VOAL – Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca (sq: Frederiko Garsia Lorka) u lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros një Fshat në Granada një qytet në Spanjë dhe vdiq më 19 gusht 1936 në Granda. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Federiko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle. Mendohet se Garsia Lorka është vrarë nga forcat ushtarke anti-komuniste në fshatin Alfacar në Granada, edhe sot e kësaj dite shumë gjëra janë të paqarta mbi vdekjen e Grasia Lorkës.
Jeta dhe Vitet e Hershme
Frederico Garcia Lorca u lind më 5 qershor 1898 në fshatin Fuente Vaqueros të provicës së Granadas babai i tij ishte Federico García Rodríguez ishte pronar toke dhe fermer. Garsia Lorka mësimet e para i mori tek nëna e tij e cila ishte mësuese dhe pianiste e talentuar. Në vitin 1909 kur Garsia Lorka ishte 11 vjeç familja e tij u zhvendos në qytetin Granada në jug-perëndim të Spanjës pastaj Garsia Lorka ndoqi dhe u diplomua në shkollën e mesme dhe ndoqi studimet në Universitetin Sacred Heart ku studioi artin dhe letërsinë ku dhe nxori veprat e para poetike.
Në fillim të viteve ’20 në Madrid është i afërt me artistë të famshëm si Dalì, Buñuel e sidomos Jimenez. Pas diplomimit jeta e tij është plot krijimtari dhe aktivitete si dhe miqësi të reja, nga Pablo Neruda tek Ignacio Sánchez Mejías. Udhëton shumë, sidomos në Kubë e SHBA, ku përballet me kontrastet tipike të një shoqërie të zhvilluar. Krijon grupe teatrale të pavarura dhe i kushtohet jetës kulturore spenjolle.
Më 1936, pak para shpërthimit të luftës civile, Garcia Lorca përpilon dhe firmos, bashkë me Rafael Albertin (poet tjetër i shquar) edhe me 300 intektualë të tjerë spanjollë një manifest në mbështetje të Frontit Popullor, i cili botohet në gazetën komuniste Mundo Obrero më 15 shkurt, një ditë para zgjedhjeve të fituara për pak vota nga e majta.
Më 17 korrik 1936 shpërthen kryengritja e armatosur kundër qeverisë së Republikës, që kishte dalë nga zgjedhjet e 15 shkurtit: fillon kështu lufta civile spanjolle. Më 19 gusht Federico García Lorca, i cili ishte fshehur në Granada tek disa miq, gjendet, rrëmbehet dhe dërgohet në Viznar, ku pak hapa larg një burimi të njohur si Burimi i Lotëve, vritet brutalisht pa asnjë proces.
Përmbledhjet poetike
- 1918 Impresiones y paisajes
- 1921 Libro de poemas
- 1921 Poema del cante jondo
- 1923 Suites
- 1924 Canciones
- 1928 Romancero gitano
- 1928 Odes
- 1930 Poeta en Nueva York
Komentet