Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë njoftoi se kryeministri Fumio Kishida do të vizitojë Ukrainën sot dhe do të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Mediat e huaja raportojnë se Kishida u pa duke hyrë në një tren në qytetin polak Przemysl, i cili ndodhet në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës.
Kryeministri i Japonisë, një vend anëtar i grupit G7, do të shprehë mbështetjen dhe solidaritetin me Ukrainën gjatë kësaj vizite, thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë.
Vizita e befasishme e kryeministrit mund të shihet si një ofensivë diplomatike ndaj rivalit të vjetër, presidentit kinez Xi Jinping, i cili mbërriti dje në Moskë.bw