I lindur në Ulqin të Malit të Zi, ku dhe një pjese te adoleshences babai e kaloi aty .
Erdhi ne Shqiperi dhe u vendos në Berat, por prejardhja do t’i mbetet babait tim, si një gur në qafë, sepse nuk do mund të inkuadrohet gjëkundi, duke e pasur sistemi në sy meqë ishte ulqinak.
Të dy, dhe mëma ime qe rrjedh nga një familje fisnikesh Beratase nga Vrionasit dhe babai qenë të arsimuar.
Mëma ishte e ngritur për punë në arsim, kurse babai, mjek fizioterapist, qe violinist maestral klasi.
Kishte pasion muzikën klasike dhe gjithë artet. S’i jepnin të drejtën e punës edhe jo vetëm pse ishte nga Ulqini, por duke qenë me një profil personaliteti të ngritur kulturor, ai po binte në sy, si i diferencuar nga të tjerët dhe sistemi i atëhershëm ishte i bazuar mbi principin e hekurtë të moslejimit të të dalluarve nga ana e reflektimit të kulturës së lartë. Sistemi të gjithë i donte të qëndronin në një vijë nënshtrimi.
E pikasën me këtë lupë dhe e akuzuan… po për çka? Pse ishte shumë i ngritur? Pse ishte artist i pasionit të pashoq për violinë dhe ai bënte art në veglën e tij të dashur? Për çka e akuzuan? Pse kishte sy dhe vetulla mbi sy?
Ata ishin mjeshtra për ndjekjet politike, shembuj të monstruozitetit.
Babain e dënuan me 25 vite heqje lirie. Ai bëri burg 14 vite.
2.
Nuk mund të falet asgjë që shtyp shpirtin dhe jetën e kujtdo.
Mallkimi do të bjerë mbi tërë të ligjtë e sistemit të diferencimit, burgosjes, vrasjeve. Mallkimi do të bjerë tek ata që nuk i dënuan kriminelët që kryen krime, si dhe pasuesit e… hijenës komuniste.
Më dhemb shpirti, më djeg zemra, më shqyhet truri… sa shumë dhunë ushtruan mbi ne dhe të tjerët si ne!
Krijuan bisha nga njerëzit, i ushtruan të bëjnë tmerre mbi ne, të na shkatërrojnë në të gjitha mënyrat e mundshme e të pamundshme.
Shkatërruan individë e familje, talente dhe vepra. Bënë mijëra të zeza, kurthe e veprime përçarëse… na dhanë dhe rrugët e kurbetit.
Më dalin përpara syve dhe jetës time stinët e shembjes së njeriut.
Dimër dhe pabesi, varfëri dhe vrasje, harresë dhe injorancë… sa shumë mallkim ka pllakosur mbi këtë vend dhe këtë popull!
Sot kur kthehem në Berat, të çmallem paksa, unë mbushem helm për vendin që ngjanë në një kamp përqëndrimi, në të cilin shkojnë jetë parajse pasuesit e atij sistemi dhe dallkaukët e larot e pashpirtë të pangopshëm.
Kujtoj mëmëm dhe babain e vuaj dhe më shumë, sepse pasojat vrastare mbi ne na degdisen në ferr. Na e bënë jetën ferr me pasoja pa fund.
Dhe më plas shpirti, sa shumë vuaj.
Vuaj edhe për babain, sa shumë vuajti. Vuaj për të gjithë të vuajturit. Vuaj për ligjet e kotit, për pabesinë e paparë që mbretëron, për humbjen e dinjitetit, injorancën, mashtrimin në çdo hap.
Vuaj, vuaj dhe mbushem tmerr, pse e patëm këtë fat?!
Mos pafshin dritë të bardhë të gjithë fajtorët dhe shkaktarët!
Prektë dora e drejtësisë në këtë jetë të gjithë monstrumët!
E kujtoj tim atë për tmerret e ferrit që ia lidhën me zinxhirë për trupi, unë nuk shkul dot nga mendja vuajtjet e tij që më janë bërë hije e trupit tim dhe mbretëroftë përjetë auroela e nderit të dëlirë e të ndritshëm mbi emrin e tij! Shaban Meti!
Zoti marrte hak per Persekutoret e Regjimit Djallezor te Enver Djallit !
Gezim bijte e kriminelave jan ne pushtet sot ne Shqiperi !