Zi në futbollin dhe kriket australian
Shuhet papritur shqiptari korcar Nick Mustafa, -një nga ikonat vendase të futbollit dhe sportit të kriket në shtetin e Viktorias, Australi.
Shuhet papritur shqiptari korçar Nick Mustafa, -një nga ikonat vendase të futbollit dhe sportit të kriket në shtetin e Viktorias, Australi.
Një lajm tejet i hidhur dhe i trishtuar vjen nga Australia e largët, nga shteti i Viktorias, aty ku edhe jeton komuniteti më i madh i emigrantëve me origjinë shqiptare.
Nick Mustafa është me origjinë shqiptare nga të dy prindërit e tij, -babai nga mërgimtarët e parë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëna Anila Hyska- Mustafa nga Kamenica e Korçës, emigruar në Australi në vitet e para të demokracisë.
Komunitet sportiv i shtetit viktorian është në zi, dhimbje dhe hidhërim të papërshkruar për vdekjen e papritur dhe parakohe të ikonës vendase të futbollit dhe trainierit për moshat e reja(vajza) në sportin aq të bukur e të suksesshëm të kriket, Nick Mustafa, i njohur me emrin e sportit “Musty”(Musti)
Klubet e futbollit dhe kriketit në Templestowe, Viktoria, Australi janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e trishtuar dhe të fundit Nick Mustafës, 26-vjeçari shqiptar me origjinë nga Korça, lindur në Australi, një nga ikonat vendase mjaft të njohur të futbollit dhe kriket austrialian, i njohur edhe me emrin e sportit “Musti” (Musty) – i cili ishte një anëtar i përkushtuar i të dy klubeve sportive.
Presidenti i Klubit të Futbollit në Templestowe, Russel Smith lëshoi një deklaratë në emër të të gjithë komunitetit sportiv. Komuniteti sportiv viktorian në Templestowe, është tejet i trishtuar dhe në pikëllim për ndarjen e papritur nga jeta së ikonës vendase Musti-t, Nick Mustafa.
Nick Mustafa ka luajtur për të rinjtë në Doncaster dhe Warrandyte Doncaster Heights përpara se të mbërrinte në Templestowe si lojtar i të rriturve. Ai luajti tetë ndeshje në rezervat e klubit këtë vit, duke mos i hequr këpucët deri të shtunën javën e kaluar, përpara fundjavës së gjatë të “Ditëlindjes së Mbretit të trajnimit të moshave të reja”, Nick Mustafa!
Mustafa ishte gjithashtu një trajner i përkushtuar në klubin e kriketit, ku mbahet mend si “mbreti i moshave të reja’
Vdekja e papritur e Musti-t shkaktoi dhimbje të madhe shpirtërore në krejt komunitetin e Templestowe dhe më gjerë.
“Absolutisht ishte një djalë i mrekullueshëm dhe tejet i sinqertë që kam takuar ndonjëherë. Faleminderit për gjithçka që ju bëtë për Violet, vajzën time dhe të gjithë fëmijët. Fjalët nuk mund të shprehin se si janë copëtuar
zemrat tona, sot. Lutjet, mendimet dhe gjithë dashuria e familjes tonë shkojnë për familjen tuaj. Ti kishe një zemër flori dhe ishe një mentor masiv i Violet-it dhe ajo thjesht të adhuronte si një vëlla i madh.
Pusho në paqe, Musti, kjo botë është thjesht e padrejtë.” -u shpreh mes ngashërimit e lotëve, Nicole Jennifer Muleta.
Ndërsa Travis Wason shtoi: “Një lajm kaq i trishtuar që dëgjova më hidhëroi e pikëlloi së tepërmi. Në këtë moment dhimbjeje dhe pikëllim, lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për familjen e Mustit, si këtu dhe jashtë shtetit, në Shqipëri. “Pasi e stërvita atë si lojtar futbolli më pas Mustin do e kisha trajnerin e tim biri Hunter, në kriket, dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa lojtar i madh ishte ai, shumë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm edhe për kolegët e tjerë. Të djelën e kaluar ishte me të rinjtë duke ndjekur ndeshjen e Hunter’s footy.”
Pusho në paqe, Musti!
Shkrimi është marrë nga 7NEWS.com.au
Pergati : Raimonda Moisiu –Sade
Pergatiti: Raimonda Moisiu –Sade
Komentet