Fotografitë e shkrepura nga fotoreporterët e Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL) kanë kapur disa prej ngjarjeve më interesante në Kosovë gjatë vitit 2025.
1Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë kremtimit të Ditës së Forcës në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, më 27 nëntor, 2025. FSK-ja është në proces të shndërrimit në ushtri. Vendi ka derdhur mbi 400 milionë euro vetëm për blerjen e pajisjeve të reja për FSK-në në vitet e fundit.
2Një grua ia tregon gishtat e mëdhënj të duarve një komisionari zgjedhor teksa përgatitet të hyjë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, në Prishtinë.
Ato zgjedhje nuk dhanë fitues absolut, duke e zhytur vendin në krizë institucionale dhe duke nxitur zgjedhje të parakohshme parlamentare në fundvit.
3Një zyrtar zgjedhor vështron kutitë me fletëvotime në një qendër numërimi në Prishtinë, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Dështimi i partive për ta formuar një qeveri të shumicës nënkuptoi se Kosova mbajti zgjedhje parlamentare dy herë brenda vitit 2025.
4Një grua në muzeun e fëmijëve të luftës në Prishtinë. Ky muze – i pari i tillë në Kosovë – u hap më 22 janar nga organizata joqeveritare Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).
Mbi 1.000 fëmijë u vranë në luftën e viteve 1998- ’99 në Kosovë, ndërsa 109 fëmijë vazhdojnë të mbeten të zhdukur.
5Fëmijë ukrainas, që tani jetojnë në Kosovë, mblidhen në Prishtinë me pankarta solidariteti në duar, duke shënuar përvjetorin e tretë të luftës dhe duke dëshmuar si refugjatë, më 24 shkurt 2025. Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po shkon drejt vitit të pestë.
6Disa fëmijë duke shëtitur në një rrugë të fshatit Brus, në pjesën qendrore të Kosovës. Ky fshat njihet si një vend ku katolikët dhe myslimanët janë një familje.
7Tymi i dendur del nga termocentralet me thëngjill në Obiliq, me shtëpitë e Fushë Kosovës në sfond, duke theksuar problemet serioze të ndotjes së ajrit. Blloqet në termocentralin Kosova A janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit në vend.
Sipas një raporti të Bankës Botërore të vitit 2019,
8Avokati i njohur kosovar, Arianit Koc me një gomar pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, për të protestuar ndaj mungesës së vullnetit të deputetëve për ta bërë kuvendin e ri, 3 korrik 2025.
Ligjvënësit kosovarë e themeluan Kuvendin pas disa dhjetëra takimeve përgjatë nëntë muajve të vitit, i cili u shpërbë pothuajse mënjeherë pas dështimit për ta votuar një qeveri të re, dhe Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor.
9Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjarëve të të Zhdukurve, tregon artefakte të të zhdukurve nga lufta e fundit e Kosovës, të cilat nuk kanë një muze të vetin për t’i ruajtur.
Ai tregon se shumica e artefakteve që posedon Instituti i Mjekësisë Ligjore, janë gjësende të gjetura gjatë vetë gërmimeve në varreza masive. Rroba, krehër, shkrepësa, kartmonedha, shishe të foshnjave e lodra të fëmijëve… Të gjitha këto gjësende kanë kaluar nëpër duart e Grajqevcit ndër vite.
10Arton Brahimi vështron pasojat e zjarrit shkatërrues në pronën e tij në Kçiq të Madh. Zjarri ia shkrumboi ahurin dhe dhjetëra shpendë gushtin e 2025-ës, duke e lënë pa burime financiare jetike.
Për dy ditë me radhë, zjarret në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut shkaktuan dëme të mëdha në prona, male dhe ara.
11Rafet Berisha duke hedhur mbeturina në kontejnerët e stërmbushur në Fushë Kosovë. Ai i tha Radios Evropa e Lirë në shtator se trotuaret janë të bllokuara nga makinat, ndërsa grumbuj mbeturinash shihen pothuajse në çdo lagje.
Menaxhimi i keq i mbeturinave është ndër telashet e përditshme që përballen banorët e kësaj komune pranë kryeqytetit.
12Disa fëmijë luajnë të lumtur në një lagje ku banon një numër i madh i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, në Mitrovicën e Jugut. Radio Evropa e Lirë vizitoi këtë lagje në fund të tetorit, duke vënë në pah vështirësitë me të cilat përballen këto komunitete në Kosovë në jetën e tyre të përditshme.
13Shefqet Krasniqi shikon në sy aparatin teksa rrëfen për jetën e tij në 13 vjetët prej kur është shpërngulur në lagjen e banuar kryesisht me romë, ashkalinj e egjiptianë në Mitrovicën e Jugut.
“Çdo tre muaj kemi problem me kanalizim, në banjë na del uji. Kiamet i vjen era shtëpisë”, thotë Krasniqi.
14Një flamur kombëtar shqiptar i vendosur në autostradën Prishtinë-Pejë, për përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 2028.