Si një vështrim mbi Botën, Evropën dhe Italinë, çdo vit që prej 1975 Forumi i Cernobbio-s (“Intelligence on the World, Europe, and Italy”), analizon pirjet kryesisht në fushat e ekonomisë, gjeopolitikës dhe teknologjisë në botë. Pjesëmarrja e Shqipërisë e përfaqësuar nga Kryeministri Rama dhe një delegacion i kufizuar qeveritar, por me propagandë të kontrolluar dhe të madhe për mënyrën se si përpiqet ta shesë veten si një kryeministër që ka pas 98-99 ditë resht një popull që kërkon dorëheqjen.
Për 52 vite tashmë të Forumi i Cernobbio-s ke se ç’të thuash.
Ke ç’të thuash dhe e kupton akoma më shumë kontrastin dhe prirjet e zhvillimit për atë se çfarë ka bërë Shqipëria dhe si e ka shoqëruar sistemi politik i saj tranzicionin 36 vjeçar.
Në çdo aspekt që ta kapësh ekonomia, politika e jashtme, rajoni marrëdhëniet fqinjësore etj. përgjithësisht u adresuan nga Rama në mënyrë provokative në kërkim të vendosjes së një oferte vetjake si zgjedhja më e mirë e drejtimit të një vendi në Ballkanin Perëndimor. Batutat e zgjedhura që shkaktojnë gjoja humor janë shpërqendrime nga përmbajtja e problematikës po aq sa edhe ushqim pë titujt e mediave në mënyrë që të krijohet një fërkim për lëvizje ose vëmendje. Pikërisht për të mos i dhënë propagandës këtë epërsi dhe analizave boshe që do të merreshin me termat e hedhura si; “Po merr Putini në telefon” dhe “duhet të falenderojmë më së pari mbi të gjitha Vladimir Putinin” e të tjera si; “…shtatë fëmijët e Ursulës”, “… fëmijë duhet të dëgjojnë “babain dhe nënën’, Gjermaninë dhe Francën, ” makineria më e pamëshirshme burokratike me 35mijë burra dhe gra në Bruksel” deri tek “rruga e shkurtër për në BE pa të drejtë vote” dhe ” Titaniku po fundoset” të gjitha bashkë janë janë hashtagu(#) Rama.
Por mes tyre duke kujtuar edhe një frazë të plotë, lexon shqetësimin e vet real kur shprehet:-“E di që Serbia është një lloj ‘kafshe’ shumë interesante dhe e çuditshme në ‘xhunglën’ e Ballkanit. Por çfarë është më mirë? Ta kesh ulur rreth tryeze dhe t’i thuash ‘’jo, nuk mund të bësh një funeral shtetëror për një kasap’’ apo ta lësh aty në ujëra të pasigurta dhe të krijosh një situatë krejt skizofrenike midis Europës, Kinës, Amerikës, Rusisë e nuk e di se kujt tjetër, Vietnamit!”, janë hashtag-u (#) Rama.
Janë një çmim që ai vendos për veten më shumë se sa për realitetin dhe të ardhmen e rajonit.
Duke i shitur tezat si impenjative, një kryeministër që është vënë në qendër të vemendjes pë r drejtimin e shtetit me një korrupsion të lartë, krimin ekonomik dhe larjen e parave nga trafiku ndërkombëtar në juglindje të Evropës nuk mund të mendohet se e ka shfrytëzuar hapësirën si të tillë.
* Hashtag – # simboli hash që i paraprin një fjale apo fraze cila përdoret në rrjetet sociale e cila e bën atë të kërkueshme.
6 Shtator, 2026Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)


Komentet