VOAL

VOAL

21 shtator 2014 – OQEAN EMOCIONESH, NËN SHI E DIELL, ME PAPËN NË TIRANË NDJEKUR NGA SYTË E MBARË BOTËS

September 21, 2020

Komentet

105 vjetori i Kongresit të Lushnjes (21 janar 1920-21 janar 2025)- Nga Bujar Leskaj

Kongresi i Lushnjës, një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, hapi zyrtarisht punimet më 21 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920.
Kryetar i Kongresit ishte Aqif Pashë Elbasani; nënkryetar Sotir Peci, sekretarë: Koço Kota dhe Ferid Vokopola, i cili ishte edhe autor i “Këngës së Kongresit”, të cilën po e përcjell në këtë ditë të parë të përvjetorit të punimeve.
(Për organet e tjera që dolën nga ky kongres, Senatin, Qeverinë, etj, do shkruaj ditët në vijim, 28 dhe 31 janar kur mbylli punimet.)
KENGA E KONGRESIT
.
Shpresa humbi, atdheu ty po të thërret
Të shpëtosh nga kjo natë
Bëhu i zoti në do të rrosh në jetë
Armikut jepi datë.
.
Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell
Shqipëria lidhi besë.
Dëshmoi bota, dëshmuan yjet në qiell
Për ty, o i larti Kongres.
.
Me sa humbet drejtësia
Aq shuhet shpresa jonë
Nuk pushtohet tokë e Kastriotit
Trimërinë e ka zakon.
.
Në të varet shpresë e Kombit Shqiptar
Në statutin tënd të shtrenjtë
Çliro tokat e Shqipërisë sa më parë
Bashko atdheun e shenjtë.
.
Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut
Shkrepëtim të bjerë e flakë
Bëj detyrën që ke kundrejt atdheut,
Mos kurse as shpirt as gjak…

Pse është e pamundur prania e trupave evropiane në Ukrainë?

Disa zyrtarë kanë minimizuar mundësinë që forcat ushtarake evropiane të vendosen si paqeruajtës në Ukrainë. (Foto nga arkivi)

 

Ray Furlong

Inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, mund ta shënojë fillimin e një politike të re të Uashingtonit ndaj Ukrainës, me zotimet për angazhim për një marrëveshje paqeje ose armëpushimi dhe një dëshirë të shprehur qartazi për tërheqje të SHBA-së.

Kjo ka nxitur udhëheqësit evropianë të diskutojnë opsione që më parë cilësoheshin të paimagjinueshme për të garantuar sigurinë e Ukrainës pas luftës, pa përfshirjen e SHBA-së.

Në krye të listës është sugjerimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, për të vendosur forca ushtarake evropiane në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje.

Ky propozim, i parashtruar fillimisht gati një vit më parë, mori një shtysë të re pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Muajin e kaluar, ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, tha se Roma do të ishte e gatshme të bashkohej në një mision të tillë, ndërsa homologu i tij gjerman, Boris Pistorius, tha se Berlini po “përgatitej” dhe po “konsideronte skenarët”.

Por, këta dy shembuj nënvizojnë pengesat e mëdha për arritjen e një misioni të tillë.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se diskutimet e tilla janë të parakohshme.

Duke pasur parasysh pushtimin e Bashkimit Sovjetik — përfshirë Ukrainën — nga Gjermania Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, është gjithashtu e vështirë të imagjinohet që forcat gjermane të vendosen në Ukrainë.

Shefja e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se për aq kohë sa Rusia po bombardon Ukrainën, “nuk kemi asgjë për të diskutuar”.

Natyrisht, ajo nënkuptonte “nuk kemi asgjë për të diskutuar publikisht”. Por, komenti i saj nënvizon një faktor tjetër që mund ta bëjë të pamundur rolin ushtarak evropian: presidenti rus, Vladimir Putin.

“Mendoj se nuk ka absolutisht asnjë tregues që Putini është i interesuar për negociata në këtë moment”, tha Ian Bond, zëvendësdrejtor i Qendrës për Reformën Evropiane. “E dini, Putini mendon se po fiton”.

Detyrë e vështirë

Bond nuk është i vetëm në këtë vlerësim.

Por, Trump duket se nuk pajtohet, pasi kishte deklaruar në një konferencë për shtyp më 7 janar në Mar-a-Lago se ai besonte se mund të arrinte një marrëveshje brenda gjashtë muajve. Por, prapëseprapë, nuk ka asnjë shenjë që Putini do ta pranonte një forcë evropiane.

Nicu Popescu, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, sheh një vështirësi tjetër. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Moska mund ta bllokojë çdo mision paqeruajtës.

“Problemi me misionet tradicionale paqeruajtëse është se ato varen nga vendimet e OKB-së, që do të thotë se Rusia mund ta përdoren veton ose ta përfundojë misionin në çdo moment. Një mision i tillë nuk do të kufizohej vetëm te vendet perëndimore, por do të kishte edhe trupa nga pjesë të tjera të botës”, tha ai.

Popescu, i cili ishte Ministër i Jashtëm i Moldavisë në vitet 2021-2024, tha se udhëheqësit evropianë nuk po diskutojnë për trupa paqeruajtëse.

“Ajo që po diskutohet është një prani ushtarake për ta parandaluar një luftë tjetër. Kjo do të thotë trupa, jo forca paqeruajtës lehtë të armatosura, por trupa të pajisura me aftësi kundërajrore, për siguri kibernetike, për të mbrojtur qytete si Odesa dhe Kievi”, tha ai.

Popescu pranon se kjo është një “detyrë e vështirë” për ushtritë evropiane.

Britania dhe Franca kanë ushtritë më të fuqishme në Evropë, por ato janë të mbingarkuara.

Megjithëse Franca ka një nga ushtritë më të forta të Evropës, ajo është shtrirë nga dislokimet në të gjithë Afrikën. (Foto nga arkivi)

Megjithëse Franca ka një nga ushtritë më të forta të Evropës, ajo është shtrirë nga dislokimet në të gjithë Afrikën. (Foto nga arkivi)

Në Britani, ushtria ka qenë kryesisht e fokusuar në operacione kundër terrorizmit dhe kryengritjeve që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA. Ajo ka kaluar nëpër shkurtime në resurse gjatë dekadës së fundit dhe një raport i fundit parlamentar tha se Britania ishte “e papërgatitur” për të përballuar kërcënimin rus.

Në korrik, kryeministri Keir Starmer njoftoi se strategjia e mbrojtjes do të rishikohej, duke deklaruar se forcat e armatosura të Britanisë ishin “të dobësuara”.

Ushtria franceze ka më shumë personel sesa ajo britanike, por gjithashtu është e mbingarkuar nga dislokimet e gjata luftarake në Afrikë. Ekspertët francezë kanë shprehur dyshime për aftësinë e ushtrisë franceze për një konflikt më intensiv, si ai në Ukrainë.

“Kemi vetëm gjashtë raketahedhës me rreze të gjatë, nuk kemi mjete reale për të luftuar dronët”, vuri në dukje Leo Peria Peigne, nga Instituti Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në nëntor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se garancitë e sigurisë për Kievin për t’i dhënë fund luftës së Rusisë do të ishin efektive vetëm nëse ato i ofron SHBA-ja. Disa mbështetës të idesë për prani ushtarake evropiane thonë se kjo do të ishte e mundur vetëm me ndihmën e SHBA-së në fushat si planifikimi, logjistika dhe inteligjenca.

Kufizimet politike

Krahas këtyre kufizimeve ushtarake janë edhe ato politike. A do të ishin qeveritë evropiane vërtet të gatshme të dërgonin forca të konsiderueshme në Ukrainë, kundër dëshirës së Rusisë dhe pa përfshirjen e SHBA-së në terren?

Ideja mund të jetë shumë e papëlqyeshme për qytetarët evropiane. Sondazhet në Evropën Perëndimore vazhdimisht kanë treguar nivele të ulëta mbështetjeje për idenë e dërgimit të trupave në Ukrainë.

Rreziqet e dërgimit të një force të tillë, edhe në një rol jo luftarak, do të ishin të mëdha. Duhet të vendosen rregulla angazhimi, që përfshijnë udhëzime se si pjesëtarët e kësaj force duhet të përgjigjen nëse qëllohen nga forcat ruse, dhe pasojat politike në rast se ka viktima mund të jenë të mëdha.

Macroni tashmë po përballet me vështirësi të shumta pasi ka humbur shumicën në Asamblenë Kombëtare të Francës. Starmer sapo ka kthyer Partinë Laburiste në pushtet pas 14 vitesh në opozitë. Të dy liderët kanë shumë për të humbur nga një krizë e përgjakshme që përfshin ushtarët e tyre në Ukrainë.

Rol të rëndësishëm luan edhe rreziku nga përshkallëzimi i situatës. Kjo duket të jetë një nga arsyet pse administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Joe Bidenit, e përjashtoi mundësinë e çfarëdo pranie ushtarake në Ukrainë.

Megjithatë, disa analistë argumentojnë se situata në fushëbetejë mund të përkeqësohet aq shumë sa udhëheqësit evropianë të ndihen të detyruar të veprojnë.

“Nëse je Polonia, perspektiva e kolapsit të Ukrainës me miliona refugjatë që kalojnë kufijtë e tu dhe forcat ruse që afrohen deri në kufirin tënd është shumë, shumë më e keqe sesa perspektiva e të bërit më shumë për të mbështetur linjat aktuale të frontit të Ukrainës”, tha Ian Bond.

Por, ai shtoi, “jemi shumë-shumë larg kësaj”.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Doruntina Baftiu

FOTOT+VIDEO/ Joe dhe Jill Biden largohen nga Capitol me helikopter, i përcjellin Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania

Joe Biden kishte sot ditën e fundit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në Kapitol, u bë ndërrimi i pushtetit. Siç e do zakoni, pas betimit të presidentit të ri Trump, çifti presidencial në largim Joe dhe jill Biden u larguan me helikopter.

Ata u përcollën nga presidenti i ri Donald Trump dhe Zonja e Parë e Amerikës, Melanie Trump.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fjalën e tij pas betimit, Donald Trump deklaroi se do ta kthejë Amerikën në prestigjin që asaj i takon, se do të forcojë ushtrinë dhe se do marrë masa kundër emigrimit të paligjshëm.bw

Donald Trumpi, presidenti më i moshuar që merr detyrën- Ja mosha e presidentëve të tjerë në momentin e marrjes së detyrës

VOAL- Më 14 qershor, Donald Trumpi do të festojë ditëlindjen e tij të 79-të. Duke marrë detyrën në moshën 78 vjeç e gati 7 muaj, ai është personi më i vjetër që u bë president në historinë amerikane. Para tij, rekordi i përkiste Joe Biden, i cili në vitin 2021 ishte 78 vjeç e 2 muaj, më i madh se Ronald Reagan (presidenti i mëparshëm më i vjetër) kur doli në pension. RSI

Inaugurimi i Trumpit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trumpi, dhe gruaja e tij, Melania. Uashington, 20 janar 2025.

 

Valona Tela

 

DrejtpërdrejtInaugurimi i Trumpit

 

  • Donald Trump betohet sot si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Këtë post, ai e mbajti edhe nga viti 2017 deri më 2021.
  • Zëvendësi i Trumpit, JD Vance, betohet gjithashtu.

Çka është inaugurimi?

Inaugurimi është ceremonia zyrtare që shënon fundin e mandatit të një presidenti dhe fillimin e mandatit të presidentit pasardhës.

Është pjesa më kulminante e tranzicionit të pushtetit mes dy udhëheqësve.

Ajo përfshin betimin e presidentit të zgjedhur – në këtë rast të Donald Trumpit – që thotë:

“Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Edhe pse Trump i fitoi zgjedhjet në nëntor, ai bëhet zyrtarisht presidenti i 47-të i SHBA-së, pasi t’i thotë këto fjalë.

JD Vance do të betohet gjithashtu, përpara se ta marrë zyrtarisht postin e zëvendëspresidentit.

 

Kush është Donald Trump?

Republikani Donald Trump, 78 vjeç, kthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 kundër demokrates Kamala Harris.

Manjati i pasurive të patundshme shërbeu si president edhe gjatë viteve 2017-2021.

Ai i humbi zgjedhjet e vitit 2020 kundër kandidatit të atëhershëm demokrat, Joe Biden, por refuzoi ta pranonte rezultatin.

Pas një fjalimi në Uashington, më 6 janar, 2021, mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan.

Pesë njerëz humbën jetën në trazira.

Trump lindi në Kuins të Nju Jorkut në vitin 1946 nga nëna Mary Anne MacLeod, skoceze, dhe babai Fred Trump, djalë i imigrantëve gjermanë.

Babai i tij ishte manjat i pasurive të patundshme në Nju Jork dhe Trump iu bashkua biznesit familjar dhe u bë udhëheqës i tij në vitin 1971.

Trump ka tre fëmijë – Donald Jr, Ivanka dhe Eric – me gruan e parë, Ivana; vajzën Tiffany me gruan e dytë, Marla Maples, dhe djalin Barron me gruan aktuale, Melania Trump.

Këtë muaj, Trump u dënua për blerje të heshtjes nga një aktore e pornografisë, përpara zgjedhjeve të vitit 2016, por atij nuk iu shqiptua asnjë dënim.

Ai përballet edhe me tri gjyqe të tjera penale – përfshirë dy për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Trump u mbijetoi dy tentativave për vrasje në vitin 2024.

Një person i armatosur qëlloi drejt tij gjatë një tubimi në Pensilvani në muajin korrik. Trump u plagos në vesh, ndërsa një spektator u vra.

Dy muaj më vonë, një tjetër tentativë e dukshme për vrasjen e tij, në fushën e tij të golfit në Floridë, u pengua nga agjentët e Shërbimit Sekret.

“Zoti ma ka shpëtuar jetën… jo një herë, por dy herë”, tha Trump në një tubim në Nju Jork.

Përshëndetje të gjithëve,

Mirë se vini në mbulimin e drejtpërdrejtë të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Me ju në orët në vazhdim do të jem unë Valona Tela.

Na ndiqni!

Kush do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit?

Todd Prince

Si një politikan jokonvencional, presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shpesh ka anashkaluar normat diplomatike. Prandaj, nuk është befasi që inaugurimi i tij si president po thyen traditën.

Trumpi është presidenti i parë i zgjedhur në mbi një shekull që fton udhëheqësit e huaj në ceremoninë e tij të betimit, sipas mediave amerikane. Historikisht, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë diplomatët e huaj dhe ambasadorët.

“Është e pazakonshme që të ketë një lloj të tillë të pjesëmarrësve [të udhëheqësve] të huaj, sepse inaugurimi shihet si një ngjarje e brendshme politike”, tha Cayce Myers, profesor në Virginia Tech, i cili përqendrohet në takimin e marrëdhënieve me publikun me politikën.

Në mesin e udhëheqësve të huaj të ftuar është kryeministrja konservatore italiane, Giorgia Meloni, dhe presidenti populist i krahut të djathtë argjentinas, Javier Miel. I ftuar është edhe zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng.

Në inaugurimin e Trumpit do të ketë edhe politikanë e biznesmenë nga Kosova.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në këtë ngjarje, sikurse edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli.

Trump “i përdor këto ngjarje të mëdha, sikurse inaugurimi, si një mundësi për të krijuar lidhje dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët”, tha Myers. “Është mënyrë shumë unike për të trajtuar diplomacinë dhe është një mënyrë që i ka rrënjët në biznes”.

Miliarderët e teknologjisë

Të ftuar të tjerë VIP në inaugurim përfshijnë emrat më të mëdhenj në industrinë e teknologjisë të SHBA-së, përfshirë pronarin e X dhe Tesla-s, Elon Musk, themeluesin e Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe atë të kompanisë Amazon, Jeff Bezos. Udhëheqësit e Apple, OpenAI, Uber dhe TikTok raportohet se kanë pranuar ftesa po ashtu.

Disa nga këto kompani kanë bërë donacione në fondin për inaugurimin e Trumpit, i cili ka mbledhur një shifër rekord prej më shumë se 170 milionë dollarësh.

Silicon Valley, qendra për teknologji e SHBA-së, iu përgjigj me kujdes fitores befasuese të Trumpit më 2016. Musk, një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës zgjedhore të vitit 2024 të Trumpit, kishte mbështetur atë vit kundërshtaren e tij, Hillary Clinton.

Udhëheqësit e biznesit të mbledhur në seksionin VIP në inaugurimin e Trumpit më 2017 përfshinin miliarderë nga industria e kazinove e deri tek ajo e financave.

Por ndryshimi i qëndrimit të Silicon Valley nxitet nga dëshira për të pasur një karrige në tavolinë kur të flitet për rregullat dhe tarifat për sektorin e teknologjisë, thanë ekspertët.

Matthew Dallek, profesor i historisë politike në Universitetin George Washington, tha se kompanitë e teknologjisë do të kërkojnë “të shmangin” çdo tarifë të re që potencialisht mund t’i prekë bizneset e tyre.

Dallek tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, prishi raportet me Silicon Vallen, duke e akuzuar kompaninë Amazon për praktika të monopolit, duke kërkuar ndarjen e Google, duke paditur Meta-n, duke e shpërfillur Tesla-n gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë dedikuar makinave elektrike, si dhe duke e luftuar industrinë e kriptovalutave.

“Shumë njerëz në botën e teknologjisë vërtet u mërzitën me përpjekjet e administratës Biden për t’i rregulluar ata dhe për ta kufizuar mënyrën se si veprojnë ata. Ata u ndien se kjo ishte shtypje agresive”, tha Dallek.

“Përveç kësaj, ata ndien se kishte shumë komente negative që u bënë nga Shtëpia e Bardhë. Në vend se të shiheshin si heronj të epokës së re digjitale, ata e kuptuan se ishin sharë nga disa zyrtarë të Bidenit”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar kombit më 15 janar, Biden paralajmëroi se një “oligarki e rrezikshme” e njerëzve të pasur po formohet në Amerikë dhe po përdor pushtetin, që kërcënon demokracinë.

“Jam i shqetësuar lidhur me përqendrimin e rrezikshëm të pushtetit në duart e disa njerëzve të pasur”, tha Biden, pa përmendur emra.

Musk, njeriu më i pasur në botë, besohet se ka ndikim të rëndësishëm në Trumpin.

Presidenti i zgjedhur emëroi Muskun që të mbikëqyr një komision që do të merret me përmirësimin e efikasitetit të Qeverisë, përfshirë shkurtimin e shpenzimeve.

Moti i ftohtë

Që nga viti 1981 inaugurimi është mbajtur në frontin perëndimor të Kapitolit, ku është ndërtuar një platformë për këtë ngjarje, e cila mund t’i akomodojë mbi 1.600 persona.

Në mesin e pjesëmarrësve zakonisht janë presidenti në largim dhe nënpresidenti në larg dhe familjet e tyre; presidenti i zgjedhur dhe nënpresidenti i zgjedhur së bashku me familjet e tyre; ish-presidentët me bashkëshortet e tyre; anëtarë të kabinetit dhe të nominuar; 535 anëtarët e Kongresit; nëntë anëtarët e Gjykatës Supreme; ambasadorët e huaj; pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë; dhe të ftuar të tjerë, përfshirë këshilltarë dhe miq të ngushtë të presidentit në ardhje, por edhe donatorë të mëdhenj dhe të famshëm.

Të famshmit që raportohet se do të marrin pjesë në inaugurimin e Trumpit përfshijnë ish-kampionin e boksit, Mike Tyson, sikurse edhe atletë të tjerë dhe muzikantë.

Disa anëtarë demokratë të Kongresit, përfshirë Nancy Pelosin, një nga figurat më të fuqishme të partisë, është raportuar se nuk do të marrin pjesë në inaugurim.

Persona të tjerë të shquar që nuk do të marrin pjesë në këtë ngjarje përfshijnë edhe ish-zonjën e parë, Michele Obama.

Për shkak të motit të ftohtë, inaugurimi do të mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, për herë të parë që nga viti 1985. Kjo hapësirë zë vetëm afër 600 persona, që do të thotë se të ftuarit VIP nuk do të mund të jenë të pranishëm.

Përveç inaugurimit, edhe disa ngjarje të tjera të rëndësishme do të zhvillohen para dhe pas ceremonisë së betimit, përfshirë edhe një darkë më 19 janar ku do të marrë pjesë Trump dhe gruaja e tij, Melania. Po ashtu do të ketë disa ballo të inaugurimit që do të mbahen mbrëmjen e 20 janarit.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Udha ose rruga e zorshme ose qorre e popujve dhe shtetëve pa adresë dhe histori….!- Nga AGRON SHABANI

Siç e dini edhe vet, janë të shumëta dhe të panumërta sfidat, udhëkryqet dhe vësihtirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të njeriut, popullit, shtetit dhe pushtetit të Kosovës.  E sidomos rruga e gjatë e tranzicionit, konsolidimit dhe integrimëve të ndryshme planetare dhe interplanetare!
Në fillim kanë qenë lufta dhe lotët e femijë (kalamajve) tanë të vegjël nepër kampe të ndryshme refugjatësh të luftës se bashku me ato levizje të tensionuara të atyre gishtërinjëve të tyre të vegjë nepër hartat e ndryshme gjeografike të globit ose kontinetit tonë, për të gjetur ose zbuluar dikund atdheun ose vendlindjen e prindërve të tyre së bashku me vendndodhjen e gjyshit, gjyshës, xhaxhait, dajës ose dikujt tjetër gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Me fjalë tjera, të “korrurat dhe të vjelurat” e jetës së përgjithashme shtetore, nacionale, institucionale dhe politike ,ishin të­ vogla në krahasim me vuajtjet, sakrificat dhe dhëmbjen e madhe që djeg e flet.
Ndaj, në “pejsazhin” ose “mozaikun” e përgjithshëm shqiptar, gëzimi, hareja, kënaqësia ose lumturia, ishin përftim, apo vetëm stisje ose trill çasti ose momenti, sa për t’i bërë ataraksion shpirtit ose inkarnacion vetvëtës sonë subjektive që nuk puçëj ose nuk përkonte fare me objektivitetin ose realitetin.
Jeta ose panorama e zymtë kosovare, pos tjerash të mëson të përbuzësh dhe anashkalosh ciizmin ose injorancën e tjetrit, dhe të merrësh me ekzistencën ose obligimët e përditshme. Rrugë tjetër nuk ka për mendimin tim.
Se këndejmi, qysh të vegjël, apo si femijë, secili ose shumica prej nesh i kemi ndierë dhe përjetuar njëkohësisht disa gjëra ose aspekte të ndryshme në zemrën dhe shpirtin tonë: tmerrin e kohës dhe botës në të­ cilat jetuam, u lindem dhe u rritem (jo sa duhet), skamjen, mjerimin dhe robërinë së bashku me kuptimin ose harenë e jetës në çaste ose momente të caktuara. E sidomos me rastin e çlirimit të Kosovë dhe fitorës historike të UÇK-s dhe forcave të Natos kundër Serbisë kriminale dhe gjakatare.
Mos harroni se sa i tmerrshëm dhe shpeshherë edhe tragjik, është edhe fati i emigrantëve ose azilkërkuesve të shumtë shqiptar ose kosovar gjithandej globit. Në mërgim ose emigracion, njerëzit shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë.  I njoh edhe vet ose personalisht, ato situata. Pastaj vjen kriza e asimilimit ose tjetërsimit….Harresa ose mohimi i gjuhës amtare….E sidomos nga ana e brezit të ri, ose gjeneratës së re. Ndaj, edhe ideja dhe teoria e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare, janë një ide dhe teori atdhetare dhe tepër romantike e patriotike.
Gjithashtu, edhe njohja e gjuhëve të huaja, krahas gjuhës amtare, të jep mundësinë të njihesh dhe komunikosh me botën. Njohja ose mësimi i cdo gjuhë është një dritare e hapur mbi botën.
Kështu është edhe në politikë të lartë ose diplomaci, kulturë, informacion, gazetari, komunikim ose komunikologji….E gjithë filozofia kulturore, informative, gazetareske, publicistike, politike dhe diplomatike, janë një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit….Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori…
 Në relacionet ose distancat e njohura Kosovë-diasporë ose emigracion, shpeshherë shfaqen konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste. E sidomos tek shqiptaret trutrashe dhe shpirteshitur.
Paramendojeni kalvarin ose gologotën time me portalet ose gazetat e ndryshme kosovare, të cilët jo vetëm që nuk i botojnë ose publikojnë shkrimët, vështrimët, studimet ose analizat e mia gazetareske ose publicistike, por shumica absolute e tyre i vjedhin, privojnë ose plagjiaturojnë ato për ngritje ose promovime të ndryshme intelektuale, profesionale dhe të tjera me vlerat dhe pronën time (të huajen) shkencore, intelektuale dhe profesionale për 1OO1 arsye dhe motive te ndryshme, sepse  në Xhunglën e Madhe të atyre ligjëve të pashkruara dhe të pashkelura ne Kosovë,çështjet ose aspektët e palejuara të plagjiaturër, kontrabandës, krimit të organizuar, korrupsionit, prostitucinit dhe stratifikacionit janë tërësisht legale dhe të mbrojtura me ligj dhe polici.
Ndërkaq, shumica e botuesve (editorëve), themeluesve, redaktorëve ose moderatorëve të gazetave ose portaleve kosovar, janë analfabet, demagog, hipokrite dhe mashtrues të rrezikshëm ordiner ose ambulantë.
 Kush mund t’i njoh dhe kuptojë aventurat , kurthat, intrigat dhe dredhitë e personave ose individëve pa turp, pa skrupuj, pa edukate, pa kulturë, pa arsimim (emancipim), si dhe pa kurrfarë historie?! E sidomos kontrabandimin ose perhapjen enorme. marramendëse ose alarmante të spermës ose farës së huaj ( joshqiptare dhe antishqiptare) në gazetarinë (informimin), kulturën, politikën dhe diplomacinë e Kosovës!
Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit kosovar ?, do pyeste dikur shrimtari ose poeti i njohur kosovar.
 Nuk është aspak e lehtë të jetosh ose përballësh me kermat, fosilet ose fekalet e UDB-s, KGB-s, Brezhnjevit, Berias dhe Rankovicit në Kosovë.
Të gjithë sikur jemi të përballur me këto sindrome ose simptome individuale dhe kolektive.
Çdo ditë jetojmë pra me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv…S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.
Në anën tjetër ndërkaq, çëshjet e mesiperme ne fjale, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autenticitetin tonë. Teknologjitë ose “industritë” e rerenave, shpifjeve, manipulimëve, spekulimëve ose luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, agjituese ose propagandistike të gazetave ose portaleve të ndryshme kosovare, na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”! Me besoni.
Është më mirë të jesh i ndrërshem dhe i sinqertë në fahun ose profesionin tënd, se sa të mashtrosh të tjerët dhe vetvetën tëndë me çështjet ose gjërat që nuk i di, nuk i njeh dhe s’ke autorizim ose kompetencë për to.
Tek e fundit, kush je ti, apo kush jam unë me i zgjidhur çështjet ose problemet e globit?!
Ky  ndoshta është një “obligim” ose “privilegj i madh” vetëm për ata që ushqehën dhe freskohen me gjellëra të “Zotërave ose Perëndive të Olimpit”, si dhe me “eliksirin” e Luciferit ose dikujt tjetër.
Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe “gjuhën e Zotërave ose Perëndive” së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve….!?
Ndërkaq, kosovaarët e shkretë dhe tru bosh, as në shqip nuk e kuptojnë njëri tjetrin.
Personalisht mëse tepërmi ndjiejë mallë dhe nostalgji për zërat e kohës dhe gjeneratës time të pafat dhe pa atdhe!
Diaspora e madhe shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të angazhohet ose mobilizohet në mbështetje të luftës çlirimtare dhe interesave supreme të kombit dhe atdheut. Ndërkaq, politikanët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike në Kosovë dhe Shqipëri, sipas bindjes ose mendimit tim, kanë bërë shumë pak për diasporen ose emigracionin e madh shqiptar jashtë atdheut.
U mor vesh së, ne do vdesim një ditë pa fjalët dhe mendimet e njohura shkencore dhe humaniste që nuk u thanë dhe s’u shkruan kurrë si duhet dhe siç janë në të vërtetë.
Në të kundërten, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora,  humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë. E sidomos në kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci.
Heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t’i shmangur ose injoruar ato.
Ndaj,”mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj…Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) mëse shumëti…Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni)
Mos insistoni kurrë për t’i sharë, paragjykuar, demonizuar ose satanizuar ata ose ato që luftojnë ose angazhohen për axhenda, narrativa ose formula të moderuara fetare, kulturore, politike, nacionale, patriotike dhe të tjera.
E dij se nuk është aspak e lehtë të jetosh dhe veprosh nën sundimin, diktatin, monopolin ose mbretërine absolute të atyre “zotërave” ose ‘perëndive të pakurorëzuar’ të tokës, detit dhe qiellit …E sidomos atëherë kur prehën fatët dhe tabelat e ligjëve së bashku me gjeografinë ose “gjeometrinë e stisur” të varrit ose natës së fundit mbi tokë.
Aty dhe atëherë pra, kur shtrihet qafa e atyre jokurrizore, përposhtë të së cilës, prehën ose këputën  kokat e mençura, krenare dhe kryengritëse të kombit dhe atdheut.
Se këndejmi, “hekuri ndryshket ose pëson korrezion nga mospërdorimi i tij, uji e humbë kthjelltësinë dhe pastërtinë e tij prej moslevizjes ose vendqëndrimit, letra thahët në mungesë të lapsit dhe ngjyrave…kështu është edhe me mosveprimin ose pasavitetin e njeriut, i cili me pasivitetin e tij mendorë, fizik ose organik i thanë ose i tretë energjinë e trurit, enërgjinë e trupit dhe enërgjinë e shpirtit. ( Leonardo Da Vinçi)
” Njeri i fortë është ai i cili është gjithëmonë në gjendje të ndërpresë komunikimin iracional ose negativë në mes mendjes (trurit), ndjenjave, emocioneve dhe shpirtit.” tha dikur Napoleon Bonaparta.
Nga persona ose individ të ndryshëm stupid, nebuloz, mediokrit, analfabet, anonimus ose njerëz pa histori, si dhe pa kurrfarë dinjitetit, digniteti dhe identiteli intelektual, profesional dhe intelegjent: Nepër portale gazetash, agjensi lajmësh të ndryshme në Kosovë dhe diasporë, pos tjerash, të bien në sy edhe orvajtjet ose tendencat tashmë të njohura konspirative, dekonspirative, hipokrite, retrograde, infantile, patologjike, reaksionare dhe anakronike mbi përdhosjen, njollosjen, denimgrimin, demonizimin, satanizimin, linçimin dhe skizmatizimin e skajshëm të figurave ose personalitetëve të njohura lapidare, monumentale dhe emblematike të Kosovës dhe Shqipërisës!!! Nuk po ua ceku emrat.
Bëhet fjalë mbi persona ose individ të ndryshëm me intelegjencë të ulët, gjegjësisht me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, organike, psikosociale dhe të tjera, të mbrojtur ose privuar nga karantenat, izolimet, hospitalizimet, anamnezat, analizat ose ekzaminimët e preferuara defektologjike ose psikopatalogjike në klinikat ose spitalet e specializuara dhe kompetenre. Dhe, kjo pa u hyrë lek as pullë në xhep.
U mor vesh së mungesë shteti dhe lirie shtetrore dhe nacionale për shumë shekuj dhe dekada: Një pjese të konsiderueshme të popullit; lidershipit dhe personave ose individëve stupid, nebuloz, mediokrit, skizofren, oligofren, dogmatik, demagog, hipokrit, paranojak, maniak, violent, infantil dhe patologjik në Kosovë, sikur iu mungojnë besimi dhe njohuritë elementare ose themelore mbi luftën çlirimtare, heroike dhe patriotike të UÇK-s; si dhe mbi Dr. Rugovën etj…: Prandaj, edhe nuk i besojnë  as lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, dhe ngarendin ose vrapojnë pas një “lirie tjetër” që nuk bartë emrin, nënshkrimin ose protokolin e UÇK-së dhe shqiptarëve.
Ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve. “Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër”. (Stefan Zweig)
Kosovës dhe shqiptarëve iu duhen (nevojitën) politikan, diplomat ose kryediplomat të ngritur, të pakorruptuar, të pashantazhuar, intelektual, profesional, intelegjent etj. Politikan ose diplomat të lindur dhe shkolluar, për të ngritur dhe krijuar vlera, parime, atribute, prerogative, postulime dhe narrativa komplementare, suplementare ose superlative në domenin (kontekstin) e njohur shkencor, profesional dhe humanist.
E mbi të gjithat politikan ose diplomat (kryediplomat) që lexojnë, kuptojnë, transcendetojnë, navigojnë, penetrojnë, interferojnë, koperojnë, koniuktojnë, dhe reflektojnë në skenën, jetën, botën, kohën, hapësirën, ambientin, natyrën dhe karakterin e komplikuar të marëdhënive ose raportëve të sotme ndërkombtare.
S’do mend se narrativa ose komponenta e empatisë së njohur ndaj dikujt, sipas psikologjisë politike, në radhë të parë ka të bëjë me aftësinë (zgjuarësinë) ose intelegjencën e njohur shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, për t’i njohur, detektuar (deshifruar), kuptuar dhe pranuar ndjenjat, emocionet ose sentimentët e personave (individëve), grupeve, komunitetëve ose etnitetëve të posaçme në diversitete të ndryshme, rivalitet ose polaritet. Dhe, mbi të gjithat, ndarjen, dallimin ose klasifikimin e ndjenjave ose sentimentëve të njohura shpirtërore ose emocionale nga ndjenjat, përjetimet, përceptimet dhe anticipimet e njohura racionale, koshiente (logjike), shkencore ose humaniste.
Sipas Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, jeta është qef, lezet ose komedi për ata që jetojnë, qeverisin, krijojnë ose mendojnë, dhe tragjedi për ata që ndjejnë ose përjetojnë: Ndaj, sipas maksimës ose formulës së njohur qeverisësë, shkencore ose metodologjike: Të dish ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia, krijesa dhe ekzistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe!
Në të kundërten, ideologjia e importuar shtetrore, nacionale dhe politike sipas Theodor Adornos,  Herbert Marcuzes, Erich Formmit dhe Max Horkheimerit, është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike, e cila për Adornon, Marcusen dhe Horkheimerin, “është tërësi false” ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e mbështetur ose bazuar në mohim e çdo vlere ushtarake (luftarake), çlirimtare, heroike, patriotike, shtetrore, nacionale, historike ose gjeorafike për gjithëka ose për asgjë.
Arsyeja e kontraditore e kësaj “formule” kujtoj se qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim partiak, qeveritar ose ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë impulsit të kundërt të veprimit ose reagimit që përmban ideologjia dhe kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), çlirimtare, patrotike, historike, materialiste, idealiste, dialektike etj.
Është pra teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër kundërshtare, antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar dge imponuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike. Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë “bërë shoshë” ose hi e pluhur në politikën dhe diplomacinë shqiptare, e sidomos në atë kosovare. Sidomos atëherë kur merren vendime, gjykime ose aksione të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!
E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një “dialektike” identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës dhe sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, kalohet ne transferimin, ose bartjen, redukrtimin dhe monopolizimin e edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë dhe diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik me intelegjencë të ulët, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale dhe të tjera. Ndaj, edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, vazhdimisht përkthehen në kategori sociale ose societale.
 Ndonëse, përmes shtresave ose kategorive me të larta intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, do duhet të bëhej pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe i aspiratve ose interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera të një shteti dhe populli (kombi) të tërë.  Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, stupid, nebuloz, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës, të cilët “vëjnë dorën në brez ose revole”, apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, demonizojnë dhe censurojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe miemrin e ndonjë kulturologu ose intelektuali të lartë shkencor, kulturor, politik ose diplomatik.
U morr vesh se Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e  ndryshme shtetrore, nacionale, parlamentare, politike ose ushtarake (luftarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake. Por, Kosovës vazhdimisht i kanë munguar diplomatët ose politikanët e kualifikuar, të mençur, intelektual, profesional dhe intelegjent që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s etj.
Detyra, narrativa ose misioni kryesor i politikanit, kryediplomatit (es) ose diplomatit kosovar, do duhej të pretendonte, konsistonte ose insistonte në mbrojtjen, afirmimin, ndërkombtarizimin,  empatinë, simpatinë dhe respektin e përjetshëm ndaj vlerave, heronjve, deshmorëve, akterëve dhe protagonistëve të njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Respektivisht, në lartësimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare dhe patriotike në kuptim më të gjerë shtetror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në të njëjtën kohë nga varësia dhe aleanca saj me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit. Kjo nuk ndodhë, sepse disa nga akteret ose protagonistët e njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur për shkaqe të ndryshme objektive dhe subjektive.
U mor vesh se narrativa, misioni ose detyra e një intektuali kulturor, politik ose diplomatik, apo kritiku dhe legjeruesi celebral dhe dialektik të kulturës shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike, ushtarake (luftarake), historike, çlirimtare ose ptriotike, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit, patriotizmit ose heroizmit tè njohur ushtarak (luftarak) nga administrimi dhe kauzaliteti i njohur shtetror, nacional, historik dhe politik, të kulturës shtetrore, nacionale dhe politike nga qytetërimi i lartë evroperëndimor etj. Jo, por misioni, detyra ose narrativa e tij, me tepër do duhej të konsistojnë në formulën ose racionalizmin e njohur shkencor, kritik dhe metodologjik- ndaj radikalitetit tè dyshimtë të një “kulture” ose “ideologjie” të lartësuar ose glorifikuar tej mase, në përbërjen e sè cilës premtimi i saj për liri, drejtësi, barazi dhe pavarësi të plotë të Kosovës, mund të ishte realizuar me mjete ose instrumente të tjera politike ose diplomatik të X personit ose Y individit.
Ndonëse, koncepti, nocioni ose definicioni i njohur mbi demokracinë, origjinën ose etimologjinë e tij e ka nga fjalët e njohura greke: demos (populli) dhe krotos (pushteti)….Pushteti i popullit pra.
Kosova është shtet i pavarur, sovran, integral, parlamentar dhe demokratik. Në Kosovë ka vend ose hapësira të mjaftueshme për të gjithë. Edhe për  poziten dhe opoziten  e atjeshme fraxhile, poroze, inkompakte dhe heterogjene.
Komploti, shantazhi, bojkoti ose sabotazhi, nuk i bëjnë mirë askujt. As pozitës dhe as opozitës qeveritare, parlamentare ose politike në Kosovë. Një nga pasojat që ka mospjesemarrja, bojkoti ose abstenimi në politikë është ajo se ti përfundon i sunduar ose qeverisur nga inferiorët, mediokritët dhe injorantët. ” ( Platoni në “Apologjinë e Sokratit” )
Thëniet e mprehëta, mendimet e thella ose narrativa e njohur shkencore, humaniste, intelektuale dhe intelegjente, nuk ofendojnë dhe s’provokojnë askënd, por provojnë dhe vërtetojnë shumëçka ose gjithëçka. E sidomos në raport me epilogun e përgjithëshëm dhe përfundimtar të dialogut maratonik me Serbinë-nën kujdestarinë e UE-së, SHBA-së etj. Brroçkulla.
Ndaj edhe edukata, kultura, emancipimi, durimi, qëndrimi, rezonansa, performansa, profesionalizmi, intelegjenca ose intelektualizmi i preferuar politik ose diplomatik, të duken një amfiteatër ose audiencë e lartë intelektuale, politike ose diplomatike në raport me paranojen, dyshimin, skepticizmin, cinizmin, injorancën ose prepotencën e dikujt tjetër.
Njerëzit, respektivisht liderët, politikanët ose diplomatët e kualifikuar, profesional, intektual dhe intelegjent, nuk janë fluska ose substanca kimike. Dhe, aq me pak një rreth i mbyllur vicioz ose biocenoz, por një elipsë ose sintezë e njohur intelegjente ose homo sapiente me dy tre pole të ndryshme, në të cilët në njërin ekzistojnë faktët, realitetët ose deshmitë, në tjetrin idetë, konceptët, narrativat e ndryshme, idealet, vizionet dhe teoritë, dhe në tjetrin çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, logjike, organike, gjenetike, gjenealogjike, kognitive, epistemologjike, gneseologjike, antropologjike, antropohistorike, antropogjeografike, antropokulturore etj.
Në instancë të fundit, shquarja, identifikimi, artikulimi dhe celebrimi i aspiratave dhe interesave të njohura shtetrore dhe nacionale së bashku me postulimin dhe universalizimin (globalizimin) e vlerave, resursëve dhe parimëve: Kjo është politika dhe diplomacia e kualifikuar, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehentive, intelektuale, profesionale dhe intelegjente.
Ndryshe nga kjo, e ashtuquajtura edukata dhe kultura shtetrore, nacionale ose institucionale të kuptuara, akceptuara ose perceptuara si e drejtë ekskluzive ose eksplicite e X personit ose Y individit të caktuar institicional, funksional ose politik pënormë dhe profit, e jo si vlerë, parim, postulim (postulat), detyrim ose obligim i lartë moral, ligjor, profesional, institucional dhe konstitucional: Patjetër çojnë (shpiejnë) në konceptët ose definicionet e njohura borxheze, skllavopronare, fedualiste, absolutiste, autoritare ose totalitariste mbi njeriun, popullin, proletariatin ose elektoratin e përgjithëshem si servis, apo si vegla ose instrumente të thjeshta manuale, mekanike, akustike ose kakofonike në shërbim të personit ose individit, si në rendët ose sistemët e pandryshuara natyrore, ordinare, mesjetare, primitive ose arkaike.
Duke menduar në kolizionin, përplasjen ose konfliktin e vazhdueshëm ose sistematik në mes ideve, teorive, konceptëve, idealeve dhe vizionëve të njohura shkencore ose humaniste mbi njeriun, popullin (kombin), dhtetin, pushtetin dhe shoqërinë moderne ose bashkohore, dhe ideve, konceptëve ose teorive tribale, ataviste, klanore, nepotiste, farefisnore, provincialiste, folkloristike, romantike, retrograde, reaksionare ose anakronike.
Ushtarët, komandantët, politikanët ose liderët e paditur, cinik, injorant, prepotent, mediokrit, stupid, nebuloz, malicioz, jointelegjent, inkomprehensiv, inkontemplativ, komplotist dhe dinastik, gjithëmonë i fajsojnë miqtë, aleatët, situatat e ndryshme normative,  çizmet, kostumet dhe armët e tyre, për fajin e mungesës së kurajos, guximit, moralit, kondicionit, intelegjencës, përvojes, profesionalizmit, apo trurit, trupit (organizmit), duarve dhe këmbëve të tyre. ( Preludi i një proverbe të njohur romake)
Sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar paditurinë, nebulozën, mediokritetin, skizofreninë dhe hipokrizinë së bashku me vetminë e madhe, si dhe vetveten e tyre në to.
Sidoqoftë, njerëzit normal dhe racional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e luftës speciale ose psikologjike, apo, terrorit të tyre agjitues ose propagandistik -kundër të tjerëve që nuk mendojnë si ata.  E sidomos atëherë kur ka tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit kritik në një institucion ose instancë të lartë morale dhe kompetente që e bën të pamundur përthithjen, abslutizmin, monopolizimin dhe postulimin e tyre si vlerë shkëmbimi-përmes kyçjes, involvimit ose inkuadrimit të “njerëzve të fortë” të parapolitikës, apo shtetit të thellë ose dubiozë në çështjet ose aspektët e ndërlikuara, komplekse, ose shkencore dhe humaniste.
Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca ose tentativa të ndryshme meskine, retrograde, infantile dhe patologjikë, për të prezantuar ose interpretuar lirinë (çlirimin), drejtësinë, barazinë, shtetin, pushtetin, sovranitetin, integritetin ose pavarësinë e Kosovës si “gjetje”(zbulim) dhe meritë eksluzive ose eksplicite të personit ose individit, i cili të mbushë vrerë, trishtim, zhgenjim dhe pezmatim të thellë skeletor dhe gjentik me pamjen ose portretin e tij të brendshëm dhe të jashtëm.
Filozofët thonë se shumë pak njerëz janë të bekuar ose përzgjedhur nga Zoti dhe natyra për bukurinë, forcën (fuqinë), intelegjencën ose mençurinë e tyre, por të gjithë duan të duken të bukur, të pushtetshëm, të zgjedhur (votuar), të mençur, të famshëm, të pasur dhe të fortë.
Kujtoj se kjo mëse tepërmi ose mëse shpeshti ndodhë në shtetët ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë agjituese ose propagandistike”… Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, premisa dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos aty (në Kosovë) ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike, sociale, ekonomike etj.
Një proverbë e njohur greke thotë se:”Në majat e Olimpit ose Parteonit (Panteonit) nuk është kurrë zhurmë as tollovi”!
Le të hapen, shpalosën dhe bëhen publike dosiet, zapisnicat e ndryshme të bashkëpunëtorëve, spiunëve dhe kolaboratorëve shqipfolës të UDB-s, dhe te shohin e reflektojne te gjithë….)))
 Mëqe nga latinishtja termi ose fjala”volere”  donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual,  profesional ose intelegjent për t’i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, dilomatike dhe të tjera: Atëherë del që sipas konceptëve ose definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike, sekularizimi dhe singularizimi i mendimit politik, e kanë sjellur ose shkaktuar ndarjen (divorcin) e shtetit, pushtetit dhe politikës nga postulatët ose postulimët e ndryshme religjioze (teologjike), absolutiste, kameraliste,  borxheze, skllavopronare ose feudaliste.

Jufkat e Dashurisë që shuajnë mallin për traditën

Jetmira Delia-Kaci

Njihet si Dashuria e jufkave. Dhe pikërisht dashuria për këtë produkt – makarona të prodhuara në mënyrë artizanale – e ka bërë atë një grua të suksesshme.

Dashurie Zerja nga fshati Grevë i Dibrës – qytet në lindje të Shqipërisë – tregon se ka mësuar se si përgatiten jufkat që në moshë të vogël.

Dashurie Zerja, gruaja që përgatit ushqimin tradicional prej brumit, jufka.

Dashurie Zerja, gruaja që përgatit ushqimin tradicional prej brumit, jufka.

“Bëj jufka që 12 vjeçe”

“Kam qenë 12 vjeçe kur më vdiq nëna. Dy motrat e mëdha ishin të martuara. Dikush duhej të kujdesej për gatimin për babanë dhe dy vëllezërit”, nis rrëfimin Dashuria.

“Gjyshja më mori pranë vetes dhe më mësoi se si të bëhej brumi e si t’i përgatisja jufkat. Në njëfarë mënyre, ky ishte ushqimi kryesor në sofrat tona. Dhe, që në atë kohë, nuk iu ndava kurrë gatimit të jufkave”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Procesi i përgatitjes së jufkave

Procesi i përgatitjes së jufkave

Për Dashurinë, është një punë e vështirë, që do forcë në krahë për ta bërë brumin ashtu siç duhet.

Brumi bëhet me miell, vezë dhe qumësht, e më pas duhet të pushojë për disa orë i mbështjellë me qese.

Pasi që të bëhet peta, shpjegon Dashuria, ajo pritet në fije me thikë dhe në fund hapet nëpër çarçafë të bardhë, përzihet derisa të thahet mirë dhe paketohet.

Jufkat nuk mungojnë kurrë në një sofër dibrane dhe janë pjata më e mirë për të nderuar mikun.

Dashuria e nisi përgatitjen e tyre si nevojë, pasi mori rolin e nënës në shtëpi, por ngjashëm nisi edhe tregtimin e tyre shumë vite më vonë – për të siguruar më shumë të ardhura për familjen e saj.

Nënë e tre fëmijëve me rezultate të shkëlqyera në shkollë, Dashuria vendosi që me jufka të siguronte edhe shkollimin e tyre në universitet.

Jufkat si dhe produkte të tjera të ekspozuara.

Jufkat si dhe produkte të tjera të ekspozuara.

Nga tradita te biznesi

“Me ndihmën e vjehrrës sime nisa të gatuaj jufka për t’i tregtuar, jo për t’i konsumuar në familje. Duhej më shumë punë dhe mund, por e pashë si mundësi të mirë për të nxjerrë të ardhura që fëmijët t’i kryenin studimet e larta. Isha e vendosur për të bërë gjithçka për të shkolluar fëmijët”, thotë 53-vjeçarja.

Kështu, gjashtë vjet më parë, ajo nisi punën në punishten e saj të prodhimit të jufkave.

Bujtina e Jufkave

Bujtina e Jufkave

Shumë shpejt nisën edhe porositë nga banorët e zonës, por edhe jashtë saj.

Dashuria tregon se, për shkak se kërkesat për jufkat e saj u rritën shumë, futi në punishte edhe makineri, por nga ato të vjetrat që janë përdorur në zonën e Dibrës në të shkuarën, e jo moderne.

Thotë se ka zgjedhur kështu për të ruajtur sa më shumë traditën dhe që jufkat e saj “ta shuajnë mallin e jufkave që kanë bërë gjyshet apo nënat tona”.

Por, krahas jufkave, në punishte shtoi edhe të tjera zahire që përgatisin çdo dimër gratë e zonës. Nisi të tregtojë edhe trahana, turshi, reçele të ndryshme.

Dashuria thotë se produktet e dyqanit të saj, shpërndahen në të gjithë Shqipërinë, por se arrijnë edhe në SHBA dhe Australi.

Ish-ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, në punishten e Dashurie Zerjës.

Ish-ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, në punishten e Dashurie Zerjës.

Bujtina mes fshatrave që po braktisen

“Pasi vura re se kërkesat ishin gjithnjë e në rritje, diskutuam në familje dhe e pamë të arsyeshme të kishim bujtinën tonë. Djali i madh studion për inxhinieri dhe ndihmoi me ndërtimin, duke ruajtur traditën dibrane”, tregon Dashuria.

“Në bujtinën tonë gjen edhe dhomën e burrave, edhe dhomën e grave, ashtu siç kanë qenë dikur me oxhak, sofër, shtroje me lëkurë qengji e gjithçka tjetër. Por, kjo nuk do të thotë se i ndajmë burrat nga gratë, por i kemi risjellë sepse shumë njerëz kanë nostalgji për odat dibrane”, thotë ajo.

Jufka me mish pule, pjata tradicionale e Dibrës.

Jufka me mish pule, pjata tradicionale e Dibrës.

Bujtina e saj pret e përcjell çdo ditë turistë vendas e të huaj.

Thotë se turistët e huaj vijnë thuajse nga të gjitha vendet e botës, por më shumë nga Gjermania, Polonia dhe Çekia.

Gatimet tradicionale të zonës janë ato që u bëjnë përshtypje për shijen dhe historinë e tyre, sipas Dashurisë.

Një shujtë mëngjesi në Bujtinën e Jufkave.

Një shujtë mëngjesi në Bujtinën e Jufkave.

Ajo thotë se ndien keqardhje që fshatrat po braktisen.

Këtë e ndien edhe derisa përpiqet të sigurojë lëndën e parë për produktet që i duhen për bujtinën dhe dyqanin.

“Është shumë e vështirë ta sigurosh lëndën e parë, produktet bio – qoftë bujqësore, apo blegtorale. Kjo, sepse fshatrat po braktisen për fat të keq. Njerëzit nuk duan të merren më me bujqësi dhe blegtori”, thotë Dashuria.

Dashuria ka punësuar në bujtinën dhe dyqanin e saj gjashtë gra të zonës si dhe katër të rinj, përveç pesë anëtarëve të familjes së saj.

Ajo është e kënaqur që djali i saj i vogël, Albi, studion për menaxhim agrobiznesi dhe është e bindur se do të vijojë traditën familjare.

Dashuria shpreson që edhe gra të tjera dibrane ta ndjekin shembullin e saj, ndërsa të rinjtë të mos i braktisin fshatrat, por të shkollohen dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.

The Economist: Dhjetë prirjet e biznesit për vitin 2025 dhe parashikimet për 15 industri!

Një përmbledhje për botën nga The Economist Intelligence Unit

1.Ulja e inflacionit nxit bankat qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale të Amerikës, që të ulin edhe më shumë normat e interesit dhe i shtyn konsumatorët që të shpenzojnë.

2.Shpenzimet për Teknologjinë e Informacionit janë rritur në 3.6 trilionë dollarë për shkak se kompanitë po përdorin Inteligjencën Artificiale. Rreth 30% e kompanive të mëdha amerikane investojnë 10 milionë dollarë ose më shumë në Inteligjencën Artificiale, nga 16% në vitin 2024.

3.Për sa u përket shqetësimeve të plakjes, rreth 12% e njerëzve në botë janë mbi 65 vjeç. Megjithatë, vetëm 10% e PBB-së globale shkon për kujdesin shëndetësor.

4.Qeveritë po ndjekin programe ekologjike. Po rritet përdorimi i energjisë elektrike, edhe pse karburantet fosile ende furnizojnë mbi katër të pestat e nevojave për energji.

5.Automjetet elektrike janë fitimprurëse për prodhuesit e makinave. Shitjet e tyre janë rritur me një të katërtën. Por mungesa e larmisë i shkurajon shumë blerës.

6.Linjat ajrore premtojnë të ulin emetimet e karbonit, ndërsa po blejnë avionë të rinj. Udhëtimet ndërkombëtare arritën në 1.6 miliardë këtë vit dhe turizmi është përgjegjës për 5-8% të të gjithë gazrave serë të lëshuara në atmosferë.

7.Tregjet e banesave kanë shqetësuar politikanët dhe rregullatorët. Çmimet e shtëpive janë përgjithësisht të larta, pavarësisht krizës së tregut kinez të banesave.

8.Politikat ekologjike kanë çuar në rritjen e çmimeve globale të metaleve me 7.5%. Është rritur kërkesa për çdo gjë, nga bateritë e makinave, te kabllot.

9.Falë synimeve mjedisore të qeverive, janë rritur shpenzimet e infrastrukturës në mbarë botën. Investimi fiks bruto ka arritur në pothuajse 28 trilionë dollarë, sa një e katërta e PBB-së globale.

10.Edhe transportuesit e mallrave duhet të ndjekin prirjet ekologjike: 40% e emetimeve të tyre janë shënjestruar nga sistemi i tregtisë së emetimeve i BE-së.

PBB-dhe-tregtia-1164

Edhe sikur në vitin 2025 nuk do të ketë konflikte të reja të mëdha, tensionet gjeopolitike do të rëndojnë mbi ekonominë globale. PBB-ja botërore do të rritet me vetëm 2.5%.

Ekonomitë europiane do të forcohen, por tregjet në zhvillim do të ngecin për shkak të pengesave tregtare, ndryshimeve klimatike dhe pengesave teknologjike.

Inflacioni dhe normat e interesit do të bien, por borxhi i lartë publik dhe buxhetet e mbrojtjes do të kufizojnë hapësirën e qeverive për të shpenzuar.

Tregu automobilistik

Pas ngecjes në vitin 2024, shitjet globale të makinave të reja do të rriten me 2% në vitin 2025. Shitjet e kamionëve të rinj do të përshpejtohen, duke u rritur me 4% falë modernizimit të infrastrukturës në tregjet në zhvillim.

Automjetet elektrike do të jenë shkëndija e vetme e tregut të makinave, duke u rritur me pothuajse një të katërtën. Për shkak të mungesës së larmisë dhe çmimeve të larta, blerësit po parapëlqejnë modelet pa prizë.

Do të vazhdojnë përpjekjet për të ulur emetimet e automjeteve, edhe pse janë të pakëndshme. Deri në vitin 2025, Norvegjia synon t’i bëjë të gjitha makinat e reja të llojit që nuk lëshojnë emetime.

Do të ishte vendi i parë që do ta bënte këtë, megjithëse në këtë synim nuk përfshihen furgonët. Australia, një vend që është vonuar në uljen e emetimeve, më në fund do të paraqesë standardet e efikasitetit të karburantit. Por edhe BE-ja ka pasur vonesa në zbatimin e standardeve të saj “Euro 7” deri në vitin 2028.

Megjithatë, makinat që punojnë me benzinë dhe naftë do të pakësohen ndjeshëm. Më shumë qytete do të vendosin zona me emetime zero. Stokholmi është qyteti i parë që ka ndaluar qarkullimin e automjeteve që lëshojnë sasi të mëdha gazrash me lëndë djegëse fosile në qendrën e qytetit.

Kina do të kapërcejë ambiciet e veta për energjinë elektrike, duke qenë përgjegjëse për gjysmën e shitjeve në botë. Prodhuesit e saj të automjeteve elektrike do të fitojnë edhe më tepër terren:

BYD, prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike, synon të shesë 1 milion automjete jashtë Kinës, me ndihmën e fabrikave të reja në Brazil dhe Hungari. Kompania vietnameze VinFast do të shënjestrojë Indinë dhe Indonezinë.

Firmat perëndimore do të kundërpërgjigjen. Kompanitë Volkswagen dhe Tesla do të zhvillojnë versione më të lira plug-in. Por pengesat tarifore ndaj Kinës do të ndërlikojnë planet e makinave ekologjike.

Ndërsa zinxhirët e furnizimit po ndahen, prodhuesit e makinave do të ndërtojnë fabrika të reja për prodhimin e çipave dhe baterive për automjetet elektrike.

Mbrojtja

Luftërat në Ukrainë, Liban dhe Gaza, do të rrisin kërkesën për armë, por shpenzimet e mbrojtjes do të shpërndahen në mënyrë të pabarabartë. Amerika, shpenzuesi më i madh, do të rrisë buxhetin ushtarak me 4%, duke arritur në 884 miliardë dollarë. Kina, shpenzuesi i dytë më i madh, do të rrisë shpenzimet edhe më shpejt.

NATO do të debatojë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 2.5% të PBB-së, edhe pse ndërkohë, një në tre anëtarë nuk e ka arritur ende synimin e tanishëm prej 2%.

Aleanca do të hartojë një strategji të gjerë për t’iu kundërvënë Rusisë dhe do t’i japë Ukrainës 43 miliardë dollarë për të luftuar. Por Gjermania planifikon të përgjysmojë shpenzimet e saj për Ukrainën, për të kursyer para.

E shqetësuar se zotimi i Amerikës ndaj NATO-s do të zbehet, BE-ja do të rrisë prodhimin e predhave. Ndërkohë, pjesa më e madhe e pajisjeve ruse të epokës sovjetike, do të jenë të padobishme diku nga mesi i vitit 2025. Amerika do të mbështesë Izraelin, pavarësisht disa dyshimeve në vend.

Marina e Kinës do të vazhdojë përleshjet në ujërat aziatike, tashmë e pajisur me nëndetëse të reja me naftë. Filipinet do të përgjigjen duke rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Australia do të rrisë numrin e trupave ushtarake duke u ofruar banorëve të huaj shtetësi për regjistrim në ushtri. Japonia do të bëjë gati dronë të rinj dhe Amerika do të përgatisë raketën e saj hipersonike, që fluturon me shpejtësi 6,115 km/h.

ÇFARË DUHET PASUR PARASYSH: Tensionet globale mund të rriten, por forcat ajrore të Amerikës do të ndalojnë përdorimin e 250 avionëve të vjetër në vitin 2025, duke mbetur me më pak se 5,000 avionë. Do të përdoren modele të reja, si avioni stealth F-35, nëse defektet e tij mund të rregullohen.

Energjia

Konsumi i energjisë do të rritet me 2% duke arritur një rekord prej 14.5 trilionë tonë naftë në vitin 2025. Lëndët djegëse fosile do të sigurojnë mbi 80% të energjisë, duke rritur emetimet e karbonit me 1.7 herë që nga nivelet e vitit 1990.

Përdorimi i qymyrit do të pakësohet në Europë dhe në Amerikën e Veriut, por India dhe Rusia do të vazhdojnë përdorimin në masë. Konsumi i qymyrit në Kinë do t’i afrohet kulmit.

Cmimi-Brent-i-naftes-bruto-1164

Do të digjet edhe më shumë naftë. Shtetet e grupit OPEC+ do të vazhdojnë të ulin prodhimin e naftës për të mbajtur çmimet e treguesit Brent në rreth 77 dollarë për fuçi në vitin 2025, megjithëse do të rritet prodhimi i naftës jashtë vendeve të grupit OPEC (kryesisht nga Amerika). BE-ja do të vazhdojë të shkëputet nga nafta ruse, pasi Republika Çeke do të marrë furnizime nga Italia me tubacion.

Vendet baltike do të shkëputen nga rrjeti elektrik i Rusisë, por gazi rus do të vazhdojë të rrjedhë në Europë, kryesisht përmes Bullgarisë.

Energjia e gjelbër do të lulëzojë. Burimet e ripërtëritshme (përfshirë hidrocentralet) do të përbëjnë 14% të furnizimit global. Era dhe dielli do të mundësojnë një të gjashtën e të gjithë energjisë elektrike.

Në qytetin indian Gujarat, do të ndërtohet një fermë e madhe diellore që do të furnizojë 4% të energjisë së Indisë.

Zambia do të ndërtojë dhjetëra minirrjete diellore për t’u shërbyer fshatrave periferike. Teksasi do të fillojë ndërtimin e impiantit të parë gjeotermik të lidhur me rrjetin. Kina, India, Koreja e Jugut dhe Turqia do të ndezin reaktorët bërthamorë (pa karbon), duke e çuar totalin global në 447.

ÇFARË DUHET PASUR PARASYSH: Kina do të tejkalojë një synim mbarëkombëtar për të prodhuar më shumë se 200,000 tonë hidrogjen të gjelbër.

Mongolia e Brendshme dhe Gansu, dy rajone në veri dhe veriperëndim të vendit, do të shumëfishojnë prodhimin sepse do të nevojiten tubacione të reja për të transportuar karburantin në lindjen e populluar të Kinës.

Shërbimet financiare

Bankat do të lobojnë te rregullatorët në vitin 2025. Bankat amerikane, të kujdesshme ndaj rënies së normave të interesit, do t’i bëjnë ballë trysnisë për të rritur rezervat e kapitalit.

Kjo mund të nxisë protesta nga rivalët e tyre në BE, por bankat e Azisë do të jenë më të sigurta. Rregullatorët do të ndjekin me shqetësim kreditë për pronat komerciale, duke pasur parasysh rritjen e punës në distancë dhe asaj hibride.

Kreditë bankare globale do të rriten me 7%, duke arritur në 112 trilionë dollarë.

Ndryshimet klimatike do të dëmtojnë fitimet e kompanive të sigurimit. Megjithatë, Swiss Re, një kompani e madhe sigurimi, parashikon se industria do të rritet me shpejtësi, konkretisht ajo e sigurimit të jetës do të arrijë në 3.1 trilionë dollarë dhe sigurimet e llojit tjetër do të arrijnë në 4.8 trilionë dollarë. Rregullat për mjedisin do të shtrëngohen në shumë shtete. Kompanitë e BE-së do të nxjerrin raportet e para të qëndrueshmërisë.

Paraja e thatë nuk është më mbret: bota do të ketë 2 miliardë karta krediti, por vetëm 3 milionë bankomate në vitin 2025. Do të vazhdojë dixhitalizimi:

Filipinet do të lejojnë banka të reja dixhitale. Banka BBVA e Spanjës do të hapë një degë në Gjermani. Brazili do të vazhdojë me monedhën dixhitale të bankës qendrore.

BE-ja do të vendosë nëse do të prodhojë një euro dixhitale. Dollari amerikan do të vazhdojë të mbizotërojë tregjet monetare, duke sfiduar përpjekjet e Kinës për të zgjeruar përdorimin e huaj të monedhës së saj juan.

ÇFARË DUHET PASUR PARASYSH: Pavarësisht Brexit, LCH-ja në Londër ende përpunon rreth 95% të këmbimeve të normave të interesit që kryhen në euro dhe pjesën më të madhe të atyre që kryhen në dollarë. BE-ja do të donte që investitorët të kalonin te rivalët si Eurex i Gjermanisë. Por kjo është ende e vështirë.

Ushqimi dhe bujqësia

Shumica e mallrave ushqimore do të bëhen më të lira në vitin 2025 me rritjen e furnizimeve. Treguesi i ushqimeve dhe pijeve i EIU-së do të bjerë 25% nën kulmin e vitit 2022.

Pijet dhe sheqeri do të kenë rënien më të madhe të çmimeve, ndërsa çmimet e farave vajore dhe të drithërave, do të mbeten më të qëndrueshme.

Rryma klimatike La Niña do të dëmtojë të korrat në Amerikë dhe do të ndihmojë ato në Azi. Prodhimi i grurit do të rimëkëmbet pavarësisht krizës në Ukrainë, e cila është një prodhues kryesor.

India do të lehtësojë kufizimet e eksporteve të orizit me rënien e çmimeve globale. Edhe çmimet e kakaos, të cilat janë rritur gjatë dy viteve të fundit, do të ulen me një të katërtën, duke kënaqur adhuruesit e çokollatës.

Cmimet-globale-te-ushqimeve-1164

Prodhuesit e vajit të palmës dhe tregjet e kafesë do të kenë një vit shtesë për t’u përgatitur për rregullat e shpyllëzimit të BE-së, ashtu siç prodhuesit amerikanë të pijeve po shtyjnë për më vonë rregullat për përdorimin e plastikës. Por rregullat e reja të BE-së do të nxisin kompostimin e ushqimit dhe riciklimin e plastikës.

Kina do të vendosë kufizime mbi aditivët ushqimorë, ndërsa Japonia për paketimin e ushqimit. Britania do të rrisë stimujt financiarë për bujqësinë e qëndrueshme.

Por financimi për një plan global të biodiversitetit, nuk do të arrijë të bëhet realitet. Do të përhapen më tepër taksat për duhanin, alkoolin, yndyrën dhe sheqerin. Gjermania madje mund të vendosë një të tillë për mishin.

Konsumatorët në të gjithë globin do të shpenzojnë 11.5 trilionë dollarë për ushqim, gati 6% më shumë se në vitin 2024. Ata do të hanë më shumë peshk dhe mish, pavarësisht rritjes së shitjeve të ushqimeve vegane.

Por edhe ndërsa shitjet e ushqimit rriten, fitimet e kompanive ushqimore do të bien. Unilever do të shkurtojë 7500 vende pune dhe Danone do të ndryshojë strategjinë.

Kujdesi shëndetësor

Sistemet e kujdesit shëndetësor do të tendosen edhe më tepër në vitin 2025 pasi popullsia po plaket dhe stafi mungon. Gati 12% e popullsisë së botës do të jetë mbi moshën 65 vjeç.

Megjithatë, vetëm 10% e PBB-së globale do të shpenzohet për shëndetin, nga 11% gjatë pandemisë Covid-19. Shpenzimet në mbarë botën do të arrijnë në 11 trilionë dollarë, gati gjysma e tyre në Amerikë.

Shpenzimet e detyrueshme do të tejkalojnë ato vullnetare, ndërsa vendet zgjerojnë sigurimin e shëndetit publik. Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i detyrojnë emigrantët të paguajnë sigurime.

Kina do të punojë për të përmirësuar spitalet dhe klinikat e saj publike. Megjithatë, synimi i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për të shtrirë kujdesin shëndetësor universal në 1 miliard më shumë njerëz në mbarë botën nuk do të arrihet dot.

Planet e Nigerisë për një sistem universal do të lëkunden.

Qeveria e Indisë nuk do të arrijë synimin e shpenzimeve në shëndetësi. Amerika do të debatojë për koston e subvencioneve të sistemit shëndetësor Obamacare, ndërsa ai po skadon.

OBSH-ja do të nisë planin e saj katërvjeçar, duke u përqendruar në ndryshimin e klimës. Ndërsa po shtohen vdekjet nga moti i skajshëm, qeveritë do të investojnë në sisteme paralajmërimi.

Prodhuesit e makinave në Amerikë do të shtojnë alarme për ngrohjen e makinave. Alarmi për sëmundjet infektive do t’i shtyjë qeveritë të nënshkruajnë një traktat mbi pandeminë, që është vonuar. Numri i barnave të obezitetit do të rritet ndërsa Kina dhe India po prodhojnë versione më të lira.

Kompania Novo Nordisk do të investojë në trajtimet e zemrës. Me shfaqjen e terapive të shtrenjta, shitjet e përgjithshme të barnave do të rriten në 1.7 trilionë dollarë.

ÇFARË DUHET PASUR PARASYSH: Vaksinat do të shtohen në vitin 2025. Firma Bavaria Nordic do të prodhojë 10 milionë vaksina kundër lisë.

Shkencëtarët do të vënë në provë një vaksinë kundër gripit të shpendëve dhe një vaksinë gjithëpërfshirëse për koronaviruset. Mund të fillojë edhe përdorimi i vaksinave kundër kancerit.

Infrastruktura

Politikat ekologjike do të nxisin ndërtimet në vitin 2025. Investimet fikse bruto do të rriten me 6%, duke arritur në 28 trilionë dollarë (rreth 25% e PBB-së botërore). Gati një e pesta do të investohen në Amerikë, ku subvencionet e administratës Biden do të nxisin shpenzimet. Europa dhe Kina do të investojnë shumë në infrastrukturën e gjelbër dhe rrjetet dixhitale.

Paratë do të vijnë nga qeveritë, fondet e pensioneve dhe fondet e pasurisë sovrane, si dhe nga kompanitë private. Shumë do të ofrohen për energjinë e ripërtëritshme.

Kjo nga ana tjetër do të mbështesë dixhitalizimin, megjithëse rritja e qendrave të të dhënave do të tendosë rrjetet e energjisë. Rrjetet e telekomunikacionit 5G gjithashtu do të zgjerohen në mënyrë të përshkallëzuar.

Infrastruktura e transportit do të bëhet ekologjike më me vonesë. Në Europë do të lulëzojnë hekurudhat, me ndërtimin e një treni nate nga Brukseli në Venecia dhe nisje të reja nga Amsterdami. Europa Lindore, e varur shumë nga avionët, do të përfitojë nga një lidhje e drejtpërdrejtë hekurudhore Budapest-Beograd.

India do të ndërtojë rrugë të reja, duke shtuar rreth 13,000 km në vit deri në mars 2026. Kina do të zgjerojë portet në Afrikë dhe do të hapë një të ri në Peru, duke mbështetur rrugët tregtare dhe fuqinë e saj ushtarake.

ÇFARË DUHET PASUR PARASYSH: Problemet e ndërtimit. Luftërat dhe sabotimet në internet do të kërcënojnë planet e infrastrukturës në vitin 2025.

Pasojat nga lufta Gaza-Izrael do të rrezikojnë termocentralet dhe kanalin e Suezit. OKB-ja do të nxisë një traktat për krimin kibernetik, pasi rreziqet po shumëfishohen. Në vitin 2025 do të ndodhin qindra miliona sulme kibernetike mbi infrastrukturën jetike.

Teknologjia e Informacionit

Mania për Inteligjencën Artificiale do të rrisë shpenzimet për Teknologjinë e Informacionit, duke u rritur me 8%, në 3.6 trilionë dollarë në vitin 2025, megjithëse jo aq shpejt sa gjatë pandemisë në vitin 2021, kur u rrit me 14%.

Do të shtohen investimet dhe të ardhurat në qendrat e të dhënave ndërsa më shumë kompani përpiqen të shfrytëzojnë ChatGPT dhe modele të tjera të Inteligjencës Artificiale.

Në Amerikë, rreth 30% e bizneseve do të investojnë 10 milionë dollarë ose më shumë në Inteligjencën Artificiale, nga 16% në vitin 2024. Apple do të paraqesë Apple Intelligence, për përdoruesit e celularëve iPhone.

Disa nga manitë e investimeve mund të jenë thjesht të çmendura. Gartner, një firmë këshillimore, parashikon se 30% e projekteve të Inteligjencës Artificiale nuk do të kalojnë fazën e “provës” për shkak të kostove të frikshme dhe fitimeve të pasigurta. Edhe skemat nuk do të justifikojnë gjithmonë zhurmën.

Rregullatorët ndërkohë po këqyrin projektet e reja. Në vitin 2025, do të hyjnë në fuqi disa pjesë të Aktit të Inteligjencës Artificiale të BE-së. Bashkimi Afrikan do të përpiqet të krijojë një strategji të përbashkët të Inteligjencës Artificiale.

Do të ndizen rivalitetet për prodhimin e çipave. Kompania Nvidia, mbreti i Inteligjencës Artificiale, do të garojë me rivalët si Arm dhe Google. Qeveritë do të luftojnë për të tërhequr prodhimin e çipave në vendet e tyre, për të mbrojtur zinxhirët e furnizimit. Kompania tajvaneze TSMC shpreson të hapë fabrikën e saj të parë në Amerikë. Kompania amerikane Micron do të prodhojë çipat e parë në Indi.

ÇFARË DUHET PASUR PARASYSH: Viti 2025 do të jetë Viti Ndërkombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë Kuantike i OKB-së, duke shënuar një shekull që nga lindja e kësaj fushe.

Kompjuterët kuantikë mund të kryejnë operacione disa miliona herë më shpejt se makinat e sotme. Por rruga drejt përdorimit të gjerë të tyre do të jetë e ngadaltë.

PO SIKUR?

Shqetësimet se teknologjia do t’ua marrë vendet e punës njerëzve janë ringjallur me Inteligjencën Artificiale.

Deri tani, frika ka qenë e tepruar. Papunësia globale është e ulët. Në Amerikë, shkarkimet nga puna për shkak të Inteligjencës Artificiale në vitin deri në gusht 2024, arritën në vetëm 7,126, ose sa 1% e totalit, sipas firmës Challenger, Grey & Christmas.

Megjithatë, kompanitë thonë se shkurtimet e vendeve të punës po shtohen. Po sikur Inteligjenca Artificiale të shkaktojë një valë humbjesh pune?

Disa role me aftësi të ulëta, si agjentët e shërbimit ndaj klientit, mund të eliminohen. Klarna, një firmë financiare-teknologjike, thotë se asistenti i saj i ri dixhital mund të bëjë punën e 700 njerëzve. Punëtorët e aftë në fusha si financat dhe kodimi, mund të bëhen më produktivë me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

Profesionistët krijues si artistët e dublimit mund të përdorin zërat sintetikë, ndërsa në mediat sociale mund të përdoren avatarët dixhitalë. Nëse Inteligjenca Artificiale rrit produktivitetin e punëtorëve, të rinjtë mund ta kenë më të vështirë gjetjen e një vendi pune.

Njerëzit duhet të shpresojnë që Inteligjenca Artificiale të krijojë më shumë punë sesa të shkatërrojë.

Media dhe argëtimi

Do të ketë më pak evente të mëdha sportive. Viti 2025 do të jetë më pak emocionues për reklamuesit sesa viti 2024. Rritja e shpenzimeve globale të reklamave do të ngadalësohet në vitin 2025 në rreth 4%, sipas gjigantit të reklamave Dentsu. Shitjet e reklamave dixhitale do të rriten me ritmin më të ngadaltë që nga viti 2020.

Reklamuesit do t’u drejtohen mjeteve të tjera dixhitale. Mediat sociale, që janë vendimtare për reklamuesit, do të tërheqin vëmendjen e rregullatorëve. Ligjvënësit amerikanë do të vazhdojnë të luftojnë me TikTok-un e Kinës.

Malajzia do të bëjë që platforma të mëdha teknologjike të aplikojnë për licenca, duke shqetësuar avokatët e fjalës së lirë.

Televizioni kabllor do të jetë në grahmat e vdekjes. Në vitin 2025, 72% e të gjitha familjeve amerikane do ta kenë “prerë” kordonin e televizionit kabllor.

Zhdukja e tij është përshpejtuar për shkak të shfaqjes së reklamave në platformat e transmetimit online si Amazon Prime dhe Hulu. Zhdukja e kabllorit do të vuloset me humbjen e ekskluzivitetit për transmetimin e ndeshjeve të drejtpërdrejta të sportit.

Nga viti 2025, Amazon do të mbajë të drejtat për lojërat e Shoqatës Kombëtare të Basketbollit, për 11 vjet. Shfaqjet javore të World Wrestling Entertainment do të shkojnë në Netflix.

Transmetuesit online po dëmtojnë edhe kinemanë. Në vitin 2025, të ardhurat e kinemasë nuk do të rimëkëmben në nivelet para pandemike: Firma këshillimore PwC parashikon se ato do të arrijnë në 41 miliardë dollarë. Të ardhurat e kinemasë mund të shtohen falë filmave të rinj të shumëpritur si “Avatar 3” dhe seria e tetë e “Mission Impossible”, që u vonuan nga grevat e Hollivudit.

ÇFARË DUHET PASUR PARASYSH: Disney ka pasur beteja ligjore në Indi. Por nëse rregullatorët pajtohen, ëndrrat e kompanisë do të realizohen në vitin 2025 kur krahu i saj indian të bashkohet me biznesin e transmetimit Reliance Industries, një gjigant vendas. Kompania e re do të ketë 750 milionë shikues indianë.

Metalet dhe minierat

Politikat ekologjike dhe ndërtimi do të rrisin çmimet e metaleve në vitin 2025, edhe pse çmimi i mallrave të tjera industriale do të bjerë. Treguesi i metaleve bazë të EIU-së do të rritet me 7.5%, duke arritur kulmin e vitit 2022.

Kërkesa për kabllo elektrike dhe bateri do të rrisë çmimet e bakrit. Investimet në infrastrukturë do të rrisin çmimet e çelikut, hekurit dhe aluminit dhe zinkut.

Do të rritet edhe kërkesa për kallaj, falë konsumit të elektronikës. Do të rritet gjithashtu kërkesa për ar, një strehë e sigurt në kohë të pasigurta dhe diamantet do të rifitojnë shkëlqimin e tyre.

Cmimet-e-metaleve-1164

Metalet e tjera nuk do të jenë kaq popullore. Kërkesa për nikel, kobalt dhe litium do të rritet ngadalë, ndërsa shitjet e automjeteve elektrike do të dobësohen dhe prodhuesit e makinave do të provojnë lloje të reja baterish. Çmimet e plumbit do të rriten me vështirësi, ndërsa ato të platinit dhe paladiumit do të bien.

Kompanitë minerare do t’i mbajnë investimet e qëndrueshme. Qeveritë e Amerikës Latine dhe Afrikës do të tërheqin më shumë investitorë. Ekuadori do të ofrojë leje minerare dhe kontrata për litiumin. Kontrolli i Kinës mbi mineralet e rralla të tokës do të nxisë një kërkim për alternativa, duke përfshirë nën det.

ÇFARË DUHET PASUR PARASYSH: Eksplorimi i Arktikut do të marrë një kuptim të ri në vitin 2025, pasi Norvegjia do të nxjerrë në ankand për minierat disa pjesë të shtratit të saj verior të detit.

Investitorët po kërkojnë bakër, nikel dhe mangan. Norvegjia thotë se shtrati i detit mund të minohet në mënyrë të qëndrueshme. Protestuesit do të kundërshtojnë zhurmshëm.

Pronat

Rënia e normave të interesit do të forcojë tregjet e pronave në vitin 2025, megjithëse qendrat e qyteteve do të mbeten më të qeta se përpara pandemisë.

Dhënia me qira e zyrave do të rritet pasi më shumë punëdhënës po kërkojnë që të takohen me stafin disa ditë në javë. Dhënia me qira e magazinave do të bjerë pasi po ulet blerja e shitjeve me pakicë në internet.

Qytetet turistike do të jenë plot gjallëri, por ndërtimi i hoteleve do të jetë i ngadaltë, me përjashtim të Gjirit Persik dhe Indisë.

Hipotekat do të bëhen më të lira, por çmimet e banesave dhe qirave do të mbeten të papërballueshme për shumë njerëz. Qeveritë do të nxisin më shumë ndërtime, veçanërisht në Europë.

Britania ka në plan të sigurojë 1.5 milionë shtëpi të reja. Ndërtimi do të rimëkëmbet edhe në Holandë, ndërkohë që edhe tregu i shkatërruar i banesave në Spanjë duket se do të ndryshojë drejtim. Me më shumë banesa, numri mesatar i njerëzve për familje, do të ulet në 2.4 në Europë dhe 3.3 në mbarë botën.

Rregullatorët e bankave europiane do të analizojnë tregun e banesave për shenja të shfaqjes së flluskave. Në Kinë, çmimet e banesave do të bien me 4%, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të qetësuar këtë sektor të trazuar.

Vlerat e zyrave do të bien në Amerikë, ndërsa kreditë e këqija rriten. Globalisht do të maturohen 2.1 trilionë dollarë kredi për pasuri të paluajtshme, tre të katërtat e tyre në Amerikë. Në BE, shumë ndërtesa më të vjetra do të duhet të riparohen, ose do të bëhen asete të bllokuara.

Shitjet me pakicë

Vëllimet globale të shitjeve me pakicë do të zgjerohen me më shumë se 2% në vitin 2025 nga një vit më parë, më i shpejti që nga viti 2021, falë ngadalësimit të inflacionit në vendet e pasura.

Normat e ngritura të interesit dhe borxhet e kartave të kreditit do të pengojnë shpenzimet, duke tkurrur shumë rrjete dyqanesh:

Family Dollar, një zinxhir amerikan i blerjeve me ulje, do të mbyllë më shumë se 300 pika. Edhe blerësit e mundshëm të shtëpive do të shkurajohen nga çmimet e larta.

Pengesat e tjera do të jenë rregullatore. Ligjvënësit amerikanë do të mbrojnë bizneset vendase duke goditur shitësit online kinezë me kosto të ulët, si Shein dhe Temu.

Një tjetër kompani kineze, TikTok, planifikon të zgjerojë funksionin në Europë, edhe pse e ardhmja e saj në Amerikë është në rrezik. Blerjet online në Amerikën e Veriut përbëjnë rreth 18% të të gjitha shitjeve, më e lartë se mesatarja globale.

Gjelbërimi i tregtisë do të shtojë burokracinë. Ligjvënësit francezë do të kërkojnë të ndalojnë reklamat e modës së shpejtë për të frenuar emetimet e karbonit. Për të nxitur ripërdorimin dhe riciklimin, BE-ja do t’i detyrojë bizneset të ndajnë veshjet dhe këpucët e përdorura, nga sendet e tjera.

Ekologjizmi do të nxisë më shumë blerës të rinj të blejnë rroba të përdorura: ThredUp, një platformë rishitëse, thotë se rrobat e përdorura do të zënë rreth 10% të tregut të modës deri në vitin 2025.

Transporti dhe logjistika

Në vitin 2025, tensionet në Lindjen e Mesme do të pengojnë trafikun detar përmes Kanalit të Suezit, lidhja më e shkurtër midis Azisë dhe Europës.

Kompanitë e transportit do të vazhdojnë të ndryshojnë rrugën e anijeve rreth Kepit Good Hope, duke zgjatur udhëtimet dhe duke privuar Egjiptin nga qindra miliona dollarë të ardhura. Mund të ketë më shumë vonesa nga grevat e punëtorëve të pakënaqur.

Udhetimet-nderkombetare-turistike-1164

Edhe transportuesit pritet të kalojnë kohë të vështira. Nga viti 2025, ata do të duhet të paguajnë për ndotjen që shkaktojnë. Sistemi i tregtisë së emetimeve i BE-së mbulon 40% të emetimeve të tyre dhe kjo do të rritet në 100% deri në vitin 2027.

Rregullatorët e BE-së do të shtrëngojnë gjithashtu rregullat që lejojnë tregtinë pa tarifa për mallra me vlerë të ulët. Kjo do të rëndojë mbi tregtinë ndërkufitare.

Industria e kamionëve përballet gjithashtu me një rrugë me pengesa. Kushtet e rënda të punës po e bëjnë të vështirë zëvendësimin e shoferëve të moshuar. Vetëm Australia ka dhjetëra mijë vende të paplotësuara, me mungesa që do të zgjasin deri në vitin 2025 dhe më tej.

ÇFARË DUHET PASUR PARASYSH: Kina dëshiron të shndërrojë Hainan, në Detin e Kinës Jugore, në një qendër tregtare. Ishulli tropikal planifikon të vendosë një regjim doganor të tregtisë së lirë deri në vitin 2025, për të rritur importet për prodhim.

Por gara me Hong Kongun do të jetë e vështirë. Në vitin 2023, Hong Kongu trajtoi mbi 14 milionë kontejnerë, kundrejt më pak se 2 milionë që kaluan në Hainan.

PO SIKUR?

Kina mbizotëron në furnizimet e mineraleve kritike, duke përfshirë metalet e përdorura për gjysmëpërçuesit, bateritë dhe teknologjitë e gjelbra. Në vitin 2022 ajo mundësoi 67% të produkteve të litiumit, 73% të kobaltit dhe 95% të manganit. Po sikur Kina të ndalë eksportet e mineraleve kritike? Ajo mund ta bëjë këtë për të shmangur mungesat e brendshme, ose për të luftuar një betejë kokë më kokë me Perëndimin.

Në vitin 2023, duke reaguar ndaj kufizimeve perëndimore për eksportet e gjysmëpërçuesve, Kina vendosi kontrolle mbi eksportet e grafitit (të nevojshëm për bateritë e litiumit), germaniumit dhe galiumit (të dy të rëndësishme për elektronikën). Çmimet u dyfishuan, duke penguar prodhimin e çipave.

Në vitin 2024, kontrollet e antimonit (të rëndësishme për armët) gjithashtu shkaktuan rritjen e çmimeve. Masat e mëtejshme mund të pengojnë prodhimin ekologjik.

Kufizimet mund të prekin mineralet që vendet perëndimore i gjykojnë si jetike. Udhëheqësit perëndimorë po përgjigjen, duke ofruar subvencione dhe leje të shpejta për miniera dhe impiante.

Vendet e pasura me burime si Brazili do të dalin me përfitime. Kompani si Tesla po investojnë në përpunimin e lëndëve të para, por jo mjaftueshëm shpejt: zëvendësimi i furnizimeve kineze do të kërkonte vite.

Telekomunikacioni

Ndërsa teknologjitë e vjetra celulare humbasin popullaritetin, abonimet 5G do të rriten me më shumë se 25%, duke arritur në 2.8 miliardë në vitin 2025, sipas llogaritjeve të Ericsson, një kompani e madhe telekomunikacioni.

Celularët 5G do të përbëjnë tre të katërtat e shitjeve, duke rritur dërgesat e smartfonëve me 2%, sipas shoqërisë kërkimore IDC.

Megjithatë, mbulimi 5G ka qenë i ngadaltë. Vetëm kohët e fundit ka arritur më shumë se 50% të abonentëve në Amerikën e Veriut.

Ndërkohë Pakistani, me vështirësi ekonomike dhe politike do të përfundojë ankandin e spektrit 5G në vitin 2025. Afrika mbetet mbrapa, me më pak se një të tretën e vendeve që kanë nisur shërbimet 5G.

Përparimi në shërbimin e internetit fiks do të jetë i ngadaltë. Mungesa e këmbimit valutor dhe rreziku i vjedhjes së infrastrukturës së telekomunikacionit do të shkaktojnë që Nigeria të mos arrijë synimin e saj ambicioz për të mundësuar internet për 70% të qytetarëve të saj deri në vitin 2025. Ndërkohë, vetëm 81% e popullsisë së Indisë do të ketë qasje në internet.

Lidhja ndërkombëtare varet kryesisht nga kabllot nënujore, të cilat rrezikohen nga konfliktet. Qeveritë po përgjigjen. Në vitin 2025, qeveria franceze do të blejë biznesin e kabllove nënujore të Nokia-s. Vietnami planifikon të shtojë deri në katër kabllo deri në vitin 2025, duke kërkuar të trefishojë lidhjet ndërkombëtare deri në vitin 2030.

Në vitin 2025, mund të vijë më shumë ndihmë për përdoruesit e uebit nga kompani si OneWeb dhe StarLink i Elon Musk, të cilat mundësojnë shërbime interneti nëpërmjet satelitëve.

Udhëtimi dhe turizmi

Udhëtimet turistike do të arrijnë një nivel të ri prej 1.6 miliardë në vitin 2025, duke rritur ekonomitë, por edhe duke bezdisur banorët vendas. Turizmi i jashtëm i Kinës, më në fund do të kapërcejë nivelet para pandemike. Tajlanda do të përfitojë nga lirimi i kërkesave për viza, po ashtu edhe Indonezia.

Kina do të lehtësojë rregullat për udhëtarët. Por dashuria e turistëve për blerjet jashtë shtetit, do të bjerë. Pjesa e Azisë në shpenzimet e turizmit do të arrijë 37%, në të njëjtin nivel me atë të Europës.

Megjithatë, Europa do të jetë destinacioni për më shumë se gjysmën e udhëtimeve ndërkombëtare. Protestat kundër turizmit në masë do të vazhdojnë. Qytetet e mbushura me njerëz do të kufizojnë qiratë afatshkurtra.

BE-ja do të rrisë mbikëqyrjen duke kërkuar që turistët nga më shumë se 60 shtete, përfshirë Britaninë dhe Amerikën, të paguajnë 7 dollarë për një “heqje vize”.

Ndërsa Norvegjia kufizon uljet e avionëve në Svalbard, vizitat në Arktik do të bëhen më të vështira. Por disa pjesë të Lindjes së Mesme dhe Afrikës do të mirëpresin më shumë udhëtarë, pasi Arabia Saudite dhe Zambia po investojnë në hotele.

Nga BE-ja në Zelandën e Re, udhëtimet “ekologjike” do të jenë në modë. Më shumë linja ajrore do t’i bashkohen paktit Corsia për uljen e emetimeve.

Por industria globale e turizmit do të jetë ende përgjegjëse për 5-8% të gazrave serë. Kompania kineze Comac do të reklamojë aeroplanin e saj C919, duke marrë pjesë tregu nga Airbus dhe Boeing.

ÇFARË DUHET PASUR PARASYSH: Në vitin 2025, numri i indianëve që udhëtojnë jashtë vendit do të rritet me 17%, duke arritur në 29 milionë, sa një e pesta e totalit të Kinës, por me rritje më të shpejtë.

Shumë do të vizitojnë Lindjen e Mesme dhe Amerikën, por rreth 70% do të qarkullojnë në Azi falë heqjes së vizave. Turistët indianë do të paguajnë 1,400 dollarë për person, shumë më tepër se mesatarja botërore prej 1,033 dollarësh./Monitor

Cgil – Sindakata Italiane një patericë e Partisë Socialiste Shqiptare- Nga ALBA KEPI

Cgil – Sindakata Italiane një patericë e Partisë Socialiste Shqiptare.
Sindikatat italiane po shndërrohen në paterica për të ndihmuar Partinë Socialste Shqiptare në votën e majit të 2025.
Sindikata Italiane CGIL e Riminit është vënë në dispozicion të Kryetarit të Partisw Socialste shqiptare dega Itali, ish dipliomatit , i shndërruar në kryetar shoqate, Edmond Kumaraku.
Ky i fundit prej nëntorit 2016 deri në mars 2019, pra për 2 vite e 5 muaj ka qënë Konsull në Ambasadën e Romës, i shkarkuar për motive të pa zbardhura nga Ministri i atëhershëm Genc Cakaj.
CGIL e Riminit po përdor betejën prej 3 dekadash të emigrantëve shqiptarë për të drejtën kushtetuese të njohjes sê pensioneve, që ende pritet të aprovohet në Dhomënn e Senatit Italian.
E jo vetëm.
Sindikatat italiane janw vënë në shërbim të plotë të Partisë Socialiste shqiptare duke publikuar në faqen e tyre zyrtare, takimet e Taulant Ballës e Ermiona Sakës (kryetares së Bashkisë së Durrësit) me diasporën shqiptare në Itali.
Tradicionalisht sindikatat janë të majta por historikisht sindikatat janë në opozita të përheshme me cdo qeveri ku misioni i tyre është të apelojnë për cdo ligj, normativë, propozim, akt e veprimtari që cënon sistemin e punës, të drejtat e punonjësve e cdo formë diskriminimi social.
“Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës (CGIL), një organizatë e përgjithshme sindikale e natyrës programore, unitare, laike, demokratike, plurietnike, e grave dhe burrave” sic lexohet në statutin e saj, dega Rimini, ka publikuar në portalin e saj takimin e radhës së Partisw Socialiste në Itali duke qasur marrëveshjen e pensioneve me prezencën e eksponentëve socialistë e votën e 2025.
Në statutin e CGIL lexohet se kjo sindikatë “hedh poshtë fashizmin dhe racizmin, mbështet vlerat dhe parimet e ligjshmërisë dhe lufton me të gjitha mjetet shoqatat mafioze, terroriste dhe kriminale”.
E në emër të këtyre parimeve këto sindikata duhet të jenë të paanshme sidomos kur flitet për zgjedhjet e një vendi të huaj, ku nuk kanë informacionin e duhur.
CGIL, nga një vend europian, i lirë e demokratik si Italia, vihet në dispozicion për të ndihmuar qeverinë shqiptare me rekorde kriminale, me ministra nw burg, me megaskandale korruptive, me drejtues nën akuzë për krime tw rënda penale, me kryetarë bashkie në dosje hetimore për bashkëpunime mafioze, e që ka larguar mbi 1 milionë shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe e denoncuar në 3 rezoluta ndërkombëtare për krime elektorale.
Nga CGIL, shqiptarët në Shqipëri e shqiptarët në Itali presin të dëgjojnë pyetjet;
Pse gjatë mandateve socialiste është shtuar kaq shumë numri i shqiptarëve që largohen nga atdheu?
Pse Kryeministri shqiptar krenohet se “në Shqipëri nuk ka sindikata”?
Si paguhen e në c’kushte punojnë gratë shqiptare në fasoneritë italiane?
A respektohen të drejtat e punonjësve, kotnratat e punês, standarti i jetës, i pagës në Shqipëri?
Aksioni pro Partisë Socialiste i CGIL, ka vepruar dhe përmes kontakteve në adresat elektorinike ku shpërndan të njëjtin informacion pêr llogari të Shoqatës së Riminit e drejtuar nga ish Konsulli i pushuar nga puna për motive ende të pa zbardhura, Edmond Kumaraku, e njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste dega Itali, detyrë që e ka mbajtur dhe gjatë kohës kur ishte diplomat duke shkelur cdo normë deontologjie, kod etik e akt kushtetues në detyrimet e një punonjësi të Ambasadës.
E numri i punëtorëve emigrantê shqiptarê në data base e Cgil nuk êshtë i pakët.
Për analogji kujtoj se pak javë më parë u thirr në votë populli rumun e emigrantët rumunë në Itali janë rreth 1 milionë me të drejtën e votës në diasporë prej disa kohe.
Me mijëra prej tyre votuan në Itali, por një thirrje të tillë nga CGIL nuk u pa e as u lexu kund.
As oêrmes portalesh sindakate e as në thirrjet pêrmes email.
CGIl mos e bëni pis votën e diasporës.
Respektoni statutin tuaj mbroni vlerat e luftoni krimin, padrejtwsinë e mafian.
Liria e votës është një detyrim kushtetues, po ashtu dhe garancia e saj.
E ndërhyrja në votë, manipulimi, e përdorimii halleve të emigrantëve për të orientuar votën dënohet me ligj, kudo ndodhtë.
Mos e bëni pis votën e diasporës shqiptare!

“Një nënë me fëmijët e saj më tha a ke zemër”- Shtëpia e tmerrit e oficerit nazist pranë Aushvicit hap dyert për vizitorët

Brenda shtëpisë së familjes, Rudolf Höss – komandanti SS me shërbimin më të gjatë të Aushvicit – që ëndërroi mënyrën më efikase për të vrarë miliona hebrenj, romë, homoseksualë dhe të burgosur politikë që Rajhu i Tretë kishte vendosur të eliminonte. Në një reportazh të realizuar aty CNN shkruan se pemët e larta dhe një mur i lartë betoni errësuan pamjen dhe britmat e kampit, në mënyrë që gruaja e Rudolfit, Hedvig dhe pesë fëmijët e tyre – të mund të jetonin të mbrojtur nga mizoritë e kryera vetëm pak metra nga dera e tyre.

Ata kishin një jetë të gëzueshme. Fëmijët luanin me breshkat, macet, hipnin në kuaj dhe notonin në lumin aty pranë. Ndërkohë, familjet e tjera shtyheshin në dhomat e gazit dhe oxhaqet e kampit të përqendrimit nxirrnin tym. Që kur Aushvici u çlirua në janar 1945, shtëpia ka qenë në pronësi të një familjeje polake. Por vitin e kaluar ajo u ble nga një OJQ me bazë në Nju Jork që ka kërkuar të luftojë ekstremizmin që nga viti 2014.

 

Brenda pak ditësh, kjo ndërtesë – një simbol i fuqishëm i mënyrës sesi u orkestrua Holokausti, do të hapë dyert e saj për vizitorët në një formë krejt të re. Tani, nuk janë vetëm fotografitë e shtëpisë së lumtur të Hoss-it që kanë mbetur, por edhe ditarët, njëri i shkruar nga kujdestari i familjes dhe tjetri nga vetë Rudolf Hoss. Pas kapjes së tij dhe para ekzekutimit të tij, Hoss-i u urdhërua të shkruante kujtimet e tij, duke dhënë një pasqyrë mbi funksionimin e një mendjeje që ishte edhe e zakonshme, edhe tmerrësisht e keqe.

 

 

Në të, Hoss e përshkroi veten si njeri i përkushtuar ndaj disiplinës dhe ndaj rendit. Ai shkroi se ishte “për të mbrojtur shëndetin mendor” të rojeve të tij, se vendosi të përdorte insekticidin Zyklon B, për të vrarë sa më shumë hebrenj në mënyrë efektive.

Gjatë tre viteve e gjysmë të Hoss-it në kamp, u ndërtuan katër dhoma shtesë gazi të destinuara për asgjësimin e industrializuar. Më shumë se 1.1 milion njerëz u vranë atje, duke e bërë Aushvic-Birkenau më vdekjeprurësin nga të gjitha kampet naziste. Ditari i Hoss-it gjithashtu i ndihmon lexuesit të kuptojnë më shumë rreth jetës së familjes në 88 Legionou Street dhe përpjekjes për të mbrojtur fëmijët e tyre. Dritaret e mbyllura, muret e larta, dhe një motoçikletë e ndezur jashtë për të mbytur klithmat e njerëzve brenda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në kujtime, Hoss tregon gjithashtu se si i shikonte gratë dhe fëmijët që çoheshin në dhomat e gazit.“Një grua m’u afrua dhe më tregoi katër fëmijët e saj, të cilët po ndihmonin më të vegjlit mbi tokën e ashpër, dhe më pëshpëriti: “Si mundesh të vrasësh fëmijë kaq të bukur, të dashur? Nuk ke zemër fare?’”

Pasi kishte parë skena të tilla, shkruante Hoss, ai do të hipte në kalin e tij për të pastruar mendjen. Por në asnjë moment ai nuk dukej se e kuptonte tmerrin e veprimeve të tij. Ai e quajti shfarosjen e hebrenjve një “gabim” dhe jo një krim dhe diçka që ishte rezultat i bindjes shumë verbërisht të urdhrave nga lart, bazuar, thotë ai, në bazë të një ideologjie të gabuar.

Hoss shkoi në arrati pas çlirimit të Aushvicit, por më pas u kap, duke u bërë personi i parë në një nivel kaq të lartë që pranoi shtrirjen e masakrës në kamp. Ai u detyrua të dëshmonte në Gjykatën Ushtarake Ndërkombëtare në Nuremberg dhe më vonë u dënua me vdekje nga një gjykatë polake.

Hoss u var midis kampit dhe shtëpisë së tij në 1947. Familja e mbijetuar Hoss vendosi një distancë midis vetes asaj dhe asaj që kishte bërë Rudolf Hoss. Gruaja e tij dhe vajza u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara pas ekzekutimit të tij. Në një intervistë në vitin 2013 me Uashington Post, e bija tha: “Duhet të ketë pasur dy anë të tij. Ai që njihja dhe më pas një tjetër.” /CNN/

Lumturia e munguar…?!- Nga Skënder MULLIQI

Ajo që quhet lumturi, në kuptimin më të ngushtë të fjalës, zakonisht vjen nga plotësimi i nevojave të akumuluara, e që është më shumë e mundur vetëm si një episod.Një fjalë e urtë thotë: “Ëndrra e lypësit është të gjejë thesarin, dhe ëndrra e mbretit është të gjejë dashurinë”. Ne mund të mos e dimë se çfarë duam të gjejmë vërtetë. Për të gjetur lumturinë, ndoshta duhet së pari të dimë se kush jemi dhe më pas të zbulojmë se çfarë po kërkojmë? Në Kosovë, për fat jo të mirë sigurisht, shumica do të identifikohen më lehtë me një lypës sesa me një mbret! Dhe çfarë, për më tepër, duhet të thotë kjo? Që ëndrrat tona të lumturisë janë më së shumti të lidhura me materialin, se nuk kemi nevojë as të shkojmë përtej kësaj? Për shumicën sot në Kosovë, lumturia do të thoshte të gjenë një punë të përhershme në institucione apo në kompani të ndryshme. Gjithçka pas kësaj duket si e mirëqenë.

Cili është ideali i lumturisë sot? Nga ajo që po shohim dhe po ndëgjojmë , është që të merrët një karton jeshil dhe të largohesh nga Kosova?Rinia shumica po largohen nga vendi. Apo disa edhe po bëjnë ndonjë emër këtu në një apo dy profesione të mundshme të dëshirueshme ? Çfarë është në të vërtetë lumturia sot në Kosovë?Një udhëtim në natyrë nuk konsiderohet më lumturi, as ardhja e cirkut në katund apo qytet.Duket së as ndrrimi i stinëve apo ardhja e verës nuk po krijon shumë lumturi.Shumë kush planifikon pushimet, e disa jo pakicë mendojnë si ta sigurojnë bukën e gojës!Apo të pyesesh dikend se ku do ta presesh vitin e ri, që dikur dukej pakësa e detyrueshme , sot këto pyetje dhe shumë të tjera duken komike.Njerëzit nga gjendja jo e mirë sociale dhe ekonomike janë mbërthyer të mbesin në gjirin familjar si ngushllim për të pasur diqka më shumë në jetë.Sikur kjo gjendje na është krijuar për të izoluar njerëzit, për ti larguar nga rrethi dhe shoqëria e gjerë.Duket së bashkë më lumturinë ka humbur shumë edhe dhëmbshuria për njeri tjetrin, që dikur ishin tiparët më të mira për të gjithë neve.Kategoria e njerëzve të lumtur duken më shumë të tjetërsuar nga vetja, nuk janë të lumtur , ose nuk janë normal!Apo janë të pasur të turpshem.Pra, nese doni të jetoni në Kosovë të përshtatur , në harmoni me mjedisn dhe të bëni mimikën tuaj siq duhet, ankohuni! Mos qesh me zë të lartë rastësisht, përveçse me një grimasë të thartë dhe të dhimbshme. Mos e mashtroni veten duke u gëzuar në mëngjes, as lulen, as barin, as zogun. Gëzohuni vetëm në fshehtësi, në errësirë dhe pas dyerve të mbyllura. Në fund të fundit, a ka gjë më të bukur se sekreti i lumturisë? Thjesht po e ndërlikoj pak, që ata që i analizojnë të gjitha të mos e kuptojnë se për çfarë e kam fjalën në të vërtetë…Jeta është e vështirë apo jo?


Send this to a friend