VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

WAWRINKA DEKLASSIERT FEDERER UND STEHT IM HALBFINAL

By | June 2, 2015

Komentet

Matthijs de Ligt, mbrojtësi më i paguar në historinë e futbollit

Romë

Matthijs de Ligt (19) ka kaluar kontrollet mjekësore në Torino dhe do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Juventusin, me çka do të bëhet mbrojtësi më i paguar në historinë e futbollit.

Në kampin e klubit Juventus ai kreu kontrollet mjekësore, ndërsa sipas kushteve të dakorduara lojtari i deritanishëm i Ajax-it me “Bianconerët” do të firmosë kontratë ku do të fitojë 12 milionë euro në vit, gjegjësisht për pesë vite do të fitojë 60 milionë euro.

Në sezonin e ardhshëm në Itali, më shumë se ai do të fitojë vetëm Cristiano Ronaldo.

Ajax-i për De Ligt do të fitojë dëmshpërblim nga Juventusi në vlerë prej 75 milionë euro.

Klaozola e dëmshpërblimit për transferin eventual të ardhshëm të futbollistit holandez është 150 milionë euro. aa

Basketbollisti turk i NBA-it Kanter, kërkohet në Turqi

Basketbollisti turk i NBA, Enes Kanter është njeri i kërkuar në Turqi. Pasaporta e tij është revokuar dhe ai është shpallur terrorist nga vendi ku lindi. Kjo për shkak të lidhjeve të tij me një udhëheqës shpirtëror që ndodhet në azil, i akuzuar për nxitjen e puçit të vitit 2016 kundër presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Kritikuesi i hershëm i presidentit Erdogan, ylli i basketbollit Kanter, bën një jetë në panik. Pres disa vitesh ai nuk ka takuar familjen. Pavarësisht gjithë këtyre problemeve, basketbollisti është i fokusuar te karriera e tij në basketboll.

Gjatë muajit të Ramazanit, dita e Enes Kanter fillon me një racion të hershëm ushqimi për të nisur agjerimin.

Por gjatë këtij viti, muaji i shenjtë i myslimanëve përkoi me disa ndeshje të rëndësishme që ai i kishte në NBA.

“Më kujtohet që e ndërpreva agjerimin. Hëngra gjashtë sanduiçe me gjalpë kikiriku dhe reçel, fruta dhe pije. Bashklojtarët më thanë, si do ti hash të gjitha këto? U thashë se jam shumë i uritur”, tregon Enes Kanter, basketbollist profesionist i NBA.

Kanter po jeton ëndrrën e tij, duke luajtuar në Shoqatën Kombëtare të Basketbollit, e njohur si NBA. Kontrata e tij me klubin e Oregonit, Portland Trail Blazers, i siguron atij 18 milionë dollarë në vit.

Po, pamundësia për të vizituar familjen në Turqi po ia vështirëson gjithçka. Ai nuk e ka takuar ata tash e pesë vite. Në ditën e nënës, ai publikoi një video mesazh në Twitter, me shpresë se nëna e tij do ta shihte.

“Sigurisht që ndikon tek unë, sepse është në pyetje nëna ime dhe babai im dhe motra e cila sapo është martuar. Nuk arrita të merrja pjesë, prandaj është e trishtueshme.”, thotë Kanter.

Pasaporta e kritikut të kahershëm të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, është revokuar. Turqia e ka shpallur atë terrorist, duke kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e tij.

Prandaj ai nuk guxon të largohet nga SHBA-të.

“Kur qeveria turke më shpalli terrorist, të gjithë bashklojtarët e mi, fansat dhe trajnerët qeshën. Kjo tregon natyrën e qeverisë turke”, vazhdon rrëfimi i basketbollistit Kanter.

Prokurorët në Turqi kanë kërkuar dënim prej katër vitesh për basketbollistin. Sipas tyre, ylli i NBA kreu krim duke e quajtur presidentin Erdogan dikaktor në rrjetet sociale.

“Krejt çfarë dua të bëj është të mbroj të drejtat e njeriut dhe demokracinë”.

Basketbollisti Kanter ndihmoi klubin e tij drejt finales së konferencës perëndimore të NBA. Ai thotë se ky do të duhej të ishte moment krenarie për vendin e tij.

Por Turqia nuk i ka transmetuar ato ndeshje.

Basketbollisti nuk përjashton mundësinë e angazhimit në politikë. E sigurt, thotë ai, është lufta e tij për respektim të të drejtave të njeriut, qoftë brenda apo jashtë sallës së basketbollit.

Simona Halep fiton për herë të parë në Wimbledon, mund Serena Williamsin

VOAL – Pasi fitoi Roland Garros të vitit të kaluar, Simona Halep (WTA 7) fitoi Grand Slamin e dytë të karrierës në Wimbledon. Rumunia mundi Serena Williamsin (10) në një finale pa asnjë gjë për t’u shënuar, duke mbizotëruar me një 6-2 të dyfishtë në më pak se një orë lojë. 37-vjeçarja amerikan, e cila ishte imponuar në 7 raste në barin e Londrës, nuk ishte në gjendje të shfrytëzonte as përpjekjen e tretë për të barazuar rekordin e 24 Grand Slams të fituar nga Gjykata Australiane e Margaret Smith pas humbjeve në aktin e vet të fundit në Wimbledon dhe në US Open në 2018.

27-vjeçarja nga Costanza ishte në gjendje që menjëherë ta vendoste sfidën në duart e saj, duke ia marrë kundërshtares dy herë shërbimin dhe duke e mbyllur lehtë setin e parë. Në setin e dytë, 37-vjeçarja amerikane u përpoq të qëndronte në lojë, por break-et e marra nga Halep në lojën e 5-të dhe të 7-ta kanë shuar shpresat e kundërshtares.

CAS merr vendimin: Skënderbeu 10 vjet jashtë Europës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër ka rrëzuar Apelin duke lënë në fuqi dënimin me 10 vjet përjashtim nga Europa dhe një gjobë 1 milionë euro për Skënderbeun.



KAS le në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018 nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA .

Ky komision e kishte shpallur Skënderbeun fajtor për trukim ndeshjesh dhe e kishte përjashtuar klubin për të marrë pjesë për 10 vjet në kompeticionet europiane.

“Në bazë të dëshmive që u parashtruan, paneli i CAS gjeti që KS Skënderbeu ishte përgjegjës për trukimin e ndeshjeve dhe sanksionet e UEFA-s ishin në përpjesëtim të drejtë dhe të justifikuara. Në këtë mënyrë, hedhim poshtë apelimin e klubit dhe mbajmë në fuqi vendimin e dhënë”, e arsyeton vendimin KAS.

 

Serena Williams do të luajë finalen e saj të 11 në Wimbledon

VOAL – Serena Williams (WTA 10) do të provojë rekordin e vendosur nga Margaret Smith Court. 37-vjeçarja amerikane, së cilës i mungon vetëm një sukses për të arritur titullin e 24-t të Grand Slam të fituar nga australiania, në fakt është kualifikuar për finalen e Wimbledonit me 6-1 6-2 të qartë në më pak se një orë lojë kundër çekes Barbora Stryçova (54), e paparë deri tani në një turne të madh.

Për lojtaren legjendare amerikane të tenisit, e cila nuk ka gjetur asnjë vështirësi në këtë gjysmëfinale kundër një kundërshtareje të kontraktuar nga emocionet, kjo është finalja e njëmbëdhjetë në barin e Londrës, ku ajo mori titullin shtatë herë. Në total ky është numri 32 i finaleve të saj sa i përket Slams-it.

Paradë në Nju Jork për nder të kombëtares amerikane të futbollit për femra

Ekipi triumfues i kombëtares së futbollit për femra, që u kthye në Shtetet e Bashkuara pasi fituan në Kampionatin Botëror për të katërtën herë, u nderua të mërkurën me një paradë në rrugët e Manhatanit.

Punëtorë ndërtimi, motoçiklistë dhe vajza të vogla me flamurë amerikanë në duar, përshëndetën lojtaret e skuadrës, që shoqëroheshin në një nga automjetet e paradës nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio dhe guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërsa kalonin në rrugët e qytetit.

Fitorja 2-0 e kombëtares amerikane për femra ndaj Hollandës në ndeshjen e fundit të dielën, ishte pika kulmore e një kampionati që tërhoqi audienca të jashtëzakonshme televizive dhe i dha një status ikone, bashkë-kapitenen Megan Rapinoe, që pati numrin më të madh të golave në kampionat dhe që ka ngritur gjithmonë zërin për tema delikate.

Fitorja tërhoqi vëmendjen edhe për përpjekjet e ekipit për barazi në pagesë me lojtarët e kombëtares së meshkujve dhe rrjedhimisht edhe për barazinë në pagë për gratë në përgjithësi.

Presidenti Donald Trump e uroi ekipin për fitoren në Twitter, por nuk ka bërë ende ndonjë ftesë në Shtëpinë e Bardhë. Nëse ftohen, Megan Rapinoe ka thënë se ajo dhe anëtare të tjera të ekipit me të cilat ajo ka folur, nuk do të merrnin pjesë, në shenjë proteste ndaj presidencës së tij. za

Pique duhet të paguajë 2.1 milionë euro taksa dhe gjobë

Madrid

Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi që futbollisti Gerard Pique t’i paguaj Administratës tatimore të Spanjës kthimin e tatimit dhe gjobë në vlerën 2.1 milionë euro (2.3 milionë dollarë).

Gjykata sot njoftoi se ka vërtetuar vendimin e mëparshëm se Pique duhet të përmbushë detyrimet tatimore të mbetura nga vitet 2009, 2009 dhe 2010 lidhur me të ardhurat e fituara nga të drejtat e imazhit.

Pique, një ish-mbrojtës i kombëtares spanjolle dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, apeloi vendimin e parë të sjellë në vitin 2016.

Gruaja e Pique, këngëtarja e njohur e muzikës pop, kolumbianja Shakira gjithashtu është nën hetime për shmangien e evazionit fiskal në Spanjë. Ajo mohon fajësinë.

Spanja vitet e fundit ka detyruar shumë lojtarë të futbollit të paguajnë pjesën e tyre të taksave, në mesin e të cilëve janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Serena Williams gjobitet me 10 mijë dollarë në Wimbledon

Një nga lojtaret më të mira të të gjitha kohërave në botë, Serena Williams është gjobitur me 10,000 dollarë për sjellje të papërgjegjshme në përgatitjet për turneun e Grand Slam në Wimbledon.

Udhëheqësia e një prej turneve më prestigjioze në botë i shqiptoi gjobë 37-vjeçares Serena Williams, sepse gjatë përgatitjeve në fushat e stërvitjes me reket dëmtoi barin.

Në ndjekje të titullit rekordi të tetë në Wimbledon, tenistja amerikane Williams u plasua në çerekfinale.

Paralelisht me këtë, udhëheqësia e turneut me 3.000 dollarë e gjobiti edhe tenistin italian Fabio Fognini. aa

Trabzonspor merr shqiptarin Donis Avdijaj në Turqi

Trabzon

Klubi i Superligës Turke Trabzonspor, ka sjellë në qytetin Trabzon futbollistin kosovar Donis Avdijaj i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e klubit holandez Willem II.

Avdijaj, i cili më parë ka luajtur në Schalke 04, Strum Graz dhe Roda, ka mbërritur në qytetin Trabzon.

22 vjeçari anësor i majtë, sot do të zhvillojë edhe një bisedë me Klubin Trabzonspor, ndërsa pritet të dalë në stërvitje me këtë klub pasi të nënshkruajë marrëveshje.

Futbollisti kosovar Avdijaj sezonin e kaluar me Willem II shënoi 8 gola në 19 ndeshje zyrtare. aa

Brazili shpallet fitues i Copa America 2019

Gjiganti i futbollit të Amerikës së Jugut, Brazili, fitoi kampionatin Copa America 2019 duke e mundur Perunë me rezultatin 3-1 në finalen e së dielës.

Brazili fitoi një epërsi të hershme në ndeshjen finale në stadiumin Maracana, pasi lojtari i krahut të majtë, Everton Soares, tundi rrjetin e Perusë.

Peru shënoi golin e barazimit nga një penalti afër fundit të pjesës së parë përmes sulmuesit Paolo Guerrero.

Brazili e shënoi sërish për të avancuar kur Gabriel Jesus ngriti rezultatin në 2-1 për Brazilin në kohën shtesë të pjesës së parë.

Jezus u përjashtua nga ndeshja në minutën e 69-të pas një faulli dhe kombëtarja braziliane u detyrua ta vazhdojë ndeshjen me dhjetë lojtarë.

Megjithë dobësimin e mbrojtjes si pasojë e numrit të lojtarëve, Brazili fitoi penalti në minutën e 86-të, e cila u shndërrua në gol nga Richarlison për të arritur rezultatin përfundimtar 3-1.

Everton u zgjodh lojtari i finales.

Me këtë titull, Brazili u bë fitues i nëntëfishtë e Copa America. Megjithatë, Uruguaji ende avancon me trofe të fituar, pasi ka fituar këtë kupë 15 herë.

Gjatë ceremonisë, trofeu u pranua nga kapiteni Dani Alves. aa

SHBA – fituese e kampionatit botëror të futbollit për femra

Shtetet e Bashkuara janë fituesit e Kampionatit Botëror të Futbollit për Femra edhe për këtë vit. Skuadra amerikane mundi Holandën në ndeshjen finale që u zhvillua në Lion të Francës, me rezultatin 2-0, duke siguruar titullin kampion për të katërtën herë.

Amerikanët mundën katër skuadra të tjera europiane – Suedinë, Spanjën, Francën dhe Anglinë – në rrugën e tyre drejt finales, dhe dominuan të dielën duke fituar ndaj kampiones së Europës, Holandës.

Analistët e futbollit thonë se skuadra kombëtare e femrave të Shteteve të Bashkuara hyri në ndeshje si favorite për titullin kampion, për shkak të përgatitjes dhe përvojës së tyre më të madhe se sa skuadra holandeze.

Një nga lojtaret më të mira amerikane, Megan Rapinoe, që i hapi rrugën për fitore skuadrës amerikane në gjysmëfinale ndaj skuadrës britanike, shënoi golin e parë për amerikanët në një gjuajtje me penallti në minutën e 61-të. Pastaj lojtarja Rose Lavelle shënoi një tjetër gol në minutën e 69, duke vulosur fitoren e skuadrës amerikane.

Edhe pse shënoi suksesi në turneun botëror, ekipi i futbollit i femrave amerikane po ngre aktpadi ndaj federatës amerikane të futbollit për pagë të pabarabartë me anëtarët e ekipit kombëtar të meshkujve, të cilët kanë qenë shumë më pak të suksesshëm në këtë sport. Pabarazia në paga është e theksuar, paga mesatare bazë e futbollisteve femra është afërsisht 30,000 dollarë në vit më pak sesa homologët e tyre meshkuj. Lojtaret ranë dakord të dorëzojnë padinë e tyre në arbitrazh pas përfundimit të turneut.

Federata e futbollit i dha skuadrës së meshkujve një bonus prej 5.4 milionë dollarësh pasi humbi në raundin e 16-të në Kupën Botërore të vitit 2014, ndërsa ekipit të grave i dha 1.7 milionë dollarë kur fitoi në vitin 2015.

Lojtarja Rapinoe gjithashtu ka polemizuar me Presidentin Donald Trump, duke thënë se si shenjë e kundërshtimit ndaj presidencëns së tij, ajo nuk do të pranonte një ftesë për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë, nëse amerikanët do të fitonin titullin.

Presidenti Trump iu përgjigj komenteve të lojtares, “Megan duhet të fitojë njëherë, pastaj të flasë” dhe e ftoi në Shtëpinë e Bardhë të gjithë eikipin e kombëtares së futbollit për femra, në se fiton, apo jo kampionatin.

Himni i Kosovës intonohet me tekst në Sarajevë (video)

Pas Flaka Loxhës, edhe Laura Fazliu ka rrëmbyer medaljen e artë në Sarajevë.

Në Sarajevë të Bosnja dhe Hercegovina është duke u zhvilluar kampionati evropian i xhudos për grupmoshat U-21, raporton Gazeta Express.

E shtuna ishte dita e Flaka Loxhës, që rrëmbeu medaljen e artë, kurse të dielën ka triumfuar edhe Laura Fazliu.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu i ka siguruar Kosovës një tjetër medalje të artë. Këtë e ka konfirmuar trajneri i saj, Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka treguar se është intonuar himni i Kosovës me tekst, transmeton Express.

Postimi i plotë i Kukës në Facebook:

“Në BeH hymni edhe me teksti bile.
Edhe një e artë në Sarajevë!
Laura Fazliu 63 kg sjell medaljen e dytë të artë
IJF World Cirkuits Juniors
EJU European Cup U21 Sarajevë!”.