Ish-magjistrati dhe këshilltari i shtetit prej shumë muajsh jeton nën mbrojtje të rreptë
Informatorit, tregon një hetim nga RTS, më pas iu desh të strehohej në Zvicër për shkak të një gabimi në trajtimin e çështjes nga Zyra Federale e Policisë.
VOAL- Zyra Federale e Policisë dyshohet se ka bërë një gabim serioz në trajtimin e çështjes së kërcënimeve me vdekje kundër Dick Martyt. Në thelb, Policia Fedderlae, zbulon një investigim i RTS-së, ia ka “djegur” kopertinën atij që ishte informatori vendimtar në kuadër të kësaj afere.
Ai është një 50-vjeçar i lindur në Kosovë, të cilin RTS mundi ta gjurmonte dhe i cili për shumë vite depërtoi në qarqet e krimit të organizuar, duke i dhënë kështu informacione policisë dhe shërbimeve të inteligjencës. I cilësuar si një burim shumë i besueshëm, ai kontaktoi Policinë Federale në fund të vitit 2020, pasi mësoi për një komplot të drejtuar kundër ish-magjistratit dhe këshilltarit të shteteve, i cili prej shumë muajsh jeton nën mbrojtje të rreptë.
Sipas një dokumenti nga Prokuroria e Përgjithshme e Konfederatës (MPC), të cilin RTS mundi ta zotëronte, informatori raportoi se një projekt vrasjeje iu ishte caktuar serbëve, kriminelëve profesionistë të trajnuar nga shërbimet sekrete të Beogradit. Më pas 50-vjeçari ka treguar emrat e autorëve të vrasjes së planifikuar.
Megjithatë, autoritetet zvicerane më vonë dërguan një kërkesë për informacion tek autoritetet serbe, duke bashkangjitur edhe emrat e tyre. Dhe këta, falë një rrjedhjeje, mundën të mësonin për kërkesën zvicerane dhe të kuptonin se kush i kishte kallzuar.
“Kanë bërë një gabim të rëndë, nuk e kuptoj si kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë!”, ka thënë për RTS-në informatori tashmë i “djegur”. Duke marrë përsipër përgjegjësitë e tij, autoritetet zvicerane i propozuan më pas që të strehohej në Konfederatë me gruan dhe fëmijët e tij. Në fillim të vitit të kaluar, 50-vjeçari u zhvendos më pas me familjen e tij në Zvicër të brendshme, me një identitet të ri dhe duke përfituar nga programi për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Megjithatë, pasi u vendos në Zvicër, ish-informatori nuk respektoi rreptësisht rregullat e sigurisë dhe madje shkoi jashtë vendit pa njoftuar autoritetet. Në fillim të vitit ai ishte informuar se nga vera nuk do të mund të përfitonte më nga programi për mbrojtjen e dëshmitarëve. Më pas ai u largua nga Zvicra pranverën e kaluar dhe aktualisht fshihet në një shtet fqinj.
Të kontaktuar nga RTS, as policia federale dhe as MPC nuk donin të komentonin mbi këtë aferë. rsi-eb
Komentet