VOAL

VOAL

Vuçiçi telefonatë me Mustafën – ofron ndihmë për përmbytjet

January 7, 2016

Komentet

Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë se po vazhdon ta shkelë një marrëveshje të Brukselit mes dy vendeve për personat e pagjetur, duke i shpërfillur kërkesat e Kosovës për hapjen e arkivave të policisë dhe ushtrisë serbe në lidhje me mijëra personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë.

Duke folur pas homazheve te Memoriali për të Pagjeturit më 27 prill në Prishtinë, Osmani tha se “edhe sot Serbia vazhdon që të bëjë krim të dyfishtë, sepse njëherë e kreu krimin, e pastaj bëri çmos që ta fshehë atë, duke i fshehur gjurmët e krimit edhe 25 vjet më vonë”.

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Forcë gjatë luftës. Rreth 6,000 njerëz u zhdukën gjatë luftës së fundit, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur.

“Përkundër faktit se kryetari i komisionit qeveritar, Andin Hoti, i ka dërguar letra Serbisë disa herë, duke i kërkuar që…të hapen arkivat për të dhënat e brigadave policore dhe ushtarake, për të cilat ka dëshmi që kanë marrë pjesë në masakra por edhe në operacione pas luftës për fshehjen e trupave – Serbia akoma nuk bëhet e gjallë në përgjigjen e këtyre kërkesave dhe vazhdon ta shkelë këtë marrëveshje të arritur në Bruksel”, tha Osmani.

Kosova dhe Serbia, një vit më parë, u pajtuan për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zotimet që u bënë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rendësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Një vit pas, asgjë prej këtyre në praktikë, të gjitha vetëm në letër.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë ditë më parë se Deklarata e përbashkët, e miratuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në maj të vitit 2023, “nuk po zbatohet ende”.

Stano theksoi se Deklarata nuk është ligjërisht e detyrueshme, por shtoi se BE-ja kërkon nga palët që të angazhohen “në mënyrë konstruktive” në kuadër të dialogut, për të arritur pajtueshmëri për termat e referencës.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi. REL

40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës

VOA/Raimond Kola

Rreth 40 studiues shqiptarë dhe të huaj të natyrës kërkuan nga qeveria shqiptare që të përfshijë Deltën e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe të ndalë vizionin për projekte të turizmit masiv.

Në një deklaratë, pas një jave shkencore në Deltën e Vjosës të studiuesve nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Greqia dhe Italia, e cila u shpërnda nga organizatat mjedisore “Euro Natur”, “Riverwatch” dhe “EcoAlbania” thuhet se Delta e Vjosës, përballet me shumë kërcënime prej vizionit të qeverisë shqiptare për turizëm masiv.

“Së fundmi, vijon deklarata, qeveria planifikon ndertimin e nje resorti luksoz me Jared Kushner, dhëndrrin e Donald Trump, në zonën e Zvërnecit, brenda deltës së Vjosës.. Sipas masterplanit të qeverisë për zonën, kjo është vetëm maja e ajsbergut të planeve shkatërruese për këtë ekosistem delikat. Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, gjithashtu brenda Deltës, është tashmë në ndërtim” thuhet në deklaratë.

Organizatat mjedisore përfshijnë në deklaratën e shpërndarë citime të disa prej studiuesve që morën pjesë në Deltën e lumit Vjosa në mbledhjen e të dhënave të disiplinave të ndryshme, që nga studimi i peshqve, gjitarëve, shpendëve, bimësisë, insekteve dhe deri te monitorimi i cilësisë së ujit dhe mikroplastikës.

“Gjetjet tona në vetëm 5 ditë kërkimi janë më të vërtetë të jashtëzakonshme dhe qëndrojnë si një testament i biodiversitetit të pasur të deltës. Ndaj ne po draftojmë një raport gjithëpërfshirës të të dhënave tona dhe i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të njohë rëndësinë ekologjike të kësaj zone delikate dhe ta përfshijë atë në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, në përputhje me standardet e IUCN”, pohoi profesori i shkencave të natyrës në Universitetin e Tiranës, Aleko Miho .

Ndërsa Fritz Shiemer nga Universiteti i Vienës deklaroi se: “Në mes të joshjes së turizmit luksoz, ne duhet të kujtojmë rëndësinë e pakrahasueshme ekologjike të deltës së Vjosës, një thesar unik në të gjithë Europën. Le t’i japim prioritet ruajtjes mbi zhvillimin.”

Një studim i ri tregon siaps organizatave mjedisore që Delta e Vjosës është një nga deltat e pakta të paprekura në Mesdhe. Nga 258 deltat dhe grykëderdhjet e lumenjve të vlerësuara në rajon, vetëm 4% e tyre, siaps studimit, janë në gjendje të mirë.

Studimi thotë se Delta e Vjosës dhe deltat fqinjë të lumenjve Shkumbin dhe Seman në Shqipëri përbëjnë deltat e fundit të mëdha dhe dinamike, të cilat bartin vlerë të pakrahasueshme për të gjithë detin Mesdhe dhe Europën.

Java e Shkencore e Deltës së Vjosës pason ekspedita të ngjashme në pellgun e Vjosës në vitin 2017 dhe dhe 2021, të cilat luajtën sipas organizatave mjedsiore një rol kryesor në nxjerrjen në pah të vlerave ekologjike të Vjosës, duke shmangur projektet hidroenergjetike dhe përfundimisht duke hapur rrugën për mbrojtjen e Vjosës si Parku Kombëtar i Lumit të Egër.

Stradner: BIA dhe Agjencia e Inteligjencës serbe të Mbrojtjes janë të lidhura ngushtë me Rusinë, së fundmi edhe me Kinën

Ekspertja Amerikane e sigurisë Ivana Stradner ka thënë se Serbia do të vazhdojë të prodhojë diktatorë edhe pas presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas saj, siguria në Ballkan do të jetë diskutabile nëse nuk veprohet urgjentisht në shuarjen e dy agjencive që nxitin destabilizim.

“Nuk ka siguri në Ballkan pa çmontuar agjencinë e inteligjencës së Serbisë së bashku me Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes. Lidhjet e tyre me Rusinë (dhe së fundmi me Kinën) po dëmtojnë sigurinë në rajon… dhe shumë shpejt në Evropë”, ka shkruar Stradner në X.

Nëse nuk ndërmerren këta hapa, sipas saj pas Millosheviqit është Vuçiqi dhe pas Vuçiqit do të ketë një tjetër diktator “Kjo do vazhdojë derisa të shpërbëni rrjetin”, ka shtuar ajo.

Sipas Stradner, gjëja e parë që një qeveri e re në Serbi duhet të bëjë një ditë është të çmontojë plotësisht aparatin e mbrapshtë të sigurisë dhe të krijojë një të ri. sn

Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për çështjen e Asociacionit

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz – në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Europës.

Në fjalimin e tij, Kurti bëri thirrje që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës këtë vit. Ai përmendi edhe zotimet e Kosovës që të plotësojë kërkesat që i janë bërë për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

“Që kjo të ndodhë duhet të ndodhin dy gjëra”, tha Kurti, raporton Gazeta Express.

Njëra prej tyre është Asociacioni për komunitetin serb dhe tjetra lejimi i bashkimit civil mes gjinive të njëjta – që nuk ka gjetur përkrahje në Kuvendin e Kosovës deri tani.

Ai tha se për këtë personalisht do ta krijojë shumicën parlamentare, duke i bërë thirrje edhe opozitës.

“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”.

Kurti tha se kjo do të bëhet edhe për shkak që e kërkon që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut derisa kërkesa për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Europës është në proces.

“Ne e bëjmë këtë sepse është një e drejtë, sepse është një e drejtë, sepse është në kushtetutën tonë dhe sepse e dimë që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nxjerrë aktgjykime duke kërkuar që kjo të bëhet. Ne e dimë se ka vende në Këshillin e Europës për një kohë të gjatë që e kanë injoruar gjykatën për këtë. Kosova do të jetë ndryshe. Në këtë mënyrë duam të frymëzojmë të tjerët”, tha Kurti.

Ai foli edhe për minoritetet në Kosovë, duke thënë se do t’i zgjidhë “çështjet e pazgjidhura” me komunitetin serb si prioritet.

“Ne gjithashtu do t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me të cilat ballafaqohen pakicat tona, të drejtat dhe nevojat e tyre, duke përfshirë minoritetin serb të Kosovës, si prioritet. Edhe për këtë, ne po punojmë me anëtarët gjermanë të Bundestagut për të përshkruar nisma të reja dhe të mëdha. Takimet e mia këtu në Berlin për këtë kanë qenë shumë inkurajuese”.

Protesta e radhës përpara Bashkisë së Tiranës do jetë të martën në orën 16:30

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita mbyllën protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës.

Drejtuesit e opozitës thanë se protesta e radhës do mbahet të martën në ora 16:30.

Kjo për shkak se të premten janë Pashkët ortodokse.

 

Po ashtu të martën pasdite do mbahet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak.sn

Këlliçi: Javën tjetër do publikojmë dokumentet që tregojnë lidhjen e bashkisë së Tiranës me vdekjen e Ardit Gjoklajt

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij nga protesta para bashkisë së Tiranës i bëri thirrje drejtësisë të hetojë kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ai shkoi edhe më tej kur paralajmëroi se javën e ardhshme do të publikojë dokumente që provojnë sipas tij, lidhjen e bashkisë së Tiranës me vdekjen e Ardit Gjoklajt në venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë.

“U bë e katërta javë që sjell këtu këshilltarët bashkiakë të opozitës, në orar zyrtar pune, ditën e premte, të cilët kërkojnë të futen në institucionin e Bashkisë së Tiranës për të marrë përgjigje për kërkesat që kanë bërë për fondet e Bashkisë Tiranë. Jemi në një ditë rutinë jave, në një ditë pune dhe ju e shihni mjaft mirë që dera e Bashkisë Tiranë është e mbyllur, është e lidhur me zinxhirë… Ku keni parë ju një bashki tjetër në botë që nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në institucion për të marrë informacion? Ku keni parë ju një drejtësi, e cila javën e kaluar u paralajmërua nga ky shesh që kryetari i bashkisë dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Eron Veliaj, me datë 25 prill, që ishte dita e djeshme, do të udhëtonte drejt Holandës për të takuar bashkëpunëtorët e tij në inceneratorin e Tiranës. Dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme? Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës me një arrogancë të pashoq, postoi vetë nga Holanda, duke i bërë karshillëk gjith qytetarëve, opozitës dhe institucioneve të reja të drejtësisë“, tha Këlliçi.

I bëj thirrje SPAK-ut me të gjithë dokumentet që kemi dorëzuar deri tani me të gjithë materialet dhe provat e pakundërshtueshme që provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës, në aferen e dherave dhe në aferën e 5D, të zbatojë ligjin, të marrë të pandehur dhe të çojë para drejtësisë, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Nëse mendojnë se ne do të ndalojmë, nëse mendojnë se ne do të tërhiqemi e kanë gabim. Do na këni këtu çdo janë në mënyrë permanente deri sa drejtësia të veprojë pa regji. Sot jemi në ditën e 115 që kryetari i opozitës, Sali Berisha, mbahet në arrest shtëpie pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë. Ndërkohë një hajdut si Erion Veliaj, i cili është kapur në flagrancë me gjithë shtabin e tij elektoral të 14 majit, ai sot duhej të ishte para drejtësisë e prapa hekurave. Unë i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve. Ajo çka keni përjetuar në 14 majin e kaluar, shantazhi, presioni, dhuna që është ushtruar ndaj kujtdo që ka menduar ndryshe dhe ka kërkuar të votojë për ndryshimin do të shpaguhet.

Ne nuk tërhiqemi për të çuar para drejtësisë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës. Këtë nuk e thotë opozita. Këtë e ka thënë ish-numri 2 i qeverisë, ish-numri 2 i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Erion Veliajn si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës.

Sot ne jemi i vetmi shtet që kemi një kryebashkiak të kapur në flagrancë ne vjedhje dhe me duart në xhepat e qytetarëve dhe askush nuk mban përgjegjësi. Treçereku i kabinetit, një pjesë e kryebashkiakëve, deputetë, sot ndodhen në burg dhe Edi Rama vazhdon tallet e me qytetarët dhe thotë nuk di asgjë kush ka ngrënë dardha dhe mollë prapa kurrizit.

Javën tjetër do të bëjmë publike dokumentet të reja që tregojnë lidhjet e Bashkisë së Tiranës me vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj. Kemi dhënë premtimin tashmë prej 8 vitesh që Ardit Gjoklajn nuk e harrojmë dhe këtë premtim do ta mbajmë …”.

Këlliçi kishte edhe një apel për efektivët e policisë bashkiake dhe ata të Policisë së Shtetit:

“Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestoni hajdutët në bashki. I nderuar drejtues i Policisë së Shtetit që po flet me mikrofon. Merr masa që të arrestosh një hajdut që ka vjedhur 30 milionë euro nga taksat tuaja. Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit, efektivë të Policisë Bashkiake, askush nga protestuesit nuk ka asgjë me ju, përkundrazi jeni dëshmitarë se si jeni përdorur ndër vite për t’i shërbyer biznesit personal të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Jeni ju që jeni detyruar të rrini natën e të ndaloni pleqtë që sheshin një tufë majdanoz në rrugët e këtij qyteti për t’i shërbyer biznesit privat të drejtorit të Policisë së Tiranës, Ermal Kapllanaj”.bw

Protesta- Budina: Nuk ka ambasadë të na pengojë, se ne e dimë ç’heqim prej mafiozëve shqiptarë!

Nis protesta te bashkia- Kalaja: Kemi leje deri në orën 20:00, do rrimë gjatë

11:14, 26/04/2024

Ka nisur protesta qytetare përballë Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt.

Organizatorja Adriana Kalaja konfirmoi për SYRI TV se protesta ka leje deri në orën 20:00.

Ajo tha se sot do rrinë më gjatë dhe do të kërkojnë largimin e Veliajt.

Protesta- Budina: Nuk ka ambasadë të na pengojë, se ne e dimë ç’heqim prej mafiozëve shqiptarë!

“Dua që në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit t’ju falënderoj për këtë qëndresë heroike.” Këto ishin fjalët me të cilat  u shpreh sot, regjisori Edmond Budina, në nisje të fjalës së tij në protestën qytetare përpara bashkisë së Tiranës, ku po bëhet thirrje për largimin e kryebashkiakut të korruptuar Erion Veliaj.

“Shikojeni të dashur miq, këtu përballë ne kemi folenë e grenzave, folenë e mafiozëve, e hajdutëve që na vjedhin paratë tona prandaj ne jemi këtu për t’u treguar që e kemi me folenë e tyre të grenxave, me folenë, – theksoi Budina. – “I keni parë dhe të gjithë jeni dëshmitarë sesi dhe opinioni publik botëror po i nxjerr lakrat, po i nxjerr llumin këtij shteti mafioz, të lidhur me bandat, prandaj ne qytetarë duhet të revoltohemi dhe nuk ka gjë që na ndal derisa ta largojmë këtë bandë mafioze, këtë bandë kriminelësh dhe nuk ka opinion ambasadash që të na pengojë. Jemi ne që e vuajmë në kurriz. Nuk janë ata që që e vuajnë në kurriz atë ç’ka heqim prej mafiozëve shqiptarë.”

Malkaj: Erion Veliaj zhduku edhe malin e Dajtit! Fshati digjet e k*rva krihet

Aktori Mehdi Malkaj gjatë fjalës së tij në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, iu kujtoi qytetarëve se si Erion Veliaj dhe kjo qeveri, zhdukën malin e Dajtit, për të cilën arktitekti italian që e krijoi, krenohej aq shumë.

”Zonja dhe zotërinj, Teatri është tempull, në Teatër futen gjithë njerëzit pa dalllim feje, krahine, ideje, ai është një pasqyrë e madhe ku të gjithë tregojnë veten, dhe këta udhëheqësat tanë panë veten aty, panë se çfarë plehrash janë, çfarë ndyrësirash janë dhe thanë ta heqim këtë… se ky na bën hatanë!!”, u shpreh Malkaj.

Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur që e shpartalloi ky krimineli, ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet më të bukura të Europës sepse ka mal.

Më gjeni ku është mali?

Ktheni kokën… shikoni.

E zhdukën Dajtin.

E zhduku Dajtin ky plehra, nuk ekziston më Dajti.

Zonja dhe zotërinj, mua më pëlqejnë shprehjet popullore dhe i përdor herë pas here, fjala vjen ”fshati digjet e k*rva krihet”, se kush është kjo e fundit, e gjeni juve.

Zonja dhe zotërinj, Teatri është tempull, në Teatër futen gjithë njerëzit pa dalllim feje, krahine, ideje, ai është një pasqyrë e madhe ku të gjithë tregojnë veten, dhe këta udhëheqësat tanë panë veten aty, panë se çfarë plehrash janë, çfarë ndyrësirash janë dhe thanë ta heqim këtë… se ky na bën hatanë!!

Blushi, thirrje policëve: Edhe ju jeni të vjedhur nga Veliaj, mos u përdorni kundër popullit! Hapni rrugën!

Nga fjala e Tedi Blushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PL, në proetstën para bashkisë së Tiranë.

“Jemi këtu prej katër javësh për të protestuar ndaj nj kryetari bashkie që ka thyer çdo rekord në krim, vjedhje, dhunim të drejtave të qytetarëve të Tiranës.

Koha e fjalëve ka mbaruar sepse siç e shikoni, nuk është më bashkia e Tiranës po një burg i madh i rrethuar nga Policia.

Kam një thirrje për policët e ndershëm në këtë protestë, të vjedhur si këta qytetarë, që merrni një pagë skandaloze, edhe në xhepat tuaja Veliaj ka futur duart çdo ditë.

Ashtu si edhe populli, edhe ju policë me apo pa uniformë, jeni të vjedhur njësoj si ne. Mos u përdorni për t’u përballur me popullin! Nuk ka regjim që të ndalë popullin të kërkojë drejtësi.”

Tym dhe flakë- Tensione përpara bashkisë, policia nuk lejon sërish këshilltarët e opozitës të futen brenda

Sërish tensione përpara Bashkisë së Tiranës.

Policia e Shtetit nuk ka lejuar këshilltarët e opozitës që të futen brenda.

Në drejtim të godinës janë hedhur tymuese dhe shashka.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt dhe arrestimin e tij për aferat korruptive.

Balliu: Nuk ka diskutim që shefi i organizatës 5D është Erion Veliaj, turp që sot ai është i lirë

Gjatë protestës së mbajtur sot përpara Bashkisë së Tiranës ka folur edhe Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu.

Ai iu kujtoi dhe njëherë qytetarëve që misioni i nisur nuk është politik por një mision për drejtësi të vërtetë.

“Nuk ka asnjë diskutim që shefi i organizatës 5D është Erion Veliaj. Dhe është një turp që sot ai është i lirë, ndërkohë që arrestohen të rinj dhe të reja që denoncojnë korrupsionin e kryehajdutit të Tiranës”, u shpreh Balliu.

Sot vazhdon një mision i nisur jo për çështje politike, por një mision i nisur për një drejtësi të vertëtë, sepse thelbi dhe problem i gjithë çështjeve në Shqipëri sot është mungesa e drejtësisë.

Shikoni pak që sot drejtësia refuzon që t’i hetojë këta hajdutë në këtë bashki si një organizatë kriminale.

Ndërkohë që këta ishin më të organizuar se Ndrangheta, më të organizuar se çdo mafia tjetër që ka qenë në Shqipëri, pse?!

Sepse në krye të tyre ishte dhe qëndron, ai që është kryehajduti i Tiranës , Erion Veliaj.

Nuk ka asnjë diskutim që shefi i organizatës 5D, është Erion Veliaj.

Dhe është një turp që sot ai është i lirë, ndërkohë që arrestohen të rinj dhe të reja që denoncojnë korrupsionin e kryehajdutit të Tiranës.

Të nderuar miq dhe efektivë policie, që sot ndodheni aty, pyeteni pak veten: A jeni në krahun e duhur të kësaj çështjeje?

A nuk jeni ju ata që u vodhët me uniforma 500 euro kapelja nga këta?

A  nuk jeni ju ata që keni sot, rrogën më të ulët në rajon sepse lekët i fut në xhep, Erion Veliaj?

Kalaja: Asnjë aksion nuk ka vlerë pa lirimin e kreut të opozitës, Sali Berisha

Adriana Kalaja ka denoncuar në protestën e sotme qytetare përpara Bashkisë së Tiranës skandalet permanente të qeverisë, teksa shprehet se SPAK po amniston kriminelët, duke e konsideruar atë më të rrezikshëm se vetë krimi.

Përpara qytetarëve, Kalaja tha se aksioni opozitar nuk ka vlerë pa lirimin e kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet padrejtësisht në arrest shtëpie.

“Me dhimbje shoh sot sërish Policinë e Shtetit të kthyer në polici të pushtetit. Me dhimbje shoh sot që nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit tek shikon hekurat, zinxhirët e mbyllur të dyerve të Bashkisë së Tiranës. Këto nuk janë dyert e shtëpisë së Erion Veliajt, as mamit të tij që ka bërë dasmën. Kjo është shtëpia e bashkisë së qytetarëve të Tiranës që paguajnë për administrimin e taksave dhe mbarëvajtjen e Tiranës.

Ku është baza ligjore zoti Rrumbullaku dhe zoti Vocaj që ju në mes të ditës, në orarin zyrtar të punës pengoni këshilltarët të futen në godinën e Bashkisë dhe të ushtrojnë detyrën, jo të zgjedhur nga Erion Veliaj dhe Edi Rama?

SPAK-u duke amnistuar vrasësit, kriminelët, të korruptuarit është më i rrezikshëm se vetë krimi.”

Erion Veliaj mbyll derën me zinxhirë për opozitën, godina blindohet me forca të shumta policore

Forca të shumta policie kanë blinduar godinën e Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, Erion Veliaj ka vendosur edhe zinxhirë në derën kryesore të këtij institucioni.

Këshilltarët e opozitës insistuan që të futen brenda godinës.

 

 

Por në shkelje të ligjit, policia nuk ka lejuar hyrjen e tyre brenda.

Këshilltarët e opozitës thanë se mbyllja me ‘zinxhirët e korrupsionit’ e godinës është një shkelje skandaloze e ligjit.

Qytetarë të shumtë kanë rrethuar Bashkinë e Tiranës dhe po kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt.

Blushi sfidon policinë: Ngre flamurin kuqezi mbi kokat e tyre

Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sfiduar policinë që po mbron me dorë të hekurt godinën e Bashkisë së Tiranës.

Me një flamur kuqezi në dorë, Blushi u nis të futej brenda godinës së mbyllur me zinxhirë.

Blushi arriti të ngrejë flamurin kuqezi mbi kokat e tyre.

Ndërkohë qytetarë të shumtë po tentojnë që të thyejnë rrethimin.

Opozita kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt dhe thotë se protesta e tyre nuk do ndalet.

Këlliçi: Javën tjetër do publikojmë dokumentet që e lidhin Bashkinë e Tiranës me vrasjen e Ardit Gjoklajt

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi i ka bërë thirrje policisë që të arrestojë Erion Velinë. Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës ai kërkoi hetim për vjedhjet që ka bërë Kryebashkiaku i Tiranës

Belind Këlliçi: Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestoni hajdutët në bashki. I nderuar drejtues i Policisë së Shtetit që po flet me mikrofon. Merr masa që të arrestosh një hajdut që ka vjedhur 30 milionë euro nga taksat tuaja.

Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit, efektivë të Policisë Bashkiake, askush nga protestuesit nuk ka asgjë me ju, përkundrazi jeni dëshmitarë se si jeni përdorur ndër vite për t’i shërbyer biznesit personal të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Jeni ju që jeni detyruar të rrini natën e të ndaloni pleqtë që sheshin një tufë majdanoz në rrugët e këtij qyteti për t’i shërbyer biznesit privat të drejtorit të Policisë së Tiranës, Ermal Kapllanaj.

U bë e katërta javë që sjell këtu këshilltarët bashkiakë të opozitës, në orar zyrtar pune, ditën e premte, të cilët kërkojnë të futen në institucionin e Bashkisë së Tiranës për të marrë përgjigje për kërkesat që kanë bërë për fondet e Bashkisë Tiranë. Jemi në një ditë rutinë jave, në një ditë pune dhe ju e shihni mjaft mirë që dera e Bashkisë Tiranë është e mbyllur, është e lidhur me zinxhirë….

Ku keni parë ju një bashki tjetër në botë që nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në institucion për të marrë informacion? Ku keni parë ju një drejtësi, e cila javën e kaluar u paralajmërua nga ky shesh që kryetari i bashkisë dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Eron Veliaj, me datë 25 prill, që ishte dita e djeshme, do të udhëtonte drejt Holandës për të takuar bashkëpunëtorët e tij në inceneratorin e Tiranës. Dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme? Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës me një arrogancë të pashoq, postoi vetë nga Holanda, duke i bërë karshillëk gjith qytetarëve, opozitës dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

I bëj thirrje SPAK-ut me të gjithë dokumentet që kemi dorëzuar deri tani  me të gjithë materialet dhe provat e pakundërshtueshme që provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës, në aferen e dherave dhe në aferën e 5D, të zbatojë ligjin, të marrë të pandehur dhe të çojë para drejtësisë, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Nëse mendojnë se ne do të ndalojmë, nëse mendojnë se ne do të tërhiqemi e kanë gabim. Do na këni këtu çdo janë në mënyrë permanente deri sa drejtësia të veprojë pa regji. Sot jemi në ditën e 115 që kryetari i opozitës, Sali Berisha, mbahet në arrest shtëpie pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë. Ndërkohë një hajdut si Erion Veliaj, i cili është kapur në flagrancë me gjithë shtabin e tij elektoral të 14 majit, ai sot duhej të ishte para drejtësisë e prapa hekurave. Unë i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve. Ajo çka keni përjetuar në 14 majin e kaluar, shantazhi, presioni, dhuna që është ushtruar ndaj kujtdo që ka menduar ndryshe dhe ka kërkuar të votojë për ndryshimin do të shpaguhet.

Ne nuk tërhiqemi për të çuar para drejtësisë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës. Këtë nuk e thotë opozita. Këtë e ka thënë ish-numri 2 i qeverisë, ish-numri 2 i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Erion Veliajn si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës. 

Sot ne jemi i vetmi shtet që kemi një kryebashkiak të kapur në flagrancë ne vjedhje dhe me duart në xhepat e qytetarëve dhe askush nuk mban përgjegjësi. Treçereku i kabinetit, një pjesë e kryebashkiakëve, deputetë, sot ndodhen në burg dhe Edi Rama vazhdon tallet e me qytetarët dhe thotë nuk di asgjë kush ka ngrënë dardha dhe mollë prapa kurrizit.

Javën tjetër do të bëjmë publike dokumentet të reja që tregojnë lidhjet e Bashkisë së Tiranës me vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj. Kemi dhënë premtimin tashmë prej 8 vitesh që Ardit Gjoklajn nuk e harrojmë dhe këtë premtim do ta mbajmë …

Budina: Rama-Veliaj nuk ikin vetë, ti tërheqim zvarrë. Të bllokojmë rrugë, SPAK mbron mafiozët

Regjizori Edmond Budina duke marrë fjalën në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se nuk është kundër drejtësisë, por kur drejtësia bën padrejtësi, tëherë ne nuk mund të rrimë pa reaguar.

Duke e cilësuar arrestin për Berishën si të burgosur politik, Budina tha se duhet reagim i fortë.

“Si mendoni ju se Edi Rama apo Erion Veliaj do të dorëhiqen? Jo ore jo, ne duhet ti shkulim ato, madje edhe ti marrim zvarrë po të jetë e nevojshme.

Nesër është dita e sulmit kundër hajdutëve, kundër atyre që mbështesin këtë mafia që është instaluar në Shqipëri.

Ne nuk dalim në shesh për Sali Berishën, por dalim për të drejtat tona që na i vjedhin, që na masakrojnë”, tha Budina.

Ai tha se SPAK fle, mbron mafiozët Edi Rama dhe Erion Veliaj, ndaj edhe ne jemi kundër tyre, kundër këtij sistemi drejtësie.

“Edhe mosbindja civile nuk është thjesht të dalim ne këtu, të kryejmë veprime konkrete. Të organizojmë revolt, ku të gjithë tregëtarët të ulin qepenat, të bllokojmë rrugët me makina. Me fjalime këta nuk rrëzohen”, tha Budina. sn

UGSHPD: RAMA ME “TURR” NË DIASPORË DHE ME AKADEMI POLITIKE (PROGRESISTËT NDËRKOMBËTARË ME PARATË E SHQIPTARËVE)

I nderuar Kryeministër i Shqipërisë Edvin Rama,

Prej nga do t’ia fillonit ju me rienergjizimin e diasporës shqiptare, do të ishte një pyetje e parë prej UGSHPD-së?
Nga mënyra e renditjes së vendqëndrimeve tuaja të ardhshme si; Athinë, Milano, Londër dhe Mynih (në qoftë se nuk janë takime nga distanca, zoom online), vërejmë se ky rrugëtim i cunguar i hartës tuaj “globaliste apo gjithëpërfshirëse” flet shumë për strategjinë e zgjedhur politike dhe e shpjegon atë disi se përse ende nuk keni parashikuar edhe një ndalesë si SHBA-ja. Mbase mund të jetë edhe një surprizë, por përpara se të jetë një e tillë strategjia dhe trajta ideologjike e juaj për arritur pas 2025 -ës edhe vitin 2030-të me atë korrupsion dhe skandale që shihet qeverisja juaj duket si një tentativë naive. Dëshira të tilla pushtetmbajtëse mund të mbahen vetëm me dhunë dhe kjo shpreh vetëm bindjen tuaj dhe jo respektimin e ligjeve dhe rregullat në demokraci. Kjo do t’ju bënte një diktator dhe nuk besojmë se populli shqiptar diaspora do ta pranonin atë përmes votës e tyre, veç se do të ishin të mashtruar dhe sy errët prej propagandës që ju investoni.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës me shtrirje në Europë dhe SHBA  formuar që prej vitit 2021 e ka ndjekur me vëmendje qeverisjen tuaj. Periudha e mandatit të fundit me gafa dhe skandale të pafundme tregon për një dekadencë, një fermentim prej korrupsionit dhe përvetësimeve në një shkallë të atillë që të bën të dyshosh se mund ta prodhojë ndryshimin. Megjithatë pas dhjetë vitesh juve vazhdoni të keni kuraje dhe të udhëhiqni përsëri shqiptarët. 
Rienergjizimi që ju pretendoni tashmë edhe jashtë Shqipërisë duket paska vënë fillimisht “panele diellore” dhe “mulli-ere” vetëm në Evropë pasi “kabllo juaj ideologjike” përtej Atlantikut kushton shumë para për t’u bërë edhe më i famshëm. Ai është i shtrenjtë edhe si çmim edhe si sukses sepse që në nisje është një mendim i mbrapshtë. I mbrapshtë moralisht dhe po aq edhe i pafytyrë sepse juve dhe modeli i një shteti që  nuk mund t’i shitet diasporës në perëndim dhe SHBA. As leksion demokracie, dhe as të mund t’u flasësh dhe japësh shqiptarëve ide të iniciativës private duke i treguar ato si shembuj personal suksesi sepse qeverisja e juaj i ka përzënë duke ua bërë jetën të vështirë ashtu edhe sikurse nuk mund t’u dalësh në mbrojtje lirive dhe të drejtave të njeriut e mediave dhe shtypit të lirë. 
Pavarësisht se gjeneratorët tuaj nostalgjikë të së majtës dhe ata më të moderuarit prej globalizmit dhe shoqërisë së hapur sorosiane gjatë tre mandateve në pushtet po e ushqejnë propagandën, juve dhe qeverisja juaj po provoni se jeni një katastrofë dhe degradim vlerash. Strategjia juaj e riciklimit dhe rienergjizimit për të fituar 2025-ën si dhe mandatet në vazhdim është e mangët sepse korrupsioni që ju ka ekspozuar çdo qelizë të parti-shtetit nuk ju jep më besimin shqiptarëve. Të shndërroheni nga artist në politikan dhe prej këtu të ktheheni përmes Akademisë Politike dhe Modulet Ideologjike në një mendimtar dhe filozof, për hir të lirisë së ideve kjo ëndërr dhe përpjekje ju realizoftë, por jo me paratë e shqiptarëve nuk mundet të vazhdojë ky mashtrim dhe ky eksperiment.
Piedestali i ngritur me korrupsion dhe përvetësim ekonomik tregon se keni mbetur në nivelet më mediokre të historisë së shkuar komuniste të Shqipërisë të cilën e ringjallni herë pas here dhe shtetin e drejtoni si dikur Partia e Punës edhe pse Shqipëria prej kohësh ka anëtarësitë në Këshillin e Europës dhe në NATO dhe ku më e bukura është se në to nuk është parë asnjë pjesë e kontributit tuaj personal.
Ashtu siç ju kapët Bashkinë e Tiranës dhe ndërtuat skemën e grabitjes së pushtetit vendor, po ashtu kapët Partinë Socialiste dhe e kthyet drejtimin e saj nga një grusht njerëzish të zellshëm për t’u quajtur elitë dhe të ç’ngjyrosur me vesin e vjedhjes që Rilindja Socialiste. Fatkeqësia e përzierjes me politikën tuaj ka marrë në qafë figura të së majtës të pas viteve ’90-të si edhe të aleancave që juve lehtësisht i keni blerë duke i bërë bashkëfajtorë për ta minuar demokracinë dhe pluralizmin në emër të ngritjes së një shteti autoritar.
Nga leximi i renditjes Athinë, Milano, Londër dhe Mynih, vërejmë se harta juaj globaliste dhe gjithëpërfshirëse nuk e përmban SHBA-në dhe kjo ndjehet që në krye diskriminuese. Shqiptaro-Amerikanët të vendosur në SHBA që prej viteve 1880 janë sot jo thjeshtë për qindra mijë bashkatdhetarë dhe bashkëkombës, shtetas amerikanë që e duan atdheun e tyre dhe ruajnë lidhjet me vendlindjen e të parëve ndjehen të lirë dhe e shprehin me krenari shprehin identitetin e tyre shqiptarë. Ata fillojnë prej arbëreshëve, shqiptarëve në trojet e tyre në  Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Çamëri dhe që prej  gati 150 vitesh janë shembulli i atdhedashurisë, frymëzimi i Shqipërisë së pavarur dhe unitetit, i zgjedhjes së aleatit të duhur të cilin ju  keni marrë përsipër ta shkatërroni.
Është e vështirë t’ju drejtojmë një pyetësor për ta përshkruar juve vetë rrugën tuaj politike fatkeqësisht jo shqiptare sepse i mungoni parlamentit për t’u ballafaquar. Mazhoranca në vijë partiake vendos ato që juve kërkoni dhe një nga komisionet hetimore për dezinformimin që juve së fundi propozuat, bashkë me dy të tjerët që bllokohen sepse janë thirrur nga opozita e kanë bërë rilindjen socialiste në parlament si “kare-oke” të hiteve të kryeministrit, një klub ku zhyten në borxh dhe shpërdorohen paratë e shqiptarëve. Kështu juve po e kërkoni që edhe drejtësia të kthehet në shërbimin tuaj pikërisht për ta vrarë pluralizmin dhe dëshpëruar popullin shqiptar.
A është kjo strategji e juaja një rritje e influencës ndërkombëtare apo izolim i Shqipërisë që juve të sundoni më 2025 dhe përtej?
Turi juaj “Krenar për Shqipërinë” duket një mashtrim i madh. Mes shumë pyetjeve; – Athinës juve do t’ju tregoni vlerën e dhunimit të votës dhe burgosjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë, apo do të falenderoni qindra mijë emigrantët që ndihmojnë ekonomikisht prindërit pensionistë? – Milano do të jetë pasarelë e modës, apo shkëmbim përvoje se si kampet e refugjatëve mund të shndërrohen në biznes të ligjshëm ku qeveria përfiton miliona euro dhe ndjenja humaniste shitet si larja e një borxhi të vjetër? Po Londra, jashtë Bashkimit Europian për shkak të krizave që shkakton emigracioni i paligjshëm çfarë eksperience do të marrë prej pushtetit tuaj? Kur të vijë rradha e Munihut me siguri që Shqipëria e Kampionatit Europian të Futbollit do të shitet si sukses i juaj, por të mos harroni se Samiti i Berlinit e mbylli idenë e “Ballkanit të Hapur”
 
Diaspora shqiptare jeton një krizë të madhe sepse skema juaj e ngritjes së qindra  “Ambasadorëve të Kombit” (me VKM # 339 06.06.2018)është një Certifikatë e përzgjedhur nga kriteret tuaja dhe firmosur personalisht prej jush është ndikimi për t’i marrë atyre votën ose për t’i zhgënjyer. Në të rastet rezultati llogaritet si fitore.
 
Por përpara se të shkojmë kaq larg me analizën ja vlen të ndalemi “Akademia Politike”, propaganda  po e shpalos atë ngadalë ashtu sikurse edhe turi juaj “Krenar për Shqipërinë”. Krahasimi tregon deformimin e demokracisë në Shqipëri, rikthimi i partisë-shtet ju bën juve jo vetëm autokrat, por edhe një diktator të ngjashëm me të shumtët e shekullit të kaluar dhe të këtij të riut që bota po e provon.

Nga një shënim i ditëve të fundit ATSH 20 Prill nënvizon; Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, i bëri apel sot të gjithë të interesuarve, të bëhen pjesë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste.

 Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se “255 aplikime deri tani. Ka ende kohë për të aplikuar, ndërkohë që kemi marrë edhe disponimin e disa lektorëve të shkëlqyer ndërkombëtarë”.

“…Partia Socialiste ka hapur më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike të saj. Në kuadrin e Rienergjizimit të partisë, pritet të regjistrohen në këtë akademi të rinjtë që duan të mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste, por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Edhe për këto shqiptarët do të paguajnë?

Shikoni përmasat e propagandës dhe nivelin e korrupsionit që ka rënë vendi. 
Jeni kthyer në paranojat e ish diktatorit Hoxha i cili shkruante dikur kujtime për internacionalizmën, proletariatin, marksizëm-leninizëm, luftën e klasave, ushtrinë, bujqësinë, rininë, gruan, etj. nënsiglën  Shpati,  por herë të tjera ai shkroi me dhjetra vëllime e vepra studimore në krye të vijës ideologjike me nënshkrimin Tarasi, ku rrëfeu se si miqtë e afërt ju kthyen në armiq dhe ai i hoqi qafe një e nga një brenda vendit sikurse ju kundërvu revizionizmit dhe imperializmit duke u izoluar dhe rrethuar me bunkerë për vete dhe besnikët e tij fatkeqësisht rrënoi gjithë popullin.
Ndaj të urojmë o kryeministër i tre mandateve që ta vazhdosh rrugën e shkrimeve ideologjike, akademinë politike dhe frymën progresiste me të gjitha modulet. Ta shijoni krijimtarinë e lirë të ideve, të kini edhe simpatizantët tuaj kudo. Krijoni sa më shumë me paratë dhe djersën tuaj, por jo nga ajo zyrë shteti dhe me paratë e shqiptarëve.

25 Prill, 2024

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bashkëpilotuar një aeroplan Eurofighter në Gjermaninë veriore, mes tensioneve të rritura me Rusinë.

Në një prononcim për media pas fluturimit, Stoltenberg tha se ishte i impresionuar nga aftësitë e Forcave Ajrore Gjermane dhe Bazës Ajrore Laage në Rostock të Gjermanisë së Veriut.

“Baza Ajrore Laage është e rëndësishme për Gjermaninë, është mbresëlënëse jo vetëm sepse trajnon kaq shumë pilotë gjermanë, por është e rëndësishme edhe për NATO-n sepse këtu trajnohen pilotët më të mirë në botë”, tha Stoltenberg.

Gjithashtu, shefi i NATO-s theksoi se gjatë fluturimit të tij ka vëzhguar stërvitjet e ndryshme të aeroplanëve luftarak dhe vlerëson mbështetjen e tyre për aktivitetet e policisë ajrore të NATO-s, shkruan AA, përcjell Telegrafi.

Pas aktivitetit, Stoltenberg falënderoi shefin e Forcave Ajrore Gjermane, gjeneralin Ingo Gerhartz dhe personelin e tij ushtarak, për shërbimin e tyre dhe kontributin në misioniet e aleancës.

“Unë do të doja t’ju falënderoja për atë që bëni për Ukrainën, sepse Gjermania është një nga vendet evropiane që ofron mbështetjen më të madhe për Ukrainën dhe tani po ofron edhe sistemin Patriot”, tha shefi i NATO-s.

“Dhe me sa e di, ju aktualisht edhe po trajnoni personelin për përdorimin e sistemit Patriot, gjë që tregon se forcat gjermane po kontribuojnë në mënyra të ndryshme në NATO”, shtoi ai. sn

Teliti thirrje qytetarëve: Të na bashkohen në tubim, jo për opozitën, por për të mbrojtur interesat e tyre

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i ftuar në ‘Panorama TV’, u ka bërë tirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës dhe Aleancës për Teatrin para bashkisë së Tiranës, ditën e nesërme.

Teliti u shpreh se protesta duhet të zhvillohet në të gjithë vendin dhe se njerëzit e strukturat lokale duhet të reagojnë.

Ai theksoi se qytetarët duhet të bashkohen në tubim, jo për opozitën, por për të mbrojtur interesat e tyre.

“Të na bashkohen nesër në orën 10 për interesin e vet jo të opozitës. Unë besoj se Tirana meriton më shumë, më e mirë seç është sot dhe kjo do ishte bërë nëse të gjitha burimet financiare do ishin investuar siç duhet”, tha ai

Teliti: Protesta duhet të kishte në të gjitha bashkitë në vend. Strukturat lokale dhe njerëzit duhet të reagojnë. Konstatojmë se në këto ditë që janë nevrikosur metë drejtë profesionistët e lirë, dhe po reagojnë sot që i ka ardhur fatura. Duhet të jetë ata që ta shtyjnë shoqërinë. Janë shtresa që kanë mundësinë që të ngrenë zërin dhe të krijojnë frymë, e politikë.

I bej thirrje qytetarëve të mos reagojnë vetëm kur vjen problematika në shtëpi. I bej thirrje të na bashkohen nesër! 8 tendera për ujësjellësin kanë shkuar për 5D. Sot vijojnë kostot e depozitave, pompave, nuk ka ujë 24 orë. Qyteti është ndotur, problematika me parkimet dhe transportin urban skandaloz.

Të na bashkohen nesër në orën 10 për interesin e vet jo të opozitës. Unë besoj se Tirana meriton më shumë, më e mirë seç është sot dhe kjo do ishte bërë nëse të gjitha burimet financiare do ishin investuar siç duhet.

SPAK rrëzoi Olsi Ramën/ Reagon Bardhi: Edi Rama nuk mund të fshihet më, duhet të japë shpjegime

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë.

Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, më datë 17 prill, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama. Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë.

Lidhur me këtë vendim të SPAK ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, që ka kërkuar që Edi Rama të shpjegojë çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain e tij Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet me targa AA 653 DM, në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama nuk mund të fshihet më! Pretendimi i tij se nuk jep shpjegime në Kuvend, sepse kërkuesi i interpelancës është kallëzuar në SPAK, është rrëzuar më 17 Prill.

Nuk ka ndodhur kurrë të kem bërë denoncim të pabazuar në të dhëna konkrete, fakte konkrete apo dokumente zyrtare. Prandaj, pasi u fsheh pas Olsit për 1 muaj, fitoi kohë për të gjetur alibi e gënjeshtra, sot Edi Rama ka detyrimin të shpjegojë çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain e tij Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet me targa AA 653 DM, në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë?

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj ripërsëris kërkesën për heqjen e pezullimit ndaj procedimit penal nr. 335/1-2016. SPAK duhet të na provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova janë aty, duhet vetëm të hiqet pluhuri që ka zënë atë dosje të lënë në harresë. Kaq duhet dhe më pas zotimi i Edit të vogël, “ose unë ose ai në burg”, merr përgjigje vetiu!/sn


Send this to a friend