VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vuçiç: Rama më uroi për fitoren pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

By | October 10, 2015
blank

Komentet

blank

Kosova, portë e hapur për diplomacinë ruse

Në fotografi nga e majta ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, në mes ish-kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi si dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov. 7 nëntor 2005.

Shkëlqim Hysenaj

Në 16 vjetët e fundit Rusia ka pasur një prezencë të madhe diplomatike në Kosovë.

Hulumtuesit thonë se nga viti 2005 kur u hap Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, dhjetëra diplomatë rusë kanë qenë me mision në Prishtinë.

Lulzim Peci, ish-diplomat kosovar, tani drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), thotë se Zyra Ruse kohëve të fundit ka qenë ndër misionet më të mëdha diplomatike në Kosovë.

“Me sa di unë, në këtë zyre mbi dhjetë diplomatë kanë qenë në kohën e fundit që për numrin e diplomatëve, ndoshta pas SHBA-së, ndoshta ka qenë një mision me më së shumti diplomatë”, thotë Peci.

Kur u hap Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë?

Rusia formalizoi praninë e saj diplomatike në Kosovë në vitin 2005, kur asokohe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, mori pjesë në hapjen solemne të kësaj zyre në Prishtinë.

Asokohe Kosova administrohej nga Administrata e Kombeve të Bashkuara dhe kryeadministrator ishte Soren Jessen-Petersen, i cili së bashku me kryeministrin Bajram Kosumi morën pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrës ruse.

Pjesëmarrja e Kosumit në këtë aktivitet, të paktën publikisht, njihet si vizita e vetme e një zyrtari të Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë.

Në këto 16 vjet, sa funksionon Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, ka ushtruar aktivitete kryesisht të heshtura.

Edhe pse viteve të fundit, sipas organizatave të shoqërisë civile, ka pasur deri mbi dhjetë diplomatë, veprimtaria e kësaj zyre është shfaqur fare pak në publik.

Krejt çfarë gjendet në internet për aktivitetet e saj janë fotografi të takimeve me zyrtarë të misioneve ndërkombëtare si EULEX-i dhe UNMIK-u.

Vëmendja te Zyra Ndërlidhëse Ruse u kthye më 22 tetor kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi për shpalljen persona “non-grata” të dy diplomatëve rusë që punonin për këtë zyre.

Për ta kishte informacione se kanë “cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës”.

Pas dëbimit të dy diplomatëve rusë nga Kosova, Radio Evropa e Lirë ka shprehur interesim që të flasë me zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë.

Në një komunikim përmes telefonit, Radios Evropa e Lirë i është thënë që pyetjet eventuale të dërgohen përmes postës elektronike dhe është thënë se do të kthehet një përgjigje.

Por, pavarësisht kësaj, kjo zyre nuk është përgjigjur më në asnjë nga kërkesat e REL-it.

Si funksionon Zyra Ruse?

Nga viti 2005 Zyra Ndërlidhëse Ruse funksionon nën ombrellën e një akreditimi pranë misionit të UNMIK-ut që bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pjesëtarët e zyrave ndërlidhëse nuk i nënshtrohen asnjë regjimi të vizave dhe kanë të drejtë të hyrjes dhe qëndrimit në Kosovë. Ata pajisen me dokumente speciale nga OKB-ja dhe kanë të drejtë të hyjnë dhe të dalin nga territori i Kosovës sa herë që duan.

Përpos imuniteteve të tjera të përcaktuara me këtë rregullore, stafi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka imunitet të plotë “nga juridiksioni penal, civil dhe administrativ vendor”.

Përveç stafit që ka imunitet, edhe ambientet e Zyrave Ndërlidhëse janë të paprekshme.

Sipas rregullores, objekti dhe asetet e Zyrës Ndërlidhëse janë imune ndaj bastisjeve, urdhrave të institucioneve lokale, sekuestrimi dhe çdo formë ndërhyrjeje, qoftë me veprim ekzekutiv, administrativ, gjyqësor apo legjislativ.

Për mënyrën e funksionimit të kësaj zyre, Radio Evropa e Lirë ka provuar që të marrë disa përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur këtë ministri nëse ka pasur ndonjë komunikim me këtë zyre dhe se çfarë aktivitetesh i lejohen në bazë të ligjeve të Kosovës.

Në MPJD nuk i janë përgjigjur interesimit të REL-it duke lënë pa përgjigje shumë pyetje, në mesin e të cilave edhe pyetjet rreth stafit diplomatik, mënyrës se si ata akreditohen për të operuar në Kosovë, si dhe aktivitetet, në të cilat është e përfshirë Zyra Ruse.

OKB-ja shmang komentet për Zyrën Ruse në Kosovë

Por, pavarësisht raporteve komplekse ndërmjet Kosovës dhe Rusisë, në misionin e UNMIK-ut në Kosovë nuk kanë komentuar sa i takon mënyrës se si funksion Zyra Ndërlidhëse Ruse dhe aktiviteteve që asaj i lejohen.

UNMIK e ka referuar REL-in që për këtë çështje të kontaktojë me zyrën për media të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Një zëdhënës nga kjo zyrë, përveç se tha se janë në dijeni për dëbimin e dy diplomatëve rusë dhe se janë në kontakt me të gjitha palët e përfshira nuk bëri asnjë koment tjetër.

Sa i takon Akreditimit të Zyrës Ruse në Prishtinë ai tha se atë çështje e rregullon rregulloja e UNMIK-ut për hapjen dhe funksionimin e zyrave ndërlidhëse në Kosovë.

Ish-diplomati Peci ka hulumtuar ndikimin e Rusisë në Kosovë dhe thotë se ndikimin më të madh Rusia e ka te popullata serbe.

“Brenda në Kosovë Rusia ka ndikim të jashtëzakonshëm te popullata serbe sidomos ajo në veri, e cila e sheh Vladimir Putinin një lloj shpëtimtari të tyre dhe nuk ka qenë e rastësishme ardhja e ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksander Botsan-Kharçenko, gjatë krizës që ishte në muajin shtator në kufi me Kosovën që t’i inspektojë trupat ushtarake të Serbisë aty”, shprehet Peci.

Ndikimi i rus te serbët e Kosovës

Konstatimi i ish- diplomatit Peci se Rusia ka ndikim më të madh në qytetet e banuara më shumicë serbe në Kosovë e theksojnë edhe raporte të organizatave të tjera joqeveritare.

Në një nga raportet e publikuara në vitin 2020 nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë-(QKSS), me titull “Ndikimi rus në Kosovë nën hijet e mitit dhe realitetit”, mes tjerash flet për ndikimin që diplomatët rusë të Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë kanë mbi partitë politike serbe si dhe popullatën serbe që jeton në Kosovë.

Ky raport, ndër tjerash, thotë se diplomatët e kësaj zyre marrin pjesë në takimet e komunitetit serb.

Një mënyrë tjetër e shtrirjes së ndikimit të Rusisë te serbët lokalë në Kosovë, sipas këtij raporti është edhe përmes shfrytëzimit të ndikimit që Beogradit zyrtar ka mbi ta.

Por, drejtoresha ekzekutive e Iniciativës së Re Sociale me bazë në Mitrovicë të Veriut, Jovana Radosavleviq, mendon se ndikimi rus në komunat veriore nuk është në nivelin që portretizohet.

“Direkt nuk ka asnjë ndikim të dukshëm. Do të thotë nuk mund të pretendoj se nuk ka fare, por nuk është i dukshëm dhe nuk është në formën që është portretizuar”, thotë Radosavleviq.

Duke folur për aktivitetin e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë, ajo thotë se në komunat me shumicë serbe nuk vërehet ndonjë ndërhyrje apo tendencë për ndikim të drejtpërdrejtë.

“Ata nuk kanë të njëjtën qasje në kuptimin si dhënia e fondeve për shoqërinë civile, për shembull. Ata mund të jenë të interesuar në ndoshta përkrahjen e rindërtimit apo diçka e tillë, por nuk jam në dijeni të ndonjë ndikimi apo aktiviteti të tillë në komunat serbe në Kosovë”, tha Radosavleviq.

Sikurse Radosavleviqi, ashtu edhe Peci, thonë se ndikimi i Rusisë te serbët e Kosovës varet gjithmonë nga ndikimi që Rusia ka në Beograd.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 Rusia është ndër kundërshtarët kryesorë të shtetit të Kosovës.

Rusia, përveç kundërshtimit të pavarësisë ka qenë aleati kryesor i Serbisë në bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Takimi i vitit 2018 në mes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Takimi i vitit 2018 në mes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Me gjithë raportet jo aq miqësore, në vitin 2018 në një ngjarje në Paris të Francës shumëkush u çudit kur pa një fotografi nga takim i asokohe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në këtë takim u tha se Thaçi e Putin, folën për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë që prej vitesh zhvillohet në Bruksel.

Aty u tha se Rusia do të ishte e gatshme ta mbështesë çdo marrëveshje finale, për të cilën pajtohen të dyja palët.

blank

Mbledhja e Kuvendit, gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë PD-së – Nga Ndriçim Kulla

Problemi më i madh i PD-së sot është se në këtë parti ka një krizë të thellë lidershipi. Ngjarjet po zhvillohen me shpejtësi të pa menduar më pare. Tani kjo gjë nuk mund të fshihet më. Pyetja është: A mos ishte i nxituar procesi i kuvendit të partisë dhe i rikonfirmimit të Lulzim Basha si kryetar i kësaj partie në një kohë që ai i humbi zgjedhjet parlamentare dy herë dhe dogji me një vendim foshnjarak zgjedhjet e pushtetit lokal?

Sigurisht që po. Sepse u bë me shpejtësi rrufe dhe nuk la hapësirë kohore për reflektim. U krijua mjegulla e denoncimit të paligjshmërisë së zgjedhjeve dhe u ka mbetur në dorë si gjithmonë gënjeshtra. Sot pushteti vendor ashtu dhe pushteti lokal tragjikisht janë në duart e formacionit tjetër politik i cili ka fatin që të qeveris edhe një mandat tjetër në të dyja këto pushtete i vetëm në fuqi dhe i pa trazuar.

E kam mbështetur shumë, e kam kritikuar shumë dhe përsëri e kam mbështetur shumë, madje pa rezerva Lulëzim Bashën. Kam vënë emrin tim në mbështetje të luftës së tij politike si shumë të tjerë, duke mos përfituar asgjë, por përkundrazi, duke i hap telashe vetes, të cilat më kanë kushtuar, shpesh duke dalë edhe nga vetja. Por tashti jam në një pikë kritike me ndërgjegjen time, e cila këto ditë përtej dashamirësisë që kam patur ndaj tij më thotë stop.

Deri këtu. Nuk mbështetet më asnjë hap Lulëzim Basha, është humbje kohe, është i humbur dhe sipas filozofëve të lashtë grek i humburi është i shkatërruar. Unë jam nga ata njerëz që kam besuar se Lulëzim Basha si një qytetar i mirë, i sjellshëm, por jo si një politikan i ditur do ishte gjithsesi më mirë në krye të PD.

Sepse kishim nevojë të dëgjonim një melodi qytetarie në politik për të shkuar në Europën e Bashkuar. Pavarësisht se te fitorja e tij tashmë nuk beson më askush, Basha përsëri pretendon të jetë kryetar i partisë edhe për katër vjetët e ardhshme, deri në korrik 2025.

Çfarë po ndodh kështu në këtë Zululandin tonë?! Por të gjithë e dinë tashme, se po qe se do vazhdojë Basha më tej do të humbë edhe zgjedhjet lokale të vitit 2023, të cilat, nuk janë larg. Tashmë nuk mund ta favorizoj më as rastësia tek e cila ka varur shpresat dhe beson shumë. Përsëri ai do të vazhdojë në ritualin e tij prej humbësi, me akuzat steriotipe, se votat u blenë, se Rama ashtu, Rama kështu… ose do veprojë siç ka vepruar duke i bojkotuar sërish…, do akuzoj si gjithmonë kundërshtarin e tij politik.

Por gjithashtu si gjithmonë Basha do të thotë, që do të vazhdojë betejën për mbrojtjen e votës së lirë deri sa ta zërë gjumi. Dhe do të vinë zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të cilat Basha me siguri do t’ i humbë përsëri, si ato të vitit 2021 madje me rezultat më të thellë. Kjo është kriza e thellë e forcës politike që dikur solli pluralizmin politik në Shqipëri dhe që përmbysi komunizmin. Dyshoj se ethet e humbjes së karriges së tij do shpikin lloj, lloj pretekstesh në luftën e tij dhe të sektit që e ka vënë mes, dhe me këtë lloj kulture politike pa principe dhe etikë ai të vazhdoj të jetë kryetar i partisë, sepse kaq pushtet i mjafton për vete dhe ata që e rrethojnë .

Tani jam plotësisht i bindur pse PD-ja po ballafaqohet me situatën e pasojave të rënda, të ndryshimit artificial të liderit që ka çuar në krizën më të madhe. Mund të bëhen analiza pa fund dhe mund të dalin me dhjetëra arsye; pse u zgjodh kjo alternative e mbështetjes së këtij lideri, por e rëndësishme është se kjo është një e vërtet e madhe trishtuese. Shprehje e përgjegjësisë së thellë të kësaj të vërtete është edhe fakti që shumë drejtues dhe figura të shquara të kësaj force politike me në krye z. Berisha e neglizhuan kohën e duhur për ti kapur problemet në kohë, kur humbjet dhe bojkoti kalëronin në sytë e tyre dhe e lanë që pasojat të zbrisnin deri kaq thellë ku jemi sot.

Mendoni një çast se çfarë mund të bëjë Basha në korrik 2025 nëse marrëzia vazhdon. Nuk e di çfarë të them më, në se do të japë dorëheqjen e pakthyeshme atëherë dhe do të largohet nga politika? Unë personalisht nuk e besoj se kjo do të ndodhë edhe atëherë.

Nuk e besoj se nuk ka mbetur më asgjë për të besuar. Pra dyshoj , se në korrik 2025 do të jemi në një ‘déjà vu’ të qershorit të vitit 2017, të bojkotimit të zgjedhjeve të pushteti lokal të 30 qershorit, të bojkotimit skandaloz të parlamentit dhe humbjes së 21 prillit 2021, në rast se, nuk e fillohet me ndryshim rrënjësor të partisë tani, në këtë moment. Këtë gjë e di Basha vetë, e dinë anëtarët dhe votuesit e shumtë të PD-së,e di tërë shoqëria shqiptare e shqetësuar për fatin e opozitës.

Këtë e them për një arsye të thjeshtë. Se Basha, megjithëse u bë kryetar partie dhe u mbështet pothuaj nga të gjithë demokratët, nga shumë intelektual përfshirë dhe mua, për fat të keq dhe për zhgënjimin e të gjithë demokratëve ai nuk u bë dot lider i provuar. Kryetari i partisë është në fund të fundit një post administrativ brenda partisë. Lideri është diçka tjetër. Lideri frymëzon. Kryetari i partisë jep urdhra dhe pret që ato të zbatohen, pra që njerëzit t’ i binden, për shkak se ai është ulur në karrigen e zyrës së të parit të partisë.

Lideri nuk ka nevojë që të japë urdhra, sepse njerëzit e ndjekin vetë atë. Liderit ndoshta i duhet të japë urdhra për t’ i larguar njerëzit nga ndonjë ngjarje politike e keqe konfliktuale.

Shpresat e qindra mijëra demokratëve sot e vështrojnë PD-të varur në buzën e greminës. Atje, pikërisht atje, në buzë të humnerës qëndron ajo shpresë. A do të bjerë poshtë, duke u rrokullisur në rrëpirat e honeve politike, të shkërmoqet në copa, copa, apo do gjej një forcë të arsyeshme ringritëse, të riorganizohet dhe të kthehet në një opozitë shpresëdhënëse si dikur?

Në PD këto ditë ka nisur për fat të mirë një debat i gjallë shpresëdhënës për të ardhmen e PD, nëse zëvendësimi i Berishës me Bashën ishte ose jo artificial.

Berisha me gjithë përgjegjësitë e mëdha që ka për ‘peshqeshin Basha’, sepse në fund të fundit ka qenë edhe i preferuari i tij po bën punën më të mire dhe më të rëndësishme që pas fillimit të proceseve demokratike.

Foltorja e vonuar e Berishës në takimet e shumta që ai po bën me bazën e partisë, duket se ka ngjizur ringjalljen e shpresës, që mbas 9 vite me raunde humbjesh zgjedhore dhe gafa politike nga drejtuesit e PD me në krye Bashën.

Me gjendjen katastrofike që ndodhet PD mbledhja e kuvendit të kësaj partie është emergjencë shpëtimi, është e vetmja rruge dhe e vetmja shpresë, që mund të sjell ndryshim dhe bashkim, sepse parashikon hapjen e një procesi të thellë e të gjerë me parime, norma demokratike dhe statutore për ta reformuar plotësisht PD në dhe për ta kthyer ne një force politike e cila duhet të përballoj sfidat e vështira të ardhjes në pushtet dhe të qeverisjes së mundshme.

Por ky në vetvete po kthehet në një proces sfidues. Dhe sfida e këtij procesi tashmë qëndron tek përballja absurde me ata që e kanë krijuar këtë krizë. Në vend që të ndjejnë realizmin e kësaj situate dhe ti bashkohen kësaj lëvizje ndryshimi, për të forcuar bashkimin e demokratëve dhe për të mirën e Shqipërisë, po bëjnë të kundërtën, duke kërcënuar ‘se nuk do ta lejojmë të mblidhet ky kuvend’.

Kuvendi i PD do mblidhet, sepse ky refuzimi absurd dhe nuk mund të pengoj dot vullnetin e masës së Partisë Demokratike. Partia Demokratike duhet të kthehet domosdoshmërisht nga një Parti Demokritike që ka rënë, në një parti të vërtet Demokratike. Kërcënimet e disa drejtuesve  aktual të saj ‘se ne nuk bëjmë kuvend kundra vendimit amerikanë’, s’janë gjë tjetër veçse një dordolec që po krijohet në kopshtin e sektit në dëm të demokracisë.

Koha në dritën e ngjarjeve të mëtejshme me siguri do ti ndriçoj dhe do rivlerësoj qartë mjaft problem që tash janë të mbështjella me mister, por dhe se kush i frynë antiamerikanizmit shqiptarë në një Ballkan që zien nga komplekset e nacionalizmit.

Kjo betejë demokratike që ka filluar është përtej Bashës dhe Berishës dhe interesave të çdo kujt tjetër. Prandaj Basha, duke qenë se ka kontributin e tij në PD, duhet gjej forca dhe ta kapërcej vetveten, ti bashkohet kësaj lëvizje pa paragjykime dhe të jap kontributin e tij për demokratizimin dhe bashkimin e partisë, për të shlyer sadopak edhe shumë faje që ka bërë në dëm të demokratëve shqiptarë.

blank

Video- Pak javë më parë humbi të ëmën, Pirro Dhima shfaqet në krah të prindërve të Kacifas, momenti kur vë lule te varrezat e ushtarakëve grekë

Ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare, Pirro Dhima, është shfaqur ditën e sotme në krah të prindërve të Konstantinos Kacifas, ekstremistit që u vra tri vite më parë, në Bularat të Gjirokastrës, gjatë një përplasjeje me armë me forcat RENEA.

Në videon që sjell “BalkanWeb”, Dhima shihet i dyti që vendos kurorë lule te varrezat e ushtarakëve grekë, në Bularat, në ceremoninë e zhvilluar sot, në kuadër të festës kombëtare greke, e quajtur “Jo-ja greke”.

Kujtojmë se pak javë më parë, ish-peshëngritësi humbi nënën e tij, e cila u gjet e pajetë pranë kazanëve të rakisë, teksa dyshohej nga arresti kardiak.

blank

“Jo-ja greke” në Bularat, të pranishëm në festë zyrtarë të lartë të Greqisë, nuk mungojnë as familjarët e ekstremistit të vrarë Kacifas

Në Bularat të Dropullit është zhvilluar ceremonia e përvitshme përkujtimore në nder të festës kombëtare të Greqisë, e njohur si Jo-ja greke (to megalo oxi, lexohet me q). Festimet që përfshijnë të gjithë Greqinë, zhvendosen çdo vit edhe në Shqipëri, ku humbën jetën një numër i madh ushtarësh grekë gjatë luftimeve me forcat fashiste italiane.

Në ceremoninë që nisi në Këlcyrë dhe me pas u zhvendos në varrezat e Bularatit, morën pjesë të afërm të të rënëve, përfaqësues të lartë të të dyja shteteve. Shteti grek përfaqësohej në këtë ceremoni nga zv/ministri i jashtëm grek Andreas Katsanjotis, ambasadorja Sofia Filipidhu dhe Konsulli grek në Gjirokastër, ndërsa shteti shqiptar përfaqësohej nga prefekti i Gjirokastrës Odise Kote, kryetarja e qarkut Lindita Rova dhe kryet i bashkisë Dropull Dhimiter Toli.

Në ceremoni nuk munguan as familjarët e Konstandino Kacifas, i vrarë tre vite më parë në një përplasje me forcat RENEA, pikërisht gjatë zhvillimit të festimeve të kësaj feste.

Gjatë fundjavës, familjarët kryen ceremoninë përkujtimore të 35-vjeçarit në një organizim të ngushtë dhe pa një pjesëmarrje të gjerë. Ngjarja e tre viteve më parë mori përmasa të gjera politike, ndërsa edhe sot pas tre vitesh shumë prej banorëve të Dropullit e konsiderojnë Konstandino Kacifen një hero.

Policia e Gjirokastrës kishte përforcuar përgjatë ditës së sotme, masat në kufi dhe përgjatë aksit Jorgucat – Kakavijë për të parandaluar çdo incident të mundshëm. Të dhënat nga policia kufitare tregojnë se nuk ka pasur regjistrime per shtim të fluksit të të ardhurve nga Greqia me qëllim pjesëmarrjen në ceremoninë e sotme.
Ceremonia e përvitshme organizohet çdo 28 tetor për të përkujtuar ditën kur kryeministri i kohës, Joanis Metaksas, i tha “Jo” ultimatumit të Italisë për të hyrë pa rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar. bw

blank

Vuçiq: Serbia mbështet politikën “Një Kinë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha ministrit të Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Jiem, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Serbi, se Beogradi e mbështet politikën “Një Kinë”.

“Faleminderit për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë. Ju po e bëni atë në të njëjtën mënyrë sikurse Serbia, e cila mbështet politikën e një Kine”, tha Vuçiq.

Sipas politikës “Një Kinë”, Kina kontinentale dhe Tajvani janë pjesë të patjetërsueshme të Kinës së bashkuar.

Serbia, në anën tjetër, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008.

Vuçiq tha se Serbia nuk ka çështje të hapura me Kinën në sferën politike dhe se të dyja vendet bashkëpunojnë shkëlqyeshëm në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

“Miqësia jonë është e sinqertë, e madhe dhe nuk është çudi që shpesh e cilësojmë të çeliktë”, tha Vuçiq.

Ai tha se fakti që Kina dhe Serbia e kanë trefishuar shkëmbimin tregtar në pesë vjet, pasqyron më së miri marrëdhëniet e ndërsjella.

Serbia është pjesë e nismës shtetërore kineze “Brezi dhe Rruga”, së bashku me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Me këtë nismë është paraparë ndërtimi i tubacioneve, rrugëve dhe projekteve të tjera infrastrukturore.
Ministri i Jashtëm kinez tha se zhvillimi i bashkëpunimit është në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Ne jemi krenarë për zhvillimin e marrëdhënieve tona”, tha Wang.

blank

Në Kosovë grupimet partiake me gjenealogji klasike të majtë, një mjes të bukur shpallen solemnisht të djathtë – Nga REX KASUMAJ

Tetor 2021, Berlin
Konvertimi pervers
(Mbi një barometër mashtrues)
1. Zodiaku
Ndërsa këto ditë, i pasionuar mbas artit të tij sublim, lexoja “Shkelja e kurorës” të Paulo Koelhos, gjeta një përskajim të bukur figurativ: “Pushteti”, shkruan ai, “është më i miri zodiak në botë”!
Magjia tërheqëse e Fuqisë, ndërkaq, për grupimet e organizuara politike është krejt e natyrshme: ngjitja e shkallareve të fronit dhe, përmes tij pasurimi i lirisë dhe lehtësimi i jetës, është vetë kuptimi i qenies së tyre…
Por kur ato pushtetohen në hapsira të mugëta që s’njohin ende as ligjet e as moralin e shërbesës, ndodh rrëzoma e ligë: rrëmbejnë përfitime që venë përtej nëvojës dhe matanë së drejtës.
2. Konvertimi!
Njeriu politik mund të ndërrojë bindje e afinitet, e, si Çërçilli, dhe parti politike. Kishte transmigruar në pesë të tilla, por, natyrisht, të gjitha kultivonin shpirtin e lirisë.
Po dhe vetë partitë lëvizin shpesh drejt qendrës. Këtë gjëmë i’a gatiti ish kancelari Shrëder Partisë vet Socialdemokrate e cila, pa vonuar, do bjerrte identitet e besim popullor.
Por s’më ka rënë të njoh përvojë kur një votër partiake të konvertohet e tëra në profil e ideologji tjetër.
Ndaj, pra, asnjë parti politike e Lindjes së kuqe nuk është ripagëzuar lehtësisht një “krah i djathtë”.
Kanë ruajtur, përgjithsisht, vokacionin e majtë. Një majtizëm të moderuar europian larg amzës së vjetër bolshevike.
Kështu do të ndodhte në Gjermani, në Poloni e, tutje, në Europën e Re!
3. Keqkuptimi
Por në Kosovë, ndërkaq, vetëm aty, grupimet partiake me gjenealogji klasike të majtë, një mjes të bukur do të shpallen solemnisht të djathtë.
Ldk-ja vjen nga brumi e fryma e Lidhjes së komunistëve të Kosovës, ndërkohë që Pdk-ja, anipse
kauzë e së cilës ishte Republika e federuar, trashëgonte Lëvizjen ilegale marksiste-leniniste.
Si u bë, ndaj, që ato të pësonin këtë shndrresë të beftë e të çuditshme?
E para, do thoshim, vuante kompleksin jugosllavist dhe, pra, dertonte fshirjen e biografisë, aq e nëvojshme për t’u konformuar në shekullin e ri.
Kurse e dyta, ndërkaq, do të kishte dhe një shkakësi tjetër të ndajshtuar. Është një fillesë e zymtë shfytyrimi që, më shumë se ideologjisë, i referohet injorancës dhe etikës.
Demokracia libertare për shkollën e tyre, shfaqej e huaj, madje përbindshëm armiqësore.
Që këtej, nuk e kishin fort idenë e të djathtës. Ajo nuk përceptohej si kulturë, por, thjeshtë, si një keqkuptim i thellë në fushën e dijes, identifikohej me kamjen dhe arrogancën parasë.
Ndaj dhe, meqë, brenda natës, meteorisht, u bënë oligarkë financiarë, në gjurmë të këtij moskuptimi do të shpalleshin krenarisht të djathtë!
Rrjedhimisht, sipas kësaj optike të vëngër, i tillë mund të ishje kurdoherë. Mjafton të aderoje privatisht në rrathët epërm pasunorë.
Dhe leva e këtij statusi vezullor s’kishte aspak rëndësi: dorë mbi fondet e luftës, pastaj mbi buxhetin e varfër të shtetit, transaksionet spekulative, nëntoka, kartelat dhe forma të tjera hajnie të paparë, që prekte kufijtë e trathtisë kombëtare!
3. Simbioza!
Në fakt, pas një kohe rrugëtimi të ndarë e konfrontuar, këto dy grupime politike do të pësojnë shpejt një afrimitet të habitshëm.
Nuk ishte vetëm konvertimi pervers shtysa e përafrisë, por një yll tjetër polar që ndiqnin netëve ëndërrtare: Fuqia pushtetëse! Një fuqi që njëjtësohet me levën e grabitjes dhe ronitjes së Republikës, akoma të brishtë e në sprovë ekzistenciale të saj.
E kishin mbrapshtuar keq aromën e “Zodiakut” për ç’flet Koelho i përkorë. Prandaj dhe kjo aromë, me ç’duket, si rrallëkund në hemisferën e lirisë, do shijonte dehshëm në Kosovën e lodhur prej saj ndër shekuj…
Duke qenë një simbiozë tipike, ato sikur u ngjizën në formacion të vetëm banditokrat. Veçse njëj emërtimi të ndryshëm që sikur jepte mëvetësinë formale të tyre!
Kjo lokomotivë e dyzuar, siç rrëfejnë shenjat në horizont, do shtyhet e shtyhet tutje.
Pa gjasë të ndërrojë ftyrë e identitet të harbuar: braktisjen e portretit të vjetër, këtë kombinim të përsosur të kooperativës politike tribale dhe, tashmë, mbitokës mafioze kolumbiane.
Dhe poaq, pa gjasë për të hapur një kapitull tjetër në filozofinë e vet: me njerëz, ide e kulturë të re politike.
Të denjë për dhimbjen e atdheut!
R. K.
blank

Kush po i trembet kaq fort Berishës e Foltoreve të tij… – Nga ADRIATIK DOSTI

Se pari vete Rama …se e di fort mire se c’do te thote per te neser te kete kundershtar zyrtar e balle per balle Berishen …popullaritetin e karizmen e tij…dhe nese me Lylin jetoi e mbreteroi e beri palle 8 vjet resht me Berishen ne krye e ne udheheqje te PD …
jarebi ti shtyje 8 dite….ndaj dhe Edvini si askush tjeter eshte i tremburi i pare e me i madh prej Saliut e Foltoreve te tija…
Se dyti Lyli…i cili pas thikes pas shpine e pa besise dhe burracakerise kombinuar me tradhetine e mosmirenjohjen e tij neveritese tani e ka radhen te marre pergjigjen e merituar pra te korre ate c’ka mbolli …dhe te jete mese i sigurte se 3 % antiamerikan e llum i bazes se demokrateve [ sipas radakes se tij] per pune ditesh do ti kthehet ne Bumerang !
Por nga Saliu e Foltoret e tija po trembet fort edhe Frroku i cili e ka krahasuar sot neveritshen fare ish presidentin, ish kryeministrin e ish kryetarin e PD me
terroristin Bin Laden e diktatorin iraken Sadam Husseinin …
Per te qene te sake o Frrok te dy ata qe ke permendur ti i kishin si fort qejf armet e vazhdimisht pozonin me to por edhe i mbanin ato me vete ne cdo rast…e ne kete pike ke gabuar rende se askush prej shqiptareve brenda e jashte Shqiperie nuk e mban mend e nuk e ka pare kurre Berishen me arme nder duar a ne brez …
Ahhhh ty po…ty shqiptaret te mbajne mend fort mire e te kane fiksuar perfundimisht ne memorjet e tyre me kallash ne dore e krah qafe e me gjerdan fishekesh ne brez e maje tankut perkrah Gjinushit…Imamit, Cekes …Sabitit…Zani Caushit etj…teksa ju beje thirrje vlonjateve ne 1997 te mesynin drejt Tiranes e te vrisnin malokun Sali…besoj se te kujtohet apo jo ?
Saliu e Foltoret e tij kane dy muaj qe po e lene pa gjume edhe ”zedhenesin” shqiptar te CIA & FBI …avokatin e pjerdhur nga trute e kokes S.Ngjelen i cili nuk ka dite te mos predikoje arrestimin e Saliut …dhe su lodh e su lodh i ziu duke pritur qe ti bien Topet – Dashit…
Saliu e Foltoret e tija po trembin per vdekje edhe Mero – mavrine …i cili nuk ka dite te mos vjelle helm e vrer ndaj tij e familjes se tij permes pacavures se tij te qelbur Tema…por kujdes Mero-mavria se qesh mire kush qesh i fundit ok….dhe te mos e teproj hic…me duket se te jane mbledhur si shume borxhe per te lare ndaj Shqiperise e shqiptareve…
Saliu e Foltoret e tija e bejne me dhimbje te medha koke edhe Mut Nanon… te cilin se ze gjumi pse po ringjallet berishizmi …pse Hoxha i Kavajes kryen ritualin e Erzanit…pse Marin Mema flet per traditat patriotike e nacionaliste te shqiptareve…pse Albin Kurti eshte egersuar me Beogradin e pse atij [ sipas tij ] nuk i ben dot goja ta shaje qofte edhe njehere te vetme Ramen….
Saliu e Foltoret e tija kane zene te frikesojne edhe Nikoll Lesin i cili plasi duke bere publike parashikimet e tija per te nesermen e Berishes …njesoj sikur me qene Fallxhore filxhanesh kafeje …por ke pare ti qe s’po qellon kerkundi ne shenje Nikolla…Try again …[provoje prape] …thone keta ketu ku jetoj une per raste te tilla o Niko ok…se mos eshte hera e pare per ty…je mesuar ti njehere i ben miq e heren tjeter armiq…hajt mo shtyje si ta shtysh …sic e ke shtyre keto 30 vjet…
Saliu e Foltoret e tija kane trembur goxha edhe ”profesor ”Gjekmarkajn i cili deri dje te mbyste fare po ti shaje idhullin e tij -Berishen…
Po kaq i pa fytyre paske qene or burracak – njeri…mezi paske pritur te te zgjedhe Lyli – Deputet e ne shperblim te ketij ofiqi ju turre Saliut e nuk po le gje pa nxjerre nga goja kundra tij…po Burri ka dy pare burrni e nuk e ben veten kaq pis per nje karrige …..sinqerisht eshte tejet i peshtire servilizmi e bythelepirja jote o ”profesor”……dhe zoti te rujte mende e kokes ok…
Saliun e Foltoret e tija e ka fobi e tmerr edhe mirditori tjeter …Mark Marku…i cili eshte shnderruar si pune horoskopi i coroditur ku here i ngaterrohen shenjat e here i behen corap ditet…dhe s’di pse mu kujtua nje shprehje e bukur e shkodraneve per veten e per ju lezhjanet o Mark teksa thote…veshtire te gjesh shkodran te terun e lezhjan t’krehun…
Por Saliu e Foltoret e tija na paskan shqetesuar goxha edhe Prec – Cifteline …i cili pasi i mori nder vite PD e Berishes c’deshi, sa deshi e ku deshi…tani i eshte kthyer kundra dhe cuditet fort se si Saliu po vazhdon gjyqin ndaj sekretarit amerikan te shtetit…se si Saliut i shkojne mbrapa ende kaq shume demokrate…se si Saliu shpalli kandidaturen e tij per ne krye te PD etj etj…
Fute ne mendje njehere e mire o Prec – Ciftelia…ndryshimi i Saliut me ju rracen e kameleoneve e burracakeve…frikacakeve e tradhetareve bythe shitur…eshte se me te mirat e me te keqijat e veta te pakten ai eshte Malesor e nuk ta ha fjalen…eshte burre e nuk te pret ne bese…eshte Lider e jo karrigexhi si puna juaj… e te pakten deri me sot [ edhe pse ka qene komunist] …eshte me i pranueshmi ne raport me ju burracaket e leshit qe fshiheni poshte brekusheve te Edi Rames ok…
Saliu e Foltoret e tija trembin edhe mafiozin -gagac italian Car -lo Bole -ino.. ish kapterrin e shkolles se bashkuar Fred Pezen…Orangutangun – Lorenc…Fantomazzin- Fevzi …Dudush -lepurushin qe ka zene te ndihet fort mire e komod si kundershtar i betuar i Saliut…tek Syri tv i Qim Pekes…Enin qe me shume merakoset per ”fatin” e neserm te Saliut se sa per binjaket e saj te porsa lindura…etj etj
Sa per burracaket e frikacaket e tipit Voltana – Xhelal – Tomor e ca deputete qe tremben nga Lyli e ndaj nuk guxojne as ti afrohen dot Idhullit te tyre te djeshem e Foltoreve te tija te sotme besoj se as qe ja vlen tu kushtosh ndonje resht me shume …
Dhe nuk me erdhi aspak mire qe nga Berisha e Foltoret e tija qenka vene ne siklet fort edhe me i miri i opozites se sotme shqiptare e politikani me i drejte e me i ndershem i pas 90…e miku im i mire e shume i hershen Dash Shehi…i cili paska thene se…populli nuk te ben tre here Nuse…
Dashi…per saktesi ajo shprehje eshte …me bej edhe njehere Nuse se di une vete se si nuseroj…dhe nen kete llogjike e kend -veshtrim mendoj e gjykoj se Berisha pikerisht kete po kerkon…nuserimin ndryshe e per kete edhe po vazhdon te kerkoje falje publikisht ndaj demokrateve ne vecanti e shqiptareve ne pergjithesi…ndaj dhe une personalisht duke ja njohur karakterin e burrerine jam kesaj radhe i prirur ta besoj ….ndaj dhe lus zotin te kete zene mend tamam….te kete kuptuar shume nga gabimet e tija… e reflektimi i tij na qofte per hajer ishalla….
Do te thote dikush …vone…shume vone…po keni plotesisht te drejte por…me mire vone se Kurre !
Une e kam bere te qarte publikisht qasjen e opinionin tim ndaj Berishes e Foltoreve te tija dhe ju a perseris serisht po te doni…eshte gjeja me e mire ose e keqja me e mire dhe e domosdoshme per ta tundur PD nga themelet …per ta qerruar njehere e mire burracakun, frikacakun e humbesin Basha nga cdo lloj lidhje me PD….per ta reformuar koke e kembe PD….per tu dhene voten e duhur ne duart e tyre demokrateve te vertete…per ti rikthyer autoritetin e sovranitetin PD…e mbi te gjitha per te rrezuar Ramen e banden e tij kriminale pasi karizmen e Saliut nuk e ka sot kerkush tjeter vec tij… ndaj dhe Rama e Lyli [ e shume te tjere pas tyre ] i tremben kaq fort rikthimit te Berishes ne krye te PD…
Sikurse une kembengul qe Saliu vete duhet ta kete kuptuar fort mire qe cdo gje ka mase, llogjike e limite…ndaj faleminderit per kete qe po ben e qe ne fund te fundit ishte nje borxh i madh qe ju a kishe prej kohesh PD e demokrateve te vertete te saj…por qenia jote ne krye te PD [ natyrisht nese kandidon e fiton demokratikisht] duhet te jete e perkoheshme dhe e mjaftueshme sa per t’ja arritur qellimeve madhore te mesiperme…me pas vete ti Doctor me kurajo, guxim e besim duhet tu hapesh rruge te rinjve e te rejave atdhetare, patriote, antikomuniste, demokrate…te mire shkolluar e edukuar……trima e nacionaliste , bije e bija te shtreses se te persekutuarve te vertete politike …per ta marre ata ne duart e tyre PD e per tu rikthyer shpresen e besimin e madh shqiptareve se PO …ka ardhur vertet koha qe Shqiperia jone te behet ashtu sic e deshen te paret tane e ashtu sic kemi 30 vjet qe e enderrojme edhe ne…demokratike, antikomuniste, dhe pjese e barabarte e dinjitoze e familjes se qyteteruar e te civilizuar europiane…
blank

Falimentimi i Greqisë i ka kushtuar BE-së plot 600 miliardë euro

Sot, gruaja më e urryer në Greqi, pritet të mbërrijë për një vizitë. Bëhet fjalë për kancelaren gjermane në detyrë, 67-vjeçaren Angela Merkel.

Sipas gazetës BILD, kancelarja është e treta në listën e gjermanëve më të urryer, pas Hitlerit dhe Wolfgang Schaueble.

Merkel synon që sot të mbyllë këtë kapitull: për dy ditë ajo do u thotë lamtumirë dy krizave më të mëdha të saj- asaj financiare dhe krizës së refugjatëve.

Në prill të vitit 2010, Greqia shpalli falimentin dhe prej asaj kohe, Bashkimi Europian ka shpenzuar disa miliarda për të shpëtuar këtë vend.

Një nga ekonomistët më të njohur në Greqi, George Vamvoukas thotë për BILD se “BE ka shpenzuar në total më shumë se 600 miliardë euro për të shpëtuar Greqinë”. Prej këtyre, pjesa e Gjermanisë është 170 miliardë euro. Shumica e këtyre parave kanë ikur përgjithmonë, thotë ai.

“Në vitin 2009, borxhi publik i Greqisë ishte 298 miliard euro ose 125 përqind e prodhimit ekonomik. Në vitin 2021, ky borxh është 389 miliard euro ose 222 përqind e PBB”, thotë ai. Pra miliardat e dhëna kanë shkuar më kot? Sipas ekonomistit, ato kanë shërbyer për të shpëtuar kursimet e grekëve dhe për të blerë kohë për Greqinë.

Por problemi është se ekonomia nuk është rindërtuar mjaftueshëm. Përveç turizmit, Greqia nuk ka një model real ekonomik.

blank

Ka patur shumë të interesuar për shpalljen e Berishës nga DASH ‘Non-grata’ – Nga MILAIM L. NELA

PËR KUJTESË!

Dua të ju kujtoj shqiptarëve se ka patur shumë arsye dhe shumë të interesuar për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH ‘Non-grata’:

Interesin më të madh e ka patur Edi Rama të cilit prania e tij në Kuvend i kallte datën se Berisha nuk i frikësohej dhe çdo denoncim që bënte dilte i vërtetë. Ai ishte opozita e vetme e Ramës për 8 vjet

I interesuar ishte Basha që nuk arriti kurrë të bëhej Lider se sa për burrështeti i mungonin të dyja ‘r’-të.

Të interesuar ishin llumi Çilisto-Soroist në PD-në e Bashës të investuar kryesisht nga Universiteti i Henri Çilit që me hijen e Berishës nuk mund të kakarisnin në PD.

Të interesuar ishin ata që e kanë urryer Berishën që në momentin e parë që ai është shfaqur në demonstratat studentore të 90-ës.

E kanë urryer ata që orkestruan 97-tën, vrasjen e Azem Hajdarit, ata për të cilët Berisha është malok, çeçen, shpellar, i trashë, shkaku i çdo gjëje të keqe që ka ndodhur në Shqipëri që në kohën e Pirros.

Të interesuar ishin ata që Berishës nuk ja falën kurrë ndërtimin e Rrugës së Kombit se ajo rrugë solli malokët dhe kosovarët në Tiranë e na prishën demografinë dhe “kulturën” e lartë që kishim.

Të interesuar ishin ata që nuk ja falën kurrë Berishës përpjekjen e tij titanike për heqjen e vizave me Bashkimin Europian që në fakt ishte çlirimi dhe liria reale e shqiptareve që nga viti 1939 kur u ndërpre Monarkia Zogiste.

E megjithatë të nderuar miq për asnjë nga këto që thashë më siper Sali Berisha NUK do të shpallej ‘non-grata’!!

Berisha u shpall i padëshiruar sepse ai si zë me peshë të madhe që ishte SHKALLMOI planin e Vuçiç-Rama-Thaçit të cilët në bashkëpunim me rrjetin Soros dhe disa karrieristë bashkëpunëtorë të Soros në DASH që për një rrjesht më tepër në CV-në e tyre e të cilëve nuk ju kërciste për tokat shqiptare donin ndarjen e Kosovës.

 

blank

Tradhtarët që harron Berisha – Nga FATOS LUBONJA

Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me urdhër të Ramës, nuk e ka zgjedhur në listën e deputetëve Klevis Balliun, i vetmi deputet i PD-së që shkonte përditë në ato protesta. Përgjegjësinë për këtë ai ia veshi Lulzim Bashës. Në këtë pohim ka një gjysmë të vërtetë, por duke qenë i ndërtuar në stilin e kulturës së vjetër të manipulimit të njerëzve nëpërmjet të vërtetave selektive, ai nuk ngjit, përkundrazi u shtohet zhgënjimeve që përjetojmë përditë nga politika.

E them këtë, pasi kriza që ka hapur konflikti Berisha – Basha në PD mendoj se duhet shfrytëzuar për të hapur një moment reflektimi të sinqertë me njerëzit mbi problemet e thella të akumuluara jo vetëm tek opozita, por edhe më gjerë në sistemin e mbrapshtë politiko-ekonomik që kemi ngritur. Dhe marrja me gjysmën e “harruar” nga Berisha në historinë e Astirit do të ishte shumë e rëndësishme për këtë. Në pohimin e tij, Berisha ka “harruar” se drama e njerëzve të Astirit – metaforë e dramës që po përjetojnë të gjithë shqiptarët – nuk u gatua vetëm nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri i PS-së, por se ajo ishte pasojë e një megaoperacioni korruptiv ku protagonist ishte oligarku Ulaj, i mirënjohur si mik dhe megapërfitues në kohën e Berishës 2 dhe, po ashtu, se mosshkuarja e njerëzve të PD-së tek Astiri, ashtu sikurse edhe mosfutja në listë e Klevis Balliut duhet t’u faturohet pikërisht lidhjeve të vjetra Berisha – Basha me të dhe jo Ramës. Nuk po zgjatem me historinë që e dinë të gjithë, së bashku me ata që duartrokasin Reformën në Drejtësi, por po e përdor si hyrje për analizën time.

***

Duke shkruar gjatë viteve të fundit mbi gjendjen e opozitës dhe raportin e saj me sistemin dhe shqiptarët, përpara se të ngulmoja në idenë “më mirë tri banda se një bandë” – që ka mbetur si shprehja më e cituar – kam kaluar nëpër dy faza më optimiste. Ka qenë një fazë kur kam mbështetur ardhjen e Ramës në pushtet në 2013 jo pse kisha besim se ai do të sillte ndryshim, por me idenë se shqiptarët duhet ta provonin Ramën sa më parë që të bindeshin përfundimisht se edhe ky është pjesë e sistemit në mënyrë që të shpejtonin krijimin enjë opozite antisistem. Me këtë ide, më 2015 kam mbështetur lëvizjen qytetare me në krye kandidatin e tyre Bojaxhi për Bashkinë e Tiranës si dhe më pas “Libran” e Ben Blushit.

Duke parë dështimin e Bojaxhiut dhe Blushit, në një fazë të dytë i jam kthyer opozitës së vjetër me idenë (pragmatiste) se për të ardhur në pushteti PD ishte “e dënuar” të godiste edhe sistemin bashkë me Ramën, pasi tashmë ato ishin bërë dy anë të së njëjtës medalje.

Në fakt, opozita provoi të bënte disa akte që u interpretuan si dalje nga sistemi, siç ishte çadra me sloganin “për republikën e re” apo kur la Parlamentin. Por këtu më duhet të sqaroj se me sistem nuk kam parasysh institucionet formale, por “institucionet” informale që qëndrojnë prapa kësaj fasade, që ndryshe i quajmë kapësit e shtetit. Kurse opozita e çadrës dhe e braktisjes së Parlamentit e përqendroi sulmin e vet tek Edi Rama, pa kryer goditje serioze ndaj anës tjetër të medaljes, për shembull pa mbështetur fuqimisht njerëzit e Astirit apo protestuesit e Kukësit, pikërisht për shkak të miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj të vjetër të sistemit.

Më në fund, duke parë se partia e Ramës po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme pasi grumbulloi rreth vetës të gjithë oligarkët e sistemit dhe mediat e tyre duke rrezikuar asgjësimin e çdo hapësire të mbetur demokratike, kalova në një fazë të tretë kur fillova t’i mëshoj idesë, aspak entuziazmuese, por si alternativa më realiste e mbetur: “më mirë tri banda se një bandë”.

* * *

I përmenda këto tri faza si episode të serialit “Zbritja e Shqipërisë në spiralen ‘krimi ndjell krimin’”, për të marrë në analizë lëvizjen e Sali Berishës, i cili po kërkon kthimin e PD-së në kohët e mëhershme. Pyetja është: në cilin episod të serialit synon të na kthejë Berisha dhe a mund ai ta kthejë filmin mbrapsht apo do të kemi një episod të ri dhe cili mund të jetë ky?

Duke ndjekur foltoren e Berishës, ku bie në sy reduktimi i diskurit te Basha tradhtar si dhe “harrimi” i tradhtisë së “miqve” oligarkë dhe mediave të tyre që i ka rritur, fuqizuar dhe pasuruar kur ishte në pushtet, më rezulton se Berisha kërkon ta na kthejë tek episodi “Më mirë tri banda se një bandë” ose “kthim në pluralizmin oligarkik” duke i vënë titullin “Rikthim në pluralizëm”. Vazhdoj të mbetem i idesë se kjo do të ishte më pozitive sesa gjendja ku ndodhemi. Do t’i uroja sukses Berishës madje, por problemi është se kthimi te ky episod duket thuajse i pamundur dhe një ndër arsyet kryesore lidhet me “tradhtarët”, për të cilët Berisha hesht. Ashtu si PD-ja e Lulzim Bashës, unë i shoh edhe ata si “pengje” të Ramës, në fakt të këtij narkofashizmi ekonomik që e kanë ndërtuar vetë ku partia shtet, oligarkët dhe krimi i organizuar janë bërë të pasfidueshëm, pasi, përveç të tjerave, kanë me vete edhe mbështetjen amerikane.

Në këto kushte, që të kishte sukses, Berisha do të duhej të kthehej në një serial të mëhershëm, të kohës kur u premtonte shqiptarëve se do ta çlironte Shqipërinë nga “baronët e drogës”, “Klani i Zemunit”, “Dukët e krimit”, se do t’u vinte “ruspat” abuzimeve të tyre, se do të godiste mediat e ngritura me “pluhur të bardhë”, se TVSH do t’i kthente fuqinë në shërbim të interesit publik etj. si këto. Mirëpo, siç e tregoi edhe gjysmë e vërteta e Astirit që e përmenda në krye të shkrimit, ai nuk e bën dot këtë jo vetëm për shkak të lidhjeve të vjetra, por edhe sepse nuk do ta besonte kush pa futur në diskurin e foltoreve të tij edhe akuzën ndaj vetë Berishës si “tradhtari” që, kur e kishte në dorë, nuk i mbajti premtimet.

Kuptohet se dialogu i sinqertë me njerëzit mbi këtë çështje mungon krejtësisht edhe në kampin tjetër: atë të Lulzim Bashës dhe të vetëve, të cilëve duket se po mjaftohen me manipulimin e njerëzit nëpërmjet televizioneve dhe fotografive që botojnë me Yuri Kim si dhe me disa propozime ndryshimesh kushtetuese.

Bëhet edhe më dëshpëruese situata kur sheh apatinë apo mungesën e plotë në skenë të aktorëve të tjerë antisistem.

Prandaj, për të qenë realist, them se seriali “Zbritja e Shqipërisë në spiralen ‘krimi ndjell krimin’” me shumë gjasa do të ecë përpara sipas premtimit të skenaristit: “nuk keni parë gjë akoma”. Pa marrë përsipër të bëj profetin, them se episodi i ri do të na tregojë se si Rama, pasi t’ia shkulë të gjithë dhëmbët opozitës me darën e fuqishme që ka në dorë, njëri krah i së cilës janë amerikanët dhe tjetri “tradhtarët”, për të cilët Berisha nuk flet – të dy të interesuar për statuskuonë në emër të interesave të veta – do të vazhdojë të na befasojë me gjëra edhe më “të çuditshme” se ato që kemi parë deri tani, me pasoja edhe më dramatike./panorama

blank

Rama vendos rekord- Dy miliardë dollarë koncesione për vitin 2022

Pavarësisht kritikave për kanalizimin e fondeve publike në duart e pak biznesmenëve dhe alarmit për rrezikun e një krize të rritjes së çmimeve, PPP (Partneriteti Publik Privat) mbetet mënyra e preferuar e qeverisë Rama për realizimin e projekteve. Në buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria autorizoi gjithsej 2 miliard dollarë pagesa, për disa kontrata të reja konçensionare me kompanitë private.

Janë 178 miliard lekë që do të jepen për ndërtimin e aksit të ri rrugor Milot-Fier, që është edhe kontrata që merr pjesën më të madhe të parave. 53 kilometra rrugë e këtij segmenti do t’i jepen privatit për ndërtim dhe shfrytëzim për të paktën 30 vite.

Janë 20.2 miliard lekë që do të përdoren për një konçension të ri, atë për kolaudimin e makinave. Ky shërbim, vitin e kaluar i kaloi shtetit, por siç duket socialistët kanë ndryshuar mendim dhe do t’ia kalojnë sërish privatit.

Janë 5.6 miliard lekë që do të paguhen për kontratën konçensionare për ndërtimin e një porti të integruar të quajtur “Triport Vlorë”.

Siç parashikohet në relacionin që shoqëron Projektbuxhetin e vitit 2022, qeveria planifikon që të miratojë koncensionin për “Ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Sarandës” me vlerë 4 miliard e 290 milion lekë.

5 miliard të tjera do të jepen për një kontratë që ka të bëjë me sigurinë rrugore dhe qw nuk dihet ende kujt kompanie do t’i jepet dhe nw çfarw mwnyre do tw ndikojw nw minimizimin e aksidenteve nw rrugw.

882 milion lekë do të jepen në formën e një kontrate konçensionare për përmirësimin e infranstrukturës brenda disa lagjeve në Elbasan.

208 milion lekë është parashikuar të jepen për shërbimin e infrastrukturës së çelësave publike PKI me 208 milionë lekë.

Thuajse të gjitha këto koncensione ishin parashikuar të jepeshin gjatë këtij viti, por për arsye të ndryshme ato u shtynë duke bërë që qeveria t’i planifikojë për për 2022.

Vlera e koncesioneve të reja është gjithsej 214 miliardë lekë. Kjo shumë e çon në 851 miliardë lekë ose 45.6 për qind e PBB-së totalin e tyre.

Fatura e pagesave buxhetore ndaj kontratave koncesionare në vitin 2022 do të zgjerohet me 11.3 për qind në krahasim me planin e këtij viti, duke arritur një vlerë prej 13,8 miliardë lekësh (112 mln euro), sipas programit të paraqitur në projektligjin e buxhetit 2022 që tashmë është në Kuvend./LAPSI

blank

Si vepron Huawei në Serbi?

Një kamerë vëzhgimi shihet përpara logos së kompanisë Huawei në Beograd.

Iva Martinoviq, Reid Standish

Në kuadër të përpjekjeve të Pekinit për të rritur ndikimin në Serbi, kompania teknologjike kineze, Huawei, ka nënshkruar marrëveshje sekrete me njerëz të afërt të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit për të fituar kontrata, kanë treguar disa rrjedhje informacioni.

Një prej kontratave të para është nënshkruar më 2007, dhe e fundit në janar të vitit 2014, dhe ato përkojnë me kohën kur Huawei ka qenë duke krijuar lidhjet e para biznesore në Serbi.

Ndërkohë kompania shtetërore, Telekom Srbija, është kthyer në partnerët kyçë të Huaweit, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje në vlerë të 150 milionë eurove më 2016, për përmirësim të infrastrukturës shtetërore të telekomunikacionit.

Pagesat e kryera përmes kompanive jashtë shtetit janë bërë publike më 25 tetor, në kuadër të Letrave të Pandoras, një rrjedhje e rreth 12 milionë dokumenteve nga 14 ofrues të shërbimeve jashtë shtetit, të cilat janë siguruar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues dhe për to kanë raportuar Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) dhe Rrjeti i Hetimit të Krimit dhe Korrupsionit me bazë në Serbi (KRIK).

“Më duket se kjo është hera e parë që kemi zbuluar një sistem që tregon si vepron një kompani e madhe kineze në Serbi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Vesna Radojeviq, gazetare në KRIK dhe një nga autorët e hulumtimit.

Dokumentet tregojnë për pagesa të kryera për Igor Jecëll, ish-zyrtar i lartë në Telekom Srbija, në vlerë të 1.4 milion dollarëve në kontrata, hua, pagesa për konsultime, si dhe për një apartament që i është dhënë nga Huawei për “konsultime”, për të cilën ekspertët i kanë thënë OCCRP-së se ka ngritur “flamuj të kuq për korrupsion”.

Letrat e Pandorës po ashtu tregojnë se të paktën 1 milion euro kanë shkuar në kompani të regjistruara jashtë shtetit (offshore), të cilat janë në pronësi të Jecëll dhe Millorad Ignjaçeviq, avokat i mirënjohur serb, që ka pasur biznese me Telekom Srbija.

Sipas dokumenteve, Jecëllit i është kërkuar t’i ndihmojë kompanisë Huawei që të fitojë miratime dhe licenca, si dhe të “ftojë konsumatorin (Telekom Srbija) që t’i bëjë pagesat për Huawei në kohë dhe mënyrë të duhur”.

Vuk Vuksanoviq, hulumtues në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse korrupsioni në Ballkan nuk është unik për kompanitë kineze, “ky episod tregon se praktikat e korrupsionit janë një prej arsyeve se pse elitat lokale janë shpesh të hapura ndaj projekteve kineze”.

Huawei, dokumentet e Pandoras në Serbi

Ndonëse raportimet e OCCRP dhe KRIK nuk kanë shfaqur prova të qarta të parregullsive, analistët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se rrjeti i kompanive jashtë shtetit dhe pa adresë të saktë, si dhe dokumente tjera, tregojnë më shumë hollësi sesi kompanitë kineze shtrijnë ndikim në Serbi, përmes bizneseve potencialisht të korruptuara dhe rrjeteve tjera politike.

Stefan Vladisavljev, analist në Fondin e Beogradit për Ekselencë Politike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse një pjesë e mirë e vëmendjes ka shkuar se aktivitetet kineze dhe investimet në Serbi, ky rast tregon një shembull të rrallë sesi është fituar ndikimi.

“Projektet kineze në Serbi janë parë zakonisht me dyshime për shkak të mungesës së transparencës dhe mosndjekjes së procedurave që mund të jenë në linjë me rregullat e konkurrencës në tregje të hapura”, ka thënë Vladisavljev për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo tregon se shqetësimet nuk kanë qenë të paarsyeshme”.

Në përgjigje të rrjedhjes së informacioneve nga Letrat e Pandorës, një zëdhënës i Telekom Srbija, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kompania do të marrë “të gjitha veprimet e nevojshme” sa u përket dyshimeve të ngritura për të në lidhje me Huawein.

“Telekom Srbija vepron në përputhje me ligjin dhe sipas standardeve më të larta të korporatave. Në këtë aspekt, ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore me autoritetet kompetente, sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ky zëdhënës.

Në Serbi – ku Pekini gëzon një lidhje të ngushtë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe ka qenë duke thelluar lidhjet për dy dekada – zgjerimi i bashkëpunimit me kompanitë kineze është i vazhdueshëm.

Vuçiq ka forcuar lidhjet me Pekinin përmes bashkëpunimit në infrastrukturë, turizëm dhe projekte tekonologjike, të cilat kanë dërguar më shumë se 10 miliardë dollarë si investime të huaja në Serbi prej vitit 2005.

Serbia është pjesë e Iniciativës Brezi dhe Rruga, dhe një nga vendet më të zëshme për lidhje më të forta të Pekinit me Evropën Qendrore dhe atë Lindore.

Huawei është kompani gjigante e teknologjisë në botë.

Ndonëse sanksionet amerikane dhe fushata diplomatike kanë zvogëluar prezencën në tregje, kjo kompani kineze është ende ofruesja më e madhe në botë e pajisjeve të telekomunikimit dhe lidere në gjeneratën e pestë të komunikimeve (5G).

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera pretendojnë se Huawei kërcënon sigurinë e tyre kombëtare, duke thënë se kompania është në pronësi të Qeverisë kineze dhe mund të përdoret për spiunim.

Huawei në anën tjetër ka hedhur poshtë këto akuza.

Në Serbi, telefonat mobilë të kompanisë Huawei janë lehtësisht të qasshëm dhe kompania është e përfshirë në zhvillim të rrjetit 5G dhe sisteme të vëzhgimit, si pjesë e iniciativës kineze për “qytet të mençur”.

Në përgjigje të pyetjeve nga Radio Evropa e Lirë, në një deklaratë të Huaweit është thënë se kompania “ka respektuar gjithmonë ligjet ndërkombëtare dhe ato lokale, si dhe etikën biznesore të shteteve ku vepron”.

Në të është thënë edhe se “të gjithë punëtorët në kompani duhet të veprojnë në përputhje me ligjet lokale dhe rregulloret”.

Kur është pyetur për Jecëll dhe kontratat me Huawein, të lidhura me subjekte jashtë shtetit, kompania kineze ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “nuk ka informacione të tilla në arkiva”.

Vendndodhja e Jecëll nuk dihet. Përpjekjet e vazhdueshme të OCCRP për të dhënë ai ndonjë koment, nuk ka qenë të sukseshme.

Të dhënat tregojnë se ai nuk ka më ndonjë adresë në Serbi dhe kompania e tij, e regjistruar në Ishujt Virgjinë të Britanisë, tashmë është mbyllur.

Edhe përpjekjet e Radios Evropa e Lirë për ta kontaktuar Jecëll, kanë qenë të pasuksesshme.

Pekini, Beogradi dhe pyetjet pa përgjigje

Pagesat e bëra publike nga OCCRP dhe KRIK flasin edhe për rritjet globale të Huaweit dhe tentimet për përfshirje në tregun evropian.

Sipas dokumenteve, një kompani e themeluar jashtë shtetit, ishte supozuar se do të funksiononte në emër të kompanisë kineze në Serbi dhe Mal të Zi.

Roli i Jecëllit ka qenë si lobist për të rritur lidhjet me bizneset dhe elitën politike me qëllim të krijimit të “marrëdhënieve të mira me operatorë të telekomunikimeve në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe me përfaqësues qeveritarë”.

Përveç kësaj, Huawei ishte planifikuar që të pranonte ndihmë për të siguruar lejet për punë në Serbi, si dhe për të përmbushur “obligimet nga kontratat që Huawei dhe operatorët e telekomunikimeve do të duhej të nënshkruanin”.

“Është e rëndësishme që gjithçka është zhvilluar me kompani të krijuara jashtë shtetit”, ka thënë Radojeviq.

“Nëse keni punë për konsultime në Serbi, ku është problemi që të bëni biznes nga Serbia? Pse duhet të fshiheni në Ishujt Virgjinë të Britanisë apo në Panama? Për Huawein dhe njerëz për të cilët kemi raportuar, pyetja tjetër është nëse ka pasur ndonjë konsultim për të cilin është arritur pajtueshmëri”.

Ndonëse kontrata e fundit daton nga viti 2014, Jecëll ka vazhduar të lëshojë fatura nga kompania jashtë shtetit deri më 2016.

Radojeviq ka thënë se kjo gjë lidhet me rritjen e Huaweit në Serbi, përkatësisht me nënshkrim të kontratës për zhvillim të internetit televiziv për Telekom Srbija më 2014 dhe një marrëveshje më të madhe për të përmirësuar infrastrukturën e telekomit më 2016.

“Faturat e fundit janë nga 2016, dhe prandaj e kemi lidhur zgjerimin e madh të Huaweit në Serbi nga viti 2014 deri më 2016, kur ata kanë nënshkruar marrëveshje të mëdha”, ka thënë Radojeviq.

“I përket kompanisë Telekom Srbija, por edhe Zyrës së Prokurorit në Serbi që të hetojnë se çfarë ka ndodhur dhe kush është mbrapa këtyre marrëveshjeve”.

Përgatiti: Krenare Cubolli

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend