Whitney Elizabeth Houston (9 gusht 1963 – 11 shkurt 2012) ishte këngëtare e zhanrit pop dhe R&B, aktore, producente filmi dhe modele nga Shtetet e Bashkuara. Më 2009, Guinness World Records e konsideroi atë si femra më e shpërblyer (për sa i përket çmimeve të ndryshme) e të gjitha kohërave. Çmimet e fituara prej saj përfshijnë dy Emmy Awards, gjashtë Grammy Awards, 30 Billboard Music Awards dhe 22 American Music Awards, së bashku në total 415 çmime gjatë gjithë jetës së saj. Houston ishte gjithashtu një nga artistet më të shitura të botës, me më shumë se 170 milion albume të shitura. Houston filloi të këndojë në Korin e Kishës në New Jersey në moshën 11 vjeçare. Pasi filloi të performojë krah nënës së saj në klubet e natës së zonës së qytetit të New York – ut, ajo u zbulua nga kryesori i Arista Records, Clive Davis. Houston publikoi shtatë albume të regjistruara në studio dhe tre albume me kolona zanore filmash.
Houston është artistja e vetme që ka pasur shtatë vende të para të njëpasnjëshme në listën e Billboard Hot 100, (“Saving All My Love for You”; “How Will I Know”; “Greatest Love of All”; “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)”; “Didn’t We Almost Have It All”; “So Emotional” dhe “Where Do Broken Hearts Go”). Ajo është artistja e dytë pas Elton John dhe artistja e parë femër që ka pasur dy vende të para në Billboard 200 Album Awards (Top Pop Album) në listat e fundvitit të Revistës Billboard (Whitney Houston dhe The Bodyguard: Original Soundtrack Album). Albumi i saj i vitit 1985 Whitney Houston u bë një nga albumet më të shitura nga një artiste femër në kohën e daljes së tij në treg. Albumi u konsiderua si më i miri i vitit 1986 nga revista e mirënjohur Rolling Stones dhe u rendit nga kjo revistë në vendin e 254 në Listën e 500 albumeve më të mirë të të gjitha kohërave. Albumi i saj i dytë Whitney (1987) u bë albumi i parë nga një artiste femër që të zërë vendin e parë në listën e albumeve Billboard 200. Ky kalim i menjëhershëm i Whitney-t në listat më të njohura muzikore dhe rëndësia e madhe që kishte në MTV, duke e filluar me videon “How Will I Know”, ndikoi që shumë artiste femra Afrikano-Amerikane të ndiqnin hapat e saj.
Roli i parë i Houston-it në aktrim ishte në filmin The Bodyguard (Badigardi)(1992). Albumi origjinal i kolonave zanore të këtij filmi fitoi çmimin Grammy në vitin 1994 si Albumi i vitit. Soloja kryesore “I Will Always Love You “, u bë soloja më e shitur nga një artiste femër në historinë e muzikës. Me këtë album, Houston-i u bë artistja e parë (solo/grup/mashkull/femër) që shiti më shumë se 1 milion kopje në javën e parë. Ky album e bën atë të pozicionohet në vendin 4 në 10 më të mirët për sa i përket shitjes më të mirë të albumeve të të gjitha kohërave. Ajo vazhdoi të prezantohej me filma dhe të kontribuonte në kolonat e tyre zanore, duke përfshirë Waiting to Exhale (1995) dhe The Preacher’s Wife (1996). Albumi i kolonave zanore të këtij të fundit u bë albumi kishtar më i shitur i të gjitha kohërave. Tre vite pas publikimit të albumit të saj të katërt My Love Is Your Love (1998), ajo rinovoi kontratën muzikore me Arista Records. Më pas, publikoi albumin e saj të pestë Just Whitney (2002) dhe atë me temë Krishtlindjesh One Wish: The Holiday Album (2003). Më 2009 Houston-i publikoi albumin e saj të shtatë I Look to You.
Jeta dhe Karriera
1963-1967: Fëmijëria
Whitney Houston lindi në një lagje të shtresave të mesme në Newark, New Jersey, e treta dhe më e vogla e ushtarakut dhe argëtuesit ekzekutiv John Russell Houston, Jr. (13 shtator 1920 – 2 Shkurt 2003), dhe këngëtares kishtare Cissy Houston (lindur Emily Drinkard). Ajo kishte prejardhje Afrikano-Amerikane, Amerikane (vendase) dhe Gjermane. E ëma, së bashku me kushërinjtë e saj Dionne Warwick dhe Dee Dee Warwick dhe kumbarën Aretha Franklin ishin të gjithë të njohur në muzikën kishtare, blues, pop dhe soul. Pas trazirave të vitit 1967 në Newark, familja e saj u shpërngul në një lagje të klasit të mesëm në East Orange, New Jersey kur ajo ishte vetëm 4 vjeçe.
Në moshën 11 vjeçare, Houston filloi të ndjekë hapat e nënës së saj duke performuar si soliste në një kor kishtar për të rinj në kishën New Hope Baptist Church në Newark, ku mësoi edhe të luajë në piano. Performanca e saj e parë solo në kishë ishte “Guide Me, O Thou Great Jehovah”. Kur Houston ishte një adoleshente, ajo frekuentoi Shkollën e Mesme Katolike për vajza në Caldwell New Jersey, “Mount Saint Dominic Academy”, ku takoi edhe shoqen e saj të ngushtë Robyn Crawford, të cilën e ka përshkruar si “motrën që nuk e ka pasur kurrë”. Gjatë kohës që Houston ishte akoma në shkollë, nëna e saj vazhdonte t’i jepte mësime kantoje. Përveç nënës së saj, Franklin, dhe Warwick, Houston ishte e ekspozuar edhe ndaj muzikës së Chaka Khan, Gladys Knight dhe Roberta Flack, ku shumica do të kishin ndikim tek ajo si një këngëtare dhe performuese.
1977-1984: Fillimi i Karrierës
Houston kaloi disa vite të adoleshencës duke udhëtuar në klubet e natës ku performonte nëna e saj Cissy dhe në disa raste do të dilte në skenë të performonte me të. Më 1977, në moshën 14 vjeçare, u bë këngëtare e dytë në këngën “Life’s a Party” të bandës Michael Zager Band. Më 1978, në moshën 15 vjeçare, Houston këndoi zërat në sfond të këngës Hit “I’m Every Woman” të Chaka Khan, një këngë të cilën do ta këndonte vetë më vonë dhe ta kthente në një Hit edhe më të madh në albumin e super-shitur të filmit The Bodyguard. Ajo gjithashtu këndoi pjesë të vogla edhe në albumet e Lou Rawls dhe Jermaine Jackson.
Në fillim të viteve 1980, Houston filloi të punojë si modele pasi një fotograf e pa atë në Carnegie Hall duke kënduar me të ëmën. Ajo u shfaq në revistën Seventeen dhe u bë një nga gratë e para me ngjyrë që shfaqet në kopertinat e këtyre revistave. Ajo gjithashtu u publikua edhe në faqet e brendshme të revistave të tjera të njohura sidomos nga publiku amerikan Glamour, Cosmopolitan dhe Young Miss. Gjithashtu u shfaq në një reklamë televizive kanadeze për një pije të butë. Pamja e mrekullueshme dhe sharmi i saj e bënë atë një nga modelet më të kërkuara të asaj kohe. Gjatë modelingut ajo vazhdoi të zhvillojë edhe karrierën e saj muzikore duke punuar me producentët Michael Beinhorn, Bill Laswell dhe Martin Bisi për një album të cilin e quajtën One Down që ishte kredituar pë grupin Material. Për këtë projekt, Houston kontribuoi në baladën “Memories”, një këngë nga Hugh Hopper të Soft Machine. Robert Christgau nga The Village Voice e quajti kontributin e saj “një nga baladat më magjepsëse që keni dëgjuar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu u shfaq si një vokaliste kryesore në një këngë të albumit Paul Jabara, e titulluar Paul Jabara and Friends, e hedhur në treg nga Columbia Records më 1983.
Houston-it i janë ofruar disa agjenci të ndryshme muzikore (Michael Zager më 1980 dhe Elektra Records më 1981), sidoqoftë nëna e saj i refuzoi këto oferta duke thënë që e bija duhet të kryeje më parë Shkollën e Mesme. Më 1983, Gerry Griffith, një përfaqësues nga Arista Records, e pa të performonte me të ëmën në një klub nate në New York City dhe u impresionua. Ai bindi kryesorin e Aristas Clive Davis të gjente kohën për të parë Houston-in duke performuar. Davis-i gjithashtu u befasua dhe i ofroi asaj një kontratë regjistrimi mbarë-botërore të cilën Houston-i e nënshkroi. Më pas po atë vit, ajo bëri debutimin e saj televiziv përkrah Devis-it në emisionin The Merv Griffin Show.
Houston nënshkroi kontratën me Arista-n më 1983, por nuk filloi menjëherë punën për albumin. Kompania donte të sigurohej që asnjë kompani tjetër të mos e largonte atë nga Arista. Davis donte të sigurohej që kishte materialin dhe producentat e duhur për albumin debutues (albumin e parë) të Houston-it. Disa producentëve iu desh të largoheshin për shkak të përkushtimit të madh që kërkonte ky projekt. Houston fillimisht regjistroi një duet me Teddy Pendergrass, të quajtur “Hold Me”, i cili u paraqit edhe në albumin e tij, Love Language. Kënga u publikua më 1984 dhe i dha Houston-it shijen e parë të suksesit, duke u bërë një nga 5 Këngët më të mira R&B (Top 5 R&B Hit). Do të shfaqej gjithashtu edhe në albumin e saj debutues më 1985.
1985-1986: Rritja e Rëndësisë Ndërkombëtare[redakto | përpunoni burim]
Me produksion nga Michael Masse, Kashif, Jermaine Jackson dhe Nerada Michael Walden, albumi debutues i Houston-it “Whitney Houston” u publikua në Shkurt 1985. Revista Rolling Stones e vlerësoi Houston-in, duke e quajtur atë “një nga zërat e rinj më emocionues ndër vite” ndërsa The New York Times e quajti albumin “një vitrinë madhështore, muzikalisht konservative për një vokal jashtëzakonisht të talentuar”. Arista Records promovoi albumin e Houston-it në SHBA, Mbretërine e Bashkuar dhe në vende të tjera Evropiane me tre këngë të ndryshme nga albumi. Në MB, kënga dance-funk “Someone for Me”, ishte në vend të parë, kurse “All at Once” ishte në 5 vendet e para të listave në vende evropiane si Holandë dhe Belgjikë.
Në SHBA, balada “You Give Good Love” u zgjodh si kënga kryesore nga albumi debutues i Houston-it për ta prezantuar fuqishëm fillimisht në tregun e zezakëve. Jashtë SHBA, kënga nuk ia doli të bëhej një Hit, por në SHBA i dha albumit një famë të madhe pasi u rendit në vendin e tretë në listën amerikane Billboard Hot 100, dhe në vendin e parë në listën Hot R&B. Si rezultat, filloi të shitej shumë dhe Houston vazhdoi promovimin edhe në klube nate. Ajo gjithashtu filloi të performojë edhe në emisione televizive të orëve të vona, në të cilat zakonisht nuk ishin të lejuara këngë të zezakëve (meqë ishin promovuar në tregun e tyre). Balada Jazz “Saving All My Love for You”, u publikua menjëherë pas kësaj dhe do të bëhej kënga më e suksesshme e Houston-it si në SHBA edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte performanca e parë në turneun botëror të këngëtarit Jeffry Osborne. “Thinking About You” u publikua si një këngë promovuese vetëm në radiot e gjinisë muzikore R&B, dhe u rendit në vendin 10 në listën amerikane R&B. Në atë kohë, MTV kishte marrë kritika të mëdha që nuk transmetonte mjaftueshëm video nga zezakët, latinët dhe minoritete të tjera raciale duke favorizuar muzikën e bardhë. Kënga e tretë me të cilën u promovua albumi në Amerikë, “How Will I Know”, zuri vendin e parë dhe prezantoi Houston-in në audiencën e MTV për shkak të videoklipit. Këngët pasuese të Housitn-it dhe albumet e ardhshme, do ta bënin atë femrën e parë Afrikano-Amerikane që arrinte këtë qëndrueshmëri në MTV.
Më 1986, një vit pas publikimit të tij, albumi “Whitney Houston” kryesoi listën e albumeve Billboard 200 dhe qëndroi aty për 14 javë jo të njëpasnjëshme. Kënga e fundit, “Greatest Love of All”, u bë Hit-i më i madh i Houston-it në atë kohë pas pozicionimit në vendin e parë ku dhe qëndroi për tre javë në listën Hot 100, që e bëri albumin e saj debutues albumin e parë nga një artiste femër që mban tre hite të vendeve të para. Houston-i ishte artistja nr. 1 e vitit dhe albumi Whitney Houston ishte albumi nr.1 i vitit në listën e fundvitit të Billboard, duke e bërë artisten e parë femër që fitonte këtë veçori. Në atë kohë, Houston publikoi albumin më të shitur debutues nga një artiste solo. Më pas ajo nisi turneun e saj botëror, Greatest Love Tour. Albumi ishte bërë një sukses ndërkombëtar dhe ishte çertifikuar 13 herë platin (diamand) vetëm në SHBA dhe kishte shitur një total prej 25 milion kopje në mbarë botën.
Në Grammy Awards 1986, Houston ishte nominuar për tre duke përfshirë “Albumi i Vitit”. Nuk ishte e përshtatshme që ajo të nominohej pë kategorinë “Artisti i Ri më i mirë” për shkak të duetit hit të saj me këngëtarin Teddy Pendergrass më 1984. Ajo fitoi çmimin e saj të parë Grammy me këngën “Saving All My Love for You” për kategorinë Performanca Vokale më e Mirë POP, Femër. Në të njëjtën ndarje çmimesh, ajo performoi këngën fituese, performancë që më vonë do të merrte një çmim Emmy për kategorinë Performancë individuale e jashtëzakonshme në një Variete apo Program Muzikor.
Brenda dy viteve (1986-1987), Houston fitoi 7 çmime American Music Awards dhe një MTV Music Award. Fama e albumit do ta çonte atë në Grammy Awards 1987 kur “Greates Love of All” do të merrte një nominim Record of the Year (Regjistrimi i Vitit). Albumi debutues i Houstonit është i listuar si një nga 500 Albumet më të Mira të të Gjitha Kohërave të Rolling Stone dhe në listën Definitive 200 të Rock & Roll Hall of Fame. Hyrja e madhe e Houstonit në industrinë muzikore është konsideruar si një nga 25 piketimet muzikore të 25 viteve të fundit, sipas USA Today. Duke ndjekur depërtimin e Houstonit, dyert u hapën edhe për artiste të tjera femra Afrikano-Amerikane si Janet Jackson dhe Anita Baker që gjetën sukses në muzikë dhe në MTV.
Me shumë pritshmëri, albumi i dytë i Houstonit, Whitney, u publikua në qershor 1987. Albumi sërish kishte produksion të Masser, Kashif dhe Walden dhe gjithashtu Jellybean Benitez. Shumë kritikë u ankuan se materiali ishte shumë i ngjashëm me albumin e parë. Rolling Stone tha “kufizimi me të cilin ky talent është drejtuar është nervozues”. Megjithatë, albumi shijoi sukses komercial. Houston u bë artistja e parë femër në historinë e muzikës që mori shtatë vende të para në listat muzikore në shtete të ndryshme duke thyer rekordin që ka qenë gjashtë vende të para, vend i mbajtur nga grupet The Beatles dhe The Bee Gees. Ajo gjithashtu ishte artistja e parë femër që nxorri katër këngë në vende të para nga i njëjti album. Whitney është çertifikuar 9 herë Platin në SHBA për dërgesat e rreth 9 milion kopjeve dhe shitjen e 20 milion kopjeve mbarë botën.
Në edicionin e 30-të të Grammy Awards më 1988, Houston ishte nominuar për tre çmime, duke përfshirë Albumi i Vitit dhe duke fituar Grammy-n e dytë për Performanca Vokale më e Mirë Pop nga Një Femër për këngën “I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me)”. Houstoni gjithashtu fitoi dy çmime American Music Awards më 1988 dhe 1989, respektivisht, dhe një çmim Soul Train Music Award. Duke ndjekur publikimin e albumit të saj, Houston nisi turneun botëror Moment of Truth World Tour (Çasti i së Vërtetës), që ishte një nga 10 turnetë muzikore më fitimprurëse të 1987. Suksesi i turneve gjatë 1986-’87 dhe dy albumet e saj e renditën Houstonin në vendin e 8 si një nga rtistët me më shumë të ardhura në një listë sipas revistës së mirënjohur Forbes. Ajo ishte gruaja Afrikano-Amerikane me të ardhurat më të mëdha dhe në vend të tretë si artistja Afrikano-Amerikane pas Bill Cosby dhe Eddie Murphy.
Houston ishte një mbështetëse e Nelson Mandela dhe e lëvizjes anti-aparteide. Gjatë periudhës së saj të modelingut, këngëtarja refuzoi të punonte me agjenci të cilat bënin biznes me Afrikën Jugore aparteiste të asaj kohe. Më 11 qershor 1988, gjatë fazës së turneut Europian, Houston u bashkua me disa artista të tjerë për të kënduar në stadiumin Wembley në Londër për të festuar 70 vjetorin e Nelson Mandela që në atë kohë ishte i burgosur. 72 000 njerëz shkuan në Stadiumin Wembley dhe më shumë se një bilion njerëz e dëgjuan në mbarë botën, duke bërë që ky koncert të fitojë më shumë se 1 milion$ për bamirësi duke i sjellë paralajmërim aparteidëve. Houstoni më pas udhëtoi për në SHBA meqë kishte një koncert në sheshin e famshëm të New York City Madison Square Garden në muajin gusht. Shfaqja ishte një koncert për të mbledhur fonde duke grumbulluar çerek milioni dollarë për United Negro College Fund (Fondi i Universitetit të Zezakëve të Bashkuar). Në të njëjtin vit, ajo regjistroi një këngë të titulluar “One Moment in Time” për stacionin televiziv NBC me rastin e Lojërave Olimpike Verore 1988, që u bë një ndër 5 këngët hit në SHBA, duke mbërritur në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Me turneun e saj që vazhdoi përtej kufijve, Houstoni ishte akoma një nga 20 artistët me të ardhura mw të mëdha për 1987-’88 sipas revistës Forbes.
Whitney Houston duke performuar “Saving All My Love for You” në koncertin Welcome Home Heores (Mirë se erdhët në Shtëpi Heronj) më 1991.
Më 1989, Houstoni formoi Fondacionin Whitney Houston për Fëmijë, një organizatë jofitimprurëse që ka mbledhur fonde për fëmijët në nevojë në mbarë botën. Orgaznizata interesohet për të pastrehët, fëmijët me kancer ose SIDA dhe probleme të tjera të ngjashme. Me suksesin e dy albumeve të para, Houstoni ishte padyshim një superstar i spikatur internacional që nga Michael Jackson.
Më ndarjet e çmimeve Soul Train Music Awards 1989, kur emri i Houstonit u thirr për një nominim, disa nga audienca u tallën. Houstoni mbrojti veten ndaj kriticizmit, duke thënë, “Nëse do keni një karrierë të gjatë, ka një mënyrë të veçantë për ta bërë. Nuk jam tuprëruar prej saj.” Houstoni mori një drejtim më urban me albumin e saj të tretë, I’m Your Baby Tonight, publikuar më nëntor 1990. Ajo edhe bëri rolin e producentes, edhe zgjodhi vetë producentë të tjerë për këtë album dhe si rezultat ai kishte produksione dhe bashkëpunime me L.A. Reid dhe Babyface, Luther Vandross dhe Steive Wonder. Albumi tregoi shkathtësinë e Houstonit në një grup këngësh të reja ritmike, balada shpirtërore dhe këngë për të kërcyer. Kritikat patën reagime të ndryshme. Rolling Stone mendoi se “ishte albumi i saj më i mirë dhe më i integruar”. Ndërsa Entertainment Weekly, në atë kohë mendoi se ndryshimi i Houstonit drejt një drejtimi më urban ishte “sipërfaqësor”.
Albumi përmbante hite të ndryshme: këngët e para, “I’m Your Baby Tonight” dhe “All the Man That I Need” dolën në vend të parë në listën BillboardHot 100; kënga “Miracle” doli në vend të 9; “My Name Is Not Susan” doli në njëzetëshen më të mirë; “I Belong to You” doli në dhjetëshen më të mirë R&B në listat amerikane dhe i dha mundësine Houstonit për një nominim Grammy; dhe kënga e gjashtë, dueti me Steve Wonder “We Didn’t Know”, gjithashtu doli në njëzetëshen më të mirë R&B. Albumi mori vendin e tretë në listën Billboard 200 dhe u çertifikua 4 herë Platin ne SHBA duke shitur 12 milion kopje në mbarë botën.
Më 1990, Houstoni ishte përfaqëuesja në një konferencë për udhëheqjen rinore e mbajtur në qytetin e Washingtonit. Ajo pati një takim privat me Presidentin George H. W. Bush për të diskutuar mbi vëshitrësitë.
Me Amerikën e ngatërruar në luftën me Gjirin Persik, Houstoni performoi The Star Spangled Banner në Super Bowl XXV në stadiumin Tampa Stadium më 27 janar 1991. Për shkak të interpretimit të saj, u publikua si reklamë kjo video dhe hyri në njëzetëshen më të mirë në listën amerikane Hot 100, duke e bërë të vetmin akt që bëri himnin kombëtar një hit të asaj rëndësie. Houstoni ia dhuroi gjithë pjesën e saj të të ardhurave American Red Cross Gulf Fund. Si pasojë, këngëtarja u emërua si pjesëtare e Bordit të Kryqit të Kuq.
Rëndësia e saj u konsiderua etapë për këngëtarët dhe u vlerësua. Rolling Stone komentoi se “këndimi i saj nxit patriotizëm të madh. E paharrueshme”, dhe performanca u rendit në vend të parë në 25 momentet më të paharrueshme muzikore. VH1 listoi performancën si një nga momentet më të mira që tundën televizionin. Edhe pas sulmeve të 11 shtatorit, u publikua përsëri nga Arista Records dhe gjithë fitimet shkuan për zjarrfikësit dhe viktimat e sulmeve. Këtë radhë, u rendit në vend të gjashtë në Hot 100 dhe u çertifikua Platin nga Recording Industry Association of America.
1992-1994: Martesa me Bobby Brown dhe filmi The Bodyguard[redakto | përpunoni burim]
Gjatë viteve 1980, Houstoni kishte një lidhje romantike me yllin e futbollit Amerikan Randall Cunningham dhe me aktorin Eddie Murphy. Ajo njohu këngëtarin e rrymës R&B Bobby Brown në ndarjen e çmimeve Soul Train Music Awards të vitit 1989. Pas tre vjetësh së bashku, ata u martuan më 18 korrik, 1992. Më 4 Mars 1993, Houstoni lindi vajzën e tyre Bobbi Kristina Houston Brown, fëmija i saj i vetëm, dhe fëmija i katërt i Bobby-t. Më pas Brown do të kishte disa probleme me ligjin, madje kaloi edhe një periudhë kohe në burg.
Me suksesin komercial të albumeve të saj, ofertat për filma filluan të vinin, duke përfshirë oferta që e bënin atë të punonte me Robert de Niro, Quincy Jones dhe Spike Lee; por Houstoni nuk mendonte se ishte koha e duhur. Roli i parë i Houstonit ishte te filmi The Bodyguard, publikuar më 1992 dhe me aktorin Kevin Costner. Houstoni luajti Rachel Marron, një yll që ndiqet papushim nga një fans i çmendur dhe punëson një bodyguard për ta mbrojtur. USA Today e listoi më 2007 si një ndër 25 momentet e paharrueshme të filmave të 25 viteve të fundit.
Megjithatë, u ngritën polemika sepse disa menduan se reklamat e filmit e fshehën qëllimisht fytrën e Houstonit për të fshehur marrëdhënien ndërraciale të filmit. Në një intervistë me Rolling Stone më 1993, këngëtarja komentoi se “njerëzit e dinë kush është Whitney Houston – Unë jam zezake. Nuk mund ta fshehësh këtë fakt.” Houstoni mori një nominim Razzie Award si Aktorja më e keqe. The Washington Post tha se Houstoni nuk është “duke bërë asgjë më shumë se duke luajtur vetë Houstonin” dhe New York Times komentoi se i mungonte pasioni me partnerin në film. Pavarësisht kritikave të përziera të filmit, ai ishte shumë i suksesshëm përsa i përket fitimeve (Box Office), duke mbledhur më shumë se 121 milion dollarë në SHBA dhe 410 milion dollarë në mbarë botën, duke e bërë një nga 100 filmat që sollën më shumë të ardhura në kohën kur u publikua, megjithëse nuk është më në këtë listë për shkak të rritjes së çmimit të biletave që nga ajo kohë.
Kolonat zanore të filmit gjithashtu patën një sukses të madh. Houstoni producoi dhe ndihmoi në 6 këngë të diskut muzikor të filmit. Rolling Stone tha se nuk është “asgjë më shumë se i kënaqshëm, me gusto dhe i qytetëruar”. Kënga kryesore e albumit ishte “I Will Always Love You”, shkruar dhe regjistruar për herë të parë nga Dolly Parton më 1974. Versioni i Houstonit për këngën është vlerësuar nga shumë kritikë, duke e konsideruar atë si “kënga e nënshkruar” prej saj apo “performancë ikonë”. Rolling Stone dhe USA Today e quajtën renditjen e saj në lista si “turneu i forcës”. Kënga zuri vendin e parë në Billboard Hot 100 për një thyerje rekordi të asaj kohe prej 14 javësh, vendin e parë në listën R&B për një tjetër thyerje rekordi të asaj kohe (11 javë) dhe përsëri vendin e parë në listën Adult Contemporary për 5 javë.
Kënga është çertifikuar 4 herë Platin nga RIAA, duke e bërë Houstonin artisten e parë femër që arrin atë nivel në historine e RIAA dhe kënga u bë më e shitura nga një artiste femër në SHBA. Kjo këngë gjithashtu u bë edhe një sukses i madh botëror, duke zënë vendet e para pothuaj në të gjitha shtetet dhe një nga më të shiturat të të gjitha kohrave (12 milion kopje të shitura). Disku me kolonat zanore të filmit kryesoi listën Billboard 200 dhe qëndroi atje për 20 javë jo të njëpasnjëshme, koha më e gjatë krahasuar me çdo album në listë në epokën e Nielson SoundScan dhe u bë një nga albumet e shitur më shpejt në histori. Gjatë javës së Krishtlindjeve të 1992, albumi i kolonave zanore të filmit shiti më shumë se një milion kopje brenda një jave, duke u bërë albumi i parë që arrin këtë shifër me sistemin Nielsen SoundScan. Me këngët pasardhëse në album “I’m Every Woman” dhe “I Have Nothing”, të dyja duke arritur pesëshen më të mirë, Houstoni u bë artistja e parë femër që ka pasur 3 këngë në Top 11 njëherësh. Albumi është çertifikuar 17 herë Platin vetëm në SHBA, me 44 milion kopje të shitura në mbarë botën, duke e bërë “The Bodyguarg” albumin më të shitur nga një femër i cili u fut në listën e 10 albumeve me shitjet më të mira.
Houston fitoi 3 çmime Grammy për albumin më 1994, duke perfshirë dy nga çmimet më prestigjoze, Albumi i Vitit dhe Regjistrimi i Vitit. Për më tepër, ajo fitoi 8 çmime American Music në ceremoninë e atij viti duke përfshirë “Çmimin e Meritës”, 11 Billboard Music Awards, 3 Soul Train Music Awards më 1993–94 duke përfshirë Sammy Davis, Jr. Award si Artistja e Vitit, 5 NAACP Image Awards duke perfshirë Artistja e Vitit, një rekord prej 5 çmimesh World Music, dhe një çmim BRIT. Duke vazhduar suksesin e projektit, Houston nisi një tjetër turne botëror masiv, The Bodyguard World Tour, më 1993–94. Koncertet e saj, filmi dhe fitimet e regjistrimeve e çuan atë në vendin e tretë si artistja femër me fitimet më të mëdha të 1993–94, menjëherë pas Oprah Winfrey dhe Barbra Streisand sipas revistës Forbes. Houston u rendit në pesëshen më të mirë të vitit si “Artisti më i mirë” i Entertainment Weekly dhe u etiketua nga revista Premiere si një nga 100 njerëzit më të fuqishëm në Hollywood.
Më tetor 1994, Houston mori pjesë dhe performoi në një darkë shteti në Shtëpinë e Bardhë për të nderuar presidentin e ri Afrikano-Jugor Nelson Mendela. Në fund të turneut të saj botëror, Houston performoi tre koncerte në Afrikën Jugore për të nderuar Presidentin Mandela, para më shumë se 200,000 njerëzve. Kjo do ta bënte këngëtaren muzikanten e parë që vizitoi një vend të ri të lirë, të unifikuar dhe aparteid pas zgjedhjeve ku fitoi Mandela. Koncerti u transmetua Live në HBO, fitimet e të cilit u dhuruan për bamirësi në Amerikën e Jugut. Evenimenti u konsiderua si më i madhi i vendit që nga inagurimi i Nelson Mendela.
Vdekja
Whitney vdiq më 11 shkurt 2012, në moshën 48 vjeçare. Ajo u gjend në dhomën e hotelit Hilton prej truprojës së saj, sipas hetimeve të policisë në trup nuk kishte shenja dhune, dyshohet por një koktej të fortë droge me alkool që e kanë çuar në overoze.[1] Lajmi i vdekjes së saj, një ditë para Grammy Awards 2012, u transmetua në mbarë mediat botërore.
Këngët më të njohura
1987 – “I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me)”
1992 – “I Will Always Love You”
1993 – “I Am Every Woman”
1993 – “I Have Nothing”
1998 – “When You Believe” (me Mariah Carey)
1999 – “Heartbreak Hotel”
1999 – “It’s Not Right, But It’s OK”
1999 – “My Love Is Your Love”
2000 – “If I Told You That” (me George Michael)
2000 – “Could I Have This Kiss Forever” (me Enrique Iglesias)
Albumet
1985 – Whitney Houston
1987 – Whitney
1990 – I’m Your Baby Tonight
1998 – My Love Is Your Love
2002 – Just Whitney
2003 – One Wish: The Holiday Album
2008 – Undefeated
Filmat
1984 – Gimme a Break!… Rita “Katie’s College”
1992 – The Bodyguard… Rachel ‘Rach’ Marron
1995 – Waiting to Exhale… Savannah ‘Vannah’ Jackson
1996 – The Preacher’s Wife… Julia Biggs
1997 – Rodgers & Hammerstein’s… Cinderella Fairy Godmother
VOAL- Kyriaki Papadopoulou (Selanik, 19 maj 1938 – Athinë, 28 mars 2026), e njohur më mirë si Marinela (në greqisht Marinella), ishte një nga këngëtaret më të famshme greke.Që nga fillimi i karrierës së saj, ajo publikoi 66 albume solo (disa prej të cilave u bënë platin) dhe mori pjesë në albume nga këngëtarë dhe muzikantë të tjerë. Kyriaki Papadopoulou lindi në qytetin e Selanikut, Greqi.Prindërit e saj ishin refugjatë grekë nga Kostandinopoja.Ajo ishte fëmija i katërt dhe më i vogël në një familje të madhe që, pavarësisht varfërisë, ishte e pasur me dashuri dhe talent artistik.Të gjithë anëtarët e familjes mblidheshin rreth tryezës rrotulluese dhe këndonin, ndërsa babai i saj përpiqej t’u mësonte fëmijëve hapat e valsit dhe tangos.
Që në moshë shumë të vogël, ajo filloi të këndonte në programin radiofonik “Pediki Ora” (Ora e Fëmijëve) dhe më vonë u shfaq në reklama për dyqanet Melka në Selanik.Ajo gjithashtu mori pjesë në shumë produksione teatrale për fëmijë. Ajo publikoi këngën e saj të parë në vitin 1957, “Nitsa, Elenitsa” (Helena, Helena e Vogël).
Karriera e saj e hershme u shënua nga bashkëpunimi i saj me këngëtarin Stelios Kazantzidis.Së bashku, ata u bënë dyshja më e mirë në Greqi dhe interpretuan vepra nga kompozitorë kryesorë të kohës, përfshirë Mikis Theodorakis, Manos Hadjidakis, Giorgos Zambetas dhe Vasilis Tsitsanis. Marinella u martua me Stelios Kazantzidis më 7 maj 1964 dhe udhëtuan së bashku në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.Çifti u divorcua në shtator 1966.
Në vitin 1974, ajo përfaqësoi Greqinë në Festivalin e Këngës në Eurovision me këngën “Krasí, zálasa ke t’agori mu” (Vera, Deti dhe Djali Im), ku ajo u rendit e njëmbëdhjeta nga shtatëmbëdhjetë vende.Kënga u kompozua nga Yiorgos Katsarós, dhe teksti u shkrua nga Pizagóras.
Më 10 prill 2003, gazeta The New York Times shkroi për Marinellën: “Zëri i saj ishte i fortë dhe i butë, dhe ajo kishte praninë e një aktoreje ndërsa kërcente disa hapa ngacmues ose i sillte dinjitet dëshirës” (nga Jon Pareles). Më 29 gusht 2004, ajo kryesoi ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Athinës 2004, duke kënduar së bashku me Giorgos Natalaras, Charis Alexiou, Eleftheria Arvanitaki dhe Dimitra Galani para një audience prej 70 000 vetash.Ceremonia u ndoq nga miliona shikues televizivë në të gjithë botën.
Për ne shqiptarët, Marinela mbahet mend si këngëtarja e parë greke që këndoi në Shqipëri live në vitin 1977 (12-19 gusht 1977)…
Më pas është rikthyer në Tiranë më 11 prill 2024 për një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve bashkë me Antonis Remos.
Të gjithë mendojnë se Gino Paoli (Xhino Paoli), kantautori që shkroi disa nga pjesët më të bukura të muzikës italiane të shekullit të 20-të, është gjenovez, dhe në një farë mënyre është.Por në fakt, autori i “Senza Fine” dhe “Sapore di Sale” lindi më 23 shtator 1934, në Monfalcone. Ishte në Gjenovë, ku u zhvendos si fëmijë, që Gino Paoli – pasi punoi si hamall, dizajner grafik dhe piktor, duke fituar më shumë çmime sesa para – bëri debutimin e tij si këngëtar i sallës së vallëzimit, duke formuar më vonë një grup me miqtë e tij Luigi Tenco dhe Bruno Lauzi.Derisa shtëpia botuese e lavdishme Ricordi, e cila kishte qenë pioniere e Bellinit dhe Donizetti-t, Verdit dhe Puccinit, vendosi të zgjeronte aktivitetet e saj në muzikën pop dhe nënshkroi kontratë me këtë këngëtar me zërin e çuditshëm dhe mjaullitës.
Në vitin 1960, ai kompozoi “La Gatta”, një pjesë rreptësisht autobiografike: bëhej fjalë për papafingon pranë detit ku jetonte Gino.Albumi shiti 119 kopje, pastaj u zhduk dhe më në fund u rikthye, duke u bërë papritur një hit, duke shitur 100,000 kopje në javë. Ndërkohë, kishte filluar lidhja e dashurisë së Minës me Ornella Vanoni-n, një këngëtare e zbuluar nga Giorgio Strehler. Strehler e bindi kantautoren gjenoveze të shkruante “Senza Fine” për të, këngën që e bëri të famshme.Kështu që Mina, e dekurajuar nga shumë njerëz, regjistroi “Il cielo in una stanza”, me rezultatin që të gjithë e dimë. Kjo u pasua nga “Sassi”, “Me in tutto il mondo” (1961), “Anche se” (1962), “Sapore di sale”, “Che cosa c’è” (1963) dhe “Vivere ancora” (1964), të gjitha këngë që u bënë klasike dhe u përkthyen në shumë gjuhë. Gino Paoli, së bashku me “katër miqtë” e tij, krijuan lëvizjen e shkrimit të këngëve në Xhenova, një formë revolucionare e shprehjes muzikore që synonte të shprehte ndjenjat dhe ngjarjet e jetës reale përmes gjuhës jokonvencionale.Kënga, me një fjalë, pushon së qeni argëtim i pastër dhe braktis oleografinë për t’u bërë një formë arti më vete.
Tani piktori pa para është një këngëtar i famshëm.Vitin e kaluar, “Sapore di Sale” kishte qenë një hit, i aranzhuar nga Ennio Morricone me saksofonistin Gato Barbieri.E megjithatë, një pasdite vere, kantautori tani i pasur dhe i famshëm i kishte drejtuar një Derringer në zemër.“Doja të shihja se çfarë do të ndodhte”, shpjegoi ai më vonë.Plumbi mbetet në gjoksin e tij, si një suvenir. Ndërkohë, Paoli zbulon dhe lançon artistë të tjerë: klarinetisti i xhazit Lucio Dalla, albumin e parë të të cilit ai e prodhoi, ose Fabrizio De André i pavullnetshëm, i “detyruar” të këndonte me të në Circolo della Stampa në Xhenova.Gjithashtu ndodhi që interpretuesit më të larmishëm e “përvetësuan” librin e këngëve të Paolit: gjigantë të viteve 1950 si Claudio Villa, Carla Boni, Jula De Palma, Joe Sentieri, këngëtarë operash si Anna Moffo, aktore si Lea Massari dhe Catherine Spaak, dhe figura kryesore të viteve 1960 si Umberto Bindi, Luigi Tenco dhe Gianni Morandi.Më vonë, muzika e Gino Paolit do të përfshinte këngëtarë të tjerë të famshëm, përfshirë Patty Pravo dhe Franco Battiato.
Në vitet 1980, bashkëpunimi i tij me Zuccheron, një artist të ri ende në fazat e tij të hershme, ishte vendimtar, duke kontribuar në suksesin e tij. Por ndërsa popullariteti i tij u rrit, Paoli pësoi një krizë që e detyroi të tërhiqej nga skena muzikore për disa vite reflektimi. Rikthimi i madh i Paolit erdhi me dy albume të guximshme dhe anarkike, me të cilat veçanërisht të rinjtë mund të lidheshin.I pari, i publikuar në mesin e viteve 1970, ka titullin emblematik “I semafori rossi non sono Dio” (Dritat e Kuqe Nuk Janë Zot) dhe u muzikatua nga kompozitori katalanas Jean Manoel Serrat.I dyti, i publikuar në vitin 1977, tre vjet më vonë, titullohet “Il mio mestiere” (Profesioni Im).Të dy flasin për lirinë, demokracinë, margjinalizimin dhe diversitetin. Kjo pjekuri vazhdon të ndikojë në të gjitha albumet e tij gjatë njëzet viteve të ardhshme.Kjo u pasua nga turneu triumfues i vitit 1985 me Ornella Vanoni, përvoja e tij si anëtar i parlamentit për PCI (që më vonë u bë PDS) dhe koha e tij si këshilltar i qytetit në Arenzano. Vjeshtën pasardhëse, u publikua “Senza contorno, solo… per un’ora” (Pa Kontur, Vetëm… për një Orë), një incizim live i këngëve nga repertori i tij i ripunuar në stilin xhaz, duke përfshirë këngët e papublikuara më parë “Senza contorno” dhe “La bella e la bestia” (Bukuroshja dhe Bisha), të kënduara nga Gino me vajzën e tij Amanda Sandrelli dhe të marra nga kolona zanore e filmit Disney me të njëjtin emër.
Paoli kishte filluar të merrej me filma kur, për “Para Revolucionit” të Bertoluccit, kompozoi “Vivere ancora” dhe “Ricordati”, përpara se të shkruante përkatësisht “Una lunga storia d’amore” (1984) dhe “Da lontano” (1986), për filmat “A Woman in the Mirror” dhe “The American Bride”, të dy me Stefania Sandrelli në rolin kryesor. Gjatë atyre viteve, ai publikoi albume, përmbajtja e të cilëve bazohej në përvojën e tij të gjerë njerëzore: “La luna e mister Hyde” dhe “Averti addosso” (1984), “Cosa faccio da grande” (1986), “L’ufficio delle cose perdute” (1988), dhe më pas “Ciao salutime unH po’ Zenat,” regola”, një homazh për kantautorin e ndjerë të Livornos, Piero Ciampi, dhe “Matto come un gatto” (1991).
Më 1991 pa suksesin e jashtëzakonshëm të “Matto come un gatto” dhe këngës “Quattro amici al bar” (me Vasco Rossi). Në pranverën e vitit 1993, pasoi “King Kong”, dhe dy vjet më vonë, “Amori dispari”, në të cilën ai riafirmoi parësinë e ndjenjave në një botë që i mohonte ato. Në “Appropriazione indebita” (1996), kantautori “përvetësoi” një grusht klasikësh ndërkombëtarë dhe përktheu veprat e Lennon, Cat Stevens, Aznavour, Stevie Wonder, James Taylor dhe të tjerëve në një lloj autoportreti. “Pomodori” (1998) dhe “Per una storia” (2000) janë faqe të reja të një njeriu që nuk heq dorë kurrë nga kultivimi i pafajësisë, mrekullisë dhe imagjinatës së një fëmije të përjetshëm nën flokët e tij të bardhë.
Në vitin 2002, ai publikoi albumin e tij me këngë origjinale “Se”, kënga nga e cila “Un altro amore” u prezantua në Festivalin e 52-të të Muzikës në Sanremo, ku arriti sukses të madh me audiencën dhe kritikët, duke e konfirmuar atë si një protagonist të vërtetë të skenës muzikore italiane, gjithmonë të aftë për të rishpikur veten duke ruajtur stilin dhe përmbajtjen e kantautorit që e ka dalluar gjithmonë. Eventi i madh “Pavarotti and Friends”, gjithashtu në vitin 2002, e pa atë në skenë së bashku me emra si James Brown, Sting, Lou Reed, Grace Jones, Zucchero dhe Bocelli, duke çimentuar angazhimin shoqëror që ai gjithmonë e ka mbështetur. Viti përfundoi me mbi shtatëdhjetë koncerte me Dimi Orchestra di Roma, duke performuar në teatrot kryesore të Italisë dhe në vendet më prekëse në natyrë.
Në vitin 2004, Gino Paoli u vlerësua me “Çmimin për Arritje të Jetës” në Festivalin e Muzikës në Sanremo.Po atë vit, ai performoi në disa nga festivalet më të rëndësishme të xhazit në Itali me “Un incontro di jazz” (Një takim xhazi) së bashku me miqtë Enrico Rava, Danilo Rea, Rosario Bonaccorso dhe Roberto Gatto, duke eksploruar këtë zhanër të rafinuar muzikor, i cili kishte qenë gjithmonë një nga pasionet e tij më të mëdha. Ndër veprat e tij të shekullit të 21-të është “Ti ricordi? No, non mi ricordo”, i përbërë nga duete të ëmbla me Ornella Vanoni, i publikuar në fund të shtatorit 2004, pas ditëlindjeve të dy interpretuesve të mëdhenj.Albumet pasuese përfshijnë “Storie” (2009) dhe “Due come noi che…” (2012, Gino Paoli me Danilo Rea). Më 17 maj 2013, ai u zgjodh president i SIAE (Shoqëria Italiane e Autorëve dhe Botuesve), me qëllim luftimin e piraterisë dhe promovimin e të drejtave të autorit.Ai dha dorëheqjen nga pozicioni i tij më 24 shkurt 2015, pas hetimeve nga Policia Financiare Italiane mbi akuzat për evazion fiskal për transferimin e 2 milionë eurove në Zvicër.
Ai vdiq në qytetin e tij të lindjes, Monfalcone, më 24 mars 2026, në moshën 91 vjeç./Elida Buçpapaj
U linda në Korçë në një familje me tradita në fushën e muzikës, – rrëfen nonda Kajno, këngëtar dhe kompozitor i talentuar, – babai im, Xhuvi, ishte tregtar nga më të njohurit e kohës, kreu regjistrimin në pllaka gramafoni të sazexhinjve më të njohur të trevës së Korçës, përfshi edhe këngëtaren virtuoze të këngëve popullore në vitet ’30, Qerimenë. Nëna ime Izmini, vinte nga një familje e hershme korçare, njohëse e mirë e tri gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjsht dhe greqisht), kishte kryer shkollën e vashave, në të njëjtën bankë me Tefta Tashkon, sepse ishin shoqe të ngushta, gjithashtu luante në violinë dhe merrte mësime private në pikturë nga Piktori i Popullit Vangjush Mio. U rrita mes dashamirësve të muzikës, më pas, në vitet e para të shkollës së mesme, nisa të kompozoj. Gjatë viteve të komunnizmt, megjithëse familja ime u godit nga regjimi, munda që me talentin tim të isha kantautori më i suksesshëm i qytetit të Korçës. Në vitet 1965 formova të parën orkestër ritmike në Shqipëri me tre kitara elektrike dhe një bateri (dy vjet më vonë një orkstër e tillë u ngrit në Tiranë).
Ëndrra ime për këngën nisi kur isha në gjimnaz, në vitet 60-70. Në atë kohë nuk kishte televizione edhe radiot ishin të pakta, serenada mbetej ëndrra më e bukur e të rinjve të Korçës. Ndieja që edhe unë mund të isha një serenadist i mirë, – më përvëlonte kjo ëndërr, – ndaj nisa të gjendesha gjithnjë aty ku këndoheshin serenada. I dëgjoja me ëndje, kënaqësia ime ishte e pafundme. Serenadistët mblidheshin në shtëpitë e njëri-tjetrit, kalonin rrugicave duke kënduar, u këndonin vajzave, ëndërronin të bëheshin këngëtarë të njohur. Pa e kuptuar as vetë, nisa të këndoja edhe unë bashkë me ta. “Je një nga zërat më të bukur të grupit!”, – më thanë. Vlerësimi i tyre më bëri me krahë. Kisha nisur të këndoja me serenadistët më të mëdhenj në moshë: me Ligoraq Qanon, Sotiraq Mitren, Dhimitër Hreshovën (Taqkë Karmenin) dhe më vonë, me vëllezërit Ilia, Pandi dhe Gjergj Peleshi, Nasi Kondili etj.
(Si krijues të parë të serenadave, me sa di unë, janë: Loni Llogori, Mihal Ciko, Kristaq Antoniu, Thoma Nashi, Kol Rodhe etj). Konkurenca ishte e fortë, vazhdimisht krijoheshin grupe të reja; dikush rezistonte, dikush dilte nga gara, por përpjekjet ishin të përhershme. Grupet e serenadistëve quheshin “Pare-ra”. Pasioni për krijimin e shoqërive muzikore buronte edhe si rezultat i emigracionit në vendet e evropiane. Emigrantët sillnin prej andej melodi dhe vargje të bukura. Malli për familjen, për të dashurën, për vendlindjen i kishte shndërruar në krijues të vërtetë. Kështu po ndodhte edhe me mua: krijoja tekste, kompozoja këngë dhe këndoja.
Pasioni im për këngën nuk ishte rastësi, vija nga dy prindër me shpirt artisti. Nëna ime, Izmini, ishte pasardhëse e familjes së njohur me artisten e madhe Tefta Tashko Koço, ishin në një klasë, madje në një bankë, mike të njëra-tjetrës, ëndrrat e tyre për artin dhe këngën, ishin miqësia reale e tyre. Gjithashtu nëna ime merrte mësime edhe nga Piktori i Popullit Vangjush Mio, miqësinë me vajzën e tij, Rozeta Mion e ruan edhe sot kësaj dite. Kurse babai, Xhuvi Kajno, ishte po aq tregtar sa edhe artist, gjithnjë i gatshëm t’u gjendej pranë njerëzve të artit. Financoi me një dëshirë tejet të dukshme incizimin në pllaka gramafoni me sazexhinjtë e Korçës dhe Qerimenë, e vetmja këngëtare femër në atë kohë. Ndaj edhe tek unë kishte zënë vend pasioni për këngën. Nuk i harroj dot emocionet e kompozimit të këngës së parë, ia kushtova një vajze simpatike me emrin “Dadajka”. Nuk kam provuar gjë më të bukur se kompozimin e asaj kënge; edhe tekstin e kisha të bukur. Megjithatë, në kompozimet e mia të para, nuk i kushtoja rëndësi tekstit, por ndërsa e këndonim, dikush rregullonte një varg, dikush një tjetër, deri sa teksti i këngës bëhej po aq i bukur sa melodia. Shpesh mblidheshim dhe këndonim te shtëpia e një personazhi të njohur, Taqo Babuçi.
Ai banonte pranë shtëpisë sime, kishte shtëpi me oborr të madh. Ne mblidheshim në oborrin mbrapa shtëpisë së tij ku kishte ndërtuar një barakë sepse punonte si marangoz. Ishte edhe qejfli i pëllumbave. Në shtëpinë e tij, vinte edhe shkrimtari Teodor Laço, i cili e bëri personazh filmi, me emrin “Platon Burbuqi”. Unë luaja në kitarë, ishte vegla e parë muzikore që mësova, me të nisa të kompozoj. Më pas mësova edhe pianon. Megjithatë, në një pjesë të konsiderueshme të kompozimeve të mia, në orkestracionet e tyre kisha angazhuar kitaristë profesionistë si Edison Miso, i cili orkestroi disa prej kompozimeve të mia, si: “Korça, qyteti i ëndrrave”, “Serenatë për qytetin e serenatave”, “Zemrën peng ma more”, Lermë të të puth”, “Ditë karnavalesh”, “Pa ty”, “Kam një brengë në zemër” etj.
Mirëpo tashmë po gjendesha në një çast të vështirë. Autoritetet më të larta të Korçës kishin thirrur një mbledhje të posaçme; në qendër të ciklonit do të isha unë. Nuk e merrja dot me mend çfarë mund të ndodhte, thjesht ndihesha i tmerruar. Prisja në ankth, ç’drejtim do të merrte jeta ime… Dhe ndërsa isha duke i kujtuar të gjitha këto, dikush erdhi e më tha: “Mbledhja e posaçme” që do të bëhet do të vendosë në qendër të sulmeve. Nuk mbaj mend të jem ndier ndonjëherë tjetër më keq se atë ditë. Dhe të gjitha këto po më ndodhnin kur unë si kantautor gjendesha në më të mirën time. Për herë të parë ndieva keqardhje për gjithë përpjekjet e mia sepse gjithnjë kisha dashur që Korça të kishte një festival serenadash. Madje deri atë çast nuk dija të kisha bërë ndonjë gjë të keqe me këngën; në kompozimet e mia nuk kishte asgjë keqdashëse, asgjë të qëllimshme përveç asaj që më dilte prej shpirtit.
Por nga ato që më thanë, kuptova se disa prej pjesëmarrësve në mbledhje synonin të më sulmonin djallëzisht. Do të akuzohesha për liberalizëm, që do të thoshte mohim i luftës së klasave. Sipas tyre, unë kërkoja “liri absolute”, “degjenerim të rinisë”, “përpjekje për të sjellë muzikën perëndimore” etj, etj. Tashmë për ta unë isha veçse “një mikroborgjez”. Dhe të gjitha këto po ndodhnin kur mbledhja ishte ende në fillim, çfarë do të thuhej në mbyllje të saj, askush nuk e dinte. Kur mendoja se mund ta kaloja gjithë jetën në burg, dridhesha i tëri. Por asgjë s’varej nga unë. Përpiqesha të gjeja ku kisha gabuar.
Kundër meje, edhe mësuesja ruse
Nuk e mbaj mend mirë, duhet të kem qenë në vit të parë ose të dytë në gjimnaz, kishim edhe një mësuese ruse, gjatë orës së mësimit unë kisha thënë diçka për Rusinë, por çfarë konketisht tashmë nuk më kujtohet. Mësuesja ruse u revoltua dhe befas më tha: “Nonda, dil jashtë!” Që nga ajo ditë e në vijim, mësuesja ruse sapo hynte në klasë më thoshte: “Nonda dil jashtë!” – dhe këtë gjë vijoi ta bënte pa hqur dorë nga këmbëngulja e saj. Nuk kisha rrugë tjetër, hapja derën dhe dilja nga klasa. Të gjithë e dinin që mësuesja ruse nuk më pranonte të hyja në mësim në orën saj, por askush nuk i thoshte gjë, as drejtori i shkollës. Nuk e kuptoja ku e gjente gjithë atë fuqi ajo, por kisha vënë re që mësueset ruse ishin të privilegjuara në sjelljet tyre, kishin liri të plotë të silleshin si të dëshironin, fjala e tyre nuk bëhej dysh.
Serenada simbol i qytetit të Korçës
Këngët e Serenadës Korçare janë simbol i qytetit të Korçës, ”shpirti” dhe “zemra” e tij. Fillesat e kësaj dukurie datojnë para një shekulli e gjysëm, diku rreth fundit të shekullit të XIX dhe fillimisht ishin përshtatje ose imitime të serenadave të huaja, kryesisht nga Qefalonia e Greqisë, Italia, Spanja, apo edhe deri tek Argjentina e largët. Ato u përshtatën dhe u pasuruan gjatë praktikimit nga artistët korçarë. Serenada është në vetvete shprehja e një ndjenje përmes këngës, por jo vetëm. Atë, herë pas here e shohim në formën e një spektakli, një mizanskenë ku djali i këndon vajzës që poshtë dritares. Melodia e këtyre këngëve është monodike (një zë) ose dy, dhe në disa raste merr formë korale (deri katër zëra). Kemi këtu shembullin e korit “Lira”.Tematika e tyre është e larmishme. Në përshtatje me periudhat kur është lëvruar, ka dhe tematika sociale (këngët “Dua mëngjeset e Majit”, “S’kam ç’e dua pasurinë” apo këngët humoristike që godisnin veset apo fenomene të papërshtatëshme për kohën, etj.).
Tekstet e këngëve të serenadës i kanë shkruar kryesisht krijuesit e melodive (po përmendim vetëm disa prej tyre, sepse janë të shumtë) si: Petro Dula, motrat Olga, Dhimitra Maliqari, Vasilika Bimbli, Ligoraq Qano, Petrika dhe Naum Tërova etj. Tekste serenadash kanë shkruar edhe poetë apo intelektualë të kohës si: Asdreni, Kristaq Cepa, etj. Edhe muzika ka profesionistët e vet që e kompozuan, si: Thoma Nasi, Kristo Kono e më vonë Abaz Hajro, Mihallaq Andrea, etj. Serenadën e kanë kënduar kryesisht djemtë (burrat). Përmendim këtu grupet e ndryshme si: Qirinxhinjtë, Zabunët, Bimbllarët, Peleshët e plot grupe të tjera. Por kemi edhe shembuj të praktikimit nga femrat (motrat Olga dhe Dhimitra Maliqari, Spanja Pipa, etj).
Këngët e serenadës shoqërohen nga një formacion orkestral, kryesisht i përbërë nga instrumenta me tela (kitara, mandolina), por edhe instrumenta të tjera si: flauti, violina, fizarmonika, etj. Në ditët e sotme Serenada korçare ka evoluar në përputhje me kërkesat e kohës. Tani ajo është ngritur në stadin e muzikës që interpretohet në skenë dhe ambiente të tjera dhe si rezultat i kësaj, edhe mënyra e trajtimit vokal dhe instrumental është pasuruar.
Këngët janë të pranishme në gëzimet dhe festimet familjare dhe shoqërore dhe praktikohen kudo, në skena, lokale dhe ambiente të tjera argëtuese. Serenada Korçare sot është një vlerë e pazëvendësueshme e Korçës, në “simbiozë” me emrin e saj.
Ftesë nga regjisori i Estradës
Në vitin 1970, kur në art dhe kulturë nisi të ndihej një farë liberalizmi, unë ngrita një orkestër me 3 kitara elektrike. Falë suksesit që kisha patur deri atëherë me këngët e mia në estradat amatore të qytetit të Korçës, regjisori i Estradës profesioniste, z. Thimi Filipi më ftoi të këndoja si këngëtar në estradë. Ftesën e prita me shumë kënaqësi, nisa të këndoja këngët e mia, suksesi ishte i madh, u pritën mirë nga të gjitha moshat, të rinjtë i përjetonin me ngazëllim të veçantë dhe ishte kjo arsyeja që Todi Lubonja, sekretar i dytë i Komitetit të Partisë në rreth më propozoi të ngrija një grup ritmik vetëm me kitara elektrike dhe bateri. Grupin e formova shumë shpejt: në kitarë luaja unë, Vojo Memeli dhe Ylli Çekrezi, kurse në bateri, Agimi i Velës, bateristi i Estradës. Në grup kishim edhe tri vajza, të veshura sipas modës që po hynte, me pantallona kauboise. Todi Lubonja vinte në prova pothuajse çdo mbrëmje dhe na inkurajonte për suksesin që merrnim nga spektatori. Përpiqeshim të krahasoheshim me grupet perëndimore të asaj kohe. Grupi ynë u bë i famshëm, patëm sukses, jo vetëm në Korçë, por kudo që shkonim edhe në qytetë të tjera të vendit. Ishte hera e parë që në Shqipëri kishte një grup të përmasave perëndimore. Salla mbushej plot e përplot çdo natë, altoparlantët gjëmonin. Unë kompozoja vazhdimisht këngë të reja ritmike për të rinjtë. Mendoja se kishte ardhur koha që Korça të kishte një festival serenadash, kështu vazhduam deri ditën që u thirr mbledhja e posçme për të marrë vendim, nëse unë duhej të shkoja në burg ose jo, sepse sipas tyre, i kisha kaluar kufijtë. Prisja në ankth çfarë do të ndodhte.
Kurban për Korçën u bëra unë
Nga ato që dëgjoja rreth e rrotull, nisa të kuptoja se nuk do të kisha një fund të mirë. Edhe kur shihja se salla vijonte të mbushej çdo natë plot e përplot dhe altoparlantët gjëmonin, sërish e ndjeja që fundi im do të ishte i keq. Megjithatë vazhdoja të punoja, kompozoja vazhdimisht këngë të reja ritmike për të rinjtë, por e gjithë kjo mbeti si një ëndërr e bukur, sepse gjithnjë e më shumë po kuptohej, se pas Festivalit të 11- të këngës në Radio-Televizion, ashtu si në gjithë Shqipërinë do të fillonin reprezaljet edhe në Korçë. Kurban për Korçën u bëra unë. Në degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit Korçë, u thirr një mbledhje e posaçme. Gjithë furtuna ra mbi mua. Sipas tyre unë kisha qenë liberal. kisha sjellë ritmet dhe muzikën perëndimore, kisha koncepte mikroborgjeze, desha të degjeneroja rininë etj.
Duket se koha po e bën gjithnje e më të madh, nga se edhe sot, tri dekada pas vdekjës, disa etnicitete e rrethe kulturore, akoma debatojnë rreth faktit së kujt i takon. Kompozitorin Rexho Mulliqin, për së gjalli e ndoqen, izoluan, burgosen , heshtën e anatemuan . Pas vdekjës, kombe e institucione , u perpoqen ta “përvetsojnë” e bëjnë pjesë të kulturës së tyre..
Rexho Mulliqi i njohur në rini si Rexhep Mullaj u lind me 18 Mars te vitit 1923 ne Guci, shkollën fillore e kreu në vendlindje për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941
Shumë herët i la imazhet idilike të vendlindjes dhe bukurive piktoreske të Bjeshkëve të Nëmura për të u shkolluar në Shkup. U regjistrua në Medresën e Madhe të këtij qyteti, e cila, ndonëse ishte menduar si shkollë fetare, u shëndrrua në vatër intelektualësh, patriotësh e disidentësh politik nga të gjitha viset shqiptare. Mulliqi shumë shpejtë ra në sy në këtë shkollë për talentin e tij, jo në muzike, por në pikturë. Në këtë shkollë asokohe, pos shumë lëndëve tjera mësohej edhe muzika, e pesë gjuhë të huaja. Megjithëkëtë, pak kush ka mund të parashikojë që nga një medrese të dal një krijues i muzikës klasike. Aty, Mulliqi kishte arsimtar muzike një rus (Aleksander Zalijev), i cili i pari zbulojë talentin e djaloshit për muzikë dhe i sygjeroi rexhistrimin në Akademinë e Muzikës. E futi në korin e shkollës, dhe i propozoi violinën, instrument në të cilën Mulliqi do të dashurohet shpejtë. Mirëpo, kjo përkrahje e arsimtarit rus , një ditë do të i kushtoi Mulliqit. Do ti hakmerret e bëhet njollë politike, e akuzë e mëvonëshme.
Nga vitët e Shkupit, dashuri e Mulliqit do të bëhet violina. Më atë instrument, Mulliqi i ri, do të u bie ne sy edhe ushtarëve pushtues italian në vendlindje, ku ushtronte në një depo të zbrazët pranë rezervuarit të ujësjellësit. Ushtarët italianë, një ditë rrethojnë vendin, mirëpo më të dëgjuar violinën, ulin armët dhe të befasuar më virtuozin e ri, e pagëzojnë atë “Paganini i vogël”…
Nga Shkupi ku qëndroi deri më 1941, Mulliqi transferohet në Shkollën Normale të Prishtinës. Tri vjet më vonë , fillon studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd. Në këtë qytet, një ditë, të gjitha planet e ëndrrat e tij krijuese do të thyhen. Në vend të diplomës, do të i dorëzohet fletëarresti, dhe do të përfundoj në burg, si anti-titist e kundërshtar i sistemit . Në vitin 1948, Jugosllavia prishi marrëdhëniet më Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin. Pushteti filloi gjuetinë kundër politikanëve e intelektualëve opozitar. Kjo atmosferë, do të shfrytëzohet për të akuzuar, etiketuar e dënuar shumë njerëz të pafajshëm. Të gjithë kritikët e opozitarët e sistemit jugosllav u futen në një thes dhe në një burg të ngritur mbi një ujdhesë të izoluar në Detin Adriatik. Ishte ky burgu më i errët e më famëkeq i ish Jugosllavisë, në Goli Otok. Aty gjendej edhe një numër i madh shqiptarësh tjerë të burgosur. Vet emri Goli Otok, apo “Ishulli i xhveshur”, për ironi, sikur përkonte më qëllimin e pushtetit: zhveshjen nga dinjiteti, liritë personale e personaliteti i të burgosurëve dhe “krijimi i njeriut të ri” sipas dizajnimit komunist të kohës. Mulliqi nuk u thye…
Pas përfundimit të burgut, në vitin 1953, Rexho Mullqi do ta lidhë ardhmërinë e tij më Kosovën; Sëpari me Prizrenin, ku punoi si pedagog, pastaj më Prishtinën (1956) ku do të bëhet përgjegjës i Programit Muzikor të Radio Prishtinës, të vetmit radiostacion më program në gjuhën shqipe në Kosovë. Aty themeloi Korin Radio Prishtinës, dhe sëbashku më Lorenc Antonin i vunë themelet institucionale traditës popullore dhe muzikës artistike në Kosovë. Edhe pse tani në liri, etiketa e zezë – ish i burgosur politik, do të i rri e kërcënohet mbi kokë edhe për shumë vite. Megjithëkëtë, jeta në Prishtinë do ta aktivizojë shpirtin e tij krijues. Më Kosovën, do ta lidhë jo vetëm muzika por edhe gjëra tjera…
Mulliqi, kishte një fjali, si totem motivues: “Muzika ishte dashuria ime e parë dhe e fundit”, thoshte ai. Mirëpo në jetën e tij është një përjashtim nga kjo thënje. Ishte një kohë kur Rexho Mulliqi kishte edhe një dashuri të dytë – pos muzikës… Duke punuar në Prishtinë, ai afrohet më një këngëtare të re e të bukur, e cila përmbledhëte në unin e sajë tërë atë qe një krijues muzikor mund ta këtë ëndërr frymëzuese: Bukurinë, sharmin e zërin. Ajo këngëtare quhej Nexhmije Pagarusha, dhe asokohe punonte në fonotekën e Radio Prishtinës. Dashuria midis Mulliqit e Nexhmijës u rritë në martesë. Nga ajo martesë lindi i vetmi djal, Leonardi, kurse nga ajo dashuri , lindi kënga e famshme “Baresha”.
Sot, mund të supozojmë se inspirimi krijues për “Bareshen” , mbështetej në dy burime: Zërin briliant të Nexhmije Pagarushës, dhe natyrën magjepse të vendlindjes së kompozitorit . Ai ishte lindë e rritur pranë Bjeshkëve të Nemura , midis peizazheve kolorite, ku baresha është frymëzim e simbol i bukurisë femrore. Baresha , mbase ishte një Nexhmije e ëndërruar dikur moti, larg në rininë e jetën pastorale të lënë në vendlindje. Ndonëse martesa e Mulliqit më Nexhmijën një ditë përfundoi , ata mbetën në lidhje të pafund nëpërmjet këngës së përbashkët “Baresha”. Kjo këngë, ka një strukturë të pasur dhe komplekse për zhanrin të cilit i përket. Duket se kompozitori duke krijuar atë, kishte në mend një projekt më të madh. Në të vërtetë, elemente e sentenca muzikore të “Bareshes” hasen edhe në dy simfonitë e Mulliqit. Më vonë, ai bëri edhe një variantë orkestrale të “Bareshës” dhe kështu, ky kompozimi u bë kriter i standardeve për komponimin e këngëve në frymën e melosit popullor, për krijuesit tjerë.
Vitet e Prishtinës, do të jenë periudha më e frytshme në jetën artistike të Rexho Mulliqit. Ai u shëndrrua në institucion, që vuri themelet e muzikës artistike në Kosovë , posaçërisht të simfonisë, si gjini e rëndësishme e këtij arti. E ndiej veten i hendikepuar, që nuk i takoj profesionalisht kësajë fushe për të u thelluar në vlerësimin e veprave të Mulliqit. Mirëpo, duke studijuar jetëhecjën e tij, më lehtë kuptohet e përjetohet muzika që ai krijoi dhe anasjelltas: Duke dëgjuar veprat e tij, ne sot lexojmë jetën e kompozitorit. Rexho Mulliqi është autor i simfonise së parë shqiptare të krijuar në Kosovë dhe pionier i muzikës kamertale në këtë ambient. Ai është edhe i pari shqiptar që shkroi muzikë filmi në Kosovë. Më përjashtim të operas, Mulliqi krijoi në të gjitha gjinitë, nga muzika kamertale e deri tek këngët për fëmijë. Ndër veprat tjera të njohura të tij janë , Simfonia nr. 1 (1955), Simfonija e Dyte Kosovare, Fantazija simfonike, “Akuarelet e Prizrenit”, “Legjenda per violine dhe piano”, pastaj kantatat “Vdekja e heroit”, “Poema per ata”, “Baresha”, kompozimet vokale per kor “Vjeshta” I dhe II, “Kosova”, “Suita e vogel” etj.
Në opusin e tij të pasur artistik,veçohën veprat orkestrale, nga të cilat kurorë e punës së tij është Simfonija e Dyte Kosovare. Ajo është një biografi e Kosovës dhe poetit. Fillon më një shpërthim jete – në tinguj, si një frymëlindje e nevojë per hapsirë e energji, dhe pastaj qetësohet më piano, flautë e instrumente të lehta qe sikur pikturojnë natyrën shqiptare të femijërisë së autorit , apo edhe Dardaninë antike, para një shkundjeje që sikur paralajmëron fortunat historike nëpër të cilat kaloi ky vend. Në pjesën e dytë, ashtu si edhe jeta e kompozitorit dhe ambientit ku jetoi, ky motiv përshkrues piktural ngritet në një dialog dramatik më orkestrën e plotë, zhvilluar në etapat qe secila në vete përbën një rrefim të veantë muzikor, ndonëse kompakte në tërësinë e veprës. Eshtë një veper antologjike cfarë nuk ka egzistuar më heret si gjini në Kosovë. Elemente nga kjo simfoni, janë shfrytëzuar nga autori edhe në muzikën për filmin “Uka i Bjeshkëve të Nemura”, i cili ishte i pari koproduksion i shtëpisë së dikurshme filmike “Kosovafilmi”.
Mulliqi shkroi edhe muzikën për baletin “Nita” dhe “Legjenda mbi ngadhënjimin”, si dhe për shfaqjet teatrore: “Besa”,” Erveheja”,”Nita”, “Fosilet”,”Dundo Maroje”etj. Të gjitha këto, vepra janë realizuar në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës (ish Krahinor). Përpunoi dhe harmonizoi mbi 150 këngë te ndryshme popullore shqipe. Muzika e tij, u jetësua edhe në ekranin filmik e televiziv. Ishte i pari kompozitor shqiptar nga Kosova që kompozoi muzikë për film. Filloi me filmin “Kapiten Lleshi” në vitin 1960, ku përdorë motivet e këngës së njohur “Po vijnë krushqit”, mirëpo në një ritëm paksa komercial. Ky film i produksionit jugosllav më akorë kombësish të ndryshme, kishte për subjekt luftën antifashiste shqiptare, dhe konfliktin midis komunistëve dhe ballistëve. Filmi është shfaqur gadi në tërë botën, dhe një kohë, ishte hit në vendet e Ballkanit e deri në Kinë. Ne film paraqitën disa aktorë shqiptarë, kurse një rrol kryesor e luan Abdurrahman Shala. Motivi “Po vijnë krushqit”, që në film fatkeqësisht këndohet ne gjuhën serbokroate, është përkthyer e kënduar ne disa gjuhë të huaja, madje edhe në gjuhën kineze (mandarin). Duke mos ditur se si ka arritur kjo këngë në film, viteve të fundit, në media digjitale, disa të rinjë shqiptarë kanë zhvilluar debate kritike duke besuar se “serbët, e kanë vjedhur këtë këngë shqiptare për filmin e tyre”. E vërteta është se kjo këngë shqipe ka hyrë aty nga Rexho Mulliqi, emri i të cilit qëndron më autorët tjerë të filmit. Sot, ky detal duket i parëndësishëm, mirëpo në vitët e gjashtëdhjeta ishte pjesë e afirmimit të folklorit tonë. Mulliqi, shkroi muzikën edhe per filmat: ” Uka i Bjeshkëve të Nemura”, ” Era e Lisi”, “Qerim hesapesh”, si dhe për një numër filmash dokumentar.
Rexhep Mulliqi ishte njeri i qetë e modest, më një kulturë europiane për kohën e tij. Një shpirt lirik, në një kohë të zymtë. I kishte ndodhur qe të fitojë edhe shpërblime ndërkombëtare dhe këtë informatë të mos e ndaj as më miqtë më të afertë.. Një vullkan i qetë – plot energji artistike. Tradicional në komponim, por në hap e në komunikim më kohët e rrjedhat kulturore. Dukej apolitik ne jetën publike, por ishte thellë i shqetësuar për ngjarjet qe e rrethonin. Ishte i heshtur, por plot ide e inovacione krijuese. Mulliqi nuk fliste shumë për të kaluarën e tij as biografinë e tij. Një kohë, edhe disa individë shqiptarë, nga smira ose për arësye tjera, ja mohuan përkatësinë etnike shqiptare. Kur gjatë një vizite në Tiranë e kishin pyetur se çfarë kombësie i takon, ai ishte përgjigjur shkurt : “Pyeteni muzikën time”. Heshtja e tij, fliste gadi sa edhe muzika qe kompononte. Ai nuk e zgjodhi heshtjen, por ajo ju imponua. Ishte i vetëdijshëm që hapi dhe fjala e tij kontrolloheshin nga pushteti. Heshtja e tij ishte protestë. Kompozitori Akil Koci e quajti “kompozitor i harruar”. Ndonjëherë, i vetmuar shoqërohej më një gotë. Por, kur gota e tradhtonte, atëherë nga goja e tij dilte e vërteta, siç kane thënë latinët. E kur Rexho fliste, të tjerët iknin, sepse fjala e tij shixhetë , godiste aty ku të tjerët s’ guxonin. Për shkak të së kaluarës se tij politike, flitej së ishte radhitur në listën e personave nën mbikëqyrje të përhershme nga shërbimi sekret. Njerëzit nga ajo listë, para çdo vizite të Titos ose ndonjë partiaku të lartë jugosllav në Kosovë, izoloheshin ose arrestoheshin. Pushteti i frigohej fjalës se Rexhës .
Muzika e tij, hyri në në Europë, atëherë kur ne ishim larg sajë. Kompozimet e tij u kënduan ose ekzekutuan, nga Austria deri në Angli, në kohën kur të tjerët fare pak dinin për ne. Dy këngët e tija më të njohura, për kor, janë “Vjeshta” dhe “Vendi im”. “Vjeshta”, në vitin e 1966 ka fituar shpërblimin e parë ne Festivalin Ndërkombëtar Artistik në Langolen të Anglisë.
Për të i qetësuar pushtetarët e kohës, të cilët mbanin nën llupë punën e tij, Mulliqi aty këtu shkroi edhe ndonjë këngë ose kantatë në tema që u imponoheshin krijueseve nga regjimi. Mirëpo, ky fakt nuk ia zbeh as ulë vlerën kompozitorit as thesarit muzikor qe la pas.
Jeta e Rexho Mulliqit nuk ishte e qetë as e thjeshtë. Ai dukej sikur bënte jetë boemi, mirëpo në shpirtin e tij, zirëshin kohët e ngjarjet që kishte shkelur e jetuar. Nga fëmijëria barte një plagë të thellë . Ishte gadi foshnje, kur në derë të shtëpisë së lindjes, i kishin vrarë të atin. Fqinjët joshqiptarë, i kishin thëne “…babanë ta vranë shqiptarët”, kurse pushteti kishte sulmuar shtëpinë më pretekst se aty fshiheshin kaçakët shqiptarë. Dy detale që nuk qëndrojnë sëbashku. Rexhoja u rritë, jetoj e vdiq më këtë enigmë në zemër.
Jeta e tij ishte gadi si muzika që krijoi; E pasur më ngjarje, më ndonjë dashuri, por edhe me drama të stuhishme. Mulliqi vdiq në Prishtinë në vitin 1982. Ishte ai vit i turbulltë për shqiptarët e Kosovës, ndaj shumë adhurues e miq të tij, munguan në nderimin e fundit para varrit, për shkaqe objektive ose pengesa të natyrës politike. Nuk dijmë saktësisht ku dëshironte ta ketë varrin. Hyri në dheun e vendlindjes, më një ceremoni modeste, duke na e lënë terë pasurinë artistike qe kishte krijuar, si trashëgim dhe obligim. Në varrim, nuk u dëgjua asnjë tingull i tij.
. Ata që e harruan për se gjalli, e refuzuan edhe pas vdekjes. Në vendlindjen e tij në Guci, u shpreh ideja që një rrugë të emërohet më emrin e tij, mirëpo kjo u refuzua. Kundërshtarët kishim po atë arsyetim i cili ishte akuzë kundër kompozitorit 60 vjet më parë: Ishte anti-tist, kundërshtar i sistemit etj. U refuzua poashtu edhe vendosja e bustit të kompozitorit në një vend publik afër shtëpisë së lindjes. Duket se prapa këtyre kundërshtimeve, qëndronte një inat i disa fosileve të sistemit të kaluar, të cilët, nuk ja falen Rexhës faktin pse u identifikua – shqiptar. Më vonë një bustë “enigmatike” e kompozitorit u vendosë mbi varrin e tij , mirëpo ajo u çoroditë më mbishkrimin cirilike, i cili fare pak përdoret në këtë mjedis më shumicë shqiptare.
Pas vdekjes së Mulliqit, posaçërisht gjatë luftës, në Kosovë filluan të zhduken dëshmitë e punës së tij. Në Prishtinë u zhdukë busta origjinale e kompozitorit, punuar nga i ndjeri Agim Cafëderbasha, pronë e Shoqatës së Kompozitorëve . Nuk dihet nëse kjo është busta e vendosur mbi varrin në Guci, ose jo. Familjarët dhe gruaja e tij e parë, Lubica, kishin deklaruar se, busta që po vendosnin ishte punuar nga miqët e Rexho Mulliqit në Kosovë. (!)
Dikush u përpoq të fshijë gjurmët krijuese të Mulliqi lënë në Kosovë . Janë zhdukur të gjitha partiturat origjinale të kompozitorit në Prishtinë. Disa akuzojnë të bijen, e disa thonë se ato gjenden në Vjenë e Berlin. Janë djegur madje edhe disa kopje të partiturave, që gjëndëshin në ndërtesën e ish Radiotelevizionit të Prishtinës, tash RTK. Ky fakt, poashtu ngritë dilema e pyetje të reja, pasi që e bija e tij, ishte përgjegjëse e Pruksionit muzikor të RTP-së në prag , dhe gjatë luftës në Kosovë. Pas dëbimit të punëtorëve shqiptarë nga Radio Prishtina, në vitin 1990, ajo mori timonin e drejtimit të Produksionit Muzikor të këtij institucioni, ndaj ka pasur të gjitha kompetencat dhe obligimin moral e familjar për të i siguruar ato nga “zhdukja”.
Muzeu Kombëtar i Kosovës, nuk besojmë të ketë ndonjë dokument apo gjësend të ruajtur nga kompozitori më i madh i shtetit të ri. Në vend të investimit për gjetjen e partiturave, apo konservimin e ndonjë shënje personale të kompozitorit, ky muze shpenzoi para do vitësh mbi 10.000 euro, për të bërë një video-klip të këngës “Baresha”. Realizmi ishte nën nivelin e këngës, ndaj këngëtarja Pagarusha e ndaloi atë . Nuk kishim dëgjuar më parë qe muzeu të bej klipe muzikore. Pas gjashtë dekadash, Tirana arrijti të siguroi partiturat e Çesk Zadesë nga muzika e filmit “Skenderbeu” te humbura në Moskë në vitin 1952. Një shembull për mësim…
Disa individë e institucione, si Filharmonija e Kosovës, i shprehen respektin e tyre Mulliqit, aq sa kishin mundësi. Në solemnitetin e shpalljës së pavarësisë, u egzekutua premierë, Simfonija e tij e Parë . Kompozitorit ju nda, pas vdekjës, edhe shpërblimi “Niket Dardani”.
Para një viti, edhe vajza e tij e vetme, nga martesa e parë, Vesna, hodhi një gurë akuze. Ajo na kritikoi pse po e “bëjmë” Mulliqin shqiptar, çfarë ai nuk ishte, shkroi ajo. S’ka dyshim së vajza është e ndikuar nga e ëma ose rrethi i sajë nacionalist serb. Ajo vetë, jetoi në Kosovë dhe ishte e privilegjuar pikërisht pse mbante mbiemrin Mulliqi, të cilin ajo preferon ta shkruaj “muliç”. Këndoi edhe në festivalin “Akordët e Kosovës”. Megjithëkëtë, për hir të Rexho Mulliqit, shqiptarët ja shtrinë dorën Vesnës, duke e ftuar ate në manifestimin përkujtues për të atin, në Prishtinë. Ajo refuzoi ftesën..
Edhe pas tërë këtyre gjurmëve të thella lënë në kulturën tonë, disa akoma kontestojnë origjinën dhe biografinë artistike shqiptare të Rexho Mulliqit. Ata qe sot duan ta përvetësojnë Mullqin, nuk treguan këtë interesim për së gjalli. Rexho Mulliqi më se paku u ekzekutua në Serbi. Veprat e tij u ekzekutuan në Vjenë, Berlin, Amsterdam e disa qendra qytete tjera europiane, por jo në Beograd, ku u shkollua e burgosë. Simfonija e Dytë Kosovare , u ekzekutua madje edhe në Podgoricë, nga Orkestra Simfonike e Malit të Zi. Ishte ky i vetmi ekzekutimi i gjallë premierë i kësajë vepre, në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo simfoni e shkruar në vitin 1972, ishte publikuar më herët, por vetëm si inçizim, nga Orkestra Simfonike e Lubjanës. Polemika rreth Mulliqit na e kujton betejën midis serbeve e kroateve, për “përvetësimin” e një kompozitori tjetër te famshem. Njërin nder kompozitoret me te mëdhenj te Ballkanit Josip Shtolcer (Sllavenski), serbet e quajnë serb, ndonëse ai, gjithnjë është deklaruar kroat dhe ka lindur ne Kroaci. Shtolcer është i pari kompozitor nga ky rajon qe ne muzikën e tij përdori folklori shqiptare. Qysh ne vitin 1936 ai publikoi ne Paris “Këngët shqiptare”.
Kuj i takon Rexho Mullqi? Ai sëpari i takon muzikës. Artit më të vjetër të botës. E muzika u takon të gjithëve. Pastaj i takon kulturës shqiptare. Por, u takon edhe të gjithë atyre qe e duan e respektojnë punën e tij. Ate nuk kemi nevojë ta bëjmë ne – shqiptar. E bëjnë veprat e tij. Aktori Bekim Fehmiu, për së gjalli gjithnjë u identifkua si shqiptar, mirëpo mungoi në filmat shqip. Rexho Mulliqi, e bëri të kundërtën: Nuk eksponoi shumë nacionin e tij, mirëpo punoi, e krijoi – shqip. Kritikë e kundërshtarë , ja lëkunden emrin e eshtrat disa herë, por, veprën e tij – jo. Ai mbetet kompozitori më i madh qe ka dhënë Kosova, dhe njëri ndër krijuesit më të mëdhenjë të muzikës artistike në botën shqiptare. Më Çeskë Zadenë ,i cili priu në këtë fushë, janë dy etërit e simfonisë shqiptare.
Një emër me shumë peshë e me gjurmë të mëdha në artin shqiptar, Mehdi Malkaj, ishte i ftuar në emisionin “Mes’Dritë”, në Vizion Plus ku ka ndarë copëza të historisë së tij të jetës dhe të karrierës, duke rrëfyer sfidat e fëmijërisë, sakrificat për të ndjekur artin dhe lidhjen e fortë me publikun. I lindur në Memaliaj dhe i formuar në Institutin e Lartë të Arteve, Malkaj është njohur për rolet ikonike si Xhabraho Plaka dhe Milo Budalli, duke fituar titullin e lartë Artist i Popullit.
Malkaj foli i përlotur për ndikimin e madh që ka pasur në formimin e tij figura e nënës dhe e grave të qytetit të tij.
“Unë kam jetën pak të sikletshëm, sepse Zoti deshi të më merrte nënën kur isha 5 vjeç. Ajo u kishte lënë porosi shoqeve të veta: “Mos më lini djemtë të uritur.” Këto nuk më lanë të uritura dhe nuk bënin dallim. Kur ishim fëmijë, nuk e kuptonin shumë se çfarë ndodhte. Kur u rritëm, kuptuam çfarë ishte nënë. E kuptuam nëpërmjet miqve. “Do shkoj të ha bukë,” thonte ai. Heroinat e vërteta të qytetit tonë ishin nënat. Të jepte një copë bukë, po nuk të shikonte në sy, e nuk e dinte kujt ja jepte. Ishin të bindura që fëmijët e tyre do i ushqente një nënë tjetër”
Mehdi Malkaj gjithashtu rrëfeu se vëllai i tij i madh ka luajtur një rol vendimtar në jetën dhe karrierën e tij artistike.
“Kam pasur vëllain e madh, që vuri shumë gurë të suksesit tim. Më pa që bëja shaka me miqtë e mi. Më dha shtysën për të bërë këtë punë. Më dha një monolog për ta mësuar. Më tha: “Do fitosh.” Por nuk dilja në skenë, por më shtyu ai, dhe kjo mënyrë si hyra në skenë ngriti gjithë spektatorët në këmbë. Që atëherë nuk dola më nga skena“, tha Malkaj.
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i EBU, Noel Curran, tha pas takimeve sot në Tiranë se rrjeti evropian i transmetuesve publikë do të mbështesë reformimin e Radio Televizionit Shqiptar. EBU mbështet Drejtoreshën e Përgjithshme, Eni Vasili, punën e saj duke vlerësuar bashkëpunimin me Këshillin Drejtues. Noel Curran e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste në ambientet e RTSH pasi kishte përfunduar një sërë takimesh në Tiranë.
Drejtori i Përgjithshëm i EBU u takua me drejtuesit e RTSH-së në këtë fillim marsi, me anëtarët e Këshillit Drejtues, me Kryeministrin Edi Rama, me ambasadorin e OSBE-së dhe me të gjithë faktorët që, siç ai tha në intervistë, e kanë kuptuar nevojën për reformimin e RTSH-së.
Zoti Curran zhvilloi një vizitë të plotë në zyrat dhe studiot qendrore të RTSH dhe u njoh më afër me situatën komplekse që po kalon media.
Drejtori Curran ka sjellë një paketë të gjerë rekomandimesh që lidhen me hartën që duhet ndjekur për të kryer një reformë të suksesshme në median publike. Gjatë takimit me drejtuesit e departamenteve ai tha se ishte njohur me raportin e grupit të punës së ekspertëve të EBU, ku pasqyrohej me detaje gjendja aktuale e institucionit, duke treguar edhe në intervistën para largimit se sfidat që ka sot televizioni publik janë të njëjta me ato që kalojnë mediat e tjera publike evropiane.
Duke kujtuar se RTSH ka buxhetin më të ulët sesa të gjithë televizionet publike të rrjetit evropian dhe se teknologjia është tejet e prapambetur, ai theksoi në të gjitha takimet e zhvilluara në Tiranë, edhe në atë me Kryeministrin Rama, nevojën për investime thelbësore që televizioni publik të rrisë përmbajtjen cilësore programative, infrastrukturën teknologjike dhe të jetë në të njëjtin hap me mediat moderne publike. Noel Curran garantoi se si drejtues i EBU do të kërkojë angazhimin e faktorëve politikë të brendshëm, por edhe të Bashkimit Europian, në përmirësimin e situatës financiare, transformimin dhe rimëkëmbjen e RTSH.
“Në këtë rrugëtim të vështirë RTSH nuk është vetëm, EBU do të jetë krah jush në çdo hap,” deklaroi drejtori i përgjithshëm i EBU gjatë vizitës në Shqipëri.
Përveç teknologjisë së vjetruar dhe buxhetit shumë të ulët, Noel Curran nënvizoi se RTSH duhet të forcojë marrëdhënien me audiencën në mënyrë që të mbijetojë në këtë treg shumë të vështirë mediatik. Ai tha se mungesa e një matësi të pavarur të audiencës penalizon RTSH, por edhe për këtë çështje ai u shpreh se do të diskutojë për një zgjidhje me drejtuesit e EBU-së. Gjatë takimit me Këshillin Drejtues, anëtarët u njohën me bashkëpunimin e nisur mes EBU-së dhe RTSH për reformimin e institucionit, zbatimin e reformës, rritjen teknologjike, atë programative si edhe digjitalizimin e arkivës./Dosja.al
Ka vdekur në moshën 79 vjeçare aktori vlonjat i njohur i humorit, Mane Lumani.
I njohur si një nga katër parodistët legjendarë të Vlorës, Lumani la gjurmë të pashlyeshme në botën e humorit dhe të skenës shqiptare.
Mane Lumani
Që prej vitit 2004, aktori i ndjerë nuk fliste më pasi shkak u bë një ndërhyrje kirurgjikale në fyt, ku iu hoqën të gjitha kordat, pas një mase tumoriale të hequr prej aty.
Mane Lumani nisi karrierën e tij artistike si aktor amator në vitin 1974 në ndërmarrjen e Ullishtës, ku spikati për talentin e tij të jashtëzakonshëm në humor dhe aftësinë për të imituar figura të ndryshme.
Aftësia e tij për të sjellë buzëqeshje dhe për të interpretuar role komike me një elegancë të rrallë, i dha atij një vend të veçantë në zemrat e publikut shqiptar
Formimi i grupit “4 parodistët e Vlorës” ishte një moment kthese për humorin shqiptar.
Mane Lumani, së bashku me Agron Hoxhën, Afrim Agallinë dhe kolegun tjetër Muhamet Lika që do të bashkohej më vonë, krijuan një stil të veçantë të humorit që u bë ikonë e artit shqiptar.
Ky grup njihet për paroditë e tyre të mprehta, të mbushura me satirë dhe ironi, që pasqyronin me mjeshtëri realitetin e kohës. Humori i tyre jo vetëm që argëtonte, por gjithashtu ofronte një kritikë të hollë të shoqërisë dhe politikës së kohës.
Mane Lumani mbetet një figurë e paharruar në kulturën shqiptare, një humorist që e solli gëzimin dhe të qeshurën në çdo skenë ku performonte.
Ai mbajti gjallë frymën e humorit të mençur dhe të ndjeshëm, duke i dhënë një kontribut të madh artit skenik shqiptar. Trashëgimia e tij vazhdon të jetojë përmes kujtimeve të artdashësve dhe përmes punës së artistëve që ndjekin gjurmët e tij. bw
Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti, një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.
Lajmi është bërë publik nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, e cila në një njoftim zyrtar shpreh dhimbjen për humbjen e artistit që i dha teatrit dhe filmit shqiptar vite të tëra përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi.
Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në artin interpretativ dhe për rolet që shënuan një epokë të teatrit dhe kinemasë shqiptare.
Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë.
Komuniteti artistik, miqtë dhe familjarët i japin lamtumirën e fundit një aktori që për dekada ishte pjesë e identitetit kulturor të qytetit dhe më gjerë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar këngën e saj më të re “Çike Çike”, projekti i dytë nga albumi i shumëpritur i ardhshëm “Dirty Blonde”. Ky release ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke veçuar veçanërisht audiencën shqiptare për vargjet e saj në gjuhën shqipe: “Çike çike, luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike”.
Artistja rrëfen se gjatë fëmijërisë shpesh është ndjerë nën presion për t’iu përshtatur modelit “all American”, por me kalimin e viteve ka kuptuar se pikërisht ajo që e bënte të ndihej ndryshe është sot forca e saj më e madhe.
Ajo tregon se gjithçka nisi kur dëgjoi linjën e basit të krijuar nga DJ Snake. “Më pëlqeu menjëherë. Fillova të improvizoja dhe papritur më erdhi në mendje një shprehje nga fëmijëria ime: ‘Çike Çike’.
“Jam shumë krenare që jam shqiptare. Duke u rritur, ndonjëherë dukej sikur qëllimi ishte të përshtatesha me modelin ‘all American’. Por ndërsa jam rritur, kam kuptuar se gjërat që më bënin të ndihesha ndryshe janë në fakt superfuqia ime. Kur dëgjova linjën e basit që bëri DJ Snake, më pëlqeu menjëherë. Fillova të improvizoja dhe papritur më erdhi në mendje një shprehje nga fëmijëria ime: ‘Çike Çike’. Është zhargon për mënyrën si thoshim ‘hej vajzë, hej’. Sapo e thashë mbi beat, u ndje tamam si duhet. Ky album flet për të qenë vetvetja pa kërkuar falje, dhe përfshirja e pak kulture nga rrënjët e mia në këtë projekt më është dukur gjëja e duhur për t’u bërë. Mezi pres ta eksploroj edhe më shumë këtë në të ardhmen dhe, më e rëndësishmja, shpresoj t’u tregoj të gjithë vajzave dhe djemve shqiptarë në botë se mund të arrijnë gjithçka që vendosin në mendje. Me dashuri, Bebe”, ka shkruar ajo.
“Çike çike” është publikimi i dytë nga albumi, pas këngës “I Like You Better Than Me”, ndërsa projekti i plotë pritet të përmbajë gjithsej 13 këngë, të cilat fansat po i presin me shumë interes. bw
Krijuar nga gjigandi i teknologjisë ByteDance, Seedance 2.0 mund të gjenerojë video me cilësi kinemaje, të kompletuara me efekte zanore dhe dialog, nga vetëm disa kërkesa të shkruara.
KINA- Një model i ri i inteligjencës artificiale (AI) i zhvilluar nga kompania kineze pas TikTok, ka tronditi Hollivudin këtë javë. Kjo jo vetëm për shkak të asaj që mund të bëjë, por për atë që mund të nënkuptojë për industritë krijuese. Krijuar nga gjigandi i teknologjisë ByteDance, Seedance 2.0 mund të gjenerojë video me cilësi kinemaje, të kompletuara me efekte zanore dhe dialog, nga vetëm disa kërkesa të shkruara.
Shumë nga klipet që thuhet se janë bërë duke përdorur Seedance, dhe me personazhe të njohur si Spider-Man dhe Deadpool, u bënë virale. Studiot e mëdha si Disney dhe Paramount akuzuan, ByteDance për shkelje të të drejtave të autorit.
Por çfarë është Seedance dhe pse po shkakton kaq shumw trazira?
Seedance u lançua në qershor 2025, por është versioni i dytë që erdhi tetë muaj më vonë që ka shkaktuar një bujë të madhe. Modelet video perëndimore të AI kanë bërë përparim në përpunimin e udhëzimeve të përdoruesit për të bërë imazhe mahnitëse, por Seedance duket se ka lidhur gjithçka së bashku.
Ashtu si mjetet e tjera të AI, Seedance mund të krijojë video nga kërkesa të shkurtra teksti. Në disa raste, vetëm një kërkesë duket se është prodhimi i videove me cilësi të lartë. Është veçanërisht mbresëlënëse sepse kombinon tekstin, pamjet vizuale dhe audio në një sistem të vetëm.
Shumë ekspertë të industrisë dhe kineastë besojnë se Seedance është një kapitull i ri në zhvillimin e teknologjisë që gjeneron video. Sekuencat komplekse që po prodhon duken më realiste se konkurrentët e saj, thotë David Kwok, i cili drejton një studio animacioni me bazë në Singapor të quajtur Tiny Island Productions.
BBC shkruan se Seedance ka hasur në telashe për çështjet e të drejtave të autorit, një sfidë në rritje në epokën e AI. Ekspertët paralajmërojnë se kompanitë e AI po i japin përparësi teknologjisë mbi njerëzit, pasi prodhojnë mjete më të fuqishme dhe përdorin të dhëna pa paguar për to.
Pekini ka vendosur AI dhe robotikën në thelb të strategjisë së tij ekonomike, duke investuar shumë në prodhimin e avancuar të çipave kompjuterik, automatizimin dhe AI gjeneruese ndërsa ofron një avantazh teknologjik ndaj SHBA-së. Ndërsa Seedance 2.0 po bënte tituj, firmat e tjera të mëdha kineze kishin shpërndarje të profilit më të ulët të mjeteve të tyre të reja gjeneruese të AI përpara festës së Vitit të Ri Hënor.
Viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për adoptimin masiv të AI në Kinë, jo vetëm chatbots, por edhe agjentë të AI që trajtojnë transaksionet, mjetet e kodimit të përfshira në punën e përditshme dhe krijuesit e videove që përdorin në mënyrë rutinore AI./Dosja.al
Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tirane (u nda nga jeta müe 28 qershor 2020), kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.
Folku shqiptar dhe etnosi, një ndër traditat më të papërsëritshme në historinë e përfaqësimit të identitetit tonë kombëtar në botë, një nga resurset më të pasura të visarit tonë shpirtëror, nuk mund të kuptohet pa vallën popullore dhe vetë ajo në gjënezën e saj, deri sot, nuk mund të identifikohet më kurrëçka tjetër, vetëm me “Vallja e shqipes”, apo “Festë të madhe ka sot Shqipëria”. Ndërsa shoqëritë zhvillohen dhe ne përpiqemi të jemi në një hap me ta dhe modernizimin që pa asnjë mëdyshje, ka prekur dhe përfaqësohet dhe nga ndryshimet në art, folku në tërësi dhe vallja popullore në veçanti, dëshmojnë se janë maja të dimensionit tonë artistik dhe shpirtëror. Dhe vallja popullore në ecurinë e saj, në mëvetësimin e saj, si traditë dhe vlerë kombëtare shqiptare, nuk mund të kuptohet pa përfaqësuesin e saj më të spikatur, Besim Zekthi. Artikulimet për Zekthin janë të shumta, veç morisë së çmimeve, titujve dhe ndërimeve, që kanë ndjekur për katër dekada. Ndonëse në kufinjtë e 71 viteve jetë, ai është ende ai burrë shtatlartë, i hijshëm e plot rrezatim jete dhe shprehije emotive. Tek ai arti në tërësi dhe vallja në veçanti, kanë skalitur tiparet e një personazhi që rrezaton. Gjithçka tek ai është përplot, megjithëse në rrëfenjën për jetën dhe veprimtarinë e tij në art, nuk ka gjasa të japë dorëheqje. Madje ai nuk nguroi të nxirrte dhe një sekret profesional. Bëhet fjalë në lidhje me ambicjet e tij artistike, një aktivitet që do të bëjë në vitin 2008, ku kryesisht do të dominojnë krijimtaritë e tija koreografike, natyrisht pa lënë jashtë skenës vallet që bënë epokë, ekzekutimi i të cilave i dha atij nderime dhe vlerësime në të gjithë botën. Ai nuk hezitoi të na bënte me dije dhe për pagëzimin që i ka vënë paraprakisht këtij promocioni folk, “Shqipja më dha krahë”. Nuk e e fsheh, se kanë qënë “Vallja e shqipes”, “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, etj, të cilat e kanë bërë atë kaq të famshëm, kaq popullor dhe identitetin tonë kulturor një trofe në skenat prestigjiozë të folkut. Ndjenjat e kombit tonë janë jashtëzakonisht të prekshme. Për shembull, vallja “Kreshnikët e lirisë”, siç i thotë populli “Vallja e shqipeve”, që është e filmuar në Krujë, këto karaktere vallesh, qofshin këto të Jugut, Shqipërisë së Mesme, apo Veriut kanë domethënien e tyre, kanë fjalën e tyre, kanë shprehinë e tyre. Me të vërtetë është pa gojë, por shpirti, interpretimi, sytë komunikojnë aq bukur me popullin saqë duket sikur çdo gjë cicëron, çdo gjë flet, kështu janë vallet dhe ai interpretim që i kemi bërë ne kësaj kulture kombëtare. Kam bindjen se uji do të shkojë në rrjedhën e vetë, atje ku duhet të shkojë. Çdo gjë mund të harrohet, kultura e kombit nuk mund të harrohet. Nuk mund të ketë komb pa një kulturë të traditës, të lashtësisë, të jetës, aty ku ka lindur ai komb dhe aty ku ka pasqyruar jetën, historinë, punën, vajin, gëzimin, vallen, këngën, instrumentin, kostumin popullor, të gjitha këto janë shkrirë në historinë e kombit tonë. Janë monumentet e kulturës, ajo s’diskutohet, por monumente më të gjalla se sa mund të jenë vallet dhe këngët e historisë së kombit tonë nuk ka.
Ku dhe si janë të vendosura zanafilat e para të ngjizjes suaj për nga ai talenti padiskutueshëm dhe ajo famë që mban të mbështjellë si në një brerorë shëndritëse Besim Zekthin?
Fillimet e janë të vendosura në fëmijërinë time, në lëvizjet e atëhershme, në aktivitetet e shtëpive të pionierit, siç quheshin asokohe. Më 1952 prezantohem në Filarmoninë e Shtetit, ku bënin pjesë pothuaj të gjithë hallkat e veprimtarisë kulturore artistike të kohës. Të gjithë jepnin shfaqje në Teatrin Popullor, ku drejtor ishte Kol Jakova. Më 1957 u ndje nevoja e ndarjes së institucioneve, Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri Kombëtar. Po në këtë vit u krijua Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, të cilin e drejtonte “Artisti i Popullit”, Çesk Zadeja.
Çfarë do ta konsideronit si të rëndësishme, për atë periudhë, ndërsa domosdo duhej që duke ruajtur dhe pasuruar traditën, të mbartte me vete kjo dhe profesionalizmin?
Prezenca e disa profesorëve rus ka qenë shumë e frutshme dhe ndikoi në rritjen profesionale dhe forcimin e tabanit popullor. Mund të nominoj për kontributin e dhënë, profesor Georgi Perkun, Boris Ramazin. Kjo ndihmesë e profesorëve rusë, në bashkëpunim me koreografin Gëzim Kaceli, Panajot Kanaçi, kanë ndikuar në zhvillimin, jo vetëm profesional por dhe shpirtëror të valles popullore shqiptare. Atë kohë u krijuan disa punë më vlerë dhe që do të mbetnin të pavdekshme në memorien artiskike të shqiptarëve, si “Vallja e shqipeve”, “Komitët e lirisë”, të Engjëll Tërshanës.
Tashmë ju do të hidhni hapin më të rëndësishëm të personalitetit tuaj artistik dhe konkretisht ju do të kishit dhe punët tuaja në vallen popullore shqiptare?
Po. Krijimtaria ime, e cila është produkt i një eksperience të çmuar dhe të vlerësuar. Do të ishin “Motivet e Librazhdit”. Në 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mora përsipër një përgjegjësi të guximshme, të përpunoj vallën kosovare. Përpunimi im koreografik do të mbante vulën në vallen “Dasma e Rugovës”, e cila i kushtohej kryengritjes së famshme të Rugovës.
Kontributi në vallen shqiptare dhe vlerësimi, natyrisht që nuk ka munguar edhe në skenat botërore. Madje në kujtesën e viteve ngelet e pashlyer triumfi i traditës artistike të tabanit popullor shqiptar në këto skena. Çfarë do të risillnit në retrospektivë?
Krahas një trajtimi profesional dhe një vlerësimi që i bëhej kulturës popullore në përgjithësi dhe valles popullore në veçanti, natyrshëm që frytet e punës, përpjekjeve dhe triumfit të shpirtit artistik do ti vilnim kudo ku Ansambli i Këngëve dhe Vallëve Popullore do të ngjitej në skenë. Por kulmin përfaqësimi kulturës tradicionale shqiptare e pati në Dizhin të Francës, në vitin 1970, ku u vlerësuam me Gjerdanin e Artë. Ai ishte arritja më e madhe e asaj kohe për artin dhe kulturën shqiptare në skenat prestigjioze botërore. Të mos harrojmë se ishim në Francë, në vendin e kulturës, sikurëse nuk duhet mënjanuar dhe sfidat e përfaqësuesve të vendeve të tjera që morën pjesë në këtë aktivitet.
Në këtë larushi aktivitetesh dhe pjesëmarrjesh, a do të kishit ndonjë eksperiencë, e cila ka lënë gjurmë në përvojën tuaj si e mrekullueshme dhe e paharrueshme?
Ishte viti 1971, pra një vit pas famës së Dizhonit, në Ohër të Maqedonisë. Atë vit organizohej Festivali i Ohrit. Ishte kontakti i parë i kulturës shqiptare me atë të trojeve etnike. Në Ohër deri në atë vit nuk mbahej mend një pjesëmarrje dhe një popullaritet kaq i madh. Ishin aty që nga Shkupi, Kërçova, Dibra e Madhe, Struga, Manastiri, etj. Kudo përballeshe me bashkatdhetarë, me mallin që shpërthente me lotë dhe dashurinë që nuk mund të ndeshej askund tjetër me aq zjarr. Përfaqësues të kulturave dhe traditave të gadishullit ballkanik vlerësuan maksimalisht performancën dhe përmbajtjen, shpirtin dhe sharmin e artit shqiptar. Ata pranuan hapur dhe publikisht, se kultura dhe tradita artistike e popullit shqiptar është maja e kulturës së Ballkanit.
‘Megjithëse vend i izoluar, kultura ka mundur t’i thyej hekurat e rrethimit të diktaturës dhe të përfaqësojë shpirtin dhe temperamentin e këtij populli nëpër botë. Madje Ansambli i Këngëve dhe Vallëve Popullore ka një hartë të pasur të gjeografisë artistike, a mund të na rifreskoni kujtesën?
Nga Azia në Afrikë e në Evropë. Në Egjiptin e lashtë të piramidave deri në Kartagjenë, Algjeri e Marok, nga Kina në Kore, Vietnam e Kamboxhia, Francë e Itali, Danimarkë e Norvegji, Suedi e Finlandë. Është vërtetë një larmi shtetesh dhe skenash ku trupa jonë është ngjitur me duartrokitje dhe ka zbritur me trofe, nderime dhe vlerësime maksimale. Kudo kemi shkuar dhe kudo kemi marrë vlerësime dhe ovacione të publikut, i cili e ka mirëpritur dhe ka dashuruar menjëherë kulturën popullore shqiptare. Flamuri ynë është valëvitur në sa e sa skena dhe kudo është nderuar.
“Festë të madhe ka sot Shqipëria” është një nga vallet më të spikatura dhe që ka pasur një jehonë dhe që të godet emocionalisht edhe sot për sfondin e saj kombëtar, virtuozitetin e vënies në skenë, natyrisht që ka zanafillën e saj?
Me rastin e 50-vjetorit të Festës së Flamurit në Vlorë, isha i ftuar, sigurisht për të kërcyer. Në një program qeveritar që do të mbahej atë natë, për nder të festës ndodhej një grup kosovarësh që rrinin në Rrushbull. Ata kanë pasur një rapsod, të quajtur Dervish Shaqja, një rapsod që rrallë e sjellë historia e tokës si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë. Atëherë, për të përshëndetur nga ana e Kosovës këtë natë feste të 50-vjetorit të Flamurit ishte zgjedhur grupi i Dervish Shaqes. Dhe si fillonte kënga e Dervishit? “Festë të madhe ka sot Shqipëria, këngë e valle për jetën e re, brohorasin të gjithë nga zemra, rrofsh sa malet, o jubile”. Kjo këngë pas një viti, u bë himni i valles “Festë të madhe ka sot Shqipëria”. Këtu filloi embrioni i kësaj valleje, nga kënga madhështore e jubileut të flamurit dhe që u bë simbol i kulturës kombëtare shqiptare në gjithë botën, deri në Gjerdanin e Artë në Francë. Me krijimtarinë e kësaj valleje u mor profesori im, “Artisti i Popullit”, Panajot Kanaçi. Sigurisht në bashkëpunim edhe me valltarin, se e do një bazament njeriu se ku duhet të mbështetet, e unë shumë herë isha inspirues i krijimit për profesor Panajotin, ai gjente tek unë figurën, jo vetëm artistike, por gjente figurën shpirtërore të valles shqiptare.
Natyrisht që edhe sot vallja luhet dhe spikasin penetrime të përvojave të huaja, madje edhe kur lëvrohet tabani kumtohet një vullnet dhe emocion që përçohet tek spektatori, ju çfarë mendoni për sot?
Natyrisht që interpretimi ka nevojë për shumë punë. Shumë, ose pothuaj të gjithë kanë kaluar përvojën arsimorë për profesionin, por mund të mbarosh disa shkolla dhe nuk arrin atë që spektatori është i gatshëm ta marrë. mish populli në interpretimin e tij. Unë gjithë jetën time rëndësinë më të madhe ia kam vënë interpretimit, çfarë ka dashur shpirti i popullit me thënë me atë. Në qoftë se nuk ke arritur ta zbërthesh shpirtërisht, nuk ke bërë asgjë, je një kukull, nuk ke asnjë vlerë, prandaj fatkeqësia është se në këto raste mjeshtrit e mëdhenj duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë me këta elementë të rinj që janë mësuar të kërcejnë gjoja në mënyrë moderne, do të thosha, është pseudomoderne, nuk është absolutisht moderne, moderne është ajo që është antike, janë monumentet e kulturës, janë piramidat e Egjiptit. Kanë nevojë për një punë shumë të imët, shumë profesionale, në mënyrë që të mos e zhveshin vallen nga shpirti i popullit. Unë e kam mishnu popullin tim shpirtërisht. Në radhë të parë i kam dhënë shpirtin, pastaj i kam dhënë krahët.
Kush ka qenë kërcimi i fundit i juaji në një skenë prestigjiozë dhe a mendosi se ai do të jetë i fundit?
Kërcimi i fundit ka qenë në Festivalin e fundit Folklorik të Gjirokastrës. Natyrisht që sot 71 vite nuk janë pak dhe e lehtë për t’u sfiduar, por mendoj se shpirti dhe dashuria që më ka ngjizur në shpirt vallja popullore shqiptare nuk do të më lënë të kërcej asnjëherë kërcimin e fundit.
Çfarë do të mendonte Besim Zekthi për prurjet e fundit muzikore në përgjithësi dhe atë koreografike në veçanti. A mendoni se ndikimet e kulturave të huaja do të kërcënojnë traditën e këngës dhe vallës popullore shqiptare?
Montalisht edhe mund të flasësh për një kërcënim të mundshëm, por unë nuk do ta shikoja këtë si një rrezik për traditën e shkëlqyer të kulturës popullore shqiptare. Gjithë këto prurje i konsideroj si një ndikim kalimtar në kulturën tonë. Ata nuk mund të ndikojnë në ndryshimin apo tjetërsimin e tabanit të kulturës popullore dhe shpirtin e folkut.
Kush janë planet e afërta artistike për mjeshtrin Besim Zekthi?
Më 2008 do të jem me një krijim timin koreografik të titulluar “Shqipja më dha krahë”. Po punoj për këtë projekt. Mendoj se kjo do ti shërbejë një rigjallërim të emocioneve dhe shpirtit shqiptar. Vallet shqiptare janë të mrekullueshme.
Komentet