VOAL

VOAL

Zëri i Amerikës – Berisha: Padi për shpifje kundër Sekretarit të Shtetit Blinken

May 20, 2021
blank

Komentet

blank

Komuniteti Politik Evropian mblidhet për një “rend të ri” pa Rusinë

VOA

Udhëheqësit e 44 vendeve evropiane mblidhen të enjten në Pragë për takimin përurues të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të nxisë rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat. Kritikët pretendojnë se është e paqartë se çfarë synohet me këtë forum dhe nëse ai mund të shërbejë më shumë si një frenues i zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Një nismë e presidentit francez Emmanuel Macron, komuniteti mbledh 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor si dhe Britaninë e Madhe e cila në vitin 2016 votoi për t’u larguar nga blloku.

Në takimin e sotëm do të diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi.

Diplomatët evropianë thanë se mbledhja e kaq shumë udhëheqësve në Pragë do t’i dërgojë “një sinjal shumë të fortë” kundërshtimi presidentit rus Vladimir Putin për agresionin rus në Ukrainë.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell shkroi se “kjo nuk nënkupton se duam ta përjashtojmë përgjithmonë Rusinë, por nuk ka vend për Rusinë e Putinit”.

Bashkimi Evropian i ka vendosur disa rrathë sanksionesh Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë dhe u ka bërë thirrje edhe vendeve që aspirojnë anëtarësimin të harmonizojnë politikat e tyre me bllokun.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, varet nga Rusia për furnizimet e saj me gaz natyror dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Kjo pritet të jetë ndër temat e diskutimeve ndërmjet zyrtarëve evropianë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç përgjatë punimeve të takimit të sotëm në Pragë.

Nisma për Komunitetin Politik Evropian pasoi trysninë politike në rritje për t’i mundësuar Ukrainës anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa Rusia ka hyrë në muajin e tetë të agresionit kundër fqinjit të saj.

Kritikët kanë ngritur shqetësime se Komuniteti Politik Evropian mund të bëhet një “biletë e klasit të dytë” për t’u bashkuar me bllokun duke pasur parasysh ritmin pothuajse të ngrirë të bisedimeve për anëtarësim vitet e fundit.

Disa vende të Ballkanit kanë pritur rreth dy dekada dhe ndodhen në faza tyë ndryshme të proceseve integruese. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen në muajin korrik të këtij vitit në të njëjtën tryezë me vendet anëtare të BE-së, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë pritjeje, zvarritjesh dhe pengesash.

Zgjerimi i mundshëm i BE-së mund të përfshijë gjashtë vende të Ballkanit, dhe mbase Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në të ardhmen. Ndërkohë shpresat e Turqisë janë në pritje.

blank

Forcat ukrainase avancojnë në rajonet e aneksuara nga Rusia

Forcat ruse sulmuan me raketa gjatë natës në Zaporizhja, Ukrainë, 6 tetor 2022.

RFE/RL

Forcat ukrainase po vazhdojnë avancimin në jug dhe lindje, duke rimarrë territorin e pushtuar nga Moska, edhe pse presidenti rus, Vladimir Putin, tha se pret “stabilizim” të situatës në katër rajonet e aneksuara nga Rusia.

Urdhri i Putinit që shteti rus të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhjës, bëri që kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, të nisej në Kiev për konsultime me autoritetet ukrainase.

Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij të vonë, më 5 tetor, se vendbanimet Novovoskresenske, Novohorihorivka dhe Petropavlivka, në verilindje të qytetit të Hersonit, janë “çliruar”.

Hersoni është kryeqyteti i një prej katër rajoneve pjesërisht të pushtuara nga Rusia, që u aneksuan bashkë me Luhanskun, Donjeckun dhe Zaporizhjën.

Oleksandr Starukh, guvernatori ukrainas i Zaporizhjës, tha më 6 tetor se granatimet nga forcat ruse vranë të paktën dy persona gjatë natës, dëmtuan ose shkatërruan disa ndërtesa banimi, dhe shkaktuan përhapje të zjarreve.

Në rajonin lindor të Luhanskut, i cili ka qenë pothuajse plotësisht nën kontrollin rus që nga fillimi i luftës, Ukraina gjithashtu pretendoi fitore mbi forcat ruse.

Ukraina thotë se ka shënuar sukses edhe në Harkiv dhe Donjeck përgjatë fundjavës, duke fituar kontrollin e qytetit të Limanit.

Kjo qytezë është pjesë e Donjeckut, mirëpo konsiderohet si portë hyrëse në Luhansk, rajon që kontrollohet pothuajse plotësisht nga forcat ruse.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, dhe në shtator Putin shpalli një mobilizim të “pjesshëm” ushtarak për të forcuar radhët në Ukrainë, në kohën kur forcat e Kievit po raportojnë për rimarrjen e kontrollit të disa territoreve që ishin pushtuar nga forcat ruse.

blank

Përparimi i Ukrainës vazhdon

Ushtria e Kievit rimerr territore të mëdha të pushtuara nga Moska, por Kremlini siguron se do t’i rimarrë ato. Nga kritikat e mediave ruse ndaj drejtuesve të tyre ushtarakë

 

VOAL- Qeveria në Kiev pretendoi disa fitore të reja ushtarake mbi ushtrinë ruse në juglindje të vendit të mërkurën, ndërsa Kremlini tha se donte të rifitonte terrenin e humbur në rajonet ukrainase që pretendon se janë aneksuar, pavarësisht nga një varg i gjatë humbjesh.

Guvernatori ukrainas i rajonit të Luhanskut, deri tani nën kontrollin pothuajse total të Rusisë, ka pretenduar një përparim të vërtetë. “Tani është zyrtare. Çlirimi i rajonit të Luhanskut ka filluar. Disa lokacione tashmë janë çliruar nga pushtimi i ushtrisë ruse”, tha Serhiy Hayday për Telegram, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Të martën Ukraina kishte pretenduar tashmë një përparim në veri të rajonit jugor të Khersonit, ndërsa pothuajse i gjithë rajoni i Kharkiv (më në veri-lindje) tani duket nën kontrollin e Ukrainës; kjo i hap rrugën Oblastit të Luhanskut, një bastion i separatistëve që janë vendosur nga Moska që nga viti 2014.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov garantoi se territoret e aneksuara do të mbeten ruse “përgjithmonë” dhe se Moska do të rifitojë terrenin e humbur brenda një muaji. Këto zona “do të rimerren”, siguroi Peskov gjatë konferencës së tij të përditshme.

Të martën ushtria ruse kishte njohur tërheqjet e saj, duke publikuar harta të territoreve që ajo kontrollon në të cilat shihet se Moska ka hequr dorë nga një pjesë e tërë e rajonit jugor të Khersonit, duke braktisur gjithashtu pothuajse të gjithë bregun lindor të lumit Oskil, zona e fundit e rajonit të Kharkiv, të cilën ai e kontrollonte ende. Megjithatë, një zyrtar i autoriteteve pushtuese siguroi se tërheqja ruse në jug ishte “taktike dhe e përkohshme”.

Gazetarët rusë të luftës kritikojnë udhëheqësit ushtarakë

Në lindje, tërheqja nga Kharkiv i lejoi forcat ukrainase të çonin luftimet më tej në lindje, drejt rajonit të Luhanskut dhe në veçanti drejt qytetit të Svatove. Nëse autoritetet e Moskës nuk kanë raportuar as më të voglën e humbjeve, korrespondentët rusë të luftës pranë Kremlinit këmbëngulin në të vërtetën e tyre.

Shumë komentues që mbështesin Vladimir Putin kanë kritikuar hapur liderët ushtarakë: “Kjo është e vërtetë. Nuk do të ketë asnjë lajm të mirë në të ardhmen e afërt. As nga pala Kherson, as tani nga pala Luhansk,” komentoi nga Svatove në kanalin e tij Telegram Alexandr Kots, reporter i gazetës Komsomolskaya Pravda. rsi-eb

blank

Regjistrim për të dëshmuar se kush është shumicë në Luginë

Bekim Bislimi

Pas dy dekadash do të mund të dihet zyrtarisht për numrin e shqiptarëve të regjistruar në Serbi.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në këtë vend ka nisur më 1 tetor dhe do të përfundojë më 31 të këtij muaji.

Shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011, për shkak të, siç është thënë atëbotë, obligimeve të paplotësuara të shtetit serb ndaj tyre dhe kushteve diskriminuese.

Por, kësaj radhe, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, që jetojnë kryesisht në pjesën jugore të Serbisë, u kanë bërë thirrje atyre që të regjistrohen.

Mehmeti, edhe pse ka mbi 20 vjet që jeton në Prishtinë, planifikon të shkojë dhe të regjistrohet në Siarinë të Komunës së Medvegjës, aty edhe ku ka lindur.

“Jemi shtatë [anëtarë për t’u regjistruar], sepse fëmijët që kanë lindur këtu [në Prishtinë] nuk mund t’i regjistroj”, thotë ai.

Të vetmin shqetësim ai e ka për procedurat teknike.

“Ata [personat kompetentë për regjistrim] dalin shtëpi më shtëpi. Se në cilën ditë dalin, këtë nuk e di askush. Kjo është keq, sepse nëse nuk qëllon askush në shtëpi, ata na shlyejnë…”, shprehet Mehmeti, identiteti i plotë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it.

Ai, po ashtu, thotë se ka informacione që adresa e tij në Siarinë është pasivizuar dhe druan se kjo mund t’i paraqesë problem në regjistrim.

Zyrtarët, megjithatë, sigurojnë se nuk ka pengesa të tilla.

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, thotë se të drejtën për regjistrim e kanë të gjithë qytetarët që jetojnë në Serbi, si dhe ata që kanë lindur atje, por që tashmë jetojnë në Kosovë ose në diasporë.

“Mjafton numri personal dhe nuk kanë nevojë të vijnë vetë [të gjithë]. Do të ishte e dëshirueshme, por ata që nuk kanë mundësi të vijnë, mund të regjistrohen përmes një familjari. Shënimet i jep një familjar, i cili deklarohet se në emër të asaj familjeje, e merr përgjegjësinë për t’i dhënë shënimet e sakta”, thotë Kamberi, duke shpjeguar procedurat e regjistrimit.

Sipas tij, as pasivizimi i adresave nuk është problem, sepse “pasivizimi nuk do të thotë shlyerje nga nënshtetësia”.

“Ai qytetar, të cilit i është pasivizuar një adresë, ka gjithmonë mundësi ligjore që të hapë një adresë tjetër”, thotë Kamberi.

Ngjashëm shpjegon për Radion Evropa e Lirë edhe Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

“Regjistruesi e ka për obligim që ta regjistrojë tri herë shtëpinë dhe më pas ta lërë numrin e tij të telefonit për t’u kontaktuar, për ta caktuar terminin se kur mund ta bëjë regjistrimin. Përndryshe, vetëm një anëtar i familjes mund t’ia kumtojë regjistruesit të gjitha të dhënat për anëtarët [e tjerë] të familjes”, thotë Mustafi.

Sipas Ligjit për regjistrim në Serbi, qytetarët me vendbanim ose vendqëndrim atje, si dhe të huajt me vendbanim të përhershëm në Serbi janë të detyruar të marrin pjesë në regjistrim dhe të japin përgjigje të sakta dhe të plota për të gjitha pyetjet.

Refuzimi për ta bërë këtë, si dhe ofrimi i të dhënave jo të plota dhe të pasakta bartin përgjegjësi penale dhe gjobë prej 20.000 dinarësh (170 euro) deri në 50.000 dinarë (425 euro).

Regjistrimi pas dy dekadash

Shqiptarët në Serbi jetojnë kryesisht në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – komuna të njohura bashkërisht si Lugina e Preshevës.

Për herë të fundit, ata kanë marrë pjesë në regjistrimin e vitit 2002, i cili është zhvilluar nën monitorimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Shifrat e atij procesi kanë treguar se në Serbi kanë qenë të regjistruar mbi 7.4 milionë qytetarë.

Në Luginën e Preshevës, sipas regjistrimit të 2002-ës, kanë qenë 88.966 qytetarë të regjistruar, prej tyre 57.737 shqiptarë, apo 65 për qind.

Ndarazi në komuna, Presheva ka pasur shumicë shqiptare 90%, Bujanoci 55% dhe Medvegja 26%.

Gati dhjetë vjet më vonë, në regjistrimin e vitit 2011, shqiptarët nuk kanë marrë pjesë, duke u thirrur në disa arsye: moslejimin e regjistrimit të shqiptarëve që kanë lindur në Serbi, por që jetojnë në diasporë, dhe shtypjen e formularëve të regjistrimit vetëm në gjuhën serbe, përkatësisht alfabetin cirilik.

Numri aktual i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është i qartë.

Kamberi thotë se politikanët serbë, në vazhdimësi, “kanë kontestuar shifrat e regjistrimit, të cilat kanë treguar se popullata shqiptare është shumicë në komunat Preshevë dhe Bujanoc”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për Radio-Televizionin e Serbisë në korrik të vitit 2020 se “në Medvegjë jetojnë realisht 300 shqiptarë, e jo 4.000 siç keni gënjyer me dekada”.

Në bazë të një vlerësimi të OSBE-së, të bërë në vitin 2015, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë rreth 60.000 banorë shqiptarë të regjistruar.

Prej tyre, sipas organizatave joqeveritare dhe subjekteve politike nga Lugina e Preshevës, rreth 20.000 kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme.

Për procesin e sivjetmë të regjistrimit, përfaqësuesit politikë të Luginës thonë se autoritetet kanë siguruar kushte optimale për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve.

Sipas tyre, janë siguruar edhe regjistrues shqiptarë, por edhe fletëregjistrime të përkthyera në gjuhën shqipe.

Pse është i rëndësishëm regjistrimi i shqiptarëve?

Për disa arsye, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

“Tash e kemi një mundësi që ta rikonfirmojmë atë që ne e kemi zgjedhur edhe si moto: ‘të dëshmojmë se Lugina e Preshevës është shqiptare’. Jo se këtu jetojnë vetëm shqiptarët, por se, thjesht, ka shumicë shqiptare”.

“Ky është një parim, përmes të cilit, ne do të synojmë në dhjetëvjetëshin e ardhshëm që të përfitojmë në integrimin adekuat të shqiptarëve, të strukturës së popullsisë, në strukturat e organeve shtetërore dhe të institucioneve publike, ku ne akoma nuk jemi të integruar dhe integrimin tonë po e mohon Serbia”, thotë Kamberi.

Ai është deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, që ka dalë nga zgjedhjet e sivjetme parlamentare në këtë vend.

Mustafi vlerëson se me pjesëmarrjen e shqiptarëve në procesin e regjistrimit të popullsisë, mund të krijohen parakushte për të luftuar, sipas tij, diskriminimin.

“Me regjistrim përgjigjemi kundër diskriminimit strukturor që po u ndodh shqiptarëve, kundër pasivizimit të adresave, kundër gjithë shtypjes që po e përballojmë. Nga regjistrimi i popullsisë, përkatësisht regjistrimi i shqiptarëve, sigurisht që do të lindin edhe nevojat për të drejta kolektive, që nënkuptojnë më shumë shërbime, më shumë institucione dhe më shumë kujdes ndaj shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thotë Mustafi.

Shqiptarët në Luginë ankohen, tash e sa kohë, për pasivizim të adresave të tyre, mosrespektim të të drejtave nga pushteti qendror dhe mungesë investimesh në rajonet ku jetojnë.

Sipas Ligjit për vendbanim dhe vendqëndrim në Serbi, “pasivizimi i adresës është tregues në evidencën e organit kompetent se shtetasi nuk jeton në adresën e vendbanimit të përhershëm ose të përkohshëm të regjistruar”.

Beogradi zyrtar, në përgjithësi, nuk e ka komentuar çështjen e pasivizimit të adresave.

REL i është drejtuar në disa raste më herët Ministrisë së Brendshme të Serbisë për këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

Si është duke shkuar regjistrimi?

Sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, në Komunën e Preshevës procesin e regjistrimit po e kryejnë 73 regjistrues, në Bujanoc 83 regjistrues dhe në Medvegjë 24 regjistrues.

Në Preshevë dhe Bujanoc, shumica e regjistruesve janë shqiptarë, ndërsa në Medvegjë janë vetëm 3 regjistrues me përkatësi etnike shqiptare.

Kamberi thotë se prej se ka nisur procesi i regjistrimit në këto tri komuna, problemi i vetëm është shfaqur në Medvegjë, ku në vendbanimet shqiptare janë dërguar regjistrues serbë.

Por, sipas tij, vërejtja i është dërguar Entit Statistikor të Serbisë, përmes OSBE-së, dhe pritet që brenda ditësh në ato fshatra të dërgohen regjistruesit shqiptarë.

Regjistrimi, i cili realizohet nga Enti i Statistikave Republikane i Serbisë, mbledh të dhëna për popullsinë, moshën, gjininë, strukturën arsimore dhe martesore, aktivitetin ekonomik, strukturën e amvisërive dhe familjeve, si dhe fondin e banimit.

Mbledhjen e të dhënave nga qytetarët e bëjnë drejtpërdrejt regjistruesit, të cilëve u kërkohet të mbajnë dokument identifikimi dhe ta tregojnë atë përpara se të hyjnë në një familje.

Rezultatet preliminare të regjistrimit do të publikohen brenda 30 ditëve pas përfundimit të regjistrimit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të dalin pjesë-pjesë, duke filluar nga marsi ose prilli i vitit të ardhshëm.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi ka qenë i paraparë të bëhet në vitin 2021, por është shtyrë për këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

blank

I janë qepur ‘stuhisë në status’ të Evi Kokalarit, si mjalti pas gishtit- Nga Alfred Lela

Fakti që i janë qepur ‘stuhisë në status’ të Evi Kokalarit, si mjalti pas gishtit, dëshmon edhe më qartë tipologjinë socio-politike të mbështetësve të L. Bashës: një grusht burrash e grash, që bëjnë asgjë, por vazhdimisht thonë gjithçka.
Dëshmon se nuk punojnë, por presin. Presin që amerikanët të shmangin Berishën.

Kur e shohin që nuk u realizohet kjo zjarrmi e xhanit, presin që ai të këpusë qafën nga jeta; kur e shohin në shëndet të mirë e nalt-e-poshtë Shqipërisë, zemërohen dhe presin diçka tjetër. Çfarëdoqoftë.

Punë nuk bëjnë, ide nuk kanë, mbështetjen- ku thërret kijameti. Kështu që presin Godonë e pushtetit, të shfaqet për ta kurorëzuar të tyrin ‘man-in-waiting’ mu në majë të Shqipërisë. Sikur Shqipëria të jetë marrë ndonjëherë pa sakrificë. As Princi Wilhelm Wied, që e shoqëronin të gjithë topat e Europës nuk e mori dot.

Kështuqë, gëzojuni Evit, si adamër të vegjël apple-it të Jobs-it, por e kam një këshillë: bëni ndonjë punë ndërkohë që prisni një deus ex machina për liderin dhe veten.

Zonja e zotërinj, sa prisni që të papunët t’ju zgjidhin punët: LABOREMUS!

blank

SHBA, ndihmë të re ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën

VOA/Marrë nga Reuters

Presidenti amerikan Joe Biden i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të martën në një bisedë telefonike se Uashingtoni do t’i japë Kievit 625 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake, përfshirë sistemet e raketave HIMARS, tha Shtëpia e Bardhë.

Edhe nënpresidentja Kamala Harris ishte e pranishme në telefonatë, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Presidenti Biden nënvizoi se Uashingtoni nuk do ta njohë kurrë aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia, sipas deklaratës.

Zoti Biden “u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ndërsa ajo mbron veten nga agresioni,” thuhet në deklaratë.

Paketa e re e ndihmës është e para që nga aneksimi i shpallur nga Rusia i katër rajoneve të Ukrainës.

Departamenti i Shtetit tha në një njoftim se paketa përfshin katër sisteme HIMARS dhe raketa të lidhura me to, 32 Howitzer me 75,000 fishekë, 200 automjete rezistente ndaj minave dhe mina Claymore.

Prodhuar nga kompania Lockheed Martin Corp LMT.N, saktësia e sistemeve HIMARS dhe rrezja më e gjatë e veprimit të tyre, i kanë dhënë mundësi Kievit të ngushtojë avantazhin e artilerisë së Rusisë.

blank

Zgjedhje të manipuluara në FRPD ?Shpërthen Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha!

Evi Kokalari, një nga mbështetëset më të forta të Sali Berishës, ka shpërthyer në kritika ndaj tij.

Prej ditësh ajo ka denoncuar manipulime në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndërsa sot ka reaguar pas takimit që kreu i PD-së Sali Berisha pati me kreun e sapozgjedhur të FRPD =, Besart Xhaferri.

Me thirrjen “Trup të të vijë Sali Berisha!” – Evi Kokalari nisi reagimin e saj në Facebook.

Kokalari e akuzon Berishën se, sot ka legjitimuar gënjeshtrën. Ajo i tregon kreut të PD-së turpin dhe shkon edhe më tej duke shkruar se e ka merituar Lulzim Bashën.

“Turp të të vijë Sali Berisha!!

Ka një muaj që na ka rënë goja duke të thënë që po bëhen manipulime.

Kam tre muaj që të thashë që Kelliçi vodhi votat dhe përgjigjja jote ishte “eh sé 11 vota janë”

Grigels Muçollari ma ka thënë copë që këta të kryesisë donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmën tende ia dolën.

Sot ti legjitimove gënjeshtrën. E paske merituar Lulzim Bashën i dashur zotëri!!!

Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin bazë të konservatorizmit. Dhe vazhdoni me EPP.

Shumë nga ne do e kishin për turp në këtë pikë që PD-ja të hiqej si konservatore.

Tashti bëni sikur do luftoni Edi Ramën.

Ju jeni të gjithë të mbaruar!!”, shkruan Kokalari

 

 

 

blank

Zgjedhje të manipuluara në FRPD ? Kostandin Pula u skualifikua se ishte 31 vjeç, Xhaferri u zgjodh kryetar 32 vjeç e 7 muaj!

 

 

Kostandin Pula, ish kandidat për kryeatar të FRPD në Kurbin, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka zbuluar se ai u përjashtua nga gara për shkak se ishte 31 vjeç, ndërkohë që Besart Xhaferri është zgjedhur kryetar i FRPD, ditën e djeshme, duke qenë 32.7 vjeç.

“Jam një nga njerëzit afër forumit. Para 6-7 vitesh kandidova vetë për kryetar të forumit në Kurbin. Jam hequr nga gara 12 orë para, me vendim kryesie, sepse isha 31 vjeç.

Formalisht mu tha se ishin tre vajza në garë dhe unë. Unë isha më i madhi. Më thanë po të largojmë për shkak të moshës.

Procesi zgjedhor edhe atëherë edhe ky proces ka qenë me komandim dhe urdhër nga lart. Jam dëshmitar personalisht. Belindi do të manipulojë, e kam thënë përpara.

E njoh shumë mirë forumin rinor edhe nga brenda dhe kam ndejtur shumë afër forumit rinor. Në Kurbin kam bërë 1 mijë anëtarësime. Unë kam parë me sytë e mi që kanë futur dorën. Më përjashtuan nga gara se isha 31 vjeç.  Jam larguar me vendim të kryesisë së FRPD. E ka organizuar kryesia garën në atë kohë”, deklaroi Pula.

blank

Zgjedhje të manipuluara në FRPD ? Enton Abilekaj: Besart Xhaferri nuk duhet të kandidonte fare për kryetar të FRPD, për shkak të moshës!

 

Besart Xhaferri dhe Enton Abilekaj

Në Forumin Rinor të Partisë Demokratike janë zhvilluar zgjedhje për kryetarin, ku fitues është shpallur Besart Xhaferri, mes polemikave të shumta dhe akuzave për manipulim të procesit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Enton Abilekaj deklaroi se zgjedhjet duhet të përshëndeten, por tha se Xhaferri nuk duhet të kishte kandiduar sepse do të kalojë moshën 35 vjeç pa e mbyllur mandatin.

“Në këtë vend ku nuk ka votime fare, të bëhet proces zgjedhor, më një anëtar një votë dhe të ketë garë, duhet përshëndetur. Ishte shembull funksionaliteti demokratik. Pati garë.

Alesia Balliu kishte dalë në fotografi me fituesin, e kishte uruar. Mariglen Doçi linte të kuptonte që votat e tij ishin të drejta dhe të tjerat jo. Barbara Doda kishte problemin… Ajo që është e qartë është kjo, ne e dinim, që rezultati ky do të ishte. Besarti do të fitonte, ai ishte favoriti.

Por ajo që dëgjova këtu, më bëri përshtypje. Statuti e ka që ti mund të bëhesh kandidat edhe nëse të mbaron mosha pas disa vitesh dhe 1/3 e moshës mbetet jashtë.

Në këtë kontekst, nëse Xhaferri është 32.5 vjeç, ai nuk duhet të regjistrohej fare si kandidat”, deklaroi Abilekaj.

blank

Zgjedhje të manipuluara në FRPD ?”Kë gënjeni ju, budallenj na dini?”/ Kokalari përplaset me Sekretarin e FRPD për zgjedhjen e kryetarit

 

Evi Kokalari dhe Grigels Muçollari

Evi Kokalari është përplasur me Sekretarin e Përgjithshëm të FRPD, Grigels Muçollari, për zgjedhjen e Besart Xhaferrit si kreu i këtij forumi.

Kokalari thotë se procesi u manipulua dhe se Xhaferri ka qenë i paracaktuar si fitues dhe i ndihmuar nga Belind Këlliçi.

Pjesë nga debati: 

Evi Kokalari: Ti po më tregon se Xhaferri ka marrë 5200 vota dhe këta të gjithë bashkë 4 mijë vota. Si ka mundësi? E dini që Besart Xhaferri në këshill kombëtar nuk ka fituar por ka marrë 150 vota. E ka futur Belind Këllici.

Grigels Mucollari: Është përtej kompetencave të mia. Të gjithë kandidatët kanë arritur fitoret e tyre në zona të caktuara. Ka patur degë të caktuara që ka fituar Xhaferri dhe ky është rezultati final.

Evi Kokalari: Pse gënjen? Malësia e Madhe nuk ka patur kuti votimi fare. Kur kanë vajtur në Shkodër nuk kanë gjetur as emrat. Njerëz të PD nga Shkodra, ka thënë që është bërë bloodshed (gjakderdhje). Kë gënjeni ju? Ju dukemi budallenj?

Grigels Muçollari: Të mos ofendojmë njëri tjetrin.

Evi Kokalari: Ti e di si jam ndjerë unë nga ky proces.

Grigels Muçollari: Informacionet që ju vijnë, ju vijnë të pasakta. Nuk mendoj se po gënjeni, por mos mu referoni në këtë formë. Për Shkodrën, qarkullon audio përgjim ku diskutohet për manipulim, por doli që audiopërgjimin e bën vëzhguesi i një kandidati. Procesi mund të ketë patur probleme, por duhet të më mirëkuptoni sepse procesi ka qenë komplet i bërë nga FRPD.

Evi Kokalari: Ju keni bërë bloodshed! (gjakderdhje).

Grigels Muçollari: Nuk kam patur asnjë ankesë zyrtare nga vëzhguesit e kandidatëve. Nuk kanë bërë asnjë ankesë. Problematika ka patur…

Evi Kokalari: Grigels, çfarë është lidhja jote me Xhaferrin?

Grigels Muçollari: E kam njohur pasi u bë sekretar i marrëdhënieve me jashtë.

Evi Kokalari: Kush e bëri sekretar?

Grigels Muçollari: Belind Këlliçi, kryetari.

Evi Kokalari: Ju keni futur të gjithë shokët e Xhaferrit në kryesi!

blank

Zgjedhje të manipuluara në FRPD ? Neritan Sejamini gozhdon Sekretarin e FRPD Grigels Muçollarin, i nxjerr të gjitha shkeljet statutore

“Nuk keni bërë zgjedhje, ju ka kaluar mosha!”

 

Neritan Sejamini dhe Grigels Muçollari

Pas zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka patur shumë akuza për manipulim dhe paracaktim të fituesit.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar rreth këtij procesi dhe aktivitetit të FRPD.

Neritan Sejamini ka debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij forumi, Grigels Muçollari, duke i renditur atij shkeljet e shumta që kanë ndodhur në FRPD.

Debati: 

Neritan Sejamini: Thatë që kryetari i komisionit zgjedhor është mbi 35 vjeç. Ju vetë jeni 37 vjeç. Ju me statut e keni të ndaluar të jeni anëtar i forumit. Nëse nuk je anëtar mund të jesh Sekretar i Përgjithshëm? Pra duket se zgjedhjet i kanë bërë njerëz që nuk kanë lidhje me forumin. Ju keni shkelur statutin dhe çdo vendim i juaji është nul. Pse ushtroni detyrën në kundërshtim me statutit?

Grigels Muçollari: Në praktikat tona si forum dhe organizatave rinore, Sekretari i Përgjithshëm, pavarësisht se mund të kalojë moshën, është përgjegjës derisa të zgjidhet sekretari i ri. Zgjidhet kryetari para se të zgjidhet niveli poshtë.

Neritan Sejamini: Statuti thotë që anëtar mund të jesh nga 15-35 vjeç. Kur ju keni mbushur 35 vjeç përse nuk keni dhënë dorëheqjen?

Grigels Muçollari: Statuti parashikon që e drejta për të kandiduar për Sekretar i Përgjithshëm, është 2/3. Të jep të drejtën ta ushtrosh mandatin.

Neritan Sejamini: Përse nuk keni bërë zgjedhje në forum sepse ju kanë kaluar me 2-3 vjet mandati? Këta kanë krijuar standart që mund të rrish edhe 40 vjeç në forum. Të gjithë të drejtat e tua si udhëheqës i forumit, burojnë nga qenia anëtar i forumit. Kur ti nuk je anëtar, çdo e drejtë tjetër e jotja ka rënë. Si të bëhem unë anëtër i forumit të grave…

Grigels Muçollari: Për sa kohë më lejohet të kandidoj duke plotësuar 2/3 e mandatit, më lejohet ta përfundoj mandatin.

Neritan Sejamini: Të gjithë privilegjet burojnë nga qenia anëtar i forumit. A mund të jesh anëtar i forumit 35 vjeç? Ti po thua që mund të kandidosh 32 vjeç. Unë po them, që kur mbush 35 vjeç, ti ke vijuar të mbash mandatin pa qenë anëtar i forumit. Pse nuk keni bërë zgjedhje ju kur mbaroi mandati?

Grigels Muçollari: Në dhjetor 2019 mbaroi mandati i Këlliçit. Pas mbarimit të mandatit, në një diskutim me kryetarin e partisë, për proces zgjedhor, është menduar e udhës të bëhet në moment tjetër se ishte pandemia. Pas pandemia ishte procesi zgjedhor në Shqipëri. E kemi shkelur statutin? Edhe mund ta kemi shkelur. Por pandemia…

Neritan Sejamini: Ju nuk keni bërë asnjëherë zgjedhje që kur është zgjedhur Belind Këlliçi.

Grigels Muçollari: Si t’ja bënim ne pandemisë?!/TPZ.AL

blank

Nesër protesta e pedagogëve- Elbasani dhe Shkodra i bashkohen Tiranës, Korça e dyzuar!

Do të zhvillohet nesër në orën 11:00 protesta e pedagogëve përballë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Nga ana e saj Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë me dije se do të mbështesë protestën e paralajmëruar, ndërsa bën thirrje që pedagogët të bëhen bashkë dhe të qëndrojnë larg interesave politike të ditës.

Kreu i Sindikatës në Shkodër Peter Saraçi në një intervistë për ‘News 24’, tha se pedagogët kanë kërkuar rritje të pagave.

blank

 

“Nëse kërkesat nuk plotësohen atëherë do të vazhdojmë të ndjekim pikat e tjera”, tha Peter Saraçi.

blank

 

Gjithashtu pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani do t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet ditën e nesërme.

blank

 

Gazetar Fatmir Popja tha se pritet të ketë pjesëmarrje masive e punonjësve të këtij universiteti duke shtuar se drejtuesit e Sindikatës në Elbasan i kanë bërë të qartë politikës të qëndrojnë larg protestës dhe të plotësojnë kërkesat e paraqitura.

blank

 

Po ashtu edhe pedagogët e qytetit të Korçës kanë organizuar një mbledhje, dhe nga një komunikim me pedagogët gazetarja Lorena Kodra tha se disa prej tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa disa të tjerë kanë shtuar se nuk do t’i bashkohen protestës pasi kanë frikë se me rritjen e pagave do të shkurtohen mësuesit.

blank

 

Ndërkohë janë rreth 70 % e pedagogëve në Korçë që kanë njoftuar se do të marrin pjesë në protestë.

blank

 

Deklarata:

blank

 

Përshëndetje të nderuar Kolegë!

Siç jeni informuar dhe nga mediat për ecurinë e bisedimeve me Ministren e Arsimit dhe Sportit, dhe për mosdakordësinë për çështjen e vlerësimit të pedagogut me një pagë dinjitoze, Sindikata ka vendosur vijimin e veprimeve sindikale deri në realizimin e kërkesave tona minimaliste. Në këtë kontekst, ju dërgojmë informacionin (një pjesë attachment) me sqarimet si mëposhtë:

-Thirrjen per protestën e radhës të Stafit Akademik, Ndihmës Akademik dhe Administrativ të Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik, që do të mbahet të Mërkurën, më datë 05 tetor 2022, ora 11.00, para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.

-Një Skedë me shtesat e kërkuara nga Sindikata, sipas kategorive për stafin akademik dhe ndihmës akademik e administrativ. Shtesa është llogaritur mbi pagën neto mesatare të secilës kategori, të ndara në shtesa e parë me 30% dhe shtesa e dytë me 20%. Aty do të shikoni se profesorati e stafi ndihmës edhe pas kësaj rritje të propozuar nuk i arrin pagat e Universiteteve të Kosovës. Pra, nuk po kërkojmë “qiqra ne hell”. Ndaj do të qëndrojmë fort në këtë kërkesë, se nga eksperienca, për 20 vite kështu rrinë.

Peticioni i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:

Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik. Të gjithë profesorët që dëshirojnë që studentët nesër të vazhdojnë misionin e tyre, sot duhet të bëhen bashkë për ta bërë këtë profesion misionar të mirëpaguar.

Le të jemi të gjithë bashkë në këtë protestë për dinjitetin tonë dhe larg interesave politike të ditës.

Ata që nuk patën mundësi të ishin prezent në protestën e 15 shtatorit do të kenë mundësinë që të shprehin solidarizimin me pjesëmarrjen në protestën e radhës të 5 tetorit, ora 11.00, para UPT.

Pagat e punonjësve te universiteteve sipas kërkesës së Sindikatës:

Vetëm të bashkuar do ia dalim të vemë në vend dinjitetin tonë dhe synimin tonë për një arsim të lartë publik cilësor.

3.U bëhet thirrje drejtuesve të IAL-ve publike, të çdo niveli, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës/funksionit të tyre akademik, duke mos penguar apo intimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë të stafit.

– Në vëmendjen tonë është mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë. Në anën tonë kemi vetëm të drejtën dhe ligjin. Sipas nenin 197, pika 4, të Kodit të Punës “Ndalohet çdo veprim që përfshin shtrëngim, cënim ose diskriminim ndaj punëmarrësve për shkak të pjesëmarrjes apo jo në grevë”.

  1. Ju informojmë se kemi përgatitur informimin e Ambasadave të BE dhe shteteve anëtare, në veçanti Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Francës e Hollandës, SHBA dhe Britanisë së Madhe, si sponsorizueset kryesore të zhvillimit demokratik të vendit, por dhe të Universiteteve me programet e tyre të vazhdueshme. Procesi i Necociatave të Anëtarësimit, sidomos kapitulli i 25 dhe 26 që kanë të bëjnë me shkencën dhe kërkimin si dhe arsimin dhe kulturën, duhet të shërbejë për një tërheqje vëmendje ndaj qeverive shqiptare për keqfinancim të arsimit të lartë në vend.
  2. Ndërkohë, do të vijojë nënshkrimi i Peticionit.

(BalkanWeb)


Send this to a friend