VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 27 dhjetor 1991 vdiq heroi i mendimit dhe i fjalës ëndrrimtari Petro MARKO… – Nga PËRPARIM KABO

By | December 27, 2017

Komentet

Postfestum: Freskim kujtese – Nga SHABAN MURATI

“Kisha Ortodokse Ruse mbështet popullin serb në qendrimin e tij për çeshtjen e Kosovës. Kosova është qendra shpirtërore e popullit serb dhe e kishës së tij”. -Patriarku Kirill.

“Patriarkati i Moskës ka mbështetur në mënyrë të pandryshueshme qendrimin e Kishës serbe përsa i takon statusit të Kosovës”. -Patriarku Kirill.

“Një përfaqësues i Kishës Ortodokse Ruse njoftoi se Kisha Ruse vazhdon ta shohë Kosovën si tokë e shenjtë serbe”.

unë jam amerika Poezi nga Elida Buçpapaj

unë jam amerika
nga qielli dhe toka ime ngrihen
dhe aterrojnë çdo të mijtën e sekondës
avionët
si shqiponja
me krahë gjigandë
duke e shpuar
tej e përtej
trupin e brishtë
të mjergullës

nga paqsori në atlantik
amerika jam
një sanduiç gjigand McDonaldi
midis dy oqeanëve
për të ngopur
oqeanët e emigrantëve
që po vdesin urie
për liri
për të prehur në paqe
eshtrat e gjyshit tim
që nuk na pa asnjëherë
kur erdhi këtu fëmijë
kur e la nënën e tij
në shtëpizën e zbrazur
ndërtuar me thupra malli
aty buzë Liqenit të Ohrit
e nisi të punojë tek Fordi në Miçigan

unë jam amerika
hyra si zog shtegtar
i kalova të gjitha telat me gjemba
muret e larta si pishat e pyllit
fluturova mbi detra e oqeanë
të frikshëm e të panjohur
që i kisha parë vetëm
në globa si topa llastiku
në harta prej letre dhe atlasë

që të jem amerika
nga hiri u rilinda pafundësisht
s’lashë sakrificë e vuajtje pa provuar
shita shtëpinë
mbeta në mes të rrugëve të egra të botës
gjithçka që kisha e dhashë
i lashë fëmijët thatë
pa asnjë trashëgimi

për tokën e premtuar
pagova trafikantët
e të gjitha ngjyrave
u bëra hiç
u bëra bagëti
nēpër hangarët e kamionëve
hyra nga Alaska
nga Kanadaja,
Meksika,
me pasaportë fallco
lumenjtë i thava
dhe krijova rrugë të pashkelura
as nga indianët
apo kërkuesit e arit
i rash botës rrotull
nga njëri kontinent në tjetrin
sa herë më shporrnin
unë rikthehesha
e cfilitur, e mpakur
humba gjithçka
se më mashtruan
tē gjithë
në fund
mbeta një lypëse e lirisë
e shkela ligjin
si e vetmja mundësi
pēr të arritur tek ty

kur flokët e mija biond
u bënë tela të bardhë
kur prej meje s’mbeti
më asgjë
atēherë nga vuajtja ime
mbiu farë
gruri e guri
gruri për t’u bërë bukë për ëndërrat
e për t’u mbjellë
e ringjallur çdo vit
brez pas brezi
të gjithë të parët e mi
dhe ata që të deshën
por nuk të arritën dot kurrë
megjithë mundin
dhe mundimin e Sizifit
dhe farë guri
për t’u ngulitur
aty rrethuar
nga kaktuset
e shkretëtirës
dhe fëmijët e lirisë

unë jam amerika

eldorado jam

E kam një pyetje për ju shkodranë! Nga Elida Buçpapaj

E kam një pyetje për ju shkodranë!

Shkodra asht qyteti i kulturës, i dritës, i artit dhe kangës!

Asht qytet i artistëve,

ku çdo shkodran dhe shkodrane asht një artist më vete.

Asht qytet i jareve,

i harmonisë

i kalasë të Rozafës,

qyteti ka pranë liqenin nga ku buron Buna,

por mbi të gjitha Shkodra asht shquar për humorin

shkodranët nuk rrinë dot pa qeshun

shkodranët rrinë pa bukë

por jo pa qesh

dhe të qeshunën e kanë ngjitëse si gripi

ia kanë ngjitë të qeshmen tanë Shqipnisë dhe shqiptarëve!

Por tash duket sikur humori shkodran ka marrë arratinë

ose ka dalë në emigracion

dhe ka kriju një mungesë të madhe

se kur nuk qesh Shkodra

e tanë Shqipnia rrin buzavarë!

Shkodra me humorin e vet i ka bo shqiptarët me qeshë edhe në kohë të kjametit,

ka tallë e ia ka ngjeshë diktaturës kur regjimi barbar të fuste në burg për një fjalë goje

e Shkodra i triblonte diktaturës, tallej me te

dhe i çmërziste shqiptarët prej varfërisë e halleve të përditshmërisë,

i çfriksonte edhe prej regjimit të egër.

E tash pse nuk bon humor Shkodra ?

A ka i dhem barku?

Mos thoni se i kanë dekë ata që bajshin humor

se Shkodrës nuk i vdes kurrë humori

e na ka mësu me qeshë prej gjithmonit.

Kjo asht pyetja që deshta me i ba shkodranëve.

Ku jeni pra, me humorin tuaj gjithë spec djegs,

që tallej me ata që e kishin shpallë veten si Zot

e Zotin e kishin kallë flakë.

Shkodra asht toka ku ka le humori

humori anglez duket humor katuni kur krahasohet me humorin shkodran

që i ka mbrenë erëzat dhe lezetin e gjithë botës!

Zgjohu pra Shkodër loce,

se mjesi asht ardhë!

 

 

 

Sot LDK ka festë të madhe: U KTHYE NGA “AZILI POLITIK” LIDERI I SAJ ISA MUSTAFA!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Aq i fortë kishte qenë shkelmimi më të katër këmbet i Hashim Thaqit në Isa Mustafën sa që ky ishte rrexue aq keq sa për disa dite nuk mujti më ardhë  në vehte. Nisi t’i këqësohet gjendja e tij shëndetësore sa qe ju deshtë të shkoj jashte vendit për sherim.

Por sot në Konferencën për media të LDK-së e cila ka nisë të mbahet në çdo xhuma, u dha lajmi shumë i pritur së Lideri i LDK-së Isa Mustafa po këthehet  nga”azili politik”,ku kishte qendru gadi tre muaj.Pritja e Liderit  Isa Mustafa nëAeroportin”Adem Jashari”ishte shumë madhështore,sa qe e gjithë Paria e LDK ishin dalë në pritje.Ishin ba rreshte ne te dy anët e rrugës me lule dhe flamuj te Partisë dhe më përshendëtje dhe brohoritje frenetike i deshiruan kthimin ne atdhe Liderit të tyre te madh Isa Mustafës. Por,edhe gjatë rrugës nga Aeroporti deri në Prishtinë kishin dal me flamuj ne dorë anëtarësia dhe qytetaret për ti shprehë  mireseardhjen .Vertet sot ishte nje festë e madhe për LDK-në,sepse u këthye Lideri i tyre i cili u mungonte aq shumë.U këthye shendosh e mire,sepse siç po thonë “azili politik” i paka ba mirë në shendet.

Të nesërmën në selin e LDK e filloj punën.Pasiqe u njohtue gjanë e gatë për aktivitëtin e LDK-së për atë kohë sa ai mungonte,Isa Mustafa propozoi se tashti duhet të zhvillohet një aktivitet e denjë Partiak për te krijuar strategjinë që edhe këta ta “gjuajnë më shkelma” Hashim Thaqin duke e rrexuar për tokë me qellim qe edhe ai të kërkoj “azil politik” ne ndonje shtet për sherim.

Serbia terrorizon popullsinë shqiptare në Luginën e Preshevës – Nga ROMEO GURAKUQI

Avionet ushtarake te Armates se Serbise vazhdojne te fluturojne shume ulet permbi çatite e shtepive shqiptare ne Luginen e Presheves, duke terrorizuar qytetaret, qe qeveria e po atij vendi ka detyrimin qe t’i mbroje. Mesazhe te shumta te ardhura nga banoret shqiptare te kesaj ane kane kerkuar mbrojtjen e shtetit shqiptar, deputeteve dhe intelektualeve.

Ata kerkojne t’i ofrohet e gjithe perkrahja politike dhe diplomatike, popullsise civile dhe Kryetarit te Komunes se Presheves, zotit Shqiprim Arifi, ne menyre qe mos te ndodhin provokime tilla nga qeveria e Serbise.

Qeveria e Republikes se Shqiperise, e fshehur ne panik ne Kullen e Surrelit, e shmangur nga revolta e njerezve te thjeshte ne strofkullat e sarajeve te grabitura ne Bregdet, eshte perqendruar ne punen hetimore te drejtuar nga kryehetuesi i diktatures, per te burgosur Opoziten shqiptare dhe nuk e ka ne axhende mbrojtjen e vellezerve te nje gjaku, qe jetojne nen terror ne cepin me jugor te Republikes se Serbise.

Mirepo askush nuk pret qe nje qeveri despotike, e korruptuar, ne te gjitha poret e veta, e mbajtur me patericat policore te hetuesve dhe oficereve te diktatures, nje qeveri e cila as ne ditet e veta te para, nuk ka qene asnjehere serioze ne ndertimin e rrugeve te komunikimit modern ne Ballkan, te kryeje detyrat ndaj bashkekombasve te vet te kercenuar nga soldateska e Serbise.

Eshte ne detyren e opinionit publik dhe intelektual te Republikes se Shqiperise dhe te Republikes se Kosoves, Diaspores ne SHBA dhe ne Europe, te perdore te gjitha mjetet ne dispozicion, per te sensibilizuar qeverite demokratike perendimore mbi gjendjen e rende qe po kalon pakica shqiptare ne Serbi.

Une besoj se as shoqeria civile e Republikes se Serbise dhe as parlamentaret mirefille europianiste te atij vendi, nuk mund ta pranojne terrorizimin e programuar ndaj bashkeqytetareve te te njejtit shtet. Por ne mes denimit te heshtur dhe veprimit te njimendte dhe serioz, ka nje te ndare te madhe qe duhet kapercyer, per hir te vlerave demokratike te Ballkanit te shekullit XXI.

ERDOGAN LARG DUART NGA KOSOVA – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

Erdh si në bahçe te babës ne Kosovë pa e pengue askush, bile nuk u pengu as nga vellau i tij qe e ka në Kosovë, dhe si rrufeja i vodhi,i kidnapoj shtetasit e vetë,pa u pengu nag askush,por edhe bile i ndihmuar edhe nga pushtetarët te cilët ia moren fytyrën shtetit.Por tash veq po dihet së kush nga shtetaret tanë ishte i përyier ne këtë përmbytje te turpshme.Nuk kishte dije Hashim Harajdinaj dhe Kadri Veseli,por është shumë besueshme se kush qendron prapa ketij skandali,mediat veq po e citojnë emrin e tij.
Në vend se ti vjenë turp ketij fare Erdoganit dhe te kërkoj falje që u “përzi direkte ne punet e mbrendshme”ne nje shtet sovran,bile më shumë arrogancë,ai si ne stilin e dikatatoreve te Sadam Hysenit,apo te Sllobodan Millosheviqit,nisë të turrët Kosovës,te kritikon Kryeministrin Harajdinaj dhe turpshem e lavderon Hashim Thaqin,me siguri së i ka dalë ne ndihme me varëseit e tij për ta kryer këtë punë te fliqët,bile kërcnon edhe me terheqjen e Ambasades Turke nga Kosova.Ja kjo fytyra e vertet e njeriu qe vinte e delte dikuar nga Kosova si me kone e vetje,bile edhe thoshte pa fije turpi se”Kosova është e Turqis”.
Por ky i gjorë ka harruar se Kosova nuk është e nemur,se Kosova eshtë shtet sovran,së Kosova ka zote shtepije,se eshte vetevehtja,se ne Kosovë zot shtepije janë populli i sajë Shqiptarë,e jo dofare pushtetaresh qe ai luan me ta si te doj e kur te doje.Jo,Jo..birë Anadolli nuk ke te drejtë asnjecentimetër mbi Kosovën,hiq duart nga Kosova.

Hakmarrja arabe – Nga GANI MEMETAJ

Shqiptarët kanë vrarë arabë- sauditë, në emër të Perandorisë Turke. Arabët po ua kthejnë me aleancën serbe dhe me ri islamizim, duke ua errësuar të ardhmen nipave të nizamëve. Hakmarrja arabe mund të jetë e kobshme për shqiptarët.
Turqia si atëherë kur i dërgonte nizamët- shqiptarë me dhunë në shkretëtirat e Saharës të bënin masakre ndaj myslimanëve, si tash kur i rekruton për luftë fetare brenda arabe luan rolin e Pontie Pilatin: s’ka hak as hile.
Shqiptarët mercenarë me tru të shpërlarë prapë dalin vrasës e fajtorë. Le të zgërdhihen si majmunë hoxhallarët që përgatisin nëpër xhamitë e Dardanisë vrasës serik për Siri e Irak.

Primitivizem ballkanik apo skenarë destabilizues? – Nga HYSEN ARAPI

Dje ne nje dite historike per shqiptaret ne Maqedoni, u miratua ligji per perdorimin e gjuhes shqipe. Pa hyre ne hollesite e ligjit, ne se ai i ploteson apo jo te gjitha kerkesat e pritshme per shqiptaret, te ben pershtypje te thelle sjellja prej gangsteri dhe antishqiptari te terbuar te ish kryeministrit dhe ish boksierit Nikolla Gruevski, i cili tentoi dhe nje perplasje fizike me kryetarin e kuvendit Talat Xhaferri.
Me e rende akoma ishte mos reagimi i punonjes ve te sigurise se kuvendit , te cilet qendruan indiferente ne kete situate tejet te rende . Dita e sotme u gdhi me kercenime si nga Presidenti i Maqedonise ashtu dhe me deklarata luftenxitese nga grupe paramilitare maqedone per lufte me shqiptaret. Ne keto kushte vlen te thirret ne vemendje pjekuria, maturia dhe gjakftohtesia e shqiptareve si dhe organizimi dhe marrja e te gjitha masave per tju pergjigjur efektivisht ne kohe cdo lloj provokimi te mundshem te ketyre grupeve me suport te fuqishem politik.
Nga ana tjeter subjektet politike por dhe shteterore, ne Shqiperi e Kosove duhet te angazhohen maksimalisht per te siguruar mbeshtetjen e popullsise shqiptare ne Maqedoni , si nje detyrim kushtetues . Pra eshte koha te mos merremi vetem duke heroizuar Talat Xhaferrin ( siç po ndodh realisht, pasi ai ka bere vetem detyren), por te sigurohen masa preventive per tju pergjigjur me vendosmeri agresionit maqedon ndaj popullsise shqiptare ne Maqedoni, shenjat e te cilit u duken qarte keto 2 ditet e fundit e qe mund te nxiten ne vijimesi nga faktore te medhenj ne te ardhmen te interesuar per destabilizimin e rajonit tone.

HEJ, HEJ SHOKI PRIT KU PO SHKON – Nga BINAK MAXHARRAJ

HEJ, HEJ SHOKI PRITE KU PO SHKON. MOS ZBRIT NE GLLOGJAN SE ATJE NUK KE VEND, ATA NUK TE PRANOJNE MA, SE QE TRI VJET I KE LODHE ‘O NUK E LESHOJ KURRE QAKORRIN. QEBESA PA JA KAJTE N… QATIJ HASHIM THAQIT E QATI MURAT MEHES QE E LUJTEN MEGJEN NUK E LA VEQ MOS U ZATETSHA NE TA. HALA ATA NUK E DINE SE KUSH JAME UNE, UNE BRE JAME RAMBO QE KREJT BOTA KA ME MA PA SHERRIN.’

ATA TE GLLOGJANIT I QUAN FJALE BASHKE ME BABEN E TIJ:

TI NUK GUXON MA ME U KTHYE NE GLLOGJAN, RRI QATJE, SE NUK KE FYTYRE AS FAQE ME ZBRITE POSHTE, RRI QATJE SI KOQAK ,MERRE NJE KUBURE ASO TE GJATE E PALOU ATY PICCRRUK MAS MEGJE E MOS LEJO ASKEND ME E LUAJTE MEGJEN. BILE, NESE BIJNE ASAJDE HASHIM THAQI DHE MURAT MEHA, QKREPJAU…

Viti 1054, kur Shqipërinë e ndanë nga Perëndimi – Nga SHABAN MURATI

Katastrofa jonë më e madhe kombëtare, gjeokulturore dhe gjeopolitike nisi në vitin 1054, kur Kisha Romake u nda në dysh dhe Shqipëria i takoi Bizantit. Njëmijë vjet u deshën për të rinisur rrugën drejt tokës së premtuar, pjesë e së cilës ishte, në Perëndim. Është një rrugëtim, që nuk u zgjidh dot gjatë mbi 100 viteve të shtetit të pavarur të Shqipërisë. Është një kalvar diplomatik, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Tek shqiptarët sot mbisundon kultura e frikës se humbasin vendin e punës – Nga Artan Fuga

Përse nuk kemi të drejta në punë dhe si e çau errësirën e frikës revolta në universitetin e Tiranës!

Përse nuk flasin publikisht, nuk protestojnë, ata punonjës që shohin se paga e tyre behet objekt spekulimesh?

Vetëm pëshpërisin qosheve si një murmurimë pakënaqësie, ankohen në familje, plasin nga marazi, shohin ëndrra të vuajtshme.

Sepse mbisundon kultura e frikës se humbasin vendin e punës. Të marrin për zverku dhe të hedhin në rrugë. Sepse punonjësi nuk ka te drejta ne pune.

Protesta e ndërgjegjshme e profesoratit të Universitetit të Tiranës ka meritën sublime që e çau këtë mur heshtjeje, prandaj merr një sulm të paparë nga ata që do të duhej ta falënderonin këtë akt qytetar.

Tregoi situatën e turpshme të të drejtave të punës.

Ikja e turpshme e një Kryeprokurori… – Nga PËRPARIM KABO

Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që të vepronit kundër atyre gjyqtarëve që në pak vite kishin vënë një pasuri rreth 40 milion euro. Madje ju thashë,…: Bëheni zoti Llalla që të mos e humbisni të drejtën që të shihni në sy fëmijët e tu. Iu drejtova më shumë shqiptarizmës se sa detyrës suaj funksionale. Në fund unë e mbyllja… Pres me durim. Dhe prita. Dhe ja dje ju hytë dhe dolët nga një derë institucionale që do të duhej të ishte dera e nderit, por në fakt rezultoi fatalisht për ju si dera e turpit. Ike Adriatik Llalla si një person që nuk bëtë asgjë kundër krimit dhe korrupisonit… Të kujtohen besoj daljet e tua televizive në emisionet e gazetarit Sokol Balla… Që nga dalja e parë dhe deri te e fundit se si në një digresion pafuqie ju iu larguat premtimeve që i bëtë publikut dhe atdheut se do të ndihmonit për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Ju më shumë penguat sepse në një vend ku krimi është pushtet, pushteti i drejtësisë është ose bashkëpunëtor ose i pafuqishëm. Në një vend ku krimi shkon deri në pushtetin legjislativ ai vend nuk është Republikë Parlamentare, por është Republika e Krimit Parlamentar. Në një vend ku sistemi i drejtësisë është i kapur politikisht, i korruptuar, dhe një sistem i mbyllur kooperativ me qëllim jo dhënien e drejtësisë por xhvatjen e qytetarëve, në atë vend nuk ka Rule of Law dhe shtet i të drejtave të njeriut mungon. Ja pra zoti ishprokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla se çfarë latë pas duke mos vepruar dhe duke bashkëpunuar jo me të drejtën dhe faktorët ndërkombëtar që më shumë se një herë ju kërkuan të vepronit, pritën dhe duruan shumë…Ju ikni tani me turp, i dështuar dhe besoj i gatshëm për tu përballur me drejtësinë sepse ju e dini që edhe mosveprimi ndëshkohet po një soj si veprimi i paligjshëm. Fatkeqësia më e madhe është kur në jetë nga maja shkon në fund, ju e keni këtë fat që e gatuat vetë.! Historia institucionale do të shkruajë…” Ikja e turpshme e një kryeprokurori…
Pkabo 13 shkurt 2018