Gjatë një kontrolli të policisë zvicerane gjatë natës, patrulla e urgjencës ka mbetur të habitur. Në bagazhin e një makine kishte një piton tigër 2.5 metra të gjatë në një kuti polisteroli.
Skena e krimit në Oberwil: Një patrullë policie vëren një automjet të dyshimtë. Është mëngjesi i së enjtes, pak para orës 3 të natës, shkruan Zuger Zeitung.
Makina, e cila u pikas në kantonin Zug, u ndalua dhe u kontrolluan pasagjerët.
Sipas policisë së Zug-ut, në makinë ndodheshin katër persona: një kosovar 27-vjeçar, një kosovar 31-vjeçar, një francez 18-vjeçar dhe një zviceran 20-vjeçar.
Policia ka kontrolluar automjetin. Një sasi e vogël lënde narkotike u gjet dhe një kuti e madhe e mbyllur në bagazh.
Brenda: Një gjarpër i madh. Më saktësisht: një piton tigër që është afërsisht 2.5 metra i gjatë dhe peshonte rreth 15 kilogramë.
Gjarpri është mirë
Zvarraniku u ekzaminua më pas nga një ekspert gjarpërinjsh në zyrat e policisë së Zugut dhe u çua në vend të sigurt.
Sipas policisë së Zugut, të katër personat kanë bërë deklarata të ndryshme për origjinën e gjarprit. Megjithatë, duke qenë se zotërimi i tij kërkon leje dhe një leje e tillë nuk disponohej, zvarraniku u transportua në një klinikë të specializuar për kafshë të tilla.
Sipas ekzaminimeve fillestare, gjarpri ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se njëri prej burrave kishte me vete dy dokumente të rreme dhe tashmë 31-vjeçari do të mbajë përgjegjësi për këtë./SYRI.NET
![Image](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2023/November/11/auto_b0df1c2f-988c-470b-8eea-3408b2748c2d1699688582.webp)
![Image](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2023/November/11/auto_c3b66e9b-0b58-4b6a-9316-2645ef8628e91699688580.webp)