Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton është përgjigjur për emisionin Fokus të gazetarit Robert Papa që transmetohet në Fax News, në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.
Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra.
Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan. Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim, mos arritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Washington më 27 Qershor, por për të, palët kanë humbur vetëm një fotografi pasi asgjë nuk do arrinin.
“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin Maqedoninë ishte arritje e madhe.
Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë. Më shqetëson se nga këto takime do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, amerikën por edhe europianët duhej vëmendje ndaj situatës. Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve.
Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton në përgjigjen ndaj interesit të Fokus.
Lajmi i keq për demokratët është se Yuri Kim nuk është pushuar nga puna.
Lajmi i mirë është se mund të festojmë përsëri nga e para kur të largohet vërtet nga vjeshta apo fu . . .
Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga A . . .
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leo XIV, e vendosur në periferi të Çikagos, Dalton, është blerë nga bashkia lokale dhe pritet të shndërrohet në një vend historik të hapur për publikun, . . .
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i . . .
Qarku Kerr pas përmbytjeve masive në Teksas.
Së paku 81 persona u konfirmuan të vdekur në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes.
G . . .
Një ditë pasi pyeti ndjekësit e tij në platformën X nëse duhet krijuar një parti e re politike në SHBA, Elon Musk deklaroi (këtë të shtunë) se “Partia Amerika është themeluar.”
“N . . .
Ish-drejtuesi i DOGE, Departamenti i Efiçencës Qeveritare, Elon Musk është shfaqur sërish pranë gjirit të familjes së madhe Trump.
Në një foto familjare të publikuar nga djali i v . . .
Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi një kamp të ri emigrantësh në Everglades dhe sulmoi ashpër Joe Bidenin.
Ai deklaroi se Biden donte ta shihte në burg, duke e quajtur atë “bir k . . .
Departamenti i Shtetit merr përsipër programe të drejtuara më parë nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një veprim që zyrtarët thonë se do të ristrukturojë . . .
Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar Universitetin e Harvardit se, sipas hetimeve të saj, institucioni ka shkelur ligjin federal për të drejtat . . .
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave, që prek jo vetëm individët e sanksionuar për trafik droge, por edhe anëtarët e familjes . . .
Në një atmosferë festive dhe plot simbolikë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri organizoi një ceremoni madhështore për të shënuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës. Ngjarj . . .
Komentet