Një gropë tjetër karstike është shfaqur këtë fillim dhjetori në periferi të qytetit të Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet e tilla natyrore që ndër vite kanë krijuar plot 84 liqene.

Gropa e fundit është hapur në lagjen ‘Hysa’, vetëm 1 kilometër larg qendrës së qytetit në një zonë të banuar me dhjetëra shtëpi.

Banorët raportojnë se ajo po zgjerohet dhe thellohet çdo ditë, duke krijuar panik e pasiguri për sigurinë e banesave dhe lëvizjen e fëmijëve.

Sipas informacioneve nga terreni, fenomeni karstik ka ndryshuar ndjeshëm sipërfaqen e tokës, duke bërë që dhjetëra banorë të ndihen të rrezikuar dhe të kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

Ndërkohë, autoritetet vendore kanë paralajmëruar banorët të mos i afrohen gropës, veçanërisht fëmijët që rrezikojnë më shumë për shkak të pavetëdijes mbi pasojat e këtij fenomeni.
Po ashtu, është konfirmuar se në orët në vijim do të nisë rrethimi i perimetrit, ndërsa faza e dytë do të jetë mbushja e gropës me inerte për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Fenomenet karstike në Dumre vijojnë të jenë një sfidë e përhershme, por shfaqja e tyre në zona të banuara rrit urgjencën për masa parandaluese dhe studime të thelluara gjeologjike. gsh




















































































































ZAKONI MORTOR I GJAMËS SË BURRAVE NË VISET VERIORE SHQIPTARE, SIPAS ANTHROPOLOGUT TË SHQUAR GJERMAN RUDOLF VIRHOW, ËSHTË I STËRLASHTË, I KOHËVE PELLAZGJIKE. PRA EDHE AJAKSI, AKILI, HEKTORI DHE HERONJTË E TJERË KRYESORË TË RRACËS SONË TË LUFTËS SË TROJËS, NGA AQ SA KUMTOHET NË ILIADË, DUKET TË JENË VARROSUR ME TË NJËJTËN TRADITË TË GJËMËS SË BURRAVE, QË ËSHTË RITUAL VETËM E ETNIVE PELLAZGO-ILIRE..!
ZAKONI MORTOR I GJAMËS SË BURRAVE NË VISET VERIORE SHQIPTARE, SIPAS ANTHROPOLOGUT TË SHQUAR GJERMAN RUDOLF VIRHOW, ËSHTË I STËRLASHTË, I KOHËVE PELLAZGJIKE. PRA EDHE AJAKSI, AKILI, HEKTORI DHE HERONJTË E TJERË KRYESORË TË RRACËS SONË TË LUFTËS SË TROJËS, NGA AQ SA KUMTOHET NË ILIADË, DUKET TË JENË VARROSUR ME TË NJËJTËN TRADITË TË GJËMËS SË BURRAVE, QË ËSHTË RITUAL VETËM I ETNIVE PELLAZGO-ILIRE..!