pier Silvio, po përgatitet për një formë të re – më teknike, më e moderuar, më e heshtur. Por jo më pak e rrezikshme për kundërshtarët./ Alba Kepi/
Skandali është ajo që nuk bën ti, o shqiptar i lodhur, që ha bar dhe quan vetveten qytetar evropian.
.
Sepse Serbia nuk të gënjeu kurrë.
Ajo kurrë nuk premtoi paqe.
Ajo kurrë nuk tha se të donte gjallë.
Ajo gjithmonë e donte Kosovën… pa ty.
.
Kurse Edi Rama të tha se të donte.
Të përqafoi.
Të recitoi “vëllazëri” me vrerin e një tradhtari të hollë.
Dhe pastaj i puthi ballin Vuçiqit.
Atij.
Atij që përfaqëson një regjim që ende djeg kufoma shqiptare në kujtesën e vet.
.
Dhe ti hesht.
.
Dhe ti pranon.
.
Dhe ti e quan këtë “strategji”.
.
Po çfarë strategjie është kjo ku shqiptarët mbyllen si kafshë në aeroportin e Beogradit, ndërsa kryeministri yt ulet në tryezë me kasapët dhe buzëqesh me zellin e një shërbëtori të vogël?
Po çfarë shteti jemi kur shkelim mbi varret e masakrave për të ndërtuar korridore ekonomike me dorën që ende mban hanxharin?
.
Jo, vëlla.
Jo, motër.
Ky nuk është vizion.
Ky është poshtërim i paketuar si progres.
.
Edi Rama nuk është një kryeministër.
Ai është agjenti i fundit të ndjesës.
Sekretari i turpit tonë kombëtar.
Përfaqësuesi diplomatik i UJQËRVE.
Një llum i lyer me bojë floriri.
.
Dhe do vijë dita që ti, o popull, do kuptosh.
Kur të jesh sërish në radhë…
në ndonjë kufi tjetër…
me zyrtarë që të trajtojnë si leckë.
Sepse shefi yt i ka mësuar se kështu trajtohet shqiptari.
Si leckë.
Si njeri i vogël që harron.
Që pranon.
Që hesht.
Që përulet.
.
Edi Rama, ti nuk je më thjesht tradhtar.
Ti je kryepeshkopi i një kulti të sëmurë që i jep Serbisë lutje, bekime dhe tokë.
Mallkimi i Kosovës nuk ka më uniformë ushtarake.
Ka këmishë me jakë të gjatë, buzëqeshje hipokrite dhe një avion drejt Beogradit me një biletë turpi.
.
Zoti të dërgoftë në ferrin e historisë, aty ku ulen ata që shesin gjakun për fotografi.
Hetues rusë duke ekzaminuar veturën që i përkiste ish-ministrit të Transportit të Rusisë, Roman Starovoit. Hetuesit thonë se trupi i tij i pajetë u gjet me një plagë të shkarkuar me armë zjarri.
Mike Eckel, Wojtek Grojec
Disa orë pasi presidenti Vladimir Putin e shkarkoi nga posti i ministrit të Transportit të Rusisë, Roman Starovoit u gjet në veturën e tij Tesla, të parkuar në periferinë e Moskës, i vdekur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri, thanë hetuesit.
Starovoit me shumë gjasë kishte kryer vetëvrasje, thanë zyrtarët.
Por, në Rusi, vdekjet e çuditshme përbëjnë, pothuajse gjithmonë, shkas për spekulime të shfrenuara, e në këtë rast për veprime të dyshimta kriminale.
Dy prej zëvendësve të Starovoit, nga koha kur ai kishte shërbyer si guvernator i rajonit Kursk, në kufi me Ukrainën, janë akuzuar për keqpërdorim të fondeve buxhetore, të parapara për mbrojtjet kufitare. Trupat ukrainase e kaluan shpejt kufirin në gushtin e 2024 dhe pushtuan Kurskun, duke turpëruar Kremlinin.
Megjithatë, është tejet e rrallë që zyrtarët më të lartë qeveritarë rusë të kryejnë vetëvrasje, edhe nëse ata njollosen nga ndonjë skandal.
I hedhim një vështrim disa prej vdekjeve të dyshimta të zyrtarëve rusë të nivelit të lartë – dhe të udhëheqësve të kompanive të industrisë energjetike – të cilat kanë tërhequr vëmendje në vitet e fundit:
Opozita e rekomanduar dhe media që manipulon debatin.
Në vend të një debati të lirë dhe pluralist, publiku shqiptar përballet gjithnjë e më shumë me një teatër të sajuar mediatik, ku zërat kritikë filtrohen me kujdes dhe zëvendësohen nga figura që shërbejnë për promovim partiak dhe balancë të kontrolluar.
Kjo nuk është më gazetari, por një farsë editoriale që dëmton demokracinë.
Në ekranet televizive dhe platformat online, opozitarizmi i vërtetë po zëvendësohet me një version të butë dhe të rekomanduar, ku ftohen vetëm ata që dinë të flasin “pa rrezikuar shumë”.
Këta janë të ftuarit (mediokër) që promovohen jo për vlerën e analizës apo qëndrimin kritik, por për rolin e tyre në strategjitë e brendshme të partive politike apo marrëdhëniet e tyre të heshtura me pushtetin.
Në këtë realitet, media nuk më është zë kritik i shoqërisë, por një filtër interesash, ku pjesëmarrja në debat sigurohet përmes “rekomandimit”, lidhjeve apo lojalitetit të heshtur.
Kjo sjellje editoriale nuk është as e pafajshme, as e padëmshme – ajo përfaqëson një formë të rafinuar të censurës, të ushtruar jo me ndalim, por me përzgjedhje.
“Opozitarizmi për interesa promovimi partiak” është realiteti që po dominon. Në vend që të sfidojë pushtetin, një pjesë e opozitës së ftuar në media shfaqet si zgjatim i tij, duke e përdorur ekranin për të forcuar pozicionin personal brenda partisë, për të goditur rivalë të brendshëm apo për të ndërtuar profil elektoral.
Kjo nuk është as kritikë, as rezistencë: është karrierizëm i maskuar si debat.
Ndërkohë, opozita e vërtetë, ajo që flet me guxim dhe pa filtër, mbetet jashtë studios, e etiketuar si “radikale”, “e rrezikshme” apo “jo televizive”.
Media që përjashton këta zëra ka hequr dorë nga misioni i saj informues dhe i është dorëzuar logjikës së promovimit të kontrolluar.
Për pasojë, qytetari nuk merr informacion, por një version të fabrikuar të realitetit. Humbet pluralizmi, humbet besimi te media, dhe më e rëndësishmja – humb demokracia, sepse debati është i sheshuar dhe i menaxhuar.
Nëse duam të rikthejmë sensin e gazetarisë së lirë dhe rolin e opozitës reale, duhet të ndalet praktika e filtrimit të intervistave përmes interesave partiake, nepotizmit dhe klientelizmit. Media duhet të kthehet në arenën e ideve, jo në skenën e kastave të kontrolluara. Sepse një shoqëri pa zë kritik të vërtetë është një shoqëri që mashtron veten çdo ditë.
Edhe pse është e dyshimtë që shumë lexues do të ndiejnë keqardhje për ta, ka qenë një javë e keqe për elitat ruse. Ka pasur një valë vetëvrasjesh të supozuara apo të vërteta dhe arrestimin e një magnati ari teksa përgatitej të largohej nga vendi.
Të premten, Andrei Badalov, nënkryetar i Transneft – kompania më e madhe shtetërore ruse për transportin e naftës nëpërmjet tubacioneve – ra nga dritarja e apartamentit të tij në Moskë. Kjo e bën atë personin e tetë të profilit të lartë rus që vdes në këtë mënyrë që nga viti 2022.
Edhe pse policia thotë se ai la një letër vetëvrasjeje, tashmë sugjerimi se këto raste mund të jenë vepra të qëllimshme është bërë pothuajse një meme makabre.
Të nesërmen, Konstantin Strukov, drejtori ekzekutiv i kompanisë Yuzhuralzoloto – prodhuesi i tretë më i madh i arit në Rusi – po përgatitej të udhëtonte për në Turqi me avionin e tij privat, kur qeveria ia revokoi pasaportën, agjencia federale e aviacionit i bllokoi nisjen, dhe përmbaruesit hipën në avion për ta arrestuar. Ai akuzohet për korrupsion masiv dhe sistematik, duke përdorur ndikimin e tij financiar dhe politik për të marrë nën kontroll asete në industrinë e qymyrit dhe arit, të cilat më pas i ka regjistruar në emër të të afërmve dhe njerëzve të besuar.
Pastaj, të hënën, Roman Starovoi u shkarkua nga posti i ministrit të transportit – megjithëse duket se në atë moment ai tashmë kishte vdekur në makinën e tij, me armën personale pranë tij – ironikisht, një armë ceremoniale që i ishte dhënë si nder në vitin 2023. Deri vitin e kaluar, ai kishte qenë guvernator i rajonit të Kurskut, dhe duket se pasardhësi i tij, Alexei Smirnov – tashmë nën arrest për përvetësimin e rreth një të pestës së fondeve të destinuara për ndërtimin e mbrojtjeve kundër sulmeve ukrainase – e kishte implikuar edhe Starovoi-n.
Padyshim, thashethemet flasin për “defenestrime” të detyruara (hedhje nga dritarja), për një spastrim të ri, por e vërteta ka gjasa të jetë njëkohësisht më pak e errët dhe njëkohësisht më shqetësuese për Kremlinin. Shteti rus vret, por zakonisht nuk ka nevojë të vrasë anëtarë të elitës. Ky është një sistem ku të gjithë janë të korruptuar, të gjithë kanë “skelete në dollap”, dhe kjo është pikërisht mënyra si i pëlqen Putinit: ai ka justifikime sa herë që dëshiron të bëjë dikë shembull.
Arrestimi poshtërues para kamerave, gjyqi spektakolar, konfiskimi i pasurive të jashtëzakonshme të fituara përmes korrupsionit dhe klientelizmit – këto janë armët e Kremlinit.
Disa, ndoshta shumica e këtyre vetëvrasjeve, mund të jenë pikërisht ato që duken. Ristrukturimi i ekonomisë për shkak të militarizimit dhe sanksioneve ka krijuar fitues dhe humbës; normat e larta të interesit dhe mbyllja e shumë rrugëve të vjetra të eksportit dhe importit kanë sjellë presione të forta selektive. Në disa raste, biznesmenët mund të kenë marrë jetën e tyre për shkak të presioneve personale dhe profesionale të papërballueshme – dhe sado e pazakontë të tingëllojë, metodat e vetëvrasjes shpesh ndjekin një “zakon kombëtar”. Në SHBA, shumica e vetëvrasjeve ndodhin me armë zjarri; në Indi është e zakonshme përdorimi i pesticideve; ndërsa në Hong Kong dhe Rusi, njerëzit shpesh zgjedhin të hidhen nga ndërtesa të larta.
Megjithatë, jo të gjitha këto vdekje janë domosdoshmërisht vetëvrasje të vërteta. Presionet në rritje ndaj ekonomisë duket se po i shtyjnë disa interesa bizneso-politike më të mprehta apo më të dëshpëruara drejt një gare më të ashpër dhe më brutale për pasuri. Ndërsa “byreku kombëtar” zvogëlohet, lufta për të mbajtur të pandryshuar copën tënde, bëhet më e egër. Zakonisht kjo ndodh përmes ndikimit politik për të fituar tendera ose favore, ose përmes reiderstvo – ‘sulme’ të orkestruara me dokumente të falsifikuara apo gjykatës të korruptuar për të marrë kontrollin e kompanive rivale. Por ndonjëherë përdoren edhe metoda më të rënda: vrasjet me pagesë janë sërish në rritje, dhe edhe pse zakonisht realizohen në mënyra të dukshme, disa “vetëvrasje” mund të jenë fare mirë të pavullnetshme.
Megjithatë, për çdo vdekje ka edhe më shumë arrestime të zyrtarëve dhe biznesmenëve të korruptuar. Marrëveshja e pashkruar e Putinit me elitën ka qenë gjithmonë: ata mund të vjedhin, por vetëm brenda disa kufijve dhe vetëm për aq kohë sa qëndrojnë besnikë ndaj Kremlinit. Kjo nuk ka ndryshuar, por kufijtë e pranueshëm të pasurimit personal dhe ajo që kuptohet sot me “besnikëri” duken të lëvizshme – dhe të paparashikueshme.
Siç më tha një burim nga Moska: “Elita është e gatshme të qëndrojë brenda vijave të kuqe – por ajo që i tmerron është se nuk dinë më ku janë këto vija.”
Kjo situatë ndikon edhe tek ata që dikur ishin të paprekshëm. Strukov, për shembull, ishte një figurë e fuqishme brenda aparatit të rajonit Chelyabinsk të bllokut “Rusia e Bashkuar” të Putinit, dhe zv.kryetar i legjislaturës rajonale. Po ashtu, Starovoi ishte një mbështetës i fortë i “Rusisë së Bashkuar” dhe protektor i Arkady Rotenberg, një nga shokët e fëmijërisë së Putinit dhe – jo rastësisht – një nga njerëzit më të pasur në vend. Shumë nga objektivat e fundit dikur janë lavdëruar dhe privilegjuar. Ish-ministri i mbrojtjes, Timus Ivanov, i dënuar së fundmi me 13 vjet për ryshfet, ishte Hero i Rusisë.
Kjo duket më pak si një pastrim i qëllimshëm dhe më shumë si konvulsionet e një sistemi në krizë të ngadaltë. Një elitë biznesi gjithnjë e më shumë e angazhuar në një garë kanibaliste për pasuritë në tkurrje, një Kremlin që nuk i beson më atyre nga të cilët varet për të drejtuar vendin dhe ekonominë, që kërkon përputhje me rregulla të paformuluara, të paqarta dhe të lëvizshme.
Kjo padyshim nuk do të thotë se putinizmi po shkon drejt një rënieje të afërt. Por tregon qartë se, ndërsa makineria e luftës vazhdon të punojë, dëmi që po i shkaktohet regjimit rus është shumë real. sn
Prokurori Publik i Brukselit, Julien Moinil, ka marrë së fundmi mbrojtje nga policia për shkak të kërcënimeve që vijnë nga skena e drogës në Bruksel, raportoi RTBF të hënën.
Moinil ka marrë më parë mbrojtje policore, kur ishte magjistrat federal.
Herën e parë ishte në vitin 2020, kur ai po hetonte një mashtrim në shkallë të gjerë që lidhej me shitjen e makinave. Banda që fshihej pas mashtrimit, dyshohet se kishte tentuar të punësonte një vrasës me pagesë si hakmarrje.
Moinil mori përsëri mbrojtje në vitin 2021, në kuadër të çështjes së madhe të drogës SKY EÇ/Encrochat.
Sipas gazetës Le Soir, në atë kohë, krimi i organizuar shqiptar dyshohet se kishte vendosur një shpërblim prej 1 milion eurosh për kokën e tij.
Kësaj here, kërcënimi thuhet se vjen nga bota e drogës në Bruksel.
Që kur Julien Moinil mori drejtimin e Prokurorisë Publike të Brukselit gjashtë muaj më parë, ai e ka bërë luftën kundër trafikut të drogës në kryeqytet një përparësi, me operacione të mëdha policore në terren.
Sipas RTBF, prokurori tani shoqërohet 24 orë nga truproja dhe të gjitha lëvizjet e tij kryhen nën eskortë policore.
Prokuroria Publike e Brukselit ka refuzuar të komentojë, ndërsa Qendra e Krizave (një agjenci qeveritare) nuk komenton raste individuale. sn
Situata në Shqipëri është larg çdo standardi demokratik apo funksionimi të një shteti ligjor. Nën qeverisjen e Edi Ramës, vendi është kthyer në një autokraci me fasadë demokratike, ku pushteti kontrollon drejtësinë, shtypin dhe proceset zgjedhore. Retorika për integrimin europian shërben vetëm si kamuflazh, ndërsa në realitet çdo mekanizëm kundër-balancues është zhbërë, dhe zgjedhjet janë kthyer në mjete për të legjitimuar një pushtet personal korruptiv të pakontrolluar e të palimituar.
Pavarësisht presioneve ndërkombëtare dhe përpjekjeve për të ruajtur ndikimin europian në rajon, Shqipëria në realitet është më larg se kurrë nga anëtarësimi në BE. Kriteret themelore si transparenca, llogaridhënia dhe lufta ndaj korrupsionit janë injoruar. Qytetarët ndihen të përjashtuar, ndërsa vendi mbetet në një qorrsokak politik, ku ndryshimi i vërtetë duket gjithnjë e më i largët.
Një skaner në 3D i autokratit Rama na tregon qartazi fasadën demokratike që ai ka krijuar në Shqipëri si mbulesë në sytë e ndërkombëtarëve, kapjen e shtetit dhe korrupsionin e institucionalizuar si mjete të forcimit të autokracisë së tij.
I. Rama, autokrat me fasadë demokratike
Së pari, Edi Rama ka përdorur reformën në drejtësi për të kapur sistemin dhe për të vendosur kontroll të plotë mbi gjykatat dhe prokuroritë. Institucionet e pavarura janë zhbërë dhe drejtësia është kthyer në një vegël politike kundër opozitës dhe zërave të padëshiruar. Vendimet nuk merren më mbi bazën e ligjit, por të interesit të pushtetit të sektit Rama.
Së dyti, Parlamenti nuk funksionon si përfaqësues i qytetarëve, por si zgjatim i urdhrave të kryeministrit. Deputetët e majté janë thjesht ekzekutues të vullnetit të tij dhe të një grushti oligarkësh që mbajnë pushtetin në këmbë dhe përvetësojnë resuret publike. Demokracia parlamentare është zëvendësuar me një farsë boshe.
Së treti, mediat janë vënë nën kontroll përmes financimeve dhe presionit politik. Propaganda është bërë mjeti kryesor për manipulimin e opinionit publik, duke zëvendësuar debatin e lirë me një realitet të fabrikuar, ku e vërteta vendoset nga ekrani dhe jo nga faktet.
Së katërti, Shqipëria është një shtet i kapur, ku pushteti mbahet me çdo mjet dhe ku qytetarët janë të përjashtuar nga vendimmarrja. Nëse kjo situatë nuk ndryshon, Shqipëria nuk ka asnjë shans për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Shpresa për ndryshim qëndron vetëm në rikthimin e institucioneve të pavarura, shtetit ligjor dhe një opozite që nuk (duhet të) dorëzohet.
II. Rama, shkatërrues i autonomisë vendore (shembulli i Vlorës)
Rama është një shkelës serial i autonomisë vendore, një zaptues i çdo hapësire pushteti dhe një KM feudal që sheh çdo pushtet lokal si plaçkë personale për të ushtruar kontroll dhe për të ndarë privilegje për klientelën e tij.
Partia Demokratike e Vlorës dhe Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë kanë denoncuar qartë ndërhyrjet brutale më të fundit të Ramës në Bashkinë e Vlorës, duke shkelur çdo parim të demokracisë lokale dhe çdo normë të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale, të ratifikuar nga Shqipëria. Ky është vetëm një shembull i një modeli të rrezikshëm që Rama po e shtrin në gjithë Shqipërinë, duke zbehur rolin e pushtetit vendor, duke e kthyer atë në një zgjatim të Kryeministrisë dhe duke e varur gjithçka nga një dorë e vetme që kërkon kontroll absolut.
Edhe shkarkimi “me një fjalë goje” i drejtorëve të Bashkisë Vlorë, dëshmon shkeljen flagrante që kryetari i sektit po i bën ndarjes së pushteteve dhe respektimit të autonomisë vendore.
Kjo është një goditje flagrante ndaj decentralizimit dhe një kthim në një sistem vertikal të kontrollit absolut.
Ditët e fundit, Vlora është kthyer në një mjet propagandistik për të mbuluar problemet reale që po e mbysin qytetin, ku “ lideri global”është shfaqur për disa ditë në qytet, duke demonstruar shfaqjen e radhës. E vërteta është ndryshe nga ajo që jepet në propagandën e sektit Rama: qyteti nuk ka ujë të pijshëm në shumë lagje, dhe mbetjet digjen në mënyrë të pakontrolluar prej vitesh, duke ndotur ajrin e duke rrezikuar shëndetin publik.
As bashkia, as qeveria nuk kanë dhënë zgjidhje konkrete, përveç se premtime boshe nga ana e Kryetarit fals të Bashkisë Vlorë dhe marketing mashtrues politik nga ana e kryetarit të sektit Rama.
Me këto skenografi për spektakle politike që synojnë të largojnë vëmendjen nga e vërteta: landfilli i Vlorës jo funksional, qyteti pa ujë, tuneli korruptiv i Llogorasë, Porti i Vlorës i tjetërsuar, Tec-et lundruese që përveç se fonde publike nuk kanë prodhuar asgjë tjetër, dhe dhjetra monumente të tjera korruptive që sektit Rama ka çimentuar në Vlorë gjatë këtyre viteve.
Dhe për të mbuluar këto skandale, shpiken ngjarje, inskenohen “kontrolle” dhe fushata për të gjetur karrige e vazo lulesh në rrugë. Por Vlora nuk ka nevojë për spektakël. Ka nevojë për ujë, ajër të pastër, llogaridhënie dhe transparencë.
Propaganda e Ramës mund të prodhojë shoë, por nuk mund të mbulojë dot aromën e plehrave të djegura në mesin e sezonit turistik, mungesën e ujit, infrastrukturën e dobët, ujërat e zeza që vazhdojnë të derdhen në det, menaxhimin e dobët urban e mjedisor dhe aferat e tjera korruptive që mbajnë vulën e sektit Rama.
III. Autokrati Rama, nga korrupsioni ekonomik në atë politik
Me emërimet e fundit në administratën shtetërore, Edi Rama nuk bëri gjë tjetër veçse ka formalizuar një praktikë që e ka ndjekur prej vitesh: forcimin e korrupsionit politik, e cila rrënon përfundimisht shërbimin civil dhe shtetin e së drejtës.
Kjo strategji nuk është as spontane, as naive – është pjesë e një modeli të qëllimshëm. Rama nuk bashkëpunon, ai zhbën dhe blen. Ai nuk ndërton institucione funksionale, por ndërton një sistem klientelist, ku administrata është mall tregu dhe pozicionet publike janë dhurata për besnikëri personale ose tradhti politike. Emërimet e fundit janë po aq fyese sa pazari i gjësë së gjallë në tregun e Roskovecit, si dhe shkarkimi i drejtorëve (përmes dorëheqjes së imponuar) në Bashkinë Vlorë dëshmon jo vetëm paaftësinë e dobësinë e ekipit drejtues , por edhe de-personalizimin që kryetari i sektit i bën Vlorës e vlonjatëve.
Ai nuk qeveris për qytetarët, por për një kastë të ngushtë njerëzish që e ndihmojnë të ruajë pushtetin. Nga përdorimi politik i patronazhistëve – një nga format më të pastra të manipulimit elektoral dhe shkeljes së privatësisë – te faljet selektive të gjobave dhe shpërndarja e bonuseve para zgjedhjeve, e gjithë qeverisja e Ramës është ndërtuar mbi themele klientelizmi dhe manipulimi elektoral.
Edhe ligji për nëpunësin civil është shkelur rëndë. Ministritë dhe bashkitë janë kthyer në tribuna spektakli për shfaqjet populiste të Ramës, ndërsa funksioni i tyre shtetëror është boshatisur. Në vend të profesionalizmit, dominon servilizmi e militantizmi. Në vend të transparencës, dominon pazari.
Prej 12 vitesh, në Shqipëri dominon një regjim ku është institucionalizuar korrupsioni, që e përdor shtetin si mjet për të zgjatur pushtetin.
Shqipëria po përjeton një shuarje graduale të pavarësisë institucionale. Institucionet e pavarura janë dobësuar ose kapur, duke e lënë vendin pa mekanizma realë kontrolli e llogaridhénie ndaj abuzimeve të qeverisë. Kjo ka krijuar një klimë ku korrupsioni jo vetëm që tolerohet, por stimulohet nga vetë struktura e pushtetit Ramist.
Ligjet e qeverisë si ligje të qepura me doré janë kthyer në instrumente për favore klienteliste. Nga investitorët strategjikë, te koncesionet , inceneratorët, portet strategjike dhe resortet në tokë publike – të gjitha janë shembuj të një modeli ku pasuria publike privatizohet pa garë, në shërbim të një grupimi të lidhur me Ramën dhe sektin e tij. Shikoni shembujt më të fundit.
Një kompani nga veriu i Kosovës, në pronësi të një të akuzuari për pastrim parash, ka përfituar kontrata publike me vlerë miliona euro nga buxheti i Serbisë – madje edhe pas sulmit të armatosur në Banjskë.
Sandra Cvetkoviq, Natallija Jovanoviq
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës, Radulle Steviq, i akuzuar për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë, është angazhuar në punë me vlerë mbi 3.4 miliardë dinarë, apo rreth 30 milionë euro. Këto punë financohen nga buxheti i Serbisë dhe kontratat janë nënshkruar pas sulmit në Banjskë, më 24 shtator, 2023, sipas të dhënave publike të disponueshme në Portalin e Prokurimit Publik.
Bëhet fjalë për 65 tenderë që i janë dhënë kompanisë “Rad 028” nga organet e përkohshme komunale serbe në Kosovë.
Ato punë lidhen kryesisht me projekte infrastrukturore dhe të tjera në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.
Organet e përkohshme komunale funksionuan në Kosovë deri në vitin 2024, kur autoritetet e Kosovës i mbyllën me arsyetimin se ishin të paligjshme.
Megjithatë, ato vazhduan punën nga lokacione alternative në qytetet kufitare në Serbi.
Në aktakuzën e ngritur kundër 45 individëve në shtator të vitit 2024 thuhet se Steviq, me vetëdije, përmes subjekteve të tij afariste dhe aktiviteteve ekonomike, e ndihmoi Millan Radoçiqin – i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë – dhe mori pjesë në pastrim parash, duke transferuar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme te palë të treta, me qëllim fshehjen e origjinës së pasurisë.
Sipas dokumentit prej 158 faqesh, Millan Radoiçiq ngarkohet edhe me lehtësim dhe financim të kryerjes së terrorizmit dhe shpëlarje të parave, ndërsa Radulle Steviq dhe personi juridik “RAD D.O.O.” vetëm me pastrim të parave.
Vepra penale “pastrim i parave”, për të cilën akuzohet Steviq, sipas Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit në Kosovë, dënohet me deri në dhjetë vjet burg.
Çfarë ndodhi në Banjskë?
Më 24 shtator të vitit 2023, një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, afër Zveçanit, dhe vrau policin Afrim Bunjaku.
Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë: Stefan Nedelkoviq, Igor Millenkoviq dhe Bojan Mijailloviq.
Përgjegjësinë për këtë sulm e mori Millan Radoiçiq – atëkohë nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës kundër 45 personave për këtë sulm të armatosur, i ngarkon shumicën prej tyre me akuza për terrorizëm dhe vepra të rënda penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Radoiçiq akuzohet, gjithashtu, për lehtësimin dhe financimin e kryerjes së terrorizmit dhe pastrimit të parave, ndërsa Steviq dhe personi juridik “RAD D.O.O.” akuzohen vetëm për pastrim parash.
Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës dhe armëve të rënda, u përpoq “të ndante pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, përkatësisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe t’ia bashkonte territorit të Republikës së Serbisë”.
Steviq ka edhe dy kompani të regjistruara në Kosovë – “RAD D.O.O.” dhe “RAD P.T.P.” – porse nga viti 2021 nuk merr më punë ose kontrata, sepse bashkë me Radoiçiqin janë vendosur nën sanksione nga SHBA-ja për përfshirje në krim ndërkombëtar dhe korrupsion.
Nën këto sanksione është edhe kompania e tij e regjistruar në Serbi, “Rad 028”, por kjo nuk e pengon që të përfitojë kontrata të mëdha, të financuara nga buxheti i Serbisë, ku në shumicën e tenderëve është ofertuesja e vetme.
“Kontrata prej miliona eurosh”
Dy ditë pas sulmit në Banjskë, kompania “Rad 028” fitoi një tender publik në vlerë prej 358 milionë dinarësh – mbi 3 milionë euro – të ndarë nga organi i përkohshëm komunal në Zveçan.
Blerja kishte të bënte me pajisje ndërtimi – makina, vegla dhe mekanizma ndërtimorë – të cilat, përmes një programi të shpërndarjes për zhvillim ekonomik dhe social për vitin 2023, do të duhej t’u shpërndaheshin kompanive dhe bizneseve të tjera nga zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Kontrata dhënë kompanisë “Rad 028” dy ditë pas sulmit në Banjskë.
Vetë dokumentacioni në portalin serb të prokurimit publik e përcakton qartë se cilat kompani duhet t’i marrin pajisjet që u janë ndarë përmes këtij lloji të mbështetjes.
Pajisjet dhe makineritë thuhet se janë të destinuara për popullsinë serbe që jeton në rreth dhjetë mjedise në Kosovë – përfshirë Leposaviqin, Prizrenin, Mitrovicën e Kosovës, Zveçanin dhe Zubin Potokun.
Në dokumentacion përmenden dhjetëra kompani serbe, por edhe individë, për të cilët thuhet se janë të destinuara këto pajisje.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë nuk arritën të konfirmonin nëse këto pajisje u janë dorëzuar realisht të gjithëve që figurojnë në listë, dhe as se kur ka ndodhur një gjë e tillë.
Në dokumente përmenden disa kompani që, sipas aktakuzës së Kosovës, janë të lidhura me kompaninë e akuzuar “Rad 028” dhe me Radulle Steviqin.
Kështu, për shembull, mund të shihet se kompania “SEVER KOP D.O.O.” nga Leposaviqi ka përfituar një ekskavator, ndërsa dyqani tregtar i pavarur “Santos”, në pronësi të sipërmarrësit Dragan Nedelkoviq, ka marrë një pirunngritës.
Këto subjekte biznesi përmenden në aktakuzën për rastin e Banjskës në kontekstin e “raportimit fiktiv të blerjes së pajisjeve që, në shumicën e rasteve, i kishin, ndërsa paratë i mbanin për vete”.
Në aktakuzë thuhet, gjithashtu, se sipërmarrësi Dragan Nedelkoviq është babai i njërit prej sulmuesve të vrarë në Banjskë, Stefan Nedelkoviq.
Në të njëjtën periudhë, pak ditë pas sulmit në Banjskë, kompania “Rad 028” nga Zveçani mori pjesë edhe në blerjen e makinave dhe pajisjeve bujqësore, përmes një programi që ndante fonde stimuluese për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, gjatë vitit 2023. Kjo, sipas informacioneve në portalin e prokurimeve publike të Serbisë.
Në këtë mënyrë, përmes kompanisë “Rad 028” nga Zveçani u blenë makina bujqësore me vlerë mbi 142 milionë dinarë, ose më shumë se 1.2 milion euro.
Kontratë milionëshe për furnizimin me makina dhe pajisje bujqësore.
Dokumentacioni që lidhet me këtë prokurim, përmend edhe Danijell Gjukiqin, të cilit thuhet se iu dhanë pajisje për distileri. Gjukiq në Kosovë akuzohet si anëtar i grupit të armatosur që kreu sulmin në Banjskë.
Një person me emrin Marija Jakshiq, e cila identifikohet në aktakuzë si gruaja e Bojan Jakshiqit – i cili dyshohet se ishte përgjegjës për sigurinë e Millan Radoiçiqit – përmendet në dokumentacionin e prokurimit si përdoruese e fuçive dhe pompave për dekantimin e verës, ndërsa kompania “MDJ Konstrukt”, të cilën Prokuroria e Kosovës e lidh me Igor Millenkoviqin e vrarë në Banjskë, ka përfituar kuti për ruajtjen e frutave.
E njëjta kompani mori tenderin dhe pajisjet nga i njëjti program mbështetës
Pas shtatorit të vitit 2023, organi i përkohshëm komunal në Zveçan i dha kompanisë “Rad 028” edhe katër kontrata të tjera për furnizim me mallra, makineri dhe pajisje të ndryshme, të destinuara për nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Në tri nga katër prokurimet e lartpërmendura, kompania “Rad 028” nga Zveçani mori pjesë së bashku me kompaninë “NV 028 D.O.O. Kosovska Mitrovica”, e cila përmendet edhe në aktakuzën në rastin Banjska.
Kjo kompani u themelua më 3 prill të vitit 2024, me një mijë dinarë kapital themelues, ndërsa pronar dhe drejtor i saj është Nemanja Vujadinoviq nga Mitrovica e Veriut, tregojnë të dhënat e Agjencisë serbe të Regjistrave të Biznesit, të cilat janë të disponueshme publikisht.
Një muaj pas themelimit të saj, kompania fitoi tenderin e parë me vlerë më shumë se 1.7 milion euro, së bashku me kompaninë “Rad 028”.
Sipas të dhënave nga portali i prokurimit publik, tenderi përfshinte prokurimin e mallrave në kuadër të një programi të stimulimit ekonomik.
Kështu, përmes programeve të ndryshme nxitëse në tre vjetët e fundit, prokurimi i mallrave me vlerë më shumë se 8.5 milionë euro iu besua kompanisë “Rad 028” nga Zveçani dhe më vonë asaj “NV 028” nga Mitrovica e Veriut.
Në një tender të dhënë në tetor të vitit të kaluar, kompania “NV 028”, së bashku me “Rad 028” fituan kontratën për një program mbështetjeje për ekonominë dhe zhvillimin në zonat me shumicë serbe në Kosovë. E, në dokumentacionin e prokurimit, “NV 028” figuron si përfituese e një eskavatori.
Kontrata për furnizim në kuadër të mbështetjes për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik në mjediset serbe në Kosovë, u është dhënë kompanive që lidhen me sulmin në Banjskë.
Në dokumentacionin e prokurimit për stimulimin ekonomik në vitin 2024 vihet re se një makineri ndërtimore iu dha edhe kompanisë “TIME GR 028” – një tjetër subjekt që përmendet në aktakuzën në rastin Banjska.
Disa kompani që përmenden në këtë aktakuzë, kanë fituar edhe kontrata individuale, të financuara nga buxheti i Republikës së Serbisë, tregojnë të dhënat e publikuara në portalin e prokurimeve publike në Serbi.
Për shembull, “I&M STILL D.O.O.”, në pronësi të Irena Steviqit, e cila në aktakuzë thuhet se është vajza e Radulle Steviqit – pronarit të kompanisë “Rad 028” – është e angazhuar në disa punë fitimprurëse.
Pjesëmarrjen në tenderë e nisi që nga tetori i vitit 2020 dhe deri më 15 janar, 2025, bëri disa kontrata me organet komunale të përkohshme në Kosovë, me një vlerë të përgjithshme mbi 807 milionë dinarë, ose rreth 6.8 milionë euro.
Kompania “TIME GR 028”, e cila përmendet në aktakuzën për Banjskën, bëri blerje me vlerë prej më shumë se 598 milionë dinarësh, ose 5.1 milionë euro, midis 21 majit 2021 dhe 5 majit 2025.
Në anën tjetër, kompania “Santos” furnizoi Institucionin Parashkollor “Lane” me ushqim dhe pije, në vlerë prej rreth 90 mijë eurosh, gjatë periudhës tetor 2021 – shkurt 2025.
Punët e tjera të kompanisë “Rad 028” nga Zveçani
Përveç furnizimeve me makineri dhe pajisje për komunitetin serb në Kosovë, kompania “Rad 028” merret edhe me projekte ndërtimore.
Ndër projektet më të rëndësishme të saj është zgjerimi dhe ndërtimi i objekteve të reja të Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksionon brenda sistemit shëndetësor të Serbisë.
Sipas të dhënave nga portali i prokurimeve publike, vlera e kontratës kalon 3.9 milionë euro dhe është nënshkruar në fillim të vitit 2024.
Gjatë shtatorit 2024, kompania “Rad 028” nga Zveçani së bashku me atë “Beta Gradnja” nga Mitrovica e Veriut – që po ashtu përmendet në aktakuzën për rastin Banjska – u angazhuan në blerjen e materialeve për ndërtimin, rikonstruktimin, sanimin dhe adaptimin e banesave familjare në njëzet komuna të Kosovës. Ky projekt ka një vlerë mbi 3.4 milionë euro.
Në listën e blerjeve më të fundit, më 30 qershor 2025, duket se organi i përkohshëm komunal në Zveçan i dha kontratë firmës “Rad 028” edhe për ndërtimin e një etno-fshati pranë manastirit Draganac, që gjendet afër Novobërdës, në jug të Ibrit. Vlera e këtij projekti është mbi 1.2 milion euro.
A mund të ndërtojë kompania “Rad 028” në Kosovë?
Në tre vjetët e fundit, autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar ndërtimet në zonat me shumicë serbe, të financuara nga Serbia, duke argumentuar se ato nuk kanë leje nga institucionet e Kosovës, por vetëm leje të lëshuara nga organet serbe, të cilat Prishtina zyrtare nuk i njeh.
Në mesin e të tjerave është bllokuar ndërtimi i ndërtesave të universitetit paralel, punimet e të cilave po i kryente firma “Rad 028” e Steviqit.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë e Kosovës, Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve dhe autoritetin e tenderëve për t’i pyetur nëse kanë informacione se Radulle Steviq, me kompaninë e tij nga Serbia ose me ato të regjistruara në Kosovë, po realizon projekte të financuara nga buxheti i Serbisë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje prej asnjërit institucion.
Më herët, nga Organi Shqyrtues i Prokuromit i thanë Radios Evropa e Lirë se kompanitë e Steviqit në Kosovë nuk janë në listën e zezë, sepse nuk ka pasur ankesa nga klientët, e as nuk është vërtetuar se ai ka dorëzuar të dhëna të rreme ose dokumente të falsifikuara.
Ligji për prokurimet publike në Kosovë parashikon masa për vendosjen në listë të zezë vetëm kur porositësi i punës thotë se janë paraqitur të dhëna të rreme ose dokumente të falsifikuara.
Bazuar në të dhënat e publikuara në portalin e Kosovës “Prokurimi i Hapur”, ku mund të gjenden informacione për kontratat publike në Kosovë që nga viti 2018, kompanitë e Steviqit kanë marrë rreth 5 milionë euro nga buxheti i Kosovës deri në vitin 2021.
Shërbimet e kompanisë së tij u përdorën kryesisht nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, që veprojnë sipas sistemit të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Komentet