VOAL

VOAL

Video – Yee konfirmon: SHBA e do Ushtrinë e Kosovës me Kushtetutë

March 28, 2017

Komentet

VIDEO/ Televizioni rumun çmonton lidhjet e trafikantit rumun të drogës, Colden me Dorian Duçkën

Ish-drejtori i shërbimit sekret të informacionit (SRI) Florian Coldea, ka arritur që të bashkëpunojë me rrjetin e mafies në strukturat më të larta politikë në Shqipëri, për të pastruar para.

Ai është parë të qarkullojë në hotele dhe restorante në Tiranë dukë u takuar më politikanë dhe njerëz të rëndësishëm të botës së biznesit dhe më persona të dyshuar.

Sipas burimeve, Goldea është takuar më politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe të qeverisë shqiptarë përgjatë 3 ditëve në Tiranë. Nuk dihet së për çfarë arsyeje zyrtare ai ka qenë në Tiranë, pasi çështjet e shërbimit sekret si edhe çështje të dyshimta janë profesion i tij. Ai është takuar më kryeministrin Edi Rama si edhe më drejtues të lartë të PS. Mbas një viti Coldea u kthye përsëri në Tiranë për të marrë pjesë në një event ndërkombëtar CODW CAMP ku promovohej zhvillimi i softearëve.

Coldea ka marrëdhënie të ngushta edhe më Ministrin ë Brendshëm, Taulant Balla dhe burimet thonë që Coldea e kontrollon veprimtarinë tij në Shqipëri nëpërmjet Taulant Ballës.

Fondacioni SOROS vlerësohet së ka alokuar mbi 100 milionë dollarë në Shqipëri për të mbështetur politika të qeverisë Rama, gjë që e ka bërë figurën e tij të rritët që nga viti 2013.

Rrjeti i Coldes është rritur në Shqipëri edhe më ndihmën e Dorian Duçkës, më fuqi të mëdha saj lidhjeve të tij mafiozë. Influencë e Duçkës është e madhe saj marrëdhënieve të ngushta më Kryeministrin Edi Rama.

Rrjeti mafioz shqiptar njihet për lidhjet më drejtuesit e qeverisë dhe ata janë të njohur në fushën e naftës, alkolit, drogës dhe armëve.

Dorian Ducka ka bërë lidhjen e investimeve kineze në fushën e energjisë. Përmend fakte sesi Ducka ka kritikuar qëndrimin ë HAGËS për vendimin ë saj në lidhje më çështjen e detit të jugut midis Kinës dhe Filipineve.  Emri i tij ndeshet shpesh në artikujt kinezë. Ai ka kritikuar instalimin e rraketave amerikanë në Korenë e Jugut etj.

Në 2022 kanë dalë artikuj sesi karteli i drogës meksikan SINALOA ka pastruar shuma të mëdha parash në Shqipëri. Më tej gjërat që i kemi dëgjuar këto ditë në tv. sn

Protesta, Mehdi Malkaj: Veliaj më i madhi i hajdutëve

Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillojn një tjetër protestë kundër skandaleve të korrupsionit që shkaktoi dosja e drejtorëve hajdutë të Bashkisë së Tiranës, të cilët përmes kompanisë famëkeqe “5D” vidhnin paratë publike përmes tenderave abuzivë.

Aktori Mehdi Malkaj ka lëshuar akuar të ashpra edhe ndaj kreut të bashkisë Tiranë por edhe ndaj kreut të qeverisë.

Mehdi Malkaj: Veliaj me i madhi i hajdutëve. Hajdut dhe qelbësirë. Zotërinj të policisë, kur keni veshur atë uniformë  a keni bërë një betim para kushtetutës që do mbroni popullin dhe atdheun. Epo populli jemi neve dhe në jemi të shtypurit dhe ju jeni me te këqinjtë, me plehrat me ndyrësirat. Me këtë qelbësirën që nuk la gjë pa vjedhur, që nuk la gjë pa shkatërruar, që na zhduku edhe malin e Djatit. Ku jeni me betimin ju. Ju jeni betuar për neve dhe jo për udhëheqësit. Nuk ka gjëkundi në kushtetutë do të mbrohet udhëheqësi. Jo, mbrohet atdheu, mbrohet populli të tjerat janë fjalë … Se unë i kam bërë një betim vetes se do jem protestues deri sa të mbyll sytë. Edhe po mbaroi kjo protestë unë do vete tek tjetra. Kështu jam unë. Kështu më kanë edukuar mua. Erion Veliaj, o qelbësira e qelbësirave që flet mbrapa krahëve, hajde more dil këtu. Dili këtu e të llafosemi. Nuk të prek njeri me dorë sepse nuk duan të bëjnë duart pis me një hale si ty. Dil këtu ta shikosh se çfarë ndodh. Qelbësirë. Zonja dhe zotërinj. Jemi në një rrugë të mbarë shumë. Do ecim gjatë do ecim bashkë pa këta….dhe pa atë këlyshin e kurvës që është në kryeministri.

“Jo Guantanamos italiane”, deputeti i të majtës italiane “përplaset” me Melonin

Pas konferencës për media të kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, një deputet i së majtës italiane ka protestuar në mënyrën e tij.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për Balkanweb se Riccardo Magi nga partia Piu Europa ka kritikuar marrëveshjen, teksa ka pasur edhe një letër në dorë ku thuhet “Jo Guantanamos italiane”.

Riccardo Magi: Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionjë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti.

 

(Balkanweb)

‘Të enjten në ora 10:00 populli opozitar para Parlamentit’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar spotin e portestës që pritet të zhvillohet para Paralamentit ditën e enjte ora 10:00, pas skandaleve të transmetuara në emisionin investigativ Rai3 dhe shkrimet e BILD, ku Shqipëria e qeverisur nga Edi Rama, u rivizatua si një narkoshtet.

Të enjten në ora 10:00 populli opozitar para Parlamentit. O sot o kurrë! Me lutjen time ta shpërndani në çdo të njohur tuaj’, shkruan Berisha në Facebook. sn

VIDEO- Mehdi Malkaj: “Do të protestoj deri sa të kem frymë”

Aktori Mehdi Malkaj, në fjalën e tij nga protesta para Bashkisë Tiranë deklaroi se do të vijojë të protestojë.

Ai ka shtuar se molotovi i hedhur në godinën e bashkisë në protestat e mëparshme, nuk është kundër forcave policore.

“Molotovi nuk hidhen kundër policisë, por për atë qelbësirën që është brenda. Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm? Pse nuk dalin të thonë gjysmë fjale tani?
Unë mbaj përgjegjësi për veten time, jam protestues i n’98 e do protestoj derisa të kem frymë”, tha ai.

VIDEO- Skandal në Kuvend, Nikolla nxjerr gazetarët nga salla plenare

Teksa ka nisur seanca plenare në Kuvend, gazetarët janë urdhëruar që të largohen nga salla.

Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte në podium duke folur, i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që mos t’i nxjerrë jashtë gazetarët.

SYRI TV raporton se situata u tensionua pasi gardisti nuk ka lejuar gazetarët që të qëndrojnë në këmbë dhe të filmojnë atë se çfarë ndodh në seancë plenare.

(Video) Bashkëbisedim brezash Presidentja e Kosovës me Liza Betën, mbesën e presidentit Rugova

Voal.ch po sjell videon e shpërndarë nga Presidentja e Kosovës znj.Vjosa Osmani e cila në Ditën e Presidentit ka vizituar familjen e presidentit Rugova dhe aty mbesa e tij Liza Beta i ka drejtuar disa pyetje. Është një video kuptimplotë për të parë se si edukohet brezi i ri. Në komentin përcjellës Presidentja Osmani shkruan:
“Liza Beta, mbesa e Presidentit Rugova, e bëri edhe më të veçantë sot shënimin e Ditës së Presidentit.
Bashkëbiseduam për vizionin e gjyshit të saj, atit themeltar të Republikës sonë, si dhe trashëgiminë e tij, e cila ka lënë gjurmë të pashlyera, e të cilat do të barten te breza të tjerë pas tij.
Ndiqni më poshtë, intervistën e realizuar nga Liza ❤️

Malkaj përpunon vargjet e Çajupit: Si nuk të lodhi Ramë hajduti o shqiptar…

Ditën e sotme Aleanca për Teatrin, e mbështetur edhe nga opozita ka thirrur protestën e shtatë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj bashkie Erion Veliajt për aferat korruptive të drejtorëve të tij skandalin e korrupsionit të njohur edhe si dosja “5D”.

Para protestuesve ka folur edhe aktori Mehdi Malkaj.

Mehdi Malkaj: Babai im thoshte se burri ka gjithmonë kohë për t’u turpëruar pavarësisht nga mosha. Se si u rri në trup kjo, e dini juve. Kam vjedhur një çikë Çajupin e dua të them tre-katër vargje.

Shqipërinë e vodhi Edi, i vu zjarr.

Shqiptar mos rri po duku, shqiptar!

Te ka barë përendia luftëtar!

E si s’të lodhi Ramë hajduti o shqiptar! sn

VIDEO- Mehdi Malkaj: Ne jemi në emergjencë të madhe, çfarë do bëjmë… Është koha për përmbysje

Opozita po zhvillon një protestë para bashkisë së Tiranes ku kërkohet dorëheqja e kreu të këtij institucioni Erion Veliaj pas aferës 5D.

Aktori Mehdi Malkaj: Po e vazhdoj aty ku e la Xhulja. Në përiudhën e Henrit të 8 të Anglisë i cili kishte një gjykatës që quhej Tomas Mur, i cili i dha të drejtë parlamentit dhe jo mbretit dhe i cili e thirri menjëherë në audiencë dhe i tha, me thuaj parametrin tënd për drejtësinë. Dhe ai pasi u mendua një çikë i tha: Shkëlqesi, unë kam një baba që e dua shumë se babai im ka sakrifikuar për mua, me ka rritur, më ka edukuar, më ka shkolluar, më ka bërë ky që jam. Babai im u ka shërbyer edhe juve shkëlqesi.

Hej, i tha ai, nuk të kam thirrur këtu për babanë, por për parametrin e drejtësisë. Atë po bëj shkëlqesi.

Sikur ky babai, që unë e dua të jetë në gjyq me djallin, dhe djalli të ketë të drejtë, unë i jap të drejtë djallit, tha ai. Kjo është drejtësia.

Për mua nuk jemi në një kohë të rotacionit të pushtetit, jo, ne jemi në emergjencë të madhe, çfarë do bëjmë…

Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje.

Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më.

Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policë mendojeni një herë a ia vlen ta mbani atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime!.

(Video) Eugjen Merlika, nipi i Mustafa Krujës tregon për gjyshin e tij

Eugjen Merlika, nipi i Mustafa Krujës tregon për gjyshin e tij

Osmani: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të jetë detyruese për të dyja palët

VOA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Prishtina nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të saj që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kërkon që ajo të jetë detyruese për të dyja palët. Presidentja Osmani i bëri komentet në një intervistë për Zërin e Amerikës pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën në Nju Jork. Intervista e plotë do të transmetohet në emisionin Ditari, të martën më 23 prill.

VIDEO/ Osmani i përgjigjet Vuçiqit në OKB: Serbët nuk diskriminohen në Kosovë, këto ua tha dhe Komiteti i Helsinkit

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të ballafaqojë presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi që shoqëria jonë jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve.

Osmani thotë se këto të arritur i dëshmojnë raportet e Transparency international dhe Freedom House.

‘Për më tepër Kosova është ndër vendet më pro BE-së dhe SHBA-së në botë dhe është ndër të parat që është rreshtuar në krahë të Ukrainës’.

Ajo i është përgjigjur Vuçiqit në raport me trajtimin e Serbëve në Kosovë.

‘Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar nga Komiteti i Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që mbron por edhe promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera’.

Osmani thotë se serbët e Kosovës që përbëjnë deri në 4% kanë përfaqësim në jetën e Kosovës në të gjitha sferat shoqërore.

‘Gjuha serbe përdoren në të gjitha institucionet publike anë e mbanë Kosovës. Kishat ortodokse ka mbrojtje të veçantë nga shteti i Kosovës. Pos disa incidenteve të izoluara, asnjë motiv etnik nuk ka ndaj kishave ortodokse’.

Presidentja thotë se multietnicitetin vendi do ta mbrojë me fanatizëm.

‘Ne besojmë se vetëm një demokraci e hapur është gjithëpërfshirëse’, ka deklaruar ndër të tjera Osmani.sn

 


Send this to a friend