VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

1 shtator 1939, bombat e para shkatërruan gjithçka – Ja si nisi Lufta e Dytë Botërore

By | September 1, 2019

Komentet

Gazeta prestigjioze franceze – Ja tërmetet që kanë shkatërruar Tepelenën (1921), Vlorën (1930) dhe Korçën (1931)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shtator 2019

                                                             

 

Gazeta prestigjioze franceze “Excelsior” ka botuar disa shkrime në lidhje me tërmetet e rënda që kanë tronditur Shqipërinë në vitet 1921, 1930 dhe 1931, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar :

 

 

Tërmeti i Shqipërisë

Banorët e Tepelenës në rrënojat e fshatit të tyre

Excelsior, e enjte, 24 shkurt 1921, Ballinë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një tërmet i tmerrshëm ka shkatërruar një krahinë të tërë të Shqipërisë. Disa qytete të vogla dhe shumë fshatra janë shkatërruar plotësisht. Shumë njerëz kanë gjetur vdekjen nën rrënoja. Të tjerët, duke mos dashur të lënë shtëpitë të tyre, kampojnë në gërmadha.

 

 

 

Tërmeti i Vlorës në Shqipëri shkaktoi 60 të vdekur dhe 200 të plagosur

1.000 shtëpi të shkatërruara

Excelsior, e martë, 25 nëntor 1930, faqe n°5

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 24 nëntor. – Korrespondenti i Daily Telegraf në Vjenë i shkruan gazetës së tij se tërmeti i së premtes shkatërroi 1000 shtëpi në Vlorë, ku 30 njerëz u vranë dhe 200 u plagosën.

 

Në rajonin e afërt malor, tërmetet shkaktuan rrëshqitje të jashtëzakonshme dherash deri në luginat, duke vrarë kështu 30 njerëz.

 

Një numër i madh banorësh nga Vlora ikën të strehoheshin në fshat.

 

 

 

Tërmeti i Shqipërisë

Excelsior, e premte, 20 shkurt 1931, faqe n°6

 

Kisha e Korçës, e cila u shkatërrua pjesërisht nga tërmetet e fundit që shkatërruan Shqipërinë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një kamp të plagosurish në Korçë (Foto)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Siç kemi raportuar, Shqipëria u shkatërrua përsëri nga një tërmet masiv që shkaktoi shumë të vdekur. Qyteti i Korçës është shkatërruar kryesisht dhe banorët janë detyruar të strehohen nën tenda.

V- GJENERALI – PRENK PERVIZI – Pjesa e fundi me dokumenta të skanuar – Përgatitun nga i biri LEK PERVIZI

Njoftim Ministrive  emnimit tё Prenk Pervizit

Ministёr i Mbrojtjes Kombёtare

 

Formimi i Komandës Pergjithshme të Fuqive Vepruese Vёndim i lëshuar nge Gjeneral Prenk Pervizi mbi organizimin e. Ushtrisë Kombëtare Shqiptare

Direktivat dhe ndarja në pesë zona Ushtarake Vepruese :

Veriore, Kosovë, Lindje, gore. në kuadrin e riorganizimit

të ushtrisë kombëtar.

 

Mbi formacionin e vullnetarёve nё Konispol

Mbi sjelljёn e batalionit Autonom nё Tiranё

Formimi i batalionit shёtitёs tё gjendarmerisё

Gradim oficeri pёr merita tёnjashtёzakonshme.

Letёr e Abas Kupit  pёr t’u lidhun me Gjeneral Prenk Pervizin.

Letra asht shkrue e diktueme se Bazi s’ja thoshte nga ajo anё.

I dashun Musa,

Po sa mora letren tate menjeherё jam tue pregatitun me ardhё atje, ju merruni vesh me Gjeneral Prenk Pervizin, pёr çeshtjёn e Tiranёs, mbassi sot i kam shkrue dhe atij njё letёr. Shumё tё fala,

26/8/1944    Abas Kupi.

 

Letra shkrue per  Prenk Pervizin  s’asht gjet.

Disa dokuemta tё tjerё  shtesё

Letër nga Major Preng Jaku, Shkodër, 21.05.1922 (1)

Major Preng Jaku e Prenk Pervizi kishin miqësi të ngushtë siç e tregon letërkëmbimi që kanë mbajtë midsi tyne, kur dihet se çdo pune aso kohë kryhej me letra te shkrueme me dorë. Mendohet se ne arkiven e shtetit te kete shume dukumenta të tillë të vlefshëm për të radhitë si duhet e mirë historinë e Shqipnisën ku këta burra kanë luejte rol të randësishën e vendimtar.

Major Preng Jaku i lutet kap. Prenk Pervizit që të ndërhyje pranë Ahmet Zogut ,fakt qe tregon lidhjet e ngushta dhe influencën qe Prenk Pervizi kishte me Zogunne ato kohë, dhe fill pas grushtit te shtetit te 8 marsit 1922. Kjo letër asht e 21 marsit 1922.Dihet se me 8 mars 1922, Prenk Pervizi shpartalloi forcat rebele qe sulmuen Tiranën befasisht. Një grusht shteti i opozitës që dështoi, për te cilin shkruen ne kujtimet e tij edhe

Letër e Prenk Pervizt dergue  Atë Gjergj Fishtës 

lidhun me një porosi të poetit për n’Abisini.

Njё botim i Prenk Pervizit mё 1935.

Njё botim i Prenk Pervizi, pas kthimit nga Shkolla e Luftёs sё Torinos,  pёr t’i dalё para çeshtjes sё organizimit sё mbrojtjёs sё Atdheut. Njё si parashikim ndaj njё sulmi tё njё fuqie armike jo e specfikuar por e nёnkuptuar. Librin ai ia dёrgoj vetё Mbretit Zog  me dedikilm, dhe Kryeministrit e Ministrit tё Mbrojtjёs, sё dhe disa ofierёve madhorё kolegё tё tij. Ishte si me u dalё borxhit. Askush s’e luejti gishtin as bishtin ndaj alarmit qё Prenk Pervizi kishte lёshue. Ndёr miqt ishte Mitat Frashёri, ku ia çoj vetё nё Librarinё « Lumo Skёndo », me dedikim. Kur, Miattit  iu konfiskua shtёpia e libraria,  ky libёr pёrfundoi nё sirtarёt e Binliotekёs Kombёtare, ku qёndroi 78 vjet pa u njohur,  i zbuluar nga njё nip i Pervizit  Kastriot Marku.

Tё Ndertit Z. Mitat Frashёri

                               1/IV/35      N. Kolonel  Prenk PervizBibliografi :

 

 

Autorё tё huaj

 

+  Julian Amery . Sons of the Eagle, London, 1946

+  Julian Amery (Lord Amery):  Letër  Lek Pervizit, 1991.

+  Julian Amery : Albania in WW, London, 1995.

+  Bernd J. Fischer : Albania at War, 1999

+  David Smiley:  Leter Lek Pervizit, 1993.

+  David Smiley : “Assignement in Albania”, London, 1984.

+  Dreyen Oakley-Hill and David Smiley, : An English Man in Albania

+  Reginald Hibert, The Bitter Victory, Londres, New York, Pinter, 1991.

+  Hubert Neuwirth : Wunderstand und Kollaborartion in Albanien, 1939-1944.

+ M.Shmidt-Neke: Enstellung und Ausbau der Köningsdiktatur in Albanien,1987.

+  Walther Speisipp, « Das Folk der Shchipetaren”

+  General: Alfred Stroessner, etj. Edit Wiki, 2011.

+ Robert Elsie:The  Biogrfical  Dictionary of Albanian , History, Taurys, 2013

+ Robert Elsie,  The Tribes of Albania, Chapter 7, 2015.

+ Prenk Pervizi, Oppenn Access Artcles (Web)

+  Pietro Crociani : Gli Albanesi nelle Forze armate italiane, Roma, 2004

+ P. S. Monari, L’Irtalia nella seconda guerra monduiale –

Guerra di Grecia, Milano, 2004.

+  Patrice Najbor : Histoire de l’Albanie et de sa Maison Royale,

Tome II, 1925-1939. Paris, 2008.

+   Royaume d’Albanie (1928-1939)

+  Prenk Pervizi, Wikiwand,  WW.Com,

 +Alchetron, Military Wiki, 

+Open Access Articles

+ Prenk Pervizi,  Wikipedia nё disa gjuhё tё hueja : Italisht,

Frengjisht, Anglisht,  Spanisht, , Esperanto , Portugeze, Kineze,

Hollandeze, Polake,  etj. 

 

Autorё shqiptarё

 

+  Pjetër Hidri :  Gjeneral  Prenk Pervizi

+  Gjovalin Kola : Pourquoi la Belgique dans l’Histoire albanaise ? 2006.

+  Myrteza Bajraktari : Një vështrim tjetër i  historisë, Tiranë, 2012.

+  Gjeneral  Prenk Pervizi në shtypîn shqiptar : Dorian, Bruksel, 2009.

+  Prenk Pervizi  : Urdhra, vendime zyrtare  si Min istër I Mbrojtjës, 1943-44.

Prenk Pervizi : Lufta e Abisinisë, Belgjikӫ, 2009, New York, 2012

+  Prenk Pervizi: Shënime mbi organizimin e Kombit për luftë, Sht. Usht., Tiranë, 1935

-Letërkëmbim me Rexhep Krasniqin, 1966.

-Letër shkruar Atë Gjergj Fishtës, Korçë, 1936.

-Fjalim në maj 1939, në Folorinë

– Fjalim mӫ 28 nӫntor 1971 ne Bruksel.

-Projekt për krijimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare Tiranë, 1943-1944.

 

+   Hajrush Haliti-Akturk : Gjeneral Prenk Pervizi, shtigjeve te nacionalizmit, “Zeri”, Prishtine, 1995..

+  Xhemil Frasheri, Lufta e armatosur e popullit shqiptar.

+  Eugjen Shehu: Prenk Previzi, Gjneral i Mbrojtjӫs Kombӫtare, Tiranӫ, 2013.

+  Muharrem Bajraktari : Fjalim  në varrimin te Prenk Pervizit, 7 shtator 1977.

+   Eqrem Vlora : Kujtime

+   Avni Maritin :  Gjenerali Prenk Pervizi dhe Kurbini, Laç, 2002.

+  Dashnor Kaloçi : Panteoni  i Thyer, Tiranë, 1996

+  Dashnor Kaloçi : Gjeneral P. Pervizi, patriot e atdhetar i madh i çeshtjes shqiptare,”RD”, 1995.

+  Dashnor Kaloçi : Prenk Pervizi ne Luften e Abisinise, Tirane,  2006.

+  Uran Asllani : Studentët  shqiptarë në Austri, Tiranë, 2003.

+  Beqir Ajazi :  Nga shkaba me kurorë te drapëri me çekan,  Mokra, 2000.

+  Aleks Çaçi : Përmes Greqisë Heroike, Tiranë, 1949.

-Reportazh nga Greqia, në Gazetën « Bashkimi », Tiranë 1948.

+  Abaz Ermeni : Historia e Shqipërisë,

+  Xhelal Staravecka : Perpara Gjyqit të Historisë, Tiranë, 2012

+   Proletar Hasani, Kush ka drejtuar Ushtrine Shqiptare, Tirana, 2001.

+  Ardian Bushi : Gjeneral Prenk Pervizi, Besniku i Ahmet Zogut,1999.

+  Gazeta “Besa” : Interviste – Relacione mbi Luften e Afrikes Lindore (Abisinise), Tirane, 1936.

+  Peter Tase, Gjeneral Prenk Pervizi dhe miqёsia me Princin Umberto II , Savoja.

+  Peter Tase, Prenk Pervizi, Gjeneral i Mbretёrisё.

+   Bajame Hoxha : Ate qe qeveria e Hoxhes e harroi per 50 vjet, “Bota Sot”, 2011.

+   Mark Bregu : Gjenerali Prenk Pervizi, nje nder figurat me te shquara te ushtrise shqiptare, Shkoder, 1996.

+  Ministero degli Interni, 11 dokumenta për Prenk Pervizin, Romë, 1954.

+ Arkivat shqiptare: dokumentё, urdrar e vendime lёshuar nga Prenk Pervizi.

 

 

Përmbajtje

.

Fq. 11——-Përse shkruhët ky libër

 

Kapitulli I -1897-1918

 

15——–Kur të qesh fati

30——–Midis historisë  e lëgjendës

36——–Kur luftohej për liri

45——–Periudha e Vienës

51——–Krenët e Malsisë në Vjenë

62——–Kthimi në Shqipni

 

Kapitulli II –  1918- 1939

71——–Në shërbim t’Atdheut

76——–Operacione qetësuese

83——–Komandant operacionësh

86——–Lufta e Tiranës 8 mars 1922

89——–Një kurthë e pabesë

97——–24 qërshor-24 dhjetor 1924

102——-Katër zone-komndantët 1924-1929

110——-Kryengritja e Dukagjinit

119——Zogu I-rë Mbret i Shqiptarve

123——Afrimi i kundërshtarve

130——Aventura e Parisit

134——Shkolla Ushtarake e Romës

140——Disa mosmarrëveshje

143——Historia vonon por nuk harron

148——Intriga e rreziqe

152——Një atentat i dështuem

156—–Përsëri në Atdhe

160——Me detyrë në Tiranë

164——Respekti për vendlidjën

168——Në Luftën e Abisinisë

179——Manovrat e Mëdha

170——Kryengrtje të dështueme.

181——Komedi qesharake

184——25 vjetori i Pavarësisë

187——Prapaskenat vazhdojnë

191——Martesa e Mbretit Zog

197——Një pauzeë e vogël

 

Kapitulli III  – 1939-1946

199——Pushtim i Shqipnisë, 7 prill 1939

207——Kangë për  7 prillin

208——Korça me 7 Prill 1939

212——Të lëshojmë kushtrimin

216——Fundi i Mbretnisë Shqiptare

223——Flamuri qëndronte në ballkon

226—– Shkolla Luftës e Torinos

229—— Pasojat e pushtimit

233——Pershtatje e detyrueme

236——Nuk bahemi mish për top

242——Braktisja e frontit grek

249—–Kombi i bashkuem shqiptar

254——Disa shtjellime nën pushtim

258——Joshjet e komunistëve

 

Kapitulli IV – 1946-1977

263——Kapitullimi i Italisë

266——Gjermanët : kalimtarë

279——Tradhtia e madhe

281——Orvajtjet e fundit

289——Jetë mali

298——lamtumirë Atdheut

311——Kalvari i familjës

314—–Si na vinin lajmet

320——Në botën e lirë

324——Jeta e veprimtaria në mërgim

328——Fjala Prenk Pervizit më 28 nëndor 1971

333——Letër drejtue Komiteti Shqipëria e Lirë

335——Përgjigje nga Rexhep Krasniqi

336——Ditët e fundit të Gjeneralit

337——Fjala e Kol. M. Bajraktarit në varrimin e P. Pervizit

339——New York 1992 dhe përfundimi i lbrit

342—— Përshkrim kronologjik

344—— Jeta e detyrat

354——Bibligrafia

 

Journal des débats politiques et littéraires (1931) – Turqia e njohu më në fund mbretërinë e Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Shtator 2019

                                                             

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me njohjen zyrtare të mbretit Zog nga Turqia, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Turqia njohu mbretërinë e Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Më 27 tetor, Presidenti i Republikës turke i dërgoi një telegram Madhërisë së Tij Mbretit Zog të Shqipërisë, duke i uruar lumturi dhe prosperitet për kombin shqiptar.

 

Madhëria e Tij i ktheu të njëjtin urim.

 

I ngarkuari për çështjet diplomatike i Turqisë në Tiranë vizitoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilin e njoftoi se ai ishte udhëzuar nga qeveria e tij për të hyrë në marrëdhënie zyrtare me qeverinë shqiptare.

Excelsior (1928) – Kur Gjermania njohu mbretin Zog

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Shtator 2019

 

“Excelsior” ka botuar, të martën e 25 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me njohjen zyrtare të mbretit Zog nga Gjermania, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbreti Zog u njoh nga Gjermania

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 24 shtator.

 

I ngarkuari për çështjet diplomatike të Gjermanisë shkoi për vizitë te z. Kotta, President i Këshillit, Ministër i Punëve të Jashtme, të cilin e njoftoi se qeveria e Reich-it njeh dhe hyn në marrëdhënie diplomatike zyrtare me qeverinë e mbretit Zog.

 

Regjimi i ri u njoh gjithashtu edhe nga Britania e Madhe.

L’Humanité (1928) – Ja arsyet e vërteta të konfliktit midis Ataturkut dhe Zogut

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shtator 2019

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 29 tetorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arsyet e vërteta të konfliktit midis Ataturkut dhe Zogut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Qemali kundra Zogut

Arsyet e vërteta të konfliktit

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Angora, 28 Tetor (Agjensia Ballkanike).

Marrëdhëniet diplomatike janë prishur midis Turqisë dhe Shqipërisë. I ngarkuari turk për çështjet diplomatike u largua nga Tirana dhe përfaqësuesi shqiptar u largua nga Angora.

Mustafa Qemali tha teatralisht (veçanërisht në një intervistë dhënë z. Henri Beraud) se ai kurrë nuk do ta njohë Ahmet Zogun i cili, duke u shpallur mbret, kreu një krim.

Por në realitet, kemi të bëjmë këtu me një çështje interesi sesa parimi.

Dikur në Shqipëri të gjitha tokat shtetërore i përkisnin Sulltanit. Pas shpalljes së pavarësisë, Turqia ka kërkuar dhe ende kërkon një kompensim prej 18 milion frangash ari.

Ahmet Zogu, i shpallur “mbret”, do të vërë dorën mbi këto prona si “trashëgimtar” i Sulltanit. Prandaj Mustafa Qemali është nervozuar.

Esad Pashë Toptani paska pasë qênë vërte mason! – LETËRKËMBIMI MUSTAFA MERLIKA KRUJA – ATË PAULIN MARGJOKAJ

 

 

Aleksandrí, 12 Prill 1950

 

I dashtuni mik,

Jam i gzuem qi po më vjen mbarë me i u përgjegjun letrës s’Ate me 16 mars  para se me u mbushun nji muej ndërmjet dý datash. E pikë së pari due me prekun në nji argument të rrahun mâ parë ndërmjet nesh.

Esad Pashë Toptani paska pasë qênë vërte mason! M’a ka vërtetue Mbreti nji ditë qi ishim shtrue tue bisedue ngeshëm mbi persona të kohnave të kalueme. Më tha se e kishte pasë ndëgjue në 1918 në Romë prej Mjeshtrit të madh të masonerís z. Palermo, i cili, tërthuer, donte me i mbushun mênden edhe këtij me aderue n’atë shoqní. E diskutuem bashkë temën se si ka mujtun Esadi qi, për sa i përket besimit, ka qênë ashtu si T’a kam përshkrue, me hŷmë në nji shoqní të njohun si e pafé. E gjetëm fillin e lâmshit. Ai pat dalë deputet në të parin parlament tyrk mbas Kostitucjonit të 1908-s  e pat hŷmë në partín Bashkim e Përparim të Tyrqve të Rij qi aso kohe zotnonte situatën. Tash këta të fundit, parij’e tyne mbarë, ishin masona të njohun. Esadi vërte ishte fetar, por edhe ambicjoz i madh e për mâ tepër kishte edhe shumë mëkate të kohës së Sulltan Hamidit mbë shpinë të tij. Për të dyja këto arsye ai ka mujtun me bâmë çmos për me fitue besimin e Tyrqve të Rij, prej të cilvet qe largue e pat dalë në kundrështim vetëm kur ata patën marrë teposhten. Pra pasha i ynë ka gjasë qi të ketë pasë hŷmë në masonerí qyshë në vjetët 1909-1910. Sigurisht për hypokrizí. Por fakti në veti mund të jetë i vërtetë. Tjerat sa të kam shkrue për tê jesin ashtu deri në provë të kundërt.

Mbasi i a nisa me llogarít e vjetra, po qërojmë nji herë këto e mbasandej po fillojmë të rejat. Kryengritja e Mirditës në 1921, si m’a ka tfillue vetë Kap. Gjoni, ka lemë kështu: Kap. Marka Gjoni paska pasë shkue në Tiranë për me i qá qeverísë s’ asaj kohe, ku Mehdi Frashëri ishte Min.PP. të Mbrêndshme, hallet e Mirditës : rruga, shkolla, et. Ministr’ i ynë e pret jo vetëm pa kurrnji konsideratë, por edhe me fjalë t’ ashpra tue i thânë se Mirdita para se me kërkue sakrifica prej Shtetit lypset të fillojë vetë me bâmë detyrat qi i përkasin kundrejt këtij: me dorzue pushkët, pikë së pari, e mandej me lá taksat si gjithë qytetarët tjerë! Fjalët ndërmjet të dyve xehen keqas e Kapidani del tym e flakë pa u përshëndetun me Ministrin. Edhe aty e n’Orosh. Atje mbledh parín e vêndit e i difton çaf i kishte thânë ministri, pra për tê Qeverija: me dorzue armët e me pague taksat. Përmbi këto themela kaq të thjeshtë Ti mund t’i shpjegojsh vetë tash faktet  qi kanë rrjedhë. Natyrisht për nji okcidental qi nuk njeh Shqipnín e aq mâ pak Mirditën, as historín e ksaj e as kokën  e Markagjonit, Ministri mund të dënohet vetëm si njeri pa takt. Por i gjykuem në dritën e rrethanave t’ona t’asokoshme e të zakonshme, Mehdi Frashëri del shkaktar themeluer i kryengritjes së Mirditës.

Emnin e shoqit qi kam lânë pa përmendun tue folë rrëshqitas e incidentalisht mbi nji bisedim t’emin me Italjanin Giro, preferoj t’a lâ edhe tash në heshtje.

Bektashizma ka nji historí të gjatë e të koklavitun. Do të mundohem me T’a shpjegue synthetikisht, në vijat e  përgjithshme. Ajo ka lemë prej nji konflikti politik të lidhun me historín fetare t’Islamit qyshë në origjinën e ksaj feje. Si vdiq Mohamedi i a zû vendin si khalife (vicario)[1] e si kryetár Shteti Abu-Bäkr-i, shoq i vjetër i tij e njeri me auktoritet të padiskutueshëm nga çdo pikpamje ndër myslimanë. Këtê e ndoq Omari, edhe mâ fatbardhë se tjetri, mbasi në kohë të tij mohamedanët pushtuen Syrín, Persín dhe Egjyptin. Erdh mandej Othmani, qi me pazotsín e nepotizmën e vet shkaktoi pakënaqsí të gjânë e të thellë. Për mâ tepër vinte prej nji vllaznije qi i kishte qitun shumë telashe Mohamedit e myslimanizmës në fillim e prandej zgjedhja e tij s’pat at’adezjon të përgjithshëm si ajo e të dy të parvet. Mohamedi kishte lânë nji dhândërr e njikohsisht kushrî të parë të vetin qi e quejshin Ali. Ky në dekën e Mohamedit ishte ende djalosh i ri e kurrkush s’ kishte guxim me e matun me kolosa të myslimanizmës si dy Khalifet e parë. Por mbas tyne ishte bâmë tashmâ burrë i pjekun tridhet’e sa vjeç. Ishte burrë trim legjendar, i drejtë dhe i dijshëm. Prandej opozita kundra Othmanit e kishte bâmë si sImbol e flamur. Othmani u vra e Aliu e zëvêndsoi. Por dasija, e fillueme qyshë me hupjen e Othmanit, u vulos e u trash me gjakun e këtij. Sundimtár’ i Syrísë, prej familjes s’Othmanit e njeri dinak e energjik sa s’bâhet, s’e njohu Alín. Filloi lufta civile me furí qi vazhdoi gjatë e mbaroi me trijumfin e Omajadvet të Syrís mbas vrasës s’Aliut me nji atentat e të dy të bijvet në luftë. Islamizma u bashkue prap si Shtet nemose përkohsisht, por u da atë ditë e sod si doktrinë. Leu protestantizma myslimane. Partizanët e Aliut, me qêndër rândimi ndër toka e popuj jo arabe, si në Persí e Irak, u dhanë pasjoneve të tyne politike ngjyra doktrinare, gjâ e natyrshme kjo në nji shtet theokratik e në nji popull qi  çdo gjâ në jetë do të kërkonte me e konformue me fén e vet. Ata e quejtnë, prandej, veten alevitë  (partizanë t’ Aliut) edhe fetarisht. Mbandej edhe këta u danë ndër shumë sekta, nga të cilat ajo mâ e largta prej islamizmës orthodokse (prej sunitvet), ajo e shqizmatikve të vërtetë a, në daç thuej e protestanvet myslimanë âsht sod féja zyrtare e Persjanvet (me fjalë fetare e shiitvet). Bektashizma mund të quhet nji degë mâ moderate, nga pikpamja orthodokse, e ksaj fés shiite. Themelues i ksaj sekte âsht nji njeri i çmuem si poet e filosof edhe prej sunitve e aspak heretik, përkundrazi ka famë edhe si njeri shum’ i devotshëm, si nji farë shênjti. E quejshin Bektash. Por në praktikë sekta ka mâ tepër afrí me shiitët se me sunitët. Shênjti Bekatsh ka pasë bekue themelimin e trupit të Jeniçervet e prandej këta kanë qênë in blocco[2] bektashij. Ky trup i famshëm u suprimue në 1826 prej Sultan Mahmudit II, jo veç me dekret, por edhe me gjak të madh. Bektashizma atëbotë në të tânë mbretnín ra në të zí e u bâ anmike e khalifatit, e sunitizmës, e Sultanvet. Bektashizma, pra, e leme prej rrethanash politike kundra orthodoksís myslimane përgjithsisht, prap politikisht u ftoh edhe faqe khalifatit e sultanatit t’Osmanllís e prandej në Shqipní ishte për njimênd e me gjithë zêmër nacjonaliste. Tre vllaznit frashrijotë Abdyl-Sami-Neim, qi s’kanë ç’bâjnë aspak me Mehdín, ndërsa Midhati ka qênë bash i biri i Abdylit, kanë qênë po, me sa dij un, bektashij ; por përsa i përket nacjonalizmës së tyne, nuk besoj qi kjo të ketë qênë e frymzueme prej fejet. Neimi ka shkrue shumë vjersha qi i përshtaten doktrinës bektashjane e krejt nji poemë me titullin Qerbelaja, qi âsht emn’i vêndit ku âsht zhvillue bëteja në të cilën u vranë djemt e Aliut e qi përshkruen me vjersha të thekshme gjithë këtë bëtejë. Qêndra bektashjane në Gegní janë Kruja e Elbasani, me rândsí; pak Gjakova e krejt krahina e Bulqizës. Në Toskní ka mâ shumë. Selija e përgjithshme e bektashizmës … së botës ka qênë vetshpallë e vetngulë në Tiranë por bota âsht aq’ e madhe e bektashizma aq’ e vocërr  qi…..

  1. Anton Harapi, pastë dritë, jo kah mbarimi, por mâ fort kah fillim’i Regjencës e para ksaj sidomos na dukej neve se ishte pak si tepër i matun në hapat e tija antikomuniste. Por po të marrim para sŷsh pozitën e tij si zyrtar feje plot me përgjegjsina shumë delikate, s’âsht për t’i vûmë aq faj të shuetit. P. Anton Harapi ka qênë pa pikë dyshimi patrijot e me zêmër aq’antikomunist sa duhet të jetë nji nacjonalist e nji katholik i mirë. Por guximi edhe për nji njeri edhe krejt të pamvarun në fund të fundit mos të harrojmë qi âsht edhe nji çâshtje temperamenti. S’më resulton aspak qi të ketë pasë hŷmë ndoj herë në ndoj farë marrveshtjeje të fshehtë me komunista. Zoti e di të vërtetën e, duhet me thânë nga nji herë, Zoti na ruejttë mênt e krés!

Tash qi mbarova përgjegjet e gjithë pyetjeve të tua, po Të pyes edhe un Tý për dishka qi m’ intereson: shkruejmë gjithça të dijsh mbi shkollat katholike të Shkodrës në kohën para indipendencës: kur e si kan fillue, si janë zhvillue e me çfarë gjuhe në kohën e Tyrqís? E me kaq Të përshëndet me zêmër.

MKruja

 

 

 

 

BOLZANO, me 18 prill 50

I dashtuni mik,

Dje mora letren t’Uej. Edhe letren tjeter me pasaportë e pata marrë tash do dit. U falem nderës per të dyja.

Mejherë po vehem me T’i pergjegjë pvetjes qi më bani per rreth shkollave katholike të Shkodres, megjithse nuk dij a keni me kenë kondend me kto pak njoftime qi vetë mundem me U dhânë.

Tue fillue me shkollën françeskane, në vj. 1861 “me ndimë të Zotit e t’Austrís” – si thotë dikund Fishta, françeskajt çilen shkollen fillore. Gjuhë msimit kje gjuha italishte. Shqypja filloi me u perdorë si gjuhë mësimi vetëm tue fillue prej  vj. 1902. Pesë klasavet fillore u kje shtue në vj. 1909 shkolla qytetnore (scuola civica): tri klasë qytetnore. Kshtuqi studentat kishin mundsín me studiue 8 vjet rresht nder Françeskaj. Në vj. 1921 françeskajt çilen gjimnazin, por kjo nuk hin në pvetjen tande.

Se kúr Jezuitët e çilen shkollen e tyne nuk m’âsht e njoftun. Në nji librec qi kam vetë, të shtypun italisht, me titullin “Schizzo storico dell’ opera dei Francescani in Albania” [3] thohet se shkolla e françeskajve, e themelueme në 1861, kje shkolla e parë publike qi u çil “per l’istruzione e l’educazione della gioventù cattolica. Sino a quell’ anno non vi erano in Albania scuole pubbliche per i cattolici”[4]. Kto janë fjalët egzakte të Schizzo storico. Edhe nder Jezuit gjuhë msimi kje italishtja, e ktu vazhdoi me kenë perherë gjuhë msimi italishtja, edhe në kohët e Shqypnís së lirë. Vetëm në shkollën fillore kanë pasë fillue mâ vonë me shti shqypen si gjuhë msimit. Në gimnaz të tyne ishte gjuha italishte gjuhë msimit, ashtu edhe në Seminár, ku u formonte Kleri shekullár (Priftent) ishte gjuhë msimit italishtja. Si e dini Seminari ishte i drejtuem prej Jezuitsh.

Vjen, mandej, shkolla e Stigmatineve. Kto murgesha i perkasin familjes së madhe françeskane. “Già dal 1879 i Francescani fecero venire a Scutari le Suore Stimmatine, alle quale furono affidate le scuole femminili”.[5] Se shkolla e tyne daton shi me vj. 1879 a por ndoj vjetë ma vonë, nuk rezulton ashtu krejt kjartas prej fjalvet të Schizzo storico. Gjuhë msimit gjithnji italishtja. Ka gjasë qi edhe kto murgesha, qi në gjithçka drejtoheshin mbas françeskajsh e imitojshin kta, t’a kén shti shqypen si gjuhë msimit qýsh heret; me gjithkta nuk më rezulton vjeta se kur ka mujtë me ndodhun kta. Stigmatinet kanë pasun due tipi di scuola: “scuola elementare” e “scuola normale”[6]. Se kúr u çil ky tip i dytë, nuk e dij.

Mungeshat Salezjane kan pasë nji shkollë elementare e shkollë punet me gjuhë msimit përherë italishten, krejt njashtu si Jezuitët. Kur e si? Per mue e panjoftun.

Per të kuptue arsyen pse italishtja kje gjuhë msimit nder kto shkolla, duhet të ndiejm shka na thotë  në nji liber qi pat botue Gjon Kamsi në vj. 1940. Në ket liber gati 100 faqesh Gjon Kamsi përmbledhë të gjitha vjerrshat e shkrueme prej të shuemit Luigj Gurakuqit. Në fillim kallzohet jeta e Luigjit e nder tjera lexohen kta rreshta:

“Në Shkoder, duhet dijtë, të gjitha shkollat e hueja, edhe ato të mbajtuna prej Austrís, si ishte Kolegja saverjane, me perjashtim të shkolles françeskane në gjuhë shqype, kishin per gjuhë msimit italishten. Arsyeja ishte ma shum natyra tregtare se sa politike. Perandorija e Austrís kishte trashigue prej Republikës së Venedikut të gjith bregun e Ilirís, me të gjitha marrëdhânjet tregtare e detare. Edhe Shkodra ndej deri vonë nen sundimin venedikas e marrdhânjet tregtare e kulturore vazhduen të jenë të ngushta edhe mbrapa, si rá nen sundimin e Osmanllís. Perandorija e Austrís muer ma vonë mprojtjen e popullit katholik shqyptár per t’a pështue nga salvimet e Tyrqvet. Kshtu shkollat vazhduen, në Shkoder, të kenë per gjuhë msimit italishten e cila mbahesh gjuhë tregtije e kulture per popullin e të gjith bregut t’Adrjes, në të gjithë Lindjen e sundueme prej Republikës, dhe kishte atëherë nji të perhapun gjeografik qi sot, nga ndrrimet politike edhe të ktyne kohëve të mbrame, nuk e ka ma”. Kto fjalët e Gjon Kamsit në librin e naltpermendun.

Tash po U siellem vetë me pvetjet e mija. Ma parë e ma dalë më diftoni ndoj send mbi “Lidhjen e Mukajt”, mbi të cillen shum po na flasin ata të Ballit nder dy numrat e gazetës së tyne “Flamuri” qi botuen nder kto kohët e mbrame. Më skjaro mirë se si âsht kenë relacjoni i Ballit me komunizem. Mue më duket se ata, kah bertasin pak si teper, do të kenë pasë marredhânje të mirë me komunista per do kohë. Ndryshej nuk mrrij me e kuptue zellin, me të cilin ata tash mundohen me e mblue e me e zhdukë ket punë.

Mos e leni pa më diftue edhe se pse Enver Hoxha aq fort po na i mnika Bektashinjt, saqi, mësi më kanë thânë në Romë, po na i paska qitë faret krejtësisht. A âsht e vertetë kta, a jo?

Edhe nji pvetje tjeter: Si u suell puna qi Zogu me martue nji grue ungareze katolike? A thue ka pasë gisht Italija me politikë të veten, apor âsht nji gja normale si nder martesat tjera të zakonshme?

Per tash njiherë, mjaft. Po të pershndes me gjith zemer e mbetem

 

Miku i Juej

  1. P. Margjokaj

 

  1. Paulin Margjokaj

Via dei Francescani, 1

Bolzano – ITALIA

 

P.S. – Tashti nji pvetje gjuhsije: “Ju shkrueni: “Kryengritja e Mirditës në vj. 1921, si m’a ka tfillue vetë Kap. Gjoni, ka lémë kshtu… Njeket fjalen tfillue nuk e kam ndie kurr, nemose në ket veshtrimin qi Ju i epni ktu. M’a spjegoni prá ket fjalë!

 

[1] It : zëvêndës

[2] It. : në bllok, të gjithë

[3] It. : “Skicë historike mbi veprën e Françeskanvet në Shqipní”

[4] It. : “për arsimin dhe edukimin e rinisë katolike. Deri n’atë vjetë, në Shqipní nuk ekzistojshin  shkolla publike për katolikët”

[5] It. : “Qysh nga 1879 Françeskanët prunë në Shkodër Murgeshat Stigmatine, të cilave i u besuen shkollat femnore”

[6] It. : “shkollë fillore” e “shkollë pedagogjike”

DED GJO’ LULI U VRA TRADHTISHT – Nga Fritz RADOVANI

(1840 – 1915)

24 SHTATOR 1915 Për mos me ua shtue gjakderdhjen e vllazënve të vet në këte situatë kausi ballkanik, Ded Gjo’ Luli mori rrugën nga Mazrreku dhe shkoi në Pukë. Kaloi lumin Drin dhe hyni në thellsi të maleve të egra të Mirditës jo, ma pak të lame me gjak për Liri. Atje për tre muej pat përpjekje me forcat e tradhëtarit Esad Pashë Toptani, i shpallun “besnik” i të gjithë shteteve shoveniste që na rrethonin dhe që kërkonin pjesë në Tokat Shqiptare. U pat shërbye të gjithëve pa dhimbje sa kje gjallë po, dhe i vdekun.
Dedë Gjo’ Luli nuk arrijti me i shpëtue kurthës së tradhëtarit, po u gjet i rrethuem në mes tyne bashkë me Nik Prelocin e djalin e vet Kolën tek qela e Oroshit. Porsa po afrohej në vendin e caktuem, aty u gjet në mes të shumë ushtarëve serbë, që porsa i pa, Deda kuptoi gjithshka, dhe tha: “Sot kemi mbarue!” Ishte data 24 Shtator 1915. U koll; pështyu për tokë dhe trimnisht iu afrue komandantit serb, i cili kërkoi nga Deda që me i tregue drejtimin e shokëve të vet. Deda iu përgjegj se nuk kishte me i tregue kurrë Ata. Ushtarët serb e ndanë Deden nga Nika dhe i biri, të cilët ua dorzuen ushtarëve esadistë, ndërsa Dedën, e lidhën dhe u nisën nga Mali i Shejtë i Oroshit, ku e mbytën tue e therë me bajoneta derisa i doli Shpirti. Trupin e mbuluen me gjeth dhe e lanë mbi dhe. Disa barijë mirditas e patën gjetë rastësisht dhe mbas gati pesë javësh, prifti i fshatit, mbasi e mori vesht vendin nga barijtë, e pat marrë natën me datë 8 Tetor 1915 dhe e pat vorrosë tek Kisha e Oroshit, pa i tregue askujt për këte. Aty asht mbajtë deri në vitin 1917. Atë vit Delegati Apostolik i Vatkanit në Shqipni, Imz. Ernesto Cozzi, që ishte edhe Feldkural i ushtrisë Austro – Hungareze, dhe Mik zemre i Dedë Gjo’ Lulit e shpesh bashkëpunëtor i Tij, bani hetime; madje Ai vet u interesue me ia stolisë vorrin me rrasa të latueme guri. Ai u ba edhe ndërmjetës me gjetë edhe trupin e Djalit të madh të Dedës, Kolën për të cilin ishte interesue me kohë e shoqja. Eshtnat e Tij i treguen Shqiptarëve e Shqipnisë mbarë, se: “Për Ty vdiqa, Për Lirinë tande! Nuk kam dashtë tjetër!”
IDEALIN AI E LA TË SHKRUEM ME GJAK !
Shkodër, me 29 Maji 1924.
Etnit Françeskan të Shkodrës, mbas sa përpjekjesh, mujtën me sigurue e me organizue ceremoninë e Tyne madhshtore të sjelljes në Shkoder të Eshtnave të Dedë Gjo’ Lulit dhe të Djalit të Tij, në Kishën Françeskane të Gjuhadolit. Ishte një popull i pafarë tek Kisha ku do të zhvillohej ceremonia mortore. Ishte i pranishëm edhe Delegati Apostolik, Shkëlqësia e Tij, Imzot Ernesto Cozzi, i cili, në mes të ma tepër se 3000 qytetarëve shkodranë, e përcolli Dedë Gjo’ Lulin deri tek banesa e Tij e fundit ndër vorre të Rrëmajit. Morën pjesë edhe të gjitha autoritetet shtetnore të Shkodrës. Në oren 8.00 të mëngjesit, Provinçiali i Françeskanëve të Shqipnisë At Pal Dodaj, filloi Meshën e organizueme për Fatosin e Maleve. Një orkestër e zgjedhun për këte rasë, me tingujt e saj të përmortshëm, e bani edhe ma të madhnueshme atë ceremoni mortore.
Mbas Meshet zani i përmallshem dhe i fortë ku ishte ma i zgjedhuni mu në atë fidanishtë dijetarësh të pashoq, e që ligjëroi me solemnitet për jeten e Dedë Gjo’ Lulit, ishte i Madhi At Anton Harapi. Ndër tjera fraza Ai tha: “Sikuse Athena e Roma mbi gjak e eshtna të Fatosave ngrehën ndërtesën e Lirisë, ashtu për të mëkamun të Shqipnisë u lyp që gjaku i kreshnikëvet të sterpikëte krepat e Maleve tona!… Mbas 400 vjetësh me çeten e vet lufton për të parën herë nën Flamurin e Shqipnisë, për Liri kombëtare…
Ai kje tri herë Fatos, se i fali Atdheut dy djelmët dhe veten, tue u ba sheji i salvimit të xhonturqëve, të sllavëve e esadistëve … Ai së dyti provoi se, bashkë me Atdhetarinë në gjoksin e Tij vloi edhe zelli për Fe… Në Te vërtetohet fjala e popullit se ndihma e Zotit e pushka e Hotit e shpejtoi Lirinë Kombëtare…”
Në fund oratori At Harapi iu drejtue gjithë shqiptarëve të të gjitha viseve, që emni i Fatosit të përjetësohet me një Monument. Banda e Bashkisë së qytetit vazhdoi me jonet e përmallëshme me vajtue pranë trupit të Heroit t’ Atdheut.
Arka me Eshtnat e Fatosit të Traboinit doli nga Kisha Françeskane e mbulueme me Flamurin Kombëtar. Populli e mori në dorë në shenjë nderimi deri në vorrezat e Rrëmajit. Procesionit i prini Banda e Gjimnazit të Fretënve e veshun kuq e zi, mbas të cilëve ishin përfaqsuesit e shoqnive të tjera të ndryshme të qytetit, përfaqsuesit shtetnorë dhe mbarë Shkodra.., që të rreshtuem në heshtje u sollën dhe shkuen në drejtim të Kishës Kathedrale. Ndigjohej vetem muzika që bashkohej me jonet e kumbonëve të Kishave tjera të qytetit që edhe ato në shenjë zije rrahnin në njëanë…
Mbas salikimit në Kishen Kathedrale procesioni u drejtue për në banesen e fundit në Rrëmaji. I madh e i vogël po përcillnin Tre Burra të një shtëpisë njëheri.., prandej dhe lotët nuk mungonin mbas Arkës.., e cila ndiqej nga Banda e Gjimnazit të Fretenve.
Në Vorreza ajo ekzekutoi me madhshti Hymnin tonë Kombëtar.
Mori fjalën edhe kushrini i Dedë Gjo’ Lulit, Gjok Luli, i cili tha: “Po të falem nderës me gjithë zemer moj Shkodër, për ket punë që ke ba, po ma teper po u falen nderës gurt’ e Hotit. Tue mos ditë me kuvendë ma gjatë, po ju tham se nuk e kemi besue se i dini ju këto punë. Edhe unë po gëzohem me ju. 500 shtëpi që ka Hoti janë fikë e dalë në rrugë të madhe e, kaq jemi ba porsi ajo grueja e pakunorë, porsi ajo qyqja e zezë… Kushtrim… Zot!… Kushtrim, Shqipni për 500 shtëpi Hot që jemi shkrepë rrugëve tue vdekë urije e, kemi derdhë gjakun me ba Shqipni!.. E, pasha Këta Eshtna që kemi para se edhe sa mashkuj që të kenë këto 500 shtëpi, kanë me vdekë për Shqipni!”… Tue mos mujtë ma me vazhdue hjekë kësulen prej kreje dhe e lëshon në tokë… në shenjë Betimi e Bese… Populli u zhgreh në vajë.., dhe njeni mbas tjetrit i shternguen dorën Burrave e Grave të Hotit për krye shndosh, të cilët të gjithë bashkë i bashkonte një gjak…Një Flamur! Shkodra, edhe pse e lanun mbas dore,…ka dijtë dhe di edhe sot, se kujt me i thanë Fatos, Shpëtimtar i Atdheut dhe me këndue: “Njaj asht Fatos që tue luftue mbaron”…
(Pjesë nga libri i autorit FR per “Ded Gjo’ Lulin” 2011.)
Melbourne, Shtator 2019

“Pse më vrave?”, si urdhëroi Enveri ekzekutimin e shokut të ngushtë, profesor Fahredin Angoni. Miq fëmijërie dhe në një dhomë në Lice

Dashnor Kaloçi/ Memorie.al publikon dokumentin arkivor të dates 5 qershor 1945, ku Enver Hoxha urdhëron ekzekutimin e ish-shokut të tij të ngushtë që nga fëmijeria në Gjirokastër, me të cilin si bashkëmoshtarë, kishte qenë shoke dhome për disa vjet ne konviktin e Liceut francez të Korçës…?!

 

Ka qenë 5 qershori i largët i vitit 1945, kur nje radiogram urgjent i firmosur nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha, me cilësinë e Komandantit të Pergjithshëm të Ushtrisë Nac-Çlirimtare, aprovonte denimin me vdekje të gjashtë personave, gjykuar nga një Këshill Gjyqsor Ushtarak i Divizionit të III-të, të Korparmatës se Dytë, të kryesuar nga Kryetari, Irakli Bozo (major) dhe prokuror, Ziqiri Mero, kapiten i parë. Ndersa pesë prej tyre ishin ushtarakë, ish-partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese, personi i gjashtë në listën e aprovuar nga Enver Hoxha për t’u ekzekutuar, ishte civil, dhe quhej Fahredin Angoni.

Ishte me origjinë nga Gjirokastra dhe pinjoll i një prej familjeve më të njohura të atij qyteti të gurtë me histori të lashtë. Madje në femijrinë e tij, kishte qenë në një lagje me Enver Hoxhën dhe shok i ngushtë i tij. Rasti e solli që miqësinë me Enverin, ai ta vazhdonte edhe për shumë vjet të tjera në qytetin e Korçës, ku ata ishin bashkë-studentë në Liceun francez të atij qyteti. Madje ata flinin në një dhomë të konviktit, ose më saktë; Fahredini e pranoi Enverin në dhomën e tij, ku ishte dhe bashkëqytetari i tyre, gjirokastriti, Selaudin Kokona, që rridhte nga një prej familjeve më të njohura të atij qyteti. Ndërsa Enveri nuk shkëlqente në mesime, Fahredini ishte një nga studentët liceistë më të mire jo vetëm në mesime, por edhe në sjellje dhe si formim intelektual.

Ai njihte dhe zotëronte shkëlqyer disa gjuhë të huaja, si; frengjishten, gjermanishten, anglishten, italishten, latinishten dhe greqishten. Kjo gjë bëhet e ditur veç të tjerash edhe nga librat që ka perkthyer Fahredini në ato vite, si “Berberi i Seviljes”,(i Boumarshesë) “Djaloshi gjeniail” (Moxart), “Fausti” i Gëtes, etj. Veç këtyre përkthimeve të kryeveprave të letërsisë botërore, nisur nga pikpamjet e tija nacionaliste, Fahredin Angoni në vitin 1929-1930-të, shkroi romanin “Skënderi dhe Olimbia” i cili bën fjalë për masakrat e andartëve grekë në fshatin Hormovë të Tepelenës.

E gjithë kjo krijimtari, i përket periudhës kur Fahredini ishte student në Liceun francez të Korçës, ku Enver Hoxha nuk ka shkruar asnje rresht. Dhe pas diplomimit në atë lice, rrugët e Fahredin Angonit dhe shokut të tij, Enverit, u ndanë përfundimisht?! Dhe ata nuk u takuan kurrë më me njeri tjetrin. Për ironi të fatit, Enveri që nuk shkëlqente në mësime, mori një bursë shtetërore dhe shkoi për studime në Francë, ndersa Fahredin Angoni një nga nxënësit më të mirë të Liceut francez, u emërua mësues në fshatrat më të thella të qarkut të Korçës.

Siç dihet, Enveri nuk mundi që të vazhdonte studimet më shumë se gjashtë muaj në universitetin e Montpelije-së, pasi nuk shleu dot asnjë provim, dhe Ministri Arsimit i asaj kohe, Mirash Ivanaj, ia preu bursën. Dhe kështu ai u detyrua që pas disa kohësh (pasi punoi pak kohë në konsullatën shqiptare në Bruksel), të kthehej në Korçë, ku dha mësim gjuhën frenge si i jashtëm në Liceun ku kishte qenë vetë student. Ndërsa Enveri u be komunist, Fahredini ishte nacionalist dhe me bindje thellësisht antikomuniste. Kështu ai u bashkua dhe aderoi me forcat nacionaliste të organizatës Balli Kombëtar, duke qenë një nga krerët kryesorë të asaj organizate nacionalist për Qarkun e Korçës, ku mbulonte rininë. Po kështu ndërsa Fahredini kishte krijuar familje, (u martua me Praksithe Shahini dhe lindën tre fëmijë: Lirika, Gjergji, Pirro), shoku i tij, Enveri, vazhdonte të ishte beqar.

Ngjarjet u rrokullisën në atë mënyrë, saqë në mbarimin e luftës në fundin e vitit 1944, dy ish-shokët e ngushtë që nga Gjirokastra, do ta shihnin veten në dy skaje, ekstremisht të kundërta. Enveri i pari i Shqipërisë, ndërsa Fahredini një njeri mëse i zakonshëm, duke u marrë me tregti në qytetin e Korçës, për të mbajtur familjen e tij. Dhe fillimi i vitit 1945 do të ishte fatal, per Fahredin Angonin, pasi ai u arrestua së bashku me një grup të madh prej 30 personash, ku një pjesë kishin qenë në formacionet nacionaliste gjatë Luftës, por shumica prej tyre ushtarakë dhe ish-partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese të Mehmet Shehut. Të akuzuar per agjitacion e propagandë ndër rradhët e ushtrisë dhe për nxitje dezertimesh, ata u nxorrën përpara një gjykate ushtarake të Divizionit të Tretë të Korparmatës së Dytë, e cila kryesohej prej Irakli Bozos, shok shkolle i Fahredin Angonit, i cili gjatë senacave gjyqësore të improvizuara në qelitë e hetuesisë të Pallacinave (pallatet italiane në Korçë), pati mjaft debate të ashpra me shokun e tij të Liceut.

Fahredini deklaroi në gjyq se Balli Kombëtar ishte një organizatë nacionaliste dhe kishte një ideal e mision patriotik, por që fatkeqësisht e humbi luftën. Ky pohim i tij i thënë në mënyrë deklamative, do t’i kushtonte shtrenjtë, pasi nga gjashtë dënimet me vdekje, Kryetari i Gjyqit, Irakli Bozo, një e “ruajti” për shokun e tij të Liceut francez, Fahredinin….?! Gjë të cilën “nuk ja prishi” dhe shoku tjetër i tyre, Enveri, Kryetar i Qeverisë Demokratikë të Shqipërisë dhe Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, i cili me anë të një radiogrami urgjent, që mban datën 5 qershor 1945, aprovoi dënimin me vdekje të Fahredinit. Kështu u shua jeta e Fahredin Angonit, prej dy shokëve të tij të shkollës, por sidomos prej Enverit, që ishte në krye të shtetit dhe firmosi me gjakftohtësi ekzekutimin e tij.

Por Fahredini nuk do ishte i vetmi nga ish-shokët e shkollës së Enverit që përfundoi në plumb…? Ai ishte i pari që u ekzektua, pasi pas tij ”rradha” i erdhi të tjerë shokëve, si; Enver Zazanit, Syrja Selfos, Abaz Omarit etj. Ndersa me burgime të rënda përfunduan, mjaft të tjerë shok shkolle të tij nga Korça e Franca, si; doktor Isuf Hysenbegasi, profesor Foto Bala, agronom Adem Beli, doktor Hasan Jero etj, për të përfunduar me Koço Theodhosin, ish-zv kryeministrin që u ekzekutua në vitin 1975. Dhe për të gjithë ata, thuhej…. se patën atë “fat”, për të vetmen arsye; se ata dinin shumë gjera nga jeta private e Enver Hoxhës…?!

Dëshmia e 90-vjecarit, Avni Bejkova Xhomaqi, që iu fal jeta në atë gjyq dhe u denua me 25 vjet burg politik

“Debati i Fahredin Angonit me Irakli Bozon, kryetarin e gjyqit”

Nga ai proces gjyqësor i improvizuar i zhvilluar plot 75 vjet më parë në “Pallacinat” e Korçës, ka mbetur si dëshmitar vetëm një prej të dënuarëve, të cilit iu fal dënimi me vdekje dhe iu zbrit në burgim të përjetshëm dhe më pas në 25 vjet. Disa vite para se të ndahej nga kjo jetë, në moshën 90-vjeçare, Avni Bejkova Xhomaqi, si për të dëshmuar para historisë, krimet e shëmtuara të atij regjimi që po hidhte themelet e përgjakuara që me ardhjen e tij në pushtet, midis të tjerash tregonte: “Ndërsa filluan të më torturonin edhe mua aty në dhomën e hetuesisë, Myrteza Slleusha, duke mos duruar dot dhimbjet u tha se do të firmoste gjithcka që ata do t’i kërkonin. Pasi më torturuan gjithë natën, të nesërmen në mëngjez më nxorrën në gjyq, i cili u zhvillua po aty me dyer të mbyllura. Unë nuk pranova ta firmosja akt-akuzën dhe në atë moment Kryetari i Gjyqit, Irakli Bozo, dha urdhër që të më merrnin përsëri në pyetje por, të mos më rrihnin. Pas kësaj kur më dërguan përsëri në qeli, unë i tregova gjithçka Fahredin Angonit, i cili më tha se përfundimisht unë kisha shpëtuar nga pushkatimit. Nga një gardian skrapalli, mësova se që të më falej jeta mua, kishte ndërhyrë Kolonel Riza Kodheli, dhe Emine Butka. Po atë natë, na nxuarrën të gjithëve në gjyq, i cili u zhvillua po aty në katet e sipërme të “Pallacinave”. Ai gjyq ishte krejt formal, pasi fati ynë ishte paracaktuar që kur na kishin arrestuar dhe për dy ose tre orë, na kaluan në proces të gjithë të arrestuarit, që bëheshim plot 30 veta. Gjatë atij gjyqi, Kryetari Irakli Bozo ndërmjet të tjerash e pyeti profesor Fahredin Angonin, duke i thënë: “A e pranon se Rinia e Ballit Kombëtar ka tradhëtuar?” Dhe Angoni iu përgjigj: “Jo ajo nuk ka tradhëtuar, por dështoi në misionin e saj”. E vetmja gjë që u vërtetua në gjyq, ishte fakti se Zef Sadria dhe Lec Ndoci, i kishin thënë Angonit se ata prisnin arrestimin, pasi kishin qënë me Ballin Kombëtar. Dhe Angoni u kishte thënë se më mirë të arratiseshin në male dhe të bashkoheshion me forcat Dule Alarupit, se sa të arratiseshin në Greqi, duke u bërë tradhëti të madhe. Të nesërmen në mëngjez, u lexua pretenca nga prokurori Ziqiri Mero, ku përveç meje që m’u dha burgim i përjetshëm, të 14 të tjerët u dënuan me pushkatim. Pas kësaj, Fahredin Angoni iu drejtua Irakli Bozos që e kishte pasur dhe shok klase në Liceun e Korçës, duke i thënë: “Irakli, pse më vrave?”. Irakliu iu përgjigj: “Mbahu burrë”. Angoni ia ktheu: “Unë burrë jam, ti nuk u tregove burrë, se kemi qenë dhe shok klase”. Irakliu nuk foli më asnjë fjalë dhe mori çantën nën sqetull dhe zbriti shkallët duke u larguar që andej. Pas faljes së jetës mua më dërguan në Burgun e Burrelit (ku vuajta 15 vjet), ku një ditë një i burgosur nga Korça, Ali Barmashi, më tregoi se kishte qenë prezent kur ishin pushkatuar gjashtë shokët e qelisë sime; Fahredin Angoni, Myretza Satka, Faik Tartari, Zef Sadria, Gjon Cufi dhe Lec Ndoci. Aliu kishte qenë ushtar në Zërraskë të Pogradecit, kur ata të gjashtë i kishin dëerguar atje ku dhe i kishin pushkatuar në mënyrë demonstrative, përpara gjithë ushtarëve dhe oficerëve të atij reparti. Fahredini me shokët e tij nuk kishin pranuar të ekzekutoheshin pas shpine sic ishte ligji për ata që akuzoheshin për tradhëti të lartë dhe ashtu të lidhur kishin rezistuar deri sa i kishte grirë mitrolozi i skuadrës së pushkatimit. Më pas Aliu më tregoi se aty ishte afruar prokurori që kishte asistuar në ekzekutim, i cili me revolverin e tij i qëllonte në kokat e tyre që hidheshin përpjetë nga plumbat”.

Ushtria Nac-Çl. Shqiptare. Këshilla Gjyqësore e Korpusit të II-të.

Vendim:                                                                                                       

Në emër të Popullit Shqiptar. Këshilla Gjyqësore Ushtarake e Divizionit të III-të. Korp-Armatës së II-të. Kryesuar prej kryetarit të Gjyqit të Korpusit të II-të me Kryetar Major Irakli Bozo, dhe Antar Oficer Hysen Rusi dhe Oficer Sabri Pilkati, duke qenë present Sekretari Qemal Ceka me asistencën e Prokurorit Kapiten i I-rë Ziqiri Mero.

Sot më datën 4/6/1945 u mblodh në sallën e Gjyqit për të gjykuar të pandehurit partizanë: 1)Faik Tartari, 2)Xhorxhi Nova, 3)Tef Nika, 4) Ndoc Pema, 5)Lec Ndreca, 6)Luigj Çamuku, 7)Luk Prela, 8)Filip Gaci, 9)Rexhep Demiri, 10)Zef Sadrija, 11)Alush Ahmeti, 12)Hysen Ramazani, 13)Kol Vata, 14)Cam Dedoshi, 15)Luigj Cepi,16)Frano Zefi,7) Gjon Cufi, si dhe civilat: 1) Faredin Angoni, 2)Haki Bablluzha, 3)Avni Bejkova, 4)Myrteza Sleusha, 5)Zenel Qyteza, të komplikuar me këtë dezertim, të cilët simbas akuzave të Prokurorit deklaroj këtë:

Vendim:

Këshilli Gjyqësor Ushtarak mbasi dëgjoi apologjinë e të pandehurve të sipër-përmëndur. Mbasi dëgjoi pretencën e Prokurorit, Konstatoi: Pjesërisht të pandehurit kanë qënë antarë të organizatës tradhtare të Ballit si dhe milice e xhandarë, dhe si të tillë i kanë shërbyer okupatorit deri në çlirimin e Shqipërisë. Kanë lidhje me proçesin e Syrja Zoto-s me shokë të cilët janë munduar të organizojnë një dezertim në stilt ë gjerë duke u hedhur në rreshtat e Ushtrisë Reaksionare Greke. Trupi Gjykues gjatë zhvillimit të gjyqit konstatoi se në përgjithësi këta element kanë qënë të ndërgjegjshëm për tradhëtinë e tyre të lartë dhe për këtë gjë eksponentët e dezertimit kanë bërë lidhje me civilët e lart-përmendur, për të gjetur rrugën më të plotë dhe për të forcuar lidhjet me reaksionin grek si dhe me disa kriminelë të jashtëm. Pjesërisht të pandehurit pohojnë veprën e tyre tradhëtare dhe kriminale që kanë dashur të bëjnë. Me qënë se fajet e të cilëve akuzohen të pandehurit, ato parashikohen dhe dënohen prej nenit 17 dhe ndëshkohen prej nenit të ligjit Nr.41 mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Ushtarake. Për këto arsye Trupi Gjykues pjesërisht në kundërshtim me pretencën e Prokurorit,
Vendosi:

Fajësinë penale e të pandehurve të sipër-përmendur dhe në bazë të nenit 18 paragrafi “Gj” Dënimin e Fajtorëve: 1)Faik Tartari, 2)Lec Ndreca, 3)Gjon Cufi, 4)Zef Sadrija, 5)Myrteza Sleusha, 6)Faredin Angoni. Me vdekje dhe rënien e nderit ushtarak, humbjen e të drejtave qytetare dhe sekuestrimin e pasurisë së tyre të luajtshme dhe të paluajtshme në bazë të ligjit përkatës.

Dhe 1)Avni Bejkova me burgim të përjetshëm, 2)Luigj Camuku me 30 vjet burgim, 3)Cam Dedoshi, Luigj Cepi, Tef Nika me 20 vjet burgim, 3) Rexhep Demiri, Haki Babllusha, Zenel Qyteza me 5 vjet burgim. Ndërsa 1)Xhorxhi Nova, 2)Ndoc Pema, 3)Alush Ahmeti, 4)Hysen Ramazani 5)Frano Zef Lekaj, 6)Kol Vata, 7)Luk Prela, 8)Filip Goci, me vërejtje të rëndë dhe degradim për ata që janë graduar. Të gjithë të pandehurit që janë dënuar me burgim, humbin të drejtat qytetare baraz me kohën e ndërshkimit. Ky vendim përsa i përket dënimit me vdekje, i dërgohet Gjykatës së Lartë Ushtarake për aprovim ndërsa për të tjerët është e prerë. Njëkohësisht urdhërojmë dhe lirimin e tyre prej burgut.

Kryetari Irakli Bozo, Antar Hysen, Antar Sabri Pilkati, Sekretar         Qemal Ceka

Memorie.al

IV – TË HUEJT PËR GJENERAL PRENK PERVIZIN – Përgatitun nga i biri LEK PERVIZI

 

Julian Amery (Lord Amery)

“Sons of the Eagle”

(Bijt( e Shqipӫs), pӫrkthim nga origjinali

 

Parathanie, fq. 20 : …”

 

“Ishin Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine, Prenk Pervizi e Hysni Dema[1], që kishin ndjekun Zogun në Jugosllavi ata që luejtën një rol të randësishëm në revolucionin që ndodhi. Me kryerjen e detyrave që kishin, ata fituen influencë të madhe, por kur ata e plotësuen qëllimin e mbretit, Zogu ua theu fuqinë, e cila një ditë mund të rrezikonte dhe atë vetë. Në vend të tyne ai vuni njerëz të rinj  që tregohëshin ma të ndigjueshëm ndaj dëshirave të tij sepse ishin ma të varun ndaj privilegjeve që ai u jepte. Kështu mbrenda një periudhe prej pesë vjetësh diktatura mbretnore u ba absolute.

 

Fq. 304-306 :

 

Nӫ mungesӫ tӫ Bazit ne kaluem nӫn kujdesin e Gjeneral Prenk Pervizit, ish “bashkӫpuntori”,  Kryekomandanti i ushtrisӫ. Nӫ u nisӫm  drejt  veri-lindjӫs, nga Malibardhӫ, dhe pas dy orӫsh udhӫtim arritӫm tӫ shtabi tij, nӫ njӫ shtӫpi gurore ndӫr shtigje t’ashpra mes pyllit tӫ Skurajt.  Gjatӫ shtigjӫve ishin vendosun roje pӫr ruejtjёn  tonӫ, ku Gjenerali erdhi e na takoi i rrethuem nga shtabi tij. Ne shkӫmbyem pӫrshӫndetjet e rastit, siç ishin nӫn shi, duke i shprehun mirӫsӫardhjen.  Oficerӫt shqiptarӫ u paraqitӫn me radhӫ, ndӫrsa  Gjenerali jepte urdhna tӫ pӫrpikta dhe udhӫzime taktike qӫ ai kishte ndӫrmarrӫ pӫr mbrojtjӫn tonӫ. Kӫto urdhna  i çudisnin   civilӫt qӫ s’ishin mӫsue me disiplinӫ ushtarake, por qӫ ishin tӫ nӫvojshme, dhe ne e falenderuem Gjeneralin duke e pӫrmbajtun humorin qӫ na kishte kapun,  e duke e ftue Gjneralin qӫ tӫ inspektonte trupat tona tӫ Turkomanӫve.

Prenk Pervizi kishte qenӫ deri nӫ ato çaste anmik yni, por, duke e kuptuar se lufta ishte kthye ne favorin tonӫ, ai kӫrkonte tӫ vendosej nje lidhje profesionale ushtarake me ne si oficerӫ. Si hap tӫ parӫ ai propozoi, mbeshtetur nӫ zakonӫt e ushtrisӫ Britanike, qӫ tӫ bahej njӫ  dallim midIS oficerӫve dhe civilӫve. Ndӫrsa ishte mjaft zor me dallue se kush ishte oficer nӫ atӫ grumbull civilӫsh. Ne ishin mӫsue sipas kryetarӫve tӫ fisӫve,  tӫ njihnim e dallonim rrethin tonӫ, nӫ Zogistӫ e Ballistӫ, pӫrkthyes,  bodigardӫ,  qӫ na ndiqnin kudo qӫ shkonim.. Ne s’e pranuem kӫtӫ lloj pune pӫr me ba dallime, qӫ do tӫ ngallte xhelozi, dhe midis atyne njerӫzve qӫ mbahӫshin trima nuk ishte e kӫshillueshme. Nӫ njӫ çast sikur nuhasёm njӫ krizӫ sociale, por befasisht m’erdhi njӫ frymӫzim. Unӫ i propozova Gjeneralit qӫ organizimi ynӫ mund tӫ njihёj si Shtab-madhor.  Kӫshtu kjo çӫshtje, si me tӫ qeshun, u mbyll  pӫr kӫnaqӫsinӫ tonӫ. ….

 

***

 

       Miku dhe mbrojtӫsi ynӫ,  Gjeneral Prenk Pervizi, pati njӫ rol tӫ randӫsishӫm  nӫ revolucionin e 1924, dhe me Muharrem Bajrkatarin, Fiqri Dinӫn e Hysni Demӫn,  formuen kuadrumviratin (sundimin e tӫ katӫrve) me   forcӫn e tӫ cilӫve pushteti i Zogut u vendos midis Gegӫve. Kur ai e kreu detyrӫn e tij ndaj kauzӫs mbretrore,  Zogu ia hoqi komandӫn dhe e caktoi nӫ njӫ detyrӫ pranӫ Shtabit tӫ Pergjthshӫm, ku ai gezone nderime por pa    ushtrue  influecӫ. Ma i zhdervjelltӫ se shokӫt e katӫrshӫs, Prenk Pervizi qӫndroi jashtӫ ambicieve politike dhe iu kushtue pӫrparimit tӫ karrierӫs  ushtarake. Ai kishte fitue favorin e Gjeneral Parianit, kryetar i Misionit italian,, dhe u caktue nӫ shoqӫrimin e italiave nӫ Luftӫn e Abisinisӫ si vӫzhgues shqiptar. … Italianӫt i dhanӫ njӫ komandӫ gjatӫ fushatӫs sӫ Greqisӫ, por ai u dyshua pӫr marrӫveshje me anmikun dhe u transferue nӫ Shkodӫr si kӫshilltar shqiptar pranӫ komandӫs italiane. Dy vitet e fundit ai ia kushtoi krijimit tё njӫ fraksioni me oficerӫt shqiptarӫ, por ndejt jashtӫ revoltӫs kundӫr italianӫve, duke u tӫrhequn me mbӫshtetӫsit kryesor nӫ krahinӫn e tij tӫ Kurbinit. Kӫtu ai qӫndroi  deri mӫ Nӫntor 1943, kur Kӫshilli i Regjencӫs i besoi Komandӫn Supreme tӫ Ushtrisӫ.  Karriera e Kryekomandantit ishte e stuhishme, sepse, ndërsa politika e Gjermanëve ishte përçaj e sundo, Prenk Pervizi ishte i vendosun të mbante nën urdhnat e tij të gjithë forcat e armatosuna shqiptare. Konflikti me gjermanët ishte i pabarabartë, por përfundimisht ai doli fitimtar në rastin e parë të sfidës që i bahej autoritetit të tij. Gjermanët kishin vendosë të krijonin në Shqipni një Division SS për ushtrinë e tyne dhe ia kishin besue komandën e brigatës së parë një far Selami Çelës. Ky Çela ishte një kapiten rezervist dhe si i tillë ishte nën urdhnat e Prenk Pervizit. Natyrisht se Gjenerali ishte kundër formimit në Shqipni të një njësie ushtarake që nuk do t’ishte nën autoriretin e tij, dhe e kishte urdhnue Çelën që të hiqte dorë nga ajo punë. I këshilluem nga  gjermanët sigurisht se Çela e hodhi poshtë atë urdhën. Një mëngjes Gjenerali e kishte pa atë që po hynte në shtabin e komandës gjermane i veshun me uniformën e kolonelit. I fyem në dinjitetin e tij, ai vendosi “ta bajë shëmbull” dhe dha urdhën për “ekzekutimin” e tij. Një orë ma vonë kur ky njeri i keq doli nga mbledhja, body garda e Gjeneralit e eliminoi atë në shkallët  e Shtabit Gjerman me dy granata dhe një breshëri automatikësh. Gjenerali vetë e ndoqi ngjarjen nga dritarja e zyrës së tij ku një turmë e madhe njerëzish ishin grumbullue për të shfaqun aprovimin e tyne. Gjermanët u inatosën nga një sfidë kaq e madhe dhe kërkuen dorëheqjen e menjëhershme të Prenk Pervizit dhe denimin e tij. Regjenti i vjetër Mehdi Beu që e kishte eksperiencën politike të Perandorisë Otomane, duke ia terhequn vrejtjen Gjeneralit para Komandantit Gjerman i tha :

– Ju ftoj t’u kërkoni falje miqve tanë Gjermanë për gabimin që keni lejue në shkallët e derës së tyne. Herën tjetër kur ju duhet të pushkatoni ndonjë oficer, ta bani në kazermat e jueja dhe jo në rrugë.

Gjermanët morën  mësim… Ma vonë ata e krjiuen një divison SS në Kosovë, por këtë punë nuk e përseriten brenda kufijve të Mbretnisë Shqiptare.

Prenk Pervizi i mbejetoi incidentit, por marëdhanjet me Gjermanët u prishën përfundimisht. Kërkesa e tij për armë dhe municione për ushtrinë shqiptare u refuzuen disa herë. Në një letër që ai i kishte adresue Gjeneralit Fistum me atë përmbajtje, iu kthye si një nxanësi për ushtrimin e pakënaqshëm me një “Nein” të zhgarravitun me bojë jeshile në gjithë letrën.

Ky ishte  shkaku që ai të vihej kundër gjermanëve dhe tani që u kthye  anmik me ta u çlirue nga çdo zemërim i ndrydhun. Akuza për “kolaboracionizëm” ndaj tij asht  pak e besueshme, por nga ana tjetër  del e qartë pazotësia mjaft patologjike e gjermanëve për me fitue simpatinë e një njeriu  që ma kollaj  mund të kishte qenë mik i tyne”.*

 

 

—————————

*– Julian Amery e pёrfundon kёshtu shkrimin e tij, sepse Prenk Pervizi me kulturё gjermane,  e kishte mundёsinё qё tё afrohej e tё bashkёpunonte me ta. E  kundёrta,  ai i kundёrshtoi gjermanёt  kur ata deshёn tё krijonin forca SS me oficerё shqiptarё dezertorё e renegatё nё Shqipёri, dhe nё tё tjera raste.

 

 

 

Dr. Walther Peinsipp

“ Das Volk der Schyptaren”  Wien, 1985

(Populli i Shqiptarve) pӫrkthim nga origjinali, fq.36.

 

Veshtrim historik

 

… Fill pas udhëzimit të Wermachtit, shefi  i forcave të Himlerit,  kreu i SS dhe  Gjeneral і Policisë, Jozef Fistum,  vendosi të krijojë  në Shqipëri  një division SS  për forcimin e trupave të pushtimit.  Komanda e një brigate iu besue kapitenit Selami Çelaj. Gjenerali і forcave t’armatosuna shqiptare, Preng Pervizi, vendosi, me mbeshtetjën e Regjencës,  me e kundërshtue nismën e Fistumit e çdo orvatje tjetër për krijimin e atij divizioni. Një ditë, Pervizi, ndërsa hidhte një vështrim nga dritarja e zyrës  mbi komandën gjermane  kundruell, pa vartësin e tij me uniformë të një koloneli SS duke hy në atë komandë gjermane. Gjenerali  shqiptar  vendosi  të nxierrë para përgjegjësisë vartësin në fjalë për  mospërfilljёn e komandës të ushtrisë shqiptare. Duke qenë se  komandatura gjermane  u tregue moskokëçarëse ,  kapiteni u ekzekutue me armë automatike  prej njerëzve të shtabit të  Pervizit. Gjenerali e kishte  pa  vetë skenën nga dritarja e zyrës.  Po ashtu Fistumi , se si ai kishte dhanë atë urdhnën, ku  nuk mund t’i ikte papërgjegjësisë.  Fistumi   kërkoi nga  Regjenca shqiptare shkarkimin dhe denimin e Gjeneralit. Anëtari  Regjencës,  Mehdi Bej Frasheri, musulman me origjinë shqiptare dhe dikur guvernator i Jeruzalemit, e mori  çështjen në dorë të tij, që gjeneralit t’i jepte një mësim të përshtatshëm.   E thirri  Pervizin  dhe e ftoi Fistumin  që të ishte i pranishëm  në takim. Ai e qortoi Gjeneralin në prani të Kreut të SS :  “ Unë ju lus se pari * t’i kërkoni të fala mikut tone gjerman, për  aktin  që kanë krye njërëzit e tu para derës  së shtëpisë tij, duke dhunue të drejtën e banesës.  Unë ju kërkoj  ngulmisht  që here tjetër, kur të vendosni me ekzekutue ndonjë oficer, ta bani në kazermat e jueja dhe jo  në rrugë”.   Fistumi  u detyrue të anullojë  krijimin e divizionit SS në Shqiperi,  prej kundërshtilmit të Pervizit. Këtë division ai e krijoi në Kosmet, ku nuk zbatohëshin  urdhnat e shqiptarve.  Përfaqësuesi  i Himlerit  u hakmuer  ndaj Pervizit kur  ky i kishte kërkue  furnizim me armë e municione, që trupa e tij të kundështonin  përpjekjet  e  komunistëve toskë  për të marrë Tiranën.  Kësaj kërkese Fistumi  i kishte zhgarravitë sipër me bojë të kuqe një “Nein” të madh.   Ky “Nein”    i  gjermanëve   u vlejti   Aleatëve, sepse i dha mundësi Pervizit të kalonte në krahun  e  tyne…

 

 

 

Robert Elsie – The Tribes of Albania

(Kurbini)

Prenk Pervizi

 

Born in the village of Skuraj in Kurbini tribal territory, Prenk Pervizi (1897-1977), also known as Preng Previzi, was a noted military figure of the 1930s and 1940s. He attended secondary school in Shkodra and a military academy in Vienna. He returned to Albania in 1918 and played an active role in the creation of armed forces after the Congress of Lushnja in 1920. In June 1924 he followed Ahmet Zogu (1895-1961) into exile in Yugoslavia, and returned with him in December of that year, taking over the region of Lezha. Pervizi was one of Zogu’s four officers (the quadrumvirate of chiefs) who played a major role in the Albanian military in the coming years, in particular in the suppression of anti-Zogist uprisings and in making Zogu’s rule absolute. From 1929 to 1934, he attended military colleges in Turin and Florence and accompanied Italian troops as a representative of the Albanian army during the Italian military campaign in Abyssinia in 1935-1936. He was in Korça at the time of the Italian invasion in April 1939 and helped King Zog and his family escape to Greece. Pervizi, however, returned to Korça. In the Italo-Greek war of 1940-1941, working with the Italians, he commanded Albanian forces in the Korça region. In the end, he and his men retreated from the front and Mussolini subsequently used them as scapegoats to explain the Italian defeat in Greece. In April 1943, Pervizi was appointed to command a new Albanian brigade and then headed the Albanian army formed at the Conference of Mukja in August 1943. When Italy capitulated on 8 September 1943, he took over command of the Albanian armed forces from General Dalmazzo (b. 1886) and was named minister of defence in October of that year, with the rank of a general. His opposition to German interference in domestic Albanian military affairs caused him to take to the hills with his men and join the British mission, with which he remained until October 1944. When the communists took power in November 1944, he went into hiding, spending two years in the mountains of Kurbini while waiting for an Allied intervention that never materialised. In September 1946, he escaped to Greece and lived there for nineteen years. The final years of his life were spent in Belgium, where he died.

Robert Elsie : The Biografical Dictionary of Albanian History, Taurus, 2013. (p. 327-328)

 

 

Pietro Sebastiano Monari

 « L’Italia nella Seconda  guerra mondiale :

La Guerra di  Greqia –  Roma, 2004.

 

Ruolo albanese

Sulla campagna di Grecia si evita di parlare delle forze albanesi che erano state coinvolte nel conflitto: alcuni battaglioni scaglionati nelle divisioni “Venezia e Giulia”. Un battaglione della milizia mercenaria albanese fu sacrificato, e sterminato dai greci avanzanti, dal comando italiano per proteggere la ritirata italiana. Benché non appartenesse all’esercito effettivo albanese, il comando albanese rappresentato dal colonello Prenk Pervizi protestò vivamente per questo impiego degli albanesi come “carne da cannone”. Il comando italiano decise che il battaglione effettivo albanese “Tomorri” avrebbe difeso la loro ritirata, come il primo. Il colonello Pervizi insieme al maggiore Spiro Moisiu e gli altri ufficiali convennero di ritirarsi dal fronte appena fosse cominciata l’offensiva greca e la ritirata delle truppe italiane, con l’ordine di non metter a repentaglio la vita di un sol soldato, insediandosi in posizioni sicure. Infatti il battaglione si ritirò senza alcuna perdita (un solo ferito). L’esercito italiano subì una disfatta memorabile che il maresciallo Badoglio avrebbe addebitato al “tradimento dell’esercito albanese”. In realtà il disastro fu conseguenza di uno scacco politico in quanto pochi giorni prima dell’attacco italiano il primo ministro greco Metaxas scoprì che alcuni alti ufficiali dell’esercito, nonché funzionari del governo, erano stati corrotti dal ministro degli esteri italiano, conte Ciano, affinché l’esercito ellenico non esercitasse una seria resistenza all’avanzata italiana. Fu così che le personalità corrotte furono sostituite in tempo ed arrestate. Questo fatto spiega anche perché l’attacco fu iniziato con un numero esiguo di unità da parte italiana. Fatto sta comunque che le truppe albanesi furono tolte subito dal fronte. Il comando italiano volle portare davanti al tribunale militare il maggiore Moisiu. Il colonello Pervizi, che godeva di grande influenza e reputazione sia nell’esercito che nel popolo si oppose: “Quel tribunale doveva coinvolgere tutto il comando albanese compreso lui”. Gli italiani non intrapresero niente, temendo disordini. Il colonello col suo staff di ufficiali e una parte delle truppe fu isolato nelle montagne di Puka (Nord d’Albania). Il maggiore Moisiu col suo battaglione fu trasferito à Laç (Albania centrale).

Paraqesim si shembёll versionin marrё nga Wikipedia anglisht,  perdorur edhe nga nga Wikipedia nё gjuhё tё ndryshme  dhe site tё tjerё si : Military Wiki-Wikia, WOW, Wikiwand, Dbpedia, Medianer connects, Oppen access articles etj.

 

Oppen Acces Articles – Prenk Pervizi

From Wikipedia

 

Prenk Pervizi(1897–1977) was an Albanian military figure, General of the Albanian army, and Minister of Defense. High preparation: Kadettenschule in Vienna, Austria 1914–1918, and the War College in Turin, 1930–1933. Great military figure protagonist in the foreground of the history of Albania for the period 1918–1944. Friend and right-hand man of King Zog which solved critical situations and remain faithful from the beginning to the end of the Kingdom of Albania, 1939. He opposed Italians withdrawing the Albanian troops from the Greek-Italian war. He did not allow the Germans to create SS troops in Albania. Bitter opponent of the communists, he is forced to go abroad in Greece and Belgium, as a political refugee, where he died at age 80, on September 6, 1977.

 

Family roots

The Pervizi family from Skuraj village in Kurbin region were an important Catholic lineage from north of Albania. The name comes from its founder Pervizi the Great from Skuraj of Kurbini, who lived in the fourteenth and fifteenth centuries. It was said that he had strenuously opposed the Ottoman invasion and had not agreed to bow to their tempting offers, for which he was treacherously killed by the Turks. They had to spend five centuries that the name of Pervizi returned to prominence in the history of Albania. This happened in the period of the National Awakening, when Gjin Pjeter Mark Pervizi from Skuraj distinguished himself as head of the popular uprising of Kurbini-Kruja(1912) against the Turkish domination conducted successfully and raising of the national flag in Milot, regional center, on the same day of the Albanian Declaration of Independence 28 November 1912 in Vlore, by patriots led by Ismail Qemali. Born May 4, 1897 at Skuraj, Kurbin, Albania, Prenk Pervizi came from a Catholic family noble and important, that of Pervizi Skuraj of Kurbini, who had left traces in the struggle against the domination Turkish. A character of great significance and importance in the modern history of Albania.

 

Initial engagement

Coming out from the Kadettenschule of Vienna in 1918, Pervizi was engaged in the army as commander of the Albanian district of Kruja in 1918, and later at the General Command of the Army, distinguishing himself in the operations for the expulsion of the Serbian armies from the north of the Albania, alongside of great patriots like Bajram Curri, Elez Isufi, Prenk Jaku ando others patriots during 1920–1921. Pervizi was a friend and collaborator of Ahmet Zogu, known each other since his stay in Vienna, and participating in the Congress of Lushnjë (1920) where Zogu became minister. Pervizi also defended Zogu and the government during the Albanian Revolt of 1922, when guerrillas of Elez Isufi and Zija Dibra marched down to Tirana and threatened to get control of the capital by force (March 8, 1922). The intervention of Pervizi and his gendarme units saved Albania from a crisis that could have had disastrous consequences for the very existence of it. This action earned him a promotion to Captain of First istance for war merits, and the “Gold Medal for Military Valor”.[2]

 

Service to Zogu

Pervizi was not able to hold a subsequent coup d’état, which began June 24, 1924. Zog with his government and the military loyal to him fled to Yugoslavia. This is known as the June Revolution.
In December 1924 he took part in the operations that brought to power Ahmet Zogu and overthrew Fan Noli’s government. Zog divided Albania into four military zones and Pervizi was in charge in  the Center (Tirana) along with the other three captains (Muharrem Bajraktari to the north-est, Fiqri Dine for the north-west, an dHysni Dema to the south).
In November–December 1926, another rebellion had broken out in the Catholic regions of Dukagjin, Shala, and Shosh allegedly supported by Yugoslavia to destabilize the country. The rebels were initially successful in blocking the army and getting the local army commanders as prisoner. The rebels were preparing to attack and occupy Shkodra. At this point, Zogu called Pervizi giving full powers to quell the revolt. In three days the rebellion was quelled and its leaders Ndok Gjeloshi and DomLoro Caka fled from Albania while others were arrested and prosecuted. This success expanded Pervizi’s fame and influence in the army and the population.[2]

 

Relations with Italy

Pervizi remained in friendly relations with Italy. He had sent his children to educate themselves in Italy since elementary school, in Lanzo Torinese, in the College of Don Bosco, prestigious institution which enrolled also the children of the House of Savoy, the King and Prince Umberto II of Italy, with whom he followed the same course in the “School of War”. Pervizi had brought the whole family inTorino, his mother, wife and three children. They would spend three years in Torino and another two years in Florence. Pervizi was a special guest invited to the wedding of Prince Umberto, whose mother was Elena of Montenegro and who supported the theory that Montenegrins and Albanians were of the same Illyrian origin. Pervizi received the title “Officer of the Order of Chivalry SS Maurice and Lazarus”. The long stay in Italy allowed him to master the Italian language and to make many acquaintances and friendships in Italian society, particularly in the military. Later in 1965, when he would stop by in Italy as a political refugee, he would be asked to enroll as General in the Italian army, with the condition that he acquired Italian citizenship, which he did not accept and shortly after retired in Belgium.[3]

 

The Italian invasion of Albania

Further information:Albania under Italy

In 1929, now completed his duty, Pervizi was sent to the Military College of Torino, where he remained until 1933, then was appointed inspector of Albanian students in Italy until 1935.
On his return to Albania, he was in the “Commission of Foreign Observers” in the War of Abissinia (1935–1936) where he had the opportunity to meet the Generals Badoglio, De Bono and Graziani, besides other senior officers including several comrades of the Military College. For this war, Pervizi wrote a very detailed report and held a number of conferences in Albania.[3]

 In this service he understood that the secon victim of Italy would be Albania, and inform the King Zog ti organize the defense of the ceoutry0 The King makes the deaf ear.

In August 1936, he represented Albania in a session of the Great Maneuvers of Italy in Irpinia, where he exchanged a few words with Benito Mussolini, who gave him to understand his intention to intervene in Albania. Pervizi went back and warned the King Zogu on intentions of Benito Mussolini. Ahmet Zogu was skeptical and did not give importance to the warning. On the occasion of the twenty-fifth anniversary of Albanian independence (1937), Pervizi advanced to the rank of colonel and received the “Order of Besa”, becoming also “Grand Officer of the Order of the Crown of Italy”.

At that time Italy was engaged in the war in Spain. But over this war, when April 1, 1939,Francisco Franco proclaimed victory and the end of  Spanish Civil War, six days after Mussolini ordered the attack and invasion of Albania. In this situation Pervizi asked to King Zogu, while he fleeing the country, to proclaim the resistance  over the mountains, but the King refused this proposal moving himself to Greece and sanctioning de facto the end of the Kingdom of Albania. Meanwhile, Albania was occupied by Italian in three days, without meeting any resistance. Pervizi with the order of King returns to Albania.

He was convened by the Generals Alberto Pariani and Alfredo Guzzoni, asking him to adapt to the situation and explaining that they were not interested in losing the existing Albanian army. Pervizi showed himself available and requested that the Albanian army did not participate in any action against his people alongside the Italian army. His request was accepted. He was formally given the rank Colonel, as Italians were aware of her figure and patriotic influence and sympathy that he enjoyed in the army and the population, and they were afraid to give  a discontent that could deteriorate into an armed rebellion.[4]

 

The Italo-Greek War

Further information:Italo-Greek War

On October 28, 1940 the Italian campaign in Greece began. Some battalions of Albanian army were staged into the divisions “Venezia” and “Julia” with Pervizi representing the Albanian army at the high command of the operations.

Returning to the front after being recalled shortly in Tirana, he would come to a conflict with Italian generals who were making fun of the “poor quality of Albanian soldiers”, based on the fact that an Albanian unit had been decimated by the Greeks. Pervizi immediately returned to the headquarters and protested to the General Ubaldo Soddu and the Italian command about the fact that his men had been used as “cannon fodder”, remembering also that the command of the Albanian soldiers was its sole responsibility.

Given the negative trend of the operations, the Italian General Staff ordered the general retreat and consequently Pervizi did the same, he ordered the Albanian army to abandon the front, leaving the city of Korca guarded only by a company under the command of Major Spiro Moisiu. Italians, angered by this act, asked to bring those responsible before a military tribunal, but in the end, fearing the worst consequences, the only proceeding was the transfer of Albanian soldiers in the mountains of the north while Pervizi got dislocated and isolated in the area of Puka. In the meantime, however, he was promoted to General, to calm the situation and the people.[2]

Pervizi  he was presente in the Conference of Mukje, in August 1943, where he was proposed as commander in chief of the Albanian army (acting as Minister of Defence), after the surrender of Italy on September 8, 1943.[5]

 

German occupation

Further information:Albania under Nazi Germany

Pervizi moved to Shkodër as a simple counselor. On September 8, 1943, he resumed his old powers, taking over the command  from  the General Dalmazzo. On October 23, he was elected Minister of Defense and promoted to the rank of General of Division, thus endeavoring to reform the Albanian army and strengthening the northern border to prevent attempts on re-annexation of Kosovo by Serbia. He also hindered the Germans in their recruiting for the Waffen-SS, which led him, along with the rest of the government, to abandon Tirana in favor of the mountains, where it joins the British mission in Albania (August 1944) in its region of Kurbini (Skuraj) in an attempt to organize the struggle against the Communists.

 

Exile

Pervizi joined the British mission sent in Albania, making the acquaintance of Colonel Neil McLean, and other officers as Julian Amery and David Smiley, who went away in October 1944. Pervizi was an anti-communist.[4]He took refuge in the mountains of Skuraj during 1944–1946 and in September 1946 secretly reached Greece, where he acquired the status of political refugee. After 19 years in Greece, 1 year in Italy and 11 years in Belgium, he died on September 6, 1977 in Brussels. During all this time his family, mother, wife and three children were locked up in prisons and concentration camps in Albania. The mother, wife and second son, died i these conditions of condemnation.

Liber i botuar nga  Wikipedia frӫngjisht (edhe anglisht) pӫr gjneralӫ me emӫr ku asht radhit edhe Prenk Pervizi .

I pari ne radhe Alfredo Stroessner ish  President i Parahguajt.

 

General: Alfredo Stroessner, Omar El-Bechir, Calixto Garcia, Adib Chichakli, Prenk Pervizi, Ioannis Metaxas, Omar Souleiman, etj. Ma (French) Paperback – 2011

 

Gjithӫ tӫ dhanat e Wikipedia nё gjuhё tё huaja  janӫ marrӫ nga versioni  i tekstit anglisht  krijue nga ekipi i saj  redaksional  per fushat e ndryshme, ku zejne vend  biografite e njerezve te permendur, ndёr ta edhe ushtarakё tё shquar, nё radhёn e tё cilёve ёshtё pёrfshirё edhe Prenk Pervizi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DISA DOKUMENTA ARKIVORE

 

 

 

 

 

PROJEKTI I

GJENERAL  PRENG PERVIZIT

1943-1944

Si duhet të jenë  Forcat e Armatosura

 

Nga Kastriot Dёrvishi

 

 

Ky material u përdor në gjyqin special të mars – prillit 1945 si “prove hetimore” kundër të pandehurve Ishte një material studimor i cili në kushtet e luftës së përbotshme pas një pushimi thelbësor të shtetit shqiptar në vitet 1939 – 1943,

parashihte të ngrinte strukturën e re të një force të armatosur. Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare gjeneral Preng Pervizi, i dërgonte më 5 dhjetor 1943 Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe për dijeni Këshillit të Naltë, propozimepër riorganizimin e Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar. Ky projekt vinte pas kërkesës që kishte bërë kryesia në fjalë, rreth organizimit të këtyre forcave në kushtet e reja për shtetin shqiptar pas shtatorit 1943, në kushtet kur Italia fashiste kapitulloi.

Asokohe shteti shqiptar në ndodhur në konfliktin botëror u mundua të ruajë integritetin dhe statusin e vet. Natyrisht ishte e

vështirë. Riorganizimi që propozohej të ndodhte synonte të kryente edhe “spastrimin e turbulluesve, ndjekjen e çetave”.

Projekti merrte në considerate se hëpërhë Forcat e Armatosura

të shtetit shqiptar mund të organizoheshin në tre pjesë kryesore:

-Ushtria (përfshi dhe Rojën e Kufirit).

-Xhandarmëria.

-Forcat kreshnike.

Ushtria

Projekti parashikonte që rekrutimi ishte në fuqi e në veprim vetëm në tokat e liruara, në të cilat ishin formuar 2 regjimente me nga dy batalione dhe ishin në formim e sipër 4 batalione të tjera, të gjitha të këmbësorisë.

 

Gjendja kërcënuese e shkaktuar nga çetat sllave, nuk lejon përdorimin e këtyre reparteve gjetiu, pasi ata në dislokimet ku ndodhen, sigurojnë mbrojtjen e atyre viseve, jo vetëm për këtë arsye, por tërheqja prej andej e tyre do të ulte moralin e popullatës dhe elementët ushtarakë të tokave të çliruara e një hap i tillë do të prodhonte dëshpërim” – thuhej në raport.

 

Projekti ndante mënyrën e rekrutimit në Shqipërinë e vjetër (atë të 1913-s d.m.th.) në dy mënyra:

 

a- Në Shkodër dhe Dibër. Panjë marrëveshje me krerët e vendittë bëhej thirrja e rezervistëve dherekrutëve. Kjo do të rregullohej menjë raport ku ¼ do të ishin rekrutëtdhe ¾ do të ishin rezervistët.Koha e shërbimit për rezervistët do

të ishte 3 muaj dhe për rekrutët do të ishte 6 muaj. Në Shkodër do formohej një regjiment me 3 batalione këmbësorie dhe në Dibër 1 regjiment prej 3 batalionesh këmbësorie. Mundësia e formimit të kësaj trupe ishte në dorën e krerëve të zonave kua ato mendohej të

ngriheshin.

 

b – Në vise të tjera të Shqipërisë. në viset e Shqipërisë së vjetër do bëhej rekrutimi i detyrueshëm pasi të jetë stabilizuar qetësia. Vetëm me qetësi të plotë rekrutimi mundtë bëhej gradualisht. Gjykohej se rekrutimi në forma të tjera mund të lindte probleme dhe mund të sillte efekte negative. Rekrutimi gradual mendohej të bëhej së pari në Prefekturën e Tiranës e më tej në prefekturat e Durrësit, Elbasanit

 

Roja e Kufirit

Forcat e kësaj trupe, do të ishintë gjitha me pagesë si dhe të vendosura në vijën kufitare që ndante shtetin shqiptar me vendet

fqinjë. Për vetë natyrën e këtyre forcave, mendohej që këto të mos përdoreshin për veprime operacionalenë brendësi të territorit.

 

Xhandarmëria

Ishte forca që kishte pasur konsolidim edhe aftësi profesionale në të kaluarën. Pas shkrirjes së forcave të xhandarmërisë pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939 dhe bashkimit të tyre me forcat e karabinierisë italiane, në mars 1943, u rikrijuaxhandarmëria nga qeveriae Maliq Bushatit. Ky “eksperiment” kishte rikrijuar kësisoj përherë të fundit në historinë e shtetitshqiptar armën e xhandarmërisë e cila do të jetonte e dobët vetëm në vitet 1943 – 1944. Tradita shqiptare e kishte pasur Shpreh bindjen time të plote se libri “GjeneraJ Prenk Pervizi”do të ndikoje pozitivisht në edukimin atdhetar

 

D okumenti I Projektit të Prenk Pervizit paraqitur Këshillit Ministrave dhe Këshillit të Lartë të Regjencës më 1943 .

Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare gjeneral Preng Pervizi, i dërgonte më 5 dhjetor 1943 Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe për dijeni Këshillit të Naltë, propozimet për riorganizimin e Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar. Ky projekt vinte pas kërkesës që kishte bërë kryesia në fjalë, rreth organizimit të këtyre forcave në kushtet e reja për shtetin shqiptar pa shtatorit 1943, në kushtet kur Italia fashiste kapitulloi.

 

 

a- Kuadri. Për kohën që po shkruajmë shihej i nevojshëm plotësimii kuadrit organik të xhandarmërisë. Ishte vërejtur se mungontekuadri kryesor i kësaj arme,pra fillonte një vështirësi qysh në fillim nga koka. Ajo që binte në sy ishte fakti se projekti parashikonte që rekrutimi i kuadrit duhej pranuar edhe me defekte dhe në të ardhmen ky defekt mund të korrigjohej.

b- Formimi i njësive shëtitëse. Kërkohej të bëhej si shtesë e kuadrit të xhandarmërisë. Projekti parashihte që batalionet

shëtitëse të përdoreshin gjatë periudhës së parë. Regjistrimi i personelit duhet të bëhej nga vullnetarët që regjistroheshin si dhe nga ato që dërgonin prijësit e krerëve të vendit. Për t’i prerë hovin njerëzve të pakualifikuar ishte parashikuar që të jepej titulli ndihmësxhandar. Kjo sepse në kohëra të tjera të vendosej në vend emërtesa e duhur. Sasia e batalioneve shëtitëse do  të varej nga mundësia financiare që do jepej. Mënyra e organizimit të xhandarmërisë, nuk ndryshonte nga ajo e traditës.

 

Forcat Kreshnike

Këto forca hynin pak a shumë në trupa të përzgjedhura, por me traditë popullore. Për nga ndarja ato vinin në dy kategori:

 

1- Forcat Kreshnike të Rojës së Kufirit. Këto forca mobilizoheshin nga banorët e rripit kufitar dhe kryetarët me ndikim të tyre emëroheshin “oficerë kreshnikë”, sipas forcave që mblidhnin e komandonin. Kreshnikët paguheshin si rojet

kufitare vetëm gjatë kohës së ishin në shërbim. Këta kërkoheshin të ishin të gatshëm për veprime në kufi dhe jo në zona të tjera.

 

  1. Forcat Kreshnike të Ushtrisë. Këto ishin fuqi vullnetareqë kur kërkoheshin, paraqiteshinnga prijësi i tyre.Kryetarëve të tyre ju jepeshin grada pikërisht për këtë lloj cilësie. Por për të bërë të mundur produktivitetin e këtyre forcave, ato duhet të regjistroheshin në Forcat e Armatosura. Forcat në fjalë liheshin të komandoheshin

prej krerëve të lartë drejtues.

 

 

 

Konsideratat

Për trupat në fjalë jepej ideja që armatimi i përdorur duhej të ishte ai me pushkë, bomba dhe sipas rastit mitraloza e lehtë. Nevoja e koordinimit sillte nevojën e dekretimit prej Këshillit të Naltë të një komande operacionale, komandanti  i së cilët duhej emëruar po nga Këshilli i Naltë. Po ashtu ky i fundit vendoste edhe lidhjen e drejtimeve të operacioneve të forces në fjalë. Pjesa e fundit e propozimeve ka të bëjë me çështje të prapavijës, etj.

“ “

 

Kopie e dokumentit orgjinal

 

 

 

Pas n“jë marrëveshje me “ krerët e vendit të bëhej thirrja e rezervistëve dhe rekrutëve. Kjo do të rregullohej me një raport ku ¼ do të ishin rekrutët dhe ¾ do të ishin rezervistët. Koha e shërbimit për rezervistët do të ishte 3 muaj dhe për rekrutët do të ishte 6 muaj. Në Shkodër do formohej një regjiment me 3 batalione këmbësorie dhe në Dibër 1 regjiment prej 3 batalionesh këmbësorie

 

Në vise të tjera të Shqipërisë:

Në viset e Shqipërisë së vjetër do bëhej rekrutimi i detyrueshëm pasi të jetë stabilizuar qetësia. Vetëm me qetësi të plotë rekrutimi mund të bëhej gradualisht. Gjykohej se rekrutimi në forma të tjera mund të lindte probleme dhe mund të sillte efekte negative.

I XOXES,

 

Lista e dokumentёve nё shtesё tё librit :

 

  1. Vendim i emërimittë Gjenral Prenk Pervizit në postin e Ministri të Mbrojtës., fq. 378
  2. Njoftim Ministrive Gjeneral Prenk Pervizi për marrjen e detyrës së ministri të Mbrojtjës, fq.379.
  3. Formimi i Komandës Përgjitshme të Fuqive Vepruese, fq. 380-381.
  4. Direktiva dhe ndarje në pesë zona ushtarake të Forcave Vepruese, fq.382-383
  5. Raport pёr dergimin oficerё shqiptare pёr iorganizimin e forcava vullnetare çame kundёr ZERVA-s, fq. 384.
  6. Raport derguar Kesh3 Nlatë mbi pëngesat e gjermanëve, fq. 385
  7. Mbi formimin e Bataljonëve Shëtitës, fq. 386-387
  8. Gradim oficeri për merita lufte, fq. 388
  9. Letër e major Preng Jakut Prenk Pervizit për ndërhyrje falje pranё Ahmet Zogu, fq. 389-390.
  10. Projekti i krijimit tё Ushtrisё Kombёtare Shqiptare. 39

 

 

 

 

Vendimi i emërimit të Gjeneral Prenk Pervizit në postin

e Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare

[1] Siç e kemi thane, ishte Hysni Dema i katerti  dhe  jo Xhemal Herri, siç gabimisht ka venë  Amery.

LETËRKËMBIM – MUSTAFA MERLIKA KRUJA – ATË PAULIN MARGJOKAJ

Aleksandrí, 6 Fruer 1950

 

I dashuni Atë,

Letra e jote me 20 dhetuer  më ka ra në dorë mbas nji mueji, me postë të zakonshme e jo ajrore. Kështu mora vesht për ç’ përgjegje flitshe në letrën tjetër  të mâvonshme e t’ ardhun para ksaj me postë ajrore për punë të pasaportit. Ksaj i u përgjegja mejherë e shpresoj qi të ketë rá në dorë letra e ime. Tash po u përgjigjem me sa dij e me sa më merr mêndja atyne pikave historike qi po më pyet.

Nuk dij e deri tash s’e kam ndie asnji herë qi Esad Toptani të ketë qênë mason. Për mue s’ka as gjasë – nuk po them mundsí – kjo gjâ. Këtë mendim e pështes në faktin qi Esadi ka qênë besimtar e aso kohe, sidomos për nji besimtar të thjeshtë, me qênë mason ishte si me qênë i pafé. Pra për mue edhe vetëm me këtë arsyetim gishti masonik në vrasën e tij bie poshtë.

Po unë edhe pa këtê e dij mirë se si âsht vramë Esad Pasha. Avni Rustemi, qi e kam njohun shumë mirë, nuk ka qênë frymzue prej kurrkuj tjetër, as shqiptar as të huej, posë zêmrës së tij fisnike e patriotike deri aty e kthe dalë. Ishte djalosh i rí, idealist i kulluet e s’prânte tue fshâmë përpara shpektakullit të përvajtueshëm të gjêndjes së Shqipnís s’asohershme e të rreziqeve qi  i u kërcnojshin përmbrênda e përjashta. Ishte student në magistero[1] të Romës, por s’i epej, jo me studjue, por as me hângër e me pimë si gjithkush. Kur ka vendosun ai me shkue e me vramë Esadin në Paris, krejt Shqipnija e mesme kishte hymë kryekëput nën influencën  esadjane. E kur them Shqipnija e mesme do të kuptojsh virtualisht krejt viset ndërmjet Drinit e Vjosës, veç 9 bajrakve të Zhubës e të Mirditës e Pukës. Qeverija e Tiranës me Sulejman Delvinën kryeministër e Ahmet Zogun ministër të mbrêndshëm kishte mbetun e pafuqishme kundrejt çetavet esadiste qi bridhshin lirisht deri ke muret e kryeqytetit.

Avniu donte me shkue në Paris, e kishte damë vetë me veti. Por ishte i papasun e s’ kishte pare as për shpenzime rruge as për banim atje, deri qi t’i vinte ora e gjestit qi kishte damë me krye. I çilet nji shoqi qi shpresonte se mund t’ i ndihmonte. Por as ky s’ paska pasun apo për arsye tjetër, s’ e dij, edhe paska vojt ‘ e i a ka kallzue punën mikut të vet politik n’atë kohë, ministrit të mbrêndshëm Ahmet Zogut. Ky patjetër i epka atij për Avnín 4000, s’ dij a lira italjane apo frang France. Me këto pare niset Avniu prej Tirane për Romë, ku ndalet pak dit e ku i bien n’erë punës edhe 3-4 nacjonalista tjerë, e mbandej çán për Paris. I avitet Esadit me anën e sekretarit privat të tij Stavro s’dij kushit prej Kavaje kinse për nji bursë studimesh n’atë kryeqytet. Kështu nxûni banimin e viktimës së tij (Hotel Ritz, në mos u gabofsha) edhe nji ditë vojt’e e priti poshtë në hall[2] e kur Pasha duel jashtë, tue i u hudhë automobilit, e ndoq mbrapa e i briti: “Ndalu, tradhtar i Atdheut!” edhe qiti mbë tê nuk dij sa herë me revolen a pistolen qi kishte pasë blé, nuk e dij a në Romë apo në Paris. Këta janë faktet qi dij un të  vrasës së Esad Pashë Toptanit.

DORZIM’I SHKODRËS. Historikisht duket nji fakt përgjithsisht i pranuem qi Shkodra për mungesë municjoni e heje nuk mund të qëndronte mâ shumë se edhe pak, fort pak dit tjera kur âsht dorzue. Pra ai dorzim, si fakt në vetveti, jo veç qi s’mund të zêhet tradhtí, por madje nji ndodhí ushtarake e shkëlqyeshme për Komandantin. Tradhtija qëndron ngjeti, në akordin politik të fshehtë ndërmjet Esadit e Malazezvet, ndoshta edhe me pjesmarrjen e ndoj delegati sërb ase edhe rus, për sa i përket s’ ardhmes së Shkodrës. E vërteta âsht qi eksistenca e nji akordi të këtilë mue deri sot nuk më ka resultue as prej botimesh qi janë bâmë as prej bisedimesh diplomatike qi janë zhvillue ndër konferenca të ndryshme rreth fatit të Shqipnís përgjithsisht e të Shkodrës posaçe. Veçse mbas nji bisedimi personal e nji me nji me Esadin në Tiranë pak dit mbasi kishte lëshue Shkodrën, për veti kam dalë i bindun atças, qi ky, së paku me gojë, Shkodrën u a kishte premtue Malazezvet. Prandej edhe, ndonse mik i tij me shpirt e me krye prej axhet e prej babet, qyshë atë minutë u bâna anmik aktiv e i papajtueshëm me tê. Edhe mund të besohet ndoshta qi akordi të ketë qênë verbal. Sepse: 1) Esad Pashë Toptani, qi ishte tue dorzue kalán e rrethueme, ishte nji gjeneral tyrk e si i tilë po e bânte dorzimin, ndërsa ajo kalá i përkitte nji vêndi en principe [3] të damë prej Tyrqijet qysh me kushtet e armpushimit qi kjo kishte nënshkrue me Shtetet balkanikë. Ç’ vjeftë diplomatike, pra, do të kishte për Slavët nji dokument i nënshkruem prej tij? Do të kishte, po, nji vjeftë vetëm faqe Esadit personalisht kur ky t’ishte bâmë Princ i Shqipnís, siç i ishte premtue nga ana e Slavëvet për shpërblim të Shkodrës e për t’a pasun Sërbt vasal të vetin. Pra Slavët e kishin në dorë Esadin: për me i a njohun princnín do t’ i lypshin mâ parë Shkodrën, ndryshe Esadi princ s’u bânte, mbasi e vetmja përkrahje internacjonale qi do të kishte ishte ajo. E qe se pse mund t’ a pranoj qi marrveshtja do të ketë qênë verbale përsa i përket ksaj pike. Kam lexue kopjen tyrqisht të protokollit të dorzimit të Shkodrës. E shkëlqyeshme, asnji gjysë fjale për pronarín e  qytetit, vetëm klauza ushtarake.

A ka marrë Esadi pare prej Malazezvet për lëshimin e Shkodrës? Un s’e dij. Por, megjithë qi pyetja e Jote ishte vetëm kjo, un fola përgjithsisht mbi lëshimin e Shkodrës, nergut për me konkludue qi për mue kjo punë s’ka asnji rândsí të posaçme. Ç’ janë, tekembramja, nji gjysë miljoni frang ar për nji Shtet, edhe të vogël si Mal’ i Zí, qi âsht tue bjerrë me qinda djelmsh për gjithë ditë e qi nuk i din me sigurí kushtet e mbrêndshme ushtarake të qytetit të rrethuem? Pra Esadi ato pare mundet me i pasë marrë, e pse  jo, edhe me nji bluff[4], pa premtue kurrgjâ për të ardhëshmen e qytetit, por vetëm për dorzimin e këtij ushtarakisht, mbasi për tê pruejtja ishte bâmë tashmâ e pamundshme. Për historjanin, mbas mendimit t’ em, randsí kanë përgjegjet e qe këtyne pyetjeve:

1) A kishte mundsí Shkodra me i qëndrue mâ gjatë rrethimit sërbo-malazez? Edhe sa kohë ende?

2) Mbrênda atyne ditve se, pa pikë dyshimi, çâshtje ditsh ka qênë qi Shkodra mund të mbahej ende, a kishte mundsí ushtarake ase diplomatike qi të shpëtonte ajo definitivisht prej pushtimit?

3) A ka bâmë komandanti i projës nji akord politik me Slavët për avenirin e Shkodrës, me shkrim ase verbal?

Vetëm pyetja e dytë s’e ka përgjegjen t’ eme në sa kam shkrue mâ nalt. Ushtarakisht pa dyshim Slavët do t’ a kishin mbajtun rrethimin edhe për shumë kohë e të rrethuemit s’ishin në gjêndje me qëndrue as me e thye anmikun. Âsht thânë, por un s’jam në gjêndje as t’ a vërtetoj as t’ a përgënjeshtroj, se Fuqít e mëdhá mbrênda pak ditve do t’i kishin shtrëngue Slavët me u tërhjekun. Për vërtetimin e ksaj pike historjanit i duhet me studjue botimet e mundsisht dokumentat diplomatikë qi i përkasin. Âsht nji pikë me rândsí, jo aqë për gjykimin e protagonistit sa për historín në vetveti. Sepse nji komandant i rrethuem pa kurrfarë lidhjeje me botën e jashtme nuk mund t’ a dinte se ç’ ishte tue rrjedhun ndër qarqet diplomatike.

Shênj shum’ i keq e komprometues për Esadin, shumë mâ i rândë se paret qi mund të ketë marrë, âsht vrasa e Hasan Rizás. Pse e vrau? Ç’ qëllim djallzuer kishte? Vetëm për ambicjonin e tij me qênë komandant ai? Jo, objektivisht âsht tepër vështirë me e pranue.

Me kaq roli i Esad Pashë Toptanit në dorzimin e Shkodrës për mue, dmth për aqë sa mundem un,  âsht i spjeguem. Të vijmë, pra… ke xhevahiret e Krist Malokit. Fakti historik për të cilin po më pyet në lidhje me pohimet e atij njeriu âsht esencjalisht i vërtetë. Fara e nji ideje kombtare shqiptare ka fillue me u mbjellë ndër ne me anën e shkrimit shqip e të propagandës politike nëpër këtë shkrim. E këtê e kanë fillue Shqiptarët e jashtëm e ata i kanë dhânë hovin mâ të madhin. Un vetë, p.sh., plot para 50 vjetsh, tue qênë fëmijë në Krujën t’eme ende, e kam marrë vesht se ka nji shkrim shqip e e kam nxânë këtê ndër qarqet bektashijane prej “abetares” së Frashërit e mbandej jam frymzue me idét kombtare deri 15 vjeç e mâ vonë, gjithmonë tinëz, në gjymnaz të Janinës prej veprave të Neimit: Istoria e Skënder Beut, Qerbelaja, Lulet e verës; e prej “Shqipëria ç’ka qênë, ç’është e ç’do të jetë” të Samiut. Botimet divulgative shqip, mâ të parat, i kemi prej patrijotvet orthodoks në Rumaní e n’ Egjypt. Pra nuk âsht nji eksagjerim me pohue se lëvizja e përlindjes shqiptare ka fillue prej Shqiptarve të jashtëm, tue i marrë edhe Frashrijotët për të këtilë, me gjithë qi ata kanë jetue në Stamboll, jashta Shqipnijet po, por jo në mërgim.

Me kaq besoj se Të kam vullëndue. Këtë letër, si atê mâ të parën kso doret, kam me t’a nisun të porositun, mbasi letrat i shkruej pa kopje e do të më vinte keq qi këto të Tujat të humbatshin. Nuk mund t’i përsris mâ, mund të shkruej sa të duesh, por me përsritun s’kam durim. Madje do të lutem qi, si t’a keshë përdorë për qëllimet e lavdueshme qi ke me to, të m’ i ruejsh n’arqivën t’Ânde nemose për djelmt e mij. Korrespendenca e ime me Tý po bâhet përherë mâ interesante.

Si  të kam shkrue, pasaportin T’a kam porositun e pa tjetër ke për t’a marrë.

Tjetër s’më jet me Të thânë, posë përshëndetjeve të mija krejt miqsore.

MKruja

 

 

 

                                                                                       Aleksandrí, 9 Mars 1950

I dashuni Atë,

Tue pritun qi të më vinte nga Kajroja pasaporta e Jote u vonova pakëz me i u përgjegjun edhe letrës me 12 fruer. Pasaportën ende s’ ma kanë dërgue. Mos u çudit se jemi n’Orjent këtu! Sod i shkrova prap nji letër Ministrit t’onë atje. “Shpresoj se do të dalë nji pasaportë e fortë, qi të mundem me e përdorë për atë qëllimin t’em e jo vetëm për Austrí, por edhe për shtete tjera, po qe nevoja.” po thue. Ti po i a bân si arusha kur i a kishte ânda dardhat e prandej thonte qi do të bâjshin! Un e dij se s’Të kam dhânë shpresa të mëdhá për vjeftën e ksaj pasaporte. Dihet vjefta e saj: âsht pasaporta e nji Legate Mbretnore qi mezi qëndron mbë kâmbë këtu në këtë vênd veç per legge d’inerzia,[5] me fjalë tjera veç pse Egjypti s’e ka njohun regjimin komunist shqiptar e prandej s’e ka pamë të arsyeshme me mbyllun atê të Mbretnís, mbasi edhe Mbreti vetë gjindet po këtu. Pra pasaporta e ksaj legate disi ka me ecun aty-këtu për tolerancë e jo pse âsht juridikisht vërte nji pasaportë e rregullt. Italija refuzon me dhânë vizë për kthim në vênd të vet mbi këtë pasaportë. Por ndoshta Ti, me ndihmën e Pushteteve kishtare t’atyshme mundesh me e marrë. E po mujte me marrë këtê, qi me u kthye prap n’ Italí âsht e domosdoshme, nuk besoj se ke me gjetë vështirësí me hymë në çdo Shtet qi të duesh. Se zakonisht a ke vizën për kthim n’ atë Shtet ku ke qênë dhe a t’a ka dhânë mandej edhe një tjetër për me hŷmë në tokën e tij, tjerët nuk e shikojnë mâ tepër hollë, mbasi sigurohen qi s’u jet peng në derë tue mos mujtun me kthye mâ ku ishe e mbasi  viza e nji Shteti të parë qi të ka lânë me hymë mbrênda vjyen si nji dishmí e mirë edhe për tjerët. Do t’ a keshë këndue ndokund ndër gazeta qi ONU-ja âsht tue hartue nji shtatut politik për refugjatët e atëherë kemi me pasun pasaportë të fortë fort madje. Por durim, veç!

Tash po kapim argumentat t’anë historikë.

Lum na për librat qi këndojmë edhe flêjmë të qetë se diç kemi nxânë prej sish! Franz Ferdinandin e paska vramë Masonerija për sektarizëm të vet, të parën luftë botore e paska shkaktue po ajo e po për qëllimet e veta: kështu po shkrueka nji auktor gjerman. E pra kjo racë a ky komb ka famë serjoziteti për historí. Tash dorasi dihet se kush ka qênë në vrasën e Princit trashigimtar t’ Austro-Hungarís, dihen edhe shokët e tij, dihet edhe qi vrasën e ka organizue Bela Ruka, tue mbyllë Pašici me shokët e tij njânin sŷ. Këta të tânë munden me pasë qênë masona, por mue për veti gjâ s’ma mbush mênden posë dokumentash authentikë qi ajo vrasë s’u bâ për nacjonalizëm serbe, por për masonerí. Ndoshta ka pasun masonë qi e kanë influencue atë vrasë, atë komplot, qi i kanë frymë zjarmit të ndezun ndër zêmrat e patriotve serbë. Por me sa dij un deri më sod Franz Ferdinandit i a ka hângër kryet kryesisht nji programë politike qi ka pasun e qi do të forconte Austrín e si konsekvencë do t’u pritte shpresat Serbvet edhe për shum kohë për me krijue Jugoslavín qi kishin në zêmër. Plan’i Franz Ferdinandit  ishte zvëndsimi i dualizmës austro-hungare me nji trializëm austro – hungaro – slave, me vullëndimin e plotë të kombeve slave qi rrojshin nën Austrín e Hungarín. Nga kjo pikpamje nuk besoj as qi Franz Ferdinandi do të kishte qênë hajr’ i Shqipnís, mbasi nji qeverí austro – hungaro – slave , eventualisht me nji kryeministër a ministër të jashtëm slav, nuk besoj se do të përkrahte aq fort Shqipnín kundra Serbvet, në rasë nevoje, me gjithë sympathín qi mund të kishte personalisht mbreti i Austro-Hungaro-Slavís për Shqiptarët. Sido qoftë s’po e kemi fjalën ke mund t’ ishte e do t’ ishte, por te si qe e si u bâ. Gjithashtu edhe për luftën botore un besoj se sikur mos të kishte qênë mënija frênge antigjermane, ambicja frênge për kthimin e Alsace-Loraines Francës dhe Poincaré-u në fuqí, as ajo s’ do t’ ishte bâmë, me gjithë vrasën e Franz Ferdinandit e planet infernale të Masonerís internacjonale. Kjo e fundit në të gjitha ndodhít e mëdhá të historís, ka nja nji shekull e këndej sidomos, mund të ketë ushtrue ndonji farë influence, por un nuk e besoj kurrë qi kjo influencë të ketë qênë decizive veçse ndonji herë, theorikisht të thomi, per caso.[6]

E qe tash nji fakt qi na përket neve e qi kemi mënyrë t’a kontrollojmë për s’ afri. Esad Pasha në nji kafe të Vjenës në prillin e 1914-s paska paralajmue atentatin e Franz Ferdinandit! Esad Pasha, pjestar kryesuer i qeverís së Princ Wiedit qi ka zdrypun në Durrës me 7 mars 1914, s’e  ka qitun kâmbën  përjashta Shqipnijet deri q’aty kah mueji i korrikut t’asaj vjete, kur e kapi princi si të pabesë e u shtrëngue me u a dorzue Italjanvet. Esad Pasha në Vjenë nuk besoj të ketë shkelë kurrë në nji kafe. Esad Pasha e mbante veten si nji princ orjental e n’Evropë veç ndër sallone hotelesh të mëdhá u shihte në shoqní, por jo nëpër kafet, sado luksi qi të kenë qênë.

Ahmeti e ka dashun me gjithë shpirt vrasën e Esadit, pavarsisht prej ndihmës qi – si hypothesë – mund t’a ketë dhânë edhe pa dijtun sepse po e ep, e ka dashun atë vrasë: a) pse qyshë aso kohe i ka pasun gati në trû planet e tija me u bâmë mbret i Shqipnís; b) pse, edhe me kê mos t’i mbushet mêndja për shkakun e parë, kur u vrá Esadi, ai ishte factotum[7] i qeverís shqiptare t’asaj kohe e vrasa e Esadit ishte i vetmi mjet për t’a shpëtue Shqipnín prej kaosit të esadizmës. Sa për mue, jo veç qi ka pasun arsye t’a dojë atë vrasë për interesë të vet e të Vêndit, por edhe e ka dijtun mirëfillit sepse po i epte paret për Avni Rustemin.

Të tâna lëvizjet kundra Zogut ministër, kryeministër, president e mbret janë bâmë me inicjativë shqiptare e asnji s’ ka qënë e financueme prej së jashtmi. Vetëm atê të Dukagjinit, me Dom Loro Cakën në krye, e ka deshirue Beligradi e prandej e ka lehtësue tërthoras vetëm për ricatto[8] kundra Zogut, i cili si u installue në Tiranë nuk i duel Pašićit me shokë aq i shtruem vullnetit të tyne, sa nji načelnik[9] i nji province jugoslave, siç kishin shpresue si psikologë të këqij qi u diftuen me nji ambicjoz shqiptar typash të naltë e kalibri të madh. Kështu mund t’i përgjigjem, shkurt e premas, për aq sa dij un pyetjes s’ Ate. Jugoslavija na ka qitun ngatrresa shpesh herë me agjenta të vogjël e të blémë aty-këtu gjatë kufînit, herë në nji vênd e herë në nji tjetër me qëllime të ndryshme. I ka ndihmue kryengritjes së Mirditës qi leu vetvetiu prej ignorancës së Mehdi Frashërit, Ministrit të Mbrêndshëm t’asaj kohe, në dash si administrator e në dash si psikolog. Italija pat organizue nji kryengritje për në 1939  për t’ a bâmë shkak okupimi, siç resulton qartë nga Ditarët e Cianos. Desht Zoti e rrethanat ndihmuen qi Italija  mos të kishte nevojë për kët’ armë tradhtore, se ndryshe shumë patrijotve shqiptarë s’do t’u kishte mbetun rrugë tjetër veçse me luftue për krahash me kundrështarin e tyne, Zogun, kundra Italjanvet, me vramë veten ase me dekun për jetë të jetës moralisht, si tradhtorë, qoftë edhe pa dashun. Ndër nji kso kategorísh do të kishem pasë hymë edhe un, i dashuni mik. Zoti më ruejti e i a dij për nderë të madhe fort. Ishte edhe e drejtë qi të më ruente. Se kam ruejtun edhe vetveten, bashkë me patrijotët tjerë qi ishin jashtë me mue. Un, si përfaqsues i të gjithve, kishem lypun prej delegatit të Romës Giovanni Giro patti chiari ed amicizia cara,[10] marrveshtje me karta të hapta për gjithça kishin ndër mënd me kërkue prej nesh kur t’ a kishim fitue kryengritjen e marrë fuqín në dorë. Âsht historí e gjatë, por fundi qe ky qi Italjanët gabuen e i zbuluen kartat e tyne me të vërtetë e na të jashtmit i refuzuem të tâna, nji për nji. “Me këto kushte”, i pata thânë Giros në hotelin Excelsior-Gallia të Milanit, “njiqind vjet mbretnoftë Zogu mbi thronin e Shqipnís!”.

Me kaq po i apim fund edhe ksaj here. Pasaportën kam me T’a nisun mbë vete porsa t’a marr.

Ti ke shkrue “Ju përshëndetem”. Çâshtje gjuhe, tash. Na Krutanët thomi përshëndetem me dikê, “verbo riflessivo reciproco,[11] u përshëndeta me akcilin, dmth. un përshëndeta atê e ai mue. Mbandej me i u falë kuj me shëndet, i falem (edhe i fal) me shëndet, fáliu (edhe fali) me shëndet akcilit. U zgjata kaqë për me të bâmë me u kujtue nëse e ke ndie kund në popull formën qi ke përdorë. E tash pra un po vijoj n’ atë t’emen tue Të thânë Të falem me shëndet.

MKruja

 

 

 

[1] It. : shkollë pedagogjike

[2] Anglisht : hyrje

[3] Fr. : në parim

[4] Ang. : bllof, term i lojës së pokerit, kur shtohet pazari pa pasë letra të mira në dorë.

[5] It. : për ligj inercie.

[6] It. : rastësisht

[7] It. : i plotfuqishëm, qi ka në dorë të bâjë gjithshka.

[8] It. : përfrikësim

[9] Serbisht : shef policie

[10] It. : marrëveshje të qarta e miqësi të shtrenjtë

[11] It. : folje vetvetore e ndërsjelltë

Le Figaro (1924) – Ahmet Zogu e ka situatën nën kontroll në Shqipëri

Ahmet Zogu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Shtator 2019

 

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 27 dhjetorit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me marrjen e situatës nën kontroll në Shqipëri nga Ahmet Zogu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Pas marrjes së Tiranës

Ahmet Zogu e ka situatën nën kontroll në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Beograd, 26 dhjetor.

 

Ahmet Zogu, pas marrjes së Tiranës, ku ai thirri anëtarët e qeverisë së tij të mëparshme, e ka tani situatën nën kontroll në të gjithë Shqipërinë.

 

Mbështetësit e qeverisë kanë evakuar Shkodrën dhe Elbasanin.

 

Asnjë rezistencë serioze nuk është parashikuar në Jug.

 

Thuhet se imzot Fan Noli gjendet i strehuar në Durrës me qëllim largimin prej aty.

 

Fise të shumta, deri tani indiferente, e mirëpresin Ahmet Zogun si çlirimtar.

 

Paqëtimi dhe vendosja e një regjimi të ri duken se do të ndodhin shpejt.

Zbulohet dokumenti- “Enver Hoxha mezi kaloi klasën në provimin e maturës”

Memorie, bën publike një faksimile të “Gazet e Korçës” të datës 21 qershor të vitit 1931 ku janë publikuar rezultatet e provimeve të nxënësve të Liceut francez të Korçës dhe emri i nxënësit Enver Hoxha nuk figuron fare te ata që kanë marrë provimet, por ai është publikuar dy ditë më vonë në gazetën në fjalë me një shënim prej gjashtë rreshtash, ku thuhet “Mention Passable”…?! Si dhe emrat e bashkënxënsve dhe profesorëve të atij Liceu që u pushktuan apo u burgosën dhe internuan për vite me rradhë, pasi dinin shumë të fshehta nga jeta e shokut të tyre të shkollës, Enverit….

Nga Dashnor Kaloçi/

Pas viteve ‘90-të për herë të parë u bënë publike shumë nga të fshehtat e jetës së dikatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, i cili për katër dekada me rradhë qeverisi me dorë të hekurt vëndin e tij. Një nga temat shumë të diskutuara në shtypin shqiptar të periudhës postkomuniste ka qenë dhe mbetet ajo e shkollimit të Enver Hoxhës, ku ai gjatë gjithë jetës së tij nuk arriti dot të merrte një diplomë të shkollës së lartë, madje të mos merrte as provimet e vitit të parë të studimeve universitare në Montpelje, ku kishte shkuar me një bursë të qeverisë së Mbretit Zog.

Ndërsa kjo gjë tashmë është shumë e njohur pasi dhe është bërë publike edhe nga historiografia zyrtare e regjimit komunist të para viteve ’90-të, ajo që nuk dihet dhe nuk është bërë kurrë publike, është diploma e nxënësit Enver Hoxha në Liceun e Korçës, ku ai studjoi deri në vitin 1930 dhe me çfarë rezultatesh e përmbylli ai atë shkollë?!

Për herë të parë kjo gjë bëhet publike nga ky dokument që publikohet nga Memorie, e cila është një fletë gazete, faksimile e “Gazet’ e Korçës”, që mban datën 21 qershor të vitit 1930, ku është bërë një njoftim i shkurtër me gjashtë rreshta vetëm për Enver Hoxhën, ku thuhet:

“Në listën që botuam në numrin e pradjeshëm të nxënësve të Lyceut që fituan defenitivisht në provimet me shkrim e me këndim, gabimisht nuk u shënua Enver Hoxha, i cili morri notën Mention Passable.

Pra nga sa thuhet aty, dy ditë më parë në gazetën në fjalë janë publikuar të gjithë nxënësit e Liceut të Korçës që kanë fituar (kanë kaluar) provimet me shkrim dhe me këndim (me gojë), kurse emri i Enver Hoxhës nuk ka figuruar fare aty?! Dhe kjo gjë, pra emri i Enver Hoxhës është publikuar në gazetë vetëm dy ditë më vonë me një paragraph me gjashtë rreshta (si një ndreqje gabimesh), ku thuhet “Mention Passable”, që në shqip do të thotë “kalon klasën”, gjë e cila hedh shumë hije dyshimi mbi rezultatin përfundimtar të nxënësit Enver Hoxha?!

Sa më sipër me shumë gjasa tregon se ai është rrëzuar në ato provime duke marrë notë negative e rrjedhimisht nuk e ka kaluar klasën dhe falë ndonjë ndërhyrje, atij i është korigjuar nota dhe ajo gjë është bërë publike dhe në gazetën në fjalë i kanë shënuar “Mention Passable”. Pasi po të ishte se nxënësi Enver Hoxha do të kishte rezultate pozitiv, pra po të ishte kalues dhe me nota të mira, kjo gjë do të shënohej edhe në gazetë, por aty është shënuar vetëm “Mention Passable”,gjë e cila siç thamë hedh shumë hije dyshimi.

Lidhur me të kaluarën e Enver Hoxhës në Liceun francez të Korçës, jetën që ai ka bërë atje kur ishte nxënës i Liceut por edhe disa vite më pas kur punoi për disa kohë si mësues aty, ka pasur dhe janë hedhur shumë akuza publike, (kryesisht pas viteve ’90-të), që kanë të bëjnë si me jetën e shthurur të tij nga ana morale ashtu dhe për rezultatet negative gjatë procesit mësimor.