VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

4 Shtatori do të jetë “Dita e Nënë Terezës” në New York – u aprovua propozimi nga Asamblisti Mark Gjonaj, Rrënjët Shqiptare…

By | May 11, 2017

Komentet

REAGIM I GAZETËS “DIELLI” NË SHBA PËR CËNIMIN E LIRISË SË MEDIAS NË SHQIPËRI

– GAZETA “DIELLI” DENONCON CËNIMIN E LIRISË SË MEDIAS, MBRON LIRINË E SHTYPIT DHE TË DREJTËN KUSHTETUESE TË INFORMIMIT DHE APELON PËR TË MOS LEJUAR HAPSIRA KU PERSEKUTORËT TË SULMOJNË TË PERSEKUTUARIT-

DIELLI është i ndërgjegjshëm për rolin e vet në fushën mediale si gazeta që ka nderin të identifikohet me Rilindjen Kombëtare, dhe që në udhën e vet 110 vjeçare, i ka paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë dhe momenteve kyçe të historisë. Qysh  nga fillimi i shekullit të 20 patriotët shqiptarë të Amerikës i kanë prirë lëvizjes së zgjimit të ndërgjegjes kombëtare të bashkëatdhetarëve të tyre nëpërmjet veprimtarisë së Federatës VATRA të shprehura qartazi tek gazeta DIELLI. Gjatë Diktaturës komuniste ka qenë DIELLI që ka denocuar cënimin e lirive njerëzore, përfshirë dhe atë të informimit. Në ditët e sotme DIELLI konstaton se liria e medias në Shqipëri është e rrezikuar. Përballë akteve të rënda të censurimit të informimit nga elita politike e drejtuar nga kryeministri aktual Edi Rama, “DIELLI” denoncon shtetin shqiptar për hapat mbrapa në lirinë mediale. DIELLI mbron shprehjen e lirisë si “abetarja” e një vendi demokratik, që synon Demokracinë Europiane.

Raporti i Përvitshëm i “Gazetarëve pa Kufij” e rrëzoi Shqipërinë shtatë shkallë më poshtë se ç’ishte në raportin e vitit të mëparshëm. Organizata Boterore për Lirinë e Shtypit ka dhënë alarmin për gjendjen reale të medias shqiptare dhe presionet mediale nga institucionet qeveritare. Shantazhet, sulmet ndaj gazetarëve dhe shtimi i censurës qeveritare cënon vetë Demokracinë Shqiptare dhe zgjat tranzicionin që po i afrohet dekadës së tretë. Shkelja e së drejtës së shprehjes dhe presionet ndaj lirisë së mjeteve të informimit flasin për përpjekjet agresive të mbetjeve të sistemit totalitar, dhe mendësisë totalitare, të veshura me pushtet ekzekutiv për të kontrolluar demokracinë shqiptare.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama se në qeverisjen e tij nuk ka media të shantazhuara e liri të mohuara është shprehja tipike e pushtetarit autoritar për të cilin media mbetet thjesht një kazan.

Në të njëjtën kohë, DIELLI i bën apel Medias Shqiptare që të vetëdijësohet për rolin e “pushtetit të katërt”, dhe ta ruaj pavarësinë e vet nga politika për të mos u bërë instrument anti-demokratik.

DIELLI e sheh me shqetësim që sulmet e ish persekutorëve të diktaturës komuniste ndaj ish viktimat e pafajshme, gjejnë hapsirë në gazetat dhe portalet e Tiranës. Rasti i sulmeve ndaj shkrimtarit Visar Zhiti prej ish torturuesit të tij, Edmond Caja, përbën një precedent të rrezikshëm. Të tilla akte sulmi ndaj Visar Zhitit tregojnë mosveprimin e demokracisë shqiptare që jo vetëm nuk i ka dënuar ish persekutorët dhe fajtorët për krimet e komunizmit por edhe i lejon të ri-viktimizojnë disidentët e diktaturës.

Visar Zhiti mbetet një ikonë e letërsisë shqiptare të pasburgut dhe demokracisë si edhe model për qendresën në diktaturë, prandaj është detyrë morale e shoqërisë që ta përkrah dhe ta mbrojë atë si të tillë.

Demokracia shqiptare, e ngecur nëpër labirinthet e merimangave të stilit të diktaturës së Ramës, po tregohet e pafuqishme për të kundërvepruar mbi qeverinë që ka hapur frontin e luftës ndaj gazetarëve dhë ka çuar në rrënimin e lirive të shprehjes. Kapja e të gjithë pushteteve nga Kryeministri Edi Rama dhe fronti i hapur i luftës me median po e kthen Shqipërinë në errësirën mediale që minon Demokracinë dhe kultivon tiraninë.

Gazeta DIELLI do ta përcjellë shqetësimin e vet për censurën mediale të ushtruar nga qeveritarët ndaj mjeteve të informimit dhe gazetareve shqiptarë në instancat amerikane dhe ato botërore.

 

Letër e Roald Dahl të bijës Olivia ose Vaksina kundër fruthit shpëton jetë fëmijësh Nga Rafaela Prifti

Botimi Çabej me format të madh dhe ilustrime me ngjyra i veprës “Çarli dhe Ashensori i Madh prej Xhami” shqipëruar nga shkrimtari Naum Prifti është pasurim i mirëpritur i përkthimeve të letërsisë klasike për të rinj. Për sa i takon redaktimit, Brikena dhe unë kemi synuar të japim një punë të denjë për të dy emrat e autorëve të dashur Roald Dahl dhe Naum Prifti. ‘Miqësia’ e tyre tridhjetë vjeçare e shprehur në përkthime përmban edhe një interesim të përbashkët jo fort të njohur për të dy. Dahl-i shpesh deklaronte se do kishte dashur të bëhej mjek. Naumi pasi kreu studimet për ndihmës-mjek, u regjistrua në degën e letërsisë. Të dy autorët mund të ishin diplomuar si doktorë ose të paktën t’i shërbenin fushës së mjekësisë, por ishin të destinuar për letërsinë.

Për shkak të përmasave në rritje të infektimit nga fruthi veçanërsisht tek fëmijët e pavaskinuar në Evropë dhe Amerikë, është publikuar një letër e tij me këtë temë. Lexuesit që njihen me autorin e veprave klasike: Çarli dhe Fabrika e Çokollatave, Matilda, Gjigandi i Madh i Mirë, Shtrigat etj, mund të mos e dinë se Roald Dahl ka shkruar ese për shëndetësinë dhe veçanërisht vaksinimin. Letra e tij për të bijën Olivia, e shkruar në vitin 1986 ka dalë në qarkullim për t’iu kundërvënë bojkotimit vullnetar të vaksinës.

“Bija ime Olivia u infektua nga virusi i fruthit në moshën 7 vjeçare. Ndërsa sëmundja dukej se bënte të vetën, unë shpesh herë i lexoja në shtrat pa pasur aspak ndjenjën e panikut. Një mëngjes kur dukej se po bëhej më mirë, isha ulur mbi shtrat dhe po i tregoja sesi mund të formohen figura kafshësh me fije teli. Por kur ajo vetë provoi të ndërtonte një model vërejta se nuk ishte në gjendje të koordinonte aftësitë motorike me ato mendore. Ndihesh mirë? e pyeta. Ndihem si përgjumshem, mu përgjigj. Pas një ore, humbi ndjenjat dhe pas 12 orëve ndërroi jetë. Virusi ishte kthyer në fruth encefalit dhe mjekët nuk mund të bënin më asgjë. Kjo ndodhi njezët e katër vjet më parë në vitin 1962 por edhe sot e kësaj dite nëse tek fëmija i infektuar ndodh reaksioni fatal si ngjau tek Olivia, mjekët janë krejt të pafuqishëm për t’ia shpëtuar jetën. Por prindërit sot kanë në dorë t’i mbrojnë fëmijët nga një tragjedi e tillë. Ata duhet të kërkojnë me këmbëngulje t’i imunizojnë fëmijët nga sëmundja e fruthit. Unë nuk mund ta imunizoja Olivian sepse në vitin 1962 vaksina e aprovuar e fruthit nuk ishte zbuluar. Ndërsa sot vaksina është e gjendshme dhe e gatshme për çdo familje dhe kryhet me një vizitë tek mjeku. Për opinionin e gjerë, fruthi nuk konsiderohet si sëmundje e rrezikshme. Më besoni kur ju them se është fatale. Për mendimin tim, prindërit që refuzojnë tëvaksinojnë femijët po luajnë me jetën e tyre. Në Amerikë, ku imunizimi nga sëmundja e fruthit ashtu si dhe lija e dhenve është i detyrueshëm, këto sëmundje infektive janë eliminuar. Këtu në Britaninë e Madhe, për shkak të prindërve që refuzojnë vaksinimin e fëmijve nga kokëfortësia, injoranca ose frika, diagnostikohen 100,000 raste infektive për vit. Mbi 10,000 vetë do kenë pasoja të ndryshme dytësore nga infeksioni. Të paktën 10,000 individë do pësojnë infeksione të veshit ose në kraharor. Dhe njëzet do jenë raste fatale.

Çdo vit njëzet fëmijë do humbin jetën në Britaninë e Madhe nga fruthi.

Cilat janë rreziqet që i kanosen fëmijve të vaksinuar? Thuajse të paqenësishme. Në bazë tëstatistikave, në një zonë me rreth 300,000 banorë, vetëm një fëmi në 250 vjet do ketë pasoja serioze nga imunizimi prej fruthit. Mundësi që ekziston për një në një million. Mund të thuhet se ka me shumë mundësi që fëmija të mbytet duke ngrënë një copë çokollatë sesa të sëmuret nga vaksinimi kundër fruthit.

Atëherë përse nuk i largoni shqetësimet e kota? Është thuajse krim ta lësh fëmijën të paimunizuar. Momenti më i përshtatshëm është kur fëmija është 13 muajsh por vaksina mund të bëhet në çdo kohë. Fëmijët e moshës shkollore të cilët janë të paimunizuar nga fruthi duhet t’ju luten prindërve tëshkojnë të bëjnë vaksinën sa më parë të jetë e mundur.

Rasti e solli që unë t’i kushtoj Olivias dy nga librat e mi. I pari ishte Xhejmsi dhe Pjeshka Gjigande. Në atë kohëajo ishte ende gjallë. I dyti Gjigandi i Madh i Mirë mban përkushtimin për të pasi atëherë ajo kishte vdekur nga fruthi. Emri i saj e gjeni tëshkruar në faqet e para tek të dy librat. Dhe jam i sigurtë se do ishte shumë e lumtur sikur ta dinte se me vdekjen e saj ajo do shpëtonte jetën e shumë fëmijve të tjerë.”

​SHSHA në Çikago në krah të Blerim Rekës për president të Maqedonisë së Veriut

 

Fushata e dy partive shqiptare (BDI-PDSH) për kanditatin maqedonas Stevo Pendarovski nuk është tjetër pos ora e kurdisur e tradhëtisë kombëtare

​Nëpër këto vite që po kalon populli shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut,nuk ka ndryshuar asgjë në avancimin e pozitës dhe të barazisë kombëtare me aktin më të lartë juridik të Kushtetutës,që edhe sot e kësaj dite ka mbetur në pozitën e pakicës dhe jo shtetformues.Tërë kolovajza politike në këto vite të ,,demokracisë,,së brishtë ku më shumë e ku ma pak,dy partitë politike(shqiptare)BDI-PDSH,më shumë janë marrë me interesat e veta të ngushta (për ndonjë karrige politike të pushtetit)dhe duke e lënë popullin shqiptar në margjinat e kohës vetëm si shenjë se këtu ,,jetojnë shqiptarët pakicë,,me disa shifra të numrave të ,,matematikës,,në Entin Republikan të Statistikave në Shkup pa asnjë ekspert të punësuar shqiptar të kësaj fushe,thekson për opinion SHSHA në Çikago.

Intelektuali dhe profesori Blerim Reka në këto zgjedhje për president të Maqedonisë së Veriut do të shprehë aspiratën e popullit shqiptar për vlerat universale të demokracisë,të barazisë kombëtare jo si pakicë kombëtare me ligjet aktuale kushtetuese,por në pozitën e avancimit shtetformues me shenjën e barazisë me popullin maqedonas,që këtë shtet e kanë të përbashkët pa asnjë privilegje për të parin (maqedonas)se ,,Maqedonia është shteti ynë,,dhe për shqiptarët në hapësirën etnike si ,,ardhacak nga malet,,(po i referohemi Enciklopedisë së ASHAM-së)në Shkup(sic!).

Profesor Blerim Reka është kanditat i përgatitur në botën e dijes universitare dhe kombëtare,që di se çfarë të bëjë për shtetin e Maqedonisë së Veriut në participimin e vlerave të demokracisë me popujt në Evropë dhe botë,si dhe për avancimin e popullit shqiptar me shenjën e barazisë kombëtare si shtylla e dytë për ekzistencën e këtij shteti që u krijua me bekimin e boshtit pansllavistë Moskë-Beograd-Athinë,thuhet në përkrahjen e SHSHA-së në Çikago në krah të Blerim Rekës.

Shqiptaro-Amerikanët(SHSHA)në Çikago me indinjatë të thellë po e përcjell fushatën e dy partive politike (shqiptare)BDI-PDSH që i kanë dalë në përkrahje kanditatit maqedonas për president të këtij shteti,Stevo Pendarovski dhe me aktin e turpit e të përmasës së tradhëtisë kombëtare (koha e Esad Pashë Toptanit dhe Ahmet Zogut),tregon më së miri se ku janë dhe kah po shkojnë Ali Ahmeti dhe Menuh Thaçi,që për fatin jo të mirë kanë hyrë në vallen e njohur ,,Nasa derzava,,me projektin e njohur për opinionin shqiptar :Ne punojmë,veprojmë vetëm ashtu si thotë shteti(sic!),duke kundërshtuar kanditatin prof.dr.Blerim Reka(sic!),thuhet në Çikago.

SHSHA në Çikago i bënë thirrje diasporës shqiptare nëpër botë dhe SHBA që të dalin në përkrahje për votën e lirë për kanditatin shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut,Blerim Reka dhe të gjithë bashkë të përmbysim shantazhet antikombëtare të BDI-PDSH me dy argatët vullnetarë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi,të cilët kanë harruar popullin e vet shqiptar dhe po bëjnë hygjym pas pushtetit maqedonas,helbete për ndonjë ,,shpërblim politik,,për karrigen e butë të pushtetit,thuhet në përkrahje nga Amerika për prof.dr.Blerim Reka.

Nuk kemi dëgjuar askund në botë që ndonjë parti politike të ketë lënë popullin e tij në terrin(politik)për interesat përsonale dhe privilegjet që do të marrin në përkrahjen e mbrapsht sikundër po ndodh me dy partitë politike shqiptare(BDI-PDSH),që e kundërshtojnë kanditatin shqiptar prof.dr.Blerim Reka dhe i dalin në krah kanditatit maqedonas Stevo Panderovski(sic!).Kjo ndodhë vetëm në Tetovë dhe Kçrçovë për turpin e kohës në përmasën e tardhëtisë kombëtare!,thotë në fund të këtij reagimi SHSHA Çikago,në përkrahje të prof.dr.Blerim Reka që të zgjidhet president i Maqedonisë së Veriut.

Skënder Karaçica

“KALORES I URDHERIT TE FLAMURIT” PER BATALIONIN ATLANTIKU

Presidenti Meta dekoron Batalionin shqiptaro-amerikan “Atlantiku” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”/

 

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie të veçantë, kontributet dhe sakrificat heroike të anëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, të cilët dolën vullnetarë para 20 vitesh duke luftuar për lirinë e Kosovës, si dhe për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik të makinerisë ushtarake të Millosheviçit, ndaj popullsisë së pambrojtur civile të shqiptarëve kosovarë.

Presidenti Meta dekoroi Batalionin “Atlantiku” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Me mirënjohje për ndjenjat më të larta atdhetare; si dhe në vlerësim të kontributeve të jashtëzakonshme të vullnetarëve shqiptaro-amerikanë të këtij batalioni, të cilët bënë sakrificat më sublime për çlirimin e Kosovës, dhënien fund të genocidit e spastrimit etnik në trojet shqiptare”.

Në fjalën e Tij drejtuar të pranishmëve, anëtarit të Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut Mark Gjonaj, pjesëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan, familjarëve dhe të afërmve të tyre, Presidenti Meta vuri në dukje:

“Dy dekada më parë, kur Kosova, por edhe kombi ynë po kalonte një nga momentet më të vështira në historinë e saj dhe po përballej me gjenocidin famëkeq të Sllobodan Millosheviçit, një numër i madh shqiptaro-amerikanësh vendosën të linin pas gjithçka kishin, që nga familja, shtëpitë dhe puna e tyre në SHBA, për t’iu bashkuar vullnetarisht luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Ata vullnetarë dhe atdhetarë, mund të shijonin mundësitë e mëdha që u ofronte Amerika, por thirrja e Atdheut për t’i ardhur në ndihmë Kosovës, për t’i ardhur në ndihmë e për të mbrojtur fëmijët dhe gratë e pafajshme, të cilët po masakroheshin nga ushtria dhe paramilitarët e Millosheviçit, ishte aq e fortë saqë u treguan të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka, madje edhe jetën e tyre.

Pikërisht në mars të vitit 1999 u krijua formacioni ushtarak i organizuar në Nju-Jork, që u pagëzua me emrin ‘Batalioni Atlantiku’, i përbërë nga vullnetarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare me banim në Amerikë.

Në radhët e tij Batalioni kishte ushtarë nga të gjitha trevat shqiptare, madje edhe nga ata që lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një ceremoni solemne dhe madhështore me rastin e betimit si ushtarë të UÇK-së, në qytetin Jonkers të Nju-Jorkut, në oborrin e Hotelit ‘Royal Regency’, ishin tubuar mijëra shqiptarë, në mesin e tyre familjarë të ushtarëve, tashmë të mobilizuar dhe me uniformë ushtarake. Që aty nisi rrugëtimi i lavdishëm për Batalionin ‘Atlantiku’ që do t’i bashkohej luftës çlirimtare së Kosovës, duke shënuar një nga faqet më të rëndësishme, më heroike dhe më vetëmohuese të historisë së kombit tonë.

Por, pjesëmarrja e Batalionit ‘Atlantiku’ në luftën për liri pati edhe pasojat e veta, pasi ky Batalion i dha lirisë së Kosovës tre ‘Dëshmorë’: vëllezërit Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi.

Vepra dhe sakrifica sublime e heronjve Bytyçi nuk do të vdesë kurrë dhe ajo do të jetojë gjithmonë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo në botë. Ata janë nderi i historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke lënë pas gjithçka kishin ndërtuar në mërgim, këta tre vëllezër të rinj që luftuan për lirinë e Kosovës, janë sot e përjetë krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe e mbarë kombit tonë, në altarin e heronjve të lavdishëm të shqiptarizmës.

Ata u shndërruan në një shembull të jashtëzakonshëm të sakrifikimit më sublim në emër të lirisë dhe të emër të idealeve më të mëdha njerëzore, që sollën Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Amaneti i tyre duhet të çohet akoma më përpara. Liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë, ashtu sikurse kemi të gjithë një rrugë të madhe përpara për t’i dhënë Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit tonë edhe më shumë paqe, edhe më shumë siguri, edhe më shumë demokraci dhe begati afatgjatë.

Trashëgimia më e madhe që heronjtë e Kosovës kanë lënë është ‘Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane dhe Kosova në NATO’!

Mesazhi që ata kanë lënë pas me sakrificën e tyre më sublime është për t’i edukuar fëmijët tanë, të rinjtë tanë me ndjenjat e atdhedashurisë dhe të sakrificës në emër të lirisë dhe të Atdheut.

Teksa flas për Batalionin ‘Atlantiku’, më vjen menjëherë në mendje vargu i famshëm i Imzot Fan Nolit në njërën prej poezive të tij: ‘Mbahu Nëno, mos ki frikë, se ke djemtë n’Amerikë’!

Një shprehje që është më aktuale se kurrë edhe sot, që e provoi kaq të vërtetë edhe Batalioni ‘Atlantiku’, batalioni juaj në betejën për çlirimin e Kosovës, duke pasur parasysh kontributin e shkëlqyer që diaspora shqiptare në SHBA ka dhënë ndër dekada për kombin tonë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes dy kombeve dhe vendeve tona.

Me veprimtarinë e tyre atdhetare përfaqësuesit e diasporës vazhdojnë të kontribuojnë për çështjen kombëtare, por edhe për ruajtjen e traditave dhe zhvillimin e lidhjeve të forta që ekzistojnë mes amerikanëve dhe shqiptarëve.

Në këtë vit jubilar, në këtë 20-vjetor, kam nderin dhe kënaqësinë të vlerësoj Batalionin ‘Atlantiku’ me titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’ kombëtar për kontributin e jashtëzakonshëm dhe heroik në luftën për çlirimin e Kosovës.

Lavdi përjetë për Batalionin Atlantiku!

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të luftës heroike të popullit të Kosovës si dhe të mbarë kombit tonë!”

Duke marrë në dorëzim titullin e lartë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesi i Batalionit “Atlantiku”, zoti Gani Shehu si dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, zoti Mark Gjonaj i shprehën mirënjohjen kreut të shtetit shqiptar dhe vunë në dukje kontributin e Presidentit Meta për suksesin e këtij udhëtimi si dhe mbështetjen e tij për vendosjen e flamujve kombëtarë përgjatë gjithë rrugës Tiranë-Prishtinë, për nder të Batalionit “Atlantiku”.

“Kemi një kërkesë në emër të këtyre zotërinjve dhe zonjave, modele dhe frymëzim për brezat e ardhshëm, duke ju falënderuar për njohjen që i keni dhënë diasporës sonë për sakrificat e tyre, që për 14 mijë të rënët në Kosovë, 1696 të zhdukurit që ende nuk janë gjetur, 20 mijë gratë e përdhunuara, që ju zoti President të adoptoni simbolin e shqiponjës së zezë për të gjitha viktimat shqiptare, ose çdo simboli tjetër të përshtatshëm, sepse ka ardhur koha për të nderuar të gjithë ata që kanë shërbyer, të gjithë veteranët dhe për të vënë në dukje përndjekjen ndaj së cilës jemi ekspozuar ne të tërë.” – theksoi zoti Gjonaj.

 

 

Një e shtunë midis Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Skënderbej Inc. New York Nga Keze Kozeta Zylo

Në Manhattan në kryeqendren e botës në mjediset e restorantit “San Marino”,

Shoqata Shqiptaro–Amerikane “Skënderbej Inc.” u mblodh për të njohur anëtarët dhe simpatizantët e saj me marrjen e dokumentacionit, miratimin e shoqatës nga departamenti i shtetit të Nju Jorkut si dhe me statutin dhe programin për vitin 2019-të.

Ish ushtarakë si dhe dashamirës të shoqatës takoheshin dhe bisedonin përzemërsisht me njeri-tjetrin, ata të gëzuar mendonin se takimet midis nesh e sjellin dhe më pranë Atdheun tonë të dashur.

Moderatorja e programit autorja e këtij reportazhi tha se ka kaluar më shumë se një vit që u mblodhëm për të festuar së bashku krijimin dhe organizimin e shoqatës Shqiptaro Amerikane me bazë nga ish ushtarakë të shkollës “Skënderbej” dhe Akadamia ushtarake, ne u mblodhëm si një shoqatë në radhët e Diasporës që i shërben vetëm Kombit.

Pas një pune dhe përkushtimi të devotshëm nga ish ushtarakë shqiptarë me në krye z.Bashkim Shehu, ish zv/ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, në post diktaturë, z.Mark Qehaja ish ushtarak në forcat e NATO-s, z.Imer Laçaj ish ushtarak patriot dhe financier i shoqatës,  Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” Inc. mori miratimin ligjor nga shteti i Nju Jorkut.

Që nga mbledhja e themelimit të saj në muajin dhjetor 2017-të kjo shoqatë ka kryer shumë aktiviteteve patriotike dhe kulturore si: U organizuan festimi i 73 Vjetorit të Shkollës “Skënderbej”, aktivitet me rastin e 550 Vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, aktivitet në 106-të Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe festimin e 11-të Vjetorit të Pavarësise së Kosovës.  Në këto aktivitete nderuan me pjesëmarrjen e tyre ish kongresisti amerikan z.Joe Di Guardi si dhe z.Mark Gjonaj ish Ansambleist dhe Anëtar i Këshillit të Bashkise së Nju Jorkut.

Si bijtë e Gjergj Kastriot Skenderbeut, Heroit Kombëar emrin e të cilit e keni gëzuar qysh në adoleshencë dhe e keni mbajtur me nder dhe kryet lart përpara Atdheut sot në këtë shoqatë ju keni ftuar dhe anëtarë nga jeta civile çka flet për një civilizim dhe qytetari, sepse Gjergj Kastrioti Skënderbej është Heroi Kombëtar është Heroi i gjithë shqiptarëve, është Heroi i bashkimit, ëndrra juaj dhe e gjithë Kombit shqiptar.

Ky emër i madh është si medaljon nderi për të gjithë shqiptarët!

Programi u hap me interpretimin e dy Hymneve kombëtare atë amerikan dhe shqiptar.

Kryetari i shoqates shqitparo-amerikane Skenderbej Inc. z.Bashkim Shehu, nje atdhetar dhe tejet i përkushtuar për shoqatën përshendëti të gjithë të pranishmit dhe tha se jemi krenar t’ju njoftojmë se shoqata shqiptaro amerikane Inc. Skënderbej mori miratimin nga Departamenti i shtetit të Nju Jorkut, çka na bën t’i shtojmë dhe më shumë përpjekjet për t’ja rritur prestigjin sa më lart shoqatës sonë me emrin e madh të Heroit Kombëtar.  Si kryetar i shoqatës së bashku me anëtarët e kryesisë do të punojmë fort për të zhvilluar aktivitete të ndryshme për të ruajtur vlerat e larta të Kombit.  Shoqata jonë qëkur u krijua e ka pasur si mision për të zhvilluar një sërë aktivitetesh patriotike dhe kulturore duke kujtuar datat më të rëndësishme kombëtare.  Ndonëse kanë kaluar pak kohë me keqardhje them se një grup prej kësaj shoqate iku duke krijuar një shoqatë tjetër me të njejtin emër për shkak të mosmarrëveshjeve dhe pikëpamjeve politike të ndryshme që krijonin.  Sidoqofte është e drejta e gjithësecilit të përfshihet atje ku dëshiron, megjithë përpjekjet tona për bashkëpunim dhe bashkim.

Z.Bashkim Shehu në emër të kryesisë propozoi për anëtarë nderi të shoqatës kolonel Qemal Zylo dhe Kozeta Zylo, shkrimtare dhe publiciste. Ai vazhdoi se ata si cift janë themelues të TV “Alba Life” dhe shkollave shqipe në New York duke sjellë dhe një biografi të shkurter për punën e tyre plot përkushtim në Diasporë.  Propozimi u mirëprit me duartrokitje dhe u miratua njëzëri nga të pranishmit.

Njohja me statutin e shoqatës shqiptaro-amerikane Skenderbej Inc. u bë nga z.Imer Laçaj ish ushtarak, atdhetar i flaktë dhe i zgjedhur si financier i shoqatës.  Ai paraqiti gjithë nenet e statutit në projektor ku nëpërmjet ekranit sqaroi profesionalisht komentet përkatëse.  Statuti u miratua duke marrë parasysh vërejtjet nga salla.

Në fjalën e tij s.Mark Qehaja n/kryetar i shoqatës pasi iu uroi gjithë pjesëmarrësve mirëseardhjen, me krenari dhe përgjegjësinë që ndjente njohu shoqatën me programin që do të ketë gjatë vitit 2019-të.  Programi përfshinte datat e rëndëishme kombëtare me aktivitetet pëkatëse, aktivitete qe janë zhvilluar denjësisht dhe më parë, ku më duhet të them se ka qenë përkushtimi i devotshëm i z.Qehaja për të zhvilluar me madhështi këto data historike kombëtare.

Programi u miratua nga të gjithë pjesëmarrësit duke marre parasysh dhe vërejtjet nga diskutantët.

Aktiviteti u bë dhe më i pasur kur nxënësja e talentuar Simelba Xhaferi bijë e dy aktivistëve Arta dhe Elton Xhaferi interpretoi poezi si shqiponjë e vërtetë në gjuhën e ëmbël shqipe.

Anëtarja e kryesisë znj.Arta Xhaferi inxhiniere arkitekte si bijë e një ish ushtaraku foli me krenari të ligjshme për të gjithë ata që i shërbyen Kombit me ndershmëri dhe përkushtim.  Ajo tha se do të punojë me kryesinë për zbatimin e statutit dhe t’i rrisim sa më shumë radhët e saj.

Në këtë mjedis përshëndeti përzemërsisht z.Robert Metolli ish ushtarak, pedagog dhe drejtor i qendrës së gjuhëve të huaja në Akademinë Ushtarake.  Me një humor të spikatur përshëndeti z.Gjok Lini ish skënderbegas dhe ushtarak.

Me plot respekt dhe frymëzim përshendeti nga tribuna z.Fatjon Zagonjari me origjinë nga Kosova.

Kryetari i shoqatës së mirënjohur “Devolli” z.Odise Salillari iu uroi kryetarit dhe kryesisë së shoqatës punë të mbarë për çështjen kombëtare.  Unë flas plot respekt për të gjithë ushtarakët që kam njohur në Shqipëri dhe Diasporë dhe them se ata kanë qenë njerëz të sacrificës dhe shumë korrekt në çdo drejtim.

Kolonel Qemal Zylo me një karierë të lartë në ushtrinë shqiptare ish shef i teknikës në Drejtorinë e Autokratorëve në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Shef i Katedrës së Autokratorëve në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” dhe profesor i lëndëve inxhinierike, si dhe shef i transportit në Korpësin e Paqes në Tiranë bëri pershëndetjen dhe përmbylljen e programit.

Z.Zylo ndër të tjera sqaroi dhe kritikoi se marrja e dokumentave zyrtare u bë pas një zvarritje të gjatë, për të cilën përgjegjësia bie mbi kryesinë e shoqatës.  Dhe kjo vonesë si dhe disa mospajtime pikëpamjesh dhe qëndrimesh krijoi dy grupime të cilat tani egzistojnë si dy organizata më vehte.  Edhe pse ka pothuajse një kohë të gjatë që punon me të dy grupet për t’i bashkuar siç ishin në fillim të krijimit ku kryetar u zgjodh dhe vazhdon të jetë z.Bashkim Shehu, përsëri vazhdojnë mosmarrëveshjet.  Z.Zylo dhe në emër të kryesisë shprehu dëshirën dhe vullnetin për bashkim me synim që në muajin dhjetor të bëhen zgjedhje të përbashkëta.  Ai vazhdoi se shoqata është jo politike në bazë të ligjit amerikan dhe ne të gjithë mblidhemi për kënaqësinë tonë dhe jo për grindje, politikën t’jua lemë atyre që paguhen për atë punë, megjithëse politikanët shqiptarë vazhdojne të na përçajnë dhe këtu në Diasporë.  Shoqata jonë duhet t’i shëbejë vetëm Kombit dhe të vlerësojë njerëzit më punëtorë dhe më të përkushtuar.

Ai ftoi për anëtarësime të reja dhe uroi që shoqata të ketë jetëgjatësi.

Anëtarët paguan kuotizacionin përkatës dhe njëkohësisht pati dhe anëtarësime të reja ku më shumë dominonin të rinj dhe të reja.

Me shumë dashuri u festua dhe ditëlindja e z.Esad Seci ish ushtarak, nje anëtar i devotshëm i shoqatës që në fillimet e saj, familjar dhe patriot i përkushtuar.

Ishte një e shtunë e bukur me një atmosferë të këndshme të ngrohtë ku mjaft pjesëmarrës u argëtuan nën tingujt e muzikës së bukur shqiptare.

14 prill, 2019

Manhattan, New York

(Video) Festivali Shqiptar i Usterit Masaçusets Nga Ardian Murraj

Festivali Shqiptar i Usterit, Masaçusets është një ndër veprimtaritë e pandërprera të bashkëatdhetarëve. Pika kulmore arrin me mbajtjen e tij çdo dy vjet, por organizimi dhe përgatitjet janë të përditshme. Çdo e Dielë pas meshës në Kishën “Fjetja e Shën Marisë” të ndesh me grupet punës ku ndër to dallon që nga përgatitjet e fëmijve artistë e vallëtarë me prindrit e tyre e deri tek vullnetarë që duan të japin ndihmesën e vet në bazë të aftësive dhe kohës dhe të diskutojnë me veprimtarë të dalluar në organizimin e kësaj sipërmarrje të madhe. Për të kuptuar vërtetë ndjesinë e Festivalit mënyra më e drejtpërdrejtë ishte realizimi i një numuri të gjerë intervistash ku zbulon dëshirën e pjesëmarrjes, ndihmën dhe vullnetarizmin, përkushtimin dhe krenarinë, historinë, trashigimninë kulturore dhe integrimin bashkëatdhetarëve.

Rritja e ndjeshme në numër e shqiptarëve të ardhur pas viteve 1990 dhe krijimi i familjeve të reja sot përfqësohet dukshëm edhe nga përkushtimi i brezit të ri që gjallëron trashigiminë dhe shpreh krenarinë e prejardhjes duke mishëruar përfshirjen në zhvillimet e SHBA-ikës me cilësitë e punës, dijes dhe kulturës.

Puna e dhjetra vullnetarëve dhe ndihmesa e bizneseve zbulohet në bashkëbisedimin me disa sipërmarrës shqiptarë në qytetin e Usterit që rreth Kishës “Fjetja e Shën Marisë” shprehin dëshirën dhe investimin për trashigiminë kulturore, gjuhën, kostumet popullore, muzikën dhe vallet, kuzhinën dhe mikpritjen duke u bërë tërheqës të mijëra vizitorëve në ditët e bukura të pranverës.
Të ardhur fillimisht më 1876, shqiptarët e Usterit përbëjnë pafrikë dhe qytetin me dëndësi më të madhe të shqiptarëve të vendosur në amerikë.

Festivali që vazhdon të mbahet dhe të zgjerohet çdo dy vjet është jo vetëm një tregues i shprehjes së gjallërisë shqiptare për njohjen vlerave të Shqipërisë përkrah shumë kulturave të tjera që kanë përqafuar jetën amerikane, por njëkohësisht është veprimtaria e festës së identitetit, mirënjohjes dhe e harmonisë.

Festivali Shqiptar i Usterit Masaçusets vlerësohet si një ndër veprimtaritë me moshë më të hershme të bashkësisë shqiptare në SHBA.

 

 

 

Federata Pan-Shqiptare “Vatra” Festoi Me madhështi 110 Vjetorin e Gazetës “Dielli” – Nga Keze Kozeta Zylo

Gazeta “Dielli” mbetet gazeta më e vjetër shqiptare për Kombin dhe si e tillë na bën të ndihemi krenar dhe ta përkujtojmë me madhështi çdo përvjetor të saj.
Gazeta “Dielli” e ka nisur udhën e ndritshme te saj 110 vjet të shkuara me editorin e parë, eruditin e pashoq Fan Stilian Nolin te cilin me te drejtë Konica e ka quajtur si: “At Noli nga kultura, nga mendësia dhe nga karakteri i tij, më kujton shpesh Kishtarët e Përlindjes Italiane”.
Editori i dyte i gazetës “Dielli” ka qenë Faik Konica dy korifej të kulturës kombëtare.


Dita e shtunë për komunitetin shqiptar në Amerikë dhe më gjerë ishte një ditë e shënuar, një ditë e dielltë si vetë emri që mban gazeta. Në mjediset e West Club në Manhattan në kryeqendrën e botës që është një hotel historik në New York City u zhvillua konferenca shkencore, më datën 6 prill për 110-të vjetorin e gazetës “Dielli” nën moderimin e gazetarit Frank Shkreli, ish drejtor i Divizionit te Euro-Azisë në Zërin e Amerikës si dhe gazetares Rafaela Prifti editore e gazetës “Dielli” për gjuhën angleze.
Dhoma ku u zhvillua konferenca dukej sikur ishte nje muze i hapur, një muze që të pranishmit kishin mundësi të shikonin fotot që nga krijimi i gazetës “Dielli” si dhe gjithë editorët e saj në një kënd të veçantë. Duke medituar nëpër foto me plot emocion dhe kërshëri brezit tonë i shtohet dhe më shumë detyra morale dhe kombëtare për t’jua transmetuar brezave të ardhshëm historinë e ndritur të vatrës se ndryshe do të ndodh siç thotë politikani, gazetari dhe publicisti i famshëm: Marcus Mosiah Garvey Jr. se:
“A people without the knowledge of their past history, origin and culture is like a tree without roots”, që perkthehet: “Një popull pa dijet dhe mësimin e historisë, origjinës dhe kulturës së tij të kaluar, është si një pemë pa rrënjë”.


Konferenca u hap me interpretimet e dy hymneve kombëtare amerikane dhe shqiptare. Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, z.Dritan Mishto pasi iu uroi të pranishmëve mirësardhjen si dhe 110-të Vjetorin e Diellit e deklaroi të hapur Konferencën shkencore të 110-të Vjetorit të Diellit.
Në këtë konferencë ishin dy nga penat më brilante dhe më të njohura në fushën e gazetarisë dhe të historisë si prof.Nikolla Pano, z.Elez Biberaj si dhe z. Grant Harris nga Libraria e Kongresit Amerikan.
Ligjëruesit në këtë konferencë ishin: prof. Nikolla Pano, dr. Elez Biberaj, z.Grant Harris, Prof. Dr.Muharrem Dezhgiu, Ambasador Mal Berisha, Neka Doko, Anton Çefa, Dr. Arjeta Ferlushkaj, Ernestina Halilaj, Idriz Lamaj, Agron Alibali, Rafaela Prifti, editori i Diellit z.Dalip Greca.
Kumtesat e autorëve Agron Alibali dhe Anton Çefa në mungesë të tyre u lexuan nga Merita Bajraktari dhe Rafeala Prifti.
Prof.Nikolla Pano paraqiti kumtesën mbi “Rolin e Diellit në Ringjalljen Kombëtare dhe në Bashkësinë Shqiptaro-Amerikane gjatë viteve 1909-1924. Z.Grant Harris foli mbi gazetën “Dielli” në kuadër dhe nga perspektiva e shtypit evropiano-lindor në Amerikë nga vitet 1890 deri në vitin 1914.
Dr. Elez Biberaj, Shef i Drejtorisë për Euro-Azinë në Zërin e Amerikës kujtoi një ish-redaktor të Diellit me temën: “Për bashkëpunimin me Diellin gjatë kohës kur redaktor i gazetës ishte Xhevat Kallajxhiu dhe disa komente për sfidat e shoqërisë shqiptare sot në Shqipëri dhe Kosovë”.
Gazetari i Zërit te Amerikës Ilir Ikonomi solli për të parën herë intervistën e Faik Konicës me gazetarin e radios NBC, Hilmar Baukhage, transmetuar më 8 prill, 1939.
Ambasadori Mal Berisha paraqiti kumtesen me temë: “Vatra, qeveri në mërgim dhe kontributi në Konferencën e Paqes në Paris, 1919 dhe në atë të OKB-së në San Francisko, 1945.
Prof. Muharrem Dezhgiu foli “Mbi Diellin në shekullin e dytë të tij”.
Kumtesa e ish editorit të Diellit Anton Çefa u lexua nga znj. Merita Bajraktari, tema e referatit ishte: “Nacionalisti dhe demokrati i përkushtuar, Xhevat Kallajxhi.”
Studiuesi Idriz Lamaj solli referatin me temën: “Publicistika antikomuniste shqiptare në mërgim dhe gazeta Dielli, duke përmendur gazetat Flamuri, L’Albanie Libre, Shqipëria, Bashkimi i Kombit dhe dhjetra gazeta të tjera të Mërgatës, në polemika me Diellin.


Dr. Arjeta Ferlushkaj lexoi referatin me temën: “Në brendësi të Diellit. Strukturimi i brendshëm i gazetës ndër vite”.
Ndërsa, Agron Alibali dhe Loreta Loli sollën kumtesën me studime me temën: “Faik Konica: pak i njohur – Shkrime dhe studime nëpër faqet e Diellit – 1939 – 1942”.
Gazetarja Rafaela Prifti dhe editore për anglishten në gazetën “Dielli” solli kumtesën për një ish-redaktor të Diellit dhe ish sekretar te Vatrës, Profesor Petër Priftin.
Të gjitha kumtesat u dëgjuan me vëmendje të posaçme nga të pranishmit.
Fjala e mbylljes u bë nga Editori i Diellit Dalip Greca i cili ka dhjetë vjet që është pranë kësaj gazete dhe nga të gjithë diskutantët u folën fjalë miradie për punën e palodhur të tij dhe plot përkushtim në shërbim të gazetës “Dielli”, gazetë që i përket Kombit. Z.Dalip Greca, pasi vlerësoi të gjitha kumtesat e mbajtura, mbajti referatin me temë: “Gazeta e Rilindjes Kombëtare”, 110 vite histori, sfidat e mbijetesës, editorët, menaxherët, vlerat e risitë.”


Darka solemne kushtuar 110 vjetorit të gazetës ”Dielli”
Darka solemne u zhvillua në të njejtat mjedise në West Club ne Manhattan ku mjaft vatranë, anëtarë të komunitetit dhe personalitete të Diasporës morën pjesë për të festuar dhe nderuar së bashku 110 tëVjetorin e Gazetës “Dielli”, gazetës më një histori të pashoqe në median shqiptare, gazetës që i shërbeu me devotshmërinë më të lartë Kombit.
Darkën solemne e ka moderuar znj.Marjana Bulku anëtare e kryesisë së Vatrës.
Darka është bekuar nga Imami i Xhamisë në Queens z.Edin Gjoni. Fjala e tij elekuente gjithmonë i tërheq të pranishmit që e dëgjojnë dhe e respektojnë. Ai e uroi gazetën “Dielli” që të rrojë sa Dielli në qiell.
Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” duke falënderuar kryesinë për punën e palodhur për organizimin e 110 të Vjetorit të Diellit dhe duke i përkshkruar portretet e tyre me pak humor të spikatur në emër të kryesisë ndau çmimet më të larta që jep Vatra. Këto çmime u dhanë për Prof.Nikolla Pano, z.Ekrem Bardha biznesmen dhe ish Botues i gazetës “Illyria”, z.Harry Bajraktari biznesmen, veprimtar i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës “Illyria”.
Në këtë darkë solemne përshëndeti Ambasadore Teuta Sahatqija, Konsulle e Përjgithshme e Kosovës në New York në emër të Kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj duke i uruar vatranët që gazeta Dielli të rrojë në përjetësi.


Darkën e nderonte me pjesëmarrjen e tij Dr.Halim Kosova gjinekolog i mirënjohur në Tiranë dhe politikan i djathtë, ish kandidat nga Partia Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Dr.Kosova përshëndeti dhe përgëzoi të gjithë vatranët për përkushtimin e tyre si dhe gjithë editorët e Diellit që vazhdojnë ta mbajnë të ndritshme gazetën “Dielli”.
Z.Mark Gjonaj ish Ansambleist i Shtetit të Nju Jorkut dhe anëtar i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut nderoi me proklamatë mirënjohjeje nga Këshilli i Bashkise së Nju Jorkut z.Dalip Greca editor të Gazetës “Dielli” për punën e tij të jashtëzakonshme në shërbim të gazetës “Dielli” gazetë që i shërben Diasporës dhe Kombit.
Me shumë interes dhe emocion u mirëprit dhurata e sjellë nga Ati Spiridon i Kishës “Shën Gjergji” në Boston dhuratë e vyer që përmbante një cikël të gazetes “Dielli” që i mungonte arshivit të Vatrës këtu në New York.
Në prag të 110 Vjetorit të gazetës “Dielli” u shpall dhe një konkurs për krijimtarinë më të mirë si esse, fotot më të mira, dokumente, reportazhe, libra studimor etj. që kishin lidhje me këtë përvjetor. Juria me kryetar z.Dalip Greca vlerësoi me çmime këa personalitete dhe krijues si: Ambasadorin Mal Berisha, znj.Neka Doko, z.Sinan kamberaj, z.Rafael Floqi, znj.Erenstina Halili, z.Fotaq Andrea, znj.Lindita Komani, znj. Megi Përmeti, z.Anton Çefa, z.Andon Andoni, znj.Entela Komnini, z.Nikolin Kurti, Z.Roland Qafoku si dhe z.Thanas Gjika.
U sollën poezi dhe humor nga dy kolosët e kulturës Fan Stelian Noli dhe Faik Konica interpretuar nga artisti i shquar Frederik Ndoci
Pjesëmarrësit u argëtuan nga artistët e njohur të komunitetit si Frederik Ndoci, Gezim Nika, Arbërie Hadërgjonaj, Valbona Peraj, Haxhi Dauti, Agim Krasniqi.
Ishte një e shtunë me diell të ngrohtë dhe të shndritshëm si vetë emri që mban gazeta “Dielli” të cilës i festuam me madhështi ditëlindjen e 110-të të saj.
Së shpejti TV “Alba Life” do transmetojë kronikën e përgatitur për 110-të Vjetorin e Diellit organizuar nga kryesia e Federatës Pan-shqiptare “Vatra”.
6 Prill, 2019
Manhattan, New York

Jeta shkruan romane – Atdheu ka kokëdhimbje – Nga Skënder Karaçica

 

Edhe sot na vijnë lajme tjetërfarshe… krejt keq po merremi me Lirinë e Kosovës. Nuk e kam menduar që,nëpër udhët tona jemi kaq shumë të tjetërsuar dhe të mbyllur duke ia kthyer njeri tjetrit shpinën… Pse kaq shumë urrejtje?! Pse kaq shumë[ të ndarë pikë e pesë, keni harruar të djeshmen dhe,mos harroni se kush harron i përseritet historia, kështu kanë thënë të tjerët.

*       *       *

Boll më ,,debate parlamentare,,unë dhe ti…!

Është bërë si (modë)që në foltoret e jetës parlamentare në Prishtinë,nuk kalon ditë e lume që,për çështje krejt përsonale deputetet merren me njeri-tjetrin.Ka kohë që Molliqaj dhe Konjufca deri dje anëtarë të VV-së,dalin në foltore dhe tregojnë,,historinë,,bulevardeske për njëfarë kohe,për njëfarë ngjarje që nuk ka asnjë kuptim.Më besoni,kur e kur i dëgjon janë aq neveritëse sa duhet me e mbyllë ekranin e TV-së!

*        *         *

Valon Syla një ,,analistë,,se jo mahi i bulevardit në Prishtinë,qohet në këmbë burri i botës dhe pa fije turpi thotë fjalën e madhe sa një bagël se ,,diaspora është primitive,,(sic!).Kujt i duhet kjo,kujt i duhet ky ,,debat,,kaq i turpshëm për njerëzit tanë që historia,padrejtësitë e regjimit serbosllav dhe varfëria si ,,motër e vëlla,,me robërinë shekullore i shtrëngoi mrëgimtarët tanë në të gjitha meridianët e botës…Valon Syla nuk e di se gratë shqiptaro-amerikane në Çikago,kur nisi lufta dhe djelmenia shqiptare ia kthej pushkën Serbisë fashiste dhe u bënë bashkë me thirrjen e Drenicës së Adem Jasharit:Ejani e luftojmë bashkë…!Këtu,diaspora shqiptare dhe gratë shqiptare i hoqën stolitë prej ari dhe u vuan në tovolinë që të bëhen depozitë(dollar)për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.Po i tregoi (V)alon (S)yles se ish presidenti i Meksikës,Fox me ekipin e tij qeveritar,doli në kufi me Amerikën dhe i priti qytetarët e tij më këto fjalë,,Ju jeni heronjtë e Meksikës,,!

*         *           *

Pse po ikin të rinjët shqiptarë…?

Tiktaket e orës së kohës shqiptare dhe Kosova,lajmi i keq që tregon për ikjen e të rinjëve shqiptarë.Kah shkojnë dhe pse ikin kolektivisht kah Evropa…Kosova ka pasuri,djelmenia shqiptare është pasuria kombëtare,duhet të menaxhohet më mirë jeta intitucionale në shtetin e Kosovës.Diçka nuk është në rregull,diçka e keqe në mesin tonë,që,ora e kohës po tregon zhgënjimin apo humbja e drejtpeshimit.Ora e kohës po tregon se ,(diplomanianjë term i një psikologeje amerikane,-nënvizimi im)ka bërë që krejt rrjedha e jetës parakalon përmes një diplome universiteti apo kolegji…dhe ,për fatin jo të mirë dihet se kush po bënë shkollë akademike sa mbyll e qel sytë më ,,titujt shkencor(sic!)dhe,tevona debati se filani e filani ishte bërë ,,dermerr,,se jo mahi (sic!).Krejt kjo lojë fjalësh po krijon diçka të ligë.diçka që po e vjen era anarki dhe në stilin se kush po ngritët më herët në mëngjes…!Në praktikën që e kam parë në Amerikë,diploma vlen sa për të hyrë në punë e për të ardhurat varet kontrata e punës dhe rezultatet në punë dhe për punën!Mos të na bëhet jeta diplomania,por me të qartë e më modest se vetëm puna e ndershme dhe me përkushtim krijues në të gjitha fushat,na bëjnë më të bukur jetën.Të rinjë shqiptarë të Kosovës,mos ikni se në mërgim dhe në tokën e huaj jeni të huaj dhe pa ndonjë vlerë(!).

Çikago,më 13 prill 2019

Më 11 prill, plot 21 vite më parë – Nga Asllan Bushati

Shumica e shqiptarve të moshës dyte e të tretë, kur përmendet 11 prilli i çdo viti, përnjëherësh kujtojnë ditvdekjen ( ose më mirë ditngordhjen e E.Hoxhës). Unë sot nuk kam ndërmend të merrem me të. Jo se nuk ja vlen te merresh me atë që i ka bërë dëme popullit shqiptar më shumë se cdo pushtues që ka shkelur në këto troje. Por se sot kam për të rikujtuar një ngjarje tjetër të rëndësishme të jetës dhe të familjes time.

Të paktën që nga 6 gushti i 1997-tës (që më shkarkuan pa drejtësisht nga detyra), e deri më 9 prill 1998, në Parlamentin e Shqipërisë, në institucionet e qeverisë, në gazetat e televizionet kryesore, emri im ishte lakuar si kriminel pa bërë asnjë krim e ishte bërë gati dosja për arrestim pa bërë asgjë në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet , rregulloret e detyrat funksionale. Nuk më hiqet nga mendja insistimi disa herë i Spartak Brahos në Parlamentin Shqiptar që të më dërgonin për gjykim në Gjykatën e Hagës si kriminel lufte – pa bërë asnjë lloj krimi .

Kështu në një formë a në një tjetër u vepru edhe me shumë kolegë të mi dhe me masën më të madhe të intelektualve shqiptar të fushave të ndryshme të punës e dijes. Atë që e beri E.Hoxha për dyzet e pesë vite me prerje kokash brenda Shqipërisë, e bënë pasardhësit e tij duke i terrorizuar me arrestim dhe duke i detyruar të largohen në emigracion intelektualët e vendit. Kjo është një vepër mizore kombëtare, pësues i së cilës jam edhe unë e familja ime.

I ndodhur në këto kushte unë (pasi kisha informacion të saktë për një arrestim të shpejtë), më 11 prill 1998 ( i paisur me dokumenta të rregullta të “Llotarisë Amerikane”), zbrita për herë të parë në jetën time në SHBA dhe konkretisht në NY. Ishte ndoshta e shtuna më e rëndësishme e jetës sime. Lashë prapa vendin e të parëve të mi me shumë dhimbje, per të ardhur tek ky vend i lirë dhe i mbrekullueshëm që e ka emrin Amerikë. Ajo më hapi dyert e jetës për familjen dhe për mu, në një moment që vendi im (neokomunistët) mi mbylli ato se më donte prapa hekurave të burgut pa bërë asgjë të dënueshme.

Në këto 21 vite u njoha me shumë shokë e miq të mirë shqiptarë e amerikanë. Punova shumë në dy e tre punë njëkohësisht, për të shkolluar vajzat e për të normalizuar jetën. U ingranova deri ne ngjizje në veprimtaritë e komunitetit shqiptar këtu në SHBA në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. U lidha fort me Vatrën në gjithë këto vite si antar i theshtë dhe deri Nënkryetar, ndihmova shoqatën “Vendlindja thërret” dhe ngritjen, organizimin e stërvitjen e “Batalionit Atllantiku” emrin e të cilit e propzova unë. Jam takuar me kongresmenë e senator të këtij vendi me qëllimin e vetëm për ti ardhur sado pak në ndihmë shqiptarve në trojet etnike.

Por aktualisht kam një brengë të madhe se shpesh Departameni i Shtetit dhe perfaqësuesit e tij në Tiranë, nuk janë treguar të pa anshëm në raport me forcat politike në Shqipëri. Në gjykimin tim ata janë shpesh të prirur nga ruajtja e stabilitetit dhe jo nga demokracia dhe shteti ligjor. Ka një prirje të dukëshme për të mbrojtur qeverinë dhe Edi Ramen edhe kur e dinë se opozita ka të drejtë. Kjo njëanëshmëri më shqetëson shumë kur e shoh e dëgjoj (të folur e të shkruar) nga përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit.

Unë si shqiptar dhe si amerikan (dhe si amerikanë e si shqiptar), protestoj hapur ndaj këtij qëndrimi të pa drejtë. Mendimet e mia ja kam bërë të ditura kongresmenit të zonës time, drejtuesve të Partisë Republikane madje dhe stafit të Shtëpisë Bardhë. Shpresoj se kjo mënyrë sjellje (herë-herë poshtëruese) ndaj opozitës (veçanerisht PD-se) të ndërpritet dhe të flitet hapur për dëmet që kjo qeveri me Edi Ramën i kanë sjellë Shqipërisë e jo ti behen elozhe per suksese imagjinare. Kur njëanshmeria përsëritet e përsëritet, kthehet në një veprimtari të dënueshme.

Megjithatë, dëshiroj e shpresoj që Shqipëria vendi im i dashur të eci përpara, të pranohet në BE, të zhvillohet ekonomikisht dhe ta gjejë zgjidhjen e ngërcit politik vetë dhe pa ndihmën e ndërkombëtarve. Unë kam pikpamje politike të djathta, por i respektoj tërësisht edhe ato të majta. Shpresoj dhe ata me pikpamje të majta ti pranojnë te mija. Shqipëria është më e rëndësishmja. Të ndalohet zbrazja e saj.

ASLLAN BUSHATI

Rafaela Prifti: Dielli feston 110 vjetorin e lindjes dhe ne kemi arsye të krenohemi me të!

Në fjalën e saj gazetarja Rafaela Prifti, që ishte edhe moderatorja e seminarit organizuar në New York

me rastin e ditëlindjes të 110 të Gazetës Dielli midis të tjerave tha si më poshtë:

 

“Dielli feston sot 110 vjetorin e lindjes dhe ne kemi arsye të krenohemi me të.

Së pari sepse ka arritur një moshë madhore të respekuar dhe

së dyti sepse është regjistri ynë më i hershëm periodik që e trashëgojmë deri më sot dhe e pasurojmë edhe më tej.

Në çdo etapë të gazetës DIELLI,

qysh nga dalja me programin mbarëkombëtar te zgjimi rilindas,

nga periudha e përkrahjes së lëvizjes demokratike të drejtuar nga Fan S Noli,

në periudhën e qëndrimit antinolian,

në vitet e veta promonakiste,

në fazën e shkurtër pro-komuniste dhe

pastaj në qëndrimin e vendosur anti-komunist e në vazhdim,

Dielli ka qene dhe mbetet pasqyra jonë e mendimeve dhe e kontradiktave,

përplasjeve dhe botëkuptimeve brenda komunitetit tonë.

Nëse dimë ta vlerësojmë rrugëtimin e Diellit në 110 vjet,

atëherë do ta ndriçojmë më mirë rrugën nëpër të cilën do ecim.”

 

Nju Jork, konferencë për 110-vjetorin e Gazetës “Dielli”

Gazeta Dielli, organi më i vjetër mediatik në gjuhën shqipe në ekzistencë të pandërprerë mbushi 110 vjet. Faqet e gazetës që vazhdon të informojë komunitetin shqiptaro-amerikan kanë qenë një pasqyrë e furtunave historike nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, por edhe një forum për opinione e për debatin e hapur pubkik. Në këtë përvjetor, Federata Panshqiptare Vatra mblodhi dje në Nju Jork studiues, historianë e aktivistë në një konferencë shkencore të cilën e ndoqi kolegia Ardita Dunellari.

Aktiviteti u organizua për të festuar ekzistencën e organit mediatik më të vjetër të shqiptarëve në ekzistencë të pandërprerë, për të reflektuar mbi rolin që ka luajtur ky publikim në pasqyrimin e sfidave të kohërave dhe problemeve të kombit si dhe në mobilizimin e shqiptarëve në përgjigje të tyre, por edhe si një thirrje për të garantuar vazhdimësinë e këtij botimi që është shndërruar në një institucion kulturor jo vetëm të shqiptarëve të Amerikës, por për mbarë kombin.

Përmes ligjëratave nga studiues e kujtimeve nga vetë aktivistë të komunitetit e pjesëtarë aktualë e të mëparshëm të stafit të gazetës, aktiviteti përcolli një udhëtim historik mbi ngjarjet madhore me të cilat janë përballur shqiptarët gjatë kësaj periudhe mbi 100 vjeçare dhe rolin që ka luajtur Dielli për të pasqyruar momentet më kritike, por edhe për t’i bërë jehonë ndërgjegjes kombëtare dhe për të nxitur mobilizim të shqiptarëve në përgjigje të nevojave në trojet e tyre.

Kryetari i Federatës Panshqiptare Vatra, Dritan Mishto e quan organizatën që ai drejton, si dhe gazetën e saj, Diellin, xhevahirë jo vetëm të komunitetit shqiptaro-amerikan, por të mbarë kombit shqiptar, një trashëgimi kombëtare që vazhdon të ketë edhe sot një rol të rëndësishëm për të luajtur:

“Sfidat që janë trajtuar nga gazeta Dielli që para 100 vjetësh, në një mënyrë më të formatuara me standardet euroatlantike, në një farë mënyre janë sërish sfida për shqiptarët. Ndaj mendoj që gazeta Dielli, si një autoritet moral i padiskutueshëm, si një shembull i asaj që për 110 vjet ka lënë pas të gjitha simotrat e tjera edhe të kombeve të tjera do të jetë sërish në ballë për të mbrojtur të vërtetën, por edhe për të ofruar alternativa, zgjidhje, platforma kudo që është e nevojshme për shqiptarët,” thotë zoti Mishto.

Redaktori i gazetës, zoti Dalip Greca thotë se interesat kombëtare do të mbeten ndër përparësitë kryesore të gazetës, ndërkohë që Dielli tani shikon drejt të ardhmes me ambicje të reja:

“Kombi ynë nuk i ka zgjidhur problemet e veta kombëtare. Ne vazhdojmë të përballemi me problemin e humbjes së territorit. Lexuesi i Diellit, veçanërisht ai konservatori, i vjetri e do që ta trajtosh këtë problem. Ne e ndjejmë detyrim dhe nuk do të heqim dorë nga këto lloj problemesh, pra do të kombinojmë të ardhmen – brezin e ri ta tërheqim në gazetë, por nuk do të heqim dorë nga historia jonë kombëtare,” thotë zoti Greca.

Për të tërhequr një numër më të madh lexuesish, por me një vëmendje të shtuar tek ata shqiptaro-amerikanë që e kanë vështirë të kuptojnë artikujt në shqip, gazeta ka shtuar shkrimet në anglisht.

Ish-gazetarja e Zërit të Amerikës, Rafaela Prifti, redaktore e seksionit anglisht të gazetës, thotë se që në fillimet e saj gazeta është konceptuar si një organ mediatik në dy gjuhë:

“Është në konceptimin e Diellit që t’i ketë të dyja gjuhët… Por mendoj se ajo që është një prurje e re janë shkrimet origjinale. Unë unë shkruaj për evenimentet, aktivitetet, pra ka shkrime origjinale në anglisht. Unë mendoj se është një mënyrë për të thithur brezin e ri, por edhe për t’i bërë jehonë komunitetit tonë,” thotë zonja Prifti.

Aktiviteti ofroi një analizë të rolit të Diellit dhe Vatrës nga kënde të ndryshme historike.

Profesor Nicholas Pano foli për rëndësinë e Diellit, që së bashku me hapjen e kishës ortodokse të shqiptarëve dhe të Federatës Panshqiptare Vatra, e shndërruan mërgatën e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, në qendrën më të rëndësishme të shqiptarizmit jashtë trojeve kombëtare për dekadat e ngarkuara të fillimi të shekullit të XX.

Studiuesi Grant Harris, shef i divizionit evropian në Bibliotekën e Kongresit amerikan përmes krahasimeve me botimet e kohës, foli për një nivel të lartë sofistikimi e mobilizimi të komunitetit shqiptar të dëshmuar përmes botimeve si Dielli e publikimeve të tjera të diasporës shqiptare në Evropë, që u mungonte shumë komuniteteve të tjera etnike në emigracion.

Drejtori i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, theksoi nevojën që organe mediatike të diasporës në Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të kontribuojnë në çështjen shqiptare, duke ofruar lajme e informacione të bazuara tek faktet, duke pasqyruar një larmi zërash e opiniones si forum për debatin publik. Zhvillimet e fundit politike në trojet shqiptare, u shpreh zoti Biberaj, dëshmojnë se duhet ende shumë punë për të forcuar institucionet demokratike dhe për të konsoliduar shtetin ligjor dhe se kërkohet një angazhim më i madh i diasporës për ta mbështetur këtë proces.

Konferenca shërbeu për të kujtuar kontributin e madh që ka dhënë komuniteti shqiptaro-amerikan përmes dekadave për çështjen shqiptare, pasqyruar në faqet e Diellit gjatë 110 vjetëve të fundit. Për rëndësinë historike, arkivore e kulturore, tani anëtarët e Vatrës e aktivistë e dashamirës po bëjnë thirrje për ruajtjen e arkivës e dixhitalimin e gjithë koleksionit të gazetës. Por mbi të gjitha ata theksojnë se puna e Diellit dhe e komunitetit mbetet ende aktuale sepse shumë sfida kombëtare të shqiptarëve ende mbeten të hapura. Për Zërin e Amerikës, Ardita Dunellari, New York.

Foto nga Adem Belliu

Lamtumirë Rifat Bejta rrëfyes i pashoq i Lirisë! – Nga Keze Kozeta Zylo

Me trishtim e mora lajmin e largimit të parakohshëm nga kjo botë të Rifat Bejtas, luftëtarit të UCK-ës, mësuesit të apasionuar, Ciceronit dhe drejtorit në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekazin legjendar në Kosovë.
Takimi im i parë dhe i fundit me të ndjerin Rifat Bejta ka qenë në vizitën time në Kosovë në vitin 2008 në muajin korrik. Kosova kishte vetëm pesë muaj që ishte cliruar nga bisha serbe. Ishte një takim që do të ngelet për tërë jetën në kujtesën time, jo vetëm për cfarë preka, pashë dhe dëgjova, të cilat i kam publikuar në media dhe në librat e mi, por sot dua t’i bëj homazh mikut të 20 milionë vizitorëve sipas “Telegrafit” që me pasionin, qetësinë, kulturën dhe profesionalizmin iu shpjegoi trimëritë dhe heroizmin e pashoq të Adem Jasharit dhe të familjes së tij për Lirinë e Kosovës.
Rifat Bejta është një rrëfyes i Lirisë, ai do të ngelet në zemrat tona që e dëgjuam dhe e takuam përgjithmonë.
Po sjellë një fragment nga libri “Refleksione shpirtërore”, botuar në Tiranë në vitin 2010 fragment që i kushtohet rrëfyesit të pashoq Rifat Bejta.
…Pasi vendosëm buqeta me lule, ciceroni Rifat Bejta, një mësues mjat i apasionuar na tregoi me detaje luftën epope të legjendarit Jashari. Ndërkohë në fushat me hektarë të tërë, pronë e Jasharëve nipi i mbetur gjallë nga lufta, koloneli ushtarak korrte grurin me kombajnë, dhe të gjitha të ardhurat nga kjo tokë kalonin për të vobektit.
Kudo qe te hidhje sytë, do të ndesheshe me objekte lufte, oda të mëdhaja miqsh me oxhaqe, por që kishin parë shumë gjak, vrima plumbash, furrë buke që gatuhej për familjen e madhe të Jasharëve, etj…
Lart në kodër në vijë ajrore dukej pika ku kishin qëndruar serbët për të vëzhguar gjithë veprimet heroike të Jasharëve, ndërsa përballë ishte bunkieri ku Adem Jashari ishte fshehur për vite me radhë nga shkjau!
Duke u ngjitur në kështjellën e tyre, brenda ishte dhoma e shpuar nga plumbat, ku më parë mblidheshin komandantët e UCK-ës për organizimin e Luftës kundër serbëve!
Kompleksi “Adem Jashari” është një vend pelegrinazhi për luftën e Kosovës, është një legjendë e gjallë, në një vend me qiell të lirë Kosove.
Në këtë kompleks takuam dhe ushtarakë të KFORIT, si A.Ryon nga Austria i cili ishte tepër krenar që shërbente për Kosovën dhe popullin e saj.
Ngushëllime gjithë familjes së Tij, ngushëllime miqve dhe shokëve të shumtë!
Dritë të pastë shpirti në Paqe!

Lamtumirë Rifat Bejta rrëfyes i pashoq i Lirisë!
Lamtumire mik i Kosovës!
Staten Island, New York
3 Prill, 2019