VOAL

VOAL

VOA i qëndron kronikës mbi ndikimin e politikës për emërimet në administratë

January 15, 2019
2 Comments
  • author avatar
    Altini 7 years ago Reply

    Konkurset qe nga 2013 u bene kot, sepse fituan vetem ata we ishin percaktuar ndonese nuk kishin as arsim e as eksperiencen e duhur. Saliu nuk bente fare konkurs dhe keta benin gjoja, domethene asnjehere tamam.

Komentet

FOTOT- Duart me zinxhir dhe me maska në fytyrë, protestuesit “arrestojnë” Ramën dhe Ballukun: Të pandehurit, tradhtarë të kombit

Disa qytetarë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar sot në shesh, teksa janë “shfaqur” si kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.

 

Ata kanë lidhur duart me zinxhirë ndërsa në fytyrë mbanë maska me fytyrën e Ramës dhe të ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres nën akuzë nga SPAK, si një simbolikë se ata duhet të arrestohen.

Në duar mbajnë edhe pankartat ku shkruhen: “I pandehuri Edi Rama, tradhtar i kombit”, “E pandehura, Belinda Balluku, tradhtare e kombit”.

WhatsApp Image 2026-06-13 at 19.03.23

 

 

WhatsApp Image 2026-06-13 at 19.03.23 (1)

 

 

WhatsApp Image 2026-06-13 at 19.03.23 (2)

 

Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, diaspora marshon drejt Kryeministrisë- Sheshi mbulohet nga flamujt

Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re” ka nisur marshimi drejt bulevradit “Dëshmorët e Kombit”.

Përveç simboleve kombëtare vihet re edhe një prani e simboleve të shteteve në të cilat shtetasit shqiptarë jetojnë , ku dominojnë flamujt britanikë.

Ditën e sotme në mbarë botën ku jetojnë shqiptarë po mbahen protesta të mëdha që kërkojnë largimin e qeverisë.

Një numër i madh emigrantësh kanë mbërritur në vendin tonë, pas thirrjes që është bërë prej disa ditësh për protesta mbarëkombëtare. bw

“Bashkë për ndryshim!” Qindra mijëra qytetarë dje në Bulevard, mbahet sot protesta e 14 kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen!

Mbahet sot protesta e 14, kundër qeverisë, ndërsa kryefjalë e qytetarëve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Pas shfaqjes madhështore dje në kryeqytet, ku qindra mijëra qytetarë protestuan dhe lëshuan thirrje kundër klasës politike shqiptare, edhe sot është njoftuar një tjetër tubim në orën 18:00.

Organizatorët e kësaj proteste, që janë qytetarët, iu kanë bërë thirrje shqiptarëve, kudo ku janë, dhe atyre në rrethe, që t’i bashkohen protestës sot në sheshin Skënderbej.

‘Shqipëri e re’ apo ‘Rama jep dorëheqjen’, ‘Rama dhe Berisha në burg’, janë thirrjet më të shpeshta që vijnë nga protestat masive, ndërsa zëri i qytetarëve buçet me kumbim në mbarë Tiranën. bw

FOTOT + VIDEO- Mijëra qytetarë ‘zbarkuan’ në Tiranë në ditën e 13-të të revoltës kundër Edi Ramës, mbi 5 orë protestë dhe marshim: Iu ka ardhur fundi! Revolucion! Shqipëri e re

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re”, mijëra qytetarë mbushën sërish për mbi 5 orë rrugët e Tiranës në ditën e 13-të të protestës masive kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të vijuar përpara kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime nga qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, të cilët ndanë problematikat që përballen.

Ashtu sikurse çdo ditë, vëmendje të veçantë tërhoqën pankartat e protestuesve, të cilat përcillnin mesazhe ironike dhe kritike si “Populli nuk është në rrezik, populli është vetë rreziku”, “Duam Pelikanin, jo tiranin”, “Ata na zhgënjyen, tani është radha jonë” dhe “Mjaft Rama, kjo qeveri ka skaduar”.

Më pas, protestuesit marshuan nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit. Marshimi përshkoi bulevardin kryesor, rrugën “Myslym Shyri”, zonën pranë Drejtorisë së Policisë, sheshin “Wilson” dhe u rikthye drejt qendrës së qytetit.


Ata kaluan edhe nga pranë Kuvendit, ndërsa një ndalesë simbolike u bë edhe në sheshin “Italia”, ku më herët gjatë ditës kryeministri Edi Rama zhvilloi aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

protestuesit

Qytetarët deklaruan se mobilizimi i tyre do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

Ditën e nesërme, të shtunën, është parashikuar që tubimi të jetë edhe më masiv, për shkak se pritet që të vijnë edhe shumë emigrantë në diasporë, të cilët mbështetjen e tyre e kanë treguar edhe duke dalë nëpër sheshet e vendeve ku jetojnë, duke kërkuar gjithashtu rrëzimin e Ramës.

marshimi policia

Kujtojme që protesta nisi fillimisht si një reagim kundër projektit turistik në Zvërnec, por ajo është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare ndaj keqqeverisjes.

Protestuesit kanë artikuluar një sërë shqetësimesh që lidhen me qeverisjen e Edi Rsmës, problemet në sistemin shëndetësor, korrupsionin, koston e jetesës dhe çështje të tjera sociale e ekonomike që i prekin. Kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

 

marshimi sot shesh

marshimi masiv sot

marshimi sheshi plot
marshim7

kryeministria shesh bulevard proteste

marshimi shesh sot

marshim6
marshimi2

marshim5

marshimi5

marshimi4

marshimi

marshimi6

marshimi4

protesta3

 

UGSHPD: QYTETARIA, RAMA & DIELLA

 
Në se historinë e kthejmë disa muaj pas, më 18 Shtator, 2025 kur kryeministri Rama mbajti fjalën e parë në Kuvendin e Shqipërisë do të veçonim shkurtimisht se thelbi i premtimit në programin e tij ndaj qytetarëve ishte se:-Unë nuk jam këtu sot për të kryer një formalitet votë besimi të qeverisë së re me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakonshme në këtë sallë dhe dua t’i them pikërisht shumicës, se jo një mandat, por vite të tëra politike nuk mjaftojnë për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetjen tonë janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt radhazi. Është një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një vijë të re sjelljeje, me një qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në çdo drejtim, me durim, me vullnet, me përkushtim dhe me energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri.”
Por ku janë sot fjalët e zgjedhura si  “borxh që duhet ta marrim  përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një vijë të re sjelljeje, me një qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në çdo drejtim, me durim, me vullnet, me përkushtim dhe me energji të reja”, këto premtime kur protesta qytetare në ditën e 13 pritet të mbahet?
Si mund të perceptohen këto sot kur protesta e qindra mijë qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe në diasporë i drejtohen atij me kërkesën “Rama Jep dorëheqjen!”
Mundohemi të gjejmë njerëzoren edhe në një ditë kur ky kryeministër vazhdon të manipulojë duke përsëritur refrenin “mandati mbaron në vitin 2029 dhe deri atëherë ne do vazhdojmë punën”.
Por qytetarët tashmë kanë arsyetuar dhe nuk do t’i lëshojnë më asnjë centimetër as propagandës dhe as korrupsionit.
 
A ja vlen t’i kujtojmë Ramës fjalët e Diellës:”- Më lejoni t’ju kujtoj: Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. Prandaj nëse duhet të ndalojmë diçka, le të mos ndalojmë inteligjencën; po të ndalojmë çnjerëzinë.”
 
AI (Rama) dhe Inteligjenca Artificiale (Diella) prodhuan mashtrimin duke përmendur Kushtetutën. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër dhe unë ju siguroj, këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg dhe kolege njeri, ndoshta edhe më shumë.”, këtë tha Diella më 18 Shtator, 2025 dhe këtë po vazhdojë të kërkojnë Shqiptarët në sheshe edhe më 12 Qershor, 2026 në ditën e 13 të protestës qytetare.
 
T’i kujtosh shqiptarëve pushtetin deri në 2029 me këtë nivel skandalesh dhe korrupsioni, kufijtë e durimit humbasin, por qytetaria do të triumfojë duke i mposhtur si provokimet ashtu edhe dhunën.
 
Dorë-hiqu duke zbatuar atë që premtove dhe nuk mbajte; përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim…
 
‘Koha jote ka mbaru!’
 
 
12 Qershor, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“Administrata bashkohuni me popullin” – Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës!

Në protestën madhështore të ditës së djeshme një thirrje e fortë u shpërnda nga protestuesit për tubimin që do të mbahet sot. Ndërsa revolta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 13-të, qytetarët po kërkojnë një mobilizim akoma më të madh për t’iu përgjigjur asaj që e konsiderojnë si provokim nga ana e kryeministrit.

Pasi Edi Rama njoftoi mbajtjen e një antimitingu në Sheshin “Italia” në të njëjtin orar me protestën, reagimi i sheshit ka qenë i menjëhershëm.

Organizatorët dhe qytetarët aktivë po u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të vërshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të treguar forcën e tyre përballë asaj që e quajnë “antimiting të Ramës me administratën”.

“Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!” është kryefjala e thirrjeve në protestën e djeshme.

Një vëmendje e veçantë në këto thirrje i është kushtuar punonjësve të administratës publike, të cilët sipas protestuesve, po detyrohen të dalin në shesh për të mbrojtur pushtetin. GSH

“Zëri ynë, dinjiteti ynë e ardhmja jonë” Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, sot protesta e 13: Shqipëria nuk shitet!

Mbahet sot në Tiranë protesta e 13 ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, grumbullimi do të nisë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Prej 12 ditësh qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrja në protesta gjatë të gjithë këtyre ditëve ka qenë masive, me sheshin e mbushur plot me qytetarë që kërkojnë revolucion. bw

“Administrata bashkohuni me popullin” – Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës!

Në protestën madhështore të ditës së djeshme një thirrje e fortë u shpërnda nga protestuesit për tubimin që do të mbahet sot. Ndërsa revolta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 13-të, qytetarët po kërkojnë një mobilizim akoma më të madh për t’iu përgjigjur asaj që e konsiderojnë si provokim nga ana e kryeministrit.

marshimi në rrugët e Tiranës (1)

Pasi Edi Rama njoftoi mbajtjen e një antimitingu në Sheshin “Italia” në të njëjtin orar me protestën, reagimi i sheshit ka qenë i menjëhershëm.

Organizatorët dhe qytetarët aktivë po u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të vërshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të treguar forcën e tyre përballë asaj që e quajnë “antimiting të Ramës me administratën”.

“Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!” është kryefjala e thirrjeve në protestën e djeshme.

Një vëmendje e veçantë në këto thirrje i është kushtuar punonjësve të administratës publike, të cilët sipas protestuesve, po detyrohen të dalin në shesh për të mbrojtur pushtetin. Panorama

“Belinda në burg”- Mijëra qytetarë në protestën para kryeministrisë: Kush ka bërë korrupsion të përfundojë në qeli! Rama jep dorëheqjen

Protesta e sotme në ditën e 12-të mblodhi përsëri mijëra qytetarë shqiptarë në bulevardin para Kryeministrisë, ndërsa nisi me thirrjet për drejtësi ndaj kujtdo që kishte bërë korrupsion.

 

“Kushdo që ka firmosur për korrupsion, në burg”, ishte një nga apelet e hedhura nga podiumi i protestës prej aktivistes që hapi protestën.

Revolta e shqiptarëve kundër qeverisë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave për largimin e qeverisë.

“Atdheu nuk shitet, Rama jep dorëheqjen. Belinda në burg”, ishin thirrjet e hedhura nga qytetarët dhe folësit.

proteste shesh sot

“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, “Rama në burg, Berisha në burg”, janë thirrjet e qytetarëve që ‘jehojnë’ në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shoqëruan ovacionet e protestuesve.

Kjo është ndër protestat më madhështorë që janë zhvilluar në vend, duke pasur një numër të lartë pjesëmarrësish.

kryeministria sot proteste

“Belinda në burg, drejtorët e Tatimeve në burg, edhe Flamur Nokën në burg, kushdo që ka firmosur korrupsion, në burg”, ishin disa nga thirrjet e tjera të protestuesve para Kryeministrisë. Panorama

Protesta e 12-të për dorëheqjen e Ramës, aktori Mehdi Malkaj: Kryeministrit nuk ia mban të vijë të thotë ndonjë fjalë

Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është bashkuar protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku prej ditësh mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike në vend.

Duke folur para protestuesve, Malkaj e cilësoi të veçantë atmosferën e krijuar në shesh, ndërsa tha se qytetarët e mbledhur aty janë njerëz që nuk dorëzohen.

“Jemi në bulevardin qendror, emocion i madh, jemi me ca njerëz që i kanë rënë murit me kokë dhe kanë dalë matanë”, u shpreh ai.

Më tej, aktori dha edhe një mesazh në drejtim të kryeministrit, duke deklaruar se ai nuk guxon të përballet me protestuesit.

“Jemi në një vend ku nuk ia mban kryeministrit të vije të thotë ndonjë fjalë”, tha Malkaj. gsh

Rama do dorëhiqet sepse populli e urren”- Flet i riu që filmoi dhunën në Zvërnec: E kanë shkatërruar Shqipërinë, protesta i ka dhënë shuplakë të madhe politikës dhe pushtetit

Një nga qytetarët pjesëmarrës në protestë që prej ditës së parë, shprehu zemërimin e tij për atë që po ndodh dhe valën e pakënaqësisë popullore ndaj klasës politike dhe qeverisë në veçanti.

I riu që është edhe personi që filmoi dhunën e tërheqjes zvarrë të qytetarit në Zvërnec dhe gardhit me gjemba atje, deklaroi se qytetarët i kanë dhënë shuplakë pushtetit.

“Rama në burg dhe Berisha në burg. Rama duhet të japë dorëheqjen sepse prej 35 vitesh. Ata morën peng Shqipërinë. Ata e kanë shkatërruar Shqipërinë tani e 35 vjet, protestojmë për shkak të situatës politike dhe ekonomike”, tha ai për News24.

Ndërsa më tej shpjegoi edhe përfshirjen në këtë protestë.

“Kam protestuar që ditën e parë të protestës, jam personi që kam bërë edhe videon kur banori kaloi gardhin në Zvërnec dhe u tërhoq zvarrë. Është fatkeqësi dhe e papranueshme që qytetarët të tërhiqen zvarrë”, tregoi ai.

Qytetari deklaron se shuplaka që ka marrë pushteti dhe politika është e rëndësishme.

“Kjo protestë i ka dhënë shuplakë shumë të rëndësishme të gjithë klasës politike dhe atij që drejton. Patjetër që kryeministri do të dorëhiqet patjetër, mendoj se shumë shpejt do japë dorëheqjen, sepse kur populli e urren ai nuk ka pse qëndron aty në krye. Protesta jonë është paqësore, ne nuk kemi lidhje me ata që do mblidhen nesër me vullnet të imponuar dhe do ketë paqe nesër, por do doja që ata t’i bashkohen nesër protestës tonë”, përfundoi i riu.

“Rama do rrëzohet se s’bën, s’e duan 6 mln shqiptarë”- Aktivisti mesazh para nisjes së protestës: Presim mbështetje edhe më të madhe, jemi kundër kupolës së partive! Do vijnë 20 mijë emigrantë

Mbahet sot dita e 12-të e protestës mbarëkombëtare qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pas skandalit që ndodhi në Zvërnec me projektin dhe aktet e dhunës dhe tjetërsimit të pronave.

 

Para nisjes së saj, një prej aktivistëve dhe organizatorëve të saj, drejtues i protestuesve, tha për Neës24 se qeveria dhe Rama do rrëzoheshin pasi gjendeshin përballë vullnetit të 6 mln shqiptarëve.

“Normalisht presim mbështetje edhe më të madhe dhe grumbullim. Meqë kjo protestë për 10 ditë eci normalisht them se protesta do rritet. Pavarësisht se pati tentativa nga hiena dhe të tjera për ta provokuar e përçarë. Rama do rrëzohet se s’bën, është vullneti i 6 milionë shqiptarëve dhe do rrëzohet. Unë nuk do jem në politikë, nuk jam politikan, por janë shqiptarët, vullneti i tyre”, tha ai mes të tjerash.

Ndërsa vuri në dukje edhe sjelljen e politikës që e cilësoi “kupolë” në 35 vite, duke shkaktuar këtë gjendje dëshpëruese social-ekonomike, ai nënvizoi se nuk është shkak vetëm qeveria, por edhe opozita, e cila herë pas here përpiqet të kapë protestën.

aktivisti

“Jemi kundër dyshes që ka marrë peng, nuk jemi vetëm kundër Ramës dhe Ballukut, por e gjithë kupolës. Presim të vijnë 20 mijë emigrantë nga mërgata, nga çdo qytet i botës ku ika shqiptarë. Duke mos e ditë se kush është drejtues, se do e kishin kapur për qafe këta, por duke e ditur se është vullnet popullor, nuk e dinë, nuk i kanë kapur. Ne jemi kundër kupolës së partive dhe ka pasur tentativa edhe nga elementë të opozitës, por do dalin me kalimin e kohës”, deklaroi aktivisti. 

protesta2

protesta


Send this to a friend