Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hënën emrat e ministrave të rinj në kabinet.
Siç paralajmëroi, Qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.
Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – mes tjerash për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Shefi aktual i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratisllav Gashiq, deri më tash ministër i Policisë.
Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, do t’i bashkohet Qeverisë si ministër i Punëve të Jashtme.
Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviq, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.
“Zavetnici” në Qeveri
Millica Gjurgjeviq Stamenkovski, kryetare e partisë së djathtë, Zavetnici, do ta drejtojë Ministrinë për Përkujdesje Familjare.
Kjo parti, deri tani, ka vepruar në opozitë, por, pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, ka nisur bashkëpunim me Partinë Përparimtare Serbe, që ka pushtetin.
Si partnere e saj në koalicion, do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në Serbi, që do të mbahen më 2 qershor.
Ministrat e rinj të Qeverisë serbe përfshijnë edhe ish-sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, si ministër i Punës, Darko Gllishiqin si ministër për Investime Publike dhe Dejan Ristiqin si ministër për Informim.
Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë do të rikthehet Zllatibor Llonçar, i cili nuk e ka mbajtur këtë post në përbërjen e kaluar, ndërsa Ministrinë e Kulturës do ta marrë Nikolla Selakoviq.
Ministri i deritashëm i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, do ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë.
Ministre e re e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale do të jetë Jellena Zhariq Kovaçeviq, ndërsa Adrijana Mesaroviq do të jetë ministre e Ekonomisë.
Kush i mbajti ministritë?
Sinisha Malli mbetet në krye të Ministrisë së Financave, ashtu si edhe Irena Vujoviq në postin e ministres së Ekologjisë dhe Dubravka Gjedoviq Handanoviq si ministre e Minierave dhe Energjetikës.
Ministre e Drejtësisë mbetet Maja Popoviq dhe ministër i Ndërtimit mbetet Goran Vesiq. Tomisllav Momiroviq, po ashtu, ruan portofolin e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme.
Ministre për Integrime Evropiane mbetet Tanja Mishqeviq, ndërsa Sllavica Gjukiq Dejanoviq do të jetë sërish ministre e Arsimit.
Jellena Begoviq do të jetë ministre e Shkencës edhe në këtë përbërje, ndërsa Millan Kërkobabiq do të vazhdojë ta udhëheqë Ministrinë për Përkujdesje ndaj Fshatrave.
Udhëheqës i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve edhe në këtë mandat do të jetë Tomisllav Zhigmanov, ndërsa ministër i Sportit sërish Zoran Gajiq.
Husein Memiq, ndërkaq, mbetet në krye të Ministrisë së Turizmit dhe Rinisë.
Përveç Nenad Popoviqit, Qeveria e re serbe do t’i ketë edhe katër ministra të tjerë pa portofol. Ata janë: Novica Tonçev, Gjorgje Milliqeviq, Usame Zukorlliq dhe Tatjana Macura.
Tonçev dhe Milliqeviq, zyrtarë të Partisë Socialiste të Serbisë, ishin ministra pa portofol edhe në përbërjen e fundit të Qeverisë.
Ish-ministrja e Kulturës, Maja Gojkoviq, u propozua për kryetare të Qeverisë Krahinore të Vojvodinës.
Në se është kështu siç’ thotë ku shovinisti Vuçiç, që edhe po ta vrasin nuk e njeh Kosovëns, çfarë do Evropa lavire dhe gjith komuniteti ndërkombëtar, por dhe politikqenjtë shqiptarë që duan të bisedojnë me këtë fashist?! Apo të vazhdojnë akoma lëshimet shqiptare ndaj Sërbisë dhe ky të qëndrojë në të tijën?
E ka mirë Haredinaj që i thotë të njohi Kosovën, pastaj ta heqi taksën 100%. Ndryshe, sejcili në punën e vet dhe kufirin jo vetëm te “thana”, por dhe te Molla e Kuqe.
Gjermanet nuk do ju vrasin por do ju detyrojnë qe Serbia shume shpejti ka per ta kuptuar se pa pranimin e Kosovës shtet sovran ,Serbia si shtet nuk do te këtë prosperitet te mire brenda politikes ,se vet ,,Pse vet fakti tregon se Kosova është shtet sovran i garantuar nga Konventa ndërkombëtare dhe me legjitimitet Kushtetutorë dhe me pranim te mirëfilltë mbi 106 shtetet te Evropës dhe te Botes demokratike ,,Pra mos pranimi i Kosovës shtet nga ana e Beogradit është vetëm fatkeqësi dhe humbje e kohës per vet Beogradin si ne ekonomi politik zhvillim ,Apo edhe vonim ne futjen e BE dhe ne NATO ,,Pra pa diskutim se vetëm shteti i Serbisë dhe krerët politik te Beogradit po i humbasin te mirat ndaj vendit te tyre ,,Pse mos pranimi i realitetit se Kosova ende nuk është shtet sovran ,,Lirisht mund te themi se është cenim mbi vlerat demokratike është racizëm i kulluar është urrejtje ndaj një populli qe ka shtet ka legjitimitet,,,Kushtetutore ..Pra një shtet i cili ka Polici Ushtri te veten një shtet i cili i ka ligjet e veta te gjithat nga Kushtetuta e Kosovës nuk munde te shihet ndryshe përveçse shtet sovran ,,Pra shtet sovran qe është i pranuar Kombetarisht edhe Nderkombetarisht ,,Andaj mos humbasni kohe per tu mundura qe ta mohoni realitetin e një shtetit sovran qe ka Kushtetutë qe ka ligje ka Polici dhe Ushtri te veten ,,Një shtet qe ka gjuhe e kulture te veten dhe jeton e vepron nder shekuj e shekuj ne token e vet Autoktone ,është shtet deshti apo nuk deshti Beogradi fatkeq e barbar shekullor ,Pse te gjitha hilet apo trillimet politike qe i luani karshi Kosovës te gjithat do te sillen dhe do mbesin plot ironi e cinizëm te skrupull ndaj Kosovës ,,Andaj shtrinë mendje e pranimit pse aty jan vlerat njerëzorë e shtetërore aty jan e gjinden vlerat demokratike E jo te urrejtja dhe te nostalgjitë e shekullit te kaluar qe ju si popull prosllav ende jetoni me ato vlera e nostalgjitë e shekullit te kaluar ,,Pra shtrinë doren e pajtimit shtrinë doren e dialogut dhe doren e pranimit qe pa dilema Kosova te shihet si shtet i pranuar nga Serbia ,,Pse jo kur realiteti është se Kosova është toke Dardane është toke e jona dhe kurr nuk do behet toke e Serbisë ,,,Mërgimtari