Në kuadër të ciklit “Bisedë në Studio”, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGShPD) zhvilloi takimin e radhës me gazetarin dhe analistin Lutfi Dervishi, në një bashkëbisedim mbi gjendjen e medias shqiptare dhe sfidat e saj në kohën e informacionit të shpejtë dhe të polarizuar.
.
Duke u nisur nga reflektimi i tij “Dikur i gjithë populli ushtar, sot i gjithë populli gazetar” Dervishi dhe anëtarët e Unionit, diskutuan transformimin e rolit të informacionit në shoqëri, si dhe kufijtë gjithnjë e më të paqartë të gazetarisë profesionale.
.
Debati u përqendrua në disa shtylla kryesore të realitetit mediatik shqiptar:
.
Gazetaria hetimore, e cila u vlerësua ende në një fazë të brishtë zhvillimi, shpesh e varur nga rrjedhje informacioni politike apo institucionale dhe më e fokusuar te rastet e vogla sesa te aferat e mëdha. U ngrit pyetja nëse kjo gjendje ka evoluar apo vazhdon të mbetet peng i të njëjtave kufizime strukturore.
.
Solidariteti brenda komunitetit mediatik, u cilësua i dobët, veçanërisht në rastet kur gazetarët përballen me presion, kërcënime apo dhunë. U theksua se mbrojtja e lirisë së medias nuk mund të mbetet individuale, por kërkon reagim të koordinuar institucional dhe profesional. Në këtë kontekst u përmend edhe mungesa e reagimeve të forta pas sulmeve ndaj gazetarëve Aulon Kalaja dhe Felix Bilani më 17 prill.
.
Mediat e diasporës u trajtuan si një potencial i rëndësishëm i pashfrytëzuar, me nevojën për të kaluar nga roli tradicional kulturor dhe nostalgjik drejt një funksioni më analitik, kritik dhe monitorues ndaj zhvillimeve në Shqipëri. E mbi të gjitha rreziku i influencës së pushtetit në manipulimin e rolit të diasporës e mediave të disaporës.
.
Marrëdhënia mes medias dhe pushtetit, si dhe ndikimi i interesave politike dhe ekonomike, u diskutua si një nga sfidat më të mëdha të tranzicionit 35-vjeçar. U ngrit shqetësimi për rrezikun që media të humbasë pavarësinë editoriale dhe besueshmërinë publike, kur transparenca financiare dhe autonomia profesionale mbeten të brishta.
.
Në fokus ishte edhe statusi i gazetarit sot: kush konsiderohet gazetar në Shqipëri, sa i rregulluar është profesioni dhe sa afër janë standardet me praktikat europiane që e lidhin gazetarinë me dokumentimin real të profesionit, jo vetëm me identitetin deklarativ.
.
U diskutua gjithashtu edhe mbi mekanizmat ligjorë dhe institucionalë që duhet të garantojnë pavarësinë e medias, duke ngritur pyetjen thelbësore: kush e kontrollon realisht informacionin pushteti politik, oligarkia ekonomike apo një ndërthurje e të dyjave.
.
Një tjetër reflektim i Dervishit, “Facebook-u plot, sheshi bosh”, u soll si metaforë e një shoqërie ku reagimi virtual shpesh zëvendëson angazhimin qytetar real.
.
Biseda përmbylli diskutimin me mesazhin se media shqiptare ka domosdoshmëri për më shumë profesionalizëm, pavarësi dhe gazetari të mirë.





























Hahaha nji brimë në ujë vërtet..
Ndryshim do të ketë veç diaspora disa ministri të ketë. .
Edi Ramës dërgojani…
Si mundet te vij per te investuar tek vendi i droges dhe i korrupsionit? Ku 10% te investimit i don Rama si ryshfet, 5% ministri , 5 % i duan ata te administrates poshtè!!! . Ka vetem nje mundesi per te investuar ne shqiperi , njeriu duhet te jete i çmendur ! Urime per fitoren e manipoluara dhe tepsin! Urime edhe per Presidentin e ri Meta, marka e korrupsionit!