VOAL

VOAL

VIDEO- Qytetarët vendosin: Protestë 24 orëshe para kryeministrisë

March 19, 2022

Komentet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ilir Meta po keqtrajtohet në qeli

Në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, moderatori Flavio Qarri ndau me publikun një raport alarmant të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku ngrihen shqetësime serioze për kushtet e paraburgimit të ish-Presidentit Ilir Meta në IEVP “Jordan Misja”.

Raporti tronditës i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) ka zbuluar shkelje serioze dhe trajtim të papranueshëm ndaj ish-Presidentit Ilir Meta në paraburgimin e IEVP “Jordan Misja”, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi respektimin e të drejtave themelore në sistemin penitenciar shqiptar.

Pas një monitorimi të zhvilluar më 10 prill, KShH konstaton se Meta po mbahet në kushte që cilësohen degradues: tualet pa ndriçim funksional, zile emergjence jashtë shërbimit, kufizim i ajrimit nën minimumin ligjor dhe trajtim i diferencuar nga të paraburgosurit e tjerë.

Sipas raportit, Meta ka qëndruar në ajrim vetëm 40 deri në 90 minuta në ditë, ndërkohë që ligji parashikon të paktën dy orë. KShH e konsideron këtë një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe një cenim të dinjitetit njerëzor.

Situata bëhet edhe më alarmante me pretendimet për kufizime në komunikim: takimet me deputetë dhe bashkëpunëtorë politikë po trajtohen si vizita familjare, duke reduktuar ndjeshëm mundësinë për kontakte me familjarët. Po ashtu, raporti denoncon pengesa ndaj komunikimit me median, ndërhyrje të paligjshme në numrat telefonikë të autorizuar dhe mungesë transparence për masat disiplinore.

KShH evidenton gjithashtu mungesën e bibliotekës, kufizime në aktivitetet sportive dhe probleme të vazhdueshme me higjienën, duke paralajmëruar se kombinimi i këtyre faktorëve mund të përbëjë trajtim degradues sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në dokument theksohet se këto problematika nuk janë thjesht administrative, por prekin drejtpërdrejt standardet ligjore dhe kushtetuese për trajtimin e personave të privuar nga liria.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë ndërhyrje të menjëhershme. syri.net

RAPORTI:

 

 

Cili është misioni i Vjosa Osmanit?!- Nga Florim Zeqa

 

Ish presidentja Vjosa Osmani, e ngazëllyer me deshtimin e zgjedhjes së Presidentit dhe gëzimin e shkuarjes së vendit në zgjedhje, me ‘sabah’ (fillim-mëngjes) doli me një video-lidhje, e mbushur katarosh me “znaçka” në bluzën e kuqe (simbol i Lëvizjes Vetëvendosje), e cila fillimisht na kërkoj që të shprehim dashuri për vendin (veten e saj)!

 

Shtirrja e Vjoses për atdhedashuri, hipokrizi e kulluar

 

Në sfondin e kësaj video-lidhje ndodhej fotografia e pashpirtë (bardh e zi) e presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila simbolizon antirugovizmin e Abdixhikut dhe klikës së tij antirugoviane në LDK!

Përmes kësaj video-lidhje, Vjosa Osmani u mundua t’na jepë leksione se si duhet atdheu edhe në momente të vështira, duke proklamuar shpresën për qytetarët në vend të frikës që ajo e ka prej Albin Kurtit!

Foli për propagandë dhe shpifje pa e ilustruar me asnjë rast të vetëm, duke ju kërkuar qytetarëve që t’i besojnë të “vërtetës” që e thotë ajo!

Vjosa Osmani shkojë aq largë saqë i ftojë qytetarët e vendit që t’i bashkangjiten në misionin e saj, pa e sqaruar, cili është ai mision!

Vërtetë duhet me qenë tepër naiv apo i ç’mendur për t’iu besuar fjalëve të një mashtruesje dhe përçarsje fatale të elektoratit rugovian!

Vjosa foli shumë për të vërtetën, por në fakt është karriera e saj politike është e mbushur me plot hipokrizi, gënjeshtra dhe djallëzi politike!

Rruga e Vjosa Osmanit është e shtruar me plot padrejtësi dhe tradhëti ndaj elektoratit rugovian, të cilëve u kërkoj publikisht që t’ia hapin rrugën e mbyllur nga “padrejtësitë” e Albin Kurtit!

Në fakt, rrugën nuk ia mbylli Albin Kurti, por, ajo vetes ia ka mbyllur rrugën në LDK dhe në qeverisjen e vendit në përgjithësi!

Misioni i Vjosa Osmanit nuk është shteti dhe as interesi i qytetarëve, por është pushteti dhe pasurimi i mëtutjeshëm mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të këtij vendi!

Po të ishte ndryshe, Vjosa Osmani do të shquhej për humanizëm dhe atdhedashuri, për punë vullnetare dhe sakrificë për vendin siq njihen athetarët e vërtetë në të gjitha periudhat historike!

Pa dashur të hyjë më thellë në analizën time politike, gabimin fatal me ose pa dashje e bëri kryetari aktual i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, i cili u kap keq pas emrit të Vjosa Osmanit, rrënueses fatale të LDK-së, e cila për kënaqjen e egos personale i dha goditjen më fatale subjektit që e rriti dhe e ngriti në karrierë politike!

Kjo e keqe mund të ndodhë vetëm në LDK dhe në asnjë subjekt tjetër politik!

Personi që ia mundësoi zgjedhjen presidente nga radhët e LVV-së, u mundua ta rikthejë sërish në të njëjtën pozitë tradhtaren e partisë, si kryetar i dhunshëm i LDK-së!

Me këto veprime, Lumir Abdixhiku e ka vënë edhe më tepër në lajthitje elektoratin e LDK-së, saqë më askush nuk po e di a është në shërbim të rrënimit të LDK-së apo të kundërshtarëve politikë, “a është me ujkun apo me arushën” siq e thotë populli?!

 

P.S: Po të folte për atdhedashuri një veprimtarë i orëve të para, një i persekutuar politik, një ushtarë i lirisë së vendit tim apo një mërgimtarë që e ka ndarë kafshatën e familjarëve të tij për shtetin e Kosovës, jo vetëm që do t’i besoja, do t’i përulesha para kërkesave të tij/saj!

Hipokrizive të Vjosa Osmanit nuk iu beson më askush!

BIRN: Investigimi – Kartelet meksikane po operojnë në Poloni dhe Evropën Qendrore, mafia shqiptare e serbe shpërndarësit më të mëdhenj të kokainës

Banorët vendas ende qeshin kur kujtojnë rastin kur një gjyshe e moshuar ua prishi planet narkotrafikantëve. Një grup burrash meksikanë po rrinte pranë dyqanit ushqimor në Orla, një fshat në verilindje të Polonisë, në rajonin e Podlaskies, kur ajo nisi t’i merrte në pyetje: Nga jeni? Pse keni ardhur këtu? Ku punoni? Por ata nuk dinin as edhe një fjalë polonisht.

Në Orla, një kishë katolike, një kishë ortodokse dhe një sinagogë ndodhen pranë njëra-tjetrës, si dëshmi e traditave multikulturore të këtij ish-qyteti të vogël. Megjithatë, çdo i huaj bie menjëherë në sy. “Mirë se vini në vendin tonë”, shkruan bashkia në faqen e saj zyrtare. Por që nga shpërthimi i krizës së migracionit në kufirin me Bjellorusinë (vetëm 40 kilometra larg në vijë ajrore), zona është nën patrullimin e ushtrisë dhe policisë.

Megjithatë, për narkotrafikantët nuk pati nevojë për ushtri – sapo gjyshja nisi t’u fliste, ata u larguan në panik.

Katër meksikanët ishin sistemuar në një shtëpi në fund të fshatit, në rrugën që të çon për në Nurzec. Pranë “ktoresie”, siç e quante gruaja e moshuar – emri që vendasit përdorin për ish-varrezën hebraike. Disa gurë varresh të dëmtuar dalin ende mbi barin e lartë. Në anën tjetër të rrugës Polna, një rresht pemësh të larta fsheh një shtëpi të madhe që jepet me qira në Airbnb. Aty vijnë grupe turistësh, familje me fëmijë dhe njerëz të apasionuar pas jogës. “Por meksikanë?” thotë një burrë që shtyn biçikletën në mes të rrugës, ende i habitur. “Njerëzit menjëherë nisën të përflisnin – ose ishin migrantë, ose homoseksualë me pushime.”

Prokurori vendas, Grzegorz Giedrys, pyet veten nëse “ata menduan se ky ishte fundi i Evropës dhe se do të mund të fshiheshin. Por jemi në Podlaskie, ku të gjithë i njohin të gjithë. Brenda pak ditësh, i gjithë fshati e dinte për ta.”

“Në fillim mendova se po bënin alkool të paligjshëm, sepse ky është krimi më i zakonshëm këtu,” thotë kryeplaku i fshatit, Marek Chmielewski. “Por laborator? Drogë? Kartel meksikan? Orla nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.”

Një “recetë” për metemfetaminë

Image

Karteli Sinaloa ka baza në çdo kontinent përveç Antarktidës. Herët a vonë, ishte e pashmangshme që të mbërrinte edhe në Poloni.

Për vite me radhë, meksikanët kanë kontrabanduar kokainë në Evropë, duke u bërë çdo vit e më kreativë: jo vetëm në kontejnerë bananesh, por edhe në anije që transportojnë bagëti të sëmura, në ngarkesa veshjesh të njomura me drogë, apo në nëndetëse të modifikuara posaçërisht. Shumica e drogës hyn përmes porteve të mëdha në Hamburg, Roterdam ose Antverp. Vetëm 2 për qind e kontejnerëve kontrollohen, ndaj rreziku i kapjes është i ulët. Kohët e fundit, kanë dalë trende të reja: kokaina rrjedh edhe përmes rrugëve afrikane drejt porteve në Itali, Spanjë dhe Ballkan. Sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga në Lisbonë, po rritet edhe roli i avionëve privatë që transportojnë mallra drejtpërdrejt nga Amerika e Jugut dhe Karaibet.

Biznesi është i qëndrueshëm: në Evropë, një kilogram kokainë kushton rreth 39,000 euro, dy herë më shumë se në SHBA, dhe numri i konsumatorëve të rregullt vazhdon të rritet; sot ka më shumë se 6 milionë përdorues, dy herë më shumë se dy dekada më parë. Tregu gjeneron rreth 11.6 miliardë euro në vit.

“Tregu është i ngopur, konkurrenca po rritet dhe, si pasojë, dhuna po shtohet, gjë që mund ta shihni në rrugët e qyteteve belge dhe franceze,” thotë një hetues gjerman që kërkoi të mbetej anonim. “Tani imagjinoni sikur jeni vendimmarrës në një kartel. Çfarë bëni? E thjeshtë: futni një produkt të ri, ‘më të mirë’, dhe kërkoni tregje të reja.”

Produkti “i ri” megjithëse jo krejtësisht i ri është metamfetamina (që në Poloni njihet në zhargon si “meta”). Në vitin 2023, shtetet anëtare të BE-së raportuan 9,800 sekuestrime me një total prej 1.8 tonësh. Një vit më vonë, në Roterdam u konfiskua një ngarkesë pothuajse dy herë më e madhe. Vetëm brenda një viti, sekuestrimet e prekursorëve kryesorë u rritën nga 352 kilogramë në 2022 në gati 8 tonë.

Deri tani, shumica e metamfetaminës në Evropën Qendrore vinte nga Afganistani (pas ndalimit të kultivimit të opiumit nga talebanët, prodhimi u rrit) dhe nga “laboratorët garazh” në Republikën Çeke, shpesh të ngritur nga banda vietnameze, sipas ekspertit të drogës Jindrich Voboril. Në tregjet polake, mund të blihej pra metamfetaminë afgane ose metamfetaminë e prodhuar lokalisht nga rajoni kufitar Poloni–Çeki–Gjermani.

“Dhe papritur në Evropë u shfaqën meksikanët. Metamfetamina e prodhuar prej tyre bazohet në prekursorë lehtësisht të disponueshëm dhe është jashtëzakonisht e fortë, gjë që e bën shumë tërheqëse,” thotë Vanda Felbab-Brown, eksperte amerikane për krimin e organizuar ndërkombëtar.

Ajo shpjegon se karteli Sinaloa ka diçka që grupeve lokale kriminale u mungon: njohuri teknike dhe “cocineros”, ose “kuzhinierë”, siç quhen kimistët në Meksikë. Vetëm midis 2019 dhe 2020, rreth 20 cocineros u arrestuan në Evropë, pasi kishin sjellë teknika të sofistikuara të prodhimit të metit në kontinent. Si rezultat, çmimet e shitjes me pakicë të metit kanë rënë vazhdimisht, ndërsa pastërtia mesatare është rritur me 16 për qind gjatë dekadës së fundit.

Laurent Laniel, drejtor i Zyrës për Krimin, Prekursorët dhe Konsumin e Drogave në Agjencinë e BE-së për Drogat (EUDA), pranon se ndryshimi më i madh që grupet meksikane kanë sjellë në tregjet evropiane është përdorimi i një metode inovative për riciklimin e nënprodukteve.

“Tradicionalisht, sinteza e metamfetaminës prodhon dy forma të molekulës: D-metamfetaminën (droga e dëshiruar) dhe L-metamfetaminën (mbetja e padëshiruar),” shpjegon Laniel. “Më parë, prodhuesit evropianë e hidhnin L-formën si të padobishme. Kimistët meksikanë kanë zhvilluar një proces që lejon riciklimin e L-formës dhe kthimin e saj në një përzierje nga e cila mund të rikuperohet D-forma. Falë këtij procesi, prodhuesit mund të dyfishojnë sasinë e drogës së marrë nga e njëjta sasi prekursorësh. Kjo është thelbësore, pasi prekursorët janë substanca të kontrolluara dhe të vështira për t’u siguruar.”

Këta prekursorë vijnë kryesisht nga Kina. Ata shpesh dërgohen si të ashtuquajtura “subsidia”. Këta “prekursorë të maskuar” (pra, substanca që nuk janë në listat e ndaluara) më pas shndërrohen në laboratorë lokalë në BMK, të nevojshëm për prodhimin e metamfetaminës. Si rezultat, metoda meksikane lejon prodhimin e kristaleve shumë të mëdha (deri në 15 centimetra), të cilat perceptohen si mallra luksoze dhe shiten me çmimet më të larta.

“Ata janë si xhevahire për përdoruesit e metamfetaminës,” buzëqesh Laniel.

Por si çdo xhevahir, ato janë të shtrenjta. “Kostoja e pajisjes së një laboratori të madh dhe të avancuar mund të shkojë në mijëra euro, ndërsa në rastin e godinave më të mëdha, edhe në qindra mijëra euro,” thotë Laniel. “Disa laboratorë ishin pajisur me sisteme filtrimi avujsh për të shmangur erën karakteristike dhe me mbrojtje speciale ndaj nxehtësisë për të mos u zbuluar nga kamerat termike të helikopterëve të policisë.”

Cocineros kryesisht operojnë në Belgjikë dhe Holandë. Për shembull, autoritetet holandeze gjurmuan një 40-vjeçar të njohur si “Pablo Icecobar”, një nofkë që bashkon Pablo Escobar dhe “ice”, emër zhargon për metin. Ai furnizonte kuzhinierë për të paktën katër laboratorë, përfshirë një laborator në një anije “narco boat” në Moerdijk.

Produkti ishte kryesisht i destinuar për tregjet perëndimore. Por gjatë pandemisë, kartelet filluan të eksploronin tregje të reja. Në vitin 2020, autoritetet sekuestruan 1.5 tonë në Kroaci të destinuar për tregun sllovak. Në maj 2024, policia spanjolle interceptoi një tjetër ngarkesë të madhe të destinuar për tregjet gjermane dhe polake.

“Prej kohësh kartelet kanë pasur shpërndarës lokalë të kokainës, ndaj ishte më e lehtë të hynin në tregje të reja evropiane me metamfetaminë,” thekson Felbab-Brown. “Dhe prodhimi me ‘metodën meksikane’ shkallëzohet lehtësisht në nivele industriale. Prandaj ka një bum të ‘kuzhinierëve’ në grupet lokale kriminale. Kjo minimizon rrezikun logjistik.”

“Prodhuar në Poloni”

Image

Katër meksikanë po qëndronin në vilën e marrë me qira në rrugën Polna në Orla. Përveç katër dhomave të gjumit, shtëpia kishte sauna, një fushë volejbolli në plazh, një xhakuzi në oborr—dhe një kazan gjigant prej çeliku inoks me kapacitet një mijë litrash, i prodhuar dhe i dorëzuar nga kontraktorë polakë.

Njëri nga burrat, 46-vjeçari J. nga Los Mochis, më parë shiste prodhime deti. Ai kishte mbërritur në Poloni shtatë muaj më parë për të gjetur një vend për laborator.

“A keni qenë ndonjëherë i dënuar?” pyeti gjyqtari në seancën e parë më 19 nëntor 2025.

“Jo.”

“Jo? Ta riformuloj a keni qenë në burg?”

“Po, gjashtë vjet në SHBA. Për trafik droge.”

Burri i dytë, Ë., katër vjet më i ri, merrej me logjistikën. Në vendlindjen e tij Culiacan, ai kishte një palestër, por u zhyt në borxhe. Për këtë arsye u përfshi në trafik dhe u bë “pjesë e një zinxhiri më të madh njerëzish”, siç i tha gjykatës. Kolegët e tij nuk kishin patentë shoferi apo karta bankare, ndaj ai drejtonte makinën dhe bënte pazaret.

Më në fund, dy “kuzhinierët”: 50-vjeçari J., mekanik nga Durango, dhe 46-vjeçari F., jurist i diplomuar nga Culiacan, merreshin me prodhimin. Pranë xhakuzit në oborr ata vendosën pajisjet, fuçitë dhe kazanin gjigant.

“Ata kërkonin qarkullim ajri,” shpjegon David Saucedo, analist meksikan i karteleve. “Laboratorët shpesh vendosen në ambiente të hapura që gazrat toksikë të mos i vrasin kimistët. Po të kishin kondicioner apo ventilator, ndoshta do të punonin në dhomën e ndenjjes ose në kuzhinë.”

Brenda tre javësh, narkotrafikantët e Orlës prodhuan 118.5 litra metamfetaminë. Ata po prisnin dërgesa prekursorësh kur policia polake bastisi pronën më 4 shtator 2024.

“Qese me sodë kaustike ishin shpërndarë kudo në oborr,” kujton kryeplaku Chmielewski, i cili hyri në vendngjarje me policinë. “Kur i pashë, buzëqesha me vete — menjëherë më ranë në sy stampat e cilësisë ‘Teraz Polska’ (Tani Polonia).”

Një trend më i gjerë

Image

Në muajt pas arrestimit të këtyre katër burrave në Orla, autoritetet polake shkatërruan edhe dy laboratorë të tjerë të drejtuar nga meksikanë. Në shkurt 2025, çatia e një magazine në Maksymilianowo pranë Bydgoszcz mori flakë. Gjatë prishjes së saj, zjarrfikësit zbuluan substanca kimike me erë të rëndë nëpër tabaka. Më pas u konstatua se aty ishte prodhuar metamfetaminë.

Shtatë muaj më vonë, më 4 shtator 2025, oficerë të Byrosë Qendrore të Hetimit (CBSP), të mbështetur nga njësi antiterroriste dhe një helikopter, hynë në një laborator të fshehur në një fermë pranë Swiecie. Ata sekuestruan 300 litra dhe 3 ton kimikate të përdorura për sintezën e drogës, të fshehura në një hambar.

“Të gjithë shtetasit meksikanë të ndaluar kishin ardhur posaçërisht për të prodhuar metamfetaminë,” thotë Michal Aleksandrowicz, drejtues i departamentit për luftën kundër krimit të organizuar të drogës në CBSP. “Ata përdornin metoda prodhimi të njohura nga kartelet. Laboratorë identikë ekzistojnë pothuajse në të gjithë botën. Ne vërejmë se disa celula të karteleve dërgohen në rajone të ndryshme të Evropës. Ku ka kërkesë, ata prodhojnë.”

Operacioni i CBSP pranë Swiecie u mbështet në përvojë ndërkombëtare. “Helikopterë? Nuk e di kurrë çfarë mund të të presë në një laborator të tillë. Kriminelët përdorin edhe kurthe, sepse laboratori ka vlerë. Prandaj ndoqëm shembullin e shërbimeve kolumbiane, që përdorin helikopterë për shkatërrimin e laboratorëve,” shpjegon Aleksandrowicz, i cili ka ndjekur trajnim anti-narko në qendra stërvitore në xhunglat e Kolumbisë jugore.

Në tre rastet, u ndaluan gjithsej tetë shtetas meksikanë. Të gjitha provat çojnë drejt kartelit Sinaloa. Narkotrafikantët e Podlaskies u vetëdeklaruan fajtorë që në seancën e parë në Bialystok. Njëri pranoi se vepronin me urdhra të kartelit Sinaloa dhe kishin frikë nga hakmarrja e eprorëve. Ata pretenduan se droga do të prodhohej për një kriminel polak dhe për tregun polak. Për këtë do të merrnin 1,000 dollarë në muaj. Pagesa për produktin e përfunduar (rreth 500 dollarë për kilogram) do t’u dërgohej familjeve në Meksikë.

“Kjo është një provë tjetër se kartelet meksikane po përpiqen të zgjerohen dhe të zhvillojnë tregje në Evropë,” thotë ekspertja Felbab-Brown.

“Këto nuk janë veprime të izoluara,” pajtohet dr. Robert Bunker, ish-specialist i sigurisë ndërkombëtare dhe antiterrorizmit në US Army War College, tani pranë C/O Futures. “Ky është një plan i koordinuar në nivele të larta të karteleve, si pjesë e një marrëveshjeje me krimin e organizuar në Evropë.”

Sipas Ludmila Quiros nga Nisma Globale për Luftën kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, po vërehet një “transferim i njohurive dhe i anëtarëve të rrjeteve kriminale drejt Evropës Veriore”.

Nëse shikohet harta e metamfetaminës në Evropë, prodhimi po zhvendoset qartë drejt Evropës Qendrore dhe Lindore. Nga shtatë vendet e BE-së që shkatërruan gjithsej 250 laboratorë metamfetamine në vitin 2023, pesë ndodhen në këtë rajon: Republika Çeke (189), Gjermani (5), Austri (1), Poloni (5) dhe Bullgari (18).

“Për rreth katër vite, kartelet kanë operuar në Poloni,” thotë David Saucedo, ekspert i krimit të organizuar meksikan. “Polonia, me zonat e saj të gjera rurale, nuk është vetëm një vend i mirë për fshehjen e prodhimit, por edhe një nyje tranziti—si drejt Evropës Perëndimore ashtu edhe më tej në lindje.”

Aleksandrowicz i CBSP-së beson gjithashtu se meksikanët e arrestuar prodhonin kryesisht për Evropën Perëndimore, jo për Poloninë. “Tregu ynë dominohet nga mefedrona dhe klefedrona. Edhe çmimi ka rëndësi—metamfetamina nuk është veçanërisht e lirë për standardet polake. Ajo që vërejmë është se sasi të mëdha prekursorësh të metit po dërgohen drejt Ukrainës.”

Me rritjen e prodhimit, rritet edhe konsumimi në rajon. Analizat e ujërave të zeza në qytete evropiane kanë treguar rritje të mbetjeve të metamfetaminës në Dresden, Chemnitz, Magdeburg dhe Vjenë. Substanca është zbuluar në 66% të shiringave të testuara në Pragë, ndërsa ujërat e zeza në Ostravë kanë regjistruar nivelin më të lartë për frymë në vend: 914 miligramë për 1,000 banorë në ditë—dy herë më shumë se para pandemisë. Shifrat e larta çeke mund të lidhen me “prodhimin lokal”, thonë ekspertët.

Të dhënat më të fundit të EUDA-s për vitin 2023 tregojnë se pacientët e trajtuar për amfetamine përbënin të paktën 10% të hyrjeve të para në trajtim në Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Hungari, Poloni, Finlandë dhe Suedi. Në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Turqi, mbi 30% e pacientëve të rinj trajtoheshin për probleme të lidhura me metamfetaminën.

Kuzhinierë me qira

Image

Iu prezantova një “kuzhinieri” meksikan përmes telefonit si “dikush nga industria” që ishte i interesuar të ngrinte një laborator në Poloni. Një person me lidhje të forta nga Meksika doli garant për mua.

“Përshëndetje, po telefonoj nga Polonia.”

“Diku afër Rumanisë? Njoh njerëz atje,” u përgjigj cocinero.

“Mendova se njerëzit e Jalisco-s veprojnë në Rumani,” e ngacmova, duke kujtuar se në vitin 2021 Carlos Ruben Ramirez nga Karteli i Gjeneratës së Re të Jalisco-s ishte arrestuar atje.

“Jalisco ka interesa në Bullgari.”

Ky kuzhinier nga Meksika e fsheh emrin e tij të vërtetë. Ai është 38 vjeç dhe ka mbi dhjetë vjet që “gatuan”. Nuk është marrë kurrë me fentanil, por metamfetamina është specialiteti i tij. Aktualisht jeton në qytetin meksikan të Durangos. Ai lidhet me mua përmes Signal dhe më tregon një video me shi të rrëmbyeshëm: njerëz që strehohen nën çati, shoferë që i bien borisë, ndërsa ai vetë është ulur në një tavolinë plastike nën një çadër.

Në ekran shfaqet një tavllë duhani, një paketë Marlboro të kuqe. Ai sigurohet të mos tregojë fytyrën. Pranon se ka punuar dikur në një laborator “diku në Gjermani”. Atje fitonte 8,000 dollarë neto, por ankohet se çmimet tani kanë rënë. Sipas tij, faji është i “bandave ballkanike që bashkëpunojnë me kolumbianët”, të cilat kanë sjellë kuzhinierë nga Amerika e Jugut në treg. Në fakt, media shqiptare raportoi se në vitin 2024 u kapën kuzhinierë nga Kolumbia dhe Venezuela që punonin në një laborator në Qerek, në veri të Tiranës.

“Dhe nëse do të doja të hapja një laborator dhe të të punësoja ty?” e pyes me kujdes.

“A njeh njerëz?” më kthen menjëherë.

“Të njoh ty – a nuk mjafton?”

“Kjo nuk mjafton.”

“Çfarë buxheti më duhet?”

“E thjeshtë. Jo kaq shpejt. Unë jam vetëm kuzhinier. Unë thjesht zbatoj urdhrat. Nga shefat e mi — dhe nga shqiptarët.”

Ekspertja Felbab-Brown nuk habitet nga biseda: “Nuk është se dikush vendos rastësisht: ‘Hej, do t’i shes aftësitë e mia në Poloni.’ Gjithmonë ka një organizatë pas kuzhinierëve. Ata marrin udhëzime dhe leje nga qendra. Ata janë pika fillestare për bashkëpunim më të gjerë me bandat lokale. Ne do t’ju japim kuzhinierë dhe në këmbim marrim një rrjet shpërndarjeje.”

Për të kuptuar mënyrën e veprimit të karteleve në Evropë, BIRN foli për gjashtë muaj me disa kontakte meksikane.

Një anëtar i Sinaloas përgjegjës për “operacionet evropiane”, duke përdorur një emër rus, tregoi se bën biznes me ’Ndrangheta-n kalabreze dhe njeh “njerëzit e duhur” në Monako dhe Marsejë. Ne korresponduam për javë të tëra dhe folëm disa herë në telefon. Ishte planifikuar një takim në Madrid, por ai e anuloi në minutën e fundit — duhej të mbikëqyrte një biznes në Kordoba në Spanjë. Ai ndaloi së u përgjigjuri kur refuzova të paguaja 1,000 euro për informacion.

Kontakti i dytë ishte një informator nga Culiacan që na ndihmoi të hetonim kontrabandën e tabletave oksikodon të përziera me fentanil nga Meksika në Evropë. I treti ishte një ekspert meksikan i mirëinformuar mbi kartelet, i cili kërkoi anonimitet.

Një tablo e qartë që doli nga këto biseda është se kuzhinierët veprojnë vetëm me urdhër të karteleve. Ata dërgohen në Evropë, ku mund të fitojnë shumë më tepër se në vendin e tyre. Felbab-Brown e ilustron këtë me shembullin e sicarios vrasës me pagesë nga Kolumbia ose Meksika. Në Evropë ata mund të fitojnë 33,000–76,000 dollarë për një mision, ndërsa në Meksikë një sicario mesatar fiton vetëm 200 dollarë.

Zakonisht por jo gjithmonë qëndrimi i një kuzhinieri në një laborator zgjat tre muaj, sa një vizë turistike Shengen. Kjo kufizon rrezikun e arrestimit. Më pas ata zëvendësohen nga të tjerë. Produkti shkon në Evropën Perëndimore, por ndonjëherë edhe në atë që një informator e quan tregu “i nxehtë” i Australisë dhe Oqeanisë një fakt i konfirmuar nga raportet e EMCDDA, Europol dhe DEA amerikane, të cilat e identifikojnë Evropën si një rrugë gjithnjë e më të rëndësishme drejt tregut fitimprurës të Oqeanisë.

Imagjino kartelin si një korporatë të madhe me degë të jashtme që mbikëqyrin operacionet. Departamenti i R&D përgjegjës për “eksperimentet”, siç e quan një burimi është i jashtëm. Sipas burimeve meksikane, këtë rol e luajnë “njerëzit nga Ballkani”.

“Ata kanë kontakte lokale dhe produkte gjysmë të gatshme, por u mungon njohuria — kuzhinierët. Ky është kapitali që sjell karteli në marrëveshje,” thotë një nga burimet.

“Ka dy ‘tru’ pas operacioneve të tilla (ku njëri ndodhet në Meksikë) dhe që sigurojnë cilësinë, disiplinën dhe besnikërinë e kuzhinierëve përmes metodës së karrotës dhe shkopit. ‘Karrota’ është mundësia për t’u pasuruar; ‘shkopi’ është mbajtja nën vëzhgim e familjeve të kuzhinierëve,” thotë një burim tjetër.

Laniel nga EUDA pranon se grupet kriminale nga Ballkani shpesh veprojnë si ndërmjetës, duke kombinuar ekspertizën kimike meksikane me infrastrukturën dhe financimin lokal. Ai sjell si shembull Spanjën, ku kartelet shfrytëzuan banorë vendas për logjistikë, duke marrë me qira vende të izoluara dhe duke i pajisur me sisteme filtrimi.

Ballkani në majë të piramidës

Image

I ashtuquajturi “kartel ballkanik” – që përfshin mafiet shqiptare dhe serbe – është sot shpërndarësi më i madh i kokainës në botë.

Midis viteve 2018 dhe 2020, ndër të arrestuarit për trafik kokaine në Evropë, grupi më i madh (266 persona) ishin shtetas shqiptarë. Operacioni Sky ECC i Europolit, i cili synonte komunikimet e enkriptuara kriminale, tregoi se gjuha shqipe ishte e dyta më e përdorur pas anglishtes në mesazhet e përgjuara.

Ky zgjerim u bë i mundur nga karteli Sinaloa. Kriminelët ballkanikë fillimisht shisnin drogë të dërguar nga Meksika në Evropë. Më pas ata morën kontrollin e porteve, krijuan rrugë të reja dhe ndërtuan qendra logjistike — madje edhe në Afrikë. Sot, mbi 70% e kokainës botërore kalon përmes Ekuadorit dhe kriminelët ballkanikë janë të pranishëm në porte kyçe si Guayaquil.

“Në operacionet e Sinaloas në Francë, Belgjikë apo Spanjë, shohim një model të qartë. Partneri lokal jo vetëm sjell kuzhinierë, siguron mbrojtje dhe shet metamfetaminën në rrugë — shpesh ai merret edhe me pastrimin e parave,” thotë dr. Bunker.

Një ekspert gjerman e konfirmon këtë: “Duhet parë pamja e madhe. Drogat janë relativisht të lehta për t’u prodhuar dhe shitur. Pastrimi i parave është më i vështirë. Për këtë duhen specialistë ballkanikë me lidhje të forta në Turqi dhe Dubai. Ata përdorin, ndër të tjera, sistemin kinez fei ch’ien për pastrim parash.”

Dëshmi e këtij bashkëpunimi shfaqet në një raport të inteligjencës federale amerikane, i cili zbulon se Ismael “El Mayo” Zambada, një nga drejtuesit kryesorë të Sinaloas, krijoi aleanca me mafien shqiptare — konkretisht me vëllezërit Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Ata pastronin miliona përmes investimeve të paligjshme në pasuri të paluajtshme dhe turizëm në bregdetin ballkanik, duke përdorur kompani “fasadë” të regjistruara në Evropë. Një prej tyre ishte Rosetta Gaming, e regjistruar në qytetin polak të Krakovit.

“Prej vitesh kam paralajmëruar forcat evropiane të rendit se çelësi i suksesit është ndalimi i zgjerimit të drogave sintetike. Sot, përveç grupeve meksikane, lojtarët kryesorë që po krijojnë një treg masiv janë grupet ballkanike. Harta e krimit në Evropë është e ndryshueshme dhe vazhdimisht në lëvizje — dhe dhuna po rritet,” thotë Felbab-Brown.

“Nëse shikojmë Holandën, policia vendase thotë se nuk gjen më aq shumë meksikanë. Pse? Sepse holandezët kanë mësuar metodën meksikane,” thotë Laniel nga EUDA. “Është kështu: ‘Faleminderit meksikanë, i morët paratë tuaja, na mësuat, tani nuk jua kemi më nevojën, do ta bëjmë vetë.’ Ky mund të jetë një skenar për Poloninë. Kur kimistët nga grupet lokale kriminale ta mësojnë këtë, nuk do të kenë më nevojë për kuzhinierët meksikanë. Prandaj është kaq e rëndësishme që këto grupe dhe laboratorë të shkatërrohen që në fillim, para se të transferohet njohuria.”

Aleksandrowicz nga CBSP paralajmëron se “në këtë moment, nuk shohim që kartelet meksikane të planifikojnë aktivitete të mëtejshme në Poloni. Pati një bum të madh, por duket se kanë kuptuar se prodhimi i drogave sintetike në Poloni nuk është aq i lehtë.”

Megjithatë, një burim i lidhur me Sinaloan thotë se tërheqja e Evropës mbetet e fortë: “Rreziku i biznesit në Evropë është minimal. Nuk ka mungesë kuzhinierësh në Meksikë. Nëse ata shkojnë në Evropë, Afrikë apo Azi dhe kapen, të tjerët i zëvendësojnë. Dhe fitimi është i jashtëzakonshëm — llogaritet në miliona dollarë.”/BIRN

“Putini kërkon që NATO të duket tigër prej letre”, ish-zyrtari i George Bush: SHBA ka humbur ndikimin mbi Ukrainën (Intervista)

Një ish-ndihmës sekretar shteti në administratën e George W. Bush thotë se SHBA-të janë bërë “pak më pak të rëndësishme” në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. “Fantastikisht, fraza ishte se ukrainasit nuk kanë letra për të luajtur”, thotë David Kramer, drejtor ekzekutiv i Institutit George W. Bush, për Independence Avenue Media. “Ukrainasit kanë letra për të luajtur. Ne mund të kemi humbur disa nga letrat tona në këtë situatë.”

Ndërsa administrata Trump ka përfunduar kryesisht mbështetjen e drejtpërdrejtë ushtarake për Ukrainën, thotë Kramer, Kievi është përshtatur duke punuar më ngushtë me aleatët evropianë dhe duke formuar partneritete të reja në shtetet e Gjirit. Ndërkohë, me forcat ukrainase që mbajnë kryesisht nën kontroll përparimin e Rusisë në vijat e frontit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka ashpërsuar kritikat e tij ndaj përpjekjeve të paqes të SHBA-së. Ai ka kundërshtuar rrëfimet e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për negociatat dhe ka fajësuar të dërguarit specialë të SHBA-së Jared Kushner dhe Steve Witkoff që nuk e kanë vizituar ende Ukrainën.

Kramer, i cili argumenton se Rusia nuk i ka marrë kurrë seriozisht bisedimet e paqes, thotë se raportet për ndihmën e Kremlinit ndaj Iranit në shënjestrimin e amerikanëve vetëm sa konfirmojnë se Rusia mbetet një “kërcënim ekzistencial”. Ai gjithashtu paralajmëron se pa garanci të forta sigurie nga SHBA-ja, Moska përfundimisht mund ta kthejë vëmendjen e saj nga vendet baltike.

“Mendoj se Putinit nuk do t’i pëlqente asgjë më shumë sesa të tregonte se NATO është një ‘tigër letre’”, thotë ai.

 

Kiryl Sukhotski, Independence Avenue Media: Këtë shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, ju publikuat një artikull të titulluar “Ukraina Mund të Fitojë Ende”. Katër ditë më vonë, filloi lufta në Iran dhe e dëgjuam Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të pranonte këtë javë se kjo e ka larguar vëmendjen nga agresioni i Rusisë kundër vendit të tij. Pra, a mendoni se situata është bërë më e vështirë për Ukrainën për shkak të Iranit? Dhe duke u kthyer te ai artikull, a mund të fitojë ende Ukraina?

David Kramer, drejtor ekzekutiv i Institutit George W. Bush dhe ish-zëvendësndihmës sekretar i shtetit i SHBA-së: Mendoj se Ukraina ende mund të fitojë dhe kemi parë disa shenja se Ukraina në muajin e kaluar ka rifituar më shumë territor sesa Rusia ka qenë në gjendje të fitojë. Fitimi i territorit ukrainas nga Rusia – dhe le të jemi të qartë, është territori ukrainas që Rusia po përpiqet të kapë – ka qenë minimal për një vit e gjysmë të kaluar dhe ka ardhur me një kosto të madhe në aspektin e jetëve ruse. Megjithatë, ukrainasit kanë arritur të rimarrin një pjesë të territorit të tyre që Rusia e kishte pushtuar.

Por mendoj se kemi parë gjithashtu që nga shpërthimi i luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Presidentin Zelenskyy që e menaxhon me mjaft mjeshtëri situatën diplomatike duke shkuar në vendet e Gjirit, duke nënshkruar marrëveshje me shumë prej këtyre vendeve, duke nënshkruar marrëveshje me Gjermaninë, me Norvegjinë dhe të tjera. Dhe kështu shohim, mendoj, Ukrainën që po i drejtohet gjithnjë e më shumë vendeve të tjera përveç Shteteve të Bashkuara. Dhe kjo do të thotë se Ukraina do të jetë më e çliruar.
Gjithashtu e shohim Ukrainën, meqë ra fjala, duke vazhduar sulmet e saj kundër objekteve ruse të energjisë dhe vendeve të magazinimit. Dhe kjo po shkakton probleme të konsiderueshme. Disa njerëz ishin të shqetësuar se Rusia do të përfitonte nga çmimi më i lartë i naftës, por prodhimi rus ka rënë diku midis 20% dhe 40% si rezultat i sulmeve ukrainase. Kjo po kufizon aftësinë e Rusisë për të përfituar edhe me përjashtimet që Shtetet e Bashkuara kanë ofruar për naftën ruse që ndodhet tashmë në cisterna – një përjashtim që u zgjat, edhe pse sekretari i thesarit dy ditë më parë kishte lënë të kuptohet se nuk do t’i zgjaste këto përjashtime.
Pra, në disa aspekte, Ukraina po bën përparim. Po vazhdon. Mendoj se ende mund ta fitojë luftën, jo brenda natës. Por gjithashtu shohim, në disa aspekte, që Shtetet e Bashkuara po bëhen pak më pak të rëndësishme në këtë proces. Dhe kjo është gjithashtu një dinamikë e re.

Gjithashtu, sigurisht, Shtetet e Bashkuara e kanë zvogëluar mbështetjen financiare për Ukrainën – si mbështetjen aktuale ashtu edhe atë të premtuar. Dhe në të njëjtën kohë, Presidenti Zelenskyy tha se bisedimet e reja të paqes për Ukrainën nuk mund të presin derisa të mbarojë lufta në Iran. A mendoni se është një pritje realiste që këto të mund të ndodhin para se SHBA-të të shkëputen nga ngjarjet në Lindjen e Mesme?

Epo, mendoj se kemi parë disa gjëra. Njëra është, siç e thekson me të drejtë, Kiryl, se Shtetet e Bashkuara në thelb i kanë dhënë fund ndihmës për Ukrainën. Ekzistonte Lista e Kërkesave me Prioritet për Ukrainën – PURL siç njihet – ku vendet evropiane mund të blinin armë amerikane që më pas do të dërgoheshin në Ukrainë. Por sigurisht, kemi parë një devijim të disa prej këtyre armëve, që Shtetet e Bashkuara ndoshta ishin të gatshme t’ua shisnin evropianëve, duke shkuar në Lindjen e Mesme për t’u marrë me situatën atje. Kjo ka nënkuptuar një ulje të mëtejshme të ndihmës amerikane, madje edhe në mënyrë indirekte, përmes sistemit PURL. Zëvendëspresidenti JD Vance tha së fundmi se mendon që një nga gjërat për të cilat administrata Trump ka arritur më shumë krenari është ndërprerja e ndihmës për Ukrainën. Unë padyshim kam një pikëpamje shumë të ndryshme për këtë. Mendoj se ndihma e SHBA-së duhet të kishte vazhduar. Mendoj se ofrimi i ndihmës për Ukrainën është në interesa jetësore të SHBA-së.

Por gjithashtu e pranoj që administrata aktuale ka përparësi të ndryshme dhe mendon se evropianët duhet të marrin përsipër më shumë barrë. Dhe aty, mendoj, kemi parë evropianët të bëjnë më shumë hapa.

Sa i përket negociatave, ka pasur raportime për mundësinë që [të dërguarit specialë të SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner të shkojnë përsëri në Moskë, gjë që mendoj se për Witkoff do të ishte hera e shtatë ose e tetë. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë në Kiev, kryeqytetin ukrainas, gjë që mendoj se dërgon një sinjal të tmerrshëm. Dhe ka pasur raportime se ata mund të shkojnë në Ukrainë, por asgjë nuk është konfirmuar në atë nivel.

Problemi me rrugën e negociatave është se rusët nuk janë të interesuar. Kohët e fundit dëgjuam Ministrin e Jashtëm rus [Sergey] Lavrov të thotë se negociatat nuk janë përparësi për Rusinë, megjithatë Putini thotë përsëri se është i gatshëm të takohet. Pra, ka mesazhe kontradiktore nga Rusia – por ndiqni veprimet e Rusisë, jo fjalët e saj, dhe veprimet ruse vazhdojnë me bombardime pa dallim të Ukrainës, si dhe me shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve. Rusët nuk po tregojnë asnjë interes [për paqen], edhe pse situata e tyre ekonomike është gjithnjë e më e keqe.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Trump ka thënë disa herë se Vladimir Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje, dhe ju thoni se nuk ka prova për këtë. Pra, çfarë dëshiron të arrijë në të vërtetë Shtëpia e Bardhë tani kur bëhet fjalë për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Ke të drejtë që presidenti ka thënë shumë herë se Putini është i interesuar për një marrëveshje. Ka pasur raste kur Presidenti Trump ka thënë se Zelenskyy është një problem më i madh se Putini. Mendoj se kjo është krejtësisht e gabuar.

Zelenskyy ka treguar fleksibilitet të jashtëzakonshëm në anën ukrainase, duke përfshirë edhe shqyrtimin e mundësisë së zhvillimit të zgjedhjeve, gjë që do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u bërë me një luftë që ende po vazhdon. Ukraina është nën gjendje ushtarake. Pse? Sepse Rusia pushtoi Ukrainën – një pushtim në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Presidenti Zelenskyy ka treguar gatishmëri për të ngrirë luftimet aty ku janë tani dhe pastaj të merret me çështjen e tokës, e cila përfshin edhe shumë njerëz, meqë ra fjala, përmes negociatave. Putini nuk ka treguar interes për këtë. Putini dëshiron së pari të shkatërrojë Ukrainën, të marrë përsipër Ukrainën, të rrëzojë qeverinë e saj, të demilitarizojë vendin dhe ta bëjë atë përgjithmonë neutral, dhe të gjitha këto kërkesa nga pala ruse janë të papranueshme për palën ukrainase. Ukrainasit kanë treguar më shumë fleksibilitet, por rusët nuk kanë treguar asnjë fleksibilitet.

E megjithatë lufta nuk po shkon mirë. Kemi parë shenja ku ukrainasit po vrasin dhe plagosin më shumë rusë sesa rusët janë në gjendje të rekrutojnë. Rajonet ruse po rrisin bonuset që u paguajnë rusëve për t’u bashkuar me fushatën ushtarake. Kjo është një shenjë se ata po dëshpërohen. Dhe kemi parë afrikanë dhe të tjerë që kanë qenë në Rusi të detyrohen të shërbejnë në vijat e frontit rus. Fushata ushtarake ruse nuk po shkon mirë pavarësisht asaj që Shefi i Shtabit të Ushtrisë Ruse [Valery] Gerasimov dhe të tjerë, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Andrei] Belousov, mund t’i thonë Putinit se gjërat po shkojnë shumë mirë.

Ju thoni se Putini dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën, por çfarë dëshiron Presidenti Trump atje? Cili është objektivi i tij tani?

Unë mendoj se Presidenti Trump dëshiron vërtet që lufta të mbarojë. Mendoj se veçanërisht në fillim të mandatit të tij të dytë, ai donte që kjo luftë të mbaronte.

A e di ai si?
A e di ai si? Deri më tani nuk kemi parë asnjë rezultat. Dua të them, ka pasur bisedime. Problemi ka qenë se shumica e bisedimeve kanë qenë midis palës amerikane dhe palës ukrainase, ose palës amerikane dhe palës ruse. Ka pasur vetëm disa raste kur ukrainasit dhe rusët janë takuar dhe nuk kemi parë asnjë tregues se pala ruse i merr seriozisht këto bisedime.

Ata dërguan [të dërguarin e Kremlinit] Vladimir Medinsky, i cili sinqerisht nuk është i autorizuar të bëjë asgjë tjetër përveçse të thotë gjëra të pakuptimta në këto negociata. Rusët nuk po e marrin seriozisht këtë proces.

Problemi me të cilin përballen ukrainasit dhe administrata Trump është se Putin mendon se po fiton bazuar në informacionin e dobët që po merr nga gjeneralët e tij, ministria e mbrojtjes dhe agjencitë e inteligjencës, dhe mendon se mund ta mbijetojë Perëndimin. Dhe kështu, bazuar në këto dy gjëra, Putin mendon se mund të qëndrojë aty dhe të vazhdojë këtë luftë.

Pra, mendoj se Presidenti Trump dëshiron vërtet t’i japë fund luftës. Megjithatë, duhet të përfundojë në një mënyrë që është e drejtë dhe nuk çon në një rifillim të luftimeve në të ardhmen. Gjithashtu, sipas mendimit tim, nuk mund të jetë një situatë ku Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Ukrainës që të dorëzojë territorin, sepse në atë territor ka qindra mijëra ukrainas që nuk duhet t’i nënshtrohen ose t’i nënshtrohen jetesës nën kontrollin rus.

Pra, i takon popullit ukrainas të vendosë se cilat duhet të jenë kushtet e përfundimit të kësaj lufte. Shtetet e Bashkuara duhet ta lehtësojnë këtë, por ne nuk duhet t’i bëjmë kërkesa palës ukrainase.

Sipas mendimit tim, ne nuk kemi aplikuar presion të mjaftueshëm ndaj palës ruse. Po, u vendosën sanksione ndaj Lukoil dhe Rosneft në tetor, por siç e përmenda tashmë, ka pasur heqje dorë nga ato sanksione për naftën ruse që është tashmë në cisterna për shkak të krizës globale të energjisë që rezulton nga lufta me Iranin.

Pra, duhet të ketë shumë më tepër presion ndaj palës ruse nga Shtetet e Bashkuara dhe nga aleatët tanë evropianë. Duhet të ketë një rifillim të ndihmës ushtarake amerikane. Nuk mendoj se kjo do të ndodhë, por kjo është ajo që besoj se duhet bërë.

Ju përmendët të dërguarit e SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Witkoff ka qenë në Moskë tetë herë dhe është takuar me Putinin në shumë raste, dhe ne e kemi dëgjuar Presidentin Zelenskyy duke i kritikuar ata që nuk e kanë vizituar Kievin asnjë herë. A do të thotë kjo kritikë e hapur nga Zelenskyy se ai po acarohet përsëri me administratën Trump?

Mendoj se kemi parë shenja të kësaj. E kemi parë Presidentin Zelenskyy më kritik ndaj qasjes së SHBA-së ndaj luftës. Ai ka shprehur kritika për faktin se Witkoff dhe Kushner nuk kanë qenë në Ukrainë. Sinqerisht, asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk ka qenë në Ukrainë në administratën aktuale. Kemi parë anëtarë të Kongresit të shkojnë, por askush nga administrata. [Disa zyrtarë të administratës kanë vizituar Kievin, përfshirë Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe Sekretarin e Ushtrisë Dan Driscoll. Keith Kellogg, i dërguari special i administratës në Ukrainë, e vizitoi në disa raste, por la postin e tij në fund të vitit të kaluar dhe nuk është zëvendësuar.]

Dhe gjithashtu shohim, të paktën sipas raporteve të medias, presion mbi ukrainasit për të ndaluar goditjen e objekteve ruse të energjisë për shkak të nevojës për të pasur sa më shumë naftë dhe gaz në dispozicion në dritën e krizës globale të energjisë – ukrainasit po e injorojnë këtë.

Dhe ajo që mendoj se kemi parë është se për shkak se Shtetet e Bashkuara i dhanë fund ndihmës për Ukrainën, ajo gjithashtu ka humbur ndikimin tek ukrainasit. Ukrainasit tani janë përshtatur dhe nuk po kërkojnë më nga Shtetet e Bashkuara për ndihmë ushtarake apo financiare, madje as ndihmë humanitare. Dhe si rezultat, ne nuk kemi aq shumë ndikim.

Faza e famshme ishte se ukrainasit nuk kanë letra për të luajtur. Ukrainasit kanë letra për të luajtur. Ne mund të kemi humbur disa nga letrat tona në këtë situatë. Dhe kjo do të thotë që Presidenti Zelenskyy ka më shumë gjasa të ofrojë kritika dhe të injorojë atë që thonë Shtetet e Bashkuara.

Në një nga artikujt tuaj të fundit, thatë se ajo që po ndodh midis Rusisë dhe Iranit duhet të heqë çdo dyshim se Rusia nën Vladimir Putinin është një nga kërcënimet më të mëdha për Shtetet e Bashkuara sot. Pse mendoni se Shtëpia e Bardhë mendon ndryshe, duke parë gjërat?

Pyetje e mirë. Nuk e di. Por vetëm për të nënvizuar pikën, ka pasur raportime shumë të besueshme mediatike se agjencitë ruse të inteligjencës u kanë dhënë informacion iranianëve me qëllim që të synojnë objektet ushtarake amerikane dhe të vrasin amerikanë. Madje ka pasur raportime se rusët u kanë dhënë armë iranianëve ndërsa ata po luftojnë kundër Shteteve të Bashkuara.

Sinqerisht, kjo duhet të shkaktojë alarme se rusët po ndihmojnë dhe po i inkurajojnë iranianët të përpiqen të vrasin amerikanë. E megjithatë, duket se po i shpërfillet sikur nuk është e rëndësishme, ose thjesht sepse po u ofrojmë ndihmë ukrainasve. Dhe ne, meqë ra fjala, po vazhdojmë t’u ofrojmë ndihmë inteligjence ukrainasve – kjo është shumë e rëndësishme. Por kjo është cituar si pothuajse një justifikim që shpjegon pse rusët mund të ofrojnë mbështetje për Iranin: është kokë për kokë.

Mendoj se duhet ta shohim këtë si një kërcënim të madh. Nëse nuk e shihnim Rusinë si një kërcënim para luftës me Iranin, duhet ta shohim patjetër si një kërcënim tani sepse ata po mbështesin Iranin kundër Shteteve të Bashkuara. Nuk ka dyshim për këtë.
Por ata kanë qenë një kërcënim edhe më parë, qoftë nëpërmjet aktiviteteve hibride, ndërhyrjes në zgjedhje, përpjekjes për të prerë kabllot nënujore, me vrasje të synuara, shpërthimit të një depoje armësh në Republikën Çeke, kërcënimeve ndaj NATO-s, shkeljes së hapësirës ajrore të NATO-s e të tjera. Pra, ka shumë arsye për ta parë Rusinë si një kërcënim ekzistencial, por më i fundit është mbështetja ruse për Iranin.

Dhe kjo ndoshta tregon faktin se Rusia ndihet disi e inkurajuar në përballjen e saj me Perëndimin. A mendoni se është thjesht, e dini, retorikë, përpjekje për përçarje, luftë hibride nëse dëshironi, ndoshta pozim – apo ka ndonjë lloj plani në Rusi për t’u përballur me Perëndimin në një mënyrë më kuptimplote?

Rusia është e zënë me Ukrainën, nuk ka dyshim për këtë. Por nëse i lëmë të lirë, nëse nuk ushtrojmë presionin e nevojshëm, nëse ata në një farë mënyre – dhe unë nuk e parashikoj këtë – por nëse rusët do të ishin në gjendje të ndryshonin situatën dhe të bënin përparime më serioze sesa kanë bërë në Ukrainë, atëherë Rusia mund të ndihet e guximshme dhe të vendosë se është koha të sulmojë një vend tjetër.

Mund të jetë Moldavia – Rusia tashmë e ka pushtuar rajonin e Transnistrisë. Mund të jetë Gjeorgjia, ku Rusia pushton 20% të territorit të Gjeorgjisë. Por ata kanë folur edhe për kërcënimet ndaj shteteve baltike, për shembull, ku pretendojnë se shtetet baltike kanë lejuar dronët ukrainas të fluturojnë mbi territorin baltik dhe më pas të godasin Rusinë në veriperëndim të largët. Dhe kjo ka ngritur disa shqetësime se Rusia mund të jetë duke i vënë sytë nga një shtet anëtar i NATO-s.

Dhe kjo më pas ngre pyetje nëse Shtetet e Bashkuara do t’i vinin në ndihmë një anëtari të NATO-s, një shteti baltik, i cili, meqë ra fjala, shpenzimet e tyre të mbrojtjes janë shumë më të larta se 2%, ata i kanë mbështetur shumë Shtetet e Bashkuara në operacione të ndryshme në të gjithë botën. Por pyetjet kanë të bëjnë me atë nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin atje nëse Rusia do të sulmonte. Kjo është në të ardhmen, por nuk mund të përjashtohet.

A mendoni se do të ndodhë? A mendoni se administrata aktuale do të dalë në mbrojtje të një shteti baltik apo edhe të Polonisë nëse do të sulmohej nga Rusia?

Dua të mendoj se Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë këtë, sepse për dekada të tëra ka qenë supozimi si në Uashington ashtu edhe në Moskë, si dhe në kryeqytete të tjera evropiane, se Shtetet e Bashkuara do të ishin atje sipas një angazhimi të Nenit 5 – se një sulm ndaj njërit do të konsiderohej një sulm ndaj të gjithëve, përfshirë edhe atë që merret në konsideratë nga Shtetet e Bashkuara.

Mendoj se janë ngritur disa pyetje, jo vetëm nga retorika e presidentit, ku ai ka shprehur zhgënjim të vërtetë me, sipas tij, mungesën e mbështetjes së NATO-s për fushatën e SHBA-së kundër Iranit, për mungesën e gatishmërisë për të mbështetur rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Dhe mendoj se janë ngritur disa pyetje në lidhje me angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara. Neni 5, siç e dini, është thirrur vetëm një herë, dhe kjo ishte nga aleatët tanë të NATO-s pasi Shtetet e Bashkuara u sulmuan më 11 shtator nga al-Kaeda.

Por ka disa pyetje. Dhe nëse po pyesim veten për këtë, atëherë edhe rusët mund të pyesin veten për këtë.

Dhe çelësi i parandalimit është që zyrtarët rusë të mendojnë se Shtetet e Bashkuara do t’i vinin në ndihmë një shteti tjetër anëtar të NATO-s dhe mendoj se riafirmimi i kësaj do të ishte shumë i rëndësishëm për t’u bërë. Do të ketë një samit të NATO-s që do të ishte një mundësi e mirë për ta bërë këtë.

Dhe nëse flisni me evropianët, ata në fakt e thonë publikisht publikisht se e shohin këtë kërcënim si të besueshëm, dhe ju sapo përshkruani se si Putini mund të ndihet i inkurajuar nga kjo mungesë e perceptuar e angazhimit nga Uashingtoni. Sa realiste mendoni se është kërcënimi që Rusia mund të provojë diçka kundër një shteti anëtar të NATO-s në dy deri në tre vitet e ardhshme, le të themi?

Mendoj se Putinit nuk do t’i pëlqente asgjë më shumë sesa të tregonte se NATO është një “tigër letre” — për të huazuar një shprehje që ka dalë në pah kohët e fundit. Dhe mendoj se nëse ai do të mund të shpëtonte me një lloj — jo domosdoshmërisht një pushtim në shkallë të plotë — por një lloj veprimi hibrid, siç thatë ju, mendoj se ai do ta shijonte mundësinë për të treguar se NATO nuk do të jetë aty në një kohë nevoje për një shtet tjetër anëtar të NATO-s. Mendoj se Putini ka pasur një shkallë të caktuar respekti për NATO-n që kur mori presidencën në vitin 2000. Dhe mendoj se ai do të donte të tregonte se NATO në fakt nuk është e gjitha kjo. Por kjo është e rrezikshme.

Për më tepër, tani për tani, nuk mendoj se ai ka kapacitetin për ta bërë këtë. Siç thashë më parë, ai ka shumë punë në Ukrainë dhe ndërmarrja e një fushate kundër Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, të cilat mendoj se do të ishin objektivat më të mundshëm nëse ai lëviz në këtë drejtim, do t’i shtrinte forcat e tij edhe më shumë.

Mendoj se vendet evropiane do të reagonin. Nuk kam shumë dyshim se veçanërisht anëtarët e rinj të NATO-s, Finlanda dhe Suedia, do të reagonin. Mendoj se Gjermania do të reagonte. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, mendoj se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të reagonin. Arsyeja pse them se ato janë më të rëndësishmet në këtë është sepse ato kanë armë bërthamore dhe kjo ka rëndësi kur bëhet fjalë për parandalimin me NATO-n dhe Nenin 5. bw

Arben Malaj: “Koha për të filluar lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut”

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar me një mesazh lidhur me zhvillimet brenda Partisë Socialiste, ku dy figura të rëndësishme të të majtës, Elisa Spiropali dhe Erion Braçe kanë dalë kundër liderit të PS, Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Malaj hedh idenë e krijimit të një lëvizje të re politike përballë asaj që ai e quan ‘pushteti absolut dhe i babëzitur i rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë’.

Mirmëngjesi! Elisa duhet të sfidojë dhe të meritojë mbështetjen publike, të elektoratit gri dhe të të zhgënjyerve, të cilët protestojnë me mospjesëmarrje edhe në votime.

Por sidomos, Elisa duhet të fitojë shpresën dhe mbështetjen e socialistëve të vërtetë.

Kur analizojmë qëndrimin deri tani sfidues të Spiropalit, mund dhe duhet të mbajmë parasysh disa momente:

  1. Pas vitit 2005, PS-ja nuk është më partia për të cilën shumë socialistë, përfshirë edhe mua, u inspiruan dhe u bashkuan.

Nuk është më një parti e personaliteteve inspiruese si Dritëroi, Prof. Serveti, Nano dhe shumë personalitete të tjera.

PS-ja u krijua dhe arriti të jetë partia me demokraci të brendshme, ku nxitej dhe nuk dënohej mendimi ndryshe.

PS-ja kishte një proces përzgjedhës dhe promovues për mandatet e larta në politikë, në institucionet kushtetuese dhe në forumet partiake.

Pra, në këtë rast, Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm dhe 100% të aksioneve,

ku ndalohet dhe dënohet mendimi ndryshe dhe

ku po vërtetohet se lakmia për pasurim kriminal ka infektuar rrënjët e saj.

Atëherë edhe Elisa, Erioni dhe kushdo tjetër politikan atdhedashës,

ka të drejtë të inspirohet dhe të veprojë pa frikë, i udhëhequr edhebnga integriteti i Churchill-it kur deklaronte: “Për parimet i ndryshoj partitë, por për partitë nuk i ndryshoj parimet.”

E dyta, ka një fushatë të mirëdirigjuar për ta goditur Elisën që në hapat e para që të tërhiqet.

Unë besoj dhe inspiroj që të kemi sa më shumë zëra alternative deri edhe kundërshtues edhe brenda Rilindjes.

Aq më tepër që PS-ja është duke u tkurrur nga keqqeverisja e vendit, për shkak të korrupsionit dhe sidomos nga kapja e shtetit.

Përballë këtyre sulmeve të divizioneve digjitale shpifëse të patronazhistëve nepotikë, të sponsorizuar edhe nga krimi, për Elisën, Erionin për mua në konkurrimin si i pavarur për kryetar bashkie në Vlorë, vlen shumë shprehja e Gëtes:

“Ke humbur pasurinë?

Ke humbur pak.

Ke humbur nderin?

Ke humbur shumë.

Ke humbur guximin? Atëherë më mirë të mos kesh lindur fare!”

Elisa duhet të vlerësojë rëndësinë e momentit.

Nëse inspirohet nga modeli hungarez, duhet kujtuar se Orbán u mund duke i dalë përballë, jo nga brenda, sepse sipas Senekës: “Nuk ka skllavëri më të turpshme se ajo e vullnetshmja.”

Rilindasit nuk duan të nxitojnë ta përjashtojnë Elisën vetëm për një qëllim:

T’i lënë sa më pak kohë të organizohet për një alternativë të re politike përballë Ramës.

Momenti, qartësia, vendosmëria, aftësia inspiruese dhe sfiduese

janë kolonat ku Elisa, por jo vetëm Elisa, mund të nisë një lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë.

Sepse rilindasit e vërtetë vunë veten e tyre në shërbim të Shqipërisë, ndërsa këta po e shfrytëzojnë papërgjegjshmërisht vendin përmes një pushteti absolut që korrupton në mënyrë absolute.

Një apel për socialistët rilindas që u verbuan nga pasurimi i shpejtë deri dhe kriminal, vjen nga pastori gjerman Martin Niemöller kur apelonte:

“Kur erdhën për komunistët, unë nuk fola, sepse nuk isha komunist.

Kur erdhën për socialistët, unë nuk fola, sepse nuk isha socialist.

Kur erdhën për sindikalistët, unë nuk fola, sepse nuk isha sindikalist.

Kur erdhën për hebrenjtë, unë nuk fola, sepse nuk isha hebre.

Kur erdhën për mua, nuk kishte mbetur më askush të fliste.”

Ky do te jete fati I deputeteve qe vetë shërbejnë,

jo si deputet te votuesve

por si skllevër vullnetarë te kryetarit të partisë.

Ditë të mbarë!

Panorama

Raporti i Komisionit Rajonal Antimafia- Media italiane: Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian

Sipas mediave italiane, raporti i fundit i Komisionit Antimafia në Liguria tregon se mafia shqiptare ka arritur një autonomi të plotë operacionale, duke u bërë partner i barabartë me ‘Ndrangheta-n’ në kontrollin e porteve dhe trafikun e drogës.

 

ITALI-  Italia ka ngritur alarmin për mafian shqiptare në vend. Sipas mediave italiane, raporti i fundit i Komisionit Antimafia në Liguria tregon se mafia shqiptare ka arritur një autonomi të plotë operacionale, duke u bërë partner i barabartë me ‘Ndrangheta-n’ në kontrollin e porteve dhe trafikun e drogës.

Në artikull theksohet se grupet shqiptare tashmë menaxhojnë logjistikën dhe shpërndarjen e narkotikëve, duke përdorur fitimet për tu infiltruar deri në ekonominë ligjore të vendit.

Artikulli i plotë: 

Themelimi i Ndrangheta-s dhe, mbi të gjitha, rritja e mafies shqiptare. Kjo është ajo që del nga raporti i Komisionit të VI Rajonal Antimafia, i kryesuar nga Andrea Orlando, i paraqitur sot në sallë gjatë këshillit rajonal.

“Në vendin tonë ka një prani të organizatave kryesore kriminale, me ‘Ndranghetën që mban një kontroll shumë të fortë, dhe pastaj ka disa zhvillime të reja, siç është roli dhe autonomia në rritje e mafies shqiptare, e cila po bëhet një prani gjithnjë e më e rëndësishme dhe e vazhdueshme”, tha Orlando. “Aktiviteti i kryer është ajo që dimë nga procedurat gjyqësore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e porteve për trafikimin e drogës, dhe ana tjetër e medaljes është përdorimi i disa prej këtyre burimeve për të infiltruar në ekonominë ligjore. Ne kemi ndërtuar një pamje përmes një sistemi seancash shumë të thelluara, të cilat besoj se sot na kanë siguruar këtë raport, i cili që tani e tutje do të shërbejë si pikë referimi për monitorimin e evolucionit të këtij fenomeni.” Në këtë drejtim, numri i sekuestrimeve në portet Liguriane është i rëndësishëm.

Ndër sekuestrimet më të rëndësishme në periudhën 2022-2024: 445 kg kokainë në Xhenova (7 shkurt 2022), 412 kg në La Spezia (janar 2022), 968 kg në Vado Ligure (17 janar 2023) dhe 116 kg në Vado Ligure (mars 2024). Sipas raportit, Liguria përbën 18.2% të totalit të sekuestrimeve në të gjithë vendin, shifra më e lartë në Italinë Veriore. Edhe në lidhje me logjistikën e trafikimit të drogës, u theksua se krimi i organizuar që vepron në Liguria nuk është ekskluzivisht italian. Krahas rolit ende qendror të ‘Ndranghetës, raporti thekson “një bashkëpunim tani të barabartë me krimin e organizuar shqiptar, i cili ka braktisur progresivisht rolet e thjeshta të punës për t’u specializuar në shërbimet logjistike, duke trajtuar rikuperimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e narkotikëve dhe i cili, në të njëjtën kohë, ka demonstruar autonomi operacionale në rritje”./Dosja.al

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë – Nga LUTFI DERVISHI

Ka një mënyrë të thjeshtë për të kuptuar një sistem drejtësie: shiko ku e vendos të pandehurin. Në krah të avokatit, apo pas xhamit si ‘kafshë e rrezikshme’

Edhe në gjyqin e Gjyqi i Nurembergut, njerëzit më të akuzuar të shekullit, krerët e nazizmit, nuk ishin në kafaz.

Ishin të rrethuar nga roje, me kufje në vesh, nën vëzhgim maksimal. Por jo në kafaz. Sepse edhe aty, në një gjyq që vinte pas një lufte botërore, me dhjetëra milionë viktima, u bë një zgjedhje simbolike: drejtësia duhet të duket drejtësi, jo hakmarrje e dirigjuar.

Në Shqipërinë e diktaturës, nuk kishte nevojë për xham.

Vendimi jepej para se të fillonte seanca. I pandehuri qëndronte në këmbë, përpara mikrofonit, me një sallë që mjerisht edhe duartrokiste. Ishte teatër me një regji të dukshme. Por pa kafaz.

Sot kafazi në sallën e gjyqit është prej xhami. I pastër, transparent, pothuaj estetik. Një lloj akuariumi juridik ku i pandehuri ekspozohet si rrezik potencial, jo si subjekt i të drejtave.

Qe ne 2005 Gjykata e Lartë e SHBA e ka ndaluar zyrtarisht si ‘simbolikë e qartë kundër prezumimit të fajësisë dhe cënim të komunikimit konfidencial të pandehurit me avokatin’. Në sallat e gjyqeve në SHBA i pandehuri ulet në krah të avokatit pa asnjë barrrierë fizike.

-Po sipas modelit amerikan veprohet në të gjitha vendet skandinave.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e toleron vetëm si përjashtim, jo si rregull.

Franca e rezervon për terrorizëm.

Rusia kritikohet sepse e përdor për të gjithë.

Ne e kemi bërë xhamin pjesë të estetikës së reformës, duke harruar se transparenca duhet të jetë në vendimmarre, jo në muret e kafazit.

Madje kemi filluar diskutimin se kush e ka kompetencën.

Gjykata thotë nuk është kompetenca ime. Burgjet thonë është çështje sigurie. Ligji thotë i pandehuri është i lirë gjatë gjykimit. Realiteti: ‘futeni në kafaz dhe vazhdojmë se nuk kemi kohë’.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan këtë shkelje të rëndë. Dhe ka të drejtë. Sepse neni 344 nuk është sugjerim, është rregull. I pandehuri nuk është objekt që ruhet, por subjekt që mbrohet.

Në çështjen Svinarenko and Slyadnev v. Russia, Strasburgu e tha qarte se, kafazi është trajtim poshtërues dhe cenon procesin e drejtë. Nuk ka rëndësi nëse është prej hekuri apo xhami. Problemi nuk është materiali, por mesazhi që përcillet

Në Nurenberg, për krime kundër njerëzimit, nuk pati kafaz.

Në Shqipëri, për çështje që ende diskutohen në gjykatë, kemi kafaz si standard sigurie.

Nuk është thjesht çështje arkitekture apo sigurie burgjesh; është çështje mentaliteti. Kur Strasburgu thotë se kafazi, qoftë prej hekuri apo xhami, është trajtim poshtërues, ai nuk po mbron individin, por po mbron integritetin e vetë gjykatës. Nëse në Tiranë kemi ende nevojë për një ‘akuarium’ për të ndarë drejtësinë nga njeriu, atëherë i dënuari i parë në atë sallë është vetë prezumimi i pafajësisë. Një sistem që ka nevojë për xham për t’u ndjerë i sigurt, tregon se ka më shumë frikë nga liria sesa nga krimi.

Dialogu është i nevojshëm, por jo për hir të përshtatjes , por për hir të kuptimit të së vërtetës- Nga Skënder MULLIQI

—- Derisa të gjithë të fillojmë të japim  kontributin tonë në ndryshimin kësaj gjendje të pa mirë politike , nuk do të përmirësohet  gjendja! Do të qëndrojmë në një vrimë të zezë me minj të verbër që luajnë rolin e pëllumbave për ne!Nëse populli pranon padrejtësinë, nëse hesht, nëse durojnë një gënjeshtër – ky është lloji  më i keq i kapitulimit . Nuk ka shoqëri pa përgjegjësi. Nuk  ka bekim  të Zotit për lakminë, padrejtësinë dhe indiferencën ndaj njeriut…
Politikanët plotë gojën e kan për përmirësim të jetës, për progres, zhvillim, reformë , sukses e ndryshim.Shtrohet pyetja së sa i përmbahën këtyre zotimeve?Shumë pak.Me shumë po shohim dhe po përjetojmë anën e errët të medaljës.Ne po stagnojmë pas ideve dhe qëllimeve të cilat nuk kan të bëjnë fare më zhvillimin dhe progresin.Po bëjmë garë se cili është më I menqur se tjetri dhe kush është më I sukseshem në rrena dhe mashtrime .Me gënjështra dhe mashtrime po dalin në pah lojërat djallëzore , më të cilat pos vetes po gënjëjmë edhe qytetarët për të larguar përgjegjësinë nga vetja.Është spekulim nese mendojmë se kjo klasë politike mendon seriozisht në progres dhe zhvillim, kur po shohim gjithë këto turpe politike të tyre . Këta nga pa dija dhe lakmia nuk janë në gjendje për të menduar me koka të ftofta , nuk janë në gjendje  pwr tw kuptuar ,se të menduarit duhet të përfundojë përpara se thuhet fjala e parë.Këta janë larguar nga rruga e duhur politike , duke e futur vendin shtigjeve të errëta. Janë bërë tashmë shumë të neveritshem më retorikat e tyre , të cilat janë të parezultat.Dhe, këta po sillën dhe po veprojnë  sikur nuk janë të zgjedhurit e popullit, por populli të zgjedhurit e tyre!Është koha e fundit të zgjimit qytetarë  .Nuk po e kuptojnë apo nuk po dëshirojnë të kuptojnë se cila është e mira dhe cila është e keqja nga lakmia për pushtet apsolut.Nese miu na duket si pëllumb atëherë asgjë!E gjithë kjo qka po ndodhë më kriza politike dhe institucionale është e padenjë dhe e turpshme .Unë për vete nuk po kuptojë këta njerëz së ku po na dërgojnë !Ky rrugëtim nepër rrugët qorre të këtyre njerëzve  të politikës,ishte dashur të ndërpritet sa nuk është bërë vonë.Si ka kuptim kjo gjendje krize që shumë kohë?Për ata që kan ndjenja për vendin e tyre sigurisht që jo.Është turp kur këta i ndëgjojmë duke folur për vlera , e janë duke prodhuar antivlera.Kosova nuk është teater.Dhe, është turp këta të quhën përfaqësues politik të popullit.Për sa kohë që ndodhin gjera kaq të liga para hundëve tona konsiderohemi si të parëndësishem.Derisa të gjithë të fillojmë të japim  kontributin tonë në ndryshimin kësaj gjendje të pa mirë politike , nuk do të përmirësohet  gjendja! Do të qëndrojmë në një vrimë të zezë me minj të verbër që luajnë rolin e pëllumbave për ne!Nëse populli pranon padrejtësinë, nëse hesht, nëse durojnë një gënjeshtër – ky është lloji  më i keq i kapitulimit . Nuk ka shoqëri pa përgjegjësi. Nuk  ka bekim  të Zotit për lakminë, padrejtësinë dhe indiferencën ndaj njeriut.Nuk është e thënë të gjithë të mendojmë njësoj, por duhet të mësojmë të respektojmë diversitetin.Uniteti nuk është uniformitet. Të qenit bashkë është kur ndryshojmë – dhe mbetemi njerëz me njëri-tjetrin.Dialogu është i nevojshëm, por jo për hir të përshtatjes , por për hir të kuptimit të së vërtetës. Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis asaj që është thelbi dhe asaj që është periferikja…!

Rama ‘fik’ Spiropalin në mbledhjen e grupit të PS: Herë të tretë nuk ka, përjashtohesh, mos bëj drama në parti

 

Tension gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit. Teksa ka marrë fjalën, Rama i është drejtuar me kritika Spiropalit, ndërsa ka paralajmëruar këtë të fundit për përjashtim nga grupi. Rama e ka paralajmëruar Spiropalin të mos hedhë më vickla në parti dhe të mos bëjë drama, duke iu referuar disa statuseve në Facebook pas shkarkimit të saj si ministre e Jashtme.

“Te puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po i drejtohem ty, Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra: bardhë e zi. Ose bardhë me ne, ose zi përballë nesh”,- mësohet të ketë thënë Rama.

Më tej, Rama ka deklaruar se kjo është sipas tij, përgjigje për të gjitha ato që Elisa ka shkruar në rrjetet sociale. Në fund, vetë Spiropali ka kërkuar replikë, por Rama nuk e ka lejuar.

“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr më fjalë. Me ty është investuar PS dhe unë. herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bëre çarçafin dhe herë të tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, mësohet të ketë thënë Rama.

Panorama: Bashkimi i tokave dhe sfida e Ramës për ndryshimin e fshatit

REDAKSIONALE/ Ideja për bashkimin e tokave bujqësore, e artikuluar nga Kryeministri Edi Rama, përbën një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në përpjekjen për të transformuar realitetin e fshatit shqiptar.

Nuk bëhet fjalë vetëm për një masë teknike që synon rritjen e efikasitetit në bujqësi, por për një ndërhyrje që prek vetë themelin e problemit; fragmentimin ekstrem të tokës, i cili prej vitesh e ka mbajtur bujqësinë shqiptare në nivel mbijetese dhe jo zhvillimi, në një vend si Shqipëria ku një pjesë e madhe e fermerëve punojnë sipërfaqe shumë të vogla dhe të shpërndara.

Në vendet e Bashkimit Evropian, kjo çështje është adresuar prej dekadash përmes politikave të mirëstrukturuara, ku bujqësia nuk është lënë e varur vetëm nga forcat e tregut, por është mbështetur fort përmes një sistemi politikash publike të njohura si “Common Agricultural Policy”.

Kjo politikë synon jo vetëm rritjen e prodhimit, por mbi të gjitha qëndrueshmërinë e fermerëve dhe ruajtjen e zonave rurale.

Fermeri në vendet e BE mbështetet financiarisht, organizohet në struktura bashkëpunimi dhe mbrohet nga luhatjet brutale të çmimeve. Kështu në Francë, fermat janë konsoliduar përmes kooperativave të fuqishme, ku fermerët jo vetëm prodhojnë bashkë, por edhe përpunojnë dhe shesin produktin në mënyrë të organizuar. Një fermer francez nuk del i vetëm në treg, ai është pjesë e një zinxhiri që i garanton çmim dhe shpërndarje.

Në Gjermani, shteti ka nxitur bashkimin e tokave përmes lehtësive fiskale dhe programeve të posaçme për trashëgiminë dhe qiradhënien afatgjatë.

Ndërsa në Holandë, një nga ekonomitë më të avancuara bujqësore, suksesi lidhet me kombinimin e fermave të mëdha dhe teknologjisë.

Pra në BE, bashkimi i tokës shoqërohet me politika të forta mbështetëse. Shteti subvencionon fermerët, investon në infrastrukturë rurale dhe mbi të gjitha, krijon kushte që produkti vendas të mos shtypet nga importi.

Në Shqipëri fermeri përballet me një treg të pambrojtur, ku produktet e importit hyjnë pa filtra mbrojtës, duke ulur çmimet dhe duke e bërë të pavlefshëm mundin vendas.

Ndaj ideja për bashkimin e tokave është hapi i parë. Hapi i dytë duhet të jetë i qartë. Shteti të mos konkurrojë fermerin e vet me importin, por ta mbrojë atë, të mos lerë prodhimin të hidhet në rrugë, por të ndërtojë zinxhirë grumbullimi, përpunimi dhe eksporti e mbi të gjitha të subvencionojë për ta bërë bujqësinë konkurruese.

Pa këto elemente, rritet rreziku që tokat të mbeten të pashfrytëzuara, ndërsa fshati të vazhdojë zbrazjen e tij demografike.

Dhe pikërisht për të gjitha këto arsye, ideja e artikuluar nga Edi Rama ka shumë vlerë, nëse do të shndërrohet në politikë të plotë zhvillimi dhe do të shënojë një kthesë të vërtetë për fshatin shqiptar.

Modeli evropian nuk është thjesht bashkim tokash. Është bashkim politikash në funksion të fermerit. Dhe pikërisht aty duhet të synojë edhe Shqipëria!

/Gazeta Panorama 

Digjet makina e gazetarit Sami Curri, AGSH: Mesazh kërcënues për shkak të punës

Makina e gazetarit Sami Curri është djegur gjatë natës në Bulqizë. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme për shkak të detyrës. Makina ka qenë e parkuar në afërsi të pallatit ku banonte gazetari.

Ndërkohë Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka shprehur shqetësim të thellë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti i gazetarit Sami Curri është djegur nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas reagimit të AGSH, ky incident përbën një alarm serioz për sigurinë e gazetarëve dhe për klimën në të cilën ata ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri.

Reagimi i AGSH

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësim e thellë për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti i gazetarit Sami Curri është djegur nga persona ende të paidentifikuar.

Ky incident, përbën një alarm serioz për sigurinë e gazetarëve dhe klimën në të cilën ata ushtrojnë profesionin e tyre. Deklaratat publike të gazetarit Curri, i cili e konsideron ngjarjen si një mesazh kërcënues për shkak të punës së tij, e bëjnë edhe më urgjente një reagim institucional të shpejtë dhe të plotë.

AGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë që të hetojnë me prioritet maksimal këtë rast, duke zbardhur plotësisht rrethanat dhe duke identifikuar përgjegjësit. Çdo vonesë apo neglizhencë në trajtimin e kësaj ngjarjeje do të rriste pasigurinë dhe do të dërgonte sinjale negative për lirinë e medias në vend.

Ne theksojmë se çdo akt që synon të frikësojë apo të pengojë gazetarët për shkak të detyrës së tyre është i papranueshëm dhe cenon drejtpërdrejt të drejtën e publikut për informim. GSH

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!- Nga Florim Zeqa

 

Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe avangarda e ndryshimeve pozitive përmes veprimeve ligjore dhe demokratike. Të zgjedhurit e popullit duhet të jenë zëri i qytetarëve në Kuvend! Mirëpo kur të zgjedhurit e popullit shndërrohen në pengje të liderëve partiakë dhe nuk përfillin interesin e shtetit dhe të qytetarëve, atëherë populli duhet të mobilizohet për të dalë në mbrojtje të instuitucioneve shtetërore!

 

Çka mund të bëjë populli?!

 

Në demokraci populli mund të bëjë shumë, pasi është forca dhe është mbi të gjitha partitë politike, e ka të drejtën legjitime të ushtrimit të presionit ndaj të zgjedhurve të vet kur ata e lëshojnë ‘rrugën e Zotit’!

Në të kundërtën, mos reagimi i popullit ndaj politikanëve që shpërdorojnë vullnetin e qytetarëve është heqje dorë nga shtetndërtimi dhe sovraniteti!

Mos interesimin e popullit për t’i mbrojtur institucionet e shtetit nga rrënimi dhe demokracinë nga abuzimi, politikanët e papërgjegjshëm janë duke e shfrytëzuar maksimalisht heshtjen e qytetarëve karrshi lojrave të ndyra për pushtet!

Një popull që heqë dorë nga interesi i shtetit i harron të gjitha mjetet demokratike për mbrojtjen e shtetit siq janë: protestat dhe demonstratat, bojkoti dhe padëgjueshmëria qytetare e deri tek bllokimi i institucioneve shtetërore, ai kthehet në servil i politikanëve!

Duke e njohur mirë shpirtin liridashësh së popullit tim, rezistencën e gjatë titanike për çlirim dhe luftën heroike kundër pushtuesve serbë, kam besim të plotë se kësaj radhe nuk do të rrijnë duarkryq, por do të veprojnë në mbrojtjen e shtetit.

Bllokimi i deputetëve në Kuvend më 28 Prill deri në zgjedhjen e Presidentit të ri duhet t’iu jepë fund lojrave të ndyra politike, ofertave të pasinqerta dhe refuzimeve abuzive të liderëve partiakë, të cilët po sillen sikur Kosova të ishte pronë private e tyre e jo shtëpi e të gjithë qytetarëve të devotshëm të këtij vendi!

 

Ftesë publike qytetarëve dhe gardianëve të shtetit (policëve dhe ushtarëve)

 

Të dashur vëllezër dhe motra, qytetarë të zakonshëm dhe të uniformuar, intelektual dhe punëtor, mjek dhe profesor, artist dhe krijues letrar, me 28 Prill 2026 bashkohuni si një trupë e vetme para Kuvendit të Kosovës për të ndihmuar institucionet dhe për të mbrojtur ekzistencën e shtetit!

Paraprakisht rekomandoni deputetët para hyrjes në Kuvend se nuk nuk të ketë dalje nga objekti i Kuvendit pa zgjedhjen e Presidentit qoftë edhe nëse seanca zgjedhore zgjatë me ditë e netë të tëra, me javë apo muaj!

Vetëm bllokimi hermetik i Kuvendit (të gjitha hyrje-daljet dhe dritaret), qoftë nevoja edhe me murosje të përkohshme, do t’i detyronte deputetet t’i thërrasin mendjes dhe t’i unifikojnë qëndrimet në gjetjen e zgjiidhjes për Presidentin, si kusht i vetëm i daljes nga Kuvendi!

Po ashtu, kësaj radhe inspektorati i punës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës duhet që ta mbyllë edhe byfenë e Kuvendit, në mënyrë që të zgjedhurve të popullit mos t’u lejohet të konsumojnë pije dhe as ushqim nga brendia e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit!

Këto masa të rrepta paralajmëruese do t’i vetëdijësonin deputetët dhe padronët e tyre (liderët partiakë) në marrjen e vendimeve të drejta dhe të shpejta në dobi të shtetit dhe qytetarëve!

Lufta e hapur e liderëve partiakë për t’ia hedhur fajin njëri-tjetrit në gjetjen e një emri konsensual për President, që moti do duhej të kthehej në garë, se cili prej tyre do ta ofrojë kandidatin më serioz dhe më të mirë, më të përshtatshëm dhe më unifikues të skenës së trazuar politike.

Nëse edhe këto masa rekomanduese nuk përfillen, atëherë duhet të pasohet me hapin e radhës për caktimin e një qeverie të shpëtimit kombëtar jashtë këtyre forcave parlamentare!

Vetëm në këtë mënyrë, qytetarët e ndershëm dhe atdhetarët do ta shlyejnë borgjin që kanë ndaj vendit. Në të kundërtën me heshtje, pa ndërmarrjen e asnjë veprimi demokratik do të bëhemi të gjithë bashkërrënues të shtetit që e fituam me gjak dhe sakrifica të mëdha.

 

Florim Zeqa, 26.04.2026


Send this to a friend